Eh doktor, doktor si më je katandisur. Si eremit po e mbyll pensionin politik dhe fizik.
Dje paradite si zagar i rrahur shikoje Kosovën tek festonte përvjetorin e pestë të pavarësisë dhe jargët të kullonin poshtë buzëve të fishkura. Doje të ishe atje te tribuna mes Jahjagës dhe mes Jarit. Të mbaje ndonjë nga ato fjalimet e tua patetike, të bërtisje për patriotizmin tënd të dalëboje, e porsi babai shpirtëror i panshqiptarizmës të kërcënoje Ballkan, Evropë e Amerikë.
Ah sa doje të ishe atje e ta rrëmbeje ti vëmendjen e kamerave kosovare, shqiptare, serbe, maqedonase e ndërkombëtare, por buzëqeshjen ta ngrinë në buzë.
Ata që të iluminuan në 1992, ata që të këshillonin më 1996 e ta bënë gropën më 1997, ata që të dhanë shpresë sërish në 2005, ata që të futën ty në NATO (jo ne), ata që qëndruan indiferentë më 2009 e gjatë 2011 përveshën mëngët duke të të latuar edhe si “burrë shteti”, sot të flakën si letër higjienike të ripërdorur tutje, larg (jo si gazeta New York Times)…
Ti që shpërdorove besim dhe kredibilitet të miqve tanë, ti që shpërdorove paratë e taksapaguesve dhe autoritetin e institucioneve të tyre me ekspertizat e Ndoc Çardakut, po vuan tashmë përfundimisht izolimin final. Ti dje si halabak kundroje nga profili i Facebook-ut porsi një i arrestuar nga dritarja e burgut. Të kishin lenë vetëm e pavarësisht përçapjeve apo përçatjeve të beniaminit tënd Hash(ash)im Thaçi për të të ftuar në Prishtinë, kufirin ta vunë te thana e ti nuk pate këllqe ta kaloje. Ta bënë si në qershorin e vitit 2000 kur në doganën e Morinës ta ulën traun karshi surratit dhe ti si mi me bisht në shalë u riktheve në Tiranë.
Doktor, bindu gradualisht që koha jote mbaroi. Kthjellohu e tregohu burrë. Po ke bythë or trim zhvishu nudo e dil para pasqyrës. Kundro me vëmendje trupin tënd nga koka deri poshtë te shputat e kallosura të këmbëve.
Nga ana e djathtë je kërrusur e varur porsi hu i shtrembër me gunga, lëkura të është zverdhur dhe fishkur si gështenjat e ngrëna nga krimbi rrëzuar livadheve të Korthpulës së Pukës, sytë të varen nga qeskat e fryra të mllefit, sa herë të kujtohen kundërshtarët politikë balli të pulson e të skuqet si bythë pule, veshët nga pas të shëmbëllejnë Drakulën, ndërsa buzët të janë holluar e konsumuar aq shumë nga mallkimet dhe përgojimet porsi vaginat e lodhura të gejshave japoneze.
Pra po je burrë, kundro veten dhe po vetes foli me zë: Po iki unë, nuk mundem të qeveris më se edhe takati më la, edhe poshtërsitë mu firuan!
Nuk mundem dot të mashtroj popull, elektorat, fanatikë, taksapagues dhe votues. Nuk mundem dot ta hap thesin e mashtrimeve siç bëra pardje në Lushnje tek u flisja qytetarëve të papunë “nëse do isha mjek, do kisha klinikën time private e do isha shumë i pasur”!
Zyrtarisht nuk të beson më askush o ujk kokallë.
Nuk mundet ta kapërdijë askush që Monika e Ilirit që ka edhe LSI-në, të blejë gjerdanë edhe fustane me çmime 320 mijë euro, ndërsa Liria gruaja jote ato pak para që merr si mjeke pensioniste i harxhon për fëmijët autistë duke bërë një jetë të thjeshtë.
Si mundet që djali i ish- kryeministrit Fatos Nano (ky i fundit zyrtarisht vetëm 38 muaj në pushtet) të jetë më i pasur se Shkëlzeni yt i famshëm me ty baba 156 muaj president dhe kryeministër bashkë.
Mundet vallë sikur edhe një individ i vetëm ta besojë që vajza e Fatmir Mediut të Gërdecit të studiojë e të jetojë si konteshë në Vjenë, ndërsa Argita jote mallteze zyrtarisht jeton modestisht me ndonjë qira të fituar nga banesat apo me siglime dokumentesh si notere.
Ti mendon o doktor se ne paskemi rrjedhur e pjerdhur e nuk shohim sesi pasuria e beniaminëve të tu 137- fishohet këto tetë vitet e fundit, ndërsa ti dhe familja jote vetëm gëzohen nga ky bollëk aspak kolektiv e nuk ngjyejnë gishta e duar nga këto pasuri?
Lëri furçat doktor, nuk të beson njeri. Kur i gërryen stomaku për ushqim mileti nuk ngopen më me shiritat e tua të inaugurimeve të prera trefish.
Kur fëmijët u kërkojnë lekë për libra e internet, prindërit nuk joshen nga iPad-i yt që e përdor vetëm Erla, por thjesht acarohen dhe rënkojnë.
Kur telefonojnë ambulancën pacientët taksapagues lemerisen nga vonesa dhe gjendja e mjeruar e spitaleve të Vangjelit e kur u vjen fatura e kripur e dritave mallkojnë veten pse nuk lindën në Kukës dhe Tropojë ku vidhet energjia si të ishin kuti votimi në Kamzë…
Doktor! Palca e shtyllës kurrizore dhe pjalmi i trurit tënd u thanë përfundimisht. Ke dhënë maksimumin e punës, energjisë dhe poshtërsisë. Nuk ke më këllqe, u mpive ti dhe partia jote. Nuk ke më shanse të vjedhësh plazhe, kullota e vota. Kot trembet ndonjë skeptik opozite apo ndonjë ambasador evropian. Mileti ta ka programuar humbjen, disfatën e qershorit. Humbja zakonisht tingëllon fataliste, tragjike, por tragjikomike do të jetë hipokrizia e sistemit të drejtësisë që momentalisht vjen era përç. Këta maskarenjtë e sotëm gjykatës do të jenë të parët që do të ta bëjnë gropën kur do qërohesh me votë nga pushteti. Shumëkujt mund t’i tingëllojë triumf, por unë idhnohem dyfish. Ti ike or malukat, por unë mallkoj sistemin që ngrite dhe po na e lë pas. Edhe ne do vazhdojmë të vuajmë bashkë me ty. Ti brenda një qelie të mykur të vogël, ne brenda një qelie më të madhe…
*facebook.com/bledi.mane
twitter.com/blediMANE
Ne te mire e ne te keq qofsh profetik. Respekte
Hallall Bledo!
Respekte nga Chicago
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/na-dogji-malli.html
burgim dhe sekuestrim te pasurive familjare …..!!!!
Kane 22 vite qe po i hane mu.in Sali Berishes,,,,ti zoteri B.Mane, qe shkruan me siper po qe i zoti shko,dili perpara dhe thuaja ne sy ato qe ke thene me siper.Te besh pall dhe te tallesh bythen prej 22 vitesh me nje popull,patjeter qe kerkon zotesi dhe ky Saliu kete e ka”Pse dreqin nuk doli nje njeri tia beje bam,por te gjithe lehin si qent rreth e rrotull tij.E kemi thene eshe me para ,,e keqja e ketij vendi nuk eshte Saliu,por populli i tipit bageti shqiptar,qe nuk ka patur asnjehere aftesine per te krijuar nje shtete normal.Historia tregon vijimesin e liderave anadollak dhe mizor shqiptrar prej 100 vitesh,duke filluar H.Qamili,A,Zogu,EHoxha,M.Shehu,S.Berisha,etj te cilet jane pjelle e ketij populli.E PACI EDHE PER 10 VJET TE TJERA.Ne ne emigracion gallat duam te shofim.
ti po ia paske hedhur srb`se o kulla e bjeshkeve, vetem se eshet pak prej frikacaku s`te duket?(larg bythes time) jam shume dakort me sa the me lart(historine qe perseritet dhe ne qe nuk mesojme)por dakortsohem me thenien e politologut it g.sartori:”c`do popull meriton liderin qe ka”. ti s`duhet te besh sehir e te jesh pesimist, duhet te kontribosh, te gjithe duhet dhe jo te ngelim perhere te konstatimi e ngarkimi i fajit tjetrit pa e pare veten.
s`eshte aq mire aty ku je dhe une kam qene por prej tre vjeteve jam kthyer dhe po i gezohem vendit ku asnje s`me thote”te fus nje shqelm e te kthej nga ke ardhur”. mos moho vendin tend se ke mohuar veten, dhe asnje ka per te vleresuar per te tille gje! tung!
Titlli i shkrimit duhet te ishte “TE KA LILOJA MUT,… TE KA LILOJA SHURRE,JE I DHJEM KAM E KOK,…. MORE PALO BURRE”
HAHAHA
“…në Kukës dhe Tropojë ku vidhet energjia si të ishin kuti votimi në Kamzë…”
a ka lene me, gje, berisha ne shqiperi pa e vjedhur?????????????////
Brilante!
Vetem parashikimin per te ardhmen e ke gabim.
Burgu eshte parajse per kete kriminel gjakesor.
Ka shume njerez atje qe mezi po presin te largohet Garda Tropojane dhe jeleku antiplumb, ti bejne nje “vizite” Berishes. Radha eshte e gjate dhe e paduruar
Shume e thjeshte: na derdellis per apartament 125 metra katrore ne zonen me te shtrenjte te Tiranes. Shumezuar me 2500 euro/meter katror, apartamenti yt ben fiks 300 mije euro. Pra edhe me kaq, je hadut, se me rrogen qe ke marre ne 156 muaj, por edhe gjate 22 vjeteve demokraci, kurre nuk i beje dot kaq para. Edhe vete e di qe je HAJDUT.
te lumte goja dhe dora.BLEDI…
Bravo!Je i madh…!
Public enemiu duke ia gudulisur koqet e fishkura Saliut. Sa tê ka PS tipa si ky lopcari i Permetit vêshtire se do e nxjerrni koken si fitues ne keto zgjedhje, nuk behet oponenc me mllefe dhe inate ori koqeja e Permetit.
Klysh i zgjebosur do ngelesh gjithmone
Bravo!!!
Gabim, Bledi!
Doktori, ose ujku i fishkur, sic e quan ti nuk eshte i pasur.
Eshte fukara e shkuar fukarait, por nga mendja.
Vendos nje kuti kartoni ne Permet dhe Tirane, ku njerzit te hedhin ndihma per doktorin fukara.
I ka qejf kutite ai, dhe jepjani ti hape te shohe se çdo t’i hedhin ne to
TE LUMTE GOJA …. SHQIPERIA DO FESTOJE
DITEN E BURGIMIT TE KESAJ KUCEDRE SHPELLAS.
BRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAVVVVVVVVVVVOOOOOOOOOOOOOO!!!! Bledi.
Si gjithmone brilante.
Duke lexuar kete po degjoj ne TV Kac m…n se bashku me ate dashnorin e Bleones-Luan Rama duke share Edi Ramen.
Te lutem Bledi na shkruaj dicka per keto plera.
Bravo Blend…vetem me dicka nuk jam dakort: “Pra po je burrë, kundro veten dhe po vetes foli me zë: Po iki unë, nuk mundem të qeveris më se edhe takati më la, edhe poshtërsitë mu firuan! ”
Vetem poshtersite nuk i firojne kurre atij KUJDES
Te lutem….
Me te forten ende nuk e ke shkruar…
A mendon keshtu edhe ti?
Po ju te tjeret?
Sa na mungojne shkrime te llojit Blend!jepi lale se je i modh nuk ke te krahasuar,pena jote eshte pak ndryshe nga te tjerat.Me pelqyen pa fund krahasimet te tipit:porsi vaginat e lodhura të gejshave japoneze,ishte brilante,hallall daku mos u harro andej nga Permeti!na kujto dhe ne ketej,na mungon shume kur rrekesh me punet e tua…
…”balli te pulson dhe te skuqet si byth pule…” po ku i gjen o Bledi kete krahasime kaq te goditura?
sal-debili ka harru se dardha e ka bishtin mbrapa; sadamit ju dhane celesat e new yorkut dikur kur ishte ushtar i mire shvejk dhe pastaj ju pre koka sa hodhi vickla.
po ty o sale e ke llogaritur se cdo te gjeje?
Bledi thote do perfundosh ne qeli… me duket se eshte treguar shume meshire plote. qeline o sale ta marresh dhe ta puthesh ne balle por…
hahahahahhahahahahaaha…
Po, si nuk e gjen krahasimin ai? Ne fshat eshte lindur e rritur..Sa here e ka pare pulen ai qe i pulson bytha..ne fakt te gjitha kafshet atje i shikon..ne pjeset erotike..Dicka ka nxene prej tyre..ndryshe nuk do i bente keto krahasime. Qytetari i shkrete pulen e ka pare te pjekur ne tavoline, gati per ta ngrene..po sa gjera ka bere nje pule me pare se te kthehet ne ushqim.. vetem Manja e di!!..Dhe jo vetem pulen..ai ka fjetur me gjela, me derra, me lope e buaj..Ah, more Marin djali, kemi ende shume per te mesuar nga ty..
Duhet me i fal nje varke – qe te kujtoje me nostalgji zanatin e Varkarit te Zellshem !
Te lumte o Bledi Mane, kam aq shume mllef, por ti po mi nxjerr ngadale te gjitha ne shkrimet e tuja.
Kur e lexova me erdhi inat me ty dhe thashe ose me ke kopjuar mendjen, ose ke nje telepati te zgjeruar qe shikon edhe mendjet e komentuesve ketu ne TEMA.
Po sa bukur ja ke qendis e ke bere legen pa e ofenduar sic ofendon rendom Saliu vete.
Cte thuash per kete njeri qe ne sot na ka bere gropen por qe neser pasardhesit tane do ta duan si personazh humori, sic kemi bere ne Osman gazepin e Beratit, apo edhe Qazim Mulletin e Tirones dhe ne fund six qeshem me shoqen e dybekut te partise, shoqen Nafije, qe merrte fryme nga partija e Dulles.
Ishalla rrojme dhe te shohim edhe mbas 20-30 vjeteve, ku do te kemi rastin te tallen pasardhesit tane me mediokritetin tone, por do te na nderojne se i sollem kesaj shoqerie, nje nga personazhet me komike te ketij kombi, panvaresisht se ne do ti shohim me inat se ne e dime sa po vuajme me kete monster, perseri pasardhesit tane sdo tja dine per mllrfin tone, por do te kenaqen me personazhin Sali dhe ne do te na quajne ca te rrjedhur qe smarrim vesh nga bota.
Spo shkruj me se mos fus ndonje mufke dhe dal nga terezija fare.
O mo Bledi na kenaqe ,edhe ai vete e kupton qe i ka ardhe fundi,po ai duhet ruajtur se mos merre fisin dhe iken se e ka te qarte qe do perfundoj ne burge,,,,,,,,,
Je i shkëlqyer ! Pena tënde si bisturia e kirurgut pret pa mëshirë metastazat e një kanceri, që prej vitesh po i merrfrymën këtij vendi …
hahahhaahahha buzet si “vagina e gejshave” hahahhahahhha kisha kohe qe shikoja saliun dhe nuk po ja beja dot krahasimin bravooooo mane se me kenaqe
Shume krahasim i lezetcem dhe merituar.
