Nëse vëreni me kujdes ç’po ndodh me Sali Berishën muajin e fundit, do të konstatoni se ai po tërhiqet me lehtësi nga një betejë në tjetrën nga secili faktor opozitar.
I pari që pati meritën ta tërhiqte në një fushë të minuar ishte Kreshnik Spahiu. Me retorikën e nacionalizmit dhe sondazhet turbulluese për përqindjet e tij, ai e çoi Berishën me shpejtësi drejt një retorike të papërgjegjshme nacionaliste, duke e bërë atë sa të rrezikshëm, dhe qesharak në sytë e perëndimorëve dhe fqinjëve. Të gjithë pa përjashtim përsëritën frazën se “e bën për zgjedhjet”, por pas asaj mbeti shija e hidhur e një njeriu pa ide dhe plot makthe para fushatës.
I dyti që e tërhoqi në një betejë për emra të historisë së PD-së dhe kandidatë autoktonë tiranasish ishte Bamir Topi. Nën frikën e rrjedhjes së elektoratit të PD-së tek figura simpatike të saj, që tashmë janë në opozitë me Berishën, ky i fundit u detyrua t’i shtrijë dorën Dashamir Shehit dhe Eduard Selamit duke u bërë premtime për lista dhe duke shumëzuar me zero historinë simpatike të tyre si disidentë prej 15 vitesh me të. Aq të fortë e pati ndjesinë se Bamir Topi mund të ringjallte një ëndërr për një PD të re, sa u detyrua të përulej para atyre që ka fyer dhe poshtëruar për 15 vjet si tradhtarë të PD-së dhe “bashkëpunëtorë” të armiqve të tij. Por problemi real që Berisha ka me elektoratin e djathtë që nuk e voton, nuk është as Shehi, as Selami dhe as Topi. Ai është një elektorat që nuk do Berishën dhe bëhet me çdo të djathtë që del me dinjitet përballë tij. Për këtë arsye po ndodhin dy gjëra pozitive. E para, që në PD po hyn Selami dhe Shehi me kërkesë të Berishës dhe aty do të jenë një bela e re për të, dhe e dyta që elektorati anti-Berishë e ka liderin e vet. Tonet e ngritura së fundmi nga Topi shumë ashpër kundër Berishës, janë një sinjal i qartë.
I treti që po e tërheq zvarrë Berishën drejt një strategjie mashtrimi është Ilir Meta. I mahnitur nga suksesi që Meta ka me premtimet për vende pune, nga përfshirja në tenderë, nga menaxhimi i vogël i burimeve njerëzore dhe sidomos nga shikimi i çdo nderi të pushtetit me votë, Berisha është futur në spiralen e pazareve paraelektorale dhe rekrutimin e anëtarëve të PD-së përmes vendeve të punës dhe pareve nën dorë. Shembulli i Albpetrolit, ku drejtori krijon organizata me bordero pune, është një nga simptomat e prekjes nga virusi i Ilir Metës në prag të fushatës. Shenja të tjera gjen gjithandej në administratë publike, në agjencitë qeveritare të taksa- tatimeve, doganave dhe deri në policinë e shtetit, puna e së cilës matet me numrin e veprimtarëve të opozitës së ndaluar apo survejuar.
Por mbi të gjitha Berishën e ka bërë qesharak dhe e ka futur në një rrugë pa krye lideri i opozitës, Edi Rama, me taktin e tij të elaborimit të programit të opozitës në çdo qytet, pa u ndikuar nga ngjarjet e ditës. Ai ka gati dy muaj që flet me të njëjtin ritëm dhe pa emocionet e ditës, për programin për shëndetësinë, taksat, rendin publik, etj. Ka një hapje të pazakontë me median, një mbështetje të qartë ndërkombëtare dhe nuk ka devijuar axhendën e tij për shkak të replikave të Berishës. Aq shumë është tunduar nga kjo gjë Berisha, sa ka vendosur të “veshë xhupin” e të shkojë të ulet këmbëkryq në Lushnjë, në Ruzhdije, e kudo tjetër dhe të flasë për premtime që i merr nga programi i PS. Shau taksën progresive, pastaj e shpalli vetë në program, shau programin e shëndetit publik dhe e premtoi vetë, shau Preç Zogajn dhe lexoi si të vetin propozimin e tij në programin e opozitës për detin, shau Edi Ramën për presion mbi policinë dhe komenton orë e minutë projektin e tij për sigurinë publike… Kjo tërheqje e Berishës për të bërë betejë për programin e opozitës, është gjëja më pozitive që ka ndodhur deri më sot. Në asnjë palë zgjedhje nuk kemi pasur debat për programet, biles askush nuk i ka marrë seriozisht ato. Nuk është se tani gjithë shoqëria po merret seriozisht, por është një njeri që është trembur seriozisht prej tij dhe ky është Sali Berisha. Kopjon çdo gjë dhe flet me një pasion të madh, thjesht se është i frikësuar nga ideja se opozita mund të fitojë pikë me to.
Opozitarët i kam parë të bëhen nervozë dhe t’i kujtojnë që po u vjedh programin, por kjo nuk ka shumë rëndësi. Rëndësi ka që Berisha diskuton dhe kopjon programin e tyre, çka e ka kthyer atë automatikisht në kalë beteje në fushatë.
