Pesha diplomatike dhe konstruktive e opozitës dhe pushtetit

23 Shkurt 2013, 22:49Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një natë më parë Edi Rama shtroi një darkë me rastin e zgjedhjes së tij Zëvendëspresident i Internacionales Socialiste, ku merrte pjesë dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Internacionale, Luis Ajala, dhe shumë ambasadorë të Perëndimit në Shqipëri.

Paralelisht me këtë ngjarje, në Shqipëri kishin ardhur dy diplomatë të rëndësishëm të perëndimit, Filip Riker nga Uashingtoni dhe Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervele, të shqetësuar drejtpërdrejt nga politika e qeverisë lidhur me nacionalizmin dhe rrezikun e destabilizimit në zgjedhje. Të dy diplomatët më të rëndësishëm të Perëndimit, miq të Shqipërisë, u fokusuan në rezerva konkrete për politikën e qeverisë lidhur me retorikën nacionaliste dhe shprehën shqetësimin për zgjedhjet e 23 qershorit, si një premisë që mund të destabilizojë situatën në vend.

Asnjëherë në historitë parazgjedhore të Shqipërisë nuk ka ndodhur që diplomacia ndërkombëtare të jetë kaq e zhvendosur nga normaliteti në raportet me një vend. Për shkak të të qenit traditë shtetërore, diplomacia fokusohet tek bashkëpunimi me pushtetin dhe zakonisht qetësimin e opozitës para zgjedhjeve. Rasti i zgjedhjeve të vitit 2013 në Shqipëri është i pazakontë, kur pesha diplomatike e opozitës është shumë më e madhe se e pushtetit dhe vëmendja e diplomacisë perëndimore është si të shpëtojë stabilitetin në vend nga politikat e pushtetit dhe jo të opozitës.

Opozitës i ka hije dhe nuk është mëkat të jenë dhe pa shumë etikë para zgjedhjeve, të rrisin retorikën nacionaliste, të ashpërsojnë qëndrimet kundër diplomatëve, të denoncojnë ndonjë herë pazaret e tyre me pushtetin, dhe janë qeveritë ato që ruajnë balancën e shtetit dhe bashkëpunimin me diplomacinë perëndimore.

Rasti i tanishëm i Shqipërisë është krejt i pazakontë. Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Ajala, e promovon liderin e opozitës si kryeministër të ardhshëm, lideri i së majtës në parlamentin evropian, Svoboda, shkon dhe më tej duke kërkuar largimin e kryeministrit nga pushteti si anti-perëndimor, ndërsa në Tiranë zbarkojnë përfaqësuesit më të rëndësishëm të vendeve aleate perëndimore me Shqipërinë për të qortuar qeverinë shqiptare për nacionalizmin dhe zgjedhjet.

Kjo skemë e përmbysur e traditës se si veprojnë diplomatët para zgjedhjeve me një vend problematik, që është në të vërtetë një thirrje e hapur për ndryshim politik, reflektohet dhe në nivele të tjera të gjesteve politike të pushtetit dhe opozitës në vend në politikat e brendshme.

Fjala vjen, gjatë muajit të fundit kanë ndodhur gjëma të mëdha lidhur me demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Janë falur vrasës të urdhëruar politikisht, që kanë qëlluar mbi qytetarët, janë falur dhe kanë shpëtuar pa lagur pjesëtarët në biznesin e të birit të kryeministrit në Gërdec ku u vranë 26 qytetarë, janë grabitur në rrugë antikushtetuese mandatet në sallën e parlamentit, duke mos respektuar kodin elektoral që imponon rindarjen e mandateve sipas përbërjes së popullsisë dhe ne nuk kemi një qëndrim agresiv të opozitës për këto gjëma. Përkundër kësaj, Rama ka vazhduar me qetësi të shpjegojë programet e tij për shëndetin publik, rendin etj, duke u mjaftuar me deklarata kritike për këto zhvillime, por jo me beteja për to. Shumë opozitarë janë të zemëruar me këtë sjellje dhe ne shpesh na hanë duart ta sulmojnë Edi Ramën për këtë gjë, por duket se ai e ka të menduar këtë çështje. Pra, nuk është spontan në shmangien e opozitës së ashpër, por është i qartë dhe vendosur se në pushtet do të vijë me program, me ide të reja dhe jo me reaksionin e egër kundër Berishës. Ai gati, gati po sillet si një njeri në pushtet, kurse Berisha po sillet si opozitar. Për gjithçka që nuk ka bërë apo ka bërë keq, Berisha apo përpiqet të gjejë fajtorë, të denigrojë opozitën dhe të sillet sikur nuk ka qenë në pushtet këto tetë vjet, ndërsa Edi Rama është gati të debatojë dy orë për sigurimet shëndetësore apo pagat e policëve, dhe të shmangë debatet e egra rreth kapjes së drejtësisë dhe prishjes paraprake të procesit zgjedhor.

E njëjta gjë po ndodh dhe me jetën e brendshme të dy partive. Sali Berisha merret gjithë ditën me “fyçkat” e veta në përpjekje për të bërë diversion banal me figura brenda PS. E ka nisur me këmbën e Blushit, fjalimin e Braçes, spaletat e Pezës, dhe idiotësi të tjera, ndërkohë që partia e tij është kthyer në një varrezë ku nuk ndihen as ata që  ikin, as ata që kthehen me bisht në shalë, por vetëm dëgjojnë “shakatë e kripura” të Duçes për zhvillimet në Partinë Socialiste.

Opozitën nga ana e saj nuk e kemi dëgjuar kurrë të merret me Partinë Demokratike apo të komentojë ndonjë gjë brenda saj. Biles as për rikthimin kokulur të Selamit nuk patën asnjë koment, përveç ndonjë keqardhje të shprehur jo zyrtarisht.

Biles opozita nuk po merret as me faktin që qeveria po izolohet nga Perëndimi. Lajmet e sotme nga shtypi gjerman janë të mbushura me kryetitullin që Gjermania paralajmëron ashpër Shqipërinë për retorikën nacionaliste dhe zgjedhjet, ndërsa Berisha tallet me Ministrin e Jashtëm gjerman, duke theksuar në lajmin e vet se pati një bisedë shumë të përzemërt dhe miqësore.

Një detaj tjetër që bie në sy është dhe qëndrimi i Ramës ndaj shtypit. Në pritjen e tij ishin gazetarë dhe opinionistë të njohur si pro-qeverisë, si Fevziu, Çili apo dikush tjetër, dhe në fjalën e tij Rama i kushtoi shumë rëndësi faktit që ata ishin aty si pjesë e një mënyrë sjelljeje të opozitës ndaj medies, për të mos qëndruar secili në llogoren e vet. Kjo bëhet në një kohë kur Berisha ka shkatërruar gjithë median televizive në vend, përmes presionit për të mos dërguar debatues në emisione, nëse nuk kontrollon gazetarin. Këtë e ka bërë me mua fillimisht dhe më pas me shumë kolegë të mi. Tani të jesh gazetarë kritik në Shqipëri ke një problem se je i persekutuar nga pushteti dhe i imponuar të futesh në llogore prej tij, kurse të jesh gazetar pro pushtetit je komod, pasi ke një sjellje qytetare të opozitës dhe luajalitet prej Berishës për shërbimet e veta.

Kjo natyrisht që nuk mund të më pëlqejë mua, pasi më vendos në kushte të pabarabarta gare me të tjerët, por kjo është një qasje e vetëdijshme e opozitës ndaj medies dhe është shumë konstruktive. Nga një anë kemi një palë që na sulmon, na gjobit, na djeg makina dhe persekuton financiarisht, nga ana tjetër është një opozitë që është jo vetëm në anën tonë, por dhe shumë e hapur me bastionet saliste të medies.

Kjo diferencë sjelljeje, ku opozita sillet si parti serioze në pushtet, dhe pushteti si opozitë karagjozë, është një argument më shumë për Perëndimin për ta marrë seriozisht opozitën dhe për të marrë edhe më seriozisht ndryshimin e pushtetit karagjoz në Shqipëri.

E gjitha kjo vijë sjelljeje konstruktive e opozitës dhe gjithë ky degradim prej karagjozi i Berishës, është një kontrast i thellë që e bën të lehtë zgjedhjen në sytë e perëndimorëve dhe duket se Perëndimi ka zgjedhur opozitën.

Frika e vetme që mbetet është se këtu as votohet si në Perëndim, as numërohet si në Perëndim, dhe mbi të gjitha as përjetohet prekja e zgjedhjeve si në Perëndim. Në këtë pikë të keqe,  Berisha është më serioz.

37 komente në “Pesha diplomatike dhe konstruktive e opozitës dhe pushtetit”

  1. Mark says:

    Në këtë pikë të keqe, Berisha është më serioz.

    Prandaj Mero te gjitha keto cilesi te mira te opozites qe ke radhitur nuk kane vlere. Mbas 23 Qershorit do ti rikthehemi mjetit te vetem qe rrezonon diktatoret.Revoltes popullore. Opozita duhet te jape llogari pse ngurroi per 4 vjet dhe lejoi qe Berisha te vazhdoje shkaterrimin e Shqiperise.

    1. fl says:

      Jane ne hall andej nga Gjendja Civile. E dine qe nuk manipulojne dot me teper as sa kane manipuluar ne zgjedhjet e meparshme dhe jane te vetedijshem qe kjo nuk mjafton.

      I druhem thjesht prishjes me dhune te procesit, por besoj se presioni nderkombetar do bej te veten ndryshe do duhet te menaxhojne nje pas 96 tjeter.

