Edi Rama ia doli të provokojë një debat real mbi qasjen e liderëve politik ndaj medies, qyshkurse shpalli se është i gatshëm të përballet në çdo TV me gazetarë kritik të tij, dhe të bëjë diferencën me Berishën që po shmang dhe gazetarët më servilë të tij. Më shumë se sa një risi, kjo në të vërtetë është kthim në normalitet dhe më shumë se sa ndihmë për lirinë e shtypit, është lëvizje politike për të fundosur kundërshtarin.
Kundërpërgjigja e Berishës, ishte po siç pritej. Ai kishte zgjedhur t’i shmangej adresimit të medies më servile të tij siç është grupi i Klanit dhe i ishte adresuar një medie mbështetëse të tij, siç është MAPO, e cila është e formatuar si më liberale dhe më e orientuar drejt marrëdhënieve publike se sa shtypit. Shihej qartë se ky gjest i Berishës nënkupton pakënaqësinë e tij ndaj grupit të Klanit, që guxojnë të lejojnë dhe Ramën t’i përdorë, dhe nga ana tjetër krijonte dhe alibinë e mospërballjes me shtypin, nën stilin e udhëheqësit që komunikon direkt me popullin.
Por siç theksova në fillim, ky debat nuk është debat për Ramën dhe Berishën, por debat për median. Fakti që debatin tonë e bëjnë Rama dhe Berisha, tregon se ne kemi vdekur. Ata të dy po diskutojnë si të sillen ndaj nesh, sikur ne nuk ekzistojmë. Nuk ka rëndësi se Rama ka një qasje shumë pozitive dhe të hapur dhe Berisha një qasje alla- Kim Ir Seni, e përbashkëta është se ata po na shpjegojnë se si do sillen ata me ne, dhe ne po e debatojmë këtë si shans apo fatkeqësi tonën.
Në të vërtetë debati sot duhet të ishte si duhet të na përgjigjeshin ata ne. Deformimi i raporteve të medias me politikën, sidomos në dekadën e fundit kur imazhi fitoi mbi fjalën e shkruar, ka nisur me vrasjen e gazetarisë investigative. Postimi i kasetave nga një televizion në tjetrën dhe më pas postimi i nëpunësve të partive në studio është kthyer në biznesin e vetëm të partive politike në vend. Fakti që media këtu është në duar të biznesmenëve dhe ata janë në dorë të politikës, i ka dhënë fund shansit që gazetarët të diktojnë debatin politik, me temat që hapin ata dhe me njerëzit që zgjedhin ata për t’u përballur. Fakti që ne të gjithë sot diskutojmë se Berisha nuk na dërgon njeri në studio dhe Rama na dërgon kë ti dojë qejfi, do të thotë që ne me vetëdëshirë e trajtojmë veten si servis i tyre.
Ajo që media duhet të transmetojë nuk është vetëm çfarë tha Rama dhe Berisha sot, por dhe çfarë fshihet pas asaj që thonë, mbi ç’parime morale po e ngrenë politikën, mbi ç’mundësi po e ngrenë programin, mbi çfarë burimesh financiare po bëjnë premtimet, mbi çfarë kandidatësh po mbështeten, a ka prej tyre me të shkuar kriminale, a duhet të rikandidojë Ilir Meta, i shfaqur duke numëruar milionat tona, a duhet të rikandidojë Fatmir Mediu me 26 të vdekur- plus dy të tjerë më pas mbi shpinë, a duhet t’ia besojmë kauzën e drejtësisë njerëzve që kanë dhënë prova dështimi, etj. Nëse gazetaria shqiptare do të ishte në gjendje të ngrinte këto çështje, as që do kishim kohë të dëgjonim idetë e Edi Ramës dhe Sali Berishës mbi qëndrimet ndaj medias. Fakti që ne nuk bëjmë punën tonë, na ka katandisur aq keq, sa tani po debatojmë idetë e shefave politikë për të ardhmen tonë. Ky është fundi i medias. Është dorëzimi i saj zyrtar para politikës dhe në një farë mënyre fundi i fuqisë sonë për të ndriçuar publikun.
Problemi i dytë që hap ky debat është se edhe pse nuk është i nxitur dhe përballuar nga ne gazetarët, vazhdon të transmetohet në publik pa asnjë filtër. Për shembull, Sali Berisha thotë se ai fton çdo gazetar në takimet e tij dhe është i hapur për çdo pyetje, por në fakt ai nuk fton asnjë gazetar kritik dhe nuk lejon asnjë prej tyre as të afrohet me 100 bodigardë dhe nuk i përgjigjet asnjë pyetje që kërkon informacion prej tij. As këtë fakt nuk arrijmë dot të veçojmë nga gënjeshtrat e Berishës në këtë debat. Vazhdojmë transmetojmë gënjeshtrën e tij si të vërtetë, pa asnjë sqarim, pa asnjë ndriçim dhe plotësim të së vërtetës për publikun.
E treta që dua të theksoj është se debatet televizive të dirigjuara nga partitë politike përmes ofertës së nëpunësve politikë që dërgohen në studio janë përherë e më të shpifura. Ato janë një kurth i madh për opinionin publik, pasi synojnë ta baltosin politikën si hapësirë ku të dy palët duhet të bëhen doemos pis. Audienca artificiale e këtyre debateve është një anti-vlerë. Shqipëria ka sot 15 emisione servile të tipit “Fevziu” dhe thuajse asnjë “hard talk” apo emision investigativ politik, ku qytetarët të sqarohen nga media për politikën. Që media t’i ikë përdorimit të skajshëm propagandistik në këtë fushatë, duhet të kultivojë hard talk në vend të talk show. Duhet të detyrojmë politikën të përballet me gazetarin dhe jo të përdorim një studio ku politikanët të bëjnë teatër pa thënë asgjë. Ky është vazhdim i përdorimit të medies nga politika dhe shkeljes me këmbë të saj.
Mediat e reja, rrjetet sociale, blogjet dhe webtv, nuk na shpëtojnë nga kjo katastrofë. Ato janë vetëm një infrastrukturë që na lehtëson punën tonë kur atë e bëjmë mirë. Por kur e bëjmë keq, siç po e bëjmë, ato thjesht na turpërojnë më shumë dhe më lehtë.
Në këtë histori ka vetëm një debat dhe ai nuk është nëse Rama bëri mirë që u hap me median dhe Berisha bëri gabim që u mbyll. Ky është problemi i tyre. Problemi real është nëse ne do gënjejmë shqiptarët kush është Rama dhe Berisha duke folur me gojën e tyre, apo do flasim me gjykimin tonë. Kjo është sfida.
Kjo eshte me te vertete sfida! Te pakten teorikisht.
Megjithate eshte nje hap ne drejtimin e duhur.