I lodhur nga pesha tetëvjeçarë e skandaleve dhe mungesës së ideve, i futur në një spirale makthi nga fakti se këto tetë vjet ka vrarë dhe ka të hapur procese që e presin në sallën e gjyqit, i shterur nga idetë dhe vizioni për të ardhmen, ky plak i rrënuar i politikës shqiptare, duket se i turret çdo fije bari që kalon mbi ujë me shpresë se do ta shpëtojë nga mbytja. Ai nuk është më lideri që jep ide dhe të tjerët debatojnë për to. Ai është i tremburi që dëgjon ç’thonë të tjerët dhe i shan ata pse folën para tij dhe pastaj u kopjon qëndrimet. Kjo e ka bërë atë këto muajt e fundit liderin më qesharak, pasi është i vetmi lider që kërkon të bëhet dhe nacionalist dhe pro perëndimor, dhe të kërcënojë tironsit me prishje shtëpish, dhe të marrë elektorat tironsish, dhe të zbojë çdo themelues nga PD-ja, dhe të përpiqet të mbrojë elektoratin e PD-së, edhe të zhdukë modelin e LSI që po i rrjep pushtetin, dhe të bëjë si LSI për të shpëtuar, dhe të shajë programin e PS si majtist dhe marksist, dhe ta kopjojë atë fjalë më fjalë… Është i vetmi që nuk po udhëheq, por po e udhëheqin. Dhe jo një njeri, por gjithkush që është faktor politik. Ai po shkon zvarrë pas të gjithëve.
Berisha po terhiqet me lezet dhe kjo as nuk diskutohet sepse as votat nuk pijne uje me Amerikanet!
Problemi eshte farsa e gjyqeve me Tahirin dhe nuk po e shohim me ne media
Te nderuarit e PS nga i gjthe populli kane turp te komentojne
1 Saimir e 1 Sali eklipsojne heronjte e luftes se kosoves si Majko
Qofshin kto 100 Majko e keqja do triumfoje.
Zvarre, me keq se bustin e Dulles do ta terheqim kete tradhetar te KOmbit Shqiptar, tradhetar te idealeve demokratike te Popullit Shqiptar, tradhetar te Studenteve te Dhjetorit!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/pensionistet-23-qershor-2013.html
Ujku qe lengon eshte me i rrezikshem …..
Shume e drejte Mitfan. Meroja thote:
Është i vetmi që nuk po udhëheq, por po e udhëheqin.
As nuk udheheq e as e udheheqin. Sali Berisha sundon.Do te vazhdoje te sundoje deri sa te rrezohet me force,ashtu si dhe sundon. Fjalet e tua Mero,programet e Rames apo votat qe do te numeroje Lefteria nuk e levizin nga pushteti. Nuk ka mbeshtetes te opozites madje edhe Rama vete qe te mos e dije qe Berisha do te vjedhe votat e 23 Qershorit.Do te jete vone kur Berisha te na vjedhe perseri e perendimi ta pranoje si fakt te kryer per hir te stabilitetit te genjeshtert (qe Rama pretendon se ka merite). Eshte koha qe disa deputete aktive te PS te mendojne qe tani per nje plan B.Eshte koha ti kerkohet ndihme vendeve te NATO per armatosjen e popullit opozitar. Njerezit nuk duhet te nxirren ne shesh te pambrojtur nen plumbat e shpellareve Berishiane.
E more lefter, more kastravec apo trangull si i thoni ju ne Shqiperi. Te besh thirrje per armatosje te popullit ne shtetin tend kur nuk eshte ne gjendje lufte eshte krim, eshte papjekuri e skajsshme dhe vellavrasje. Nuk e di se me çfare rezoni ben thirrje te tilla. Si duket sundimi shumevjeçar komunist ju ka zhveshur nga çdo ndjenje arsyeje te shendoshe dhe atdhedashurie per vendin tuaj. Nje thenie e vjeter kineze thote ‘Kujdes nga ajo qe deshiron, se edhe mund te plotesohet deshira’, por çka pastaj. Nese vijne socialistet ne pushtet, a jane ata me te hapur, me demokrate se keta berishianet qe ti i shan, nuk e besoj?! Si duket ju ende jetoni me luften e klasave, dhe deshironi qe nje shtrese e popullsise te sillet me humbesit ne zgjedhje si me shtresat e deklasuara ne ish-regjimin gjakatar. Duhet te mendohet pertej hakmarrjes, duhet perqafuar ai vizion, e ajo platforme qe e shpie Shqiperine perpara. Sundim i ligjit, e jo sundim i kryetarit te partise, qofte ky Sali Berisha, Edi Rama, apo akecili shqiptar i veshur me pushtet. Mua si nje qe nuk jeton ne Shqiperi me shume me duket si loje puro per pushtet se sa per te miren publike. Binaku
E more Binak,more panxhar. Qe nga jashte Shqiperise ti na tregon se ne cfare gjendje eshte Shqiperia.Na tregon atdhedashurine qe aty ku je, na quan komuniste ne e demokrat ish sekretarin e PPSH shokun Berisha. Na tregon vizionin per te ardhmen e platformat e zhvillimit.Merri te gjitha mesimet e tua e fshi bythen.Ketu ne Shqiperi ne na duhet te rrezojme diktaturen shpellaro Berishiane.