      1. filan fisteku says:

        E them dhe e rithem prej disa vjetesh….fajin nuk e ka Saliu!!! Ai do manipuloje 5-10% te votave. Aq i duhen sepse 40% te popullit (aq sa opozita)….ai e ka ne xhep te sigurte. Fajin e kane fshataret, maloket, militantet, te perndjekurit, ballista e zogista, dmth GJYSMA e popullit injorant qe e votojne Birishen deri ne VDEKJE!!! (Ketu do jemi e do shohim) mendoj qe ne ’97 duhej bere lufte civile qe te kishim katharsis si popull (vendet qe kane bere lufte civile, kane ecur perpara). Fajin nuk e ka Saliu, Edi apo nderkombetaret. Fajin na e ka komshiu, kolegu, kusheriri (njera gjysme mban peng gjysmen tjeter)

  2. Kopenhagen says:

    Mero,
    s´na ke thene asgje per “titullin” e Spahiut ne New Jork.
    Apo se ke marre vesh akoma?

  3. Dyrrahu says:

    Thonë për shtazët e egra se janë të rrezikshme pasi të plagosen.
    Berishes iu ka tharë krahu, bota demokratike nuk e don më hajnin dhe vrasësin.
    Kësaj i thonë plagosje dhe kësaj i thonë që duhet të ruhet, ashtu siç po ruhet, opozita prej të plagosurit.
    Shumë mëkate ka ky njeri.
    Shumë llogari ka për të dhënë ky njeri.
    Shumë para ka për t’i kthyer ky njeri.
    Shumë herë ka për të kërkuar përmirësime të kushteve në burg ky njeri.
    Shumë kanë me i munguar njëri tjetrit, pas 23 qershorit, Berishajt, të cilët do të shpërndahen nëpër burgje me numra të ndryshëm.

    1. matteo says:

      Kujdes nga derri i plagosur, thone nga anet tona,se te shqyen.

  4. Julian says:

    I nderuar zoti Baze.
    Duke lexuar shkrimet tuaja dhe gjithe politiken editoriale tuajen, ka dicka qe nuk ka parameter demokratik dhe prendimor. Eshte pikerisht fakti qe ju nuk e konsideroni as teorikisht se opozita mund te mos marre shumicen e votave te shqiptareve. Persa kohe ne nje vend ka zgjedhje, gjithemone ka nje mundesi sado te vogel qe ato te mos fitohen nga njera force politike por nga tjetra.
    Duke pompuar opinionin me kete propagande (ne thelb jo demokratike) ju delegjitomini procesin zgjedhor dhe dekurajoni votuesit, duke i shtyre ata jo drejt kutise se votimit por drejt rrugeve dhe forces.
    Ky nuk eshte vizioni i fitores por i frikes!

    1. AHA says:

      Me gjithe guximin por kam pershtypjen qe ju nuk e keni lexuar fare kete editorial,eshte nje pershkrim shume koncis i te dyja kampeve ,i te dy lidereve dhe reflektimi i veprimtarive te tyre ne trupin diplomatik e me gjere…c’lidhje ka pompimi ketu,ne se keni argumenta te kunderta ,urdheroni,jemi sy e veshe ,forumi eshte i lire e per te gjithe !Mbas pak jam i sigurt qe do shoh ndonje koment per paaftesine e opozites per t’ju pergjigjur Berishes ,paaftesi per te rembyer pushket…hap o popull sy e veshe e shih se ku e ka sjelle Shqiperine ky TIRAN ,zgjidhja eshte vetem vota popullore me vetedije !

    2. fatmiri says:

      Julian, e shikoj qe je i deshperuar, po s’ke ç’i ben. N’ato maja rripa, rripa; nje here m’a hipe nje here ta hipa! Tani eshte radha e opozites per te hipur Saliut dhe jo vetem se ai e ka bere borç, por me ç’pashe, ps ka nje angazhim total per detyren dhe funksionin qe ka dhe nuk merret si Saliu qe vetem shan me ate kulturen e tij prej andej nga ka ardhe. Mero nuk e ve ne dyshim marrjen e pushtetit prej PS se s’ka asnje argument ta kundershtoje. Pastaj, le ta provoje Bençen dhe Saliu! Nuk eshte keq per behar, le te pyes Fatosin.

  5. kel ukaj says:

    Si gjithemone Z. Mero e grande. Por Une personalisht i bashkohem Z. Mark. Mund te them se 99% Sali Berisha do te jete edhe pas 23 qershorit. Nuk ka zgjedhje te lira me Sali Berishen. Opozita nuk eshte ne gjendje ta kontrastoje me force politikat kriminale te Sali Berishes. Me vrasjet e 21 Janarit opozita ka treguar se eshte absolutisht e paafte te mbroje anetaret dhe simpatizantet e saj. Nuk duhet opozite moderne ne shqiperi pasi pozita eshte kriminale. Me gjakosjes e saj opozita nuk duhet te pranoje si kompetitor elektoral Sali Rame Berishen Diktatorin e Shqiperise. Diktatori nuk ka si te organizoje zgjedhje te lira e te drejta, prandaj opozita duhet ta studioje çeshtjen e bojkotit total te procesit zgjedhor.

  6. pelivan says:

    Ne vazhdim te editorialit te Meros… Rama?

    Loz shahun diplomatik!
    Edhe,se humbet shpresen,
    ball per ball,fiton pa frike,
    dhe t’ua fale mbretereshen!

    Te lozesh pa mbreteresh?!
    (Kjo nuk ndodh as me Karpovin)
    Eshte njesoj si t’i zesh bese,
    detit,dhe kur se di notin…

    Ky eshte burri i vertete,
    ne fushen e shahut mister!
    Zoti vet e djalli vet
    kap dhe s’kapet mat nje here!
    * * *
    Mirpo kohet kane ndryshuar,
    Edi,luaj gur per gure…
    Ndryshe s’ke per te fituar,
    nese fal dhe nje figure!

    Se shahist te rinje kane dale
    (Ata,studjokan nga vilat…)
    Ben kujdes se ka cs fjale,
    Dikush,lozka mire Dy Filat…

    Te tjere Kalin loskan bukur,
    sidomos,ne fund te lojes,
    Kujto ligesin e strukur,
    qe i pruri gjemen Trojes…

    Edhe,amanet ushtaret,
    te vetmit qe s’duan grada!
    Shpesh ne shah vriten te paret,
    nga qe s’dine te kthehen prapa…

    Kam dhe nje merak prej vitesh,
    zotri,folna shqip nga here!
    sepse dreqo Latinishten,
    pak e heq e jona dere…

    Ne tri fjale te tuat,luks!
    dy m’i quan subestanca!
    mire zotri por Kau i bukes,
    di vec plugun qe ka mbrapa!

    Folna drejte,pa rri dhe shtrember
    se kush je,te gjithe e dine!
    S’te harrin dot as ne thember,
    dhe nje qind sali te vine…

    Saper kaun e uruar,
    do e gjesh gjithnje ne baze!
    Vec nxito sa s’ka harbuar
    dhe s’ka dreq ta kethej ne brasde!

    Nejse,mbetesh krye larte,
    plast ai qe s’e ka ditur,
    qe ti je nje mendje madh,
    ne kuptimin mendje ndritur

    Majtas e djathtas,u theme:
    “Tjeter s’gjendet me i mire!
    Midis gjith’gurve te rrem,
    njeri qelloj xhevair.

    1. N.VJOSA says:

      Shume poezi e bukur dhe domethense!
      Pershendetje Pelivan!

  7. olti says:

    Fjalia juaj e fundit permbledh te gjitha zoti Mero.

    Nje numerim jo-perendimor dhe nje popullsi pjeserisht votuese jo-perendimore nuk te jep shume shpresa.

    A e pe dashurine perverese incestuale te kryetares se parlamenit ndaj 1shit???? Po ne cdo cast pjellim nje idiot ose bythec, e si mund te kapercejme nga autoritarizmi ne demokraci???? Bariu i Xhozit te Arian Canit do na shpetoje. Si i thoshte Ariani, Xhozit: Sa e mire je bo… Cpret me nga kultura qytetare e mediave e politikaneve Shqiptare. Edhe Xhozi i pergjigjej…Cani une tek tye vij gjithmone me qejf. Injorance e thelle, ne cdo segment te politikes Shqiptare.

    Nishani budalla, budalla por e pranoji qe te gjithe neve na mungon kultura
    REspect.

  8. artur says:

    Shqetesimi im eshte se si do te ruhet vota per ata qe nuk jetojne ne Shqiperi,si puna ime,sepse,realisht,kjo eshte menyra me e mire qe te vjedhesh vota.

  9. laraska says:

    Pas 21 Janarit, Gerdecit, dhe gjithe mllefit te akumuluar nga shqiptaret keto 23 vjet, populli deshiron ta shoh Berishen ne burg, ose si Gadafi dhe ai e di kete gje shume mire. Dhe pikerisht sepse e di, Berisha ne keto momente ose me sakte prej kohesh e ka pergatitur planin e tij per veren e 2013. Nenvleresimi i Berishes ne keto momente kritike, eshte gabimi me fatal qe mund te bejne shqiptaret. Nenlvleresimi i Berishes nga opozita pas gjithe ketyre situata (tragjedi, skandale e krime shteterore) e kur ka nje precedent si 96-97-98, eshte krim dhe tradhti ndaj popullit. Kush mendon se Berisha do iki pa te keq e neser do pranoj burgun pa pike problemi???? Kush eshte ky budalla qe e mendon nje gje te tille???? Berisha do iki e do i thote burgut hapu pa piken e problemit????? Trajtimi i Berishes ne kete menyre nga opozita deshmon qe per opoziten ne nuk jemi ne diktature por thjesht nje qeveri normale te ciles i ka ardhur koha te largohet, koha per rotacion. JO! Berishen na e prune ilegalisht dhe ashtu do iki. Dhe kushdo qe e solli e na e la ne dere per 8 vjet, duhet te paguaj njesoj si Berisha, pa pike ndryshimi. Boll kemi vuajtur, boll na kane neperkembur e shperfytyruar. Nuk iken Berisha pa u cuar populli, ose po iki “paqesisht”, do ndodh sepse i kane premtuar ose i ka bere ti premtojne qe ska ndeshkim….dhe ne fund si gjithemone populli nuk do shoh drejtesi me sy, askush sdo mbaj pergjegjesi per shkaterrimin e vendit, ne me gisht ne goje, ndersa plerat duke shijuar jeten me leket e popullit. FARE MESHIRE PER ATA QE KANE SHAKTERRUAR SHQIPERINE!!!!

