A është siguria një bilanc qeverisjeje?

21 Mars 2013, 20:38Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Krimet drithëruese të kohëve të fundit janë të pashembullta në historinë e këtij vendi. Të dominuar nga krimet seksuale, që kanë përfunduar në makabritete siç është rasti i Xhafzotajt apo rasti i “monstrës së Tiranës”, ato kanë prodhuar shumë ankth për shoqërinë shqiptare. Ato janë bërë dhe më të rënda pasi janë projektuar në një sfond ku çdo ditë ka katër- pesë krime të rënda, vrasje, plagosje apo vjedhje me armë. Më tej akoma, ato janë paraprirë nga vrasje komisarësh nga mafiozët, siç është rasti i Shijakut, Burrelit dhe ish- shefit të komisariatit të Kombinatit, dhe të plotësuara nga foto ahengjesh të kupolës së policisë me të dyshuar për vrasje. Për gjithë këto mund të themi pa frikë se së paku viti i fundit, është një nga vitet me kriminalitetin më të lartë dhe të frikshëm në Shqipërinë e pas-diktaturës.

Ka disa reagime ndaj këtij bilanci.

I pari është reagimi i qeverisë. Kryeministri Berisha dhe ministri i tij i Rendit, po sillen ndaj krimit si mbikëqyrës të tij dhe jo si luftues të tij. Në të gjitha ngjarjet kriminale, përjashto vrasjet e komisarëve, që kanë thyer çdo rekord, Berisha ka bërë indiferentin dhe ka bërë komente që prodhojnë më shumë barsoleta se sa siguri. Përpjekja e tij është e qartë. Ai po përpiqet ta paraqesë bilancin tragjik të krimit mbi qytetarët si një fat që qeveria nuk e ndal dot. Rekomandimet e tij janë jashtëtokësore dhe kundërpërgjigja thuajse nuk ekziston. Çdo krim i tmerrshëm këtu po shoqërohet nga një krim edhe më i tmerrshëm. Dhe mbi të gjitha kjo ndodh se krimi ka kuptuar se shteti nuk ekziston. Për këtë është bindur pak nga pak, betejë pas beteje të fituar me shtetin dhe natyrisht ka festuar kur në krye të rendit ky shtet ka vendosur një idiot.

Reagimi i dytë është ai i opinionit publik. Reagimi i tij është emocional dhe i paorientuar as nga shtypi dhe as nga shoqëria civile. Mallkimet për vrasësit, klithmat për dënimet e skajshme si dënimi me vdekje, apo protestat e adresuara nga frika e politizimit, thjesht krijojnë zhurmë, por jo aksion. Po ashtu fokusimi tek teprimet e shtypit në përshkrimin e ngjarjeve kriminale, nuk është rrugëzgjidhja. Shtypi natyrisht duhet të jetë i përgjegjshëm ndaj jetës së viktimave dhe fatit të mëtejshëm të tyre, dhe deformimet e vërejtura janë vërtet të dhimbshme. Por ato nuk janë problemi kryesor. Problemi kryesor është se vrasësit kanë kuptuar që ka ardhur dita e tyre, pasi kanë provuar dhe testuar se ky sistem ata nuk i penalizon dot.

Kam një admirim të pashoq për aktivistët e shoqërisë civile që duan të frymëzojnë protestat, dhe kanë pasur e do kenë mbështetjen time modeste për çdo gjë. Por kur shoqëria ndahet nga ngjarje kaq të rënda kriminale, nëse qëndron në mes qeverisë dhe krimit, natyrisht që do të lënë një copë vend sa për tabela.

Krimi është një bilanc qeverisës dhe shoqëria nuk mund ta luftojë atë me protesta “të paanshme”. Nuk mund të dalësh para presidencës dhe më shumë merak të kesh se mos e merr për ters presidenti se protestuesit e kanë me kriminelin. Nuk mund të dalësh para qeverisë, që na ka lënë mes katër rrugëve, për t’i lypur mëshirë të na mbrojë nga krimi.

Krimi nuk është terrorizëm etnik apo fetar që ne duhet të jemi të bashkuar për ta përballuar si shoqëri. Krimi që po na mbyt është fenomen kriminal nga pafuqia e shtetit dhe lidhjet e tij me krimin. Është pafuqi nga lidhjet e gjyqtarëve me krimin. Është pafuqi nga lidhjet e prokurorëve me krimin. Është pafuqi që vjen nga “rapsodët” e policisë që kalojnë dorë më dorë çiftelinë me të dyshuarin për vrasje. Është pafuqi që vjen nga fakti se një motër dërgohet të gjykojë në gjykatë dhe tjetra të protestojë tek shtëpia ku ka lindur gruaja e shefit të opozitës. Është pafuqi që buron nga një shtet tërësisht politik, i cili kriminalitetin po e përdor si mekanizëm për të mbajtur të trembur shoqërinë dhe për ta futur atë nën makthin e pasigurisë.

Ngjarje të tilla kriminale nuk janë dëgjuar në historinë e Shqipërisë. Ato po lulëzojnë se shteti, i cili duhet të mbrojë qytetarët nga krimi, është i angazhuar të mbrojë pushtetin nga opozita. Dhe ky është bilanci më tragjik i kësaj situate kriminale. Ky është një bilanc qeverisje dhe duhet trajtuar si i tillë që të shpëtojmë. Çdo devijim tjetër është një luks për kriminelët që na rrethojnë dhe na e bëjnë të pasigurt jetën tonë dhe të fëmijëve tanë.

25 komente në “A është siguria një bilanc qeverisjeje?”

  1. ILIRET says:

    E mori qeverine ne 2005, Sala, me rreth 8000 krime ne vit dhe sot ka shkuar 22 000 krime ne nje vit. Ku e ka luften ndaj krimit kjo qeveri.
    Ku kishte ne ate kohe nga keto krime makabre qe po degjojme tani. Ku kishte ne 2005 ti zhvasje gruas vathet nga veshet e vareset nga qafa, dhe pastaj ta vrisje.
    He. Ne ate kohe kishte vrasje. Por kriminelet vrisnin njeri tjetrin. Dhe gjithe ata trima qe dolen nga 97 , hengren kokat e njeri tjetrit, dhe sot neper burgje jane kriminelet qe kane vrare police dhe qe Saliu nuk po ua ben dot gjyqin. Qe kur ka ne burg Dritan Dajti, qe vrau kater police dhe ende nuk ka mare denimin dhe ligjerisht edhe pak dhe del nga burgu i pafajshem.
    Ja kjo eshte qeverisja e Sali Berishes. Krime cdo dite dhe pasiguri. Mbani vesh se cfare do te degjoni neser. Mbani vesh…

    1. Alb-Germani says:

      1-gjykatsit marrin para dhe nuk denojne kriminelet.
      2-policet e paafte Tropokusjane qe nuk i pysin as fmijt e vet mundohen me zbatu ligjet e shtetit.
      Thuaj more Mero te verteten
      1-Shqiperia eshte pushtuar dhe drejtohet nga kriminelet dhe nga tregtaret e organeve.
      2-Sali Berishen e mban ne pushtet Amerika.
      3-ne asnje vend tjeter te ish bllokut komunist nuk ka kaq krime dhe kriminel si ne Shqiperi.
      Urrejtja ndaj kryeministrit kukull Sali Berishes duhet ti drejtohet dhe ndaj Amerikes qe e perkrah ate.
      Amerika more Mero……Amerika na e rrasi…… Amerika naaaa… sa krahu na e futi…………..

      1. Tony says:

        Lereni Ameriken rehat!Nuk na e ka fajin vendi qe po na ndihmon me shume dhe vendi ku po jetojne me mijera shqiptare qe,jane kunder Berishes dhe pushtetit te tij.Nuk eshte faji i tyre por i Vicidolesit Berisha.

        1. arsen says:

          Ke te drejte vllajo!
          Amerika shtron problemin…ne duhet ta zgjidhim.
          Amerika ( qe di edhe cfare pjerdhim) hapi depot…Ne duhet ti mbledhim armet.
          Amerika cliroi Kosoven, Kosovaret duhet te mesojne te bejne shtet.
          Amerika kerkoi demontimin, ajo na mesoi sesei shkaterrohen ne Gerdec
          Amerika na futi ne NATO ne duhet te mesojme artin e te luftuarit nen komanden e amerikes.
          Amerika shpiku kapitalizmin, ne duhet te kalijme nga komunizmi ne kapitalizem….mbivleren e mer KUSH ESHTE ME I ZOTI

    2. antonio says:

      Situata e sotme ne Shqiperi eshte realizimi me i perkryer i AGJENTURES SERBE TE ish UDB-se,qe zgjodhi nje ANTISHQIPTAR TE EGER SA NUK KA ME SI Sali Berisha si AGJENTIN E VET PER SHKATERRIMIN E SHQIPERISE SI SHTET E SI KOMB!!!
      Nuk ka OPOZITE,NUK ka SHOQERI CIVILE,NUK KA INTELEKTUALE TE TIPIT MIGJENI,MERO BAZE,FILIP CAKULI etj!!!
      SHBA-ja e ka lene keshtu gjendjen se ashtu u INTERESON!!!
      REGJIZURA SERBE E BEOGRADIT e ka bere SKENARIN ANTI SHQIPTAR GATI PER CDO SITUATE,NDAJ Sali Berisha qendron ne SUNDIM me gjithe ato KRIME qe ka bere e ben!!!
      Ne kete kuptim Sali Berisha do te VJEDHE edhe zgjedhjet e ardheshme ne menyre “LEGALE” dhe SHBA-te do bejne sikur nuk kuptojne gje!!!
      Ne kete loje eshte futur e tere POLITIKA SHQIPTARE me nje krye OPOZITEN,AKZ-ne FRD-ne etj!!!
      SHQIPTARET JANE BERE MISH PER TOP SI DIKUR NE KOHEN E PUSHTIMIT 500 VJECAR TURK!!!
      POPULLI SHQIPTAR DO TE NGRIHET KUNDER KESAJ SITUATE KRIMINALE VETEM KUR TE LINDE NJE………… ENVER HOXHA TJETER!!!