Ok lefter gati na ke kur te duash
Binak,edhe une jam dakord me ty kur thua se dhuna nuk eshte zgjidhja dhe se duhet te mbizotroje shteti i se drejtes,por kjo mund te realizohet ne nje shtet normal.Nje qeveri largohet me zgjedhje te lira ose me dhune nqs nuk ka zgjedhje te lira.Saliu nuk ka bere ndonjehere zgjedhje te lira,dhe nuk mendoj se do te filloj tani.Kjo qeveri ka vrare kundershtaret e vet politik per te qendruar ne pushtet.Ka shkaterruar cdo institucion te varur e te pavarur publik perfshi ketu dhe drejtesine.Eshte i inkriminuar deri ne gryke dhe i lidhur me krimin e organizuar dhe ç’organizuar.Ky eshte nje rregjim fashisto-mafioz qe duhet rrezuar me cdo kusht qe populli te marre fryme.Dhuna eshte eshte virtyt i injorances,por eshte gjithashtu dhe virtyt i popujve qe kerkojne liri.Cfare zgjidhje na sugjeron ti zoteri mqns nuk u dashka perdorur dhuna kunder diktatoreve.Ky njeri nuk ka ardhur ne pushtet me votat e popullit,por me vota te vjedhura,dhe po shkaterron e vjedh gjithe pasurine kombetare.Rrezimi i ketyre talebaneve sot me ane te protestave popullore,do ti beje dhe ata qe do vine neser ti vene gishtin kokes.
Flisni kot Sal-hu me militantet e vet e ka kthyer Shqiprine ne 1 prone te tij dhe te familjes se tij.
Eduard Selami e kuptoj me vonese, por me mire vone se sa kurre. Zgjedhjet i ka ne xhep, prandaj as mos u lodhni te votoni.
Kjo eshte diktatura e Sale-hut.
Amerika dhe Evropa mban ison e te fortit ne republiken e bananes Shqiperi.
Mero kesaj rradhe me zhgenjeve pak. Kam pershtypjen qe Berisha nuk eshte aq naiv sa e peshkruan ti sot, dhe me duket se edhe ti je terhequr pak ne kete kritike te tijen nga mungesa e ideve per sonte.
Ne lidhje me Topin, ti vete shpike fraze “flet me heshtje”. Ai e luti Eduard Selamin tere vitin 2012 dhe nuk arriti ta merrte dot (negociatori i bisedave e pi kafen me ty shpesh mengjeseve ? ). Po i njejti negociator u perpoq qe nga vjeshta e 2011 per te perfshire ne nismen e Topit edhe Dash Shehin dhe LZHK, dhe prape pa sukses edhe ky e refuzoi idene e te punuarit me Topin. Nuk eshte vetem interesi per leke qe i ka shtyre tek Sala. Eshte edhe pragmatizmi i papare i Berishes ne versionin 2.0. Nderkohe qe Topin eshte akoma ne versionin 0.1b.
Persa i perket Spahiut, ka rreth dy muaj qe edhe ky e ka qepur me nacionalizmat, qe kur i terhoqen vemendjen amerikanet. Pse nuk vleka edhe per kete analiza jote per Berishen? Dhe a me thua dot se cfare tjeter permban platforma e Spahiut pervecse skuadres Shqiperi+Kosove?
Persa i perket Metes, me mjafton qe te te kujtoj qe ai i kapur ne video eshte Meta dhe jo Berisha. Berisha eshte mjeshter i kercenimeve (kujto Rulin, Uken, Hoxhen, Manushin) dhe pavaresisht se Meta eshte me i zoti se keta te PD-se se vjeter, perseri po te kujtosh fotot e tija ato ditet e janarit 2012 perpara se te jepej vendimi, ku ishte dobesuar mjaftueshem, bindesh lehte qe ishte mjaftueshem i kercenueshem.
Persa i perket Rames, Berisha po kopjon me zgjuarsi programin e Rames (per aq sa mund te sforcohemi ta quajme program). Ti mendon se elektorati yne do te beje diferencen se kush e tha i pari. Rendesi ka qe edhe Berisha e tha. Dhe madje akoma me mire nqs ndonje prej ketyre premtimeve i realizon qe tani. Rama duhet te merret me tema si korrupsioni e drejtesia. Por ai vazhdon te thote qe nuk do te merret me gjueti shtrigash. Drejtesia nuk eshte nje opsion por eshte nje detyrim ligjor, sidomos kur pretendon te drejtosh shtetin! Dhe akoma s’e kemi degjuar te permend nje tek emer biznesmeni te korruptuar (a thua se nuk ekzistojne) per ato akuza qe i ben qeverise. Korrupsioni eshte nje loje qe luhet dyshe dhe pala private eshte akoma me e thjeshte per t’u kercenuar se ajo e qeverise. Por sic duket, ai ka ndermend VETEM te nderroje Berishen ne postin e kryeministrit dhe te tjeret do te ngelen ne vendin e tyre per te bashkepunuar me Ramen.
Ne perfundim, ne rast se opozita ngelet kjo e sotmja deri ne 23 qershor, e gezofshim Berishen deri ne 2017!
Shume sakte e ke thene o anonim.Ke harruar dhe komunitetin nderkombetar, te cilet midis dy te keqijave preferojne ate me te voglen, qe ne rastin konkret per fatin tone te keq eshte Berisha. Edi Rama e ka humbur besimin e ketij komuniteti qe mbas darkes ke KROKODILI, dhe vjedhja e votes per Bashkine e Tiranes eshte prova me e mire.Rama po tregon me levizjet e tij klienteliste dhe diktat, gje qe ska ndodhur me pare ne PS kur ishte Nano Dalezotsi, te fusi ne listat per deputet (flitet kundrejt pageses)njerez me kontribut zero ne PS, duke e cuar kete Parti ne humbjen e sigurte. Jam i sigurt qe ai mbas humbjes do te perpiqet te sajoj alibira dhe te gjej fajtorin
Pergezime z anonim per objektivitetin me te cilin i vlereson problemet jashte fanatizmave partiake Per z Mero Baze dua ti kujtoj se lufta brenda lloit eshte lufta me e eger,( dikur Merua ka qene pjes e oborit te ngushte te Sales)Gjithashtu Mero hiqe slloganin ne gazete se tashme u vjetersua shume dhe vetem te demton.Eshte nje dukuri e cuditshme se nepergjithesi kundershtaret mundohe ta godasin Berishen ne piken e tij me te forte ( hasem le ta kesh por hakun mos ja haj) dhe me te ndjeshme per shqipetaret ate te patriotizmit dhe ne kete pike eshte me siguri kontributi i qarqeve sllavo-grek Rama nuk vjen ne pushtet ne radhe te pare se aleatet perendimore nuk kane krijuar as bindien me te vogel cfare vizioni ka,e mund te ndikoje, Rama per kombin shqipetar
Bravo Z.Mere,Mendoj qe opozita po sillet mire duke mos rene ne kurthin e Sales.Shpresojme per nje rilindje se ndryshe na mori lumi.