  10. Dajti says:

    Nuk e di cfare kerkojme.
    Ne nuk jemi perendim, duam te shkojme ne perendim.
    Atehere mos te merzitemi per zgjedhjet.
    Gjithashtu ne perendim nuk ka dhe si gazetat tona , qe te bardhen e bejne te zeze e te zezen te bardhe.

    Keni harruar te shkruani qe shtypi Gjerman theksoj prespektiven Europiane per Balkanin Perendimor, si qellim strategjik.
    Per Shqiperine nuk do kete bonus por sdo te kete as pengesa ne se plotesohen kushtet.

    Mos te harrojme ku ishim ne 90, cdo gje do kohen e vet.
    Ndryshimi fillon nga familjet tona.

    1. Gjirokastriti says:

      Po ke te drejte se deri ne 90 kishim hidrocentrale qe pa ato sot do ishim me qirinj
      Kishim hekurudha qe sot I shesim per skrap
      Kishim fabrika qe ne vend qe ti ruanim e ti rikonstruktonim I shkatruam nga themelet
      Kishim gjithe bregdetin plot me taraca e agrume qe I preme per dru
      Kishim kanalizime qe I lame e sot permbytemi ane e kend
      Thame keneta qe sot po I leme te behen prape
      Kishim qetesi qe sot ke frike te hipesh ne autobuz
      Kishim edhe shume te keqia por ne vend qe ti regullonim pas 90 I shtuam
      Kemi vdekje ne dite me shume se ne vendet qe kane konflikte
      Dhe kjo ka nje emer SALI BERISHA
      Do jete fatkeqesi nqs ky njeri e con perseri ne kaos kete vend

  11. naimi says:

    E keni shkruar kete artikull zoti Mero tamam si europjan por kjo nuk mjafton dhe ndoshta eshte e pavlefeshme ne shqiperi ku sundon nje tribal qe fatkeqesisht ka nje perkrahje te cuditeshme te huaj nga qarqe gjysem mafjoze ilegale dhe gjysem dipllomatike legale.
    Dakort me peshen “e madhe” dipllomatike te opozites por eshte dhe nje peshe tjeter me e rende qe do vendosi fatin e votimeve te 2013 te cilen ju e njihni shume mire dhe keto biznesmene-politikane kane dy dekada qe po bejne ligjin duke salduar padrino berishe ne karriken e k/m dhe duke i nxire jeten atij populli fisnik.
    Per aresye se ju po e nenvleftesoni kete aspekt po ju sjell nje sequence copy-paste nga nje editorial brilant juaji ne muajin shkurt para nje viti ne lidhje me disa hunj qe mbajne ne kembe dordolecin berishe per “te trembur” trumcaket opozitare.

    Zoti Domenick G. Scaglione!
    Majkëll Granof është një menaxher i suksesshëm amerikan në Shqipëri, që ndihmon Berishën të mbulohen defektet e tij demokratike në Uashington. Kaq thotë gjithë editoriali ynë. Ato që ti i quan fakte apo mungesë faktesh nuk kanë shumë nevojë të verifikohen. Ne i referohemi kudondodhjes së zotit Granof pas Lulëzim Bashës, një ish- Ministër që është akuzuar nga drejtësia shqiptare për një abuzim prej 220 milionë eurosh dhe që nuk ka pranuar të gjykohet, por e ka mbyllur çështjen me procedurë. I referohemi mbështetjes së zotit Granoff për Sali Berishën, i cili më 21 Janar të vitit 2011 sipas ekspertizës së FBI ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm para zyrës së tij. Ju jeni duke mbrojtur një njeri që ka hedhur në koshin e plehrave ekspertizën e Byrosë Federale të Hetimeve dhe nuk pranon që vrasësi i provuar nga FBI, i cili është komandant i Gradës dhe njeri personal i tij, të arrestohet. Unë kam kontakte thuajse të shkëlqyera me Ambasadorin e SHBA në Tiranë dhe i kam shprehur atij mirënjohjen për atë që qeveria amerikane po bën për zbulimin dhe gjykimin e këtij krimi politik. Unë dhe asnjë shqiptar nuk e ngatërron kurrë atë që bën ndonjë individ apo qytetar amerikan në mbrojtje të vrasësve me atë që bën qeveria amerikane. Ne besojmë tek Amerika dhe jo tek qytetarët amerikanë, dhe nuk i zemërohemi kurrë asaj për lirinë që kanë qytetarët e saj të mbrojnë dhe kriminelët. Kur i referohem mbështetjes së tij për Berishën dhe Lulëzim Bashën kam parasysh dhe faktin që këta dy personazhe veç e veç dhe të dy bashkë, kanë konsumuar para syve të shqiptarëve krimin e vjedhjes dhe abuzimit të miliona eurove dhe nuk kanë pranuar të gjykohen, krimin e vrasjeve politike dhe nuk pranojnë të hetohen dhe krimin elektoral të 8 Majit në Tiranë për të cilin nuk pranuan rezultatin dhe e përmbysën me gjykatë. Nëse këta dy njerëz do të ishin në SHBA, do të ishin në burg, ose së paku nuk do të ishin në politikë. E konsideroj një urrejtje të madhe për shqiptarët cinizmin tuaj për të na i quajtur këta si udhëheqës që i meritojmë. Jo. Nuk i meritojmë dhe do të dimë të shpëtojmë prej tyre, sado miq me pare të blejnë këta njerëz në Uashington. …

    Po sa Granoffe dhe Scaglione ka berisha ne SHBA ???
    Ato jo vetem nuk jane paksuar por jane shtuar ne raport me shumefishimin me progresion gjeometrik te pasurise se padrinos berishe.
    Mos ju genjeje mendja se berisha do humbi votimet sic gabuat ne 8 maji 2011 sado peshe te kete “dipllomacia” e opozites.Ai duhet debuar para qershorit sepse ai e ka paguar lloton e fitores ne kohen e duhur,njerzit e duhur dhe vendin e duhur thjesht sic ka bere dhe me pare..Ato thase me para qe i coi berisha tek vellai i deshmorit Hekuran Deda per te blere gjakun e derdhur ne buleverd kane shkuar ne destinacjon tek ca lobe qe ja rregullojne imazhin te shtepia e lyer me te bardhe duke i hequr gjakun e kuq nga duart ketij xhelati.

  12. beso says:

    po te quajme boten nje fushe shahu,ne padyshim jemi ne rrjeshtin e pare te ushtareve,te atyre ushtareve ne mes,qe zakonisht sakrifikohen per goditje te kamufluara.Nuk me ben pershtypje qe tre-kater muaj(!)perpara zgjedhjeve te llogarisim tempin tone me tempin e perendimoreve,se ne kemi nje problem qe ata s’e kane,ose e kane dhe ata problemin e manipulimit te zgjedhjeve,por ne koefiçient shume me te vogel.Zgjedhjet manipulohen kudo;i fitoi edhe Bush ne 2000 ashtu.Nese diplomatet perendimore vijne 3-4 muaj perpara e flasin fjalen e fundit per zgjedhjet,atehere ata s’jane diplomate,se çfare do thone pastaj ate muajin e famshem te fushates?Thote J.Hillman qe politika eshte fusha ku qenia(njeriu)zhvillohet.Eshte mire qe shqiptaret llafosin per politike,qe nga roja i nates se nje benzinate,tek pensionisti dhe deri tek çobani,perfshire gjithe klasen intelektuale.Ne kete drejtim(ashtu si ne facebook)jemi ne pararojen e vendeve te zhvilluara,por ne”fushen e shahut”na del qe nuk fiton ai qe rreshtohet me mire,por ai qe me marifet leviz mbretereshen ne kuti tjeter kur ti s’e ke mendjen.Na del sikur berisha eshte gjithmone ai tropojani djallush”burre i zoti-burre shteti”,qe i njeh te gjithea marifetet e ne s’dime ta kapim dot”mat”,qofte ne loje,qofte ne dinakeri,me”presh ne dore”.Ku qendron djallezia e berishes,qe s’e kapkemi dot,se ne politike,fatkeqesisht nuk fitojne idealet dhe idealistet,por ata qe kane numrat,dmth kapin ate te flamosur 50,1% te rezultatit.Qysh ia del berisha te kete keto numra?Po ja,blen…Ai ka gjithmone para ne dispozicion te bleje,te bleje zgjedhes,vezhgues,te jashtem,te bredshem,te bleje gazetare,gazeta,palogazetare e palogazeta(e thone pastaj qe propaganda nuk eshte vendimtare),palopolitiksa e palodiplomate,paloamerikane e paloevropiane;te gjthe keta i blen me fuqine e eurove dhe dollareve,se ta kemi qarte,amerikanet nuk mbrojne as Ameriken pa interes,evropianet akoma me keq,duke qene se Evropa akoma nuk eshte e bashkuar,ose me mire,ajo po shperbehet me ritem me te shpejte sesa te”perbehet”.Kur Rama shtron darka dhe shpjegon programe,domosdo qe ne linje diplomatike eshte nje”problem”me pak per diplomatet;ai do ishte problem sikur te organizonte protesta…Dmth,”normaliteti”ka diçka anormale,te cilen e mbeshtein fuqimisht diplomatet-burokrate.S’kam gje me Ramen,se programin besoj e kane shpjeguar mire,si duket instituti apo akademia politike e PS po jep fryte.Une lexova ca tituj ne lajme shpejt e shpejt,se çfare tha filani,çfare tha fisteku;:shume komentues jane te entuziazmuar qe fushata e PS eshte shume evropiane,kur ne mes te Italise nje komik si Grillo dhe nje Nobel si Dario Fo ftojne qindra mije italiane te permbysin kupen,dmth te permbysin me themel kete establishment aktual,dhe s’pashe gjekundi une Rajkeri-n te vije ti qetesoje,apo ministrin gjerman,biles Shauble(ministri i financave gjermane)qe eshte antiberluskonist i lindur,ben kujdes tu thote italianeve te mos votojne Silvion(mikun e saliut),se ka frike qe italianet per kunj mund ta votojne.Shume det i qete ne PS,kur anija e berishes ka ngritur prape velat per nje mandat te trete!Kam idene se nenvlehtesohet inteligjenca popullore,kur e dime mire se populli eshte si ai plaku i mençur,qe i mesuar nga shkolla e jetes nuk mashtrohet kollaj.Ky shtet ka arken bosh;nuk do behet asnje program,as i majte ,as i djathte!Ekonomia ka ngecur;nevojitet te ndalohet hemorragjia!Eshtre vjedhur me duar e kembe,po vidhet akoma me gjymtyret e tjera.Pika e pare e ktheses eshte permbysja e berishes!Sesi do behet kjo,nuk e di,por edhe me mospelqimin e perendimoreve kjo duhet te behet!Zakonisht darka behet pas fitores se nje beteje!

    1. plaku says:

      beso,
      Ti e di mendimin tim per shkrimet e tua. Une kam mendimin, se Sala e njef me mire mentalitetin e popullit te thjeshte shqiptar, sidomos ata pa shkolle, se sa Edi.
      Kjo ben, qe ai te jete me i shkathet dhe shume me dinak dhe pa moral. Nga ana tjeter,klasa politike shqiptare eshte e shiteshme. Shif per shembull Eduard Selamin, qe per shume veta ishte si legjende. Sic duket nuk i vajten punet mire ne Amerike, po plaket dhe sic thote edhe regjizori i madhe gjerman Brecht, barku vjen perpara idealeve.
      Politikanet tane, si edhe shume italjane, blihen dhe shiten pa pike turpi. I kane hyre politikes jo per te vene ne jete idealet e tyre por per tu pasuruar.
      Beso, Obama kur mbaroi universitetin kishte shume oferta per ndonje pune shume te mire me rroge te mire dhe te qete. Ai nuk pranoi, sepse kerkonte, qe ti sherbente sa me mire njerezve ne nevoje dhe pranoi nje pune me rroge te vogel ne lagjet e varfera te zezakeve.
      Une kam mendimin, se po lind nje shoqeri e re shqiptare dhe si cdo lindje edhe kjo po behet me dhimbje dhe kuptohet, se shoqeria shqiptare duhet te kaloje semundejet e foshnjerise.
      Beso, kam mendimin se mentaliteti i shoqerise nuk ndryshojne me ligje ose dekrete qeveritare. Edhe bota ka dashur kohe per ti arritur keto gjera.
      Shif Italine, qe ti e njef shume me mire se une. Kudo korupsion dhe evasion fiskal. Merre me mend, gruaja e ndare nga Berluskoni merr 100mije Euro ne jave , si kompensim nga Berluskoni ( vendim gjyqi ) kur nje pensionist italjan, qe ka punuar 40 vjet me radhe merr vetem 500 Euro ne muaj.
      Me qe ra fjala per Italine, mua me pelqen shume shefi i SEL Miki Vendola, njeri me shume kulture. Me vjen keq, se ka mundesi, qe Bersani per shkak numurash ta lere Vendolan te bjere si nje patate e nxehte dhe te lidhet me Montin.
      Beso, me ka bere nje pershtypje shume te keqe nje foto,ketu tek Tema, ku dilte Jozi ( o zot pse eshte kaq injorante ) e shoqeruar nga gjashte bodyguarda te shendetshem si derra.Kushedi se sa i kane rrogat. Eshte e tmereshme ta mendosh kur dihet, se Zvicra e ka me ligj, qe ministrat e saj te mos ruhen nga bodugardsa.Ne Zvicer ruhet me bodygard vetem prokuroi i pergjitheshem dhe asnjeri tjeter.
      http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2013/02/topalli2.jpg
      Beso, populli thote, se pyka hiqet me pyke. Jam dakord me Bazen, ku ai kritikon kete qendrim te bute te opozites.
      Para disa ditesh Baze shkruajti nje editorial shume interesant, ku ai thoshte, se Sala krijon nje gjoja prblem qellimisht. qe te gjithe te genjehen dhe te harrojne problemin kryesor. Baze thote, se Sala me qellim krijoi “gjoja problemin” e nacjonalizmit, perendimoret te sulen te shqetesuar kunder nacjonalizmit te Sales dhe nga ana tjeter, ne qetesi, Sala ben manipulimie ne Parlament ne lidhje me ndarjen e mandateve.
      Per Salen, kryesorja eshte pushteti, pasi ai ta marri ate nuk do kete problem ti rregulloje maredhenjet me perendimoret. Per Salen vlen thenje e vjter : Qellimi justifikon mjetin.
      Beso, te uroj nje dite te mire.

    2. Claus says:

      beso,
      nuk e di c`fare do te thoshte “plaku”, i mbuluar nga bora keto dite, por me siguri do te thoshte: beso, “ku e ke gjetur kete apo ate shprehje” dhe ne fund do te kishte nje sugjerim ne forme lutjeje: “beso, te lutem shkruaj me shpesh”.
      Ndersa une duke i rene me shkurt dhe me thjesht muhabetit deshiroj te them:
      “Shkrim brilant!”
      dhe per kete te falenderoj.

      Tani pak ne teme:
      Ne pergjithesi, tek ananliza e Meros, tek konventa etj, Rama i ka ulur tonet kundrejt Berishes, tani i eshte kthyer “ceshtjeve teknike” dhe “pragmatizmit”, pra ndihet me i qete, me komod, ka marre staturen e kryeministrit te ardhshem. Te gjitha gjasat te cojne aty. Shihet tek nderkombetaret nje vleresim me i madh per te.
      Vete Westerwelle me ate axhende te programuar deri ne minutazh, a thua se ishte i biri i Emanual Kantit, dha nje mesazh qe nuk eshte lexuar dhe aq mire ne Tirane. 45 minuta i kishte rezervuar Berishes, ndersa Rames nga 30 minuta i shtoi dhe 10 te tjera. Pra u mor vesh qe ai nuk erdhi per te bere “lloqe Kavaje” por erdhi per te thene, c`kishte per te thene, pa lene ekuivoke dhe interpretime nga palet.

      Shihja fytyren e Majlinda Bregut (Dhiz iz dhe minister of intergrejshen-prezantimi Berishes), qe ishte varur edhe me keq se ce ka, ndihej si e ulur mbi gjemba, se nuk kishte perpara ndonje Fratini a Prudentino qe i perkedhel me ate italishten e saj te mesuar ne nje a dy vjet specializime ne Itali, por dike tjeter qe nacionalizmat idioteske i ka fshire nga mendja.
      Ne kontrast te madh me amerikanin Filip qe u kenaq me drekera dhe darkera dhe kafe turke me Berishen, Westerwelle i`a vuri Berishes kufirin tek thana dhe Rames i dha nje shtyse te mire te marre karrigen e kryemininstrit.
      Po cila ishte ajo dore magjike qe ktheu kete situate ne nje nate?
      Pergjigja ime ndoshta spekulative eshte:
      As Edi Rama me programin e tij per Rilindje a Ringjallje, as opozita e bashkuar, as media dhe shtypi, por Jubileu i 100 Vjetorit te Pavaresise!
      Ai Jubile e beri Berishen te merrte superxhiro, ca nga AK-ja, ca nga inati qe behej i ndare ne Vlore dhe Tirane, ca nga euforia e tij patologjike, ai njeri i dha gojes si shume duke kaluar kufijte, duke u bere autoviktime ne prag-zgjedhjesh.
      E kisha parashikuar reagimin gjerman, qe do te vinte nje dite dhe i forte bile, por po te kesh keshilltare ca Bylykbasher dhe Fevzira qe kujtojne se c`fare flitet neper Rogner dhe skutat e mykura te kryeministrit nuk marrin dhene, keshtu do ta pesosh. Por e kam thene gjithmone, “aq dine, aq thone”.
      Berisha tani ne kete derexhe ku ka rene nuk del dot dhe fillon dhe hedh ne shesh “figuren prej dylli”, Lauren per te brockullisur budallalleqe qe askush nuk i merr vesh. Shkurt, eshte bere si nje derr qe perlyhet ne llucen e vet per te larguar ato mushkonjat qe e bezdisin. Pra, kunder mizave bezdizese, si arme ka gjetur llucen e ndyre.
      Edhe nga “nahija” e Grossruckut ka plasur. I ishin ngritur te “shkretit” ca “keshilltare komunash” te cilet i kishin thene qe ky deputeti yne me shume merret me zgjedhjet ne Shqiperi, ku pritet si Mbret, se sa me problemet dhe hallet tona!
      Per ato zona te mbuluara me bore ne Austri, ata keshilltare komunash jane “qeveri me vete”, te cilet kur shkojne mbremjeve per te hedhur ndonje krikell birre ne gurrmaz, te ulur ne ato tavolinat “Stammtisch” te bejne qe te fluturosh nga karrigia e deputetllekut.
      Nejse beso, besoj se u zgjata pak.
      Te uroj gjithe te mirat kete te diele dhe nje fitore e Bersanit nuk do te ishte keq.
      Per dijeni, vetem shkrimet e tua, te “plakut” dhe disa te tjereve me japin impuls te hedh dy gisht-rreshta ne kete forum.

      1. Claus says:

        beso, paskam qene gabuar me parashikmet per “plakun”, por nuk qenkam gabuar qe Jubileu i 100-vjetorit paska qene varremihesi i Berishes.
        Ma paska “kopjuar” idene Ilir Yzeiri si duket. Ai falenderon Krshnikun ndersa une “Jubileun”.

        1. beso says:

          Plaku,Claus,ç’me ngacmoni akoma,une sinqerisht kam shume pak kohe.E para se tani eshte sezoni full,dhe une punoj 12 ore ne dite rregullisht,e ne mos me shume.Naten me duhet ta gdhij me djalin e vogel,qe plaku harroi te me uronte,se une jam akoma ne moshe te bej kalamaj,natyrisht per inat te saliut.Plaku,Brecht ishte se pari dramaturg,regjisor dhe poet.Mua me pelqen ta quaj kryesisht poet,pavaresisht se njihet pak per kete.”Epitaf per M.”e Brecht eshte gjeniale,me tre vargje te vetme(U perlesha me luanet/tigrat i munda/me hengren tartabiqet),pastaj ka nje tjeter,ku thote”…une,qe per inteligjence shkaterrova jeten time/do t’i them djalit tim te behet pyke ne diell/qe keshtu ta bejne minister dhe funksionar…”.Plaku,para ca kohesh ti me beje kompliment per nje vjershe,biles ishte nate,e sado me nick tjeter duket qe nuk ndjek personin por brendine.Plaku,fushata e Obames kushtoi rreth 1 miliard$,ca si shume per nje lider te thjeshte.Ne nje vjershe te nje poeti latinoamerikan(une perveçse shkruaj vete perkthej andej-kendej),ky thote se”…shikoni nje zoteri te quajtur Carter/pas nje dreke me Rockefeller mesuam se do na behet president…”.Pra,edhe shenjtin ta besh mbret,ai pastaj do mesoje nga huqet e shenjtanit.Plaku,ne kemi plot te bisedojme,por çfare te bejme se kemi pak kohe.Veronica Lario(ish-gruaja e Berluskonit)merr 100 mije euro ne dite,por nuk di a e mbush jeten me jete dhe a i bejne pune vertet.Ne nuk i kemi aq para e duken bathet qe s’do ti kemi,por keq puna ti kesh perdite e s’ia del dot sesi ti prishesh.Berluskoni e tha keto dite si batute,qe gruaja ime(helbete dembele)çohet nga gjumi ne oren 2 te pasdites dhe ka per detyre te shpenzoje deri ne darke 100 mije euro.Plaku,kam pershtypjen se une,ti Clausi,antiçensura,etj,nuk shkruajme ketu se kemi ndonje interes imediat;jemi persona qe e urrejme arrogancen e parase,demagogjine dhe antikulturen.Une i pashe bodigardet e Jozefines,biles ca kohe me pare punonte ne skuadren e shoqerimit nje shoku im-s’e di ne punon akoma-ç’te them,ata bejne punen e tyre!Ne vend qe te shemtojne ata Jozefinen,eshte Jozefina qe shemton punen e tyre.Plaku,Claus,lexova para ca ditesh qe kompania e makinave kineze DongFeng bleu per nja 300 milion$ kompanine Fisker,qe prodhon makinen elektrike Karma(100 mije$ copa).Plaku,ti e di qe mua me sugjestionon fjala Karma,principi i harmonise.DongFeng sillte tek ne dikur traktore,qe ne i thoshim”ecen si DengFeng”,e ja tani,ajo blen nje Co.makinash qe eshte ne majat e teknologjise.Te mendosh se ne asemblonim traktore,nders tani edhe qepet i importojme.E kam fjalen,qe nje qeverisje vendos nje objektiv dhe ky objektiv qe te jape frytet do nja 20/30 vjet.Ne nje cak kohor prej 22 vjetesh qeverisjet shqiptare vetem kane bere nje rroge kombi super te shtrenjte,ndonje punishte sallami si ajo qe vizitoi Meta;pra shume-shume pak.Me tregonte nje person imi shume i afert,qe ne nje ferme duhej nje studim fizibiliteti dhe kete e beri nje studio.Erdhi titullari i studios,prf.Dr.i shquar shqiptar,e nej gjysme ore nuk foli fare.Me çante,syze,tere autoritet,ky morri çekun nga pronari dhe iku.Pas ca ditesh erdhi nje profesor pa titull,pa kollare,me çante te rrjepur,tere baballek;ne gjysem ore bisedoi sa per 5 ore,dhe personit qe me tregoi kete histori ia shpjegoi tere gjendjen e tokes ne ferme,si ka qene para 30 vjetesh e si eshte tani.Me keqardhje,me tha personi qe ma tregoi,vuri re se kush e kish bere studimin.I pari,ai me syze ishte aparenca,prof.dr. i shquar,ndersa ky i dyti ishte BRUMI.Fatkeqesia e shume kombeve si yni eshte se BRUMI-n e mbyt aparenca,arroganca e parase.Kete te dytin pronari e percolli me nje kafe,sepse ne fakt atij nuk i duhej shume studimi,por firma e prof.dr,ne menyre qe te merrte ndonje subvencion nga shteti.Plaku,nuk eshte e vertete qe populli yne eshte pa kulture,apo i pamesuar.Natyrisht,te hapesh mushkrite mire duhet ajer i bollshem,por keto banda partiake perfituan nga shpresa e mire e popullit per nje rimekembje te shpejte.Shpresuam se me pak mundim dhe me ca sakrifica me shume do arrinim disa standarte me te pranueshme.Si pak popuj te botes ne shqiptaret e kemi pranuar varferine,jemi mesuar ta jetojme pa shume pretendime,gjithmone ne emer te kesaj shpreses se gjerat do rimekemben shpejt.Por duket qe ne anen e qeveritareve nuk trasheguam njerez te denje per titujt shkencore,por bastarde e spiune,biles spiune te te gjitha ngjyrave.Plaku,Claus,une dyshoj qe berisha te jete doktoruar me nje disertacion per te qene,kam bindjen se e ka te kopjuar.Kush ka info per kete mund te jape detaje.Ky njeri kopjon pa turp edhe tani ne pleqeri,pa lere ne rini.Nje italian qe merret me gazetari ekonomike u dorehoq sapo dopli fjala qe nuk kishte master ekonomie ne Amerike.Oscar Gianino,tha se u mburrej miqve per gallate,po kur doli qe ishte mburrur ca si shume,u detyrua te hiqte dore.Ne kemi presidentin me master fallco,dhe as ka kurajon te beje nja hap prapa.Claus,pergjithesisht nacionalizmin e shesin megallomanet.saliu u terbua qe kreshniku mund te delte nje rresht me perpara ne vijen e shqiptarizmes,ndaj doli dhe ai kot.Une ndjek Folk+,qe ka nxjerre kenge e video me flamur shqiptar e patriote keto muaj sa per 40 vitet e enver hoxhes.Une mendoj se kufijte mund ti ndryshosh me nje menyre te vetme,dhe para kesaj duhet te kesh nje ushtri ne numer dhe arme me superiore se fqinjet,se ndryshe i bie vetes me doren tende.Claus,dje po lexoja per nje pikture te Arnold Bocklin,”ishulli i te vdekurve”,e cila thuhet se e kishte sugjestionuar shume Hitlerin,gjersa ky e kerkoi ne gjysmen e botes dhe e bleu.Hitleri pikturonte,biles konkuroi ne institutin e arteve.Sa me fat do ishte bota sikur Hitlerin ta kishin pranuar,se doemos do nderronte mendje nga Lebensraum.Por nje tjeter do bente ate qe do bente ai,se imperializmi gjerman kishte nevoje per tregje.Mendoj se retorika per neobllokmenet dhe komuniste,ish-komuniste,etj,ka mbaruar.Jeta eshte e shkurter,si thote plaku,e para familja,pastaj atdheu.Njehere tek Respublica,kur shikoj yryshin e niperve te atyre qe firmosen Pavaresine,qe ei kerkonin Rames ato 3 ligjet,u nxeha dhe bera nje provokim;u them,qe ata patriotet e Pavaresise,kur nuk ishin te zotet te benin shtet,çfare dreqin deshen te shpallnin pavaresine?Plaku,gjyshi im nuk do ma fale qe une nuk pagova ca euro ti shenoja edhe atij emrin ne listen e firmetareve,se nuk mbeti paralli pa shtuar edhe emrin e gjyshit;u be kjo deklarata e Pavaresise,si peticion per ujesjellesin.Plaku,i pashe fotot e Jozit,ate te fundit ku i dukeshin te ndenjurat do ia kete bere njefare Pashuku,ose ajo e ka postuar per Pashujkun.Claus,ti e di qe me pelqen ta ngacmoj plakun,se eshte i vemti nga ne qe ka jetuar ne Bllok(hahahhaha).Tani po shikoj Hakan Sukur qe thote se eshte shqiptar;ngjan me Shkelzen Jetishin si dy pika uji;do jene binjake.Kur keni kohe shkruani dhe ju,se une ne mos pergjigjem,te pakten lexoj.PS.Gjithmone bej gabime ne drejtshkrim,se nuk e rikontrolloj.Pershendetje,ia kalofshi mire!

          1. plaku says:

            beso,
            Nuk e di, por shkrimi yt i mesiperm eshte, ashtu sic thote Claus, SUPER BRILANT. Per mua eshte shkrimi me i mire, qe te kam lexuar ketu ne forum.

            Beso, me fal se harrova kryesoren : TE TE RROJE DJALI I VOGEL. U BEFTE 101 VJEC ISHALLA O ZOT ! ME NENE DHE BABE O ZOT !

            Beso, me befasove me te vertet me shkrimin. Ti qenke enciklopedik, si Claus, more vella.??!!
            – Nuk e njof filosofine kineze. Une dija deri tani, se kinezet nuk kane zot dhe feja e tyre, si te thuash, eshte “Harmonia”. Nuk e kam idene, se cfare eshte “Karma”.
            – Nje ide e shkelqyer, e shoqeruar me historine domethenese qe tregove, ne lidhje me kontradikten “brumi-apparenca”. Ose vleresimi, qe i behet ne Shqiperi “studimit” ( njeriu i thjeshte me cante te grisur ) dhe “firmes” se dr.profesorit”.Kapitalizmi, per mua, ka shume te mira, por nga ana tjeter, eshte edhe nje fare vrasesi i vlerave te njeriut. C’est la vie. Shpesh pragmatizmi dikton shume gjera ne jeten tone.
            – Une kam qene dhe jam fans i Oscar Xhaninos dhe per mua ai di te sqaroje shume shjeshte fenomenet ekonomike. Kur morra vesh, se cfare ndodhi me erdhi me te vertete shume keq. M.gj.ate ai mbetet per mua Oscar Xhanino.Cdo njeri ben gabime ne jete.
            – Beso, me fal, por une kam mendimin, se Sala nuk u be papritmas nacjonalist, sepse desh te ishte kampjoni i patriotizmit, por se sipas meje, nga institutet e studimeve te votave ne Shqiperi mori vesh, se “patriotizmi folklorik” i Kreshnikut po merrte shume vota.
            – Beso, une nuk kam jetuar ne bllok, por tek pallatet e Shallvareve dhe nga blloku ne ndan bile edhe lana. Beso, per mua nuk kishte problem,se keta njerez jetonin ne bllok, problemi me i madh per mua ishte se ata ishin shume te paafte dhe injorante.
            – Beso, kete shkrim do ta fus ne magazinen time dhe do ta studjoj i qete. Kur mbarova leximin i thashe vehtes : Wov, ky eshte shkrim dhe perseri mu kujtua, se Travaglio jeton me shkrime dhe ti fatkeqesisht duhet te punosh kaq shume. Nuk e di, sepse, tani ne koken time, erdhe emri i Xhek Londonit,qe kishte punuar ne guxhine, boksjer, marinar, polic, agjent tregetar etj. Kur isha i ri dhe lexoja veprat e tija mundohesha ti perktheja me fjalor dhe ja lexoja babait tim, i cili me stimulonte shume ne kete drejtim. Babai im, ka mbaruar shkollen teknike te amerikanit Fullzi ne Tirane dhe aty flisnin tre dite ne jave shqip dhe kate dite ne jave anglisht. Nena ime ka qene gjithmone semure dhe babai im ka lene duhanin, per pese vjet, me qellim qe une te mbaroja universitetin. Ka qene vertet zv.minister per nje kohe por merte nje rroge muti, ngrihej herret ne mangjez ne radhe per qumusht dhe mirte, si gjithe te tjeret,mish dhe kafe me lista.
            Beso, me fal, se e zgjata dhe nje here te uroj nga zemra, qe djali i vogel te roje 101 vjec dhe me nene dhe baba, inshallah, o zot !!
            Te uroj nje jave te re te kendeshme.

      2. plaku says:

        Claus,
        Pik se pari, faleminderit per fjalet e mira, te cilat me thene te verteten, ndoshta nga pleqeria, i kam shume qejf.
        Spass bei Seite, ( nuk e di duhet me nje ose dy “s”). Ta kam thene me kohe, qe me pelqen shume figura e “dyllit” te cilen e kam tashme ne magazinen time.
        Vlerseoj shume faktin, qe ti po ndjek nga afer zgjedhjet ne Itali. Me vjen keq, por kam mendimin, qofsha i gabuar, qe une jam pak ne te majten tende. Sic kam thene edhe me siper, une kam shume qejf idete e Niki Vendolas dhe kam frike, se Bersani do te detyrohet nga loja e numurave, sidomos ne Senatin italjan, dhe do te jete i detyruar, qe te lidhet me Montin duke lene ( me dhimbje ) jashte koalicjonit Nikin. Kjo sepse, sic mendoj une, Niki dhe Monti kane ideologjira te ndryshme. Per mua Monti eshte perfaqesuesi i liberalizmit, njeri me shume kulture, profesor i njohur ekonomie dhe shume i sjellshem neper panele televizive.Ai do me pak shtet, me pak taksa, me pak asistence socjale, me shume ushtri. Ai flet hapur, dhe kjo me pelqen, se ai eshte larg nga Niki Vendola i cili eshte njeri me shume kulture dhe qe sipas meje i afrohet shume Obames.Niki Vendola do me shume shtet, pak me shume taksa, me shume shkolla publike dhe spitale publike, me shume asistece socjale dhe sidomos me pak ushtri.
        Claus, mik i dashur, je shume “Zielgerade” dhe kjo me pelqen shume, m.gj.s kjo ndoshta vjen, se je rritur nen influencen e kultures gjermane.
        Me thene te verteten, ta kam zili kete veti. Me kujtohet, se diku kam lexuar, se Marksi kur shkonte per te gjuajtur ariun ( ne menyre figurative ) shkonte te gjuante ariun dhe basta ( studjonte me se 1o ore ne dite ) ndersa Engelsi shkonte te gjuante ariun dhe kur i dilte ndonje lepur perpara, harronte ariun dhe shkonte per gjuetine e lepurit. Kjo vertetohet nga fakti, se ai ka bere shume studime mbi shume fusha te ndryshme te artit dhe kultures. Mere me mend thone, se kur po vinte nje here nga Europa ne Amerika me anije ( udhetim i gjate ), m.q.s sekretarja e tij ishte shtatezane ai beri nje studim shume serjoz mbi shtatezanine.
        Claus, sic e shef vete une shpesh shperndahem ne shkrimet e mija si vaji ne lakra, e di qe kjo eshte nje nga te metat e mija,plak hesapi.
        Claus, nuk e di ne se e ke vene re, se une jap pothuaj se gjithmone pergjigje per shkrimet e tua dhe te besos. Jo per gje, por shume shkrime ketu ne forum jane shkrime limonade, qe nuk te bejne te mendosh. E kam thene disa here, se une jam i etur te di sa me shume ( nuk me ka mbetur shume kohe ) dhe se une mesoj shume dhe vazhdimisht nga shkrimet e tua dhe te besos. Ashtu sic mesoj shume, per ceshtje ekonomike, nga denisi.
        Claus, “Wissen ist Macht”, ose thenja ne italisht : “Piu sai, piu hai valore.”
        Claus, me fal se e zgjata, te uroj ty dhe familjes nje jave te re te kendeshme.

        1. Claus says:

          i respektuari “plaku”,

          e ke vene re qe ne shumicen e rasteve vendos thonjeza kur te drejtohem ty?
          I vendos ne thonjeza, se pa to do te me dukej tejet ofenduese nese do te te drejtohesha shqeto me -plaku-.
          E para, mosha nuk eshte as mekat, as faj, aq me pak dicka ofenduese, kur mendja me shkon tek kancelari Adenauer qe per here te pare u be kancelar ne moshen 73 vjecare duke qeverisur edhe 14 vjet te tjera, pra deri ne moshen 87 vejcare!!!
          Duke mos harruar ketu, njeriun qe ti e citon aq shpesh, ish-kancelarin Schmidt qe ne moshen mbi 90 vjecare mban leksione dhe referate perballe “djelmoshave” 50 dhe 6o vjecare dhe “fatosave” 30-40 vjecare.
          (Te gjitha keto ti kam thene me ze te ulet per te mos i “degjuar” Berisha me bylykbashet e tij.)
          Me ato historite e Marksit dhe Engelsit kam qeshur parreshtur ndersa mua me ke futur tek njerezit e ndikuar nga kultura dhe influenca gjermane.
          Jo, i nderuar kam qene i tille. Ne shtepine e Marksit ne Trier kam qene vite me pare ku ngela me sy hapue kur ciceroni tregonte mbi jeten e “degjeneruar” te ketij gjeniu qe kthehej i pire ne shtepi, problematik dhe i padisiplinuar. I degjoja per here te pare ato, ne nje kontrast te theksuar nga ato qe kishe degjuar ne Tirane.
          Nga ana tjeter me ka pelqyer Immanuel Kanti me pedantizmin e tij prusian dhe perpikmerine e tij legjendare pa zene ne goje teorite e tij filozofike.
          Aq i “pamershirem” ishte ndaj vetes sa sherbyesit te tij i kishte thene qe zgjimin e tij nga gjumi ne oren 4.45 t`ia bente me shprehjen: “Es ist Zeit” (Koha ka ardhur).
          Edhe une nuk dua te jem ashtu, por zor se dal nga keto korniza. Nuk eshte influenca gjermane, por kunderpoli tjeter ai shqiptar qe ka ndikuar. Fjalet, fjalet, fjalet, zotimet, zotimet, zotimet, me bej nje zile aty, me bej nje zile atje m`a kane sjelle ne maje te hundes.
          E pra jam ai qe jam, ku “konkretja”, e “prekshmja” dhe saktesia me jep satisfaksion te brendshem.
          Te pershendes dhe nje dite te kendshme me gjithe familjen.

          1. plaku says:

            Claus,
            Shume faleminderit per thonjezat, qe ve tek emri plaku, m.gj.se keto thonjeza nuk me bejne me te ri ne moshe. Po bej shaka.
            Claus, si gjithmone, edhe nga shkrimi siper mesova se :
            – Adenauer eshte bere kanzler ne modhen 73 vjec dhe ka qene 14 vjet kanzler i Gjermanise deri ne modhen 87 vejc.
            – Prape na kane genjyer ne Shqiperi. Nuk e dija, se Marksi i ka patur qejf pijen ( ne se nuk teprohet, nuk kuptoj, se cfare te keqe ka ). Pse duhet te na genjenin horrat ?. Edhe Hitleri nuk i pinte pijet dhe duhanin dhe m.gj.ate per mua ishte nje monster.
            – Une nuk e kam idene nga filosofia e Kantit. Di vetem, se ka qene idealist. Kam lexur diku, se ka qene ,sic thua edhe ti, shume i perpiket. Bile thone, se kur Kanti bente xhiron e perditeshme njerezit korigjonin oren sepse ne nje qoshe te caktuar te rruges, ku shetiste, ai ishte gjithmone ne te njetjen ore.
            Claus, me fal, se tani duhet te bej, per djalin, nje pagese elektronike via -Internet, sepse do jete hera e pare per te.
            Claus, djalin e kam fans shume te madh te Obames. Ka blere shume libra te tij ne gjermanishte, medaljone, pjata me fotografine e Obames dhe bile i ka derguar edhe nje leter ku i kerkon nje firme te tij.
            Me fal, se po futem ne gjera shume personale, por une jam ai qe jam, plak “me thonjeza”, hesapi.
            Te uroj ty dhe familjes nje jave e kendeshme.

  13. vlora 1 says:

    O Mero por cfare prisje ti – Edi Rama ka lindur dhe eshte formuar ne Tirane me libra me kinema e teater ndersa Saliu ne Vicidol ku vetem dhia i buzeqeshte sepse Sheqerja ja fuste me shpulle sa here e shihte nga qe ishte i shemtuar dhe kerkonte buke shpesh

  14. kasem says:

    kasemi

    Z.Mero ju pergezoj per analizen tuaj dhe per konkluzionet per Berishen DHE PER edi ramen.Rama nuk duhet te harroj qe historia deri me sot na ka treguar SE DIKTATORET NUK LARGOHEN ME RRUGE PAQESORE. QE BERISHA ESHTE DIKTATOR KJO DIHET NGA TE GJITHE . PERENDIMI DO TE EKSPERIMENTOJ ME SHQIPERINE NUK E KUPTOJ??!!UNE SI SHQIPTAR E KUPTOVA DREJT PARTINE SOC. DHE EDI RAMEN PER LESHIMET QE BERI PER FUTJEN E SHQIPERISE NE N A T O. TANI NA DUHET N A T O TE NDIHMOJ SHQIP. TE SHPETOJ NGA SALI BERISHA.,TA MARR NE THES TA ZHDUK SE ME VOTA AI NUK IKEN, AI NUK IKEN PA ZBRAZUR GJITHE ARMET E SHTETIT. KETE PERENDIMI DHE EDI RAMA DUHET TE MOS E HARROJNE . SALIU ESHTE I ÇMENDUR PER PUSHTET — SALINJT E VEGJEL ÇMENDEN E VEN KOKEN ETYRE NE SINI PER SALI BERISHEN E MADH.. ZGJEDHJET ME SALIUN K/MINISTER NUK MUND TE ZHVILLOHEN NORMAL,PERENDIMI E OPOZITA KETE DUHET TE MOS E NEGLIZHOJNE QE SOT –NESER DO TE JET SHUME VONE E SHUME GJAK I PAFAJSHEM DO DERDHET LUM.ATYRE QE E DUAN VERTET POP.SHQIP. U THEM VLERSOJENI SERIOZISHT RREZIKUN E PA PRECEDENT S A L I B E R I SH A ,SHUM I KEQ, KOK FORT ENERGJIK I DROGUAR — MJER SHQIPERIA NE DORE TE KUJT KA RENE. O P O Z I T A E P E R E N D I M I DO TE JET VONE PAS 23 QERSHORIT, BILE SHUM VONE . BERISHA I CMENDUR PER PRAPESI ESHTE I PAPARASHIKUSHEM ME BESONI TANI VEPRONI TANI –JU QE KENI STATUSIN TE VEPRONI .POPULLI NUK FLET DOT PD-istet JANE KUDO KU FLITET DHE TE ARMATOSUR , POLICIA NEN HYQMIN E PD se .

  15. dumdum says:

    PS-ja dhe Rama kanë bërë hapa gjigande në organizim si forcë serioze.
    Deri më sot kanë hartuar programe të qarta në gati çdo fushë, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.

    Injorimi që Rama i bën Saliut po e bën Saliun të flasë me vete. Duke u bërë pala më e besueshme për ndërkombëtarët dhe duke e lënë Saliun të zhgërryhet në llumin e vet përballë Shqiptarëve ai po ngren veten dhe ul Saliun. Duke e lënë Saliun në gjirizin e tij, ai po i tregon Shqiptarëve jo vetëm që Saliu është mi gjirizi por se të gjithë politikanët nuk janë njësoj.

    Rama po e ndan veten qartësisht nga tufa e politikanëve llafexhinj dhe po bën atë që di të bëjë më mirë, të punojë. Në fillim të ’98 Tirana ishte një gjiriz i madh, në 2002 ndryshimi dukej dhe në mendjen e njerëzve, pavarësisht se gjithçka nuk ishte perfekte. Edhe njerëzit u zbutën.

    Në zgjedhjet e ardhshme, Saliu, meqë ka ngel pa lek se nuk i ecën privatizimet do të mundohet ti marri me forcë. Kshu e ka bërë dhe në ’96. Komisionerët e Saliut filluan të mbushin kutiat me fletë. Por askush nuk i njohu ato zgjedhje. Në ’96 vetëm 6 vjet kishim si popull të çliruar nga diktatura dhe njerëzit rronin akoma me frikën e SHIK-ut dhe sigurimit. Tani Saliu po bëhet gati të veprojë si në ’96, duke i marrë zgjedhjet me forcë, por përballë tij votuesit kanë ndryshuar dhe opozita ka ndryshuar.

    Opozita ka ndryshuar në 21 janar kur e kuptoi se përballë Saliut nuk dilet i paorganizuar, ndërsa shqiptarët e kanë kuptuar se Saliu vetëm ka uzurpuar postin e njeriut që i doli ballë diktaturës.

    Prandaj Sali, ke marrë fund. Kur policët nuk kanë naftë për makinat, kujton ti se ato do të luajnë me kokën për të të mbrojtur pushtetin tënd? Harroje. Vetëm garda me Agim Llupot e Ndre Prendët, të dalin zot, por ata nuk i bëjnë dot ballë miliona shqiptarëve që të urrejnë.

    Bli sa të duash fansa në Facebook, ke marrë fund.

  16. ben tirona says:

    SHpresoj nje dite ne demokracine e vertete,dhe jete te gjate berishes qe ta shohim si vrases dhe masakrues i shqiperise para gjygjit.

  17. shpellari says:

    Ky do i vjedhe zgjedhjet! file:///D:/Documents%20and%20Settings/Administrator/Documenti/Downloads/001.jpg

  18. Horri i Bulevardit says:

    Eshte kenaqesi te lexosh ty zoti Mero Baze, jo vetem per mendimin e qarte qe jep, por kap tema te cilat sot jane, si thembra e Akilit, tema qe shqetesojne nje opinion te qyteteruar.
    Une dua te ndalem vetem ne ate pike ku PS-ja dhe vete Edi Rama i meshon me force, ceshtjen e mediave dhe shtypit te lire.
    Ju jeni nga ata qe e keni pesuar me shume se te gjithe zoti Baze, se cdo te thote kur nje pushtet, bazohet ne nje shtyp, te censuruar dhe qe i ben temena arritjeve te qeverise dhe vete liderit qe e kryeson ate.
    E keni pesuar se kerkoni qe fjala te jete e lire, pa censura partiake, natyrisht qe edhe para ligjit, te jete i detyruar te jape llogari per shpifje.
    E besova fjalen e Edi Rames, kur flet per shtypin e lire dhe per kete une besoj se shume shpejt, do te vi koha, qe gazetaret, te jene te lire te shprehen, pa patur pengesa nga pushteti apo edhe krimi.
    Ne qofte se do te shohesh nje shoqeri se sa e lire eshte, atehere vetem hidhi nje sy medias dhe shtypit, dhe aty shihet, se sa me i lire te jete media dhe shtypi, aq me demokratike eshte ajo shoqeri, se dihet qe diktaturat, hapin e pare qe bejne per te mberthyer nje shtet, eshte mbyllja e gojes se shtypit te lire.
    Por shtypi i lire duhet te marre edhe ato humbje qe i jane bere ne kohe, nga cdo qeveri diktatoriale, dhe rasti i shkaterrimit te gazetes TEMA, eshte nje rast flagrant, qe duhet te demshperblehet nga cdo qeveri qe pretendon se do te jete shume korrekte me median dhe shtypin e shkruar.
    Per kete shtypi sot dhe jo vetem gazeta TEMA apo DITA e ndonje tjeter, duhet ti japin PS-se dhe Edi Rames dhe forcave te tjera opozitare qe jane kundra diktatures berishiane, vemendjen e duhur, per te arritur ne ate shtet dhe shoqeri te lire dhe pa censura.

  19. vitico says:

    OIpozita tek ne sillet si nje opozite ne nje vend demokratik,dhe nuk ka parasysh qe ne na qeveris nje bande.

  20. gjergji usa says:

    Nuk kisha plan te beja koment sot po kur lexova nje treshe komentuesish qe jane unike ne stilet e tyre claus,beso dhe plaku mendova te shprehja disa opinione.

    Me keqardhje lexova se keto tre komentues brilante kane dale shume larg nga tema dhe jane futur ne labirinthe qe jane vetem per biseda te gjata ne vende qe bllokohen nga debora me muaj.Por ky difekt i tyre sot nuk e ul shkallen e erudicjonit dhe kultures se tyre..
    Dhe kur flasin per realitetin shqiptar ndjehet nje anim nga anet teorike te problemeve por jo ne ate praktike.

    Eshte e vertete qe PS po zhvillon nje fushate elektorale moderne
    per te fituar bindshem ne 2013 por kjo eshte vetem hipoteze. SRB gjithmone i ka fituar votimet me hile ,poshtersi,blerje votash dhe duke shfytezuar nje mase te madhe “low life” qe nga nje ane jane me asistence sociale (70% e popullsise rurale te verilindjes sipas censusit) nga ana tjeter votojne per nje parti qe eshte “aristokrate” e te pasurve dhe elites

    Ne krahesim me 2009 dhe 2011 ai ka ne kryqzaten e tij elemente te rinj
    qe nuk i kishte atehere si:
    -presidentin
    -kryeprokurorin
    -kryekontrollorin
    -kreun e shikut
    -kryebashkiakun (gjysma e shqiperise).
    Duke i shtuar ketu dhe numrin e gjithe admistrates me presidence,ministira,ambasada,bashki,polici,gjykate,shkolla ,spitale,ushtri,etj del nje numer i madh votuesish qe se bashku me familjaret e tyre nuk do votojne nje program leter po “per capen e bukes” si thoshte Alferd Peza per zonen e tij …

    SRB meriten e tij te vetme per keto 20 vjet ka menaxhimin e votimeve duke i fituar edhe kur ka humbur.E vetmja fitore ka qene ne 1992 qe ne faktin ishte dhurate nga amb.rajerson me cekun e tij te bardhe qe ky cek rezultoi fatkeqesisht me ca ndihma plehrash kimike me ngjyre te bardhe te pa shitura diku..

    Elementi kryesor ku mbeshtet fitoren SRB eshte lista e votimeve ku jane dy kategori fluide njerzish qe ai i shfrytezon ne menyre te shkelqyer pasi ka “gestapon” e tij te votimeve qe operon per 20 vjet:

    Jane afersisht nje miljon emigrante qe jane larguar nga shqiperia qofte perfundimisht apo perkohesisht dhe jane gjysem te kontrollueshem nga gjedja civile dhe te pa verifikuara nga opozita.
    P.sh ne pallatin ku banojne prinderit e mij ne Tirane mbi gjysma e familjeve nuk njohin njeri tjetrin biles ka dhe shqiptare me origjine por jo me nenshtetesi..kush do ti kontrollje ??? Muli me Vishon..apo lefterije leshi

    Jane afersisht gjysem miljoni fshatare,katundare,malsore,kosovare qe kane lene zonat rurale dhe kane zbritur ne metropolet e durresit,tiranes dhe periferite e tyre qe jane te “pa evidentuar” sakte nga admistrata e SRB .

    Jane dhe shume difekte te tjera pikante qe Instituti “agjenturor” i votimeve te SRB tashme i ka piketuar dhe miratuar per zbatim.

    Ne vazhdim po tregoj nje detaj interesant nga masakra e votimit te Tiranes per kenaqsi te clausit,besos dhe plakut.

    Pasi fitoi Edi Rama votimet e tiranes ne 2011 me 10 vota vendosem te festonim ketu ne Usa jo fitoren e tij por humbjen e dyshes kriminale te SRB & LXHB.
    Isha me tre shoke te tjere qe po ju ve emra fiktive si clausi,beso dhe plaku te cilet ishin te gezuar shume.
    Ne pije e siper une i thashe qe kam parandjenje qe SRB do ja marre fitoren nga duart dhe ato te tre me kundershtuan fuqishem duke thene se eshte faktori nderkombetar qe nuk do lejoje kete krim..
    Une kembengula per te kunderten se eshte faktori nderkombetar qe percakton fituesin prapa perdeve te ambasadave ..Dhe dihet se si ndodhi..

    E njejta histori po ndodh tani sipas atij skenari ku SRB duket si i strukur dhe i izoluar dhe nga ana tjeter nje opozite qe po shkelqen deri ne delir..

    Kam mendimin se SRB i ka te fituara 101% votimet e 2013.
    Dita qe ai liroi nga burgu 2 gardistet vrases te 21 janarit eshte dita e fitores se tij ne votimet e rradhes.Kush nuk ka sy e veshe te kuptoje kete fitore te tij duhet te beje vizite te okulisti ose otorinolaringologu

    Eshte e pafaleshme miopia e opozites,e analisteve antiqeveritare me mero bazen ne krye dhe turp per dipllomacine amerikane dhe europjane qe po fusin popullin ne votime me nje vrases dhe tradhetar kronik si SRB.

  21. Best says:

    Per Beson
    Per Plakun
    Horrin e Bulevardit
    dhe Claus

    E ndoqa debatin tuaj interesant ketu dhe po perfshihem ne diskutimet tuaja
    Parimisht jam dakort me ato qe thoni, por mendimi im eshte se fajin nuk e ka as Saliu dhe as Edi
    Te dy aty ishin ne 1990, une kam qene shume i vogel ate kohe
    Edi fliste lirshem edhe pse djale nomenklature, Sali vepronte si urithi underground dhe i sherbeu peristrojkes per mrekulli, Skema Hrushovi te Ramizi
    E thene thjesht miq te dashur, Ramizi ruajti njerezit e nomenklatures duke krijuar dy parti, ate te 80 lekshave dhe te byroisteve
    Pra e njejta klase politike e ndare me dysh
    Tani po i vjen fundi 80-lekshave, i fundit Eduart Selami qe iu bashkangjit shpures….kuptoheni vete, sherbimi amerikan po e ndjen se po merr fund teoria dhe plani i tyre i vjeter

    Shqiptaret zgjodhen Saliun ne 1992, pse???
    Kur aty ishte edhe Edi Rama apo Azem Hajdari e Pjeter Arbnori ?
    Pra problem mentaliteti…..shqiptaret jane te dhene pasdiktatoreve, duket sikur e kane ne gjak
    eshte fatkeqesi, por ky eshte realiteti….Nuk e sillte demokracine nje 80-leksh kurre dhe as ia sjell kurre, aq me teper Sali berisha
    Ne e sollem ne e vuajtmen, por besoj se me 23 qershor kapitulli Berisha merr fund nje here e mire, madje ka marre prej vitit te kaluar fund
    DASH do politike te re, megjithese me keqardhje ndodhet ne kete pozicion se per ta me mire eshte Saliu
    Saliut peshorja i anoi keq, shkeli ne derrasen e kalbur, ate qe uronin gjithe shqiptaret dhe shyqyr
    Mosha ben te sajen, nuk mund te lejohet nje i rrjedhur te trazoje gjithe Ballkanin dhe me pas Evropen
    BE e di mire se nese Ballkani trazohet, ajo shperbehet brenda 24 oreve….
    Kujt i intereson kjo pervecse Kines dhe Rusise….mbase dhe SHBA deri diku….
    Eshte matje forcash, ndaj Westervelle e dinte shume mire se para se me qene i djathte, eshte evropian dhe qytetar qe do vlerat e njerezimit.
    Ai mendon per fwmijet dhe qytetaret e tij….s’mund tepranoje qe nje Sali t’i vere zjarrin Evropes dhe nuk ka per te ndodhur….
    Berisha eshte i ngordhur para kohe…por nuk duhet nenvleresuar
    Dhe si?
    Edi Rama duhet te therrase sa me shume popull ne zgjedhje dhe ne duhet te ndergjegjesohemi, sa me shume te votojne aq me pak shanse ka Saliu te vjedhe
    Kjo eshte e sigurte, nese votojne mbi 60per qind, ai s’do mund te manipuloje me vota emigrantesh dhe levizje andej kendej
    Rama ka nje beteje vetem, ruajtjen e votes qe eshte kryesorja, por qe duhet shoqeruar me ndergjegjesimin e qytetareve per te votuar…
    Kete te fundit jam i bindur qe do e beje Westervelle Bersani, Hollande e te tjera vende evropiane
    Pra do kemi surpriza ku lider evropiane, ashtu si Uidhersi para nje viti, do i bejne thirrje qytetareve shqiptare, votoni masivisht per ndryshimin, shkoni tekutite
    Sa me i thelle rezultati, aq me i zhytur thelle ne gremine dhe i vdekur nje here e mire Saliu
    Rilindja e Shqiperise nis nga ngordhja e Sali Berishes
    per ketemund te debatojme pas nje viti dhe do bindeni…..
    per nje gje nuk ma ndryshon dot mendjen njeri per sjelljen tone ne 22 vite….kemi qene dhe jemi populli me i trashe e budalla ne tegjithe globin, vetem vetes i bejme qejfin por ky eshte realitet…
    Kemi prodhuar dhe lejuar monstra qe na kane marre dite jete vite jete dekada jete dhe ky eshte turp…..
    Me falni se shkruajta pak gjate…..

    1. Horri i Bulevardit says:

      Vetem ne nje gje ke gabuar Best, me te tjerat qe thua je shume ne rregull, Edi Rama nuk ka qene kurre djale nomenklature, edhe Edi Rama duhej te zbriste si ne te gjithe nga trotuari, kur kalonim para komitetit qendror te partise. Edhe Edi Rama ka jetuar ne nje banese dy dhoma e nje guzhine, si gjithe te tjeret, mbajtja afer e babait te Edi Rames nga pushteti te ndjerit Kristaq Rama, ka qene thjesht nje mundesi e pushtetit per te rikrijuar vehten ne pafundesi dhe skulptore te tille me permasa gjigande te tipit Mikelanxhelo, ne Shqiperi nuk kishte ishin me gishta, ishte Kristaq Rama, Mumtaz Dhrami, Thoma Thomai dhe ndonje tjeter, natyrisht pa harruar Odhise Paskalin e madh por qe kishte vdekur.
      Rregjimi kerkonte te mbante ne krijimtari epoken e vet dhe per kete i duheshin gjigandet e kultures shqiptare ku nj nga keta ka qene edhe skulptori i popullit nje Mikelanxhelo i vertete i strukturave te medha, edhe Kristaq Rama, por qe asnjehere sishte pjese e nomenklatures se pushetit dhe marrja pjese si deputet i kuvendit popullor, ishte thjesht nje dicka per ti treguar se ste lejme ne harrese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje