Përse hesht Berisha për Eduard Selamin?

14 Shkurt 2013, 22:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Eduard Selami, ylli i largët i perënduar i Partisë Demokratike është rishfaqur në Tiranë dhe ka gjetur mënyrën për të kërkuar të jetë pjesë e listës së deputetëve të partisë së tij. Është e vërtetë se ky gjest ka prodhuar shumë debate dhe kritika në adresë të tij, çka më duket e padrejtë. Por më e padrejtë më duket që gjesti i tij ka prodhuar zemërim dhe ngritje nervash në lidershipin e Partisë Demokratike. Është e pashembullt që dy ditë pas deklaratës së tij, asnjë zyrtar i lartë i Partisë Demokratike, as një nënkryetar apo sekretar i saj, dhe as Sali Berisha, nuk e kanë përshëndetur këtë gjest. Kjo është një fyerje e madhe që i bëhet dëshirës së një themeluesi të kësaj partie për të testuar rikthimin në partinë e tij dhe mbi të gjitha është një shenjë që tregon se sa larg ka shkuar mungesa e garës dhe mungesa e vlerave brenda asaj partie.

Unë nuk i miratoj sulmet që bëhen në adresë të tij vetëm për shkakun pse ka kërkuar të kthehet në Partinë Demokratike. Shumë kritika të tilla janë botuar dhe ndoshta do të botohen më tej në gazetën Tema si pjesë e lirisë së mendimit dhe pozicionit kritik të gazetës me Berishën, por hyj tek ata që mendojnë se rikthimi i Eduard Selamit në Partinë Demokratike është diçka pozitive.

E mendoj këtë jo duke pasur parasysh Eduard Selamin dhe çfarë mund të bëjë ai brenda asaj partie, as të shkuarën e tij të hidhur me atë parti, nga e cila e kanë zbuar duke mos e lejuar as të hyjë në mbledhje, por për shkak të rëndësisë që ka një emër i ri jashtë klaneve mediokre dhe të korruptuara që janë ngulur në një nga dy partitë më të mëdha të Shqipërisë.

Problemi është se stuhia kundër Selamit vjen nga dy kampet. Kritikët nga jashtë kanë natyrisht më shumë të drejtë se të mërziturit brenda PD-së. Ata e kanë parë Selamin këto 18 vjet duke qenë kritik i fortë me Berishën dhe i papërkulur ndaj kërkesave të tij për t’u ofruar në PD. Në gjithë qëndrimet publike, Selami ka kërkuar vazhdimisht që demokracia e brendshme në Partinë Demokratike, por dhe partitë e tjera, të jetë një normë nga e cila mund të prodhohet demokracia dhe në qeverisjen e vendit dhe konkurrencën e vlerave. Kësaj linje nuk i ka ikur kurrë. Afrimi i tij me PD, në një kohë kur kjo parti është më larg se kurrë nga demokracia e brendshme, kur ende nuk ka përfunduar Kuvendin e nisur në prill të vitit 2005, duke mos zgjedhur ende nënkryetarët e partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Selami realisht duket se ka hequr dorë nga kjo vërejtje thelbësore që ka pasur për mënyrën e funksionimit të Partisë Demokratike. Ai thjesht e ka pranuar që kjo parti nuk ndryshon më dhe i është ofruar listës së pushtetit të saj. Për këtë arsye kritikat ndaj tij janë të drejta dhe logjike kur bëhen nga jashtë PD-së. Ai është i qartë se ajo është parti e Sali Berishës dhe 18 vitet larg saj nuk i dhanë asnjë shans që ta ndryshojë këtë realitet. Ai mbeti thjesht një emigrant në SHBA, me simpatira të fjetura në administratën amerikane, por kurrë me ndonjë plan konkret për të qenë një figurë aktive në politikën shqiptare.

Ajo që është problem, është heshtja e varrit me të cilën PD-ja ka pritur ish- kryetarin e saj. E vërteta është se gjithë këta që janë sot në Partinë Demokratike nuk e njohin Eduard Selamin pasi kanë ardhur në atë parti pasi ai ka ikur. Bode, Topalli, Patozi, gjithë sekretarët, kryesia dhe shumica e grupit parlamentar kanë ardhur në politikë pas ikjes së tij. Përveç Pollos, Rulit dhe Imamit, që janë të rikthyer në PD, gjithë të tjerët bëjnë pjesë tek të thirrurit në PD. Për këtë arsye ata nuk kanë asnjë emocion për rikthimin e tij. Por heshtja e varrit nuk ka të bëjë me mosnjohjen personale, por me trazimin në kokën e tyre për motivet përse Eduard Selami po kthehet në atë parti. Ata nuk dinë ende nëse Berisha ia ka dhënë fjalën të kthehet apo jo, por dhe nuk e pyesin dot Berishën. Ky i fundit, po ashtu i kënaqur nga kjo situatë, ka dëshirë të bëjë indiferentin për t’u tallur nga pak dhe me Selamin, dhe me ‘selamët” brenda PD-së.

E vërteta është se Eduard Selami kërkon të rikthehet si pjesë e historisë së asaj partie pa asnjë kusht. Ai është dorëzuar nga lufta kundër Berishës, ka hequr dorë nga kritikat e tij ndaj qeverisjes Berisha këto tetë vite thjesht për të qenë pjesë e asaj partie në  legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë. Nuk besoj se mërzitet shumë nëse PD-ja do të jetë në opozitë apo pushtet, por do thjesht të jetë pjesë e saj, dhe pse jo në garë për të qenë në krye të saj. Në atë parti që është investuar aq shumë besnikëri ndaj Berishës, për të qenë trashëgimtar i politikave të tij, rikthimi i një “djali plëngprishës” pa asnjë kusht dhe pa asnjë sqarim, i ka xhindosur të gjithë duke i bërë realisht siç janë, paranojakë, shpirtvegjël dhe mediokër në politikë.

Heshtja e varrit me të cilën është pritur kthimi i tij në PD, bëhet dhe më e rëndë kur shoqërohet me gëzimin pa leje të Dash Sulës, që ngjan sikur gëzohet për ndonjë gol, bërë nga ndonjë pozicion jashtë loje në Peqin.

Unë hyj tek ata njerëz që e kam nxitur vazhdimisht Eduard Selamin të rikthehet në PD dhe të përballet me problemet që ka partia që ai ka drejtuar. Nuk mund ta qortoj pse e bëri tani këtë hap, dhe aq më tepër pse nuk arriti ta kushtëzojë Berishën. Në atë shkretëtirë që është krijuar brenda asaj partie, çdo njeri që ka emrin e vet, kthehet në një oaz për demokracinë, edhe pse i rrezikuar të mbytet shpejt.

Unë nuk besoj se Eduard Selami mund ta ndihmonte opozitën për të mundur Berishën duke qëndruar jashtë PD-së. Brenda PD-së ai po ashtu nuk mund ta ndihmojë Berishën për të vjedhur opozitën dhe për t’u bërë pjesë e linçimit të saj. Në biografinë e tij politike, ai është i vetmi politikan që e ka drejtuar Partinë Demokratike në dy procese zgjedhjesh të lira dhe të ndershme, të cilat natyrisht i ka humbur të dyja, zgjedhjet lokale të vitit 1992 dhe referendumin e vitit 1994. Rikthimi i tij në PD i ngjan rikthimit të Samaras brenda Nea Demokracisë, pas një rrugëtimi të gjatë përballë partisë së tij për 15 vjet. Nëse ajo parti do të shpëtojë trashëgiminë e saj, pasi të humbasë zgjedhjet, do të ketë nevojë të rigrupohet tek dikush që ka dhënë prova disidence ndaj Sali Berishës. Mund të na ndihmojë dhe duke dështuar. Do të jetë prova e fundit e jetës në atë shkretëtirë.

78 komente në “Përse hesht Berisha për Eduard Selamin?”

  1. maloku says:

    Merooooooo,saliu te ben te reflektosh,bile bile te ben te harrosh,i mjeri selami dukej sikur linte selam per demokratet, dhe ky njeri duket qe ky lloj produkti eshte dhe ka nxjerre PDja,frikacake,burracake,te peshtire per shoqerine e sotme.

    1. frediel says:

      me fal qe po ta them mero por kete rradhe ja ke fut kot fare…..selami apo islami si e ka ai,eshte i lire te kthehet ne pd ne ps apo ku i do qefi atij,por jo te thote per ego te tije personale qe kesaj qeverie i duhet nje mandat i trete,tani o e ke dhene ti lajmin gabim para ca ditesh o ne nuk e kuptojme mire se ca po ndodh….mero jemi njerez qe kuptojme

      1. shqiponja says:

        Nuk jam dakort me analizen tuaj Mero qe me shume se analize eshte nje reagim emocional per ti dale ne krah mikut tuaj Eduard Selamit.
        Eduard Selami mund te kishte ndihmuar shume me shume veten dhe te djathten shqiptare duke kandiduar per FRDne e Bamir Topit.
        Eshte thjesht shume e pamoralshme te behesh paterica e Berishes tamam ne kete kohe kur ai me egersi po perdor kundra popullit te gjitha institucionet e shtetit qe i ka kthyer ne garnizone ushtarake ne sherbim te tij.

        1. Askushi says:

          Jam dokort me kementin tuaj,por vendi i “shqiponjave” historikisht ka qene i kaplluar nga parimi(pragmatizmi alla shqiptar)”me mire pak se hic”,dhe ne kete kontekst,Selami nga FRD-ja e Topit s’ka ca fiton(se ka te sigurte ate qe don),ndersa, ka gjetur tamam mementin e duhur per ti “rrembyer”ate pak qe don(nje mandat te sigurte)Berishes,te cilit i duhet me shume se kurre nje mandat tjeter per pushtetin e tije,dhe po perpiqet me te gjithe menyrat (deri edhe me rishtrydhjen e limoneve te flakur) qe fitoren e zjedhjeve ta siguroi qe perpara, ndoshta pa qene nevoja qe ti grabise ata diten e zjedhjeve.
          Sa per ate qe Eduart Selami(apo ndonje tjeter) do reformoi apo rimarre PD,kjo eshte nje utopi! PD-ja tashme eshte “Toke e xanun” dhe e “legalizuar” ne emrin e “Familjes Berisha”( edhe kur Berisha te vdese ,PD-ne do e trazhgoi familja dhe oborri i saj).Eduart Selami (e ndonje tjeter si puna e tije)dote jete ne parlament nje deputet pa grup parlamentare pas(edhe sikur te behet me i zelleshmi i te zelleshmeve ne mrojtjen e Berishes, prap se prap Berisha do ta gjeje nje shkak per ta riflakur jasht PD),dhe voten e Selamit(apo ndo nje tjetri si puna e tij),Berisha do e zevendesoi me votat e “Kacave” te rinje qe do “rrjedhin” nga PS-ja.
          Dhe se fundmi, pergjigjja pas “heshtjes se varrit”(qe citon Mero djali) eshte afermendsh e tjeshte,vecse po pergatitet e sajohet momenti qe “skupi” te beje sa me shume zhurme e jehone ne media ne menyre qe te krijohet psikoza (aq shume e adhuruar nga Berisha),qe ;-“Te gjithe jane me Berishen…edhe socialistet(pervec Edvin Rames)”!

