Të paktën tre prej kryeministrave të vendeve më të varfër të Evropës -Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë – kanë gjetur nacionalizmin si strehën për t’u mbrojtur prej paaftësisë për të qeverisur vendet e tyre. Sali Berisha gjendet nën kritika të rrepta prej Shteteve të Bashkuara në lidhje me retorikën e tij nacionaliste, kur në pyetje janë cilësia e zgjedhjeve të ardhshme dhe kriza ekonomike. Nikolla Gruesvski, kryeministri maqedonas, rrezikon të hyjë në zgjedhjet e 24 marsit pa opozitën, të cilën pasi e dhunoi ditën për diell në mes të parlamentit, e ka etiketuar si “pro-greke” dhe antikombëtare. Ndërsa Hashim Thaçi, arsyeve të Brukselit se pse Kosova nuk meriton marrëveshjen për liberalizimin e vizave, pasi nuk ka luftuar sa duhet krimin e organizuar dhe korrupsionin, i është përgjigjur me kërcënimin se do të bashkohet me Shqipërinë. Siç shihet, të tre këta liderë, të vënë nën presion nga komuniteti ndërkombëtar, kanë gjetur pikërisht retorikën e fortë që shkakton emocione për t’ju shmangur përgjegjësive të tyre. Të njëjtin nacionalizëm, që Samuel Johnson mbi dy shekuj më parë e quante “streha e fundit e maskarenjve”.
Në fakt kësaj sëmundje të vjetër ballkanike duket se i shkon edhe një tjetër proverb i shkrimtarit të njohur anglez: “më mirë të sulmohesh, sesa të mos merret kush me ty”. Për Sali Berishën ky duhet të ketë qenë thelbi i veprimeve të tij, të cilat e detyruan Uashingtonin ta kërcënojë drejtpërdrejt se do ta dënojnë publikisht. Fill pas marrjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës me një proces të njohur botërisht si i manipuluar, kryeministri nxitoi të kontrollonte të gjithë piramidën shtetërore në Shqipëri. Pas zgjedhjes së Presidentit nga radhët e kryesisë së partisë së tij, pasi zëvendësoi thuajse gjithë trupat e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, pasi vuri nën kontroll Prokurorinë, Shërbimin Sekret, Këshillin e Lartë të Drejtësisë e deri Kontrollin e Shtetit, Berisha nuk u ndal me kaq. Ai jo vetëm ruajti kontrollin mbi Komision Qendror të Zgjedhjeve, por duke ndarë mandatet në mënyrë arbitrare në parlament, i hoqi opozitës edhe atë pak mekanizëm mbrojtës në këtë institucion. Por pika që siç duket e derdhi gotën e zemërimit të ndërkombëtarëve, ishte loja me drejtësinë. Pas vendimeve gjithnjë në favor të qeverisë që kolegjet zgjedhore kanë dhënë gjatë viteve të fundit, dy vendimet rreth proceseve të 21 janarit dhe Gërdecit, shkaktuan një tronditje të plotë. Duke iu shtuar kështu kritikave që nuk rreshtin prej vitesh për korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë -edhe kur pamjet me figurë dhe zë nxirren të paqena- edhe shqetësimin për krizën ekonomike e vështirësitë sa një mal që po kalon qeveria dhe ministri i Financave. Për të gjitha këto, por edhe për të tjera – mungesa e investimeve, varfëria ekstreme, kriminaliteti i shtuar, privatizimet e dështuara, të drejtat politike të munguara etj- Berisha nxitoi të hyjë nën strehën e nacionalizmit.