E drejte Zoti Baze por predikimi im eshte qe:
1. Do rrite tensionin ne vend (vjedhje, krime , kercenime etj)
2. Do vjedhe votat
3. Do fitoje perseri zgjedhjet e manipuluara
Deri ketu jame shume i qarte qe ka per te ndodhur, por cfare nuk jam i qarte eshte qe a dote reagoje populli dhe opozita. . . apo do te vazhdoje biznesi i tradhetise??
Mero,
ke nje defekt ne shkrim – varkari i “rrezikshem” per ke ? Eshte i rrezikshem vetem per dhjaksat qe i vine rrotull dhe per lepujt!Kush e ve ne refene ne Europe dhe USA nacionalizmin brekegrisur te varkarit !!
Vetem me shpulla nje 5-vjecar mund ta plasi per toke ate gerdalle !!!
Z.anonim kam je verejtje.
Ne platformen e AK eshte nje “hiç po habili” si thone jugoret. Vendimi dhe kembengulja per te shkuar ne zgjedhje jo me kete qeveri gangstere-po te realizohej, do te ishte gati sa nje program politik.
problemi eshte kush do ta realizoje ate kembenguljen qe thua ti! Ndonje propozim?
I turret cdo fije bari qe kalon mbi uje…HAHAHAHAHA,
Berisha nuk eshte lodhur as nuk terhiqet zvarre nga askush.Kur fliste Spahiu per bashkim kombetar asnjeri se pirdhete Kreshnikun e mashtrimit mirpo nje here foli Berisha dhe u tunden te gjithe.Kjo tregon peshen dhe forcen e Berishes.Mirpo mue po me dhimset Mero Baze qe eshte ne panik se shume mire e ka kuptue se Rama pra padroni i Meros nuk vjen dot ne pushtet.Mero e dine shume mire se Ramen nuk e qas njeri as nga nderkombetaret.Para dy ditesh drejtorin e Paton Boges ne kete gazete Mero e quante Ndyrsire qe mbeshtet udheheqesit dhe rregjimet autokratike por qe hyne ne zyren e Obames me lirshem se sekretaret e shtetit.Kjo ishte nje deshprim i Rames dhe Meros qe nuk mbeshtet Obama Ramen ne keto zdhedhje dhe u hakmoren sipas idese te tyre.Pra sipas Meros Ndyrsirat me te medha pranohen nga Obama qe indirekt donte te thonte se edhe Obama nuk eshte me i mire.Cfare budallalleku .Kjo ngjason me luften qe mund ti beje nje plesht nje Elefanti.Keshtu ishte indirekt edhe sulmi Rames me Meron per Obamen si e pleshtit me Elefantin.Meros ju mbaruen shpifjet dhe rrenat.Tashti sajon se po vjedh ate qe nuk ekziston Berisha.Po vjedh programin e Ps nje program qe nuk ekziston.E vetmja qe ka Rama ne program eshte :Te behet kryeminister.Mirpo Rama me Meron e kane kuptue se Berisha do jete edhe 4 vite Kryeminister dhe po thrrasin se na vodhi idete e programin se po na kopjon pra Kryeministrin si funksion.Mirpo Rama jo qe kryeminister nuk do behet dihet por do humbe edhe postin e Kryeopozitarit.Dilema eshte se kush do jete kryeopozitari nga Ps e ardheshme.Kete po pret te kuptoje Mero qe ti shkoje nga pas.Prandaj Mero nuk po i thur shume levdata Rames se e ka kuptue se Rama eshte ne fund te karrieres por po pregatitet per servilizmin e rradhes pasi Berisha nuk e afron me Meron.Aferim Mero se qershori erdhe.Zoti te mbledhet mendet e krese se rrezik tash po perfundon ne psikiatri.Mos o zot ku e gjejme ma shokun tend.
Ore ti qe mbase padrejtesisht mban emrin kelmendasi,Kreshnik Spahiu per te cilin nuk kam ndonje konsiderate te vecante mund te thots cte doje sepse ka vetem celesat e kashtes ne dore por te thena nga kryeministri dhe kryedemagogu i Shqiperise,atehere gjerat fillojne e behen serioze dhe kerkojne reagimi e nderkombetareve pastaj.Nuk eshte njelloj sikur te dale ti thoje kryeministri i Greqise ato qe thote agimi i arte i motrave te tyre,apo qeveria e Kosoves ato qe thote e ben Vetevendosja
Por mire more zoteri si flet me kaq kompetence qe programi nuk ekziston?
Nuk eshte pjese e programit taksa progresive? Po shendetesia qe do te ndryshoje? po Heqja e TVSH per bujqesine? Po heqja e akcizes se naftes per bujqesine? Po programi per sportin? Po per rendin publik?
Nuk jane keto pjese programore qe tregojne se si do te qeverise opozita?
Detajimi i tyre te siguroje qe eshte bere nga specialiste ne grupet e punes per cdo sektor. dhe ky detajim eshte bere duke filluar qe nga bazaligjore qe do te ndryshoje deri te menyra se si do te implementohet. Te gjitha jane llogaritur mbi bazen e kostos qe nevijitet per zbatim dhe dhe sa i kushton buxhetit te shtetit sikurse sa jane te ardhurat qe gjenerohen. Une jam nje nga anetaret e grupeve te punes per nje sektor te caktuar. Te them nje gje qe pas analizes qe i eshte bere sektorit, si dhe duke shfrytezuar edhe Progres Raportet e KE ne vitet e fundit (analizen qe KE i ben Shqiperise se ku ndodhet ne raport me te)jane percaktuar nderhyrjet sipas nje shkalle rendesie me kostot perkatese. Jane ato qe do te behen menjehere dhe te tjera nje cike me vone pasi edhe shume nderhyrje jane te lidhura me njera tjetren. P.SH. eshte si puna e ndertimit te nje hekurudhe. ndertohet ne filim pjesa Tirane-Durres dhe pastaj pjesa Durres -Fier. nuk mund te ndertosh Durres -Fier dhe te pretendsoh te shkoh nga Tirana ne Fier, kur mungon pjesa e pare e hekurudhes. Shpresoj te kesh kapacitetin ti kuptosh. Natyrisht Programi i PS nuk do te coje qe ne fund te 4 vjecarit Shqiperia te jete ne te njejtin nivel zhvillimi se vendet e BE, pasi per nje gje te tille nevojiten fonde te jashtezakonshme dhe kohe, pasi Shqiperia eshte vite drite larg nga BE, por reformat qe ky program mundeson, nderhyrjet qe ben e cojne Shqiperine shume me afer me BE. jane ne drejtim te BE. Mundesojne zhvillim te sektorit privat qe eshte lokomotiva e ekonomise. Shteti ka per detyre ti krijoje kushte privatit, privati zhvillon vendin.
Bamir Topi eshte aq shum Autokton Tiranas aq sa jeni edhe juve zoti Baze.Bamir Topi eshte nje familje endacake nga Dibra ,nga andej e ka prejardhjen dhe jo nga Tirana,Tiranas puro apo autoktone jane vetem nje grusht njerezish dhe asgje me shum.Rrofte Heroi dhe Legjendari Berisha dhe poshte Janullat Greke.
Popull, Bamiri e ka nenen nga nje dege autoktone Tirane perpara se Magelani te zbulonte Ameriken.
Topi eshte i kritikushem per gjera te tjera qe nuk kane lidhje fare me origjinen e tij.
Mentar, hero eshte Adem Jashari dhe jo ai qe e burgosi ate.
Strategjia e saliut
saliu ka merakun ne pasurite e medha qe ka fshehur dhe qe para gjyqit i dalin shume mekate,ndaj ai do largohet fshehur ne vend sekret pasi te siguroje qe ai vend e mbron.
Hiqet sikur po lufton per begatim,realisht ai ka plan tjeter.saliu per surpriza s’ka te dyte.
Vertet Berisha tani ka mbetur “lakuriq me duar ne xhepa”,por ky njeri eshte aq i poshter sa do sajoji ndonje gje qe ti hedhi trut e gomarit ketij mileti, se dihet qe elektorati shqiptare (nje pjese e mire) kur vjen momenti genjehen me ndonje 100 Euro apo me ndonje thes miell dhe nuk shikoin me larg.
Gjeja me ideale do te ishte te shkohej ne zgjedhje pa berishen,se ky njeri i sprovuar ne fushenn e vjedhjes se votave do filloi te beje ceshte e mundur qe nga manipulimi i listave,transferimi i njerezve,presionet,dhenia me marifet e pasaportave ne kosove,serbi,maqedoni apo mal te zi,se ministrin e rendit e ka te dubluar qe nga ministri,zv/ministri F.Pone dhe A.Ristani dhe deri ne baze. gjithashtu do perdori shume edhe gjykatat per ne fushate apo te burgosurit.
@Hajdut votash me te madh se ILIR META nuk mund te gjendet ne Rajon. Monika qurrashja i vodhi votat ne Kombinat apo jo? dhe skraparliu qe beri kete trimeri eshte shperblyer sistematikisht…
Po per cfare lesh studentash te Dhjetorit flet ti.Me rezimin e Enverit,gaboheni.Ate nuk e rezoi populli.Shume u fryte.Ajo levizje qe e quan demokratike,ishte vetem nje levizje e fekaleve te ketij vendi.Kundermimi i saj do na shoqeroje deri ne pafundesi.Tani po flasim per rezikun qe po i kanoset e vatres se saj kryesore,autobotit te mutit,Sali!
Spahiu dhe Topi e testuan plakun dhe e futen ne territore delikate ku ai si GJITHMON fut hundet dhe do te duket sikur i bie gjoksit i pari.Aty humbi bazen e simpatizaneve te thjeshte te Demokrateve ku figura deputetesh te shkelqyer filluan te distancohen dhe ata qe donin ti flisnin qe te ulte tonet e “burrerise”, ai si gjithmone mbylli veshet..Ate pjese ai e di qe e ka humbur dhe e ka bere gjithmone para zgjedhjeve duke sjelle “njerezit” qe “i njef”..
Problemi me serjoz qe ka Mero eshte kjo…Ai thashethemaxhi, qe ka hedhur vrer aq shume per programin “Marksist”, qe e ka beshtyre ne ajer, tani e ka te veshtire ta hapi gojen ta gelltise ate qe beshtyu..
Intelektualet dhe njerezit serjoz qe po degjojn programin (perfshi ketu dhe demokrate), po mendohen dhe po thone ne vetvete: “Ky nuk qenka “ai” programi i tmerrshem qe po na thonte lideri yne”…Keto qe po shpalos Edi Rama jane vertete hallet e popullit dhe problemet jane aq SERJOZE, sa nje program eshte THELBESORE…Plaku i rrjedhur nga paniku, duke pare qe njerezit po degjojne programin e nje jete tjeter me diferenca galopante ku ata ndjehen te rendesishem ne shtet dhe jo te braktisur, po perpiqet tani me ze me te larte se opozita dhe me nje VENDOSMERI (duke rrokur doren e majte ne ate “podjum si kryetar bashkie”) po ben te njejten gje sic beri me Topin dhe Spahiun..Opozita s’duhet te jene nervoze per asgje sepse populli po e merr mesazhin e nje programi nga nje person tjeter me i ri, me i zgjuar, me i kuptushem, me me perspektive dhe me e rendesishmja, NGA AI QE I BESON ASAJT DHE JO E PERGOJON..
E degjova me vemendje Saliun te fliste ne nje inagurim dhe pa dashur,duke bere nje premtim absurd,sic e ka zakon,tha dhe shprehjen:sigurisht nese do votohemi.Pra…ka filluar te mendoje se mund te mos votohet me.Nje shkendije vetedije qe i shpetoi dhe qe per mua ishte shume domethenese.
Z. Mero, kurre mos e nenvlehtesoni Sali Rame Berishen. Ketij personi ja kam hequr vizen nga momenti qe e beme President te Shqiperise. Ne momentin qe u be President duhej te terhiqej nga PD, gje te cilen nuk e beri. “Presidenti eshte uniteti i kombit”, dy jave pas zgjedhjes se tij Saliu filloj te luftonte kunder “komunisteve” duke konsumuar vepren penale te “tadhtise” e parashikuar nga kushtetuta e shqiperise. Nuk kemi pas nevoje te merremi me Sali Rame Berishen edhe sot pas 23 vitesh. Duhej ta tredhnim sa pa u forcuar. Po shume kenaqeshin kur binin viktimat e Sali Rame Berishes nga persekutimet politike duke filluar nga 1992. Prandaj beni kujdes! Sali Rame Berisha perfaqeson nje rrezik serioz per jeten pronen dhe lirine e qytetareve. Ky person e din se do te perfundoje ne burg te perjetshem, kjo e ben shume te rrezikshem, keshtu ben te rrezikshem edhe ndjeksit e tij. Se zbutet Sali Rame Berisha do te thote se ka bere ndonje marreveshje te fshehte me Edi Ramen, Spahiun, Topin. Marreveshja eshte komprementimi me shuma te medha. Blerja e opozites do te jete fatale dhe vetem se shtyhet data e luftes civile.
Berishizmi,i cili ne fjalorin politik te Ballkanit po sidomos te Shqiperise,do njihet si nje semundje dhe sindrome e pasherueshme politike.Por per fat te mire edhe pse eshte ngjitese nuk i kap te gjithe dhe kjo per merite te semundjes e cila kerkon kushte specifike trupore dhe mendore.Kjo sindrome mori me merite emrin e te parit njeri qe ja ngriti lart emrin kesaj semundjeje,Sali Berisha,nje miks jo normal dhe deri diku i cuditshem trupor dhe mental.Nuk dua te bej kronologji veprimesh pasi ato shumica dihen qofte edhe nga pasojat qe lane pas duke vecuar ato te vitit 1997,por thjesht do te rendis disa veti dhe karakteristika qe duhet te kete mbartesi i sindromes Berisha(por asnjerit mos ti shkoje mendja se do i afrohet ndonjehere origjinalit,ketu jam dakord me Joze-fenden).
Po te pakten ky milet di ti dalloi se nga ka ardhur kultura dhe qyteterimi me pare ne shqiperi, nga KELMENDI e VUCIDOLI apo nga KORCA,PERMETI,GJIROKASTRA e VLORA.
Ne si Shqiptare duhet te jemi krenar per te gjitha krahinat tona,qofte edhe per Vucidolin e sidomos Kelmendin pasi eshte derdhur gjak i paster shqipatresh qe ato treva te mrekullueshme te mbesin pjese e Shtetit tone e te mos gllaberohen nga serbomedhenjete.Duhet te jemi krenar per Shkodren,motorin perendimor shqiptare ashtu edhe per Permetin e Frasherllinjve te mire e te ndershem,te zgjuar e patriote.Duhet te jemi krenar per Korcen e kultures ashtu edhe per Dibren e Kukesin.Duhet te jemi krenar per Vloren tone te Pamvaresise,te Isailit Qemalit,Selam Musait e sa e sa patrioteve qe ka pjelle kjo toke trimash,per Gjirokastren ,Durresin ,Tiranen ,Kavajen ,Lezhen ,Lushnjen e Fierin,…Veriun e Jugun,Lindjen e Perendimin,per cdo pellembe toke Shqiptare e cila eshte lare me gjak deshmoresh patriote te atdheut…..cdo perpjekje per te ndare e per te bere krahinorizma nuk ben asgje tjeter vec se con uje ne mullirin e armiqve te Kombit tone.Shqiperia eshte nje dhe e shqiptareve qofshin ata nga Vicidoli a nga Konispoli nga Dibra a nga Dhermiu nga Erseka apo nga Shkodra
Se cfare ka pjelle kjo toke ne cdo pellembe te saj nuk po rri ta shpjegoj tani por te jeni te bindur se jane shume ata qe i kane dhene ketij Kombi dhe ja kane zbardhe faqen kesaj Shqiperie dhe ata jane gjithandej nga te kater cepat e Shqiptarise
Eshte me se e vertete thenia: ” UJKU I PLAGOSUR EGERSOHET EDHE ME SHUME KUR MERR PLAGE !” BERISHA tashme eshte ne momentet e grahmes se fundit, i dalin para syve mekatet qe ka bere ne keto tete vjet qeverisjeje,e di qe salla e gjygjit per ‘te i ka dyert te hapura dhe vetem frigohet per nje gje :-Te shkoj atje me kembet e mija , jo me barrele si Mubaraku !”
Ore KELMENDAS ti nga menyra sesi shprehesh mase je SHQIPTAR por ne gene do kesh ndonjeçik sllavizem se une tek SALIU NUK SHIKOJ NDOJNE INTELIGJEC QE TE PAKTEN TE HARI TE MESATARJA nuk ka nje mendim progresiv vetem shan te tjeret u vjedh eksperiencat sa eshte aq budalla sa futet ne toke te minuar si thote njeri me larte, e filloj me gjuetin e shtrigave kunder kundeshtareve beri luften civile ulidhe me SERBET beri kontrabande me ta ne kuriz te SHQIPTAREVE TE KOSOVES ,partin e beri private ne sherbim te familjes,detin ja u fali GREKERVE se kan pak ata, dhe te besh nje konkluzjon SALA NA DEL SLLAVORTODOKS SI GREKET DHE SI PUNA JOTE.Para ketij sllavokomunisti eshte e kot te zesh ne goje MERON e te tjere.
O injorant.Te pakten Sali Berisha eshte mjek.Ashtu sic shkruan ti del qe ke nje koeficent inteligjence
gati zero,keshtu qe nuk mund te japesh gjykime per inteligjencen e te tjereve,qofte edhe per
Ymer Bazen.Nuk thuhet “te hari te mesatarja” por “te arrije”.Fillo hap ndonje liber se s’ke bythe per politike
O alibab,me ndje qe po nderhy,mjek nenkupton nje person qe sheron njerez ndersa ky po e semur kete popull nga dita ne dite pa meshire fare ,vetem mjek qe nuk mund te quhet ,mjek nenkupton nje njeri qe e respekton mendimin e tjetrit,qe flet me respekt per kundershtaret e nuk i konsideron armiq,mjek nenkupton nje njeri qe respekton gjuhen e tija e nuk del ne sy te botes te flase gjuhe te huaja qe kujton se i di e ta qeshe bota(miku i tij Berluskoni e justifikoi me ironi: e ka mesuar italishten nga televizori) e pa u larguar shume nga profesioni i mjekut ,mjeku nuk lejon qe vendi i tij te behet kosh i mbeturinave radioaktive te Evropes por perpiqet qe femijet e ketij populli te rriten ne nje ambjent te paster e plot oksigjen…
Berisha kurre nuk ka patur asnje strategji pushteti, ai e shef marrjen dhe mbajtjen pushtetit, vetem me ane te forces, se vetem ate metode njef dhe ska si te beje ate qe kerkon nje shtet demokratik se ate metode ai se njeh.
Ideja e tij se po te poshterosh kundershtarin, mund te fitosh, eshte ne fakt nje metode e vjeter qe vjen nga komunizmi dhe seshte aspak nje shpikje e tij.
Ky ben vetem kopjime dhe kaq, se sheh se ato metoda qe te tjeret kane shfaqur ne publik, ai kerkon ti pervetsoje te gjitha per vete, dhe harron se pak me pare ai ka qene kunder shume ideve qe kane dale nga te tjeret dhe qe ky, i ka marre jo per ti vene ne zbatim, por per ti lene te tjeret pa argumenta, kjo edhe fale televizionit publik qe si asnjehere tjeter, na eshte neveritur, dhe neveritja ka arritur deri ne ate faze, qe kur te zhduket nga faqja e dheut Sali Berisha, duhet edhe ata qe punojne aty, dhe qe neser do te thone, se skishim cfare te benim, ti lesh te gjithe pa pune, le te shkojne te kapin edhe lopaten apo te shkojne neper semafore, se jane bere shume te neveritshem ne punen e tyre.
…saliu eshte gjarper.. ne kete pike te gjithe bien dakort..
Duke qene gjarper fati i tij eshte te zvarritet…keshtu ka filluar e keshtu do te perfundoje.Sot ai eshte gjarper i jargavitur..me jarge po e shtyn.
Te gjithe po zvarriten…shikoni fevziun…bregun e te gjithe..kane arritur ta hane turpin me buke .Ju qofte fundi i shpejte se degradimin e kane arritur.
p.s lexova disa komente te perfituesve te saliut…mundohen ta ngrene ca saliun; ti japin ndonje vlere…edhe kjo per ta shtyre behet..ZVARRITJE..
Dhe une jam dakort me komentuesin “anonim”.
Berisha nuk po terhiqet zvarre por po ben nje vallzim “dancing with stars”.Ai tashme liroi ne 8 shkurt nga burgu 2 vrasesit qe i urdheroi vete ne 21 janar 2011.Pas ketij veprimi makaber eshte berisha qe po terheq zvarre ediramen,bameitopen,nikspahiun,familjet dhe jetimet e 21 janarit dhe gjithe te perveluarit e gerdecit mero bazen dhe ne lexuesit e tij.
Kohet e fundit zoti Mero po na zhgenjeni me keto artikuj te vaket dhe qe corientojne opinionin.
Dy-tre vitet e fundit keni marre permasat e nje heroi popullor dhe keni qene nje shprese per rrezimin e berishes por po gaboheni rende qe po pretendoni te rrezohet me vote.
Kam pershtypjen se USA & BE kane vendosur qe te lene Berishen qe te fitoje perseri ne 2013 per aresye stabiliteti dhe sepse ai ka firmosur kontrata miliardash me mafjozet e plehrave,armatimeve,energjise,bankave,energise,naftes etj.
Dalja e arvzuse me dy ambasadoret e tjere per te vene per “shpatulla per muri” berishen per ceshtjen e tre ligjeve dhe per nacjonalizmin eshte nje komedi e ndyre me regjizore lobin e tij ne washington qe jane aq te fuqishem sa te mbulojne dhe vrasje mafjoze si e kosta trebickes ose te neutralizonin me suksees 21 janarin ne favor te gjakatarit berishe.
E konsideroj ndryshim kursi te zotit Mero kete qendrim dhe idete e tij qe berisha po shkon drejt fundit.
Mos harro i nderuar Mero se thesin me para qe nuk e moren vellezerit e deshmorit hekuran deda kane shkuar dhe jane pranuar tek ata qe i heqin imazhin dhe gjakun nga duart e tij para shtepise se lyer me ngjyre te bardhe.Mos harro fuqine e podestave.
Me cfare ka bere berisha vetem egzekutimi shembellor si puna e demonkratit hajdari i lan hesapet.Puna e pare kur hap komjutrin shikoj se mos ka ndonje lajm se a e kane vrare sot..
I Have a Dream
Si filim duhet t’ia mbushin mendjen vetes te gjithe qe
Sala nuk po zvarritet.Jo zoterinj.Sala ne prag zgjedhjesh
vetem lepihet.Sala nuk ka as program dhe as ideali.Shi
feni.Ne nuk kemi qeveritare por SUNDIMTARE,nuk kemi
pushtetare por PUSHTA.Synimi i tij i vetem ka qene dhe
eshte sundimi,varferimi i te gjitheve dhe ne fund manipuli
mi.Kujtoni Namik Vebi Fadile Hotin.Njerez jeni vigjilente.
Ne anet tona ne mort na thojme “mos ju rafte me harrue”
Sala eshte i paparashikueshem ne pisllekun e tij.RUHUNI
Kjo “Zvarre pas te gjitheve” nuk eshte gje fare para asaj qe do t’ merret Zvarre nga te gjithe pas 23 Qershorit.
Le te thuhen e te shkruhen te gjitha. Problemi eshte i qarte.
Berisha, duke qene i zhytyr ne korrupsion bashke me familjen e tij, normalisht qe e pret nje denim maksimal. Dhe normalisht qe ai do beje te pamunduren per te mbajtur pushtetin.
Do beje pazare elektorale? Pa diskutim.
Do beje presione e kercenime? Pa diskutim.
Do vjedhi Saliu votat? Pa diskutim.
Do ndjelli terror nje muaj para zgjedhjeve? Pa diskutim.
Do jete gati te shkaterroje vendin? Pa diskutim.
E pra, te perpiqemi si te tilla gjera te mos ndodhin.
Fatkeqesi e madhe per ate vend e popull qe ka akoma nonje kelmendas ca mentare e ca zagare qe duke perfituar nga priviligjet e pushtetit diktaorjal te sali berishes i thurin hymne keti kriminreli, qe meriton jo te terhiqet zvare i vdekur por te terhiqet i gjalle, per demin e madh qe i ka shkaktuar demokracise te brisht ne shqiperi, instalimit te diktatures, kaosit, varferis, dhe pasiguris per jeten. Populli ka sy te shikoj, ka veshte degjoje dhe duhet te krahasoje mashtrimin, mburjet e saliut, premtimet dhe genjeshtrat, me gjendjen aktuale se si ai perballon jeten e perditeshme, cfar sigurie ka per jeten, si i perballon cmimet dhe faturat e ujit, drites, vizitat tek mjeku dhe ilacet dhe pastaj ti besoj atyre qe thot sali berisha.
Mbani shenim : Ne mos deri me 22 me 24 qershor Sales i bie pika . Ai vdes fizikisht .
-Para 23 qershorit vdes nga qe do tja presi Europa e Amerika: Na cave koken !
Ne mos po :
– Pas 23 qershorit vdes se do ti thote kabaja ” na cave bithen”!
Vetem te analizosh 4 lajme te sotme eklipsohet dhe bie poshte ky editorial i zotit Mero se Saliqenberisha po shkon zvarre dhe po jep shpirt.Numri i paket i komentuesve dhe niveli i komenteve te tyre vertetojne se berisha eshte akoma teper agersiv dhe i perkrahur 100% prapa perdeve dipllomatike
a-caktohtet gjykata e apelit me drejtues Ndrec Tomen Ndrecen per te vazhduar procesi i perdhosjes se 4 martireve te 21 janarit.
b-Partia Socialiste me nje qetesi kriminale njofton per 65 mije dublime emrash dhe gjysem milioni votues pa adrese.
c-vazhdon tallja e bythes nga berisha duke lojtur komedine se eshte kunder amerikes per votimin e tre ligjeve te leshit
d-ambasadori arvizu vazhdon te luaje rolin si ciceron personal i podestave dhe wisnereve duke u kujtuar shqipove se do perveshi pantallonat dhe breket nqs eshte nevoja si nje samurai i vertete ne qershor 2013.
Kjo eshte te kapesh pas mustaqeve te çelos or ALIBABA ,un kaloj kohen se jam pa pune nuk bej provime ne diktim qe te korigjojne te tjeret zanati im eshte shofer.