Shkrim shume interesant!
e more rrogen o meleq ,sahanlepiresi i srb.
Eshte shume i drejte konstatimi juaj z Baze, por ne nje vend qe demokracia perceptohet vetem se mund te flasesh e mund te shash cdo kend, pasojat ne perceptimin e demokracise jane te renda , nje nga keto eshte edhe kjo qe ju thoni, mendohet me teper per show mediatik se sa per debat ose dialog , shkembim mendimesh, etj etj, e mbani mend besoj takimin Nano -Berisha tek Fevziu, u aludua se mbertheu mbas ekranit gjithe shqiptaret,ne nje vend ku mungojne sindikatat e pavarura,ku mungon totalisht demokracia ne partite politike, ku diktati i te parit eshte i padiskutueshem, ku sherbetoret e kryetarit ose ushtaret e tij jane gati te ulin veten e te pranojne me fanatizem cdo cmeduri te kryetarit , ne momentin qe ne takimet elektorale njoftohen vetem militantet , flet vetem ai ose ata qe komandon kryetari, ku nuk lejohen pyetjet dhe shfaqet vetem propagande pa lejuar argumetin ndryshe, debati Rama -Berisha per ata qe duan demokraci eshte i pavlefshem, ne shembuj pozitive te demokracise kemi plot te para neper bote, por koncepti mbi debatin eshte totalisht i kundert nga ky qe kemi ne,me sa po shohim kane arritur keta lidera politike qe te reshtojne edhe gazetaret ne ushtrite e tyre, rrjedhimisht smund te pretendosh per debat te ndershem e produktiv, nese ju do merrni inicitiven dhe te jeni te drejte e te pa anshem ju uroj sukses, por me shume gjasa do shohim serisht kete here nese ndodh nje show mediatik , ku dy lideret do shqyhen me fjale sepse sa te filloj njeri do i nderhyj tjetri, dhe show man qe do e drejtoj dhe te gjithe e njohim , do zgerdhihet sic ben gjithmone dhe diten tjeter do jete i fituari i numrave,debati do jete bosh dhe thelbi zero, militantet e cdo krahu do debatojne mbi liderin e tyre qe ja dhjeu ketu e ja dhjeu atje, dhe delet qe jemi ne do shkojme te votojme qorrazi per ate qe tashme e kemi vendosur pavaresisht gjerave qe do ndodhin ose jo.Qe te ndryshojne gjerat , besoj se gjeja me e mire per ju gazetaret me emer eshte qe mos merreni me lideret politike, por me sistemin tuaj mediatik te mundoheni te ndryshoni perceptimin e njerezve mbi demokracine dhe mbi cilesite qe duhet te kene lideret politike qe duhet te na perfaqesojne , mos merremi me emra te pervecem e ti mendojme ata si te pa zevendesueshem .
Bravo Melek,
Ke dhene nje koment te rrumbullakosur, por fakti qe je dakord me frymen e Editorialit, eshte gje e mire!
Demokracia jau zbulon Sumen politikaneve dhe sidomos Barbarit qe eshte ne pushtet!
Baca i Krimit nuk ka fytyre te flase para medieve dhe te thote te Verteten!
Ai i trembet tmerresisht asaj, ndaj genjen pa dogane!
Diku premton se do bashkoje shqiptaret dhe pa u thare boja e asaj qe ka thene, deklaron pa pike turpi se e ka thene per P o p u l i z e m!….dmth ka genjyer per te siguruar votat dhe pushtetin!
Qasja e Berishes, alla Kim Ir Seni, siç thote Merua, tregon se Diktatori yne i hapur dhe i maskuar nuk qeveris dot me metoda demokratike dhe ti thote Popullit te Verteten!
Berisha perdor televizionet e paguara nga pushteti tij ,
por edhe atyre po u del boja dhe lyra!…
Gjendja ekonomike e Shqiperise flet vet!
Ndaj Sharlatani yne ka hapur thesin e premtimeve boshe dhe u thote arsimtareve psh se do tua beje rrogen 700 dollare!
Nje genjeshter qe nuk e ha as Qeni e jo me arsimtaret, qe jane njerez te dijes dhe ajka e intelegjences se Popullit!
Ka disa fakte qe ka kane zhveshur lakuriq Barbarin dhe Genjeshtarin tone mitoman!…
Shpesh populli thote, mjafton nje gote nga fuçia e Veres per te kuptuar çfare ka fuçia brenda!!!…
SHTETI I FALIMENTUAR I BARBARIT DHE KLLOUNIT TONE NUK MBAN DOT AS AMBASADEN e vet ne shtetin me te cilin ka mardhenie te nje aleati strategjik!….
Mendo se ku ka arritur derexheja!…
Borxhi i shqiptareve eshte katastrofal!
Siguria e qytetareve shqiptare kurre nuk ka qene me keq se sot!
Shitja e aseteve strategjike te vendit kurre nuk ka qene kaq mizore dhe e paskrupullt sa sot!
Jo vetem qe po shitet toka dhe nentoka, por kur arrin te shiten edhe vepra te tilla SIMBOL,
me fitimprurset, si Bistrica dhe Shkopeti,
te cilat shqiptaret i ndertuan me thonj,
me kazma e lopata atehere kur i kercenonte uria,
merre me mend se ku ka arritur gjendja e arkave te shtetit!…
Berishe Barbari ka deshtuar edhe me keq se ne 1997-ën e zeze!…
Por ky deshtak i pandreqshem, nuk di te vere mend!
Ai vetem flet, genjen, mashtron dhe leh çdo dite, paturpsisht!
PARANOJAK I PASHERUSHEM!…
GENJESHTAR I SEMURE, MITOMAN!…
SHARLATAN QE MOS I ARDHT KURRE SHQIPERISE!
BARBAR, KRIMINEL DHE KUSAR I PASKRUPULLT!
http://m.youtube.com/watch?v=lhKKhUBY7XE
E ca debati do ishte aman.
Berisha eshte i rrjedhur.
Rama do e bente fertele si i thon
Sdo ishte ndonje faer debati
Se ai nuk merr vesh se cfare mendon
Ku di te bej debat Berisha?? Ai ka kaq kohe qe nuk arrin te flase me as me familjen – edhe kur mabn fjalime ne Keshill te Ministrave nuk merr vesh njeri se per cfrare po flitet
qe media nuk ka me pushtet, kjo me duket mese e qarte. ajo qe me habit eshte se shume gazetare kane hequr dore nga profesioni dhe jane kthyer thjesht ne avokate te pushtetit.
shume gazetare kane kaluar ne karrieren politike dhe ata qe kane mbetur jane me shume politikane, sillen si politikane, flasin si politikane, bejne punen e politikanit duke punuar ne media.
politika e perthithur median, duke e shndruar ate ne nje gjymtyre te politikes dhe na ka lene pa gazetare te vertete, pa analiste dhe pa ate gje te mrekullueshme qe quhet gazetari dhe analize e pavarur dhe qe perben ne fakt trurin e gjalle te kombit.