  2. qaza says:

    Nje qeveri qe sillet si kriminele ndaj kundershtareve te saj, imunizohet dhe nuk ka mundesi te reflektoje ndaj asnje krimi[sidomos kur ato i ben vete si me 21 janar]

  3. dumdum says:

    Të lumtë tastiera Z. Baze.

    Vala e krimit që na ka mbuluar është përgjegjësi dhe faj i qeverisë që e ka mendjen të përgjojë se çfarë thotë opozita.

    Protestuesit në Shqipëri kanë akoma frikë se protesta e tyre mund të jetë e kuptuar si politike, por çdo protestë është rrënjësisht politike, në kuptimin e mirë të fjalës. Nuk mund të protestosh kundër krimit, dhe të kesh frikë se i mbetet hatri përgjegjësve për parandalimin e krimit.

    Berisha, shteti privat i tij dhe qeveria e tij janë fajtorë dhe duhet të japin llogari.

  4. Blerina says:

    Jo vetem ato qe thua ti Mero por do te shtoja dhe varferine dhe analfabetizmin qe ka pllakosur shoqerine shqiptare. dhe sigurisht keto kane lihdje me qeverine, kur ajo nuk siguron gjerat bazike si edukimi i femijeve ne shkolla. me pelqen artikulli, kthim ne realitet i te gjithe atyre qe vejne gishtin diku tjeter pervec shtetit te kapur

  5. liri a vdekje says:

    THIKA NE KOCKE O POPULL ,O SOT O KURR EJA MBLIDHUNI KETU KETU ,KA ARDH KOHA E HIMNIT TE PERMBYSJES DUHET FRESKUAR DHE KET HERE .

  6. VERONIKA says:

    Shoku Mero,ky eshte sistemi.
    Atij i duhen kriminelet,vrasesit,hajdutet,pedofilet!
    I duhet bindja qe me ne askush nuk denohet,jemi klan dhe si te
    tille mbrojme cdokend qe kontribuon ne rrenjosjen e kaosit dhe frikes kolektive.
    Opinioni publik qurravitet,po nuk mund te reagoje,dhe nuk reagon sikur dhe nga nje te varur te kete per shtepi.Sepse po te flasim per dhunen,jemi te gjithe te perdhunuar dhe na pelqen.Jo nuk ka per tu habitur as per tu shtjelluar shume gjate.Jemi nje shoqeri e dhunuar dhe
    idhull kemi Pedofilet politik,jemi maniake materialiste dhe mitingjesh
    Shoku Mero ,pse nuk provoni te sensibilizoni ndryshe kta njerez??
    Pse nuk ju tregoni qe shtypeshkronja juaj vlen 300 mije euro,po dhe sikur te vlente 3 milion euro ju nuk nenshtroheni sepse ktu luani me jeten e femijeve te tu????
    Jam pak e bezdisur ,polemike,por ktu ka nevoje te ushqehet perdite kjo gje,sepse ne kemi kujtese idiotesh,jo nuk kemi fare kujtese.
    Spiegojini perdite qe nuk vlen shtepia me 5 kate dhe as llogarite of shore ….nuk vlejne kur ju perdhunojne femijet!!!!
    Shoku Mero ne kte histori do e harrojme shume shpejt,ja sa te dali ajo qe do jete me makabre se kjo,sepse me kte gjueti shtrigash qe ka shpallur Nuli,po ve ne rrezik me gjithmend jete femijesh te tjere.Po ktu jemi te pajisur me heshta ne dore si mesjetar qe jemi,dhe asnje specialist del dhe flet per pasojat qe ka ky perversitet politiko mediatik.
    Ju si pene e njohur i kene vene detyre te veshtire vetes,te filloje gazeta jote te hapi nje rubrike per Reformimin e Sjelljes!
    Kjo eshte nje metodike qe eshte ndjekur ne shume vende qe ne vitet 1800,po ne si fis zulu duke qene qe rrjedhim ne mase nga reformimi i njeriut te ri,jemi paksa shume te vonuar.
    E hedh poshte kte shkrimin tuaj sepse filloni dhe vazhdoni duke e quajtur “shtet”.Ju mirekuptoj sepse jeni mbyllur ktu,merreni vetem me kte gjene qe quani shtet,po ktu nuk ka asgje qe ka te bej me nje shtet…dhe sidomos me nje opozite…sepse qytetare dhe opinion publik nuk ka.Ktu kemi vetem tesera pro dhe kunder…dhe media ,me pelqen shume ideologjia e ndihmon ,e ushqen kte ndarje…sidomos ajo “mbeshtetja modeste” e juaja…uuuuu cfare nervi….!!!!!

    1. anticensurë says:

      nika
      në përgjithësi ke shkruar mirë,por në të njëjtën kohë i bën kakën të gjithës!
      ndoshta nënndërgjegjia tënde është e sunduar nga urrejtja patollogjike!nuk e di e krijuar në të njëjtën kohë me nastardinin!në fëmijërinë tuaj zogiste,apo më pas!në shtypjen komuniste!?puna juaj!tna është të durojmë patollogjinë tuaj kronike!
      jam dakord me ty se mero,si të gjithë shqiptarët,është i njëanshëm!mbron të vetin dhe shan kundërshtarin!
      akoma sot asnjë forcë politike anjë lëvizje intelektuale o sindikale nuk është përpjekur të ndërgjegjësojë popullin!nuk është përpjekur ti tregojë se çështë ndërgjegjia civile!
      turku shfrytëzoi atë që mund të shfrytëzohej tek shqipot,mishin për top!
      zogu vodhi sa deshi,dhuroi sa mundi analfabetizoi sa mundi,por dhe vuri deri diku një rend,pas asaj rrëmuje që la turku!
      komunizmi po ashtu me njëanshmëri,i mësoi njerzve se çjanë të drejtat e tyre por në të njëjtën kohë nuk i mësoi asnjëherë që ti mbronin ato!që të kërkonin ato të drejta!vendosi një rend të pa parë më parë në shqipëri,por bashkë me të ai u bë “dhe zot dhe shkop”!ti jepte dhe ti merrte kur i deshte qeifi ose ideollogjija!sot në “demokraci”,demokracinë ditatoriale,kemi një shpërbërje të shtetit!një anomali diktatoriale,një kriminalitet të përmasave të luftës civile!në këtë periudhë interaktive në shkallë botërore ne shqipot akoma kemi mbetur në mesjetën tonë pas turqisë!sepse patollogjithë tona nuk na lënë!truri i vogël,ai emocionali,është gjithnjë shumë më i fuqishëm se ndërgjegjia!ndërgjegje që nuk kemi mundur ta forcojmë,ta bëjmë që të mbisundojë mbi të!
      “shoku mero”e thënë disa herë prej teje është shumë më e dëmshme se “E hedh poshte kte shkrimin tuaj”!është shumë më e dëmshme se tërë ato që ke shkruar për mosegzistencën e shtetit!
      nika,lëre urrejtjen ndaj “shokëve”që shokët ta lënë ndaj “zotërinjëve”,lëre atë ndaj “malokëve” dhe “jugorëve”,shiko të ngajllësh bashkimin dhe jo ndarjen,përçarjen!lër emocionin dhe fut llogjikën!emocioni është mbijetesa,llogjika është jeta!përpiqu të mbjellësh jetën dhe jo mbijetesën!MBIJETESA BËN KOMPROMISE ME ÇDO GJË QË TË SIGURON ATË,JETA BËN KOMPROMISE VETËM ME TË DREJTËN!
      “U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!”
      është e 5 herë që e lexoj këtë kapjen e komentit o mero(nisur për botim para orës 9)!!!
      përse nuk e boton,apo ke frikë se na mërzitet nika,e fillon e shkarkohet mbi ty???
      mos e ke gjë sponsore???
      apo nuk do ti rëndosh patollogjinë e saj kronike!!?

  7. valter says:

    Aty o Mero do behet edhe me keq po prit edhe pak, biles direkt mbas zgjedhjeve. Njerzit do fillojne te shqyejne njeri tjetrin, per te mos than do hane njerti-tjetrin. Aty eshte xhungel. Aty do kthehet me keq se ne 97, dhe çdo fshat, çdo qytet do filloj prap te ket nganje komitet shpetimi. Problemi eshte se kesaj radhe skan me me se te mbrohen se ska as arme me, i çuan per skrap. Qellimi i tyre perfundimtar eshte lufta, pasi me ate zhdukin çdo gjurme krimi, vjedhje, shkaterrimi, edhe pse do vriten prap shume bije nenash te pafajshem.Ata jane ber mjeshtra ne kete fushe, ben 97 dhe su hyri gjem ne kembe, pse se ishin te dyja palet brenda ne valle. Keta jane 1 kur vjen puna per te mbrojtur njeri tjetrin. Mjer ne qe jemi perçare sa ne njeren krah e sa ne tjetren, si ajo kopeja mdids ujqerve, dhe na hane nje nga nje. Po na paksojne çdo dite, çdo ore, me te gjitha format, krime ordinere, aksidente per faj te rrugeve te pa perfunduara dhe jasht normave teknike, vrasje per gjakmarrje, per nje dokument pronesie (i kane ber çarçafe ligjet e prones), ushqimi qe duhet te groposet e hane shqiptaret si puna e vendeve afrikane, semundjet skane te sosur etj etj. Cfare kerkojme me ne, as seshte ky fundi i nje kombi, edhe pushtuesit nuk kane ber kete gje qe kane ber keta keto 23 vjetet e fundit te dyja palet edhe PD edhe PS apo LSI, 1 jane te tere. Jemi katandisur ne nje popull skllav e injorant! Edhe nese jemi akoma, mendoj se bota perndimore na ruan akoma per biodiversitet (thot nje shoku im), per te mos ta zhdukur kete spece te rrall. Them te rrall se edhe kur eshte skllav eshte i gezuar, edhe kur vritet prap voton autorin qe kreu vrasjen, edhe kur ska per te ngren prap voton ate qe i ka hequr buken, edhe pse e genjen dhjete here rrjesht ai prap beson etj etj. A sjemi specje e rrall? Vetem teli gambion i enverit na mungon qe te na kthejne ne nje kopesht zoologjik.