Kryeministri i Shqipërisë duket se e ka llogaritur se në këtë hapësirë të re ku ka hyrë, do të gjejë kundërshtimin e fortë të ndërkombëtarëve. Madje në një farë mënyre ai e ka provokuar atë. Pas deklaratave për kufijtë deri në Prevezë, ai nxitoi t’i kujtonte Greqisë se ligji i luftës ende nuk është shfuqizuar. Nga ana tjetër, menjëherë pasi mori notën e Departamentit të Shtetit në fund të janarit që e qortonte për qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj ngjarjeve në Preshevë, në Gjermani ai foli për Shqipëri të rrethuar nga shqiptarë që po rrezikohen të shkombëtarizohen në 5 shtete të tjerë. Por a nuk e dinte vallë Berisha kur bëri këto deklarata në Mynih se këto teza janë fort të ngjashme më të një tjetër ish- kryeministri famëkeq gjerman të afro 80 viteve më parë? Do të ishte naive ta besoje një gjë të tillë. Në të vërtetë duket se për Sali Berishën pikërisht këto kritika të përkohshme janë shumë herë më të dëshiruara sesa ato të tjerat për lirinë e zgjedhjeve, demokracinë, korrupsionin apo luftën ndaj krimit. Ndaj nacionalizmi atij i duhet deri në zgjedhje. Kjo retorikë i nevojitet që amerikanët dhe evropianët të alarmohen nga gjeopolitika dhe jo prej asaj që po ndodh brenda Shqipërisë. Sepse nëse ai fiton, do rikthehet sërish tek heshtja në rastin më të mirë për çka ndodh kundër shqiptarëve në rajon apo tek dhurimi i shumë kilometrave kufi detar për fqinjët, në rastin më të keq.
Por në të gjithë këtë llogari amorale duket se ka dalë një problem i ri për kryeministrat që kanë zgjedhur strehën e nacionalizmit si të fundit për karrierën e tyre. Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar qartë Sali Berishën se ky rreng nuk është justifikim për retorikën e fushatës elektorale. Përkundrazi, i kanë bërë thirrje të fokusohet tek përparësitë e popullit shqiptar, zgjedhjet e lira, integrimi në BE dhe mundësi të përmirësuara ekonomike. Ndryshe do ta dënojnë publikisht. Të njëjta duken dhe sjelljet e BE-së ndaj Hashim Thaçit dhe Nikolla Gruevskit, kolegëve të Berishës nën strehën e klubit të nacionalistëve. Strehë së cilës, ky qëndrim i fortë i ndërkombëtarëve, duket se i ka hequr përfundimisht çatinë.
Miqesia ngjan pa behet Arban!
A nuk te duket sikur te tre KM (kokmutet) i ka pjell Sheqerja?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/familja-salgita-lirixen-berisha.html
ose, ose nje skenar qe nuk duhet injoruar teresisht eshte se: duke qene se eshte shume gati-gati i bindur qe nuk do t’i fitoje zgjedhjet e qershorit, po luan karten e nacionalizmit qe te krijoje pershtypjen (te pakten mes mbeshtetesve) se humba ngaqe m’u vu Amerika dhe BE-ja kundra deshires time te zjarrte per bashkimin e Shqiptareve. Mund te jete edhe nje karte sa per te ruajtur ate “fytyre” qe i ka mbet…. ne te njejten menyre qe nje shpjegim i 97’s ka mbetur qe ishte dora e Amerikes…
Po Greqia qe ka 200 vjet ne kete strofken e maskarenjve nuk e fut fare ne refene ti o gazetar ?
Ato fake – varrezat e ushareve greke qe na mbijne ngado ca jane mor aman?
Po ky Janullatosi qe erdhi perkohesisht dhe po qendron perejtesisht ca eshte mor aman …..?
Po ata greket fallco qe po na mbijne ne cdo cep te Shqiperise ca jane mo gazetar ?
Po ato pensionet qe jep greku ne ca sektori hyjne mor aman ?
_Po ata 500 mije emigrante qe ju ndryshoheb emrat ne Greqi ca jane more gazetaruc ?
__Po ata camet qe nuk i lejon greku te shkojne tek pronat e
tyre ….. ? etj etj
Nacionalizmi eshte maja e aizbergut!
Sali Berisha ky “demokrat” qe pergatiti gjyqtaret 6-mujorsh te sotem, eshte dhe “nacionalisti” 6 mujorsh.
Normalisht nuk ka se si ti paraqitet elektoratit-bageti te tij me bilancin e 7 viteve qeverisjeje te degjeneruar. Se as keta nuk do ja kaperdinin dot.
Artikullshkruesi duhet te jete me real dhe te shkeputet nga niveli adoleshent ne lidhje me debatin artificial ALB-USA .
Kjo sepse nga te gjitha krimet dhe gabimet qe ka kryer berisha ky i nacjonalizmit eshte gabimi me i vogel dhe duket sikur eshte porositur nga vete ata te vallzoje ne kete fushe te minuar.
Duke u nisur nga ngjarjet e 1996-1997 ishin amerikanet qe me qendrimin as mish as peshk ishin pergjegjesit kryesore per ate tragjedi sepse po te donin per 24 ore e hidhnin “sgupthi”
Jam qytetar amerikan dhe i bej thirrje si Arbanit dhe Mero Bazes qe ka iluzion se amerika dhe europa eshte kunder berishes.Me aq krime sa ka kryer berisha duhet te ishte ne burg te perjeshem me kohe dhe jane pikerisht keto sebepe per te mjegulluar situaten.Edhe nqs ka ndonje ngacmim nga washingtoni zyrtar ai do te frenohet nga lobistet podesta ,ridge ,wisner qe tashme i kane marre bonuset e benefitet qe berisha te fitoje per here te trete ne 2013.Mire qe ai popull po mashtrohet nga rama,topi.spahiu dhe arviziu po te pakten mos e lodhni ju me keto supozime.
Me tere mend mendoni zoti Arban se nuk e ndegjon Berisha Obamen sic do te thoshte ish analisti i BBC Arben Manaj.
Nje teater i pa fund.Salia pa bekimin amerikan nuk ekziston as 24 ore.
Martin ka te drejte kur thote se gabimi me i vogel i Berishes eshte fenda e ftohte nacionaliste. Shba me pare te flase per supershkerdhimin e te drejtave te njeriut ne Shqiperi. Cudi e madhe sa fort u intereson Shba te drejtat e majmuneve ne Madegaskar dhe te drejtat e mizave ce-ce ne Afrike!
Perderi sa skenen e prostitucionit politik Shqipetar vazhdon ta drejtoje nje pseudodiplomat ,propabiliteti eshte qe agjenti me keriere 32 vjeçare Sali Ram Berisha do te jete perseri fitues i zgjedhjeve te qershorit.Shikojeni pseudodiplomatin si ka filluar i pari fushaten e zgjedhjeve duke bere si vete Saliu vizita ne Martenitet!Nuk eshte ndonje çudi qe ai te jete hedhur ne fushate nga ata qe i drejtojne keto te dy mostra.
Me vjen mire tani se edhe Amerika (diplomati i saj) qe i tha dikur burr shteti Saliut ek akuptuar se ajo fjale ishte thene totalisht ne ajer.Kjo fjali nuk i shkon kurr per shtat ketij njeriu qe vec me burrat e shtetit nuk ka lidhje.Ku njeri ka lidhje me horrat e shtetit,me kriminelet,me vjedhesit,me kontabandistet etj etj …… A e pate o popull se si i vodhi zgjedhjet ne Tirane ne drite te diellit duke e pare gjithe bota drejtperdrejt ne televizion.Ky njeri per te mbrojtur pushtetin ekonomik dhe politik te vetin dhe te familjes se tij eshte gati te bej kurban gjithe shqiptaret dhe vete te jetoj si gjeli maje plehut.
Nuk duhet “ngaterruar” as Thaci dhe as Gruesvski ne kete mesele edhe pse jane fokusuar ne kete fenomen te nacionalizmit,sepse minimizohet antikombetarizmi i Saliut,i cili deri me sot ka vepruar ne favor te vendeve fqinj.Ketij te fundit(Saliut)i pelqen ky triolet,per t’u fshehur dhe per te shmangur pergjegjesite.Ky mendon se rroli i prestigjatorit dhe i pelivanit do bej te mundur qe t’ja hedhe edhe kesaj rradhe.Ai duket shume i djallezuar,i sofistikuar dhe shpesh here ndjehet i sigurte… dhe kete ia transmeton edhe vathes se tij, por harron se eshte shume medioker ne te vertet perballe sfidave historike. Psiqika e tij ndjek vullnetin e te pa shpresit per te kapercyer detin e zollumeve dhe katraures qe ka pergatitur prej kaq vitesh, te cilit nuk mbetet gje tjeter vec te notoje per te kapur bregun tjeter me cdo cmim! Saliu eshte mjeshter i shashkave,tymnajes per te depertuar e per tja dale me sukses.Por mendoj,se cdo fenomen ka nje jete gjatesi dhe ky eshte ne prag-fundit,nuk i mbetet gje tjeter vetem te helmoj qenin,te dashuren dhe veten sic beri nje burre tjeter i ngjashem me te.Ndoshte me nje torte qe sdo jete aq e madhe sa e realizoj ne menyre butaforike per 100 vjetor,por qe metafora e saj eshte shume me teper profetike per fundin e vet.Flladi i lirise po ndjehet..shqiptaret te gjithe sebashku do saturohem me me shume oksigjen per aspiratat e ardhshme..Nuk e mendoja kurre ne prag te shembjes se komunizmit qe do te ndodhte keshtu;qe do kishim edhe 23 vjet te tjera qe do vuanim zgjedhen e tij.Kur ky bertiste “Zoti u ka beku juuu…” paska bere lojen e shejtanit. Tani po lutemi vete : “Zoti qofte me NE”..!!
PO MIRE OR KOKEDERR GAZETARI THAQI PO E KERCNOKA EU ME BASHKIM KOMBETAR-NDERSA; EU I KA THENE TE LUFTONE KORUPCIONIN; KUR DIHET SE KORUPCIONI EDHE ME IMADHE ESHTE NE SERBI SA QE DROGA KA ARRIT EDHE NE KRYEMINISTRI QE AKUZOHET NGA OPOZITA SERBE.KUR DIHET SE CIVILET SERB I RRAFIN EDHE USHTARET E KFORIT DHE SERBIA LIMOHET NGA EU TANI SHKON EDHE ME LARGE HAPJEN E NEGOCIATAVE ME SERBINE:THAQI KA TE DREJTE EU PO PERDOR DY FYTYRA NJEREN ANE KERKON NE KOSOVE TE LUFTOHET KORUPCIONI NDERSA KORUPCIONI SERB SA CE EDHE RRAFJA NUK I PENGON KUR DIHET EDHE GJATE LUFTERAVE NE BOSNJE,KROACI;KOSOVE SE CKAN BERE.
Se mos e la pddhe sali Berisha shqiperine dhe kosoven e varfer.ishin pikerishte enveri,shehu,kristaqi i rames,ruqi,ramizi e gjinushi e tjere nga ane shqipetsre dhe tito.fadil hogja.mugosha popoviq.aqe rruge sa ka bere babai i kristaqit dhe enveri se bashku me qevrit e bijve sorra nano,majko,meta etj Berisha i beri per dy vite.pra 55 v ite me dy vite.kot e kane ndyresirat e PS ish ppsh,kur ata vetem tela me gjemba dhe bunkere Benin enveri,kurse rama pallate per kokedhima.fidel ylli,leskaj,gjafaj,abazi,dhe gruas lindes etj Berisha po e perfundon elbasanin.po nise te tjera.rama pret te ngjallet enveri e Mehmeti qe ti Burgos te gjithe.
Sic shihet dhe nga numri i komentuesve keto lloj artikujsh nuk terheqin me njeri ndoshta dhe per ti lexuar deri ne fund se jane shume te perseritura,nuk kapin esencen e problemit dhe nuk japin asnje lloj mendimi se cfare duhet te beje sot ky popull.
Gabimi i pare i A.H eshte se nuk duhet ngaterruar THACI me SRB sepse ai i kosoves kapi kallashin ne 1993-1999 dhe luftoi kunder serbit ndersa SRB ishte ai qe furnizoi me nafte dhe armatime serbin.Biles ne ate kohe THACI & HEROI A.JASHARI perndiqeshin si terroriste nga regjimi i SRB .
Gabimi i dyte eshte krahasimi i SRB me Nikolla Gruevskin sepse nuk mund te krahesosh nje pseudo shtet liliput si Maqedonia me nje komb 10 miljonesh qe duhet te ishte dominant ne ballkan.Eshte fati i keq i yne qe demoni SRB tolerohet ekstremisht akoma nga amerikanet dhe europjanet duke u katandisur si populli me i neperkembur ne ballkan.Kurse maqedonasit edhe pse jane artificiale ne ate shtet jane 100 here me lart se ne qofte si popull qofte si qeveri dhe dinjitet.
Ne paragrafin e dyte ju me te drejte thoni se SRB ka gllaberuar:
Presidentin
Prokurorin
Kryeajazin e shikut
Kontrollin e shtetit
Kryetarin e KQZ
…..dhe pastaj ju vazhdoni se :
Perdhosi 21 janarin
Perdhosi gerdecin
shiti hapsira detare
vazhdon biznesin me kocka ushtaresh greke
ka varfëri ekstreme
ka mungesa investimesh
ka shtim kriminaliteti
ka privatizime te dështuara
ka të drejtat politike të munguara .
Me te gjithe kete kuader qe ju servirni del ne perfundim llogjik se SRB nuk duhet te trajtohet si K/M i shqiptareve por duhet kerkuar doreheqja e tij si tradhettar dhe kriminel dhe jo te shkohet ne votime me nje perbindesh qe i ka 100% te fituara per shkak te eksperinces se tij satanike dhe te mbeshtjes nderkombetare qe duket sikur e luftojne diten dhe bejne maskarralleqe naten.
I beni nderin me te madh SRB duke e krahasuar me Hitlerin.Megjithse Adolfin njerzimi e hodhi poshte dhe groposi nuk duhet mohuar se ai ishte teper i fuqishem ne kohen e tij por ky SRB nuk eshte me falni per shprehjen as sa nje qime b..the e tij.
Ngjashmeria e SRB me hitlerin eshte vecse ne tolerimin qe i beri anglia dhe amerika te dyve.Ishte maskarrallek i Curcillit dhe aleateve te tij kur shikonin hitlerin qe po gllaberonte nje nga nje shtete e europes nga 1938-1940 dhe zgerdhiheshin me ndonje deklarate per nacjonalizmin e adolfit.Kur u bombardua londra nga hileri dhe port harburi nga dajallaret e aleksit atehere u zgjuan …E njejta gje po ndodh me reagimin grotesk te aleateve kunder SRB qe ka gllaberuar cdo gje ne shqiperi dhe ato bejne komedi me kritika “te ashpra”per nacjonlizmin e tij “te rekomanduar”.
Te quash SRB maskara per nacjonalizmin e tij fallco eshte ulje kuote per te thene te verteten.Ai i ka kryer dhe tejkaluar te gjitha krimet e mundeshme per tu quajtur Monster.Ai ka tradhetuar,ka prere ne bese,ka vrare protestues,eshte baxhanak-killer,ka vjedhur vota hapur e deri te rushfete marramendese ne rangje te larta te washingtonit dhe brukselit.
Maskaralleku qendron te ne qe shkruajme pas kompjuterve,maskarralleku eshte te ju analistet qe nuk thoni te verteten por kopjen e deformur te saj..
Maskaralleku eshte te treshja PS-FDR-AK qe mendojne qe nje perbindesh qe ka celnikosur dhe blinduar te gjitha pushtetet mund te hidhet me vote.Super maskaralleku i tyre eshte qe nuk bashkohen te kerkojne doreheqjen e tij para votimeve dhe krijimin e nje qeverie teknike.
Nuk dalin jashte ketij kuadri maskarralleku dhe dipllomate qe pasi behen numerues votash duke perveshur menget,,stomatolloge neper greva urie tani se fundi veshin dhe bluzen e gjinekollogut per te verifikuar korrupsjonin te grate shtatzena.Duhet te kuptojne gjithe shqiptaret e ndershem se SRB e ka te garantuar ne menyre absolute fitoren ne 23 qershor jo per merite te tij ne masakrimin e rradhes por ne tradhetine spektakulare te opozites dhe ne ndihmen 22 vjecare qe merr SRB nga sherbime te ndryshme inteligjente .
Perballe nje berishe monster dhe te nje stabiliteti ne ballkan dipplomatet perendimore kane zgjedhur SRB te qendroje ne pushtet dhe pas 2013.Keto kritika nga dash-i per nacjonalizmin e vonuar te SRB jane thjesht si nje tymnaje qe krijojne piromanet kur kendon Lady Gaga..Eshte thjeshet ne kuader te asaj per ti zgjatur jeten pas 2013 majorit Sali Aga.
Per gjithcka jam dakort me cfare thoni i nderuar,por nuk kuptoj nese PS-FDR-AK “Bashkohen” dhe kerkojne doreheqjen!!!! Kujt mund t’ja kerkojne doreheqjen dhe si mundet te realizohet kjo gje?! Megjithe ato qe thoni dhe qe jane shume te verteta,si mund te realizohet doreheqja e tij…!!!!!!
Jeni shume kontradiktor i nderuar humbamen
Nqs jeni dakort me komentin tim dmth jeni dakort me faktin se SRB eshte eshte nje tradhetar & vrases.
Kjo do te thote qe ai nuk mund te shporret me vota por duhet kerkuar doreheqja e tij para votimeve dhe arsyet jane shume si ato qe kam shkruar me siper.Teknikisht dalja nga parlamenti e PS-FRD dhe refuzimi ne pjesemarrjen e votimeve e 2013 deri ne debimin e SRB eshte me minimalja qe mund te bejne.
Atdhetarizmi nuk ka receta.MARTIN LUTTER KING ishte njeriu me i akuzuar per “destabilizim” ne Amerike ne vitet 60′ dhe arriti ne saj te vullnetit dhe sakrifices te gjunjezoje shtepine e bardhe
deri sa u be nje nga ikonat qe respektohet me shume ne kete vend.
Per nje gje ke te drejte qe PS eshte pushtuar nga gamor ruci dhe bashkim finot qe po e falin perseri SRB si ne 97’qe i premtuan popullit qe do ta fusnin ne burg dhe e futen dhe e strehuan te shtepite tyre.
Rajmond; faktet qé ke sjellé qéndrojné, por ato jané fakte jané mé shumé pér Saliun se pér grekun.
Zoti Malo keni plotesisht te drejte.
Ky rajmondi eshte fans i berishes por gjithmone ben autogola si ne rastin e sotem.Edhe pse jane ne qeveri keto hiqen akoma si ne opozite.
Nuk mund te akuzohet prostituta berishe per grekun qe na ka perdhunuar dhe po na cnderon akoma si komb edhe pse greqia eshte finacjarisht e falimentuar.
Ceshtja e janullatusit,shitja e detit,lejimi i varrezave sipas vijes imagjinare te vorio epirit jane absolutisht vepra kriminale personalisht te berishes per te fituar dhe per mbajtur pushtetin.
Marreveshja e detit jon midis berishes & bashes me duetin karamalis-bakojani pikerisht para votimeve te 2009 u cilesia nga shtypi grek si fitorja strategjike me e madhe e tyre pas luftes dyte boterore.
Ate qe nuk e bene greket ne shekullin e kaluar me lufte dmth nga dera po e bejne e duke futur kalin e trojes (tropojes)
Nuk duhen nenvleftesuar dhe mbi nje miljon greket e amerikes qe me jorgo koken e himares dhe gaxojanin e janines kane kohe qe e kane futur berishen ne borderone e tyre.Tentakulat e tyre komandojne vellezerit podesta te patton boggsit dhe whitestone-et e prishtines ne washigton.
Ajo qe ketu permendet me emrin “nacionalizem”, nuk eshte gje tjeter vecse nje palacollek provincial per klientelen e zonave rurale. E thene me shqip,,,eshte nje mut i madh, pa asnje vlere per shoqerine dhe kombin shqiptar. Te duash kombin dhe popullin tend mbi gjithcka tjeter, mund te quhet nacionalizem i nevojshem. Problematike behet situata kur ketij qendrimi i bashkohet edhe urrejtja ndaj fqinjit. Nese urrejtja ndaj tjetrit eshte “forca levizese” e nacionalizmit ,,,,fundi i kesaj historije eshte gjithmone i dhimbshem dhe katastrofal per ate qe e ka sjell ne jete.
Ne rastin e fshatareve Berisha, Thaci apo Gruevski, nuk kemi te bejme me nje fenomen qe meriton emrin nacionalizem. Ajo shpella qe permendet me lart, mund te perdoret vetem si vendi i origjines se ketyre “politikaneve” por jo si fenomen shoqeror i kombit qe i perkasin.
Sikur te gjithe punet ti kish bere se mbari , jo si pusht serb dhe kriminel shpellar, perseri do mendoje qe kjo taktike, nxjerja e asit poshte menges-karta e nacionalizmit, ne prag zgjedhjesh, nuk ta pranon njeri.
Po te ishte kaq patriot-kete e kam per trutharet dhe kosovaret, pse nuk e filloi kete pune pak e nga pak qe kur erdhi ne pushtet ne 2005 por priti 2013 pak muaj para zgjedhjeve?
Ja u them une. Ishte i zene me shitjem e detit me pazaret e Fazllicit, me Gerdecin… e SHUME TE TJERA.