Gazetaret, shtypi, radio, tv jane vertet si thote z. Baze.
Por lufta duhet te behet pikerisht nga media etj qe te mos jet objekti mbi te cilin kreret e politikes heqin vallen e bukur ose te shemtuar. E du do te dukej pavarsia? E ku ka pavarsi ne bote, pa luftuar. Pavarsia eshte nje atribut i brendshem natyror i njeriut. Vetem njerzit dembele kerkojne qe te tjeret ti bejne te apvarur, apo tu sjelle demokracine, buken etj etj.
Perballja me shtypin dhe me median, eshte nje perballje e veshtire dhe Sali Berisha nuk eshte ne gjendje qe tu pergjigjet as pyetjeve standarte, qe nuk japin asnje lloj pergjigje per publikun, ashtu sic nuk eshte e lehte edhe per krahun mediatik te qeverise, qe tu shmanget disa pyetjeve, po aq standarte, se vete situata eshte e tille qe edhe me pyetje te thjeshta, Sali Berisha eshte ne veshtiresi per tu pergjigjur.
Ti pergjigjet nje pyetje standarte qe ka te beje me angazhimin e tij me duar te pastra, kur durt me te pista i kane vete femijet e tij, kesaj pyetje si do qe tja sjellesh simbas midese se Saliut, ai nuk mund ti jape pergjigje, se femijet e tij ate e kane futur me kohe ne dhe.
Ti pergjigjet sigurise se qytetareve dhe uljes se kriminalitetit, qe ishte edhe kjo nje premtim me tone te larta, para elektoratit, edhe ketu ai me pyetjen me te thjeshte te ndonje gazetari proqeverita, ai smund te jape asnje pergjigje, se krimi ka lulezuar si kurre ndonjehere, qe i kujton shqiptareve vitin e zi 97-te, kur polici vritej pa ndonje lodhje te madhe nga kriminelet.
Te flase per shendetesine, smundet se edhe nje gazete spanjolle tani se fundmi dha lajmin e keq te spitaleve te Shqiperise, smundet te jape asnje pergjigje, se te gjitha shtepite e shendetit ne komuna te ndryshme, jane jashte funksionit, jane shkaterruar, spitali Nene Tereza, i kujton shqiptareve, spitalet fushore te luftrave boterore.
Te flase per arsimin, smundet, se shkollat neper fshatra e komuna, jane te pabanueshme, femijet smund te shkojne ne shkolla se jetojne ne hasmeri, analfabetizmi eshte sot i larte sa na kujton vitet e para mbas clirimit.
Te flase per drejtesine, ate drejtesi qe nuk kishte guxim te denoje Lulzim Bashen se vodhi mbi 240 miljone euro ne rrugen e kombit dhe su paraqit asnjehere ne prokurori edhe kur e therriten disa here, apo te flase per bllokun e Ilir Metes, apo Gerdecin, apo 21-janarin.
Jane shume pyetje te thjeshta qe Sali Berisha edhe sikur ti degjonte nga ndonje gazetar bythelepires si Fahri Balliu, Blendi Fevziu, Naim (Henri) Cili e shume te tjere, ai smund ti jape pergjigje, se ai e di se cdo gje qe ka prekur ai me dore dhe cdo gje qe ai ka shkelur me kembe, aty cdo gje eshte shkaterruar.
Kam degjuar nje fjale nga nje i huaj, qe vinte nga nje vend ish komunist, ai thoshte: Se atje ku shkel kemba e rusit, e kishte fjalen per bolsheviket, aty nuk mbin as bari me.
Per kete Sali Berisha smnd te perballet me gazetaret, me te thjeshte, se ta detyrojne te perballet me gazetare te nivelit Baze, Thana, Vangjeli e ndonje tjeter qe sme kujtohet tani, Sali Berishes do ti bjere infrakt aty ne studio.
Eshte hera e pare qe shoh te shkruash kaq gjate, dhe te krijohet pershtypja, qe aq mire e ke kuptuar shkrimin e Meros, sa po e zberthen me detaje.Por faktikisht dhe fatkeqesisht nuk ke kuptuar asgje. Nuk ke kuptuar asgje sepse ora jote ka ngelur me kohe, ka kaq shume kohe qe nuk punon sa qe nuk ka lubrifikant qe i ben derman. Komentet e tua pavaresisht nga numri i rreshtave qe shkruan, ngjajne si dy pika uji me njera tjetren. Dhe kjo e ka nje shpjegim. Aresyeja eshte se per ç’fare do lloj problemi te shkruhet ne artikull, ti e fillon dhe e mbaron komentin duke share Sali Berishen dhe familjen e tij. Ti duhet te kesh nje problem shume te madh.
Nuk e di pse kam pershtypjen qe; ose do kesh humbur nje shume te madhe parash ne firmat piramidale dhe per kete ben fajtor Sali Berishen, ose Sali Berisha do te kete bere dikur ndonje padrejtesi(personale)dhe per kete aresye ti je bere armiku i tij i perjetshem. Ti them keto sepse edhe artikull shkruesi per aresye thjesht personale, eshte bere armik i betuar(por nuk besoj i perjetshem) i Sali Berishes, dhe mundohet te na i shesi shkrimet e tij per patriotizem. Politika eshte aq e holle, sa qe edhe pse ne Shqiperi perdoret ne forma shume te trasha, perseri ne nuk arrijme te kuptojme se kush eshte i ndershmi, dhe kush eshte i pandershmi. Perse e them kete? Sepse ne politiken Shqiptare ndodhin shpesh ngjarje qe do i kishin zili dhe dramaturget me te medhenj te kohrave. Ne Shqiperi behen aleanca partish nga me te çuditshmet, marreveshje per te ndryshuar kodin zgjedhor, prapaskena qe behen me pjesmarrjen e te dy kraheve politike per te rrezuar nje qeveri, per te arritur ne fund te sharjet dhe fyerjet e ndersjellta me nje fjalor nga me monstruozet. Nuk besoj se mendon qe aleanca PD-LSI ne 2009-en u be per aresyet qe reklamuan te dy palet, se gjoja u be per te miren e integrimit te vendit. Nuk besoj se mendon qe mbas asaj qe ndodhi ne 21 Janar 2011 per shkak te videos se Ilir Metes, Edi Rama shkoi dhe i kerkoi aleance ketij te fundit per te miren e shqptareve. Nuk marr persiper te te mbush mendjen se kush eshte i mire, dhe kush eshte i keq, por di te te them qe me sa kemi pare dhe kemi provuar per mendimin tim Shqiperise deri tani i ka munguar dhe i mungon nje klase politike dhe nje lider qe te mendoje dhe te punoje ndershmerisht per Shqiperine dhe Shqiptaret. Me duket(ne mos gabofsha) se edhe Z.Mero ka filluar ta kuptoje kete. Nqs eshte e vertete kjo qe them per Z.Mero ka vend per optimizem, sepse fjala e tij ka shume peshe kur eshte vertet e pavarur.