  8. ikem nga shiu dhe rame ne bresher says:

    Qeveria aktuale eshte e angazhuar,bile shume,por jo kunder krimit,JO armiku eshte OPOZITA,ajo duhet asgjesuar.
    Per Shqiperine ditet e mira
    pasketaj vijne,
    shkoi erresira.
    Sikur ta dinte Samiu cfare surprize do sillte historia per shqiptaret.
    A eshte e vertete qe nxenesi behet ndonjehere me i mire se mesuesi?
    Kjo pyetje nuk ka me novoje per pergjigje.
    Midis dy te kqijave duhet zgjedhur me e vogla,thote arsyeja,ne kte rast e keqja me e vogel eshte Enver Hoxha.
    Nje gje eshte e sigurt,po te ishte xhaxhi gjalle,nuk do te kishte pasur nevoje per statistike krimesh,se nuk do kishte krime.
    PS, nuk ma kishte mare mendja se kjo kope injorantesh qe drejtojne vendin tim,do me detyronin te behesha komunist ne pleqeri

  9. gjergji usa says:

    Me shume te drejte ngrihet ne kete artikull shqetesimi per krimet e shumta qe po ndodhin pa dallim moshe,gjinije ,arsimimi apo gjendja ekonomike.Gjeografia e krimeve ka pershire gjithe vendin dhe shkalla e makabriteteve te tyre ka kaluar kufinjte e imagjinates.Sidoqofte ketu eshte analizuar me teper krimi familjar,shoqeror midis shtetasve dhe individideve.

    Strumbullari i gjithe kesaj kasaphane eshte SRB i cili e ka kthyer kete vend ne fushe beteje dhe lajmet ditore duken si buletine lufte qe mund te krahasohen me irakun dhe afganistanin.
    Krimi me i madh i kryer nga i pandehuri SRB eshte vrasja e shtetit shqiptar qe cuditerisht nuk akuzohet nga opozita dhe dipllomacia perendimore.

    Krimi familjar ne shoqerine shqiptare ecen paralel me krimin shteteror.Jane te fresketa gerdeci,21 janari ku jo vetem qe u falen fajtoret por po perdhosen viktimat dhe poshtrohen familjaret e tyre duke u favorizuar nga impotenca e opozites dhe hipokrizia e neveriteshme e trojkes se ambasdoreve.

    Nuk jane vepra penale vetem vrasjet ,tradhetite dhe vjedhja e pasurise kombetare apo masakrimi i votimeve nga SRB dhe lukunia pas tij.
    E denueshme eshte dhe memeceria e opozites dhe kryesisht e treshes Rama-Topi-Spahiu te cilet e kane akuzuar SRB per shume krime te tij dhe nuk bejne hapin me te vogel te mundshem:Kerkimin e doreheqjes para votimeve te SRB dhe krijimi i nje qeverie teknike.

    Siguria qe duhet te kene qytetaret nga qeveria qe e ngre Mero Baze eshte nje ane e problemit.
    Eshte nje detyrim tjeter i qeverise ndoshta me i madh qe quhet Siguria Kombetare dhe Strategjike .Vetem nqs se analizojme 6 raste flagarante si:
    -kalimi i vijes kuqe te borxhit publik,
    -shitja e hidrocentraleve,
    -importimi i plehrave ne qindra miljone ton
    -legalizmi de fakto i plantacjoneve te droges
    -shitja mafjoze edhe deshtimi CEZ-ARMO-ALBETROL
    -falja e nje pjese detare grekerve
    tregojne se shteti ,ekonomia dhe financat shqiptare kane falimetuar dhe duhet te shpallet zyrtarisht “Bankruptcy” dhe do te jete nje qendrim antishqiptar nqs opozita shqiptare dhe dipllomacia USA & BE te cilet ne vend qe te kalojne ne “recovery room” politiken shqipatre per ta shpetur ate vend po e dergojne ne luften civile qe do filloi ne 23 qershor 2013.

    Pse ka nje siguri absolute SRB gjate ketyre 22 vjeteve te nje veprimtarie te llahtareshme antikombetare ?
    Perse po tolerohet ky perbindesh deri ne ate shkalle qe ka ngritur nje strukture dhe superstrukture shteterore dhe ka pushtuar cdo lloj pushteti deri ne ate shkalle qe nuk e kane patur as faraonet dhe as kryetaret e fiseve tribu te kanibaleve te xhunglave.

    Nuk eshte sekret te themi se SRB kreu nje operacjon “Transgender Surgery” ne vitin 1991-1992 ku u kthye nga nje shurrembajtes i diktatorit ne nje matrapik te rajerson ambasdorit dhe u vu ne sherbim te brigadave te ballisteve,zogisteve,bashkpuntoreve te fashizmit,diversanteve ,terroristeve te larguar per 50 vjet nga shqiperia dhe te implikuar ne kampet e athines, beogradit,romes,kajros,stambollit,bonnit etj .te cilet filluan hakmarrjen e komiteve sipas ligjev te komitetit te maleve dhe mergates se qyqeve

    Gafa qe beri dipllomacia amerikane ishte se ne kohen e rajersonit duhet te kishte predikuar pajtimin,dialogun,mirekuptimin midis paleve dhe jo te behej pale me nje pale kunder tjetres.
    Prishja e votimeve te 31 marsit 1991,organizimi i 2 prillit nga banda e tropojes ,prishja e qeverise se stabilitetit,dhe fushata e turpeshme elektorale e rajersonit jane veprime jo te sinqerta, efektet negative te te cilave po ndikojne deri ne ditet e sotme.

    Pasd vitit 1992 kane ndodhur dhe shume sequenca te tjera qe kompromentojne disa segmente ne admistraten amerikane ne nje perkrahje kostante ilegale per nje antishqiptar te betuar si SRB.
    Super tragjedite e viteve 1996,1997,1997,2008,2009,2011 nuk kane nevoje per koment sepse me ato qe ka bere SRB me e vogla do ishte burgim i perjetshem dhe normale do ishte egzekutimi i tij si causheku,sadami apo kadafi.Mendoj se koka e kesaj perkrahje te cuditeshme eshte lobi serbo-amerikan,greko-amerikan dhe podestat me kompanine e tyre.

    Me sy te lire duket qe ai vend po shkon me nje progresion gjemetrik drejt nje katastrofe ku me e keqja eshte ajo morale.Eshte nje detyrim dhe ndihme qe dipllomacia amerikane per shume aresye duhet te nderhyje prere dhe sakte per te shpetuar ate vend dhe rruga e vetme eshte te gjeje menyrat te deboje nga pushteti fantazmen e fundit te komunizmit te zi ne europe drakulen SRB.

    Nqs do te lejohet votimi nen dirigjimin e ujkut SRB duke prure dasmore dhe krushq per te mbikqirur votimet deri ne darken e 23 qershorit duke e lene SRB ti numeroje i qete fletet e votimit te nesermen nuk do jete me faji i shqipaterve por i atyre qe dukshen mbeshtesin SRB per hir te nje statukuoje diskriminuese per kombin shqiptar.

    Nje tregues se SRB do te ndihmohet nga dipllomacia amerikane per fitimin e votimeve te 2013 eshte dhe “show i dyshimte” ne lidhje me strehimin e 200 e ca pjestareve te nje organizate terroriste iraniane.
    Nuk jam kunder ndihmes qe shqiperia duhet ti jape amerikes ne kete rast por menyra se si po veprohet eshte me teper nje spot elektoral
    i “magjishem” ne favor te SRB sepse nuk eshte nevoja qe te ngrihet ne qiell SRB si supermen qe e shpetoi ameriken “nga falimentimi”

    Dhe e dyta eshte se strehimi i tyre eshte nje pergjegjsi teper e madhe ne shume aspekte .Lenia ne dore te ketij veprimi vetem te SRB per miratim duke anashkaluar parlamentin dhe mendimin e opozites qe eshte me shume se gjysma e shqipatreve le shije te keqe per keqintrepretim qe mund te dalin dhe barcaleta si psh: Berisha “gjunjezon” Ameriken..

    Ne lidhje me artikullin qe thote: A është siguria një bilanc qeverisjeje? mund ta pershtasim me sakte.
    A ka dipllomacia amerikane & europjane nje bilanc pozitiv apo negativ me kete bilanc te qeverisjes kriminale ?

  10. ivani i madh says:

    Mero ti mire e ben analizen ne lidhje me Berishen,Mulin e qeverine e tyre po ai spo behet merak per ata qe ka vrare vete me urdhrin e tij e te familjes si Gerdeci e 21 janarit qe eshte zene me presh ne dore e jo per vrasjet dhe dhunimet e te tjereve. Ketu eshte qelbur nga koka e po ifekton gjithe shkallet

  11. alban4eva says:

    qerimi i S-halese dhe i oborrtareve dhe i hordhive te tij, i vetmi ilac per shoqerine shqiptare.. s’ka zgjidhje tjeter..!!

  12. Rebeli says:

    Ajo qe bie ne sy sot eshte qe megjithese analizohet nje problem nga me te rendet dhe me te rrezikshmit ne Shqiperi,numri ikomenteve eshte ne nivelin me te ulet ne faqet e kesaj gazete on line.
    Kjo ndodh sepse ka rene dukshem dhe niveli i shpirtit revoltues te zotit Mero qe mjaftohet vetem te thote te vertetat e vogla duke pershkruar apo fotografuar realitetin qe eshte me shume se trondites.
    E verteta e madhe eshte se ky regjim kriminal i qeverise berisha eshte i legalizuar si i tille nga shtepia e bardhe.Nqs do analizojme shkrimet e zotit Mero para nje viit me ekspertiza komike te FBI kishte iluzion se nderkombetaret do ta penalizonin berishen.Dihet qe ndodhi e kunderta pra dipllomacia e huaj e mbrojti berishen.
    Kjo eshte e verteta e madhe qe zoti mero nuk ka guximin ta thote per aresye qe ai i di.
    Duke u liruar vrasesit e 21 janarit dhe sot delijorgji qe kerkon demshperblim per kohen e burgimit kuptohet qe eshte e kote te shkruash artikuj ne shqiperi apo te komentosh.
    Rruget jane tre
    1-revolta per rrezimin e kriminelit berishe dhe clirimin nga invazioni dipllomatik duke filluar ne 7 prill
    2-te largohemi nga shqiperia pergjithmone per te shpetuar
    3-ose te qepim gojen dhe te pranojme pushtimin nga plehrat e europes
    , muxhahidinet terroriste te iranit ,talebanet dhe salibanet e tropojes.

  13. Yuio says:

    A.
    Kjo asht demokracija.
    E deshtet?
    Mbajeni ne byth tashi.
    …dhe
    Posht kamunizma….
    ..a.aaaaaa…
    Pha pha sa I keq ai enver Hoxha more.
    Ai e ka fajin….
    ..Haaaaa..heeeee.bhaaaaa

  14. alb says:

    GJergj Usa shkruajti ‘ u vu ne sherbim te
    brigadave te
    ballisteve,zogisteve,bashkpuntoreve
    te
    fashizmit,diversanteve ,terroristeve
    te larguar per 50 vjet nga
    shqiperia dhe te implikuar ne
    kampet e athines,
    beogradit,romes,kajros,stambollit,bonnit
    etj’ po si o gjergj qe ha buken e amerikes ish spiun nuk qenke brumosur akoma?, un mendoja se ju ja ka vrar pak ndergjegja per krimet qe keni bere. jo ju po tju vije ne dore situata e 44.s do beheni me te poshte do vrisni njeri tjetrin. po te pyesesh njerzit pasanik ne shqiperi te gjith do dalin klasa juaj komuniste dhe Saliu klasa juaj eshte. ne ish te deklasuarit trasheguam vuajtjet e baballareve dolem te trembur nga ai sistem dhe perseri te trembur jemi.

  15. valter says:

    Une bie dakort me opinionin e “gjergji usa” por nuk duhet te futen te gjithe ne nje kallep. Per shembull, persa i perket ballisteve, lufta e dyte boterore ishte thik me dy presa, dhe nese lufta do te ishte fituar nga gjermanet ateher ballistet do te ishin shpetimtaret e kombit. Duhet te jemi te ndegjegjshem qe edhe ata luftonin per te miren e kombit. Fatet e kombeve te vogla vendosen ne tryezat e fuqive te medhaja. Mitat Frashri ka qen nje nder pateriotet me te medhenje te asaj kohe.

    1. N.VJOSA says:

      Dje nisa nje koment.
      Por serveri i gazetes onlinie nuk e merrte, duke nxjerr shenimin e “jane te mbyllura komentet”…E provova disa here.
      Ne se botoni komente te seleksionuara, atehere eshte mire ti dime praktikat tuaja.
      Dhe te mos harxhojme kohe kot.
      Une per vehten time i kam punet “sahat omega” ketu ku jam,por shkruajme ndonje koment se duame ta shohim Atdheun tone si gjithe demokracite e verteta dhe jo te qeverisur nga nje klike qe po e likujdon me nje shpejtesi te llahtarshme Shqiperine dhe ekonomine e saj.
      Pa marre nje pergjigje nga stafi i gazetes “Tema”, nuk shkruaj me asnje koment.
      Peshendetje N.V.

      1. fox says:

        per komentuesin N.Vjosa
        Dhe mua me ka ndodhur nje gje e tille qe nuk mu botua komenti por nuk mund te mendoj ne menyre kaq nervoze si puna juaj.Ne pergjithesi i lexoj komentet tuaja pak tendecioze por te verteten e kane brenda.Edhe une i kam punet me ne rregull se ju biles “sahat Rolex” dhe nuk komentoj per Meron ose per te kaluar kohen.Fakti qe jane bere pak komente tregon se do te kete ndonje gabim teknik.Nuk perjashtoj mundesine te ndonje futje hunde te ndonje eksperti te visho ajazit apo me lart pasi vetem mero baze ka ngelur opozitari i fundit dhe i vetem .Ai vend ka nevoje te pakten per nje mendim ndryshe qe vetem ne emigrantet mund ta themi me ze te larte dhe pa frike.
        Duke besuar ne mirekuptimin tuaj ju uroj nje fundjave clodhese.

        1. N.VJOSA says:

          I nderuar fox,
          Fjala eshte per kete rubrike ku po replikojme dhe refuzimi ishte kategorik.
          Une e kuptoj qe mund te kete edhe raste qe komentet mund te mos botohen, per arsye te ndryshme.
          Kjo eshte normale. Por fjalen e kam me shume ne se komentet tona çensurohen nga dora e gjate e regjimit ose ne se gazeta ndryshon kriteret. Ne çdo rast eshte mire qe opinioni i lexusve dhe komentusve te informohet.
          I nderuar,
          Tendencioz, ne kuptimin per te demaskuar aq sa kemi njohjen tone, kete klike qe eshte vendosur ne Shqiperi, duhet te jemi te gjithe, në se e kuptojme, sigurisht secili ka te drejten te ruaj mendimin e tij te lire.
          Une psh kam mendimin se Klika e Berishes eshte nje REGJIM FASHIST I MASKUAR ME FRAZA DEMOKRATIKE.
          Populizmi, mashtrimi, dhuna, monopolizimi pushteteve, monopolizimi medjeve, vjedhja e votave, lufta e pist politike ndaj opozites etj. etj jane metoda te pastra te nje klike fashiste.
          Ndaj dhe reagimi yne si shqiptare, duhet te jete efektiv.
          Edhe une uroj nje fundjave te kendshme pe Ty.

  16. Mark Gjonaj says:

    Faleminderit, Gjergji USA, nuk ka me nevoje per shtese komenti juaj. Heren tjeter, gazetari do te vere propozimin tuaj qe beni ne fund te shkrimit! Sepse nuk ka se si ndryshe te shpjegohet kjo gjendje lufte ne kohe paqe dhe qe ka vetem nje autore te zbuluar dhe qe eshte SRB!

  17. Mark Gjonaj says:

    Me ju zoti komentues N. Vjosa!
    Te njejten gje para rreth nje muaj i kam thene dhe une stafit e kesaje gazete. Dhe eshte interesant se shkrimi ishte per klerin dhe jo vetem nje here por disa here, kam komentuar me ate permbajtje dhe asnje pike e presje nuk ma ka hequr! E natyrisht se per kete teme ne nuk komentojme cdo dite, por sa here Gazeta Tema e sjelle ne publik. Une konstatoj dhe ju ndoshta zotrinje e vreni nje fenomen te tille, se ka komente shume banale fyese dhe qe nga njehere vetem rruga e perdor kete fjalor dhe gazeta i ka lejuar te ekspozohen. Kjo, eshte prone dhe kompoetence e tij, por me duket se ne po mbeshtesim Meron sa mundemi dhe ne besim se nuk po na dizinformon per situaten e rende ne Shqiperi. Imagjinoni kur 3-4% dhe me shume komentues dhe duken se jane inteektuale te vertete shkruajune dhe mbeshtesin Temen, dalin te tjere me ate fjalorin e shthurur dhe jo vetem qe ulin performancen e shkrimit te Meros apo ndonje korrospondenti tjeter, vete Mero qe i ka raketa toke toke dhe toke ajer dhe me shume, por themi nganjehere qe pse duhet katandisur ne kete pike. A e kuptoni se gjendja eshte mjaft alarmante sa qe nuk kane me frike nga ligji, shteti gjithe networku i kriminelve dhe mafias ne pergjithsi, por vetem nga shtypi dhe qe jane ne vije te pare, Tema, Shekulli dhe Panorama dhe ka dhe te tjera…, por shumica e te djathtes kane merdhifur, nuk pasqyrojne asgje per kete gjendje! Mero i ka shkrimet shume te forta dhe shkruan gjithmone per te tashmen e tashme(jo per te tashmen e shkuar dhe te ardhshme), prandaj dhe e mbeshtesim. Influenca dhe diktati i Berishes ka arrite deri dhe te websitet qe jane terhequr dhe gjejne nga nje shkak per te spostuar. Une kam shkruar vazhdimisht te http://www.albdreams.net, tani nuk ja mbane, eshte terhequr, ka frike “inkujzicionin e klerit” te krishtere! Ndoshta mero nuk do ta botoje kete koment, por mendoj se duhet ta lexoje dhe ujne keshtu e kuptoj N. Vjosa. Faleminderit zotrinje dhe gazetes Tema qe ne na duket se vetem ky staf e vlerson dhe i pergjigjet rrepte situates se krijuar nga qeveria Berisha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje