Nga Pëllumb Kulla
Për luftë të vërtetë, nuk është fjala, për egërsi të pakufishme po!
Qeveria e sheh Opozitën me formatin enverian, si kontigjent armik të popullit mbarë. Është trashëgimia ogurzezë e Hoxhës, që armiqtë e brendshëm i shihte gjithmonë më të rrezikshëm se ata të jashtmit. Dhe në fakt, sa qe gjallë, ai vetëm kundër tyre luftoi.
Opozita tek ne nuk shihet si një alternativë, si një gjysmë tjetër e shoqërisë në një vend të përbashkët gjeografik, me të cilën jo domosdo je gjithmonë në harmoni. Opozita nuk është veçse një grupim shemër, me të cilën jemi në garë. Por në këtë hise të dheut, nuk na ze gjumi, si e si ta mundim atë, jo duke ia kaluar por duke e asgjësuar. Tamam sikur në një pistë vrapimi ta siguronim fitoren duke i vrarë që të shtatë atletët e tjerë që rendin bri nesh.
Opozita për ne është e rrezikshme, ngaqë përbën shpresë më shumë se ne, që tashmë e kemi shfaqur se sa të zotët dhe sa të ndershëm jemi. Dhe kur jemi kaq katran sa jemi, atëherë populli mund të shkojë me kundërshtarët tanë, jo se ata mund të jenë më të aftë, jo se ata bëjnë premtime mashtruese, më joshëse se tonat , por sepse ky popull neve nuk na duron dot më.
Atëherë ç’na mbetet? Na mbetet t’i pikturojmë politikanët kundërshtarë si djallin vetë. Krijojmë një fushë emocionale të tillë, për ca armiq të atdheut, kundër të cilëve japim kushtrimin: o burra, ta mbrojmë! Ngrehuni të gjithë, se na zaptuan!
Këtë radhë njeriu që i ka ngulur thonjtë në grykë demokracisë e ka më të vështirë garën. Duke i bërë vend Nanos, në oborrin e tij, ai ia hoqi vetes mundësitë krahasuese me qeverisjen e fundit socialiste, me atë tetëvjeçar vërtet korruptiv dhe rrënues. Tani kryeministri qan me lotë avantazhet që i jepte retorika e opozitarit, sulmet e tij breshërore kundër qeverisë në fuqi, se tani është ai vetë fuqia dhe qeveria! Tani premtimet e tij, – të cilat ai ka një huq që nuk i mban kurrë! – nuk e frymëzojnë dot as atë vetë. Ai mund të premtonte rreshje të arta kur të vinte në qeveri, por ai në qeveri është! Dhe nuk ka se qysh të vijë, pa ikur!
Atëherë Berisha shpluhuros edhe një herë gogolin e komunizmit. Nuk skuqet hiç që vitet dalëngadalë rrjedhin, dhe po e evidentojnë atë si të vetmin komunist të mbijetuar në tërë trojet e ish perandorisë lindore. Ai vuan nostalgjinë e tingujve të çjerrë, por megjithatë të bukur, të zërit të tij, kur sulmonte Bllokun dhe bllokmenët dhe populli i vuajtur, ia përpinte fjalët! Le të ishin të çjerra! Bllokut dhe bllokmenëve ai nuk u preku qimen dhe të vjen për të qeshur kur premton se do ta nxjerrë pallën tani, kundër ca njerëzve, që ai i cilëson bllokmenë, por që, gjynahqarët i kanë shkelur për herë të parë trotuarët e Bllokut aty nga fundi i vitit 91, shumë vite më vonë pasi Berisha i pat shkelur vetë ditpërditë. Dëgjoj shprehjet e përsëritura deri në mërzi të këtij njeriu dhe kam filluar vramendjen: ore, çfarë kuptojmë me fjalën Bllok? Blloku ishte i lemerishëm me ndërtesat e tij të bukura, apo me njerëzit e tij të shëmtuar me pushtet? Ndërtesat po i përjashtojmë nga fajësia. Po tani, më 2013, kush janë njerëzit e shëmtuar me pushtet, dua të them cilët bllokmenë po u marrin frymën shqiptarëve? A është më shumë bllokmen i biri i profesor Hamit Beqjes, apo ai i profesor Sali Berishës?!
Atdheu në rrezik! Kjo klimë e ndihmon kryeqeveritarin të duket mbrojtës i përkushtuar i tij, dhe për këtë sajon dhe i bën tëra hilet që ka bota, vetëm e vetëm për të mbrojtur kët’ atdhe nga pushtimi që i kanoset prej Opozitës, zgjeruar tani frikshëm me partitë e reja të FRD-së dhe Kuqezinjëve. Me moton “atdheu në rrezik” ai prêt të shpërblehet me lotë mirënjohjeje për tëra hilet, të vjetrat dhe të rejat: spostimet e fallsifikuara të njerëzve, popullimin me zor të Kukësit, vërshimin e kosovarëve për të votuar e shpëtuar tokën mëmë, numërimin e shtrembëruar të votave dhe të gjitha pisllëqet. Në kushtet e reja këto janë armët. Ato duhen parë jo si hile, por si mjete të luftës patriotike! Vetëm e vetëm të mbrohet atdheu nga … Opozita!
Le të vijnë e të paralajmërojnë në foltoren e parlamentit, jo një por, dhjetë Hillarira, dhe le të japin shëmbull, se deri ku u zgjat konflikti i saj me Obamën e ku filloi bashkëpunimi i tyre luajal. Zonja Topalli nuk i ka veshët për Hillarin, se ajo e di vetë cilin profet duhet të dëgjojë! Hillarit i qoftë rruga e mbarë, Jozefina ka mësimet e Vladimir Iliçit të saj! Darka e bukur e dy kandidatëve për presidentë të Shteteve të Bashkuara në kulmin e fushatës zgjedhore, këtej nga ne merret si një mësim për t’u hedhur në kosh. Rivalët për postin më të pushtetshëm në botë, në një natë të tërë trokitën gotat, thumbuan miqësisht njëri tjetrin dhe aq. Por ky për ne, nuk është shëmbull. Në djall të venë Obama dhe Romney! Edhe Berisha do të vepronte si dy kandidatët e shquar, por mjerisht, kandidatët përballë Berishës janë armiq të kombit shqiptar.