      2. Genti says:

        Ore vellezer, Mero ka bere dhe do te beje analiza te thelluara.
        Futja e Selamit ne kete valle vetem do ti uli pike Berishes, Prandaj nuk del te prononcohet as Ai as ndonje nga tellallet e tij lepuj.
        Per mua jane dy mundesi ne kete situate:

        1. Selami po e shikon qe PD do shkoje ne opozite dhe po mundohet te hyje ne PD qe te kete mundesi te reformoje PD e pas zgjedhjeve…..
        2. Selami nuk do te mund tu rezistoje strukturave te celikta investikative te PD (duke filluar nga intervista me shefin e kuadrit te PD Fevziu) dhe do te dekonspirohet, ne kete rast nuik kane per ta vendosur ne listen e lepurushave te kryetarit.

        Sali Berisha ka mesuar nga gabimet e bera ne Partine e Punes dhe po mundohet ti korigjoje ne menyre moderne. Duke qene nje komunist qe e njeh Marksizmin ne themel, me metoda Marksiste moderne ka neutralizuar shpirtin e protestes se “Masave” dhe fundi ka per ti ardhur nga ish komuniste lakmitare e hipokrite si vetja e tij dhe uroj vertet qe Selami te kete qene i zoti ne Brumosjen me mesimet “Marksiste Leniniste”, Sepse vetem keshtu mund ta sulmoje Berishen me armet e veta.
        Me vjen keq qe arrij ne kete konkluzjo po kjo eshte e verteta e hidhur.
        Fundi i Brishes ka per ti ardhur nga shembelltyra e vet perderisa NUK MUND TE VIJE NGA VOTA E LIRE KUR ATE E LEXON BERISHA.
        NUK MUND TE VIJE ME PROTESTA KUR AI VRET ATA QE GUXOJNE TE PROTESTOJNE.
        NUK MUND TE VIJE NGA “NDERGJEGJESIMI I MASAVE” PERDERISA INJORANCA VARFERISE SE TEJSKAJSHME E “SHQIPERISE BLU” MUND TE BLIHET ME NJE THES ME MIELL E JO MA NGA MILIARDAT E GRABITURA NGA KORRUPSIONI KRIMINAL SHTETEROR.

        FUNDI I BERISHES KA PER TI ARDHUR NGA VETE KOMUNISTET DEMOKRATIKE!

    2. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Eduard Selami.
      Intelktual me kultur dhe politikan me frym demokratike do ta ket te veshtir marrjen e frenave te PD dhe shpetimin e saj nga shkaterrimi pas zgjedhjeve te 23 Qershorit.
      E derguan amerikanet dhe ai foli si amerikan,plot diplomaci dhe hosana per “burrin e shtetit” Sal Berishen.
      Eduardi duke shkelur mbi friken e hijes se tij tani eshte burreruar dhe si nje xhentellmen do te dij te largoje Jozefinen si pretendetja kryesore per tu bere pasardhsja e Berishes.
      Eduardi njeri plot miresjellje do te dije te afrohet dhe te beje koalicion me Lul Bashen benjaminin e PD.
      Pra kush deshiron te shpetoj Partin Demokratike duhet sa me shpejt ti shtrroje qylymin blu te mirseardhjes Ed-Selamit.
      A.V Gjermani

      1. martin says:

        Fred (dibrani) jam dibran dhe po te pergjigjem si dibran.Gjithmone ti kam pelqyer komentet serioze dhe te mencura dhe jo vetem une.Kesaj radhe gabon.Eduard Selamin e njoh shume kohe para demokracise.Mbaroi shkeqyeshem universitetin e tiranes (atekohe Enver Hoxha)dhe sapo mbaroi puna e pare qe beri mbrojti graden shkencore a e di me cfare….”mendimi estetik i shokut Enver Hoxha” nen konsulencen e te nderuarit Alfred Uci.Keshtu pra nisi jeta prej politikani e Eduard Selamit.Vjen po keshtu nga nje familje e kuqe ne ideale.Pra ti pranon qe akoma e djathta shqiptare te udhehiqet nga ishkomunist ose pasardhes te tyre.Duhet te kemi nje te djathte te paster shqiptare.Nuk kam asgje me ate si Eduard eshte sot me te vertete nje burre i pjekur por nuk mund te themi se ka background te nje lideri apo politikani.Jam ne te njetjten moshe me te.Sot ka shume te rinje qe mund te konsiderohen femijet tane qe mund te udheheqin me mire

      2. Hithri says:

        O martin, ky s’eshte Fred.Dibrani.Hamburg. S’eshte menyra se si shprehet ai. Dhe Fred.dibrani s’ka qene kurre naiv ne koemntet e tij. Ky siper ka shkruar si njeri naiv. Mbase jam gabim!

        1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

          Të nderuar Martin dhe Hithri.
          Un ju falenderoj per konsideraten qe keni per mua dhe kjo me detyron qe tju pergjigjem.
          Sa per informacion un nuk jam as politolog dhe as analist.
          Un disa here shtyhem qe te bej komente vetem nga deshira per te ballafaquar mendimet e mija me te shum komentuesave te tjer ketu ne forum.
          Eduar Selami deri dje gezonte respektin e shum shqiptarve te majte dhe te djatht,ndersa sot qe foli dhe shprehu gadishmerin e tij per te kontribuar per Partine ne te cilen aderon prej 22 vjetesh shum veta i jane versulur si çakenjt.
          Un e ndoqa intervisten e tij tek TV-klani dhe mu forcua bindja se kthimi i Eduart Selamit ne PD do te sjell reformimin e kesaj Partie.Problemi me i madh ne PD ne eshte se etja per pushtet e shum demokratve do te bejn çdo gje per ta mbajtur larg Selamin nga kryesia e kesaj Partie.
          Miku im Neti Vjosa e ka then shum bukur,”Sali Berishes po i kendon kukumjaçka….
          Po cfar do te ndodh me tej me drejtimin e Partise Demokratike,duhet ta marri drejtimin e saj vulgarja Jozefina apo tja leme Flamurit dhe Lulit?????
          Me 23 Qershor ne Shqiperi mbyllet kapitulli i zi i Sal Berishes,por ne nje shtet demokratik nuk duhet te lejohet qe nje Parti e madhe te katandiset ne strofull ujkonjash dhe çakenjsh.
          Kushdo qofte Eduard Selami,djal ish-komunisti apo profesor i estetikes,ai nuk i ka duart me gjak dhe nuk esht as hajdut as kriminel.Per mua Ed Selami eshte ai qe i duhet PD dhe demokracise shqiptare pas 23 Qershorit 2013.
          Eduard Selami rrezaton kultur dhe toleranc.
          Nuk e di ne erdhi vete apo na e sollen amerikanet,por qe ai duhet dhe mundet te kontriboje per demokracine shqiptare kete gje nuk e ve ne dyshim te nderuar miq te panjohur.

          1. Uarda says:

            O ti Fred Dibrani, a e ke gje ate plaken qe e kishin vrare me vaj te nxehte ne vesh?
            Po ti ku e ke gruan, e ke marre me vete apo ta mban mamaja? Thuaji plakes te kete kujdes ore, se keto nuset e Dibres qenkan allah allah…

    3. pd-ist i vjeter says:

      Fevziu: A jane realizuar enderrat qe kishe para 23 vjetesh per Shqiperine?
      Selami: Me kenaqesi mund te them qe po. Dhe jam krenar per PD-ne qe i realizoi ato!!!
      Pas ketyre fjaleve te Selamit, nuk ia vlen fare te diskutosh per te o Mero. Ka pjerdhur fare nga trute ngaqe e ka perzene gruaja e femijet nga shtepia. Sic duket ngaterron Shqiperine me Kroacine, e cila futet ne BE ne qershor dhe drejtesia e se ciles ka arritur te fuse ne burg edhe vet kryeministrin qe firmosi antaresimin e saj ne NATO…

    4. Agim Tare says:

      maloku “Sliu,Selam,Shenasi tre spiunet me pafytyr te Ramis Alis” LITARI DHE HANXHARI JANE PA SHUME PAKE….Selami shet makinat e Rajsonit,Saliu shet pasurit e SHQIPTARVE ne serbet e greket, kurse gagac-Shenasi flrt me vete ne rruget e N.Y…

  2. aleksandri i madh says:

    E ashtuquajtura PD pas perfundimit pas hekurave te spiunit serbo-grek Vucidolovic as nuk mund te rigrupohet e as mund te japi prova ekzistence.
    Ky formacion politik i krijuar nga Ramiz Orizi duhet shpallur i jashteligjshem dhe te gjithe drejtuesit e saj si Rul hunderri, Imam Ballajdia, Jorgo (i ashtuquajtur Genci) Stefanaqis Pollaqis, etj duhet te perfundojne ne burg.

    1. N.VJOSA says:

      Une nuk e njoh PD-ne , aq mire sa e njeh Mero apo komentues te tjere anonim qe shkruajne ketu!…
      Por nje gje e them me bindje:
      SALI BERISHES PO I KENDON KUKUMJAÇKA….
      Do ishte ne nderin e PD-së ta largonte vet Kllounin e saj te diskretituar,
      PER TE SHPETUAR IMAZHIN E PARTISE NE POPULLL….
      Sepse keshtu veprohet kurdohere ne Partite kryesore Europiane, te djathta ose te majta!…
      Ai qe do kete kurajon brenda PD-se te udheheq rrezimin e Gërdalles…. Do jete dhe Kryetari i neserm prestigjoz i PD-së!
      Selami te na beje selam ,
      se nuk vlen me as per PD-në e as per ndonje fraksion te PD-së….
      Me mire per Selamin, te gjej ndonje nuse , se ka plot nuse ne Shqiperi, ( me qe paska mbetur dhe pa nuse…) dhe te shkoje perseri pertej Atllantikut, te shese makina….
      ….në se di ta beje mire edhe kete pune!….

      1. anticensurë says:

        neti në partitë europiane me të vërtetë ndodhin gjëra të tilla,por duhet të kesh parasysh se ai që detyrohet të largohet nga këto parti nuk është ideollogjia,përmbajtja strumbullari bashkues i këtyre partive!ai person ose grup është thjesht një deviacion nga këto parti!në rrastin e PDsë është e kundërta!pavarsisht se si u krijua,përse u krijua dhe pavarsisht se funksionoi pak a shumë në bazë të principeve që ish krijuar,kjo parti,PDja,u këthye që në momentet e para,në një parti në shërbim të egos së një njeriu të vetëm!sociopati sali e ka ndërtuar atë parti në mënyrë të tillë që me largimin e tij ajo shëmbet shpërbëhet si një trup pa kokë!ajo parti mund të quhet më drejtë një bandë,që vetëm me partinë politike nuk ka asgjë të përbashkët!
        në rastin e selamit,nuk kemi një mundësi për përmirsimin e saj,por kemi një degradim,regres të një njeriu,që deri dje tregoi disa principe demokratike!principe që bënë që të ngrihej një mit rreth këtij personi!deklarata e tij e fundit bëri që miti të shëmbej brënda ditës!sot kemi një rreshtim të ri në bandën berishjane me emrin PD!thjesht një ushtar të ri!