Me sa duket te ngjashme me ate tenden, Lola! Prandaj t,u qesh aq shume!?
buzet e mia si ke pare as ne ender ti o kopan po shif buzet e sales dhe eksitohu dorjanen shpejt se dukesh qe je ndonje bbbb lepires dhe ti
Shume bukur radhitur, se vertet quajne bllokmene e hajdut gjithkend, por vete jane te varfer e ose si notere ose si sekser, nxjerrin buken e gojes.Edhe zedhenesen qe e ka nuse blloku, nuk e sheh plaku matuf.O zot,ditet e numeruara!!!
Bravo
Falemnderit Bledi!!!!!!!!!! Shkrim i perkryer!!!!! Na e qetesove pak shpirtin!
Megjithese “perlat nuk ia vlen tu hidhen derrave”, kesaj perle te formuar nga “gelbaza e shpirtit”, nuk i hiqet asnje presje!!!
A ka kush kurajo t’ia lexoje doktorit mu para surratit ne Parlament…!!!
Hahahahaha.Te lumte o BLED TRIMI.Te gjitha sa shkruan jane TMERESISHT TE VERTETA.Po i vjen ngordhja.Te gjithe e duan ngordhjen edhe vet pdistet pamvarsisht qe nuk dalin hapur se -u fluturon vendi i punes-Edhe nje here HALLALL O BLED TRIMI.
bravo te qoft o bledi se ai vjen aq era sa qelb gjith dynjan po i erdhi ngordhja bashk me ilir kurven dhe hajdutet e tjer
Po pse nuk i fute nje te share nga robt e motra , kurseje kohe jo per gje.
Bravo Blendi Mane bravo.
Paragrafi i fundit-i pakrahasueshèm.
Sistemi,qè do leri–ai brenda njè qelie tè vogèl dhe ne brenda qelisè sè madhe.Kjo do jetè sfida mè e vèshtirè.Dèmet e ktyre 22 viteve,derivantèt e ksaj politike…e kanè plagosur ,thuaj èshtè nè koma morali shoqèror
Nejse,tè qèrrohet njèher ai ,tè marri me vete tritan,ristan,fatmir,ilir,monika,zhelefine ,lleshin,ndokèn,frrokun,e di unè mè sa janè zagarè dhe gjyqtarè—tè zhdukeeeeeeeeeeeeeeeeennnnnn
Po ktè titull ku e gjete mor biiiiir njeriu–tè shkruash pèr Saliun…tè ka lali shpirt,tè ka lali xhan?????
Ke tè drejtè,na ka *dèmtuar* keq tallavaja politike e klanit tè gèshtènjeva tè krimbura.
Blendi me behet qejfi qe ke shkruajtur kaq bukur..: “Mileti ta ka programuar humbjen, disfatën e qershorit. Humbja zakonisht tingëllon fataliste, tragjike, por tragjikomike do të jetë hipokrizia e sistemit të drejtësisë që momentalisht vjen era përç.”
Ne nje votim, nuk fiton thjesht vota, por opinioni publik sado qe te mundohesh ta shtypesh ate me mjetet ligjore sic thua me siper..Fitusi, edhe ne vendet demokratike ku liria e fjales eshte absolute, ndjehet..I njejti sistem drejtesi gjyqesore do perpiqet te lepij fjalet e fitusit tjeter te rradhes nga servilizmi dhe do “premtoj” qe gjerat do i ndryshojne..
Populli s’do jete me ne nje qeli te madhe dhe s’duhet te mendoj ashtu..Ata duhet ta shohin si nje fillim nga e para dhe te ndryshojne kulturen e tyre..Ate te aferave korruptive, rryshqeteve, barazise njerezore dhe konkurences..Shqiperia ka nevoj per shume projekte qe kjo qeverri klienteliste nuk u ka dhene mundesine konkurimit..Shqiptaret jane puntora dhe dine si te ndertojne..Atyre u duhet udhezime dhe shance te barabarta si te konkurojne ne tregun e lire..Bujqesia eshte nje faktor jetik per mireqenien e qytetare qe eshte lene ne misheren e fatit dhe fshataret jane lene komplet te braktisur..Si nga arroret, ullinjt, por edhe nga portokajte e limonat per eksportim..Lidhja hekurudhore eshte jetike qe nga Shqiperia Jugore e deri ne Veri te Kosoves qe transportimi mallor dhe udhetuesve (sidomos kjo e para) te jete me kosto eficjente..Shqiperia ka nevoje per nje industri rafinerimi te lendes se pare duke ulur koston nga eksportimi mbrapa ne importim..Bulqiza duhet ripare dhe do nje provokim qe punetoret te rigjallerohen dhe mos te ndjehen te zhvatur nga sistemet piramidale..Bulqiza ka potencjal qe c’do kompani presticjoze nderkombtare, do te ishte fat per ta marre me koncensjon..Flota ujore transportuse qe kemi eshte ineziksente..E plot projekte qe Shqiptaret nuk duhet te ndjehen si ne qeli, por nje shanc per te NDERTUAR NJE SHQIPERI MODERRNE PER BREZIN QE DO VIJ..
te lumt o bledi kurves i ka ardhur vdekja bashk me moniken dhe ata kurvat e tjer qe e shkateruan ate vend ne burg te gjith
Bravo Bledi.Thjesht,bukur,brilant,trimerisht.
bravo
TA HEDHIM DH ESHPORIM KELLIREN DHE KELLIRAT E TIJ
i erdhi fundi dhe ketij qelbesire te mykur ketij vicidolasi te kermosur , ketij plehu te neveritshem ,, por nje qe duhet te beje ky popull mos ti haroje krimet e ketij krimineli duhet medoemos ta coje ne litar kete ple dhe bastard te shpellave vicidolase , se boll krime mban mbi supe ky superkriminel i te gjitha koherave qe ka pare historia e shqiperise ,, ky eshte dhe do mbetet bastardi me i madh besoj ne te gjithe planetin
Nga ana e djathtë je kërrusur e varur porsi hu i shtrembër me gunga, lëkura të është zverdhur dhe fishkur si gështenjat e ngrëna nga krimbi rrëzuar livadheve të Korthpulës së Pukës, sytë të varen nga qeskat e fryra të mllefit, sa herë të kujtohen kundërshtarët politikë balli të pulson e të skuqet si bythë pule, veshët nga pas të shëmbëllejnë Drakulën, ndërsa buzët të janë holluar e konsumuar aq shumë nga mallkimet dhe përgojimet porsi vaginat e lodhura të gejshave japoneze.
I madh je o Bled..hallall.Pene forte opozitare dhe shume reale.Stil i vecant dhe troc te shkruari.Kjo tregon mprehtesi intelektuale,atdhedashuri si edhe trimeri gje qe jo cdokush e ka aty ne ate vend.
lexoni fjaline e fundit,kryeveper!
SHkrim brilant,i jashtezakonshem.Ne vigjilje te 23- qershorit BLEDI MANE apelon ne menyre homeriane ndergjegjen shqipetare,do vazhdojme ne mynxyre e erresire apo ti japim jetes sone drite e diell.GJithcka varet nga ne.Koha e dallkaukeve,sharlataneve dhe maskarenjeve po rrogulliset si guri ne rrogullime.
Bledi Mane nga vendi i lavdise dhe frashellinjeve te ndritur ke celur si tendafilat e qytetit te tij te luleve.Aroma e kendeshme tashme eshte perhapur ne gjithe SHQIPERINE.Ajo si marathonomak ka filluar te rende si uragan drejte finishit ,ne daten 23-Qershor ku fituesi i vetem do jene shqipetaret.
Bravo, na kënaqe. E dimë mirë se nuk do të fitojmë , por ti na mban me shpresë, se na mbyti inati.
Bledi je i madh jam shume dakord edhe un , mezi presim dhe ne emigrantet qe te kthehemi se shpejti ne nje shqiperi pa plehra .Bravo.
Te lumte o Bledi Mane.
bardhi, e di qe ena per momentin eshte pergjys por te lutem shih ate ghysmen plot.
Madje kur leXon perlen e Bledit, ena duket jo vetem plot, por e ngjeshur.
Kam hapur nje folder per shkrimet e Bledit, i printoj dhe i shperndaj si trakte.
ME BEREQET QOFSH GJITHMONE BLEDI MANE!
Amen!
Rrofsh o Bledi, nje nga shkrimet e tua me te bukura.
Z.MANE NJE TALENT, PER NJE SALI FALLCO.
Z.Bledi Mane je talent i lindur dhe i edukuar me kulturen Angleze ndaj shkrimet e tua shkelqejne.Le te behen xheloze te tjeret,po te jene burra me buonsens duhet te te urojne per e gjalli.
Saliu e ka mare rrugen per “Janine” bashke me jarabaxhine(I.Meten),arma e fundit qe i ka ngelur eshte maska e nje fshatari me demek politikani te gezuar,te qeshur,optimist,shakaxhi,i pa fajshem,engjell,ilumtur.
Realisht kete rol e luan bukur si te kish mbaruar per aktrim,edhe pse e ben dhe e ka FALLCO.
bravo bledo djali hallall qumeshti qe te ka dhene NENa..
Ej,bravo ato cfar shkruan ne tegjith i dime ,se ne jemi deshmimtare,VARKARI me kompani neve po na i ben, vetem desha me te pyt mor zotni po kte popull kur do ta maresh ndonjehere ne analize??? apo ne do vazhdojme te kenaqemi dhe te kalojme ne ekstaze kur lexojme ndonje shkrim te ketij lloji.Bledo ,ai shikohet ne pasqyre dhe thote car faji kam un i shkreti,un sa me shum ja u ngul, kjo mase amorfe aq me shum me voton.Vllai na shkruj na i gjo tjeter,per mua per ty per ne qe kemi nje jete vetem konstatojme.
bravissimo,hallall BLEDI degjeneroe DOKTOR KASAPIN kryeminister,endra ime ta shikoj pas hekurave te burgut KOKQETHUR.
Bravo
Mos shpresoni qe Saliu do iki me vote… Harrojeni!
Kur te me gjeni nje istitucion te pavarur nga sb mund te flasim per nje mundesi.
Deri ne keto momente (ora 1 e nates) jane 38 komente te gjitha pro Bledit e asnje pro Komandantit.
Si eshte puna ç’po ndodh?
“Ben Chicago”, “Ramy”, “Safet”, “Kelmendas” &co, nga jeni, ne ç’hale jeni strukur?
Tani qe Komandant Saliu ka nevoje per ju, bijte e tij shpirterore, ju po e lini ne balte, te pambrojtur nga sulmet e nje “mistreci” permetar qe po i punon qindin?
Po ky eshte kulmi i “tradhetise”, e pabesueshme.
Me duket se e keni kuptuar qe “gjemia” e Komandantit po mbytet dhe kuptohet se jeni budallenj po jo deri ne ate pike sa ta shoqeroni ne ferr drejt te cilit Komandanti juaj i “adhureueshem” po duket se e ka marre udhen…
Bravo Bledi, atij po i zien toçi dhe ti e shqetëson, e ke bo me
u zhvesh në këtë të ftohtë, tu u fry si gjel para pasqyrës,
rrezik e thyen po e di se ecën ters për shtatë vjet !!!
Eshte nje shkrim qe mund hakmerren Berishianet me dhune, prandaj i sugjero Blendi Manes qe te kete kujdes kur shetite ne rruget e Shqiperise qe jane te mbushur me Berishian. Berishianet e kane treguar edhe her te tjera qe mund te dhunojne gazetarin e pavarur qe shkruan kunder pushteti Berishian. Te falendroj Blendi per opoziten qe ben kunder atyreve kriminelave qe mbajne pushtetin per faj te popullit frikacak.
Eshte nje shkrim qe mund hakmerren Berishianet me dhune, prandaj i sugjeroj Blendi Manes qe te kete kujdes kur shetite ne rruget e Shqiperise qe jane te mbushur me Berishian. Berishianet e kane treguar edhe her te tjera qe mund te dhunojne gazetarin e pavarur qe shkruan kunder pushtetit Berishian. Te falendroj Blendi per opoziten qe ben kunder atyreve kriminelave qe mbajne pushtetin per faj te popullit frikacak.
komplimenta z.Mane! Shkrim shum i goditur. Ke shprehur ndjenjen e shqipetareve qe duan lirine dhe demokracine. Me zhdukjen e sales ne qershor, shpresoj qe shqiptaret te gjejne mireqenien dhe rehatine qe i mungon nga 70 vjet. Shpresojme qe mos kete jelek antiplumb qe ta shpetoje pas qershorit. Respekte.
Je i madh Bledi! Vetem nje sugjerim kam une (me vjen turp qe te te jap nje sugjerim. E kush jam une? Ulur para kompjuterit, “trim” dhe 12 000 km larg Shqiperise?!). Megjithate une do deshiroja nje titull tjeter. E lexova shkrimin tend jo nga kersheria qe ngjall nje titull, por vetem se e kishe nenshkruar ti.
Si titull mund te kishe zgjedhur diçka nga ky paragrafi i fundit:
“Ti ike or malukat, por unë mallkoj sistemin që ngrite dhe po na e lë pas. Edhe ne do vazhdojmë të vuajmë bashkë me ty. Ti brenda një qelie të mykur të vogël, ne brenda një qelie më të madhe…”
Je i madh! Nuk di çfare te beje qe te jap nje dore, nje ndihme per Shqiperine qe duhet dhe do te rilind. te pakten mos te votoje njeri ne emrin tim.
Po ti o Beni, ku i ke syte? E ku na paska buze dhe goje ky sociopatik ynë. Nuk e ke vene re qe nuk ka buze? Buzet me nje gjeresi te vogel quhen buze te holla. Berisha nuk ka as nje te mijten e milimetrit gjeresi qe te mund ta quash te pakten buzeholle. Vere re mire dhe do shohesh se goja e tij ka komplet formen e llaftarisur te nje bithe te çarë sëprapthi. Dhe ti mi thuaj asaj gojë, turp të kesh mbasi të kam ditur vrejtes të holle te realitetit umbjektiv.
Sido qoftë, mik, je vërtet i Madh.
Po ti o Bledi, ku i ke syte? E ku na paska buze dhe goje ky sociopatik ynë. Nuk e ke vene re qe nuk ka buze? Buzet me nje gjeresi te vogel quhen buze te holla. Berisha nuk ka as nje te mijten e milimetrit gjeresi qe te mund ta quash te pakten buzeholle. Vere re mire dhe do shohesh se goja e tij ka komplet formen e llaftarisur te nje bithe te çarë sëprapthi. Dhe ti mi thuaj asaj gojë, turp të kesh mbasi të kam ditur vrejtes të holle te realitetit umbjektiv.
Sido qoftë, mik, je vërtet i Madh.
TE RINJ E TE REJA TE SHQIPERISE PLEQ E PLAKA NUK DO TA HARROJNE KURRE MASAKREN E 21 JANARIT QE BERI REGJIMI I SALI BERISHES
Thjesht, paster, bukur.
Shume shkrim i goditur. Komplimente!!!
E kam thene edhe me perpara, te tilla shkrime duhen shkruar ne carcafe te medhenj dhe duhen varur anembane Shqiperise, material per brezat qe do vijne e qe te mos prodhojne me nje neveritje si Berisha.
Te lumte pena o Bled.
Mesazh FANTASTIK…!!!
Bravo Bledi Mane…
Me duket se e paska thithur sot evgjiti paska vajtur ne lala land
Nje shkrim brilant, por Kryeministri nuk e ka nje mendje te tille per ta kuptuar dhe per te reflektuar mbi kete shkrim,,, ?
Llafi yt ne vesh te perendise,bravo,bravo,bravo,bravo………….
hahahahahahaaaaaaaaa kam vene dhjam qe ne mengjes.
Blendi je figure
xha Jaho…
————
Gabim xha Jaho,mos vendosni kuti per ndihma se do kalben aty brenda.
Ne e dime qe Saliu nuk i hap kutite.
Edhe t’ja thoni qe ato nuk jane kuti votimi ai prap nuk do ti hape.
Shkrimi i Bledit ,nga c’do kend ta shohesh eshte i perkryer.Artistikisht dhe politikisht.
Ri dhe fantazoje me mendjen time Saliun ashtu si e pershkruan para pasqyres Bledi dhe ndjej nje urrejtje dhe menjehere me shnderohet si fantazma e shtriges te Bprbardha po lakuriq :hunden e madhe te shtremberuar lekuren e tejvyshkur,zgavrat e syve shume te thelluara,duart kocke e lekure.
Kur me zhkukej shtriga dhe me shfaqet Saliu sikur e meshiroje pak, po sa me vjen ne vesh zeri i tij prap me shndrohet ne shtrige.
Shkrim i mire e i dashur nga pjesa me e madhe e lexuesve shqiptare por tjeter eshte deshira dhe tjeter do te rezultoje realiteti pas zgjedhjeve.Zgjedhjet gjithmone kur i organizon Berisha,çdo here do ti fitoje Berisha.Te mos ju genjeje mendja ne te kunderten veçse do te jemi deshmitare te nje mashtrimi te ri,te pa pare e tejet te pa moral,(po kush pyet per moral ne ate vend).Hajt shendet .
po sikur mbas 23 qershorit perseri……………???
TE LUMTE BLEDI , E KE QARE, ME MIRE SKA KU TE VEJ.HALLALL QUMESHTIN E NENES . LUM SI AJO NENE QE TE KA TY DJALE. HALLALL.
Moj RAJMONDA ke harruar te shtosh…U KRYE! TASHME GJITHCKA U ZJIDH DHE DO JETOJME TE BEGATE E TE LUMTUR! RROFTE BLEDI QE NA SOLLI RILINDJEN …UUURRRAAAAA!
….cfar trishtimi!…per mua dhe gjith askushet e tjere(si puna ime),qe s’mund te bejne asgje tjeter vecse te trishtohen ne kete fatkeqsi pa fund!
I nderuar Bledi !Ke bere nje skaner te kufomes se Tij ne momentet e fundit,por nuk me pelqeu diçka: ” Te zhvishet nudo dhe te kundroje trpin nga koka tek kembet…” E para:, ky edhe keshtu i veshur tromaks dynjane dhe , e dyta: Po jelekun antiplumb ,si mund ta heq ,kur ai ka frike edhe nga populli i vet, qe ” e do aq shume ” !!!
Oh te lumte ajo dore mor Bledi Mane.Te falenderoj nga zemra!
Te lumte, TE lumte!NO COMENT!
Bled, shkruan bukur, nuk kam çte te them ne lidhje me kete pike. Thjesht nje detaj, evito shprehjet ‘qen i rrahur apo zagar i rrahur’ se jane pasoje e mentalitetit te eger shqiptar, qe rreh kafshet dhe s’ ka shtet qe ti penalizoje njerzit. Nje europian nuk i shkon ne mend kurre te perdore shprehje te tilla se do i suleshin nje sere organizatash per mbrojtjen e kafsheve ne fyt, e jo me te rrah nje kafshe, se denohet me gjobe nga 500-30.000 euro dhe deri ne dy vite burg.
Emancipimi i shoqerise fillon nga njerzit e penes, ato diktojne tendencen dhe frymen moderuese.
Please don’t do it again.
Thnx
JU FALEMINDERIT PER KETE RELAX TE SHPIRTIT O BLEDI MANE… E KE GODITUR TALEBANIN MU NE ZEMER… BRAVO
Shkrmet Tuaja, Bledi ,me qetesojne ,me japin nje optimizem qe,per hir te se vertetes,ketu ne Malesine e Madhe sikur na mungon. Ndonese ne moshe jam pothuaj sa prindi Juaj,perseri mesoj shume ,e kryesisht nga guximi Juaj ,per t’i thene hapur ato qe sheh e ndien. Le te na sherbeje kjo kurajo ne ditet ne vazhdim…
Nuk ka kontribut me te madh se ky i Bled Manes. Opozita, me perjashtim te ndonje Erioni, rri e hesht.Bravo Bledi.You are the best|!
– Nekrologji me mik i paske skalitur..
elexova duke u dridhur..,e ke futur ne nje thes te qelbur,qe s quhet qefin kete te pafe, ku feja e tij eshte vetem paraja..
Mane,
Do ja kene fshehur, kete shkrimin tend Doktorit Bisturi-thyer…
Ç’nuk do jepja, per ti pare surratin teksa e lexon, kete pershkrim Piktorest!
?
Fuqia e penes eshte shume here me e forte se fuqia e plumbit. E sa vlen ti futesh nje plumb ketij salqeni qe eshte i vdekur po i pakallur.
Jam i bindur qe salqeni i gegeve e lexon te paren gazeten Tema.
Shkrimi i Bledit ka depertuar jelekun antiplumb, e ka bere salqenin ti peshtiroset vetja.
Bravo Bledi!!!
Bravo Bledi.Je i madh.Shkruaj çdo dite per kete moster
Alooooo Çimi… jam Bledi.
BRAVO BRAVO BRAVO.
Ne rrime rrime e shkruajme ndonje koment qe mos te na bejne per budallenj, budallenjte, por ty tu befshin te mira keto qe i shkruan ketij gjytyrymit tone.
Alooooo Çimi… isha Bledi, penen top, dhe veglen plote…
Analize e sakta e mjafte e Goditur.BLENDI kujdes UJKU QIMEN NDRRON POR ZAKONIN SE HARRON.Me pejqej sentenca ne fund te shkrimit tuaj:Ti(Ai}ne qeline e vogel,ne ne qeline e madhe………………neser.
Fjala jote ne vesh te Perendise.Amin.
Nuk jam me Sali Berishen,por nje gazetar qe te shaje ne kete menyre nuk e marr me mend,kjo eshte nje TRAKT qe shperndaheshin dikur nga DEBATIKASIT, sot kjo lloj gazetarie nuk e ndihmon qe ta rrezojme Saliun sepse jemi ne 2013-ten,per ta share dhe denigruar jemi nje armate e tere te MAJTE qe e bejme por sa ka vlere kjo lloj sharje tek pjesa tjeter asnjanse,ne e shajme Saliun dhe te Djathtet, ata na shajn Ramen dhe ne te Majteve,si perfundim mbas qershorit themi perseri se na e hodhi edhe kete rradhe,na i vodhi votat,dhe perseri fillojm nga e para sharje sharje dhe vetem sharje,kush e njef SALIUN dhe kush e njef BLEDI MANEN do te qeshin me te madhe dhe do te vendosin 100% per RRAKETIKUN e vertete.
PER ASKUSHUN!NDOSHTA BLEDI NUK NA SJELL DOT AS LUMTURINE AS BEGATINE, POR TE PAKTEN ESHTE NJE DJAL TRIM QE KA KURAJO TI THOTE GJERAT ASHTU SI JANE, QE TE NA HAPIN SYTE MUA, TY,EDHE GJITHE ASKUSHEVE TE TJERE. N.Q.S. NUK HAPIM SYTE DHE NUK NGRIHEMI TE GJITHE TA SHPORRIM KETE TE CMENDUR QE KEMI PER KRYEMINISTWER ,CFAR DUHET TI KERKOJME TJETER BLEDIT? DAULLET BJEN PER ATA QE KANE VESH TE DEGJOJNE, SE ATA QE NUK DEGJOJNE,JO DAULLET TE BJENE POR EDHE TOPAT E ARTILERISE, NUK DO TI DEGJOJNE. BESOJ SE ME KUPTONI Z. ASKUSH. ME RESPEKT
E respektuara Z. RAJMONDA!
Jam nje ish student i Dhjetorit(90),emigrant prej 20 vjetesh,asnje here antar e militant i asnje partie(per fat),asnje dite nenpunes shteteror i ketij shteti(dhe s’kam nder mend te jem) ,as edhe nje centimeter toke te “xanun”,me nje fjale jam “askushi”(s’jam aq i zjuar sa disa, qe ja hedhin edhe vetes),askushi qe ka guximin te shohe drejt e ne sy gjithkend qe ka perpara,qe ka njohur miresine e djerses se tije, por qe ka te njejtin problem qe kane gjith shqiptaret sot :Sigurine e te ardhmes se femijeve te tyre.Une dua qe femija im te me shohe drejt e ne sy(pa e devijuar shikimin ),kur behet fjale per Atdheun e saj.Dhe nese kjo s’ndodh ,fjtori i pare jam une, askushi(qe do te thote se kam deshtuar si prind, pa Atdhe),fajtori i dyte eshte populli i askusheve qe lejon plitikanet e tij te kalbur(nga korrupsioni) , te krimbur(nga pasurija…),te qelbur e te shpifur(sic i pershkruan Bledi), te pa fe e kriminele ne shpirt e veprime(sic i pershkruan Mero),naive, frikacake,te rilindur me breke neper kembe, ndoshta dhe te shitur…(sic eshte opozita),qe te luajn dhe neperkembin fatin dhe interesat e tije gjer ne ate pike qe te pranoje ,me mire te jete sherbetor ne shtepite e te huajve(ne perendim e gjetke)sesa skllav ne shtepine e tije.
Ky eshte problemi yne. Kjo eshte tema qe duhet te diskutojme ne keto forume,ne menyre qe te lirohemi nga denimi yne historik i zjedhjes se te keqes me te vogel,mes te keqijave,dhe orjentimin e kahjes se zhvillimit dhe civilizimit ne perzjedhjen e me te mires mes te mirave te tjera.
Pershendetje dhe Respekt!
Bravo, kot nuk thoT DHE POPULLI, ku ka rrjedhur do pikoje, do vej soj me soj, je nga vendi i penes ,kultures , dhe mendjes se ndritur , Blendi faleminderit per shkrimin tuaj.
Blendi ke goditur ne te shkrojtur. Une me ty jam dakort. nuk jam dakort vetem kur thua se sala do ike me vote!!!. Harroje ti dhe ata qe e degjojne. Ai do me hik por se lene ata qe e rrethojne, ata qe pa salen nuk gllaberojne dot, nuk vrasin dot, nuk çirren dot. Kane filluar ethshem trajnimet e hajduteve te votave te ardhshme me ne krye ristanin. Gjithsesi shkruaj se je pene e holle dhe na rrit optimizmin.
je i madh Bled Mane, mos vdeksh kurre.
O Rajmonda ,te past lali shpirt ,te past lali xhan,problemi qendron tek numrat,te cmendemi ne duke share ,dhe te botojme cdo dite HOSTENET E DIKURSHME,NE NUK NA DALIN NUMRAT, E MORE VESH SE SHATJET NUK NA NDIHMOJN ,DHE TE GEZOHEMI QE MANE I THA SALIUT SE E KA HUNDEN E MADHE DHE KEMBET E SHTREMBERA,DHE SYRIN QORR,GISHTAT E KEPUTUR,PANTALLONAT ME MUT TE LYERA,FLOKET E RENA ME QELE,E PLOT EPITETE TE TJERA, KU ESHTE NDIHMESA KETU, KU ESHTE TRIMERIA KETU,NUK KA SOCIALIST QE NUK E SHA SALI BERISHEN,SIKUR NGA NJE KALA TE BEJNE SALI BERISHA NE DITE NE SOCIALISTET NUK E DONE AS NUK E VOTOJME ,KESHTU NDODH DHE NE KRAHUN TJETER, PER RAMEN TONE TE DASHUR ,SIKUR RAMA JONE TE BEJE MREKULLIRA KRAHU I DJATHTE NUK DON TJA DEGJOJE AS EMRIN, PRA RAJMONDA E DASHUR –NUMRAT- NUK NA DALIN, MANE TE NA NDIHMOJE PER NUMRA SE SA PER SHARJE DHE EPITETE NE SHQIPTARET JEMI TE PARET,E more vesh moj Rajmonda te ka lai shpirt se pse jemi ne socialistet shprese e humbur- flas gjithmon per ata qe kan sy e shikojne se -QORRAT- qorra do ngelen,te puthsha nga larg moj Rajmonda-Byth madhe- hahahahahahahaha kjo fjala e fundit-Byth Madhe-eshte e BLENDI MANES jo e imja Rajmonda.
BLEND si gjithon i pa arritshem kujdes or mik se bisha kafshon me shum kur esht duke ngordhur.DO perendia dhe i lexon ky mostra
” Edhe ne do vazhdojmë të vuajmë bashkë me ty. Ti brenda një qelie të mykur të vogël, ne brenda një qelie më të madhe…”
më sakt se kaq,PRISHET!
po qe se ndodh kjo që thot mane,tmerrësisht e vështirë që sociopati të largohet me dëshirë dhe pas humbjes me “votë”,dhe po qe se do të kemi atë që po kërkohet sot(rotacion dhe jo ndryshim)atëherë do të jetojmë në dy fjalitë e fundit të bledi manes!
pa një ndërgjegjsim të popullit,forcim të fjalës së tij,pushtetit të tij,pa një dobësim të pushtetit të politikanëve dhe qeveritarëve nuk do të shohim asnjëherë ndryshim!do të ngopemi e stërngopemi me rrotacione!por në fund të fundit rrota do të mbetemi!
Te lumte,ore djale,qe na mban lart moralin…
Blendi ke shume te drejte! ky plak palaco nuk na ndahet as ne klub as ne pune as ne guzhine as ne dhome te gjumit. Une cuditerisht e bej tv “mute” kur del ky po do ti ngaqe ka kaq 23 vjet qe na can bythen ne tv un tani edhe kur tv eshte “mute” nga shprehja e mimikes se tij e dalloj ;kur genjen,kur shan,kur levdohet,kur kercenon, kur shan edin ne mbledhje te qeverise,kur shan ne grup parlamentar me ato monologet idioteske para eunukeve, kur shan nga grate,kur ironizon,kur ka vjedh,kur ka vrare etj….!?
Blendi shendet dhe lumturi paçe gjate gjithe jetes tende por dua te thekesoj:
Fjale me te kuptushme,me pèopullore,me te sakta,me te verteta une deri tani nuk kam lexuare dhe nuk besoj te lexoj mor trim djale.Kjo dihet se trimat nuk njihen vetem nga pushka por qenka me e kendeshme edhe nga PENA.Kunder kremineleve sote dhe gjithmone pena top tu befte dhe gjylet e asaj pene renshin mbi kokat e plehrave.
Z blendi(emrin ta shkrojta me te vogel se keshtu me dukesh me fjalorin qe perdor)Shkruan te zhdukesh Sala me gjithe sistemin . Mos kerkon sistemin e kongresit te permetit Ne fotografine qe shoqeron artikullin je vetem gjusma e fytyres e ndritshme po gjysma tjeter e eret pse ste duketNuk jam fans i Berishes por cfare behet po ta marin ata qe kerkojne rivleresimin e figures Enverit pa u gjendur akoma skeletet e te pushkatuarve Ne fund cfare do besh me ato epitete mbas 23 qershorit po ta votojne prap Doktorin apo i vodhi Po per vete si parashikon te jesh ne moshe 70 vjecare ky bukurosh qe je tani Mos u tall me ato qe na rezervon mosha se ne nje fare menyre eshte fyerie edhe per prindrit e tu te cilet nuk besoj se jane ne freskin tende aq me teper ne menyren tende te vleresuarit per moshen e trete Te uroj dhe ty te behesh plak me thinj por jo irjedhur.
Enveri eshte ne pushtet ! Ndaj mos u be merak per rivleresimin e figures se tij . Te gjitha metodat Enveriste per te denigruar , eleminuar kundeshtarin , Saliu i zbatone ne detaje . Imoraliteti Politik , Vrasja e shokeve , Demaskimi , Vendi me i bukur ne Bote , etj ; Jane sote me te Vleresuarat . Malit te eshtrave te te vrareve te Enverit , Saliu vetem po i rrite Lartesine .
Memo per Blendin
Pamvaresisht zellit dhe kembenguljes madhe per te demaskuar nje nga monstrat me te rrezikeshme dhe te urryera jo vetem ne ballkan por dhe gjithe boten vihen re dy detaje jo te mirepritura.
Eshte tepruar shume ne ofendimet trupore & te fytyres duke perdorur dhe nje fjalor pornografie.Edhe titulli eshte marre nga nje kenge gabelesh qe ja ul sado pak vleren ketij shkrimi.
Gafa me e madhe eshte qe te pretendohet te hidhet ujku plak berishe me vote sipas recetave te pornoambasdoreve te cilet e kane mbeshtetur kete multitradhetar 22 vjet rrjesht.Ne krahasim me 2009 ku vodhi hapur fare ai tashme ka plus si jeneicere te tij dhe presidentin,kryeprokurorin,kryetarin e shikut bashkine e tiranes qe eshte gjysma e shqiperise.Plus qe ka gjithe admistraten ,ambasadat,kontrollon mediat,ka nxjerre jashte luftimit opoziten
Pra nga te gjitha me siper eshte kriminale te mendohet te hidhet nje perbindesh me vote.Jane me dhjetra aresyet qe opozita dhe gazetaret me blendi manen & qindra analiste atdhedashes te kerkojne doreheqjene tij dhe krijimin e nje qeverie teknike para votimeve.
Mos u genjeni nga pasarelat e “dylyftimit” te dash-it amerikan me ujkun berishe per ceshtje te nacjonalizmit.Eshte nje tullumbac qe do te cfyhet si ekspertiza e FBI qe bisha sali fshiu menderen.
Jam ne moshe me babain tuaj i nderuar blendi pos mos kaloni ne orgazem dhe masterboni klientet tuaj duke menduar se do iki nje kafshe e plagosur me vota.I vleresoj perpjekjet tuaja por mos mashtroni vehten dhe te tjeret.
Besoj ne mirekuptimin tuaj.
Bravo,bomb fare.
jam nje person large politikes ,e lexova artikullin ,por nje gje nuk kuptoj.si mund te na terhiqni me keta artikuj ,duke perdorur fjale te rendomta ne kete shkrim. akoma nuk keni mesuar te flisni me fjale te edukuara,duke kaluar 23 vjet demokraci.ato fjale qe ju keni perdorur jane fjale shume te rendomta ,qe kush do qe i lexon nuk ka cfare ti pelqej keti shkrimi.pasuroni fjalorin ,ju lutem…
13 TETOR 2011
Kryeministri Berisha e ka humbur komplet toruan gjatë fjalës së tij në parlament gjatë seancës së sotme. Ndërsa ka folur gjëra pa lidhje me ato që thuheshin në progres-raport, Berisha ka kaluar në fyerje dhe kërcënime ndaj deputetëve të opozitës.
Ai i është drejtuar deputetit Sajmir Tahiri me fjalë kërcënuese, duke i thënë se, “ta bëj fytyrën më të zezë së këpuca. Unë të njoh mirë tymor zagar që nga fëmijëria, ndaj bëj kujdes”.
Pas shpërthimit të tij, Berisha ka lënë sallën e Kuvendit, duke mos pranuar që të dëgjojë replikat e deputetëve të opozitës.
Mësohet se Berisha është revoltuar kur Tahiri i ka përmendur deklaratën në Librazhd, kur u tha shqiptarëve punoni për familjen
Ky eshte nje nga shkrimet me te dobeta qe kam lexuar ndonjehere!
Ato fyerje, ai fjalor i piste, ato krahasime dilitanteske qe keni bere nuk e cvleresojne Zotin Berisha, por perkundrazi ato jane treguesi me i mire i nivelit shume te ulet intelektual te cilin ju posedoni.
Eshte evidente se Zoti Berisha dhe bashke me te edhe Qeveria e Shqiperise lene shume per t´u deshiruar, por vertete ky fjalor te cilin ju keni perdorur nuk ka vend ne nje te perditshme, qofte ajo edhe Tema.
Askund ne bote nje gjuhe e tille shpifese dhe fyese nuk do te kalonte pa marre denimin e merituar, por fundja ndodheni ne Shqiperi dhe mund te shkruani cka te doni e si te doni.
Jam dakort me keto qe thoni ju. Vetem nje naiv i pashembullt mund te besoj se Berisha mund te iki me vote. Asnje diktature ne kete bote nuk ka ikur me vote dhe ky eshte fakt. Dhe eshte fatale, nese shqiptaret pas gjithe atyre qe kemi kaluar te jemi akoma naiv e te besojne keto filozofira jo te sinqerta. Gjithashtu Bledi ben nje gabim tjeter kur mendon se Berishes i kane mbaruar poshtersite. Perseri duhet te jesh naiv i pashembullt sepse vetem atij qe nuk i mbarojne poshtersite dhe cdo gje e ka te llogaritur mire, deri ne detajin me te vogel.
E pergezoj Bledin per mbylljen shume realiste, dhe domethenese: ” Ti ike or malukat, por unë mallkoj sistemin që ngrite dhe po na e lë pas. Edhe ne do vazhdojmë të vuajmë bashkë me ty. Ti brenda një qelie të mykur të vogël, ne brenda një qelie më të madhe…” Pasojat e kesaj qeverie jane aq te rende dhe afatgjate, saqe dhe niperit tane do ti vuajne. Cdo propagande tjeter qe situata mund te rregullohet sa hap e mbyll syte eshte mashtrim si propaganda qe Berisha mund te largohet me vote.
per komentuesin aristotel ,linda dano dhe ky nasi leshi
DHE UNE NUK JAM DAKORD ME KETE FJALOR QE TE PERDORET KETU POR DUHET PERJASHTUAR NGA KY RREGULL VETEM PER FRANKSTEININ E VICIDOLIT QE ESHTE K/M ME GOJESHTHURUR NE GJITHE PLANETIN DERI SA KA ARRITUR TE SHAJE ME NENE E ME MOTER. JA NDIQE PAK KETO RRJESHTA POSHTE TE BINDENI
Zoti Rama, thuaju shqiptarëve cili është ai baba që i mohon djalit kafshatën e gojës?. Zoti Rama, cili është ai burrë i cili ngrihet nga shtrati i së shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon në shtratin e Dashit dhe e detyron gruan e tij të largohet natën e lemeritur? Zoti Rama, më thuaj cili është ai burrë që e rreh si kafshë te Piazza dhe i mbush fytyrën me gjak bashkëshortes në prani të personaliteteve shqiptare dhe kosovare?”
“Tani do t’i them zonjës, (nënës së Edi Ramës), Kam shumë respekt për ty, por do të ishte në nderin tënd dhe të integritetit tënd që t’u tregosh shqiptarëve që e ke mjekuar djalin tënd 10 vjet për skizofreni! Ti, zoti Rama, “… nise aferat me D. G., i cili u vra në një rrethim me policinë. E vranë me antitank … për hir të së vërtetës, të më falë zonja, po mori për burrë, vrasësin e burrit të parë”.
“Zoti Rama, cilat janë lidhjet e tua me Aldo Baren. Transkriptimet flasin se mes tij dhe Dondollakut, t’i firmos si një bajloz. Unë të jap fjalën që me atë vullnet e me atë përkushtim që jam përballur në vitin 1990-91 me një sistem që duhej shembur, po me atë vullnet të hekurt dhe vendosmëri përballem sot me mafian që ti kryeson”.
…”Cila është arsyeja pse Fideli brilanton flokët dhe nuk të ndahet? Është vetëm intime? Nuk besoj se është vetëm intime, jo … Sepse nuk ka dashuri të përjetshme … E ka tjetërkund hallin ai. Unë do jua them shqiptarëve”.
“…ti je një përbindësh… Nga të gjithë politikanët shqiptarë ti je skllav i krimit … provoje … vazhdo se do jetë si për ata burrat me klimaks, po ti ke qënë me klimaks tërë jetën, ti ke lindur me klimaks … Nuk mund të zgjidh unë botën tënde hormonale …”.
Jam dakort me komentuesin Durimi ny. Vetem nje naiv i pashembullt mund te besoj se Berisha mund te iki me vote. Asnje diktature ne kete bote nuk ka ikur me vote dhe ky eshte fakt. Dhe eshte fatale, nese shqiptaret pas gjithe atyre qe kemi kaluar te jemi akoma naiv e te besojne keto filozofira jo te sinqerta. Gjithashtu Bledi ben nje gabim tjeter kur mendon se Berishes i kane mbaruar poshtersite. Perseri duhet te jesh naiv i pashembullt. Jo mor djale jo, sepse vetem atij qe nuk i mbarojne poshtersite dhe cdo gje e ka te llogaritur mire, deri ne detajin me te vogel.
E pergezoj Bledin per mbylljen shume realiste, dhe domethenese: ” Ti ike or malukat, por unë mallkoj sistemin që ngrite dhe po na e lë pas. Edhe ne do vazhdojmë të vuajmë bashkë me ty. Ti brenda një qelie të mykur të vogël, ne brenda një qelie më të madhe…” Pasojat e kesaj qeverie jane aq te rende dhe afatgjate, saqe dhe niperit tane do ti vuajne. Cdo propagande tjeter qe situata mund te rregullohet sa hap e mbyll syte eshte mashtrim si propaganda qe Berisha mund te largohet me vote.
figura letrare fantastike, pende e rrafinuar ?
Te lumte mendja Bled!BRAVO!
Bro Blendo! Je i madh!
Per te gjithe ato komentues qe mendojne se blendi mane perdor gjuhe me te “pakulturuar” se berisha vecanerisht per ciftin e rrogetareve bythlepires aristotel dhe linda dano po ju sjellim Transcriptin e debatit Balla-Berisha
Tauland Balla: Të nderuar kolegë deputetë, një ndër arsyet më të rëndësishme që Kryeministri është larguar më herët se të gjithë deputetët nga seanca sot është që për shkak se ka dalë emri i vajzës së Sabri Godos për Ministre te Shëndetësisë, Kryeministrit i ka plasur sherri në shtëpi se edhe vajza e tij do të bëhet edhe ajo ministre, e pse jo kryeministre. Të nderuar kolegë deputetë, përballë një Kryeministri dhe një Qeverie mashtruese, është e kotë që në analizën e këtij Buxheti të hyjmë në detaje me shifrat e tij…
Berisha: Jot t’em dhe jot shoqe, çfarë do te bëhet?… Jot motër çfarë do bëhet?
Balla: Po, se di…
Berisha: Çdo bëhet, fundërrinë jot motër?
Balla: Ej, mbush ti mo?
Berisha: Prostitutë motelesh do bëhet?
Balla: Po si nuk të vjen turp more! Po si s’te vjen turp?
Topalli: Ulu z.Balla, ulu! Në fakt, ky e meriton me e kap për zhelesh e jashtë!
Berisha-Ballës: Jot motër të shkërdhehet* hoteleve apo moteleve?
Topalli: Nxirreni jashtë atë zotërinë, nxirreni jashtë! Zotëri, kape jashtë e nxirre. Vagabond! Ik andej! Ik! Del jashtë! Edhe nuk hyn ma;. Edhe nuk hyn ma;. Edhe nuk hyn ma ma;.
Topalli-deputetëve të PS-së: Ju duhet t’i tërhiqni vëmendjen atij! T’i tërhiqni vëmendjen.
Topalli: Ndërpritet seanca. Ndërpritet seanca. Ai zotria del jasht.
Topalli: Ore zotëri oficer e shikoni atë që vazhdon. Ndërpritet seanca.
Bravo Bledi!
Po sikur vjedhja te jete me e madhe se sa parashikohet dhe ne koalicion me hajdutet e LSI-se te fitoje cdo bejme?
A e mendon njeri kete? Pra o burra te jemi ne gatishmeri per cdo vote. Te therresim gjithe miqte nga emigrimi se ata e njohin me mire se ne pisin.
Sa dokrra ke o, Mane!..Coc te duket vetja, more katundar!..”Po ke bythë or trim zhvishu nudo e dil para pasqyrës” – i thote Manja “i mencur” kryeministrit. – Pse, ore ne gare jemi ketu?!.. E ka njeri titullin e kampionit per nudizem, nuk ja merr dot, edhe per disa vjet.. ashtu si edhe per disa vjet (deri sa Edi te jete lider i opozites), Saliu eshte i pa trazuar ne titullin e tij Kryeminister..
Nje nga komentet me te spikatura te shkruar ne kete gazete dhe ja vlen te rilexohet.Ky eshte shpirti atdhtar i qindra mijra emigranteve tashme shtetas te respektuar ne BE dhe USA.
Faleminderit more djale me nickun askush. !
Askushi — 19 Shkurt, 2013 në 5:35 pm
Jam nje ish student i Dhjetorit(90),emigrant prej 20 vjetesh,asnje here antar e militant i asnje partie(per fat),asnje dite nenpunes shteteror i ketij shteti(dhe s’kam nder mend te jem) ,as edhe nje centimeter toke te “xanun”,me nje fjale jam “askushi”(s’jam aq i zgjuar sa disa, qe ja hedhin edhe vetes),askushi qe ka guximin te shohe drejt e ne sy gjithkend qe ka perpara,qe ka njohur miresine e djerses se tije, por qe ka te njejtin problem qe kane gjith shqiptaret sot :Sigurine e te ardhmes se femijeve te tyre.Une dua qe femija im te me shohe drejt e ne sy(pa e devijuar shikimin ),kur behet fjale per Atdheun e saj.Dhe nese kjo s’ndodh ,fajtori i pare jam une, askushi(qe do te thote se kam deshtuar si prind, pa Atdhe),fajtori i dyte eshte populli i askusheve qe lejon plitikanet e tij te kalbur(nga korrupsioni) , te krimbur(nga pasurija…),te qelbur e te shpifur(sic i pershkruan Bledi), te pa fe e kriminele ne shpirt e veprime(sic i pershkruan Mero),naive, frikacake,te rilindur me breke neper kembe, ndoshta dhe te shitur…(sic eshte opozita),qe te luajn dhe neperkembin fatin dhe interesat e tije gjer ne ate pike qe te pranoje ,me mire te jete sherbetor ne shtepite e te huajve(ne perendim e gjetke)sesa skllav ne shtepine e tije.
Ky eshte problemi yne. Kjo eshte tema qe duhet te diskutojme ne keto forume,ne menyre qe te lirohemi nga denimi yne historik i zgjedhjes se te keqes me te vogel,mes te keqijave,dhe orjentimin e kahjes se zhvillimit dhe civilizimit ne perzgjedhjen e me te mires mes te mirave te tjera.
Pershendetje dhe Respekt!
ky eshte sali birisha;file:///D:/Documents%20and%20Settings/Administrator/Documenti/Downloads/001.jpg
NO COMMENT – NO NO COMMENT – NO NO NO COMMENT – NO NO NO NO COMMENT. . .
SEPSE JA KALON EDHE SA’ADIUT.
oh, sa i forte je o Bledi. te lumte!!
pas shume perpjekjeve te gjeta ο ξεροκεφαλο i pallatit Me kete qe quhet kompjuter kam 2muaj e s,ja kam gjetur akoma anen gogol me duket E ku do vej do ta pushtoj e pastaj…..Jepu te fala patridhes se di kur e a do ta shikoj prap.VAZHDO TE SHKRUASH ASHTU SIC DI VETEM TI ΦΙΛΑΚΙΑ