Në djall Obamat dhe Klintonët! Ata nuk janë në të tilla gjendje lufte, prandaj kanë lluksin të emërojnë ministra nga Opozitat e tyre! I shoqi demokrat i Hillarit, kur udhëhiqte ShBA, emëroi Uilliam Kohenin republikan, ministër të tij të mbrojtjes! Jo më larg se pardje Obama caktoi dhe i miratuan një ministër tjetër mbrojtjeje, Çak Hagelin, po nga pala e Opozitës! Po a mund të përfytyrohet tek ne një lëvizje e tillë?! Rrethuar nga armiq opozitarë që i duan varrin vendit, ti veçse me njeriun tënd të besuar mundesh, fjala vjen, të ngresh fshehurazi një punishte që të zhvidhosësh predha, për skrap dhe barut. Dhe kjo, jo për të abuzuar me shitjet, por për të siguruar ca kapital financiar për partinë, e cila është e vetmja garante e lirisë së atdheut dhe e shpëtimit të tij nga … Opozita! As që bëhet fjalë ta kesh ministrin e mbrojtjes nga ajo opozitë dhe ta urdhërosh të blerë, fjala vjen, ndonjë aparaturë të sofistikuar, për të përgjuar në dobi të mbrojtjes së lirisë së nënshtetasve! Cilin të përgjosh? Ministrin vetë apo shokët e tij të partis?! Kështu ti do t’i hiqje vetes një nga bukuritë më të magjishme të sundimit: përgjimin e kundërshtarëve dhe sidomos, sidomos të bashkëpuntorëve të tu!
Jooo! Mund të thuash sa të duash që froni i Presidentit amerikan është më i larti më i çmuari, por besa jo, kurrë më i çmuar se ai froni aty, në një zyrë tetë metra për tetë metra, diku në një kat të dytë! Në fakt, për kryeministrin e sotëm ai është atdheu! Mos e ndiqni në përfytyrimet e zgjeruara, ku mundohet t’ ju tërheq ai, në Prevezë, Tetovë , Mitrovicë e gjetiu! Atdheun ai e ka aty në ato gjashtëdhjetekatër metra katrorë, në atë ndërtesën me pllaka mermeri, rrethuar me kangjella, përballë ish selisë së Komitetit Qëndror.
Shqiptarët presin tani një debat televiziv, por Berisha është aq i zgjuar sa ta kuptojë se nuk ka asnjë zgjuarsi debatuese dhe nuk do të dalë kurrë të përballet me askend. Do të bënte vetvrasje. Ai del fitues vetëm në një sallë me të vetët, ku ai flet dhe të tjerat dëgjojnë. Dhe nganjëherë qeshin aty, ku u jep urdhër ai. Debat? Në asnjë mënyrë! Ky kryeministër e ka më kollaj luftën nga istikami! Dhe, bujrum! Le të vijnë armiqtë e kombit, po të duan! /Dita/
Sali Berisha eshte sinonim i injorances dhe mediokritetit, i njeriut qe ka bere perpara ne jete me ane te servilizmit, sherbetorizmit dhe spiunimit. Shqiptaret duhet te ndahen nga kjo monster e se keqes per keta 20 vjet. Tre breza diktatoresh_Ahmet Zogu – Enver Hoxha – Sali Berisha kane qene fatkeqesia e kombit per keta 100 vjet.
Titulli i shkrimit te jep nje pershtypje tjeter, nga ajo çfar ka dashur dhe shpreh qarte autori i nderuar Pellumb Kulla.
Nje titull tjeter do te ishte ndoshta me i pershtatshem.
mire e ka titullin , Sali Berish-OVIC eshte SHKA (SERB)
Ky me kete shkrim eshte shume qesharak ne cdo aspekt , por me qesharakja eshte kur i thote Sales komunisti i vetem i mbetur ne Europe–
Sala eshte politkani me i djathte ne Europe sic thone te gjithe te huajte dhe kjo duket nga programi ekonomik qe Sala ndjek , qe eshte nje program tejet ekstrem i djathte ….
__Ne fakt Sala, gabimi fatal qe i beri Shqiperise ishte se ne vitet 1992
emeronte karagjozet e estradave shqiptare ne krye ta ambasadave tona …..Ndaj edhe propganda pro shqiptare ne vendet europiane dhe vecanerisht ketu ne USA ishte e pandjeshme fare..
_-Tani Sala , e ka shume mire luften ndaj opozites dhe natyrisht do vazhdoje propaganden per antikomunizmin se ajo i vjen me pershtat per ta luftuar opoziten
_-Se te flasim hapur fare _-Kush eshte ai drejtues pushteti qe nuk do beje te pamunduren per te mbajt pushtetin , kur opozita betohet dhe sterbetohet se po erdhi ne pushtet do e fusi ne burg ..?
Eshte normale kjo lufte e pandershme qe ben Sala kur media e opozites sa here i jepet rasti ben thirje per gjak…..
Cdo reagim ka nje kunderveprim –Ligji i dyte e i Njutonit
Raimonda të respektoj mendimin. por mendoj se Sali Berisha nuk ka ide, pra nuk ka botkuptim, pra si i tillë është një provincial me disa gjuhë të huaja, të cilat do i vlenin si garson hotelim se për politikan është diktaor i neveritshm, ku përzihet botkuptimi komunistë dhe fondamentalist islamik i markës së Malokut injorant. shkurt o Raimonda Saliu nuk është as i majtë as i djathë, por një klloun i pashiqëve.
Ne jemi ndryshimi, për para
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html
Faleminderit Pellumb Kulla!
Berisha nuk e ka emrin apo individin armik, ai armik ka PS-në sepse nga PS del kundërshtari i tij. Ai nuk e quan kundërshtar kryetarin e PS, ai e quan armik dhe armiku duhet luftuar, armikut duhet nxjerrur të gjithë dhëmbët, gjoja me darët e ligjit. Sa ishte Nano kryetar i PS-së ai ishte armiku i popullit, tani është zoti Rama kryetar i PS-së dhe pretendent potencial për kryeministër, ai është armik i Shqipërisë, gjithnjë sipas kutit dhe interesave të Sali Berishes.
Sali Berisha për të marrë edhe një mandat ( merreni me mënd) edhe patriot e nacionalist bëhet. Ne e dijmë mirë se çfarë patrioti është. Ishte viti 1995, arritën një kontingjent jo i madh armësh në portin e Durrësit për UCK-në. Sali Berishes iu kërkua një kamion ushtrie për t’i transportuar armët deri në Bajramcurr, “nacionalisti” nuk e dha kamionin dhe ato armë mezi shkuan në vendin e dedikuar për 10 ditë rrjesht, me makin të vogla dhe gjithnjë duke u ruajtur nga ushtrët e NATO-s. As dy kg trotil nuk ka pasur guximin t’i jep për nevoja të UCK-së. Takohet me Bullatoviqin, me Arkanin, e thyen embargon duke “i shitur” naftë miqëve malaziasë, falë detin jon. Tani, sot ndërton miqësi të shkëlqyer( siç thotë vet) me Fazlliqin serbo-boshnjak. Pas të gjitha këtyre dëmëve që i ka sjellur Shqipërisë a mund t’i thuehet nacionalist apo patriot Sali Berishes? Ky edhe mund të paraqitet i tillë, por deri më 23 qershor 2013, më 24 qershor është miku i vjetër i serbo-malalazezo- boshnjakëve.
Me vjen shume keq per Z.Pllumb Kulla ,i cili shquhet per kritike reale ne shume shkrime. Por sot,ja ka fut kot plaku. Asht artikull i shkruem me zori, dhe kur te kape zorilja, aresyja mbetet pas bythes.
Rai,je munduar shume per te shprehur ne shqip dicka,por shqipja jote le shume per te deshiruar,aq sa te tradheton orgjinen.
Bravo Pellumb Kulla.Ne shqiptaret e kemi perdorur aq shume ate fjalen krenari,sa e kemi konsumuar fare.Tani s’na ka ka ngel gje tjeter,vec te degjojme perrallat e Berishes per demo-kar-cine,se per demokracin e vertete na duhet nje teleskop,per ta pare.
SE MJAFT NE ROBERI
O E MJERA SHQIPERI
O DJEM RREMBENI PUSHKETE
JA VDEKJE JA LIRI
VARI LESHT
Nje mik i imi ne Kanada me thoshte: Presidentja e Quebec ka qene nje grua konservatore. Kjo zonje eshte zgjedh para 3 vitesh. Para dy muajsh dha doreheqjen. Arsyja e doreheqjes ishte “se duhej te kushtonte kohe familjes, femijeve dhe bashkeshortit”. E pame dy here ne televizor, kur u zgjedh e kur iku. Saliu nuk largohet pa lufte ore derezi! Nuk largohet se ai eshte shqiptar! Rrace muti, rrace pisash, rrace barbaresh e te pabese, nuk jane ne gjendje te bejne asgje. Jane pa dinjitet kerkojne lemoshe nga Europa e Amerika e pabesisht vrasisht ushtare Amerikane. A ka shprese shqipria! Nuk besoj? Sidoqofte hapi i pare prerja e kokes gjarprit. Nuk besoj pasi opozita nuk premton reforma demokratike, nga ndryshimi i ligjit mbi partite dhe finacimi i tyre. Opozita duhet te jape shembullin pozitiv e te demokratizohet sipas modelit amerikan te lidershipit.
Une nuk lexoj kurre editiorialet e komentatorve politik Shqipetar,( ceshtje kohe ) njerez. Sir Meron dhe mr Spartak Ngjelen i lexoj me kujdes. Te tjereve ju lexoj vetem frazen ne fund te shkrimit dhe i marre vesh ku duan te dalin.
Shikoni si perfundojne shkrimet e disa syresheve:
“E kame fjalen per njerezit pa shpirt dhe pa dinjitetin e qenit, e kame fjalen per ata qe nuk vlejne as sa nje qen bulevardi, qe dhjet ne trotuarin para Kuvendit rruges kur hyn per ne Bllok.”
“Pas te gjitha ketyre demeve qe i ka sjelle Shqiperise a mund t’i thuhet nacinalist apo patriot sali berishes?! Ky edhe mund te paraqitet i tille, por deri me 23 qershor 2013, me 24 qershor eshte miku i vjeter i serbo-malazezo-boshnjakeve.”
“E kjo, dihet, eshte nje loje qe i intereson mafies ne pushtet. Ne mos, e shpikur nga kjo mafie.”
“Perfshi dhe Shqipnine tone te semure rende.”
“Mund te permblidhet ne ate qe evidentohet si leksioni i leksioneve per nje vend te vogel, por inteligjent dhe ambicioz.”
“Sidoqoft mr Berisha eshte dhe anti- Berisha. mr Berisha eshte dhe alter -Berisha. Ndaj waiting…”
Beppe ka te drejte njerez…
FORT I NDERUAR PELLUMB KULLA.UROJ TE JENI MIRE ME SHENDET DHE GJITHECKA TJETER.ME KUJTOHET,KUR NE KORIDORET E TEATRIT TE FIERIT(VITET’80) ISHTE PREZENZA JUAJ,NE TE RRINIM AFER PER TE QENE BASHKEBISEDUES ME NJE NJERI QE PENA E TIJ ISHTE(DHE ESHTE AKOMA) SA E MENCUR DHE THERESE.(DHE E KUJDESESHME GJITHASHTU PER TE MOS SHKARE NE “GABIME POLITIKE”).SHKRUAJ ZOTI PELLUMB,SHKRUAJ SE KY POPULL KA NEVOJE PER ARTIKUJ TE TILLE SE DUHET TI HAPE SYTE NJE HERE E PERGJITHMONE.SHKRUAJ PELLUMB SE JO VETEM “REALIZMI SOCIALIST” TE KA SHUME BORXHE POR EDHE REGJIMI I EGER DHE ANADOLLAK I SALI OBORRTARIT.MBASE DO TE VIJE NJE DITE EDHE DITA E SHQIPATRIT.NUK KAM C’TE KOMENTOJ PER ARTIKULLIN.E KAM STAMPUAR ASHTU SI SHUME SHKRIME TE TJERA TE TUAT DHE I RUAJ NE KASAFORTEN TIME.FALEMINDERIT.
Kesaj radhe nje bravo te madhe Pellumb! Ndoshta Saliu u ka dhene urdher mesuesve qe te mos e lexojne kete shkrim dhe ma merr mendja qe edhe ata jane bindur!
O Pllumo tregoje edhe njehere ate proverbin e gomarit se nuk i dihet mbase behesh prape ambasador
Pellumb Kulla me sa kuptoj une po pregatitet per tu prezantuar si kandidat per deputet. Sa per artikullin, qe nga titulli me duket sikur ke shkruajtur ndonje nga ato skeçet e estrades se Fierit. Nuk e kuptoj perse te duhet pa tjeter te merresh me politike. Politika do ta prishi ate imazh qe ka krijuar brezi yne per ty si: Pellumb Kulla, Mjeshtri i madh i humorit. Ndofta nuk te hyn me ne pune imazhi sepse eshte diçka virtuale,ka ardhur koha te shkembehet me te mira materiale. Pse jo dhe ti -deputet Pellumb Kulla-.
Pende e arte…Qenke nje demokrat I vertete..
Po ku je bre Kulla,keshtu e duan shqipot vence,shqiptarce, tu shkruash nuk kuptojne ndryshe ndaj te lutemi dendeso shkrimet e tua i ke te bukura me thumb atje ku vertet cfaqen si kodoshe.
Sa bukur e shkruan faktin se qysh saliu s’pranon ballafaqim me Ramen, te lumte pena.
Z.Kulla te falenderoj per shkrimin inkurajoz,eshte e kote me e zgjat me shume se te tjeret qe kane bere komente ti kane thene te gjitha,por une kam nje merak se si populli i kosoves i beson nje krimineli qe furnizonte ushtrine serbe pe te vrare kosovaret,o popull kosovar mos e degjoni me mos u genjeni per te ardhe me vote per Sali Sllobodanin.
Pellumb Kulla eshte personi, qe qartesisht shpreh ndryshimin midis asaj qe enderronim ne 1990 dhe asaj qe na gjeti pas ketij viti. Ai i ka dhene perjetesisht nder prejardhjes se tij, me te cilen kurre nuk ka bere pazar. Ndoshta perfaqesuesi me dinjitoz i antikomunizmit ne kete vend, i nje antikomunizmi qe nuk eshte asgje tjeter vec dashuri per njeriun.
Pellumb Kulla edhe sikur te kandidoje per deputet nga cdo parti qofte eshte nje nder qe do i behet parlamentit shqiptar ,nje ze intelektual ne ate zbrazestire te mbushur me injorante ,sikur te kishte shume si ai ne do kishim tjeter gjendje
Berisha eshte vrases.Nuk mund te ngacmojne nervin e asnje shqiptari keto fejtone te pellumb kulles qe ka qene nje nga te persekutuarit “e perkedhelur” ne kohen e enverit.Dhe ne kohen e saliut per merita se talli enverin e cuan ambassador ne OKB duke qene diplomati me i paafte ne shqiperi qe nga lindja e shtetit shqiptar.
Ato qe e mbajne kriminelin berishe ne pushtet jane pikerisht lobi i tij mafjoz ne ameriken e pellumb kulles me vellezerit podesta,wisner,tom ridge dhe nje detashment me biznesmene serbo-kosovaresh rrotull washingtonit dhe new yorkut qe lobojne tek senatore amerikane qe dihet kush jane.
Zoti pllum kulla
Nuk hiqet berisha as me votime as me keto aspirina tuaja qe ngjasojne me skecin “a doni me per belulin”.
Krye mostra e ballkanit do operacjon per ta zhdukur kete kancer te shqiperise jo keto perkedheljet tuaja.
Bravo, no comment! E ditke se si hiqet Berisha. Bravo no comment se qenke i nje mendje me shume nga ne se ai eshte vrases! Po nga ne p… te sateme e di qe ky Kulla paska qene ambassadori me i paafte ne Shqiperi? Mos je gje henri Kisinxheri?
jo vetem qe ka qene i paafte por dhe karagjoz dhe gafaxhiu me i madh.
nuk rrezohet ai regjim duke shkruar nga amerika kur berisha eshte “made in usa” i prodhimit 1990 ne kooperim me “zastaven” e beogradit.
po te jete se e do atdheun ky komediani te mblidhen aty ne amerike dhe ti drejtohen kongresit amerikan te denoncojne lobin mafjoz te tij ne wdc.
te shkruash akoma “rrefenja nga marika” vetem sa masterbon disa komentues ketu.
radikalist—
Ti ,loku dhe Rai nuk jeni dakort me Z. Kulla.
loku me sa duket si PD-ist i ka djegur shkrimi se autori kishte hedhur shume piper djeges,kurse ti de Roi nuk aritet ta kuptonit.
Edhe skeçet qe ka shkruar edhe artikulli qe ka shkruar kane te njejtin efekt,ashtu si skeçet thumbonin veset e atij rregjimi ,edhe shkrimi thumbon mentalitetin e Berishes.
Politika nuk do ja prish imazhin e mire qe ka ne brezin tone bile do ja shtoje me shume .
Je munduar te besh pak sarkazem po ke dale huq ,se te mirat materiale Pellumb Kulla i nxjere sa te hape gojen.
Ne frazen e fundit megjithese e ke thene si me “humor” po te shkau dhe e ke thene shume te vertet .
–Pse jo dhe ti- deputet Pellumb Kulla–
A nuk do ishie nje deputet me shume bereqet se sa shume dputete qe flasin nje here ne kater vjet.
Ke te drejte banija01, edhe kur thua se e kam thene pak me humor, por me shume te drejte ke kur thua:”A nuk do ishie nje deputet me shume bereqet se sa shume dputete qe flasin nje here ne kater vjet”. Jam plotesisht dakort. Do ishte nje deputet qe do i duhej parlamentit Shqiptar shume me teper se Alfred Peza, Erjon Velia,Fidel Ylli etj…etj…etj vargu eshte aq i gjate(ne te dy krahet) sa nuk mund ti permend te gjithe, gati-gati do isha dakort me nje ndryshim radikal te parlamentit Shqiptar. Sa per dijeni jo pa qellim e kam vene pseudonimin “Radikalisti”.