E fillon dhe e mbaron komentin pa e kuptuar edhe ti vete se cfare ke thene. Politika eshte shkence dhe si e tille ka ligjet e veta. Te jesh i ndershem nuk mjafton per te qene nje qytetar i denje dhe jo me pastaj te pretendosh te jesh apo te behesh k/minister. Per te arritur qellimin final duhet te provosh disa menyra e rruge. Pra taktike. Perderisa kjo taktike nuk cenon lirite e te drejtat e individeve te ndryshem.
tiranare me vjen keq por me duket pak si pa vend nderhyrja jote, aq me teper kur me thua qe e kam filluar dhe e kam mbaruar komentin pa e kuptuar as vete se çfare kam thene. Nuk eshte e vertete dhe e konsideroj te nxituar konstatimin tuaj. Ne radhe te pare se nuk eshte koment i “Editorialit” por nje replike miqesore me komentuesin “Horri i Bulevardit”, dhe me sa shohe une ai e ka kuptuar. Nqs ti nuk ke kuptuar asgje ky nuk eshte faji im. Sa per ate qe thua se:
“Politika eshte shkence dhe si e tille ka ligjet e veta” nuk besoj se
je aq driteshkurter sa te pretendosh qe te vije ndonje shkencetar dhe te komentoje ne gazten tema, vetem nqs je ti.
Derisa bejme komente, nuk besoj se duhet te jemi ne radhe per te mare leje per te komentuar, apo edhe replikuar. Shkencen e bejne njerezit dhe jo ata qe bien nga qielli. Nqs ty te duket habi qe edhe ne kete forum mund te kete shkencetare, atehere me vjen keq se vuan nga nenvleresimi dhe inferioriteti. Nuk dua te zgjatem me por besoj se duhet ti shohesh gjerat me tjeter kendveshtrim, pa mbi/nen vleresuar te tjeret apo edhe veten tende.
Te uroj gjithe te mirat
Njerezit jane te ndryshem, po ashtu dhe kendveshtrimet me te cilet shohin gjerat. Diversiteti i mendimit eshte kyçi i zhvillimit te njerezimit. Ti beson se mund te kete edhe shkencetare ne kete forum, ndersa une as nuk do e mendoja nje gje te tille. Ketu nuk shoh nen/mbi vleresim, por thjesht kendveshtrimi im i te parit.
Sa per ate qe duhet apo jo te mbajme radhe per te komentuar, me beso qe nuk ta kam thene me ate kuptim. Megjithate nqs kuptohet keshtu ajo qe kam thene, nuk kam turp te kerkoj ndjese.
Te uroj gjithashtu gjithe te mirat.
Radikalist te replikosh duhet te kesh nje koke te mbushur te pakten minimalisht me nje te mesme, jo kete te sotmen, qe shkon dhe blen nje note apo nje diplome, me kollaj se blen nje kile mish, se mishi kushton me shtrenjte.
Qe skam humbur para ne firma piramidale, kete mbaje vath ne vesh, se jam nga ata qe megjithese kam qene shume aktiv ne vitet 90-te, megjithese e kam njohur personalisht Sali Berishen, perseri kurre skam patur besim ne fjalen e tij, kjo fale edhe te disa njerezve, qe i kam njohur nder vite, por qe me kane treguar shume afera te Sali Berishes, afera qe populli i ka marre vesh ne keto tete vite ne pushtet te Sali Berishes, ka akoma, qe rrine mbyllur, por ato do ti nxjerrin me rradhe ata qe ja dine dhe momentalisht jane afer tij per interesat e tyre personale, por ne momentin kur te shofin se iku koha berishiane, do ti nxjerrin ne tregun mediatik, kjo jo se jane me te mire se Berisha, por se duan te thone qe ne nuk jemi si Berisha, prandaj na zgjidhni perseri.
Ti duhet te jesh i gezuar kur jap nje koment qe sja vlen, se keshtu me ne qe sja vlejme, do te keni jete te gjate ne pushtet, por eshte e kunderta, se ja vlejme, ju tani ju ka hyre frika ne palce se po e shihni se iku koha e mashtrimeve patriotike, skeni me asnje argument dhe jepni argumente sic na nxjerr xhevahira e Saliut qe eshte CIPEZUAR dhe smund te flase asnje fjale jashte kontekstit te Saliut, por na tregon brockulla se sfare ka shkruar Edi Rama ne doren e tij.
Keto jane argumentet tuaja radikalist i partise se punes demokratike.
Horri me vjen per faktin se, edhe pse u mundova ti zbus tonet e replikes me ty, me keqkardhje konstatoj qe asgje nuk ka ndryshuar.
Persa kohe do udhehiqesh nga parimi….-Armiku i mikut tim, eshte dhe armiku im-…do e keshe te veshtire te kuptohesh me njerez qe mendojne ndryshe nga ti. Sa per dijeni kam vite qe nuk jetoj ne Shqiperi, dhe nuk me lidh gje as me Saliun dhe as me Edin.
Edhe une i zbuta tonet, por ndoshta ti nje zbutje tonesh, nenkupton nje bythelepirje, kete se bej dot, sta jap kete keanqesi, se po ta kisha ne gen, sot do te me shifje ne krah te Berishes.
Keta tipa egzistojne ne te dy krahet. Nuk eshte e thene qe te jesh ne krah te Berishes. Megjithate nuk eshte ne karakterin tim te akuzoj
jo ty, po askend, bythelepires i ketij apo i atij.
Atehere vazhdo e fol me gojen tende! Kritikoje Ramen per te tere gabimet qe ben ne drejtimin e PS-se! Mjaft na e mbyllte gojen Berisha kur ne emer te kauzes na kerkonte te mos flisnim (ti e di shume mire se per cfare e kam fjalen!). Gabimet e Rames jane te tera ne kurrizin tone. Nderkohe qe Berisha ka ikur, per pak vite do te jete ne shoqeri te Zogut e Enverit ne memorjen kolektive (pavaresisht se do te kete shume si Majko qe mezi do te presin momentin per t’u ngritur bustin).
Shtroji Rames te tera pyetjet qe ne ngurrojme t’ia shtrojme ne publik nga halli se mos i bejme nder Berishes! Nuk besoj se Rama do te kete kurajo te mos te te pergjigjet!
Nuk na vjen e keqja nga Rama, por nga ai mostra tjeter qe na e ka nxirre jeten.
Edi Rama ne Tv Klan ishte spektakolar! Ai i tregoi Blendit se politika nuk mund te mbetet ne doren e disa gazetareve rrogetare te pushtetit! Rama tregoi se Partia Socialiste programin e saj per Rilindjen Shqiptare nuk e ka vetem per qytetaret e se majtes, por edhe ata te se djathtes qe shohin vetem perrallat e bukura apo historite e shemtuara qe sajon Tv Klan.
Ne intervisten me Fevzon, Rama e fitoi perballjen vetem me pyetjen qe i beri Fevzps: Cilat jane keto tre ligjet? Fevzos ju skuqen veshet dhe nderroi argument
Ik o Mero Bare per koken tende me keto shkrime qe shkruan (ku i ka gjet Edi Rama parat qe do qeveris e ku i ka gjet Sali Berisha leket qe qeveris) edhe kalamoni i klses se pare ta jep pergjigjen se ku i gjejn leket Rama me Berishen per te qeverisur, rri aman se do e pesosh si ai gazetari qe lunte te filmi (Njerez dhe fate) qe fuste hudet ved e pa ven deri sa e shaluan ne dru.
Berishen e ka sfiduar koha dhe po e sfidojne shqiptare c’do dite,por sfida me e madhe do te jete diten e zgjedhjeve ……… .
Ke të drejtë Mero ! Duhet te jesh i vetmi ose nga të paktët që e kupton dhe e saqron kaq pastër dhe kjo është aftësia jote si gazetar kërkues…
Jetoj jashtë dhe e kam kuptuar ndryshimin e medias.
Nuk jemi mirë…
Nese nje nga parimet e artikullit eshte: “Në të vërtetë debati sot duhet të ishte si duhet të na përgjigjeshin ata ne.”, nuk duhet te jesh i aneshem duke permendur Meten apo Mediun dhe duke lene jashte pjesen kriminale te atashuar tashme ne menyre invadente prane PS-se. Kjo pjese kriminalo-“bisnesi”, e cila e ben Z. Rama te kaloi ne orgazem pasi nje pjese i merr parate ndersa pjesen tjeter e sheh me adhurimin e nje mega qullaci te fortin, duhet te ishte permendur nga Ju z. Baze. Kujtoni biznesmentet e tipit S Abazi, T Doshi, H Gashi…etj, qe nje zot e di se sa i kane paguar diplomat e gjimnazit dhe me pas te fakultetit… Tani me budallallekun e nje ryshfetxhiu peslekesh gjen ca trafikant nga Kavaja dhe ca si E Roshi qe kane helmuar gjith italine me pluhur te perzier keq dhe i pushtetezon. (me vjen keq per Tan leprin qe ishte dashuria e rradhes se qullacit dhe se kapi dot fazen e zgjedhjeve se qullacit i dolen ca te forte me karizmatik dhe e leshoi lepurin e ngrate. Z. Mero mos e perdor parimin per kale troje!
Mero shkruan:”Duhet të detyrojmë politikën të përballet me gazetarin dhe jo të përdorim një studio ku politikanët të bëjnë teatër pa thënë asgjë. Ky është vazhdim i përdorimit të medies nga politika dhe shkeljes me këmbë të saj”
Kush do e detyroje politiken te perballet me gazetarin? Qeverite perpiqen te mos e lejojne kete hapesire. Atehere duhet vete gazetaret te luftojne per kete. Mero, mendon se teorikisht gazetaret nuk e dine kete gje?
Ata dihet qe jane te shantazhuar dhe te frikesuar por tek e fundit sejcili ben hesapin e tij. Gazetar nuk mund te behesh kaq kollaj, nuk mjafton vetem profesionalizmi,por nevoitet moral,dinjitet edhe trimeri. Po te ishte ashtu behesha edhe une gazetare. Kam tre te fundit po nuk kamte paren…Cili dhe kategoria e tij kane bere zgjedhjen e tyre( paret edhe te qelbura qenkan shume te embla) ashtu si dhe Thano dhe kategoria e tij te tyren.
Pra mendoj se per te gjuajtur topin duhet te perpiqet me shume gazetaria.
Ah ,BLENDI HYSENGEGASI ,qe t’a di mire biografine o spiun i vogel ne fundin e regjimit komunist .Dukesh qe e ndjen qe per se largu ndryshimin dhe do qe te jesh pusht–tetar i perjetshem si ILIR -META -TURKU .Shenim TURQIT KANE KARAKTERISTIKA ANTROPOMORFE qe i dallojne nga te tjeret se kane BOTH ,kembe dhe trup te shkurter, njelloj si ILIR MONIKA KRYEMADHI !
Mero ke ngritur nje shqetesim real per median nga kend veshtrimi yt kritik , fatkeqsisht lideret politike ne çdo ftese ne studio televizive e konferenca shtypi bejne vetem monolog , roli i gazetarit investigativ eshte i pa zevendesueshem vertete , profesionalizmi i medias duhet ti imponohet politikes dhe jo e kunderta .
nuk mund te ket nje ” debat ” normal me Diktatorin Serb !
atij duhet ti thuash : SI URDHRO ZOTNI !
Nuk mund te qehet nje njeri i paster, kur te brendeshmet i ka krup, profesor mr Tupe. Jemi qytetar modern Europian, njerez. Ky degjenerim total te tremb dhe te le pa goje, njerez, tmerr! Mire saliu qe eshte terbuar, po gazetaret ku po i con mushka, valle?!
Nuk vdes njeri nga liria, njerez. Por viktimizohet nga mungesa e saj mr Cili. Dhe te provokosh debat mediatik false, ku njerzit grinden ne menyren me te shemtuar, gjasme per te mbajtur gjalle sistemin, ju damkos keq zotrinje gazetar.
Ne te gjithe boten demokratike, gazetaret ftojne kryeministrin e vendit per nje gote champagne ne festat e fund vitit. Ketu ndodh e kunderta, saliu fton gazetaret!- per cfar mr Bushati? qe te ndrinte surrati me nje gote champagne ne dore ate dite!!tmerr njerez.
“Mo i nga” me tha nje miku im gazetar ketu ne Tirane. Jetojme ne nivel minimal…
Z. Baze, i keni rënë pikës kësaj here (dmth, si shumë herë) dhe keni nxjerrë në dritë atë problem që një pjesë e mirë e opinionit e ndien por nuk arrin ta formulojë dhe ta shprehë.
Publik ka shumë nevojë për tu informuar saktë e mirë. Ekziston edhe më shumë neveria ndaj figurave të politikës që mbushin ekranet çdo ditë (sidomos Berishës) dhe zëdhënesve të tyre që vjellin llum.
Por çfarë na mungon janë vënia para pyetjeve të vështira e politikanëve të të dy krahëve nga gazetarë me përvojë dhe sens politik, si pyetjet që shtroni ju.
Disa media veçanërisht janë kthyer në zyra shtypi dhe megafonë të qeverisë.
Pse në një edicion lajmesh, jepet vetëm deklarata e regjistruar në video e kryeministrit apo ministrave, pa u vendosur fare në perspektivë?
Në median e shkruar të paktën komentohet llumi që vjell kryeministri, ndërsa në TV rrallë komentohet direkt, por vetëm jepet ashtu siç ka dalë nga fabrika.
Apo “intervistat” (dmth reklamat puro) që bën Kazhani te Shqiptarja.com, edhe për tipa si Ilir Meta (pasi e lexon artikullin Meta na del një person simpatik dhe “rob zoti”).
Edhe në seancat në twitter të Ramës akoma nuk më ka zënë syri pyetje nga gazetarë që të mund të orientojnë publikun. Pyetjet nga njerëzit janë në rregull, por ama rrallë e kalojnë cakun e pyetjeve shabllone si psh “çfarë do të bëni për x apo y gjë” ku çdo politikan me pak përvojë në komunikim mund të përgjigjet gjihmonë mirë.
Bravo për punën që bëni.
Shkrim shume interesant dhe shuplake ndaj gjithe medias se mbaruar shqiptare.
Oo me ne fund Mero!Se na bete fesi me gjith ato esse,kronika te paralajmeruara, etj.,e tjera.
Nganjehere mjaftojne dy rreshta e tre fjale per te lancuar nje sfide.
Por sfida e sfidave eshte te qenit gjithnje vetevetja ,pa u bere pale as
me te keqen me te vogel per hir te investigimit te se keqes me te madhe.
O Mero djali,sfida jote,analiza e sotme e Rames(jo atij te gjatit)dhe data e sotme 13/03/13,ndoshta jane pikenisja e nje ere te re ne kete vend ku e keqja ka kompromentuar e mberthyer kedo e gjithcka.
Sic po shkojne punet ne Shqiperi me nje pershpejtim drejt nje renie te lire problemi i debatit EKR-SRB apo dhe raporti i ketyre te dyve ne lidhje me median jane probleme fare te parendesishme qe nuk ndikojne absolutisht ne sherimin e gjendjes se koleres politike ne Shqiperi.
Kush jane problemet reale sot ne Shqiperi?
Ne boten demokratike celsi i suksesit eshte pamvaresia e tre pushteteve:legjislativit-egzekutivit-gjyqsorit.
Aktualisht ne Shqiperi keto tre pushtetet jane 100% ne doren e nje monarku mesjetar me emrin SRB.Pervec tyre nen putrat e pergjakura te tij jane dhe presidenca-sherbimet sekrete-kryeprokuroria-kontrolli i shtetit-garda republikes e deri te shefi i statistikave.
Sinqerisht nuk kam asnje ankese per SRB se ai po vepron normalisht sipas semundjes qe ka :egomaniak me prirje kriminale.Cdo veprim i tij eshte “i justifikuar” se e ben per te shpetuar veten e tij me cdo kusht nga ndeshkimi per dhjetra krime te kryer ne keto 20 vjet.
Pushteti i katert ai i mediave eshte ne nje gjendje te tille qe jo vetem eshte “out the order” por ne shumice absolute eshte bere nje “ushtri me gjenerale gramafoni” qe e kane kryer plotesisht misionin e tyre ate te shplarjes se trurit dhe te neutralizimit te nervit te protestes.Cfare do qe te ndodhe ne Shqiperi dhe cfardo krimi qe te beje SRB nuk reagon me njeri edhe per aresye sepse dueti SRB-IRM eshte legalizuar dhe toleruar nga Porta e Larte e Washingtonit dhe Porta e Ulet e Brukselit.
Ne jemi i vetmi vend ne bote qe kemi dhe nje pushtet te peste qe quhet
pushteti ambasadorit i cili eshte me “powerfull” biles me i fuqishem se i nje sekretari te pare te KQPPSH qe ka jetuar ne ate vend.E keqja e ketij pushteti ilegal eshte se eshte i ndervarur me lidhje dyfishe njera dipllomatike korrekte dhe tjetra ka lidhje me nje lobim qe eshte kthyer ne “nje engjell mbrojtes” te nje vrasesi ne kembim te ca thaseve me para.
Te gjitha keto perversitete kane vetem nje spjegim:
Tradhetia e opozites.
Nuk ka asnje justifikim per kete qendrim kriminal te opozites qe ne vend te jete postbllok i pakalueshem per veprimtarine kriminale te nje qeverie tradhetare eshte bere ure kalimi duke u bere bashkfajtore.SRB i ka kryer te gjitha llojet e krimeve duke perfshre dhe ato te vjedhjes se votimeve.
Ne 2009 nje treta e votimeve shkoi keq dhe shume keq kurse ne vitin 2011 u vodhen votat hapur fare.
Akoma kane besim opozitaret te nje K/M jo te ligjshem dhe te tre pornoambasadoret qe me shume shqetesohen per krenarine e pederastave se sa per gjakun e 4 protestuesve te 21 janarit qe dhe ato kane fajin e tyre ne kete krim makaber ndoshta me kryesorin.
Pas telenoveles “Roshi” te Kavajes dhe romancave pedofilike te treguara
nga miss librazhdi shqiptaret u habiten per shashken e rradhes se SRB dhe IRM propozuan per votimin e 16 vjecareve se jane gati per “nuse dhe pushke “ne kete moshe.
Me kete propozim te fundit SRB tregoi se eshte njeri i semure psiqik me deformime te renda ne sistemin nervor(ose luan rolin si i tille) dhe perseri eshte i pafajshem.
Lind pyetja:
A ka ndonje njeri te pushtetshem dhe te pergjegjshem ne Shtepine e Bardhe qe te kuptoje se ai vend po shkon drejt nje katastrofe te sigurte ?
Ose me sakte perse administrata amerikane po toleron devilin berishe
te djege per here te katert ate vend ?
Votimet e 2013 nen “kujdestarine” e ujkut SRB duke i varur ne qafe melcite e kutive te votimit do jete nje akt kriminal nderkombetar kunder kombit shqiptar.
Shoqeria shqiptare duhet te kerkoi doreheqjen e SRB dhe formimin e nje qeverie teknike para votimeve sa me shpejt qe te jete e mundur.Ose thirrje per bojkotimin e tyre.Kam besim vetem ne dy subjekte qe mund dhe duhet te kekojne nje gje te tille:
1-Nga aleanca kuq e zi
2-nga gazetare atdhetare te nivelit te zotit Mero.
Kjo është sfida.
T’u lumte dora, o Mero! Me shkoqur veshtire se mund te thuhet. Mediat tona, ne pergjithesi, jane shnderruar ne nje kope dyngjyreshe qe drejtohen nga kerraba e cobaneve perkates. Kurse ne, populli, rrime dhe veshtrojme se si cobanet drejtojne mediat dhe, nepermjet tyre, ata na drejtojne neve, dmth kopene e madhe.
Futja kot Mero Baze.Po si mund te tregoje Saliu sa pasuri ka,apo Edi Rama,kujt gazetari ja mban te pyesi keta dy pole me shenje te njejte negative?
Populli vete i di ku ka zaptuar Saliu dete,male fusha dhe ky popull tallet me ju gazetaret kur therisni ne debate keta borgjeze te pasuruar me djersen e pronat e tij.A e dini sa i ndjek populli keto emisione?Nuk pranon te degjoje me genjeshtrat e njerit apo tjetrit,sot rofte dixhitali qe shohin ne kanale te ndryshme dhe nuk ngrene tensionin me politikane,apo dhe disa analiste qe po ti degjosh,nuk te shkon mbare jo dita por gjithe muaji.Gazetaria ne Shqiperi ka vdekur,gazetare te vertete jane me gishtat e dores.Keni mbetur Ju,dhe pak te tjere qe po rezistoni nje presioni te pa pare,nga shteti komunisto-fashist.
Me sa kuptohet në komentuesit e shkrimit të z.Baze,nuk ia kanë arritur të kuptojnë thelbin e taktikës së Berishës për ndryshimin e drejtimit mediatik që ai don ti japë,duke sfumuar rolin e tyre kryesor që ato mbartin kudo në vendet e zhvilluara demokratike.Pra,nuk është arsyeja se Berisha e ka të vështirë përballjen në debat me Ramën(ai se ka problem fare të bëjë demagogji të rreshtojë fakte reale dhe irreale të “sukseseve të jashtëzakonshme” të qeverisjes së tij 8-vjeçare,si dhe të premtojë “parajsën” shqiptarëve, duke denigruar e kriminalizuar pa fund opozitën).Taktika dhe eksperienca djallëzore(shihni se si kërkon,duke e ditur që nuk e realizohet propozimi për votimin e 16-vjeçarëve) ka si qëllim jo vetëm nënvlehtësimin e rolit të medias në fushatën elektorale,por edhe zbehjen e jehonës së programit të opozitës gjatë kësaj fushate.Njëkohësisht ai dërgon sinjale indirekte hakëmarrjeje për ato media që promovojnë veprimtarinë elektorale të opozitës.Në shoqërinë tonë që prej afro 20 vitesh si për inercie të monizmit,(tani është krijuar paradoks që një vend anëtar i NATO-s)shpërfill rregullat e demokracisë(transparencën,llogaridhënien,lejimin e investigimeve mediatike etj…)ka instaluar kontrollin thuajse të plotë të mediave me anë të ndikimeve e presioneve financiare,akuzave e shpifjeve denigruese e formave të ndryshme për ti vënë nën tutelë…Faktikisht,kjo u pëqen edhe opozitarve që synojnë ardhjen në pushtet,prandaj media shqiptare vuan dhe do të vuajë stanjacionin profesional(ose më saktë regresin)në pasqyrimin e realpolitikës shoqërisë shqiptare,deri sa kohë establishmenti politik nuk do të rinovohet e të lançojë ide të reja progresive….
Kjo eshte fryma kritike qe duhet te frymezoje nje gazetari te pavarur.Nje politike jashte cdo binari civilizues si kjo jona,, ka nevoje per nje analize kritike te bazuar mbi vlerat. Heret ose vone,,,nuk do i mbetet gje tjeter vecse ta kuptojne se nuk iu hedhin dot hi syve te gjithe shqiptareve. Ka prej tyre qe nuk e shesin gunen per 2 kacidhe. Respekt Mero Baze.
Ne nje kohe kur edhe kanalet televizive, relativisht progresive si TCH,,,jane kthyer ne altoporlanta te prishur ku degjon vetem zerin e cirrur te Henri Cilit, Spartak Ngjeles apo Lutfi Dervishit(keta mbulojne te gjitha temat,,,nga blegtorija deri tek shtatzanija),,,eshte edhe me akute egzistenca e nje zeri vertete cilesor, qe vendos gishtin mbi plage.
Populli shqiptar i majte dhe i djathte duhet t’a kuptoje se ne kete mort,arkivoli duhet futur sa me shpejt ne dhe,madje mos te hapet,shume pashe ne toke.Duhet varrosur e keqja njehere e pergjithmone.
Deme te pallogaritshme i jane bere ketij kombi;eshte shkaterruar moralisht,psikologjikisht,fizikisht dhe materialisht.Cfare kerkoni akoma me shume..?! Gjate jetes njerezit formojne botekuptimin,krijojne endrrat e veta, per nje jete me te mire,per nje te ardhme per vete dhe per femijet e tyre.Gjithmone kemi instaluar ne mendjen e cdo secilit,ne libra,filma dhe jete te terhiqemi nga personazhe pozitive,ti adhurojme ato,te udhehiqemi nga ideali i tyre.Asnjehere skemi pelqyer nje personazh negativ dhe pse ka qene ne perden magjike te filmit,gjithkush ka adhuruar luften dhe perpjekjen e Komisar Katanit per ndershmeri dhe drejtesi, duke urryer kupolat,ndoshta ne menyre paradoksale edhe Tano Karridin, vetem pse luante nje rrol negativ…! Por cfare ngjet ne Shqiperine reale,me keq se ne filma dhe per cudi regjisori formal adhurohet dhe dashurohet ne menyre patologjike,nje harakiri..duke nxjerre zorret e barkut ne odeonin e ketij spektakli mafioz,apo kesaj dremitje nga ana tjeter te nje apatie kolektive.Hitleri urdheroj ne menyre masive shfarosjen e Hebrenjeve sa mori vesh humbjen dhe disssfaten.Urdheroj qe ne frontin e luftes te shkonin 16-vjecaret per ti vrare edhe ato, a nuk ngjet ne pamje dhe audio edhe klithmat se fundi i votuesve..me cdo kusht toke e djegur,botkuptim i djegur, e ardhme e djegur,memorje e djegur…shkaterrim total nga nje gjakatar!
Kur Berisha i kerkoj Edvin Rames me 2009 debat publik ai edvini nuk e pranoj ate debatin,kurse tani kerkon debat publik.Edhe ne qoftese do te ishte nje debat publik ne ndonje studio ate debat pa asnje ekuivok e fiton si gjithmone i madhi Berisha qe eshte orator i papermbajtshem por edhe provpues nervash qe do ta e bente edvinin te qante ne debat.Edvin Rama eshte nje njeri pa kapacitet intelektuali,eshte njeri pa moral dhe eshte njeri qe e ka mbaruar shkollen me shqelma mbas bythe qe edhe sot i shkruan frazat e fjalimit neper duart e tija ashtu sic kopjojne nxenesit e pamesuar provimet.Te qendrdosh apo mbeshtesesh pro Edvin Rames eshte nje detyre dhe mision o pamundur sepse diskretitohesh ne syte e shqiptarv.Edvin rama eshte deshtuesi me i madh i politikes shqiptare .edhe kur ai fitonte ne Tirane ai fitonte ne saje te Ilir metes se kur Meta u kthye kunder tij ai humbi Tiranen.Ku e kane gjetur kete njeri te cmendur gjirizi keto mbeturinat Enveriste,vetem ata e dijne se shqiptaret e vertet nuk kane pune me ate psikopat qe ka nje biografi te rrenqethte te jetes se tij.
Edhe me budallai e di qe mentari,kelmendasi,meleku eshte i njejti maniak komentesh.Ben aq shume komente dhe me nje urrejtje te verber dhe agersive per ediramen,te majten dhe jugoret sic i quan ti qe eshte shume percarese dhe antishqiptare.
Nuk kam pare ne asnje media te shkruar serbe apo greke nje urrejtje kaq patollogjike qe ka nje kelmendas ose mentar per nje pjesen me te madhe te shqiptareve.
Ke nje shkalle idiotizmi kozmik se me keto komentet tuaja me teper ja fut me teper fuckberishes.Kjo tregon se eshte:
ose-i semure psiqik
ose- handikapat me karroce
ose-maniak komentesh
ose- qiraxhi ne ndonje burg
ose- i shtruar ne ndonje spital mendor
ose- i paguar nga visho ajazi
ose- ujk i vetmuar.
ose- e quan sport te beje komente
Por cilido te jete nga keto aresyet me siper ti do ngelesh komentuesi qe po i ben sherbimin me te madh Mero Bazes pee terheqjen e lexuesve dhe po injoron bacen sali.
Sinqerisht i lutemi Mero Bazes qe te jape ndonje shperblim se e meriton.Lezeti me i madh i juaji eshte se del me 6-7 pseudonime dhe shpesh i ngaterron neper pergjigje qe jep nja 10-15 cope ne dite.
Ju lutem melek ,kelmendas ,benqikago apo mentari venja si ta dush vetes tate shkruaj sa te kesh takat se vetem nuumrin e komenteve te gazeta e meros shton dhe asgje me shume.
Te rekomandoj te lexoni nje liber te shkrimtarit te madh Zija Cela “nje vere pa lamtumire” ku tregon se kur erdhi makina per here te pare te katundi i Melekut ju i vote perpara jonxhe se nuk e njihnit benzinen dhe motorrin.Mos u ligeshto i nderur ,jepi se do te paguajme.
Sinqerisht ndjehem shume keq kur ben krahasime te tilla.
Shpresoj ne mirekuptim.
Dakort me idete qe percjell autori ne kete editorial por ajo qe tingellon keq eshte deshperimi dhe nje fare dorzimi para nje realititeti makbethian.
Po marim rastin me te favorshem sikur u ra dakort per nje paqe midis berishes ,rames dhe panelit mediatik per nje ballafaqim bashkohor para publikut. Po cfare do diskutohet.
Asnje nuk do kete kurajon te akuzoje berishen per vrasjen e 21 janarit me urdher te tij por maksimumi mund te akuzohet perse lejoi te shtihej me arme te papastruara.
Asnje nuk do kete kurajon te pyese edi ramen pse tradhetoi 21 janarin ne kembim te nje posti k/m por maksimumi mund ta pyesin se pse nuk rruhet ose pse nuk i rruhet.
Asnje nuk do kete kurajon te pyese cfare i tha arvizui berishes 2 ore para vrasjeve por vetem mund te guxojne te pyesin perse ky amabasdor kur flet per homoseksualet i mban pantallonat pak te zberthyera perpara.
Dhe e fundit eshte se kur nje adeleshent qe ja vrane ate fare babai si qen rrugesh bashmalsoret e tij dhe del i jep mend shqiptareve te votojne tre ligjet ai vend duhet te braktiset sepse po behet i pabanueshem nga te gjitha anet.Per kete fare Kiri vlen nje bejte tropojane:
MUT I JATI ,MUT I BIRI
MA MUT AI QE I THIRRI
Interesant nga cdo kend optik qe ta shohesh kete shkrim te mero bazes ..por gjithmone duke epare me syrin e shikuesit dhe lexuesit konstantimi im personal qe me le per te deshiruar ,, ( eshte si puna e asaj gote qe e ke perpara dhe nuk si eshte , gjysme e mbushur apo gjysme e zbrazur) eshte qe zoti baze kete konkluzion qe nxjerr e ka ne saj te praktikes se tij profesionale apo njohjes private qe ai kishte me saliun ,,
problemi i debateve te hapura ne shqiperi nuk eshte se dikush do na thote genjeshtra per fushate sepse ne e dime ate mesele,, por eshte pikerisht prezantimi i programeve te tyre politike TE CILAT TE VETMIN NDRYSHIM QE KANE JANE PRESJET DHE PIKAT ,,, a harrova dhe taksat qe ende populli nuk mund te kuptoje se ckane ndermend te bejne ,,
gjuha e gurte qe flasin politikanet tane te lene per te deshiruar dhe per te sqaruar,, thuajse te gjitha pikat e programeve te tyre ,,
pastaj si mund te behet nje debat i hapur ndermjet PS dhe PD kur mungon granazhi kryesor i levizjes se tyre qe kete rast eshte LSI,,
Pra duhet dhe LSI te jete e pranishme ne kete debat qe me e mira eshte te te kete ne perberje te stafin gazetaresk gazetare nga te gjitha tv ose nje pjese te zgjedhur nga ata ,, qe tu jepet mundesia te pyesin pa ndrojtje politike lideret e popullit ,, duke perfaqesuar vete popullin qe do i votoje kete lidere ,,,,
Nje politikan i vertete,i sinqerte e i bindur per fitore eshte pikerisht keshtu qe e tregon se vertete mund ta qeverise nje vend!Urdheroni te dashur lexues,perse kryeministri nuk pranon nje debat?Ja te ballafaqohet!
asnjehere ska per te ndodhur sepse une mendoj qe ne perballje duhet te kesh argumenta dhe saliut keto te fundit i mungojn por do ishte nje risi ne politiken shqiptare ku te dy lideret e politikes shpalosin idet para elektoratit dhe i japin mundesi ketij te fundit te bej zgjedhjen me te mire.