        1. plaku says:

          anticensure,
          Faleminderit per shkrimin dinjitoz.
          Pershendetje.

  3. pd-isti says:

    Mero, nuk e di por kesaj rradhe prisja tjeter analize. Nqs ka ndonje aspekt te kthimit te Eduard Selamit qe mund te ia vlej per te biseduar eshte fakti qe ai si shume te tjere u kthyen pas vitesh lufte me Saliun (Selami nuk beri lufte ndonjehere por le te themi qe qendroi menjane). Ky kthim duhet analizuar ne aspektin e dobesise te karakterit te ketyre burrave qe pas kaq lufterash me Saliun u dorezuan. Cfare kane keta mangut qe nuk arrijne dot t’i rezistojne Saliut, pares, krimit, korrupsionit? Dhe cfare ka Saliu qe arrin t’i masakroje ne kete menyre?

    Duhet analizuar edhe e ardhmja e PD-se? Deri dje pritej ndonje dite ne te cilen dikush mund te kthehej dhe te bente cudine e papritur. Tani nuk ka me asnje qe te kthehet. Vetem dy emra kane ngelur jashte PD-se nga lista e themeluesve: Aleksander Meksi dhe Shinasi Rama. Nuk besoj se ndonjeri prej ketyre ka shanse te kthehet sepse e kane shprehur qarte “urrejtjen e tyre” ndaj PD-se se sotme dhe Saliut. Keshtu qe cfare mund te kthehej u kthye. Kjo eshte PD dhe nuk ka shanse te ndryshoje me.
    Cfare do te bejme per te pasur nje force te djathte reale? Ke ndonje ide mbi kete ceshtje Mero?

    Nje mik!

    1. NJE THEMELUES I PD-SE says:

      o leka meksi, mjaft shkruajte me pseudonimin pd-ist! kane qene 332 themelues te pd-se ne listen zyrtare te themelimit te saj ne ministrine e drejtesise. pra nuk je sot vetem ti dhe shinasi rama jashte pd-se; JEMI SHUMICA E THEMELUESVE TE PD-SE JASHTE SAJ…

      1. pd-isti says:

        Nuk jam Aleksander Meksi por nje prej atyre 332 qe permend ti. Por nga keta 332 jo te gjithe kane vazhduar karrieren politike ne PD. Dhe nga ata te grupit nismetar (ketu me ka ndihmuar libri i Aleksander Meksit per te kujtuar tere emrat) vetem ata te dy qe permenda une jane jashte PD-se se sotme dhe te deklaruar me emer kundra Sali Berishes. Pastaj Aleksander Meksi me sa kam pare shkruan me emrin e vet online. Por ti ke te drejte kur thua qe shumica jane jashte dhe kjo nuk i heq asnje presje vazhdimit te komentit tim mbi te ardhmen e te djathtes!

        1. Olti says:

          Ke te drejte PD isti, ….Zoti Mero ka bere nje reflektim te ceket.
          Nuk kam problem me kthimin e Selamit tek PeDe ja por me injorimin nga ana e tij e viktimave te Gerdecit dhe te pushkatuarve te 21 Janarit.
          Zoti Mero duhet te coje pyetjen: A duhet PeDe ja te cilesohet ligjerisht e pergjegjshme per krimet ndaj Shqiptareve apo duhet te mblidhemi rreth pemes se Babo Natales e te shpresojme se Selami do i beje retushime krimeve te PeDese.
          PeDe duhet te dale vete nga llumi i krimit e korrupsionit e jo te kerkoje Shpetmtarin e rradhes. Ndryshe PeDe ja pavaresisht dobesise se Meros per trashegimerine e saj duhet ti lere vendin forcave te tjera se eshte bere si Parti e Punes. Selami na eshte kthyer ne anestezist te Balozit apo ne Kavorkian te Doktorit???

          P.S. Mero me bere te qesh me habine tuaj per heshtjen e PeDe isteve mbi oferten e Selamit…. Po ata kane 8 vjet e kusur qe nuk flasin por ushqehen si qingja te urte nga Balozi i Shqiptareve. Presin “THE SIGN” nga AI para se te marrin fryme. Diktature hesapi.
          REspect.

  4. shkodrani says:

    MIZA NE MUT SE NE MUT SHKON.

  5. sali says:

    O Mero te respektoj per shume analiza te tuat .Por kjo per selamin eshte utopi dhe jo reale.Si mund te quhet vlere ku ne kete kohe ai vjen ti jape nje shtytje sistemit diktatorial qe ekziston ketu .Eduart Selami eshte njeri pa horizont e nivel.Ai nuk mundi te siguronte nje edukim e nje pozicion intelektual ne amerike per 22 vjet.Ai e ka veshtire te siguroje jetesen ne amerike se ketu duhet pune e vjen ne Shqiperi te mare nanje pare qyli si deputet.Ai do tregonte nivelin e tij po te kishte ardhur per te ndihmuar gjithe forcat e tjera per rezimin e diktatorit

  6. ish dhjetorist says:

    RIKTHIMI I SELAMIT TEK BERISHA ME DUAR TE PERGJAKURA ESHTE “NJE DASHURI NE KOHEN E KOLERES”
    TANI BERISHA ESHTE JO VETEM KOMUNIST ARKAIK POR DHE VRASES DHE TRADHETAR.

    Debatet midis Berishes dhe Eduard Selamit, nisën të krijojnë çarjet e para brenda komisionit nismëtar të partisë. Berisha kishte pretendime se Eduard Selami ishte zgjedhur sekretar i komisionit nismëtar vetëm me qëllim që të mbante protokollin, por jo për të mbajtur përgjegjësi të tjera. Ndërsa Selami, në përgjigje të këtij pretendimi, e kishte akuzuar si komunist arkaik me tendence të theksuar diktatoriale. Pas këtij debati, drejtimi kolegjial i partisë nga katër protagonistët e mësipërm kishte pushuar së funksionuari. Drejtimi nga Hajdari, Imami, Demeti e Selami zgjati vetëm tre ditë.

  7. alban4eva says:

    qofte ashtu si thua ti Mero, por une nuk kam besim tek keta njerez qe mbesin pa leke dhe kthehen per te perfituar (vjedhur) ndonje lek..
    PD-ja duhet rindertuar nga e para.. jo vetem S-haleja duhet te qerohet dhe te shkoje ne burg, por edhe ata qe jane tani ne PD duhet te qerohen, me pak fjale duhet zbrazur kova me uje te ndenjur dhe te qelbet, duhet shplare dhe duhet mbushur me uje te paster dhe te fresket, pra riberje krejt nga e para, ringjallje, rilindje, rindertim total..

  8. iliri G says:

    Momenti qe ka zgjedhur z. Selami per tu riaktivizuar ne PD eshte shume kompromentues per figuren e nje pedagogu te Institutit te Studimeve marksiste -leniniste. Kam krijuar bindjen time , si ndoshta shume te tjere , se PD, d.m.th. Berisha, eshte kthyer ne nje vend strehim per te gjithe mekataret e sistemit qe kaluam.Shikon ne krye te vendit ne PD nje numer te madh sekretaresh partie, qe nuk mund te quhen viktima te sistemit, shikon ne krye te PD nje numer te madh njerezish te “bere pis” nga ndonje denoncim “patriotik” ne Degen e puneve te brendeshme, shikon njerez qe edhe sot ua permendin pseudonimin e spiunllekut ne kohen e partise punes, shikon nga ata qe te benin gjemen e te spiunonin ne ate kohe, po qe se do ankoheshe edhe per mungesen me elementare jetike. Te njejten gje bejne edhe sot. Te bejne gjemen dhe te lene pa pune po qe se u shan qeverine apo Berishen. Partine Demokratike pak e bene ata qe vuajten nga sistemi. Me te shumten e bene ata qe hodhen teserat e partise se vjeter. Te persekutuarit dhe ish-pronaret (sepse me qellim akoma nuk u jepet e drejta e prones nga ky sistem i korruptuar), gjithmone kane qene periferike ne PD, jo se nuk deshen por u lane me qellim larg posteve kyce qe te mos perbenin kercenim per “te kuqte tashme blu”. Edhe KOP-i , kryesisht nga perendimi erdhi me 2005, por shikoni se ku u katandis tani me 2013, me keq se kabineti Nano 2005, biles akoma me hajdute e te dhunshem ndaj prones dhe shkeles akoma me te dhunshem te ligjeve te shtetit dhe Kushtetutes.As voten e lire nuk e durojne dot tashme.

  9. VERONIKA says:

    Merua sot qenka optimist,do jetè nèn efektin e Kupidos,por e ka drejtuar shigjetèn gabim.
    Ylli i largèt i perènduar–hahahhhahahahaahahhahaha Mero je i paarritèshèm
    Ke parè ndonjè yll,atje te ajo parti,qè nuk perèndon?????
    Dhe ai qè ka te tesera Saliu do jetè zbehur.(nuk e di fare ,po nuk besoj mos tè kishte yll tesera e partisè)
    Heshtja e Saliut-si tè gjitha heshtjet,para humbjes.
    Dhe ata eunukèt e tjerè,janè tè zènè duke folur pèr rrezikun anglo-amerikan,tani dhe ky *revizionisti* ju duhej.
    Ajo nuk èshtè parti,èshtè klikè mafiozèsh,ku secili èndèrron eleminimin e tjetrit.
    Mero,nuk prisja tè na shkruaje pèr Shèn Valentinin,por as pèr Salamin nuk ka shumè pèr tè shkruar–kishte dhe mundèsi tè tjera ku mund tè jepte kontributin e tij,jo nè atè masè hajdutèsh,vrasèsish.Me shkelm iku dhe po ashtu do e pèrzèmè…yllin e perènduar.

    1. X Man says:

      Shoqja Veronika, lakuriq, lakuriq, lakuriq

      1. VERONIKA says:

        x-mendja,shko se po tè vesh Lulka te bashkia.nxito se èshtè prenotuar Zogu i Tiranès.
        shoqèri aksionere–votat e popullit,janè aksione????
        Po aksionet qè ngritèt partitè ku i gjetèt???dergoni mamatè dhe listèn e dasmès tua mbledhin me aksion vullnetar,andej nga kaqolat??????????
        prandaj je X-nga mendja ti,ke dal kaqol pa kromozomin x-shpellar pa atèsi!

        1. X Man says:

          Listen e dasmes per ty dhe kaqolat e Ps e kam gati. E ke te Ndrea Prendi dhe Agim Llupo shko e merrjua atyre!
          Po nuk me the te pelqeu fraza ” Lakuriq, lakuriq” te gjithe bashke sot ne Peze e neser ne te shptepia ne Dajt?
          Te perqafoj !

          1. VERONIKA says:

            X-mendja,bèhu gati ,se po vijmè ta marrim.
            Ndrean,dhe Llupon po i tregon se janè tè vetmit *trima* qè keni??
            ata qè vranè njerzit me duar nè xhepa janè???
            Ti nuk mund tè rrish as nè Pezè,as nè Dajt–ti ke shpellèn nè vuçidol,atje shko bèj orgjitè,sepse pjellè e atyre je,vetèm atè ke mèsuar.fraza ishte e *bukur*,po pèr tipa si Luli,prandaj ec atje.
            Tè pèshtyj!