Kush lexon pacavuren e CILIT ne mapo sot(dje) do ta kuptoje me mire se nga i vjen e keqja ketij vendi. Fenomeni CILI, ai i burracakeve te felliqru pa din e imam, brekegrisurve provincial qe e duan kete vend si kenete te qelbur se vetem ashtu mund te ekzistojne, te zhgerryer ne balte.
Vete Berisha (Hoxha/Nano/Meta) nuk do te ekzistonte nese nuk do te kishim te tille vemje te peshtira, sherbetor te regjimeve – madje e gjithe “filozofia” perdhunuese, poshteruese e tinzare e Berishes eshte e bazuar tek individe te tille qe perbjne edhe shtyllen e cdo regjimi diktatorial.
CILi (dhe te ngjashmit) duket i frikesuar dhe po pergatit pirueten e rradhes – dhe ne fakt i ka dhene me kohe shenja te qarta se po e braktis Berishen dhe po pepriqet te filtroje me Ramen (gjoja per rotacionin e duhur plitik – Henry si palikar “biznesmen pragmatist” po ju bashkoka gjoja opozites vetem per hir te intersave te larta te kombit.
Ne gjithcka qe Cili shkruan (si dhe ne kete shkrim) mund te merresh pothuaj me cdo fjali te tijj dhe te gjesh mufka pa mase dhe dhe nje mungese racionaliteti te nivelit adoleshentar.
E thene kjo (though)Cili e ben kete per nje qellim edhe me te madh e me te “larte” – atij te shejtan-budallait provincial qe gjoja e ka kuptuar si me magji sesi te perfitosh e te dendesh nga gjithe kopeja e deleve ne kete diktature ballkanike.
Cfare Henri do te thote me kete shkrim eshte se nuk paska individe/analist/profesionist… te pavarur ne Shqiperi (pervec Lubonjes “ndoshta”), dhe gjithkush ben po ate qe Cili ben – te lepirit te b… se malokut te rradhes, dhe gjoja te mbijetuarit e pershtaturit me regjimin e rradhes. Them kete pasi nuk ka asgje prej te mbijetuarit sjellja servile prej skllavi/sherbetori dhe e kapitullimit/zvetenimit moral te ketyre qenieve pa dinjitet njerezor para dallkaukut te rradhes.
Edhe shembulli qe jep per Alfred Pezen p.sh mendon se e justifikon plotesisht Cilin (dhe te ngjashmit e tij) per ndyresirat qe ka thene/ qendrimet e poshtera qe ka mbajtur ne keto vite dhe apologjimin amoral, propaganden e pafytyre e mbeshtetjen e plote qe i ka dhene cdo pushteti. Jo vetem kaq por ai vertet beson se ne fakt mund te perfitosh me teper duke mos u angazhuar politikisht me nje force politike pasi duke bere lojen e te qendruarit ne mes do te perfitosh (in long terms) me shume.-Shih shembullin e Kokemadhit nga Skrapari.
Cili beson vertet se mund te justifikoje amoralitetin e tij meskin me gjoja qendrimet pragmatiste ndaj regjimeve per te pasuruar vetveten (duke i shtuar kesaj edhe ca brockulla si ajo mbi lirine e tregut, e terci verci,) dhe shpreson fort se do te vazhdoje te perfitoje nga kjo shthurje morale e mentale qe na rrethon ne Shqiperi ne keto 22 vjet.
Une i jap fort te drejte Cilit te shpresoje pasi i ka te gjitha shancet qe te vazhdoje te bej kete edhe me Ramen. Nuk eshte per dreq as i pari e as i fundit.
Ajo qe eshte tejet shqetesuese si fenomen eshte qe te tille firaun provincial, pamvaresisht sesi kane arritur te vene nje dore parresh, nuk kane qene ne gjendje te ftillohen, ndricohen disi e te civilizohen por vazhdojne ne po ate llum nga kane dale dhe vis-a-vis shnderrojne pastaj gjithcka qe prekin dhe vete shoqerine ne nje hale te madhe apo llum kenete.
Kjo eshte e keqja e fenomenit CILI/FEVZO/FRANGAJ etc…. dhe sa me pare publiku te ndergjegjesohet ne domosdoshmerine historike e kombetare te tehequrit qafe sa me pare, te injorimit dhe distancimit total nga individe/fenomene te tilla aq me shpejt do te jemi te lire.
E kemi ne dore te mos shohim apo blejme asgje qe lidhet me te tille maskarenj, te mos cojme femijet ne universitete te tipi CILi dhe per me tepr te perhapim fjalen perreth nesh per distancim ndaj Cilave/Fevzove. Te trajuarit e tyre me lehtesi si budallenj/shejtan ju zgjat jeten vromave te tilla. Shqiperia ka nevoje per te klithur te vertetat qe i shohim per dite dhe kush me mire se sa te rinjte neper shkolla e universitete mund ta bejne kete. Jane ata qe duhen te edukohen me nevojen per dinjitet indivdual e respekt njerezor dhe ta perhapin pastaj kudo (si shkrim/video/leter/pamflet/poem satirike) te moshataret, familjet/fisi/lagjja/kudo.
NAME & SHAME, ne menyre inteligjent, me humor e me kulture fenomene si Fevziu i Berishe – do te jete me efektive sesa te marrurit em doktorin qe i bien patkonjte dita dites. Sa me pak njerez si keta aq me te pamundur do ta kete berisha (apo edhe Meta/nano/kushdo tjeter neser)
BURIMI I URREJTJES
Duhet pranuar, se, ne ambjentin shoqeror, urrejtja e verber politike eshte bere me te vertete e padurueshme. Por, me sa duket, politikanet tane kjo i zbavit shume. Per ta eshte i pakuptimt sherbimi ndaj vendit dhe shoqerise. Nje mendimi te tille ata i druhen shume dhe do ta trajtonin ne kete rast vehten thjesht si cdo i semure qe ka nevoje per ndihme. Kuptohet, thjesht interesi vetjak i bene skajshmerisht jo shoqeror ne sjellje. Ineresi i tyre eshte pushteti dhe ky me te vetmin qellim, te fitojne sa me shume.
Sjellja e tyre mund te permblidhet fare shkurt ne thenien : “ paraja dhe miqesia rrine bashke aq sa edhe vaji me ujin.”
Sidoqofte, mendoj, vec deshires per te zhvatur, urrejtja ka edhe nje burim tjeter. Jane normat morale qe kane sunduar dhe vazhojne te sundojne tek ne ato qe e ushqejne dhe mbajne gjalle ate..Dhe per ta konkretizuar sadopak kete, po paraqes nje diskutim ne ambjentin tim familjar rreth tridhjete e pesevjet me pare…
Bisedonim ne kuzhinen dhome – pritje per demet e pallogaritshme qe sjell pirja e duhanit. Kuptohet, pinim duhan dhe diskutimi sa vinte e behej me i zjarrte. Te gjithe sillnim ne bisede argumeta per tmerret qe buronin nga duhanpirja.
Xhaxhai yne, gjuhetar, pedagog universiteti, i ardhur per vizite tek ne, na degjonte me mjaft vemendje dhe nuk fliste fare. Ne nje moment, per ta perfshire edhe ate ne diskutim, e pyes: po ju cfare mendimi keni? Mbaj mend, pasi levizi pak nga vendi, na u drejtua pak a shume me keto fjale:
-Degjoni, cuna, po ju degjoja me vemendje dhe te them te drejten nuk e dija se paskeni qene me te vertete budallenj. Cfare kujtoni ju, se me ato qe keni lexuar tek “Shkenca dhe Jeta” do te mund te arrini te lini duhanin? Gjepura.
– Per kete ju pyetem, ju cfare na sugjeroni?- vazhdova une.
– Se pari, ju pyes seriozisht, doni ta lini duhanin, apo jeni perfshire ne kete diskutim thjesht te kaloni kohen?
– C’kuptim ka kjo, ju e shikoni qe ne kemi dy ore qe luftojme te gjejme argumenta per ta shmangur kete te keqe qe na ka zene. Pse duhet te dyshosh ne sinqeritetin e synimit tone?- u hodh e tha njeri nga diskutantet. Xhaxhai, i ndrite shpirti atje ku eshte, pasi mori fryme thelle, tha:
– Dakord. E kuptoj se qenkeni ne prag te marrjes se nje vendimi qe ju bene nder. Por lenia e duhanit, e ketij vesi te pameshirshem, eshte dicka tmerresisht e veshtire. Per kete arsye, kerkoj prej jush te jeni plotesisht te vemendshem ne ato qe do t’ju them. Dhe pasi u bind se perqendrimi yne ishte ne shkallen e nevojshme vazhdoi:
-Duke ditur se sa e veshtire eshte te lesh duhanin, gjeja e pare qe ju duhet te beni, pra kushti themelor eshte: ju duhet ta shpallni ate medoemos ARMIK. Ju duhet ta urreni ate, dhe pa e shpallur si te tille, as qe mund te pretendoni per sukses. Por, kuptohet, kjo nuk eshte e mjafte. Sepse, ashtu sic edhe e dini, gjermanet, ruset, polaket, anglezet, francezet, e shume popuj te tjere, gjate luftes se fundit u perleshen si armiq te betuar, por pasi lufta mbaroj, u bene perseri miq. Keshtu mund te ndodh edhe me ju. Mund ta lini perkohesisht duhanin dhe me vone ta rifilloni pirjen e tij. Kjo muk mund te quhet lenie. Ndaj po ju them, i vetmi burim, ku ju te mund te siguroni nje urrejtje te perjetshme per duhanin, ose me sakt, qe urrejtja per te t’u behet dicka organike, pjese e shpirtit, eshte te lexoni dhe rilexoni me vemendjen me te madhe kapitullin e luftes se klasave ne vepren e “ndritur” te shokut Enver. Ky kapitull te pais me nje urrejtje te hatashme per armikun. Nje urrejtje e vrazhde qe do t’ju shoqeroj kudo, diten, naten, ne te ftohte apo vapen perveluese, ne enderr apo zhgjender, pune, pushim apo festa. Edhe sikur te dilte shkencerisht qe duhani jo vetem nuk te demton, por, perkundrazi, te bene mire per shendetin, ju do te vazhdonit stoikisht ta urrenit dhe as qe do t’ju shkonte nder mend per tu pajtuar me rezultatet e reja qofshin ato thellesisht shkencore.. Ndaj nguleni mire ne koke, burim tjeter per te urryer perjetsisht nuk ka…
Kaq tha. Mbaj mend, per pak sekonda, pllakosi heshtje. Pastaj filluam te buzeqeshnim dhe ne fund ja plasem gazit.
Atehere ne qeshem me te madhe me ironine e atyre fjaleve. Qeshnim, sepse si te rinj qe ishim, sinqerisht besonim se burimi i urrejtjes nje dite do te shteronte. Dhe kishim kurdohere shprese per dite me te mira. Por nuk kishim te drejte. Kete po na e verteton me se miri koha ku jetojme. Ndaj pa medyshje mund te thuhet, se pa qerimin nga kjo bote te brezit tone, as qe mund te pretendohet per dicka ndryshe. Brezi yne, pra ne dhe vetem ne jemi helmi i kesaj kohe. Po nuk u terhoqem ne menjane, as qe mund te shpresohet per miresi ne kete vend.
I bashkohem keshilles se xhaxhait lidhur me luften kunder duhanit por nuk kuptoj se kush eshte lidhja me çeshtjet qe diskutohen me siper!!
Eshte e vertet qe ne e kemi sport popullor te folurit kot me kot per ore te tera tek mehjanja e lagjes apo kuzhine/dhoma e dikurshme dhe perseri keshilla e xhajes eshte pozitive me u perqendru ne thelbin e çeshtjes dhe seriozitetin e cdo mendimi apo debati por vazhdimi I “filozofimit” nga ai ose ajo qe mban mend ti duket jo fort racionale/llogjike dhe disi spartane (ose ne te kunderten mjaft e thelle per ne te shkretet e tjere). Nuk arrij ta kuptoj se cfare ke dashur te thuash me kete histori nostalgjike e quasi filozofike!!!
DIKTATORI ZBYTHET VETEM ME REVOLUCION
Shume te nderuar dhe shume te respektuar popull i droguar nga shurrtari me i shquar i planetit shoku Sali Ram Berisha, duhet te pakten te kini parasysh se nje diktator, eshte si nje vampir, qe nuk lejon qe arkivolin e tij, ta nderroje me nje tjeter.
Qe te heqesh qafe nje vampir, i ka ikur moda e perballjes me kryqin e krishtit, se sot vampiret jane te imunizuar, por metoda me efikase, sa e vjeter por dhe qe ka dhene rezultat, eshte ajo e nguljes ne zemer, e drurit me maje.
Kush mendon se mund ta nderroje drurin me maje qe i ngulet vampirit, me vote, e ka shume gabim dhe per kete ate ne duhet tja bejme te qarte, se keshtu nuk shkohet, se si me vote si pa vote, gjaku do te derdhet lume, se nuk iken vampiri pa kafshuar edhe njehere per here te fundit.
Por ngulja sa me shpejte e drurit me maje ne zemer, na lehteson ne se nuk do ti leme kohe vampirit te shkoje larg dhe do ta kapim qe tja ngulim ne zemer drurin me maje dhe jo te na thote dikush se e vrava vampirin dhe ne te besojme se me te vertete e vrau, por qe vjen dita dhe na del perseri ne shesh te mejdanit sic na doli Enveri per se dyti me trupin e Saliut, por me shpirtin e Enverit.
Revolucioni na jep ne te drejten te heqim te keqen, por i jep edhe mesazhin e madh, atyre qe do te vine me pas, se: SHIKONI O BABALLARE TE KOMBIT, LUAJTET BISHTIN KJO DO TJU GJEJE.
Lerjani votimet suedezeve, gjermaneve, zviceraneve e shume te tjereve qe e kane bere revolucionin para 200-vjetesh.
Une e kuptoj zemerimin tuaj(qe s’eshte vetem i juaji),por te flasesh sot per Revolucion eshte njesoj sic flet Edi Rama per Rilindje(Revolucioni dhe Rilindja jane procese teper komplekse qe s’ndodhin nje dite po nje dite jo…)!
Shoku Sali Ram Berisha mund te zbythet fare thjeshte, edhe per nje jave pa derdhur mundesisht edhe nje pike te vetme gjaku.Mjafton qe dy-treqind mije veta(popull)te vershojne ne bulevad(tendin),te rrethojne te gjitha intitucionet e te qendrojne aty derisa te dorhiqet kupola e pushtetit.
Por kjo fatkeqesisht nuk po ndodh sepse:Populli ka humbur besimin te politika(e te gjitha kraheve),pa moral,din e iman qe vec para do, pa dashur ta dije burimin dhe identitetin e atyre qe e sponsorizojne.
Sepse ne jemi popull i mesuar me mbret, qe kenaqemi me pak,
qe e gjejme dhe zjedhim punen gjithmone me mik,qe s’na pelqen puna por vdesim per tu bere te pasur,”pragmatiste”(servile e fodulle).
Sepse populli eshte tradhetuar edhe nga pjesa me e madhe e intelektualeve te tij(kush do ti beje thirrje per proteste,Sazan Guri apo Cili,Cani,Culi…?!),qe per vec popullit kan tradhetuar edhe profesionet dhe endrrat e tyre duke perfunduar thjeshte ne enuke te pushtetit( edhe pas kalimeve te shumta te ylberit).
Per turpin dhe fatin tone,kjo mund te ndodhe vetem nese te huajt e thone troc,zbytheni kete te marre!
Bravo, kjo ka qene ideja ime ne 21-janar, po te lexosh komentet e mija ne ate kohe kam shkruar qe te qendrojne ulur pa levizur deri sa te binte qeveri, kjo do te ishte metoda me efikase, kudo ti alarmonte te gjitha ambasadat, qe do te kerkonin me urgjence doreheqjen e Berishes, por kjo su be dhe tani jam per revolucion, se shqiptaret pa ja futur njeri tjetrit, si duket se po bejne dicka.
“po te lexosh komentet e mija ne ate kohe” hahahahahaha
Ku mund ti gjejme shkrimet e tua te asaj kohe se nuk kam lene vend pa i kerkuar dhe nuk po i gjej. A thua do i kete arkivuar Merua. Do zoti nuk ka harruar ti arkivoje se perndryshe na mori lumi. Nuk besoj ta kete Merua kete gabim. Shkrimet e tua jane nje pasuri kombetare. A ty te ka merdhif mendja mor “çuni i rrugicave”.
Po qe je nje loqe kjo sdiskutohet, po deshe ti lexosh beja nji thirrje meros dhe thuaji ti publikoje ne nje faqe te vecante ato komente ne ditet e para 21-shkurtit.
Une nuk te thashe as loqe as koqe thjesht komentova shkrimin tend.
Thone qe perdorimi i forces ose i fyerjeve jane fundi i llogjikes. Nejse ku merr vesh ti nga keto. Desha te them po i pate ruajtur ato shkrimet e tua te asaj kohe, te jap adresen dhe mi dergo.
Po deshe dhe ti paguaj se jane thesar i vertete. Hahahahahahahaha
F.A.–
BURIMI I URREJTJES-shume e sakt,
Ne terhiqemi, po…
_dhe per kete dua te tregoje nje anekdode:-nje i semure psikopat i qe mbushur mendja se ishte miser dhe do ta hante pula.
Doktori Psikiater e thiri ne zyre dhe po i mbushte mendjen qe nuk ishte miser dhe nuk do ta hante pula, pas
shume konsultash i semuri u bind qe nuk ishte miser.
U ngrit dhe kur shkoi tek dera u kthye nga doktoridhe i thote:-Doktor mua ma mbushe mendjen qe s’jam miser po pules ja mbush dot mendjen qe une s’jam miser qe te mos me haj.-
…dhe ne terhiqemi po Saliut ja mbushim dot mendjen qe nuk ben per kete detyre qe ka mare persiper dhe duhet te terhiqet???
E Verteta eshte ashtu sic thoni ju zoti kulla per BERISHEN i cili gjusmen e shqiptareve e ka vene kunder gjusmes tjeter te shqiptareve.Mire SALIU NJEH 64m2 per atedhe,po per SHKELZENIN e ARGITEN ku fillon e mbaron ATEDHEU.
Eh mor PELLUM KULLLA, te kemi njohur si nje rregjizor e si nje shkrimtar humori e dramaturg,po kurr nuk e dinim se ju ishit per ate kohe me “njolle ne biografi” si e thote edhe e madhja aktore Violeta Manushi te filmi “Zonja nga Qyteti”,ku gjithashtu nuk e dinim se edhe aktorja tjeter,Rajmonda BULKU,na paskesh qene me njolle ne biografi,pavarsishte se u martua ne nje familje teresishte komuniste. Psenuk e dinim ne? Nuk e dinim, se asnjeri nuk kishte te drejte te bente biografine e tjetrit e t,ja kujtonte personit se denoheshe me ligj.NE kete demokracine tone,jo vetem qe ta permendin,por edhe kur nuk e ke ta shtojne per te denigruar.SHkrimi juaj e ve piken mbi i,per keto gjera.SI per Saliun dhe JOzefinen,eshte ngulitur ne koke shprehja “Fol ti fol se po te degjon njeri” ose ” Doren ne qafe e gishtin ne prapanice” Ju tani per SALIUN jeni nje komunist i flakt,nje bashkpunetore i Edi RAMES, nje njeri qe nuk e meritonit detyren e ambasadorit ne OKB.Ai qe ishte 25 vjet komunist, na u kthye brenda nates ne nje demokrat te tmerrshem. Eshte ashtu si thoni ju ,i nderuari PELLUMB, se na qenkan bllokmen ata djem te opozites qe nuk e kane par bllokun me sy,qe kane vene pasuri te pa drejte ,kurse cupa dhe djali i tij e kane me djerse ,ku sipas llogarise i bie qe cupa e tij te japi 25 ore mesim ne dite ,kur dita e nata kane 24 ore. JU DHE TE TJERE qe e njohin nga afer kete “Kamaleon” te sqarojne popullin se cila eshte fytyra e vertet e ketij shkatrrrimtari te te gjitha vlerave te ketij populli.Te ketij njeriu qe na coi ne mesjete i mbeshtetur nga servilet POLLO. SHEHU.RULI ,CEKA, SELAMI ………QE SE KAN PROBLEM ATE QE E PESHTYJNE TA LEPIJNE PRAP.
Si mund te quhet fshatari Berishe i djathte kur nuk ktheu pronen duke bere reforme agrare si merhumi para tij.cmund te presesh nga ky njeri i handakosur ku njeriun nuk e vlereson nga diturit por nga perkatesia partiake.Emerohen injorante dhe jo specialiste ne poste drejtuese dhe intelektualet detyrohen te marrin rruget e mergimit.Po shkollat tona ku ishin dhe si i marrin diplomat me leke gomaret e cdo partie.Haxhi Qamili Sali me 40 hajdute do mbahet mend ne histori per bemat e tij ne fukarosjen e popullit.te mirrat materiale qe kane arritur shqiptaret nuk vijne nga Sali shpellari por nga emigracioni,Vjedhja prostitucioni,droga etj.Sistemin komunist nuk e rrezoi sali fshatari por ishte nje lindje e tere qe ndryshoj system dhe ne jemi vend i vogel.Per sa kohe ne vendin tone te dashur do te vazhdoje vjedhja nuk behet prokopi.
Nuk kam qene as enverist as nuk jam anti enverist
por duke pare kete regjim super mafjoz me tentakulat e tij deri pertej atllantikut qe shkaterruan perfundimisht shtetin shqiptar me ekonomi, me financa ,me mbrojtje,me dipllomaci mund te themi se “ishim mire kur ishim keq”
E kane poshtruar dhe perdhosur dinjitetin e kombit deri ku nuk mban me.
Pamvaresisht se artikulli i Kulles artistikisht eshte i goditur ka nje doze helmi:
Berisha nuk duhet te largohet si komunist apo ish komunist por si mafjoz,tradhetar dhe gjakatar.Me ballista tip artan hoxha a pellumb kulla me shkolle te “larte” te dhuruar direkt nga enveri apo sigurimi i shtetit nuk ta mbushin mendjen.
Numri i pakte i komentuesve dhe niveli i tyre tregon se ata jane te pakenaqur.Berisha nuk eshte kundravajtes sic e paraqet kulla por i pandehur qe ka kryer krime kunder njerzimit.
Zoti mero mos e kthe gazeten ne “ure te psheretimave” por duhet te inkurajosh njerzit dhe te thuash te verteten.
Berisha duhet rrezuar me cdo menyre e cdo cmim perpara 23 qeshorit.
Mos shpreso te amerika se ato na kane lene shendene
ne 21 janar 2011.
Ekspertiza e profesonale e fbi flet me shume se rikosheti i plumbave te tulla e arvizuse.
Berisha rrezohet vetem me vote, dhe me asgje tjeter. Kur shqiptareve ti mbushet mendja per mos t’a votuar, atehere do rrezohet. Enveristet le ta gjejne veten ne ndonje forum tjeter, por vota eshte demokraci dhe rrotacioni do behet sipas ligjeve te demokracise. Nese populli me “injorancen e vet” vazhdon te votoje Berishen, atehere eshte e qarte qe duhet te presin edhe pak ata qe jane me “te kulturuar”. Ne fund te fundit, ata nuk jane shumica.
EDHE MAL BERISHA AI FUKSI I PALLATIT KULTURES NE LAC TE KURBINIT SOT AMBASSADOR NE LONDER NUK DA TA KISHTE SHKRUAR MA MIRE KET PERGJIGJE.
ENVER HOXHA NUK PASKA QENE DIKTATOR KOT I KENI RENE ME QAFE.
JU PASKENI NJE CA SPIUNA, CA ISLAMIKE,CA FRIKACAKE,CA PORNOPOLITIKANE CA FUCKAMASADORE QE JU KA HYRE GREKU ME SERBIN NE SHTEPI DHE MERRENI AKOMA ME ENVERIN ??
JA U SHKERDHEFTE NONEN AI ANGLO-AMERIKANI DAMIR FAZLLIC DHE AI AMERIKANI NIKOLLA GEIXH DHE PAK E KENI.
PO HYRI I GJALLE UJKU I PLAGOSUR BERISHE NE VOTIME NE 23 QERSHOR,DHE VETE OBAMA TE VIJE TE KONKUROJE ME TE DO TE HUMBE.
Ketu i kerene pikes o Pllumbe kulla,hallall bostanet qe ke ngrene ne FIer.Me kete po e zemeron salen….?