            1. X Man says:

              Eeeeeee lesh me qime!!!!!!!!Edhe kur te ftojn per qef ti nxehesh a derbardh.

    2. Pisha flamur says:

      VERONIKA KE ARRITUR ZGJIDHJEN MAKSIMALE/ PD-JA ËSHTË KLIKË DHE DO SHPALLTARUAR SI kLIKË

      1. X Man says:

        Zoti te mbafte doren se mos na shtrengoni zorren, me ato “shpalltarimet”.

  10. X Man says:

    Partit jane si shoqerit aksionere, peshon sa aksione ke, Doktori ka shumicen , te tjerat jane budalleqe pa vlere ,si kaqolat e Ps nuk kemi per tu bere, qe lene kockat per Edin e Kristaqit

  11. NJE THEMELUES I PD-SE says:

    o leka meksi, mjaft shkruajte me pseudonimin pd-ist! kane qene 332 themelues te pd-se ne listen zyrtare te themelimit te saj ne ministrine e drejtesise. pra nuk je sot vetem ti dhe shinasi rama jashte pd-sE; JEMI SHUMICA E THEMELUESVE TE PD-SE JASHTE SAJ…

  12. ali Kinezi says:

    Arsyetim perfekt z.Baze! Perfshirjen e Eduart Selamit une vete mund ta cilesoj si tentativen e fundit te SHBA-se per te shpetuar ate qe mund te mbetet nga partia e dhjetorit.

    1. Ja ke fut kot plako.
      I plasi trapi amerikes per PD. Amerika po te doje le vetem barin te mbije ne nje vend dhe po te doje perseri e popullon ate vend me shqiptar.

  13. Horri i Bulevardit says:

    Duke ndenjur larg shume dyshimeve negative, te nje shumice qe seshte e pavemendshme daj politikes, por edhe ndaj disa politikaneve serioze te opozites, une rikthimin e Eduart Selamin e shof si nje ogur te mire, per te miren e PD-se dhe vete demokracise shqiptare.
    Nuk dua te bej te nervozuarin apo te diturin, se mund te gaboj, por duke pare qe nderkombetaret, mbeten te zhgenjyer me Berishen president ne vitin 96, ata ndoshta kane vendosur mos ti japin nje shnca te dyte Berishes, sic i dhane mbas vitit 97-te, sepse e dine qe ndihma ndaj Berishes, perfundon ne nje katastrofe humanitare, ku pesha bie edhe mbi europianet e BE-se, qe duhet te pergatiten me ringritjen e kampeve per te pritur refugjatet shqiptare qe gjithmone kane pritur trazirat per tu shfajsuar ne perendim.
    Rikthimi i Eduart Selamit, gjithmone duke e pare si nje politikan te vitit 90 e deri sa iku nga PD-ja, mua me jep shprese, se me ne fund do te filloje oponenca serioze ne PD.
    Ikja e Sali Berishes, mbas zgjedhjeve eshte e sigurte, kete po na e tregojne edhe nderkombetare me veprimet e tyre, cdo dite, por problemi eshte se mbas ikjes se Berishes, te shpetohet PD-ja si parti opozitare, te shpetohet kjo parti qe neser mos te quhet si bije e PD-se se Berishes, ashtu sic u quajt PS-ja bije e PPSH! dhe kush do ta shpetoje kete parti?, Basha apo Jolldashi, Topalli apo Halimi, Mersila apo Paloka apo Bogani e surrogatot e tjere qe mbushen PD-ne mbas vitit 97-te.
    Te gjithe keta qe sot jane ne parlament, jane ish-at e dosjeve te pahapura per popullin dhe elektoratin, por qe jane hapur nga Berisha per shantazhin e rradhes.
    Dua te besoj se Eduart Selami, do te jete po ai politikan serioz, i urte por me potence ne fjalen e tij dhe kam besim per kete se panvaresisht se perfliten fjale qe sduhet te thuhen pa pare mire qellimin e tij.
    Prandaj une dua te pres ne kete rast, sepse po peshtyva tani, sdua ta lepij me vone, kur te shohim se ndoshta zoti Selami do te jete nje kontribues i dobishem per demokracine e vetete ne Shqiperi.

  14. albani says:

    Z. Baze, me posht po sjell disa nga citimet tuaja lidhur me Eduard Selamin:

    – ylli i largët i perënduar i Partisë Demokratike (ke te drejte, njeri yll eshte ne ngritje – Lul Basha, dhe ky tjetri, i perenduar (jo i perenduar vetem, por edhe i pjerdhur, i rrahur si kulish dhe i larguar me bisht ne shale, saqe sali Berisha as denjoi ta takonte radhen e shkuar);
    – asnjë zyrtar i lartë i Partisë Demokratike, as një nënkryetar apo sekretar i saj, dhe as Sali Berisha, nuk e kanë përshëndetur këtë gjest (ketu gjerat behen vetem me urdherin e nje njeriu te vetem – Sali Berisha dhe nuk mendoi se Fevziu te kete pranuar ta intervistoje me deshiren e tij, ndryshe do te qe shume e rrezikshme per Fevziun;
    – e kanë zbuar duke mos e lejuar as të hyjë në mbledhje (dhe tani i lepin bythen Sali Berishes, por ku eshte burreria, dinjiteti dhe personaliteti i njeriut ne kete rast?);
    – kritik i fortë me Berishën dhe i papërkulur ndaj kërkesave të tij për t’u ofruar në PD (po tani, servil, hipokrit, po ha te pegeren qe ka bere me pare);
    – ka kërkuar vazhdimisht që demokracia e brendshme në Partinë Demokratike, por dhe partitë e tjera, të jetë një normë nga e cila mund të prodhohet demokracia (po tani, as i permendi fare, as demokracine e bvrendshme, as qe PD ka tete vjet qe nuk ka asnje forum);
    – ka hequr dorë nga kjo vërejtje thelbësore që ka pasur për mënyrën e funksionimit të Partisë Demokratike (por cfare i mbetet atehere?!); – – ka pranuar që kjo parti nuk ndryshon më dhe i është ofruar listës së pushtetit të saj (pra PD, me nje fjale Sali Berishes);
    – është dorëzuar nga lufta kundër Berishës, ka hequr dorë nga kritikat e tij ndaj qeverisjes Berisha këto tetë vite, thjesht për të qenë pjesë e asaj partie në legjislaturën e re (pune servili dhe frikacaku dhe interesaxhiu);
    – nuk mund ta ndihmojë Berishën për të vjedhur opozitën dhe për t’u bërë pjesë e linçimit të saj (kjo nuk eshte e vertete Z. Baze, do te behet pjese e vjedhjeve dhe i manipulimeve te zgjedhjeve, nuk ka rruge tjeter);
    – nëse ajo parti do të shpëtojë trashëgiminë e saj (por kush mendon per te ruajtur trashegimine e asaj partie, Berisha nuk can koken per trashegimine mijravjecare te Shqiperise, jo te asaj partie. Partia per te eshte mjeti me i mire per te vjedhur Shqiperine dhe shqiptaret);
    – mund të na ndihmojë dhe duke dështuar (nuk eshte thirrur per te deshtuar, eshte thirrur per ta bere pjese ne vjedhjen dhe manipulimin e votave, per ta bere ortak);
    – Dhe per ta mbyllur, nuk mendoj se mund te jete ndonje loje e Amerikes, per ta futur Kale Troje, apo kolone te peste ne gjirin e Partise PD, se te tjeret e hane te gjalle.

    Megjithate, turp dhe keqardhje! Me mire te rrinte aty ku ishte, se nese historia ka nevoje per te, ajo e therret vete.

  15. taqo says:

    Po pregatitet pasuesi pasiv i berishes…… nuk do te lihet partia demokratike ne meshiren e fatit mbas zgjedhjeve ……. ,berisha i lodhur dhe i porositur te terhiqet e mbaroi me nder detyren e tij ,bile si asnje tjeter……..po ben ate qe beri fatos nano vite perpare ne partine socialiste…….berisha ishte nje lokomotive e zhurmshme por me fuqi te madhe terheqese si rezultat i karburantit perendimor ,i cili hoqi zvare vagona te shkateroar duke i cuar pa rota ne destinacion……duhet dikush tjeter te mare ne dore kete situate …..duket ne pamje te pare paradoksale kthimi i selamit mbas gjithe ketyre viteve ne amerike …..besoj se i kane mjaftuar mjaft vitet per nje shkollim informal….dhe reputacioni i dikurshem do te jete i mjaftueshem per te rikonstrukturuar nje parti te dale ne pension gjate viteve qe partia demokratike do te jete ne opozite e.selami do te dije te beshkepunoje qetesisht me ameriken duke pregatitur rikthimin ne pozite mbas 4 ose 8 vitesh…..duket se partia demokratike po pregatitet per gjumin letargjik…..

  16. Meleku says:

    Eduard Selami: “Nga konflikti me gazetën “TemA” ka vetëm të humbur”
    Publikuar më back | 13.01.2009

    Nga Mero Baze

    Intervistë ekskluzive e ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Eduard Selami, dhënë gazetës “TemA”

    Eduard Selami, ish-kryetari i Partisë Demokratike, ngre shqetësimet e tij për disa nga zhvillimet e fundit në Shqipëri. Reforma kushtetuese, kriza e qeverisë me shtypin, mospërfillja reale e vlerave të PD tradicionale, si dhe kujdesi për të ruajtur standardet e një vendi që në muajin prill do të jetë anëtar i NATO-s, janë mesazhet që ai përcjell për mbështetësit e tij në Shqipëri. Eduard Selami, një nga figurat më karizmatike të PD, ka 13 vite që jeton në distancë me partinë që themeloi. Ai është i vëmendshëm për çdo zhvillim dhe i qartë shpeshherë më shumë se ata që duhet të marrin vendime këtu për rrugëzgjidhjet. Pyetjet më delikate për të natyrisht mbeten ato që kanë të bëjnë me rikthimin e mundshëm apo përgjigjet direkte për zhvillimet brenda PD. Gjithmonë ka një fjali që mbaron me kthimin, dhe asnjëherë nuk ka një fjali që fillon me kohën se kur do të kthehet në politikën shqiptare. Dhe pasi flet pak gjatë me të, duket se dëshiron të rikthehet për të vazhduar karrierën e tij dhe jo për të bërë më të lehtë apo më të vështirë karrierën e të tjerëve. përfshi dhe të atyre që e kanë detyruar të qëndrojë larg. Zoti Selami pranoi t’u përgjigjet disa pyetjeve që kanë të bëjnë me klimën e përgjithshme politike në Shqipëri, me reformën elektorale, integrimin e vlerave të Partisë Demokratike dhe rrugën tonë drejt NATO-s. Ai shpreh seriozisht rezerva për reformën kushtetuese dhe i bën thirrje PD të konsiderojë vlerat e saj themelore, të cilat shpesh injorohen ose lihen mënjanë. Sipas tij, ato i krijojnë asaj një bazë më të shëndoshë dhe ide më të qarta për qeverisje. Zoti Selami flet po ashtu për konfliktin e qeverisë me medien dhe gazetën “TemA” dhe tërheq vëmendjen se ky konflikt po thellohet përditë e më shumë duke dëmtuar seriozisht imazhin e vendit. Në fund ai premton qartazi se do të kthehet një ditë në politikën shqiptare duke cituar Wilson Churchill-in që ka thënë: “Nuk njoh akoma një njeri që ka pasur një jetë të qetë që ia vlen t’i përmendet emri”. Dhe duket se Eduard Selami ka dëshirë t’i japë fund ndoshta së afërmi jetës së tij të qetë personale

    Shqipëria ka bërë një reformë të thellë kushtetuese, falë konsensusit mes PD dhe PS, e cila prek presidentin, kryeprokuroren, sistemin elektoral dhe garancinë e mos-rrëzimit të kryeministrit gjatë mandatit. Pas kësaj, shqiptarët kanë të drejtë të zgjedhin njërin nga dy liderët dhe fituesi zgjedh gjithçka. Sa të favorshme ose të dëmshme e shikoni këtë reformë kushtetuese për standardin e demokracisë në Shqipëri?

    Ndërsa është për t’u përshëndetur konsensusi midis forcave kryesore, i cili në Shqipëri për shkak të mungesës së kulturës politike është i rrallë, rezultatet që u prodhuan prej tij, për mendimin tim, ishin një hap prapa për demokracinë shqiptare.

    Së pari, sepse nuk iu dha kohë e mjaftueshme për një diskutim sa më të gjerë dhe gjithëpërfshirës të subjekteve politike, personaliteteve të vendit dhe specialistëve. Së dyti, sepse kjo ndërhyrje e nxituar rrezikon të prishë kontrollin dhe balancën ndërmjet pushteteve që është aq i domosdoshëm në frymën e një Kushtetute në tërësi. Uroj që koha të më provojë gabim, për shkak të rëndësisë që ka ky problem në mbarëvajtjen e demokracisë në tërësi.

    Shumë nga figurat e vjetra të PD janë inaktive ose të mënjanuar nga jeta politike edhe për shkak të mungesës së rregullave të lojës brenda PD. A mendoni se atë fat meritojnë apo kanë ende vlera politike?

    Partia Demokratike, si partia e parë opozitare që solli rrëzimin e komunizmit në Shqipëri dhe vendosjen e demokracisë pluraliste, u krijua si një front i madh antikomunist, ku fraksionet dhe diferencat ishin të pashmangshme. Po të kemi parasysh kohën dhe përmasat e saj, firoja është jo aq e madhe e mjaft nga figurat kryesore të saj janë akoma aktive. Natyrisht, ka mjaft të tjerë themelues që janë mënjanuar apo tërhequr për arsye të ndryshme. Ndërsa para ‘Fillimit të Ri’ ky mënjanim ishte deri diku i diktuar nga mungesa e demokracisë së brendshme, sot mendoj se ekziston një frymë me pozitive për të shprehur mendimin ndryshe në PD. Natyrisht, në këtë fushë akoma ka mjaft rrugë për të bërë, jo vetëm në PD, por në mbarë spektrin e politikës shqiptare. Në PD ka mjaft figura politike që kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në vitet e para në nivelin lokal dhe qendror, me një pjesë të të cilëve unë pata nderin të takohem në vizitën time të fundit, të cilët nuk shfrytëzohen sa duhet nga drejtuesit e sotëm partiakë qeveritarë apo parlamentarë. Kjo vjen si për shkak të xhelozisë së natyrshme, aq edhe për shkak të mentalitetit dritëshkurtër e mendjembyllur që ekziston akoma se historia fillon me mua. Ndërsa është një praktikë mjaft frytdhënëse pune në Perëndim tërheqja e mendimit të paraardhësit, në çdo nivel e pozitë, kjo praktikë akoma nuk është futur gjerësisht në Shqipëri.

    Kryeministri Berisha po kritikohet nga institucionet ndërkombëtare, siç është Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në Nju-Jork, për përplasje me medien dhe hakmarrje ndaj saj. A shihni një shqetësim serioz në këtë çështje, përfshi dhe krizën e gazetës “TemA” në raport me qeverinë?

    Patjetër që ky është një shqetësim serioz. Dhe mua më vjen keq që një fenomen i tillë ndodh, për shkak se, midis të tjerash, në këtë konflikt janë përfshirë njerëz, të cilët kanë dhënë prova konkrete dhe kontribut në luftën për liri, demokraci dhe mbrojtjen e fjalës së lirë në Shqipëri. Fatkeqësisht, ky problem sa vjen dhe po rëndohet dhe po shndërrohet potencialisht në një konflikt, ku nuk ka të fituar, por vetëm të humbur. Dhe humbësi më i madh është liria e shtypit dhe demokracia shqiptare. Është jo vetëm detyrë, por edhe përgjegjësia jonë e përbashkët të mbrojmë lirinë e shtypit, fjalën e lirë dhe shtetin ligjor, pavarësisht nëse jemi dakord me ato që shkruhen në gazetë apo jo. Kjo nuk bëhet thjesht për gazetën “TemA” apo ju. Duke qenë një vend i vogël, ku njerëzit njihen me njëri-tjetrin, ky fenomen po personalizohet duke rrezikuar të thellohet dhe të dëmtojë edhe më tej. Si mundet të shpërfillet një vendim gjykate nga qeveria duke goditur në thelbin e një shteti ligjor, barazinë përpara ligjit për të gjithë individët dhe subjektet? Për më tepër që këtu përfshihet edhe problemi i lirisë së shtypit, që është një nga themelet e demokracisë së institucionalizuar. Uroj që ky konflikt të zgjidhet sa më parë në rrugë ligjore, jashtë pasioneve dhe paragjykimeve. Kjo është në të mirën e përbashkët, përfshi edhe qeverinë.

    Shqipëria do të hyjë në prill në NATO dhe, sipas gjithë gjasave, SHBA do të jenë sponsori kryesor i këtij anëtarësimi. A është kjo një çështje standardesh që ka plotësuar Shqipëria apo një çështje gjeopolitike që tejkalon profilin tonë?

    Është një ngjarje, të cilën si shumë shqiptarë kudo që janë, unë mezi po e pres. Shqipëria ka qenë nga vendet e para ish-komuniste që ka bërë kërkesë dhe ky pranim është një fitore e madhe për demokracinë shqiptare, çështjen shqiptare, si dhe paqen dhe stabilitetin në rajon. Mirënjohja ime, ashtu si e juaja, i drejtohet miqve dhe dashamirësve të shqiptarëve, që na kanë ndihmuar në këtë rrugë të gjatë e të vështirë, e në veçanti Amerikës.

    Dhe, së fundi, një pyetje personale. Sa është e përfshirë familja juaj në planet tuaja politike? A guxon t’ua thuash se një ditë mund të rikthehesh?

    Patjetër që familja ime është e përfshirë në këtë vendim. Me Pegin kemi mirëkuptimin se, nëse rikthimi im do t’i shërbejë Shqipërisë, ajo është dakord me këtë vendim. Fëmijët kanë lindur këtu dhe janë akoma të vegjël për t’i përfshirë në këtë vendim. Kur të rriten, unë besoj se ata do të më falin që unë ju prisha rehatinë dhe privilegjin e të jetuarit në Amerikë për t’u përpjekur për të përmirësuar sadopak jetën e mijëra fëmijëve shqiptarë në vendin e Nënë Terezës, siç e quajnë ata me mburrje mes shokësh Shqipërinë. Sa për vete, sa herë mendja shkon te ky vendim, më është ngulitur në kokë një shprehje e Wilson Churchill-it, se nuk njoh akoma një njeri që ka pasur një jetë të qetë që ia vlen t’i përmendet emri.

  17. Mitfani says:

    Mos mor Mero, se ia prishe planet Selamit me ate paragrafin e fundit.

    Mbase humb durimin Sala dhe e le pa lexu pjesen e fundit…..

  18. pershkrimi shume i bukur qe ben autori ketu ,eshte shume artistik !Ai nuk mund te flasi konkretisht sepse perpara kemi shume dallge !

  19. Meleku says:

    Zeri i Amerikes ka intervistuar nje vit me pare z.Eduard Selamin.

    Eduard Selami kthehet nga SHBA-ja, një parti me Bamir Topin?

    Publikuar: 09.03.2012 – 21:58

    Tiranë, 9 mars – Partia e re e së djathtës, që lidhet ngushtë me emrin e presidentit Bamir Topi, është në pritje të ardhjes së ish- kryetarit të Partisë Demokratike, Eduard Selami. Burime brenda grupit organizator bëjnë të ditur se Selami prej kohësh ka dhënë mbështetjen e tij për këtë nismë dhe po kështu ai pritet që të jetë pjesë e shfaqjes mediatike që do të bëjë grupi themeltar i kësaj partie. Por, burimet bëjnë të ditur se edhe në rast se për shkak të problemeve personale Selami nuk do të jetë pranë tyre në datën e krijimit të kësaj partie, ata nuk do të presin më. Brenda dy javëve të ardhshme, që përkojnë me fundin e muajit, partia e re e së djathtës do të shpalosë grupin organizator dhe programin e saj para mediumeve dhe shqiptarëve. Ndonëse befasitë nuk pritet të mungojnë për sa u takon personazheve që do të firmosin si themelues të kësaj partie, burimet bëjnë të ditur se prurjet më të rëndësishme për sa u përket figurave të kësaj partie do të jenë në kohën kur ajo të ketë formuar staturën e saj në jetën politike të vendit, shkruan gazeta Shqip.

    Kthimi i Eduard Selamit në jetën politike në vend ka ngjallur kureshti dhe zhurmë. Kjo, jo vetëm për faktin se ai ka qëndruar larg skenës politike shqiptare për 17 vjet, por edhe për shkakun se kthimi i tij nuk do të jetë pranë Partisë Demokratike. Hera e fundit kur Selami ka qenë në Shqipëri, ishte dhjetori i vitit 2011, kohë në të cilën PD-ja mbushte 20 vjet nga krijimi i saj. Ndonëse Selami ka drejtuar partinë më të madhe që sot është në pushtet, në këtë festë qe parë një ftohje e tij me kreun aktual të PD-së, Sali Berisha. I pyetur nga gazetarët, Selami pati theksuar se ai së shpejti mund të rikthehet në politikë, që, sipas tij, megjithë problemet, PD-ja duhet të ishte vendi ku duhet të kontribuonin të gjithë. Por, duket se mendimet e Selamit kanë ndryshuar gjatë një viti e tre muaj nga ardhja e tij e fundit në vend, jo për sa i përket kthimit në politikë, por tribunës nga të cilën do e bëjë këtë politikë. Aktualisht grupi organizator i partisë së re të së djathtës, po pret që Selami bashkë me ta të nënshkruajë si themeltar i kësaj partie. Por, edhe në rast se ish-drejtuesi i demokratëve nuk do të jetë fizikisht prezent në këtë moment në Shqipëri, gjithsesi prezenca e tij është e siguruar në fazat e tjera të kësaj partie.

  20. Qemali says:

    Z.Baze ! Urime, te lumte !
    Si perhere i kthjellet, i qarte, i kuptueshem, i drejteperdrejte dhe mbi te gjitha parashikues.

  21. Delli USA says:

    Nuk e di nga cili motiv je nisur z.Mero,por ne kete shkrim je larg realitetit.Gjithata histerik qe ka futur Saliu ne pd, tipi dhe karakteri i Selamit eshte forixhoko(jasht loje).Mendoj se Selami o eshte naiv(nuk e besoj)ose ka deshtuar ketu ne Amerike(e besoj)dhe kthehet ne Shqiperi te riparoj cfar te mundet per vehte.Un i kam ndigjuar te gjitha interistat e Selamit nder vite,mendoj se ai nuk ka xixa,shqip perkthehet:”eshte pordhe e ftohte”.

  22. Pena says:

    Kesaj radhe nuk na ke kenaqur,z.Baze.Ne te kundert,nje vleresim te sakte dhe preciz per E.Selamin ka bere z.Dritan Hila sot tek G.Shqiptare.Per ate qe e ka njohur mire Selamin ne keto 20 e ca vjet,mund te thote me goje plot se kemi te bejme me nje politikan medioker,qe tani pas kaq vjet largimi ka denigruar fare si politikan.Ai,me sa duket,eshte penduar qe nuk iu bind diktatit te Berishes dhe tani vuan ne mergim per te siguruar buken per vete e familjen,ndersa te pa cipet qe iu neneshtruan bajraktarit u bene shume te pasur.E kam ndjekur me kujdes aktivitetin e Selamit qe nga viti 1990 e deri me sot dhe e them me bindje qe nuk duhet ushqyer asnje iluzion ndaj tij.Ai nuk ka te dhenat e nje lideri partie e me shtylle kurrizore te forte dhe nuk duhet pritur asgje e mire per PD-ne e per gjithe shqiptaret.Ai s`do te bente gje tjeter,vecse do te shtonte numurin e memureve e mediokerve qe jane futur ne politike per te bere PLACKE.

  23. kel ukaj says:

    Emigracioni nuk eshte i thjeshte, eshte shume i veshtire. Emigracioni eshte vuajtje shpirterore e fizike. Ne kemi humbur pjesen me te bukur te rinise, Enverat, Mahmutat, Salite e qenrat, e dhjene shqiperine e shqiptaret. Sakrificat ne emigracion jane te pafund por shume nga ne ishin betuar te vdisnin por jo me Sali Berishen e neodiktatore e mafioze. Ne e kemi mallkuar ate vend dhe nuk kthejme me, dhe nuk ka asnje kuptim te kthehemi prape ne shqiperi dhe as te perzihemi ne çeshtjet e shqiptareve. Ne e prume Sali Berishen por edhe e hoqem ne 1997 tani ata qe e kane prure ta heqin.
    Ka shume emigrante qe flejne per garazhe, nuk kane pune, pune fizike dhe jo zyre, hane ne “caritas” dhe nuk kane ku te vene ne moshen mbi 50 vjeç. Me vjen keq per Z. Selami i cili ka deshtuar jo per fajin e tij por per faji te krimineleve. Prandaj me vjen keq sinçerisht pasi çdo njeri duhet te gezoje te drejta themelore. Z. Selami kthehet sepse nuk mund t’ia dale me. Varferine shfrytezonte Enveri, varferine shfrytezon Sala, e per shkak te varferise Z. Selami detyrohet te lepije ku ka pershtyre. Emigrante qe nuk kane arritur te krijojne nje baze ekonomike ne dhe te huaj, shume prej tyre do te kthehen. Shumica do te jene nga Greqia. Keta emigrante te falimentuar do te jene varri i Sali Berishes, sepse ata do te gjenden me keq se ne Greqi dhe vende te tjera, pune nuk do te kete. Keta emigrante mund te bejne gjitheshka kur do te jene nen kercenimin e vdekjes per buke. Selamin e urojme te hyje ne listat e PD po per te gjithe ata qe kthejne lista do te behet shume e gjate.

  24. Kruja says:

    Meroja e ka mbushur plot ironi ate shkrim. Kaq e veshtire eshte per te kuptuar je shkrim ironik?!

  25. Ajet Delaj says:

    February 14, 2013

    TE VIHESH NE SHERBIM TE LIRISE E DEMOKRACISE NUK ESHTE VONE KURRE

    Une jam plotesisht dakort me analizen e z Baze dhe nuk ka si te jete ndryshe pasi z Baze ka ardhur ne politike e gazetari nga “dera” e djathte dhe cdonjeri qe ka ardhur nga kjo dere i qan shpirti per te djathten se si u shkaterrua keshtu vizioni i lirise demokracise dhe natyrshem cdonjeri ka te drejte te enderroje per nje te neserme ndryshe.
    Natyrshem se shumices se komentatorve te sotem nuk ju ka perlqyer komenti i z Baze pasi fatekeqesisht shumica e komentuesve tek “Tema” nuk jane te djathte jo e jo por nuk jane as socialiste ,por komunist prandaj jane te pakenaqur jo vetem nga komenti i z Baze por edhe nga nga mundesia me e vogel e reformimit apo ringritjes te se djathtes.
    Fatekeqesisht fryma enveriste e mosdashjes fare te opozites sic duket eshte shume e forte, dhe nuk deshirojne te pranojne as edhe gjysme opoziten e djathte sic eshte qeveisja e Berishes.
    Qe Berisha shquhet per kthesa te forta kjo besoj nuk eshte ndonje zbulim . Gjithashtu duhet thene se nese Berisha ne kundershtim me cfare ka bere ne 96-97 kur pregaditi terrenin dhe e dorzoje pushtetin majtas une nuk besoj se ka realisht te djathte qe nuk do e deshironte nje orjentim te forte te Partise Demokratike nga e djathta kater muaj para zgjedhjeve.
    Nese jemi korrekt me historine duhet thene se Shqiperise ne 60 vitet e fundit i ka munguar e djathta reale dhe dhe ka pase me shumice e per kohe te gjate te kuqe te ndezur e deri ne roze qe pa frike ne kete kategorine e fundit mund te fusim PD.
    Qe Berisha eshte pronari i formacionit te “djathte” Partise Demokratike kete nuk e ve kush ne dyshim por edhe per shume arsye objective e subjective Berisha e ka fuqine qe ta orjentoje formacionin e tije politik realisht djathtas edhe kete nuk besoj se e ve kush ne dyshim.
    Ne doren e Berishes jane kandidaturat per deputete ne zgjedhjet e ardhshme si dhe rikonfigurimi iplote i strukturave te Partise Demokratike.
    Une besoj se ne ndryshim nga partite e tjera politike qe jane te detyruara te operojne me “material” vendi Parta Demokratike i ka potencialet e saja te se djathtes reale jashte Shqiperise ne perendim qe nga antikomunistet e vjeter te PL e Ballit e deri te antikomunistet e ri po te themi te pas 90tes qe realisht nuk jane me te ri pasi jane te tere me shume se 40 vjec.
    Nese i shtojme edhe faktin se pjesa dermuese e ketyre potencialeve jane shkolluar e integruar plotesisht ne jeten perendimore si si punojes te governmenteve perendimore apo bizneseve te fuqishme , realisht jane potenciale qe nuk duhen injoruar pasi do ndikonin drejteperdrejte jo vetem ne ngritjen e te djathtes por ne ngritjen ne kembe e integrimin e Shqiperise.
    Mua nuk me interesin se si do riformatohet e djathta me Berishen apo pa Berishen pasi kete do e vendosnin forumet e partise por shpreh bindjen e plote se po te rikthehen “burrat” po e ve ne thojza vetem ne kuptimin figurative pasi po te rigrupohen ata djem e vajza qe per ideale e liri rrezuan diktaturen tjeter fryme e pamje do kishte Partia Demokratike.
    E them tjeter fryme e pamje pasi askush nuk mund te sillet si dictator mbi individe te lire e qe vijne nga sistemet demokratike ku individi i lire eshte ne themel te sistemit e mbi te gjitha tani mbas 20 e ca vjetesh ne perendim jane pjekur e formuar si karaktere te lira.
    Natyrisht qe Berisha eshte personi me i lakuar si ne media ashtu edhe ne forume per arsye objective e subjective por edhe per faktin e thjeshte se per 23 vjet i ka dhene tonin politikes shqiptare si nga pozicioni i pushtetit ashtu edhe nga opozita. Kete fakt nuk mund ta mohoje askush as dashamiret e tije as kundershtaret e tije te rrepte.
    Mirpo dallimi esencial i kundeshtarve te Berishes eshte se te djathtet e akuzojne Berishen si pauses e vazhdues te trashigimise komuniste gje qe bien shume fakte dhe te tjeret e akuzojne Berishen si fashist nisur nga pozicioni i tyre i komunistit te pandreqshem .
    Pra te dy grupet megjithse nuk e duan Berishen jane me ndryshime te theksuara ne permbajtje dhe vision. Te paret duan qe e djathta te ringrihet a rithemelohet mbi idealet e lirise e demokracise me apo pa Berishen pak rendesi ka dhe grupi i dyte duan qe te zhduket edhe PD ekzistuese socialiste pasi si enveriste te pandreqshem nuk do deshironin fare opozite.
    Nese Selami ka paraqitur nje platforme e natyrshem Berisha po e studion apo thjesht ka shkuar per te marre nje post gje qe do ta marrim vesh ne ditet ne vazhdim .Une nuk besoj se ka shkuar thjesht per nje karrige pasi do ishte shume me vonese se karrigen mund ta merrte shume kohe me pare.
    Gjithsesi nese Selami ka shkuar ne sherbim te vizionit te lirise e demokracise ne Partine Demokratike e ne te djathten ne pergjithsi eshte nje mission i mirepritur e me siguri do e pasojne dallandyshe te tjera.
    Liria dhe demokracia jane vision dhe nuk mund ti privatizojne askush megjithse mund ti pengojne per nje kohe te caktuar por kurre pergjithmone.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

    1. mixha elez piperaj says:

      Po cfare eshte eduart sallami para ketyre shkrimeve enciklopedike te poliedritit Ajet Delaj ?
      Hajde mor zotni te zeri i marikes se je nje talent qe po humb kot neper keto blloqe interneti.
      Asht i lutur ndonje person qe e njeh kete Ajetin te na thote ndonje llafe se mos ka bere ndonje liber dhe ky per mendimin estetik te baces enver si puna e Sallamit.
      Hajde mor jaron se ate hamham degen e rregulluem te voa per gjuhen kineze.Hajde mos rri tu la pjatat apo halete ne manhaten a bronx.

  26. misionari says:

    Kthimi i te penduarit Selami shenon triumfin e radhes per Berishen.

  27. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, plaku eshte dinak dhe s’ndjehet..Enveri zgjodhi Ramizin si pasues..E zgjodhi qe familja e tij mos te prekej dhe familja e tij te kishte influence..Ky miku ka ardhur me “porosi” ne te kundert si prekte me kembe shkallet e avjonit..;)

  28. Ana says:

    Selami eshte asi I fundit ne mengen e berishes i cili do te perdoret vetem per te zbukuruar fasaden e pd ne momenti e duhur per te ndjellur votat Kur shoqeria civile te lodhet nga varferia dhe plaget e tjera te shkaktuara nga postkomunizmi ,atehere do te ndergjegjesohet per lirine e individit dhe demokracine duke ndaluar per here te pare ne historin e zhvillimit shoqeror te shqiptareve perplasjen e gjysmes me gjysmen tjeter…

  29. psy says:

    Kjo qe thua ti Mero-eshte llogjika.Po me ke flitet me llogjike,me Salen apo me sklleverit e tij.Ajo parti eshte kalbur dhe tani po qelbet.Ajo qe duhet te beje Sala eshte sic thoshte i ndjeri Cot PAPULI:te bjere lisi me gjithe hijen.Te ike e te marre dhe partine me vete.Do pastrohej ky vend nga nje e keqe,pasi sikur te kishte qofte dhe gjysem burri atje brenda,duhet t’a kishim degjuar qofte edhe nje here t’i kunder-vihej bishes.

  30. gjergji usa says:

    Titulli I ketij shkrimi eshte paksa i dyzuar sikur kthimi i Selametit e gjeti te “papregatitur” SRB ose varianti tjeter me falni per shprehjen “qejfi ja ka por bytha s’ja mban”.Kam pershtypjen se kthimi I E.S eshte pjese e nje skenari me shume akte qe ka per qellim final mbajtjen me cdo kusht te SRB ne pushtet te pakten edhe per periudhen 2013-2017.Pra kthimi i E.S eshte nje lajm konsumi 24 oresh deri sa paneli qe e drejton SRB te hedhe shashken e rradhes ku mijra analiste,gazetare,moderatore,lexues e komentues “do te shqyejne” ushqimin e radhes te servirur me xhentilence nga guzhina e lobeve inteligjente te SRB.

    Per kuriozitet pashe se cfare historie te shkruar ka ky njeri ne dokumentet arkivore per kater vjet dhe aty ishte vetem nje rrjesht i shkrete
    $$……..Eduard Selami was party leader between 1992 till 1995 for the Democratic Party of Albania…….$$
    Kjo sepse ky Nothing Men ka tre etapa kryesore ne veprimtarine e tij qe eshte turpi i zotit:
    1-Para 1990 mbrojti graden shkencoreme titull:MENDIMI ESTETIK I SHOKUT ENVER HOXHA”
    2-Nga 1992-1995 eshte shkelqimi dhe renia e shokut Selamet ose me sakte largimi i tij i dhunshem me dajak dhe me gelbaza nga jenicerit e SRB
    3-Largimi nga atdheu dhe nga gruaja duke perfunduar ne nje shoping center CAR FOR SALE nga 1996 i harruar nga shoqeria dhe partia.

    Ashtu sic u kthyen pas 2005 Gjeneralet ultra fashiste si Gazidede &Agim Shehu,Visho Ajazi e deri te eshtrat e Zogut le te vije dhe ky zogu gushkuq Librazhdit dhe le te mbroje ndonje teme per mendimin estetik te banorit te lugut te zit te tropjes qe i nxorri uje te zi ketij vendi.

    E.S eshte perfaqsuesi tipik i atyre pardesybardheve dhe xhupezinjeve qe pushtuan qytetin studenti si te derguar speciale te Ramiz Alise dhe sigurimit te shtetit qe perfaqsoheshin nga banda e spiuneve si berisha,hajdari,imami ,ceka,ruli.Poshtersia e ketyre fuksave ishte se pas votimeve te 31 marsit 1991 u hodhen ne “sulm” per rrezimin gjasme te komunizmit qe ishte tragji-komedia me e peshtirosur e ndodhur ndonje here ne Shqiperi.

    Organizimi agjenturor i 2 prillit 1991,sajdisja e grevave agersive te urise,prishja e qeverise stabilitetit,menaxhimi i votimeve te 1992 nga rajersoni,dhe me kriminalja mos hapja e dosjeve te sigurimit ishin nje skenar perfekt i udb jugosllave qe fatkeqesisht u ndihmua nga segmente te cia -s qe ishin nga inercia e luftes se ftohte.Kam pershtypjen se do vije nje kohe qe qeveria amerikane do ti kerkoje ndjese kombit shqiptar per kete periudhe.

    Gabimi i rende i Rajersonit ne ate kohe ishte se dipllomatet amerikane erdhen nen petkut e clirimtarit qe na shpetuan nga komunizmi imagjinar.Dihet se para se te shkelte kemba e amerikanit te pare ne shqiperi Ramiz Alia me hir apo me pahir kishte pranuar dhe zyrtarizuar nje pakete themelore reformash qe bente te mundur kalimin gradual dhe ne menyre ligjore nga ekonomi e centaralizuar ne ekonomi tregu .Perse dipllomacia amerikane ne ate kohe me Berishet ,Hajdaret dhe Selamet ndoqen rrugen e revanshit dhe hakmarrjes duke perkrahur njeren pale kunder tjetres?
    Perse nuk u ndoq rruga e dialogut dhe pajtimit te paleve por u stimuluan deri te ish bashkpuntore te fashizmit dhe kriminele e diversante te luftes dyte boterore dhe te luftes te ftohte. ?Aq me keq qe u mbeshteten disa ultra komuniste dhe kriptokomuniste si Berisha,hajdari,mehmet ellezi,tritanshehu etj etj

    Pikerisht nje nga keto pinjolle nga familje komuniste ishte dhe ky Selameti yne.Nuk e di cfare mendimi kane ish te perndjekurit politike dhe ish pronaret qe perfaqsojne te djathten shqiptare?
    Ne fakt keto dy shtresa gjate ketyre dy dekadave i kemi pare me gaveta dhe lapsa ne duar duke firmosur dhe duke u diskretituar neper rradha te gjata duke u poshteruar nga ish persekutoret e tyre.Nuk e kam pare asnjehere te djathten tradicinale,te persekutuarit,apo ish pronaret te ngrene ndonje here zerin per problem madhore kombetare si:
    tradhetia e Shitjes se detit
    fronezimi I janullatosit
    varrezat e grekerve
    ligji I plehrave
    kalimi i tavanit te borxhit public
    qe tregon se e djathta eshte e depersonalizuar ashtu si dhe vete opozita anti berishe PS-AK-FDR qe po bejne harakiri me qendrimet e tyre impotente duke u treguar shume naïve perpara nje SRB qe lufton per jete a vdekje.

    Jo vetem qe nuk jemi ne gjendje te vet qeverisemi por po tregohemi dhe komike ne syte e botes.Shikoj ca komentues qe paraqisin PD si parti te djathte shqiptare.Eshte miopi dhe katundarizem te pretendohet nje gje e tille.Supozohet qe PD te jete partia e te pasurve dhe e nje shtrese te mesme te priveligjuar.Per fat te keq shumica absolute e “konsevatoreve “te SRB jane me asistence sociale dhe jetojne ne zona rurale ku as faturat e energjise nuk i paguajne dhe mbijetojne me njerzit qe kane ne emigracjon ose me thaset me miell ne fushata votimesh.

    Nuk e kuptoj perse hesht Mero Baze qe nuk thote se ardhja e E.S. eshte me teper nje tymnaje per te eklipsuar dy ngjarjet me te renda qe kane ndodhur ne shqiperi pas 1990 qe eshte falja apo dergradimi i gjyqeve te gerdecit dhe te 21 janarit.Biles po prodhohet ne epruvete nje perplasje komike midis kulles berishes dhe shtepise bardhe qe eshte nme teper nje mitizim artificial I SRB se sa nje realitet
    Ajo dore qe organizoi per 20 vite:
    masakren e 2 prillit 1991
    prishjen e qeverise stabilitetit
    zhdukjen e remzi hoxhes
    vjedhne ne rrugen e kombit
    kontraten e gerdecit
    eleminimin e kosta trebickes
    prurjen ekspertizes e fbi
    nderhyrjet pe r albetrolit
    kryqzimin e Jon Withersit
    mbrojten e SRB ne 21 janar
    kryqzimin e E di Rames
    interferencen ne emrimin e arvizuse
    eshte po ajo dore qe po urdheron qe Estetiku i Enver Hoxhes te marre avjonin e rradhes dhe te shkoje te kulla e kryemalsorit SRB

    Me teper duket sikur “Car-Dilleri” Selamet do shkoje per te marre ne dorzim detyren si Bossi i ri i PD pas 2013 dhe kjo do te duket nqs ai pritet ne aeroport nga ai qe priti dhe percolli para nje viti ne aeroport buzequmshtin nr 2 Lul udbasha qe do jete xhelozi me i madh.Prandaj SRB ndoshta hesht se mos i kerkohet koka e Sali Pashes nga Washingtoni.Mos ndoshta Selameti do kete me vehte fermamin e sulltanit ?

  31. endrra me sy hapur says:

    Po me ben pershtypje se si Meleku ashtu dhe Selami,po vertetojne librat e kriminalistikes,te cilet thone qe krimineli kthehet domosdo ne vendin e krimit apo vendngjarje.Clidhje ka kjo me Melekun.Deri me sot Meleku na eshte hequr si komentues i thjeshte ,duke shprehur dashurine hapur per pd-n e tij dhe sekretarin e pare te saj,zgjedhja e tij.ndersa sot na nxori arkivin e gjithe pd-s ,cka me thote se nuk eshte thjeshte nje dashamir apo aktivist i rendomte,por me siguri eshte nje nga femrat hijena meshkuj qe ka kjo parti ne kryesine e saj.Ndersa Selamin ,e genjen mendja ta gjeje pd-n sic e ka lene.

  32. troja says:

    Qe po ta ka qefi te kethehesh ne PD edhe ti Z.Mero,kjo nuk do shume mend.
    Te qan zemra,por Saliu ju ka zbuar njehere,edhe kete qe u kethye,do ja degjosh me vone muziken.

    1. genta says:

      Te me falin te gjithe per injorancen; C’do te thote “kthimi i selamit ne PD”… Ku u kthye, kush e qasi, ku e ka zyren cili eshte roli qe po luan ne strukturimin e pd-se dhe prape dhe njehere kush e qasi ne dere te PD-se..pse paska dhe mero pritshmeri nga selami.. se te maj dhe per te mencem mor mero…….

  33. anticensurë says:

    mero
    shkrim i “bukur”,jashtë “bardh e zi-së”shqiptare!
    “Nëse ajo parti do të shpëtojë trashëgiminë e saj, pasi të humbasë zgjedhjet, do të ketë nevojë të rigrupohet tek dikush që ka dhënë prova disidence ndaj Sali Berishës. Mund të na ndihmojë dhe duke dështuar.”
    duke lënë nostalgjinë tënde për selamin do të desha të të kujtoja pak historinë tonë të re,pa ’90ës!
    siglat e partive me PD,PS ose me duke përfshirë tërë kombinacionet që mund të dalin nga alfabeti shqiptar nuk kanë rëndësi!aspak fare!është puna veprimet e këtyre partive që i bën të fitojnë të humbin të këthehen në parti me të njëjtin kryetar antar të tyre!
    PPSHja ishte partia më e madhe që ka egzistuar ndonjëherë në shqipëri!
    përse nuk egziston më o mero??njerëzit që kishin aderuar në të,një pjesë,rrojnë akoma janë pjestarë të një morie siglash të tjera!vazhdojnë të njëjtat metoda pune ose kanë ndryshuarpak a shumë mënyrën e të bërit politikë!pak rëndësi ka!me një fjalë kjo parti gjigande nuk egziston më,me të drejtë!për të vetmen arsye se çoi shqipërinë në greminë!
    sot ti justifikon selamin me të vetmen arsye sepse ai duhet të ruaj emrin e një partie që gjithashtu po vazhdon rrugën e greminës!pa dashur të të jap shëmbuj të partive europiane që sot janë shëndruar në “ish”do të të pyesja përse PDja nuk duhet këthyer në “ish”???
    përse selami nuk mund të konkurojë akoma për të shëndruar këtë parti në një parti të vërtetë demokratike me emër të ndryshëm!
    mero djali,selami është këthyer në të njëjtën mënyrë si ceka,imami,pollo e shumë palaço të tjerë!i vetmi ndryshim është se ai ka për të paguar faturën e të tjerëve!
    mbrojtja që mund ti kishe bërë selamit do të ishte një kritikë për pozicionin që ai mori dhe jo një justifikim të budallallëkut të tij!e pranojnë a se pranojnë në PD,ishte çfar ishte qëllimi i tij,ai e dogji veten!e njollosi veten,atë mit pothuaj fallco ai e shkatërroi vetë!
    gjëja e vetme që mund ta ndihmojë atë është”NAIVITETI TREDITOR I KUJTESËS SË SHQIPOVE”!!

  34. Zemani says:

    Po ç’deeshe more Selam Mavria
    Erdhe a të zuri “magjia!!!”
    Kur u përdhos demokracia
    Dhe kur u “vra” hapur drejtësia.

  35. frano says:

    I respektuar Mero, dalloj qe, nder te paktat here, ndjesia ta dominon arsyen e ftohte dhe analizen inteligjente qe te karakterizon si publicist. E ç’vlere a aq me pak risi do t’i sillte Eduard Selami politikes shqiptare?! Perveçse evokon panoramen e “pardesyve te bardha” , qe asokohe, prej etjes sone, te zhuritur per demokraci dhe naivitetin enderrimtar i shikonim si “Messi “.Po, ne te vertete, keshtu i jargavitur siç po kthehet kesaj here, ai vjen si nje vlere e shtuar per pushtuesin e demokracise shqiptare, Sali Berisha, duke kalçifikuar “mitin”, se Berisha eshte i pamposhtur; te gjithe duhet t’i nenshtrohen atij… siç po bejne nje nga nje kundershtuesit e tij, deri tek ky i fundit

  36. I humburi says:

    Mero,ky burre vjen nga Amerika,5 % ti ngjante pak Arvizuse,sa pa moral qe eshte, jo pse afrohet me PD, por PD nuk ekziston per sa kohe eshte Drakula ne krye te saj…O zot pse na bejne te pa shprese keta kavie.Pse nuk preferon fraksionin kunder berishes qe eshte Topi,pse nuk e ka pyetur cka ndodhur me PD-ne..kaq naiv duhet te jete..e kupton se ai varrosi ardhjen e tij..me cudit sa i pa mend.E njeh historine shqiptare ky burre Hollivudian,e njeh realitetin shqiptar apo u virgjerua atje larg dhe vjen qe himenin tja beje serish kollare “Largqofti”..O njerez cmerreni me makina te vjetra qe kane bere shume klm e te ngare keqas nga nga piloti…hosana.

  37. vlonjati it says:

    PD duhet te nxiret jashte ligjit mbas 23 qershorit.kjo force e ndyre e ka shqiperine ne buze te varit.

  38. shpellari says:

    eduarti te jete i lumtur qe eshte gjalle se dy liderat e tjere te pd pashko dhe hajdari nuk jane me tek te gjallet.arsyeja? gjejeni!

    1. X Man says:

      I ka vrare Doktori! e gjeta?

      1. shpellari says:

        SAKTE XMan!

  39. Ali Babai me 41 hajduter says:

    Selami i ngjan studenteve qe per shkak te fitimeve qe vijne nga korupsioni,zgjedhin juridikun.
    Papunesia e te diplomuarve ne juridik dhe humbja e Selamit,do jete telenovela e rradhes per kete vit elektoral.

  40. Heron says:

    Lajmi bombastik i diteve te ardhshme; MERO BAZE PAJTOHET ME SALI BERISHEN!

    Çdo njeri ka cmimin e tij dhe nqs arrin te paguash e fiton cdokend! Vk pune allvanesh!

  41. Heron says:

    I hodha nje sy RDse dhe sme zuri syri ndonje rresht per Selamon ; sdo ta kene marre vesh valle?

  42. bbb says:

    Shoku Ramiz u cua nga varri dhe tha…”Saliu duhet te tregohet me i shkathetttt…cben ai??…nuk e ka thirrur akoma Ed Selamin nga Amerika??…a fitohet fushata pa figura si ky Ed Selami? Se ne kemi kontigjente sa te duash…nga Amerika deri ne Australi…”

  43. era says:

    Mero, ne shkrim thua qe Selami nuk ariti ti vinte kushte Saliut.
    Atehere i bie qe e ka thirrur saliu per interes te vet dhe ky qe te pranonte duhej ti vinte kushte!? Mos po vjen t’i jape nje dore saliut qe te largohet bute nga pushteti??!!
    Nqs eshte keshtu sepse nuk del qarte se kush e ftoi kush e rekomandoi dhe nese asnje nga keto, a mund te vije ky me hesap te vet?!

  44. naimi says:

    Librazhd o qyteti i bekuar
    prite prite Selambene
    po vjen si pallosh i shkruar
    te shpetoje memedhene.

    1. bbb says:

      Librazhd o qyteti i bekuar
      prite prite Selambene
      po vjen si pallosh i shkruar
      te shpetoje Salibene.

  45. laraska says:

    Une personalisht hic nuk e mbaj shpresen te ardhja e Selamit, duke pasur parasysh se Sali Berisha eshte SHEJTAN BUDALLA. Ne tallemi me te, por ai cdo veprim e ka shume te paramenduar. PO ti mendoni ne detaje cdo budallallik i tij e ka nje qellim qe kuptohet me vone. Keshtu ndodhi me Zogun qe i riparoj imazhin (dmth u mundua se Zogun mbetet trahdtar), dhe tani gjoja nipi tij do pronat. Ai ne gjithe kete histori eshte thjesht nje lolo sa te marr pronat e me vone ja shet Berishes ose Fazllicit. PO keshtu kur talleshim me Shqiperia 1 euro, ne fakt ai donte t’ja shiste lire Serbit e Rusit sic ndodhi.Po keshtu edhe me 21 janarin ku kam bindjen e plote qe ishte e mire organizuar. Nuk u qellua ne kulmin e protestes por kur ajo ishte shuar dhe mbi qytetar me duar ne xhep. Kjo ishte thjesht per te terrorizuar popullin, dhe per te shuar protestat ndaj tij sic ndodhi me vone. Fakt eshte qe edhe nga opozita ajo mbetet e VETMJA proteste ku lidershipi i PS nuk mori pjese. E vetmja kur populli protestoi per nje arsye shume te forte. PO keshtu mendoj dhe per rastin e Selamit. Berisha per mua ate vend ja ka taksur Lulzim Bashes dhe e ka pergatitur gjate ketyreve viteve. E mori nga jashtetit, e ka te perkedhelurin e tij. Lulzim BAsha do pasoj Berishen dhe planet jane bere. Nuk ma merr mendja qe Berisha te ndryshoj plan per te cilin ka investuar keto vite. Ai do te shpetoj koken prandaj nuk mund t’ja lej Selamit i cili nuk mund te parashikohet 100%. Berisha eshte aq ngushte tani saqe nuk mund t’ja lejoj vetes te rrezikoj ose te provoj njerez te tjere. Keshtu mendoj une. Edhe sikur Selami te ket ardhur me ato qellime, do jete Berisha qe nuk do e lejoj.

  46. Te nderuar Komentues.
    Shume jane larguar nga PD-ja sepse nuk kane mundur ti bejne gje dot atij burrit, ose ai burri i ka cburreruar keta te tjeret qe tani si te cburreruar vijne tek ky burri qe ti burreroj me ndonje stol deputeti apo ministri. Po a do te jete ndryshe ky i cburreruar nga Berisha, nga te cburreruarit e tjere si p.sh i burreruari Arben Imami i cili nga gjeneral-kryengrites rrebel ne ngjarjet e vitit 1997 u burrerua ne vitin 2008 si kandidat per deputet i partise se atij burri dhe aktualisht mban postin e Ministrit te Mbrojtjes. A do te jete ndryshe ky i cburreruar nga i burreruari Tritan Shehu i cili nga llapaqen kunder atij burrit u burrerua duke u kandiduar ne deputet te Partise se atij burri dhe qe sot leh dhe mbron ate burrin.A do te jete ndryshe ky i cburreruar nga shume te cburreruar te tjere te cilet u burreruan perseri nga ai burri qe sot struken si struci dhe nuki guxojne te flasin dhe asnje fjale kunder atij burri.Une mendoj se Eduart Selami duke e pare situaten e tille qe atij burrti nuk mundet ti bejne dot gje asnje burre dhe i cburreruar ka vendosur dhe ai qe te kthehet te lepije ndonje kocke qe do ti leshoje ai burri ne se mund tja leshoje sepse po te ishte per parime dhe per moral Eduart Selami nuk duhet te kthehej tek ajo Parti ku komandant eshte Ujku dhe anetar jane lepujt dhe me trimi i tyre eshte Tritan Shehu meqenese ka pare dhe situata te veshtira ne Lushnje.Eduart Selami nuk ka me mundesi te shes makina te vjetra ne Amerike dhe ka ardhe qe ne pleqeri te bej ndonje pare ne Shqiperi dhe te gjej ndonje nuse meqenese qenka i divorcuar.

  47. Din Kruja says:

    Mero thelbi i analizes tuaj eshte “…Ata nuk dinë ende nëse Berisha ja ka dhënë fjalën të kthehet apo jo, por dhe nuk e pyesin dot Berishën. Ky i fundit, po ashtu i kënaqur nga kjo situatë, ka dëshirë të bëjë indiferentin për t’u tallur nga pak dhe me Selamin, dhe me ‘selamët” brenda PD-së…”. Je shume i sakte.
    Per menyren se si eshte krijuar dhe ka funksionuar PD-ja lidhet vetem me nje person, S.Berishen. Edhe kur kane qene kryetare A. Hajdari dhe E.Selami, kjo parti eshte drejtuar vetem nga Berisha. PD-ja do te egzistoje per deri sa te jete gjalle Sala dhe do te drejtohet gjithmone prej tij. Edhe sikur te kaloje ne funksionin e presidentit, kryetari de fakto do te mbetet perseri ai. Forumet drejtuese te kesaj force politike kane qene dhe jane gjithmone formale,pasi ajo funksionon si repart ushtarak me nje komandant mbi krye ose me sakte si nje kompani private me pronar te vetem. Historia e saj ka filluar dhe do te perfundoje me kete person. Edhe kur rasti do te vije qe te dale ne opozite perseri do te kemi te njejtin komandant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje