-Ose përse Berisha nuk është Jose Mujica i Uruguajit
Nga Arben Manaj
Nënteksti i Berishës në Lushnjë ishte se është i vobektë dhe se e përzgjodhi të ishte i tillë, në emër të moralit të tij qelibar prej politikani, pasi përndryshe do kishte pasur klinikë private dhe do ishte i pasur sot e kësaj dite.
Pra, la kardiologun e pasur për kryeministrin e varfër. Por mos mendoni se nuk ka njerëz që nuk e hanë këtë mufkë.
Dukshëm pasuria familjare po i djeg shumë kryeministrit tonë migjenian për nga varfëria. Si me deklarimin e pasurisë së familjes së tij biologjike, ashtu si edhe me deklarimet e pasurive të politikanëve shqiptare, ka një përbuzje dhe tallje të madhe që i bëhet shqiptarëve, të cilët bashkë me moldavët janë në dy vendet e fundit për nga varfëria në Evropë.
Kontrasti i pasurisë së familjes së tij biologjike për shkak të të qënit kryeministër me varfërinë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, jo se e lë pa gjumë atë për shkak të brejtjes së ndërgjegjes, sesa i prish ëndrrat për sundim të mëtejshëm mbretëror në këtë vend dhe mospagimin e pasardhësve të tij për fitimet marramendëse përmes klientelizmave dhe favorizimeve ekskluzivisht nga qenia thjesht në të njëjtën certifikatë familjare të kryefamiljarit Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë.
Padyshim që si kardiolog, Berisha është i zoti, se përndryshe përveç kritereve të tjera të parakuptueshme, nuk do kishte shans të bënte roje nate si mjek pranë Hysni Kapos e te tjerëve tek Klinika e Udhëheqësve, ngjitur me Presidencën.
Padyshim po të kishte përzgjedhur të ushtronte pas ’97-ës profesionin e tij si mjek, ndoshta sot, edhe pse është shumë, shumë vonë dhe tërësisht e panevojshme, do ishte në gjendje të mos djersiste nga antiplumbi dhe do ecte në publik rrugëve të Tiranës me nipërit dhe mbesat e tij, i pashoqëruar. Ndoshta.
Por padyshim, do të ishte po aq i pasur sa edhe shumë mjekë që kanë klinikat e tyre private, e që kanë bërë prokopi, edhe pse disa, një pakicë, nuk aplikojnë si dhe sa duhet ndershmërisht dhe etikisht Betimin e Hipokratit.
Por duke përzgjedhur opsionin e Kryeministrit përpara kardiologut, normalisht Sali Berisha qëllimisht ka peshuar përfitimet dhe avantazhet që sjell posti i parë përpara zanatit të dytë.
Berisha është një njeri që nuk mund të përzgjidhte dot 125 metrat katrorë te shtëpisë së tij përpara 28 mijë km katrorëve.
Ai nuk mund të përzgjidhte kontrollin ndaj stafit të klinikës së tij private përpara mbretërimit në partinë e tij private dhe të sëmurë demokratike si dhe Shqipërisë së bërë me zemër prej tij. Kjo është në natyrën e sëmundjes së tij.
Prej vitesh ka një mit që Berisha dhe njerëzit e tij e përhapin dhe e dirigjojnë për të, si njeri i ndershëm, i papërlyer në afera korruptive, që jeton me djersën e tij dhe kurrë nuk ka futur ndonjëherë gishtin në qypin me mjaltë të Shqipërisë së varfër dhe pa rregulla loje, e ku njerëzit e tij tashmë nga babëzia e kanë sosur mjaltin dhe po lëpijnë për të tillë për inerci, mbetjen në fund të qypit që vetëm me hundë të mbyllura mund ta kapërdish, në rast se nuk je derr.
Berisha nuk është njeriu normal shqiptar i 125 metrave katrorë, kur të tjerët poshtë tij nuk dinë sa metra katrorë vila kanë dhe nuk kanë kohë fizike të numërojnë thasët me euro çdo natë. Nuk po flas për ata biznesmenë që rropaten dhe i fitojnë me djersën e ballit, apo edhe duke i shkelur syrin pushtetit, por për ata shtetarë rrogëtarë dhe zyrtarë të lartë, që edhe kur marrin ryshfete për tenderat dhe licencat që japin, nuk pranojnë kartëmonedha poshtë prerjeve 500 euro, prerje tipike të botës së krimit.
Berisha nuk mund të shitet më në 2013-ën përpara shqiptarëve, sikur vendi dhe qeveria e tij e korruptuar dhe e pranuar ndërkombëtarisht si e tillë, po drejtohet nga presidenti më i varfër në botë uruguajani Jose Mujica, me 775 dollarë në muaj, e jo prej tij.
Ai nuk mund të pretendojë se ata që i bëjnë fresk politikisht dhe ata që rrinë si të pandehur dhe me kokën ulur sa herë flet ai nëpër mbledhje qeverie apo partie, janë, krahasuar me tetë vjet më par], më të dhjamosur dhe diabetikë, më të veshur e më të kamur, me shtëpi e katandi dhe me llogarira bankare offshore të fshehura në Qipro e gjetkë, me prona e biznese në emër të familjarëve dhe miqve, dhe po ky Berishë llagar, ta shohë nga poshtë për nga pasuria, Fahri Balliun e ndonjë tjetër.
Ky Berishë nuk mundet më në 2013-ën, të bindë shqiptarët se fëmijët dhe dhëndri i tij janë më të zgjuarit e brezit të ri të shqiptarëve, dhe të vetmit ata, që ndershmërisht fitojnë çdo tender që duan për vete dhe rrethin e tyre miqësor, po të mos kishte qenë babai firmëtar që brenda një ose dy sekondave të një firmë normale, qarkullon dhe alokon miliona jackpot.
Nuk po flas për shpenzimet e jetës së përditshme, për kostumet, kollaret e aksesorët e tjerë të këtij njeriu, që njerëz të qarkut të ngushtë të tij thonë se ka shije në veshje, edhe pse i vobektë.
Nuk flas për to, se nuk dua të banalizohet po të flas, krahasuar me çfarë realisht ai ka, posedon fshehurazi, në formë pasurish të tundshme dhe të patundshme, nën emra dhe llogari bankare sekrete, apo përqindje biznesesh të operuara nga njerëz të tij, siç flitet nga të afërtit me të, me dorën poshtë hundës nëpër Tiranë.
Berisha për tërë korruptimin që i ka mundësuar familjes së tij biologjike dhe politike, dhe vetëm për këtë fakt, është po aq mëkatar, për shkak të tolerimit qoftë dhe pasiv në rastin më të mirë.
Për këdo që njeh sadopak politikën dhe funksionimin e shteteve, aq më tepër të atyre të varfër si Shqipëria, një kryeministër idealist dhe i pakorruptuar, siç pretendon Berisha, mund të ngjisë dhe mbijetojë politikisht në mënyrë të pastër dhe të ndershme, kur rrethohet nga hiena të parasë dhe pasurimit, aq sa mund të qëndrojë në mur një xhelatinë e ngjitur me gozhdë.
Zogjtë e të njëjtës pendë fluturojnë bashkë gjithmonë thonë, por edhe kur bëhen krushqira politike si në qeverisjen e sotme, ato ngjajnë, pa edhe bëhen.
Në një këndvështrim më të ftohtë dhe nga larg, do të kishte qenë mire nëse Berisha do kishte përzgjedhur kardiologun përpara kryeministrit. Do kishte qenë mirë për të personalisht dhe familjen e tij biologjike dhe politike, njëkohësisht.
Mbi të gjitha do kishte qenë më mirë edhe për një vend të bërë me zemër nga teket politike, ku aritmia demokratike e shkaktuar prej tij, nuk do e çonte Shqipërinë drejt “arrestit” të dytë kardiak, nëse nuk ndryshohet ilaçi, bashkë me Doktorin “e varfër” të një Shqipërie me njerëz të varfër, por të paktën me një familje të pasur kryeministrore.
e ke qare o djale dhe te gjitha i di ky popull por Ai kriminel do terhequr i gjalle zvarre deri sa ti dale shpirti nga bytha me gjithe oborrtaret dhe familjen e tij Kriminele.
Salih Shpellari, ky K R I M I N E L.
ky kriminel paska qene betuar qe do te ishte asmi kryesor i shqiperise.
shkateroi pasurine e gjith shqiptareve per te pasuruar ata antikapet e tij qe sjane te zotet per asnje profesion vec vjedhesit ne emer te kriminelit baba.
Ne fakt te gjitha cfare thuhen ne artikull jane te verteta dhe nuk i luan topi.
Problemi eshte se kur i thote ky tullaci, se si me duket…
Per: Leonardi Angli
Ju kerkoj falje per nderhyrjen qe nuk lidhet me komentin tuaj ,por direkt me shkruesin e artikullit-
Z Manaj!
Jeni zgjatur shume me argumenta,do t’Ju kerkoja te gjenit nje njeri normal ne rruzull me dy femije me pasuri te deklaruara si femijet e Berishes qe te beje rolin e Berishes duke fyer ne inteligjence cilindo qe e degjon se ka sakrifikuar pasurimin e tij personal.
Çdo prind normal jo vetem ne moshen e Berishes por edhe shume me i ri , çdo sakrifice e ben dhe çdo qindarke qe kursen e shpenzon, ne radhe te pare e ben per mirqenien e femijeve dhe familjes se vet(Nuk mund te numerohen prinder shqiptare dhe ne bote qe ne vendin e tyre por edhe te larguar jashte atdheut per nje jete me te mire na radhe te pare kane sakrifikuar per femijet e tyre; dhe me gjithse kane punuar e sakrifikuar me dhjetra vjet nuk i kane pasuruar femijet e tyre si Berisha).
A ka kuptim “sakrifikimi i pasurimit” te tij, me pasurine perrallore tashme te njohur te femijeve te tij?
Duke bere kete deklarim ai jo vetem mashtron por edhe fyen e tregohet cinik me miliona prinder qe me te vertete perpiqen e luftojne nje jete te tere dhe nuk arrijne qe femijet e tyre te zgjidhin as kerkesat me minimale familjare.
etja per pushtet dhe dashuria per profesionin jane dy gjera qe qendrojne miliona km larg njera tjetres.
qe ky njeri po mundohet te na mbushe mendjen se ka sakrifikuar qetesine dhe pasurine per ne, dhe qe per me teper e ka djegur kete vend serisht per te miren tone, kjo eshte nje ironi dhe cinizem i papare.
por nuk eshte faji i tij. te pakten cereku i shqiptareve i falen zotit qe ai ekziston dhe do te vazhdojne ti falen si atij si zot edhe pse ai po na con te gjitheve bashke drejt gremines.
ce la vite.. ce ‘l’istoir … kjo eshte historia. U desh Hitleri qe Europa te mendonte seriozisht per paqen. ne kemi edhe shume rruge per te bere….
Ne rass se Doktor Rrumpalla eshte i ndershem dhe i pa-korruptuar athere kelmendas-ben.q.-ramy-tironci dhe pse jo raimondi jane astronaut ?
Z. Manaj pergjithesisht me pelqeni ne analizaa, por te them te drejten me ka ardhur ne maje te hundes nga gjithe keto konstatime qe populli tashme i ben vete duke qene se i kemi vuajtur dhe po i vuajme mbi lekuren tone. Shqiperia Berishen e ka hedhur poshte qe pas 92 dhe u pa ne referendumin e 94 dhe vitet qe vijuan. Te gjithe e dime historine tone keto 23 vjet se e kemi jetuar,jo lexuar. Qe Berisha eshte vrases, kriminel, mafioz, spiun e perbindesh, kete e dime te gjithe dhe besoj qe nuk ka me nevoje te na e thote njeri. Vec nje cyryc nuk e kupton. E perseris, populli i ka vuajtur te gjitha. Tani te shkruash nje artikull mbi karshillikun dhe talljen e radhes te Berishes me popullin me duket e kot. Ajo qe une do te doja nga ju dhe analist te tjere, eshte analize mbi alternativat qe ka Shqiperia ne keto momente kaq kritike. A eshte alternative pritja per 23 qershorin? protesta? krijimi i nje qeverie teknike? Populli tashme do zgjidhje, realitetin e shohim vet. Si duhet vepruar? Koha nuk premton me, jane duke shitur Albpetrolin dhe 4 HEC pa deshiren tone? Si mund te ndalohet? Se po u shiten ti qajme me lot si albtelekomin e shume pasuri te tjera. ZGJIDHJE TE LUTEM ZGJIDHJE!!!
Problemi eshte i dashur se populli nuk do zgjidhje. Zgjidhjet i jane ofruar dhe i ka vene shkelmin me kohe. Prandaj Berisha & Co. vazhdojne te mbreterojne. Ky eshte realiteti i hidhur.
O beniiiiii po deshe te lutem shume mos shkruj ne kete gazetatema je shume qesharak dhe premature
Ma prish krejt kenaqesin e te lexuarit te kesaj gazete on line… Je pa shije fare dhe shume koperativist
bashkohem dhe une me ty Chris,ky Beni shkruan si halldup,kerkon te thot dicka por menyra si e formulon fjalin dhe mendimet eshte sikur me qene brigadieri i turnit te trete tek fabrika e aluminit.
Ky Chris he ky alb-gjermani Jane mentari Dhe rajmondi me emrat te tjere ;))) jahja Sa fatkeq qe jeni! Injorant Dhe teleshmen tipik berishian!
E po kur shkruajne Edhe injorantet dhe te Japin mendje si keto dy gomeret e saliut ?! Shkoni tek gazeta 55 se atje Eshte Klubi I budallenjeve !:)))
Si ka mundesi ky Berishe i ndershem dhe i pa perlyer ne korrupsion sic mund te besoje dikush nuk ka levizur as gishtin kunder korrupsionit ne shqiperi. Dhe jo vetem nuk ka levizur gishtin por i ka marre ne mbrotje me ane te gjykatave qe ka nen kontroll te gjithe te korruptuarit qe i sherbejne atij.(Kush e nxori termin kulture e mosndeshkimit ne shqiperi a e mbani mend – ishte term i perdorur nga nderkombetaret, dhe ky precedent eshte merite e sales) Berisha kur erdhi ne pushtet ne 2005 kishte moto luften kunder korrupsionit qe nano e kishte lene edhe ai te majisej si plage. Sala e beri kete plage gangrene.Ai tha se do te anullonte shitjen e albtelecomit qe nano kishte bere sepse ishte bere me ane te korrupsionit. Sala nuk e beri ket anullim.Si ka mundesi qe video me ze dhe figure e ilir metes nuk merret ne konsiderate nga gjykata e sales dhe meta del palagur sepse i prishte qeverine sales.
Po sikur biznesmeni pakistanez te pranonte te paguante tre milion euro per firmen e sales sic i a kerkoi e bija sa do tja kishin rritur siperfaqen e 125 metrave katror sales. Po sa biznesmen te tjere ka qe kane paguar dhe nuk jane ndjere. A kemi te drejte te supozojme pas videos live te pakistanezit ansar.
Sala ka me teper mundesi te pasurohet si kryeminister se sa me klinike private. Dhe kjo thjeshte duke ua lene ne dore femijeve dhe familjes te bejne parate nepermjet abuzimeve favorizimeve klientalizmit etj.
Nuk i ha njeri ato qe thote sala , sala eshte demagogu me i madh i ballkanit pose po por ndodhta edhe i evropes.Koha e sale ka mbaruar qr kur humbi referendumin per kushtetute ne vitin 1994.Merita reale por shume e vogel e sales eshte periudha 1992-1994.
ja do ta shikojm mbas 23 qershorit po fitoi shalegjati a do i sekuestrohet pasuria sali bishes apo do te falet perseri si ne 98 .
ateher do e shikojm me te vertet se cfare pasurie ka plaku turko-serbo-hellenass !
Po nuk eshte me ne krye te PS ai qylaxhiu Rexhep Mejdani, as kafkaxhiu Kastriot Islami, as pedeja i Thanasit me emrin Fatos, as Ilir Bajga me koken si pace, as Neritani arkeologu qe na doli edhe diplomat. Kesaj radhe, e ka vendin ne SPAC, me helmete ne koke dhe prezervativ ne bythe.
PINOKU e tha genjeshtren qesharake te radhes! http://www.teatrimilano.it/images/upload/1258717269-pinocchio_trecate5.jpg
eshte njlloj si te deklaroje nje prostitute se nuk pare asnje penis!
Duam apo nuk duam ta pranojme?ENVER HOXHA eshte politikani
Ma i pa koruptuar ne historin tone…….!!!!!!
ORE PAPAGALLI MANAJ PO A E HA NDONJERI MUFKEN SE RAMA KA VETEM 3000DOLLAR PASURI KUR AJO NUK I MJAFTON PER TA NUHATUR DROGEN VETEM PER NJE MUAJ.
NJe e vertet qe autori e kujton per shume shqiptar qe harrojne shpejte. Bravo Arben, vazdho te shkruash keshtu gjithmon!
February 17, 2013
SHUMATORJA E INDIVIDEVE TE LIRE PERBEN ATE QE NE NJOHIM SHOQERI TE LIRA
Pa dashur te fyej askend niveli ikomentuesve shqiptare ne kete forum onlie te “Temes” por edhe ne te tjere eshte vertete shume nivel ulte.
Se pari fillon me anonimatin pothuaj apsolut. Liria e nje populli eshte shumatore e individeve te lire dhe kurre nuk ka ndolle qe liria e “skllevereve” te vije nga deshira dhe vullneti i sklavopronarit. Gjithmone liria e sklleverve ka ardhur si pasoje e luftes dhe revoltes se tyre pra ndergjegjesimin per te mos i pravuar me zinxhiret e skllaverise.
Kaloni ne retrospective te shkurter ne memorjen tuaj a ka ndonje ndryshim renjesor ndermjet Berishes President, Nanos Kryeminister e Berishes Kryeminister e po te doni edhe Ramizit President. Pa pasur ne mes semundjen patologjike idologjike fatekeqesisht prezente ne shoqerine shqiptare fare mire mundesh te thuash se ngjajne si dy pika uji krejt filozofia e tyre qeverisese e demagogjike.
Shikoni me vemendje pretendentin per Kryeminister ,Ramen. Cfare premton ndryshe ne qeverisjen e tije nese do e arrije ? Asgje. A e di Ram se vendet e lira me ekonomi te tregut te lire ndermjet nje dyzine rregullash e ligjesh qe natyrshem perfeksionohen cdo dite e cdo minute ndermjet te tjerave qytetaret e lire kane dy dokumenta te rendesishem identifikimi personal e pasuror (ID and Social security number) .
Perse duhen ngritur komisione si te kohes se Enverit duke huazua kontrollin puntor te tije kur duhen ngritur institucione te kontrollit financiar te te tere shtetasve te Repuplikes se Shqiperise duke percaktuar personat ne nevoje e natyrisht ndihmen ndaj tyre por edhe duke kontrolluar derdhjen e kontributeve ne raport te kontrollueshem me te ardhurat.
A e dine shqiptaret se referuar e mbeshtetur ne SSN ekziston nje institucion i tille ne Amerike qe quhet IRS (Internal Revenue Service) dhe eshte institucion federal dhe disponon edhe polici te armatosur per te arrestuar shkelsit e ligjit ne fushen e mashtrimit me mospagimin e taksave. Pra funksionimi I ligjit ne menyre te barabarte per te shtetasit shqiptar pasi ketu ne Amerike perpara 15 Prillit te cdo viti duhet te bejne rekordimin me taksat qe nga Presidenti e deri tek i papuni qe jetojne legalisht ne USA.
A ka ndonje project ne kete fushe mjaft te rendesishme te zbatimit te ligjit por edhe te ndertimit te shetit te se drejtes alternative e pushtetit. Nuk kam degjuar gje gjer tani.
A e di shefi i opozites se sistemi i agjensive apo companive te sigurimit i rregulluar me ligj nga shteti por qe operojne si operatore privat ne marketin e lire te konkurences se sherbimeve si rregullator e kontrollor shume i sakte i tere veprimtarise ekonomike ne ekonomite e shteteve te lira .
Agjenti i kompanise se sigurimeve i sherben vetem ligjit dhe parase se vete pasi sa me e sukseshme te jete kompania e sigurimeve ne dhenjen e primeve te sigurimit e kontrollin e tyre aq me te medha jane rrogat dhe bonuset e punonjesve te kompanise. Dhe jo vetem aq por ne rast fatekeqesishe natyrore apo njerzore kompanite e sigurimeve jane ato organizma qe operojne me shpejtesi e pa burokraci per klientet e vete pasi I sherbejne te ardhmes se biznesit te vete.
As kete nuk e di opozita se pushteti jo e jo pasi ju intereson te sundojne “skllevrit” e jo te udheheqin njerzit e lire qe kerkojne prosperitetin.
A e di alternativa e pushtetit se asnje aktivitet privat apo shteteror nuk mund te hapi aktivitetin e tije pa qene paraprakisht i siguruar dhe a e dine shqiptaret qe ne perendimin e ligjit dhe te kapitalit ku deshirojne te integrohen nuk mund te hysh ne shtepine tate qe e ke ndertuar vete pa marre lejen e inspektorit te shtetit dhe te atije te kompanise se sigurimeve pasi nuk mund ta perdorish as shtepine tate pa qene e siguruar.
Dhe jo vetem kaq por ne cdo faze te ndertimit te saje nga themelet ne cati je i detyruar me ligj qe te therrasesh inspektimin nga shteti dhe kompania e sigurimeve
A jane siguruar veprimtarite e medha ekonomike sic jane hidrocentralet dhe minjerat dhe ku ka qene e siguruar fabrika e vdekjes ne Gerdec qe mori jete njerzish plagosi e demtoje qindra miljon dollare prona e shendet, ku jo shume larg qeveritaret e papergjegjshem me menaxherete tyre ju hollen popullit te Shkodres miljona meter kub uje ne kurriz dhe minjerat shqiptare cdo dite hane jete njerzish nga pergjigjsia e drejteperdrejte e qeveritareve kriminel dhe te korruptuar. A ka ndonje project alternativa e pushtetit per ti thene stop ketij krimi shteteror qe vazhdon qe ne kohen e komunizmit por edhe per te ndeshkuar atoret e ketyre tragjedive njerzore?
A ka menduar alternativa e pushtetit se si do e ndalin me ligj aksidentet e gjakmarrjen ku statistikat vjetore flasin per balance lufte. Cfare e pengon qeverine shqiptare qe te ncjerri legjislacion coherent ku aji qe merr jeten e tjetrit te humbi ne favor te viktimes cdo te drejte te posedimit te prones e accountit dhe te ngarkohet me pergjigjsi financiare per trashigimtaret e viktimes per tere jeten. As kete nuk e dine qeveritaret dhe opozitaret shqiptare se ne perendim eshte abc e drejtesise , kompensimi i viktimes.
Shikoni me vemendje a ka ndonje ndryshim esencial ne funksionimin e shtetit shqiptar te para 90tes dhe ketij shteti qe kane sot shqiptaret? Une nuk gjej ndonje ndryshim ne asnje nga hallkat e shtetit as local as qendror e njejta mendesi e njejta structure i njejti funksion, zhvatja e qytetareve shqiptar ne interest e nje grupi te vogel grabitesish qe i lejne vendin njeri tjetrit.
Dje bertisnim rrofte Enveri poshte armiqte e klases sot brohorasim rrofte pushteti poshte opozita armike. Marrin dhe shperdorojne djersen e shqiptareve dhe nuk japin asnje dhogari ne asnje kohe se ku shkon dhe si perdoret paraja publike duke e rritur borxhin me shifra te frikshme dhe derguar Shqiperine e shqiptaret gjithnje e me poshte ne gremine .
Kujt i hyne ne pune e ne jeten e qytetarit shqiptar e familjes se tije rrofte e poshte Enveri, Ramizi, Fatosi Sala e tani shqiptaret pregaditen te brohorasin rrofte Rama kure te tere kane sunduar sundojne e pregaditen te sundojne mbi bazen e te njejtes platform e idologji atishqiptare.
Shqiptare zgjohuni nese deshironi te zevendesoni sundimtaret me lideret politike qe ju udheheqin drejt se ardhmes me te mire konforme edhe thirjes se hapur te institucioneve Amerikane “ACT NOW”
Shqiptaret dihet qe e duan Ameriken por do ishte mire per ta qe edhe ta degjonin pak me shume keshillat e sugjerimet e mikut te tyre te madh e te begate.
AJET DELAJ
NEW YORK
Shume bajat po tregohet me keto blegerimat delja ajet.
Po hiqet si karaduz duke menduar se ky shkruan me emer mbiemer dhe komentuesit e tjere “kane frike”.
A ka mundesi or zoteri te prezantohesh se kush je e cfare formimi ke.Je munduar shume me kete supe te prishur duke barazuar berishen kriminel me ediramen si kundravajtes.
A ka ndonje shqiptar qe e njeh kete zoteri qofte ne amerike qofte ne shqiperi se po jep leksione sikur eshte nipi i xhorxh washingtonit ?
Vetem gafa dhe gabime gramatikore ka bere mbi 80 here qe tregon se eshte ne nivelin e nje kelmendasi qe shkruan ketu me dhjetra pseudonime te tjera.
Mesa di une populli shqiptar eshte unik ne respektin dhe nderimin per shtetin amerikan.Por ti i nderuar hap syte aty ne amerike se ka ca lobe greke dhe serbe qe jane shume te fuqishem ne washington dhe mos na trego perralla me siguracjone.
I nderuar Zoti Ajet.
E lexova me vemendje shkrimin tuaj dhe te them te drejten nuk kishte se si te mos te me pelqenin rekomandimet dashamirese qe i benit alternatives se re qe mund ( dhe shpresoj) te vije ne pushtet ne zgjedhjet e reja te qershorit.
Ashtu si ju dhe une jetoj ne NY dhe normalisht i njoh mirefunksionimet e ketij shteti gjigant.
Shume nga ne Shqiptaret kane zgjedhur te vijne ketu ne rradhe te pare per te rritur mireqenien e tyre jetesore por dhe te behen pjese e nje sistemi pothuajse perfekt te udheheqjes se nje shteti.
Pa dashur te zgjatem shume, me lejoni tje bej nja dy pyetje.
A mendoni vertet se politikanet Shqiptare , si ata ne pushtet dhe ata ne opozite nuk e njohin sistemin Amerikan te qeverisjes?
A mendoni vertet se nuk e njohin sistemin e taksepagimit?
Mendoni vertet se nuk dine te denojne kriminelin apo gjaksin?
Nese mendoni se e njohin, pse nuk e zbatojne?
Dhe ne vazhdim te konteksit te mesiperm me lejo te te them se realizimi i funksionimit te ketij sistemi do te thote lufte korrupsionit dhe veshtiresi ne perfitime te tjera te padrejta. E pra politika Shqiptare nuk mund te bashkejetoje me kete sistem. Ata jane produkt i nje sistemi korruptiv qe luften ndaj tij e quajne si lufte ndaj vlerave ndaj te cilit kane buruar. Ata jane produkt i nje sistemi social ndaj te cilit nuk mund te marrin masa ligjore per te ndaluar si krimin ordiner e as ate gjaksor.
Nuk dua te shkruaj shume e te zgjatem me problemet Shqiptare dhe arsyet psepolitikanet nuk kane qellimin e mire per ndryshime pozitive, por mbetem skeptik se Shqiperia do ndryshoje nga kjo klase politikanesh. Nje fryme e re rilandase do ishte sherimi i shtetit tone. Nje klase me parime e moral te larte e nje klase me deshiren e mire per te bere dicka te mire per Shqiperine e jo per xhepat e tyre mund te ndryshonte dicka vendin tone.
Adrian J
New York
o ajet varet cfar viti ke ik nga shqiperia ,ne ate vit qe ke ik aty ke ngel ti, te ka ngel sahati aty kur unise dmth. je 20 vjet mbrapa. ketu gjerat kane avancuar aq shume sa nga menyra se si shkruan ti me dukesh si i viteve 90!
Problemi qe ka zgjedhur AM ne lidhje me pasurimin e sheikut SRB eshte bere paksa i tepruar.Ndonse ky shkrim e ve ne loje dhe demaskon si mashtrues te felliqur SRB prapeseprape nuk eshte ky shqetesimi kryesor ne kete vend sot pasi kane ndodhur shume zhvillime ngjarjesh me te neveriteshme dhe me agersive.
Kryelajmi i diteve te fundit eshte zotimi i SRB nga Lushnja per te shpallur 21 janarin feste kombetare gjoja per kongresin qe ne fakt eshte nje poshtrim dhe perdhosje qe ju behet deshmoreve te 21 janarit per te disaten here prej vrasesit SRB.Nuk e di si i ka shpetuar ky detaj pervers zotit Manaj.Keto veprime satanike qe percarjne thellesisht popullin dhe eksplodojne situaten politike ky monster i ka peseritur dhe here te tjera.
Sjellja e eshtrave te zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes,heqja e emertimit te rruges se 4 shkurtit qe simbolizon vrasjen makabre te 84 qytetareve te tiranes nga xhaferr deva dhe riemertimin me emrin e nje nipi te xhaferr deves si dhe perurimin e shtatores se rrahmet zogjit pikerisht ne diten e triumfit te tij me forcat serbe dhe ruset e bardhe tregojne se nje panel thellesisht antishqiptar dhe pro serb e drejton SRB prapa perdeve dipllomatike qe dihet se kush jane.
Lajmi i dyte trondites eshte rifillimi i germimeve per kockat e ushtareve greke ne krahinat e vendlidjes se Arben Manajt i cili duhet te kete miresine te mbeshtese nga Londra moshateret e tij qe po perleshen jo vetem me falangat pro greke ne jug te shqiperise por dhe me vendimet tradhetare te SRB por dhe te PS e cila ne kete drejtim eshte bashkfajtore.Nuk jam kunder c’varrimeve por ne asnje menyre nuk duhet te rivarrosen brenda territorit shqiptar qe “cuditerisht” planvendosja e dhjetra varrezave te tyre eshte sikur te jene piramida kufitare te nje kufiri imagjinar te epirit te jugut.
Nje lidhje me kete poshtersi me biznes kockash eshte dhe festimi i 99 vjetorit te Epirit te jugut ne Greqi ku marrnin pjese dhe nenpunes qe figurojne ne listat e shtetit shqiptar dhe nje fare miratimi ose heshtje poshteruese nga ana e qeverise se SRB per kete ceshtje.
Non sens ishte vizita e gjinekollogut amb. arvizu te materniteti i Tiranes per tu njohur me korrupsionin ne shendetesi.Per fatin e tij te keq po ate dite u publikua shtatzania e nje paciente shqipatare gjate periudhes kur ajo ishte ne gjendje kome.Nuk e di pse perzihet ky ambassador me probleme extremisht banale kur ne ate vend po tronditen dipllomatet dhe kancelarite perendimore per probleme egzistenciale si komb.Mos eshte nje “dirty job” me keto nacjonalizma fallco per te mbuluar masakren e 21 janarit me ofensiven hitleriane te SRB duke bere rolin e garipit ne degjenerimin e gjyqit te gerdecit dhe 21 janarit.
Mos i hallaktni shqiptaret z Manaj me kundravajtjet penale te SRB per pasurine e tij por merruni me krimet e tij si shpallja feste e 21 janarit dhe biznesin me kockat e grekerve.
Levizja e fundit e SRB qe i ka shpallur “lufte amerikes” eshte nje veprim qe e ka ndare shumicen e shqiptareve ne dy kategori.Ato te cmendurit qe mendojne se SRB do te perballoje dh do triumfoje me pseudo nacjonalizmin e tij.Pjesa te tjeter jane budallenjte qe mendojne se Amerika e ka seriozisht me SRB dhe ka “turp” t’ja hedhi patkojte nga dielli.Eshte dhe nje kategori tjeter e te cuditurve qe habiten qofte me SRB,Ameriken ,me te cmendurit dhe me budallenjte.
Ne cilen kategori beni pjese Zoti Manaj ?
Zoti Manaj nuk e kuptoj per ke i shkruan gjith keto fjale,ai popull thote me mire varferi sesa pa Sali.
E degjova dje edhe une prononcimin e ketij shpirteziu,genjeshtari(po kur gjen njerez qe hajne genjeshtra mire tu behet). Tani do ju beje nje pyetje une: isha une ne pushtet per 40 vjet ? Po. Ne 20-te vitet e para i thava kenetat dhe moçalet ? Hapa fabrika e kombinate? Ishte ndokush i papune ? Une si kryeminister dhe udheheqes i partise bera pasuri per vete ? Po femijet e mi u moren me afera dhe a krijuan pasuri ? Kur erdh ne kete “boten” ketu ,shoku Haxhi Lleshi me tregoi per ndryshimin politik qe ka ndodhur ne Shqiperi. Me thene te drejten u gezova pasi ,pas nje reflektimi te gjate kur e di qe vendin e lash ne duart e atij mistrecit ,Ramizit ,dhe siç me thoshte edhe Haxhiu, Shqiperia kishte marre tatpjeten dhe se ndryshimi ishte i pashmangshem. Por kur mora vesh qe perseri Shqiperia kishte rene ne duar te pista ,epo thash me vete :si nuk paskam pastruar akoma ?! Pastaj me tregoi Haxhiu, se ata qe erdhen ne pushtet kane shkaterruar dhe djegur çdo gje: shkolla,biblioteka,uzina,plantacione me molle e pjeshke,pra gjithçka qe ishte ndertuar me mund e djerse. Mora vesh qe kishin denuar Nexhmien ,se ne vend qe te pinte 3 kafe ne dite ajo paskesh pire 4. Epo mire ti behet,kafja e 4 -rt ishte e tepert.Per mos me e zgjate ,une deklarova se ne jemi diktature dhe kush shkel ligjet e vendit ,denohet. Aq sa kam mundur te beje bera. Tjeter gje qe nen rrogoz kishte pasur njerez qe punonin kunder meje e Shqiperise. Aty une deshtova. Nuk arrita te kuptoja se çmendje kishte Ramizi. Ai sillej si njeri i ndershem. Po ja qe paskesh qene nje skile. Tani edhe ky doktori im ,qe me mbante uturakun,thone qe i ka bere gjemen Shqiperise. Thone se familja e tij eshte bere shume e pasur. Thone se ka sjelle njerez nga Serbia dhe po iu shet bregdet aryre. Thone,po s’me besohet,se i ka shite terrritor Greqise. A eshte e mundur! Thone e ç’ nuk thone. A ka burra ky vend ? Jam ne bisedime me Kajo Karafilin dhe dua qe ta dergoje aty ti qeroje hesapet me doktorin,pasi nuk gjendet ndonje aty. Te shohim.
Me shume dhimbje per ju ,Enver!
Arben, mor derr i kuq!Urrejtjen brenda llojit e keni te perbindshme. Jo se te gjitha ato qe thua nuk jane te verteta, por ty te çon te e verteta, jo urtesia, por urrejtja, mor thi tepelene. Po pse e harron “varferine” e Edi Rames? Vertete je aq budalle sa ta besosh se eshte nje I pastrehe me 3000 euro ne xhep? Atehere duhet te jesh edhe derr I kuq, edhe derr budalli.
me mire, me bukur e me qarte, nuk ka si behet mor i nderuar A,MALAJ.Te lumte dora e mendja,ndersa i perket komentit per Ramen,le te presim ,kur ai te behet kryeminister dhe ne qoftese ,ndjek shembullin e Berishes,nuk duhet ta lejne kaq gjate.
“Jo se te gjitha ato qe thua nuk jane te verteta”,kjo eshte per tu nenvizuar Z. frenk. Ndersa per derrat(ikuq,blu,budalla), te gjithe nje turi kane!
Per sa i perket deglarates se Berishes se eshte i varfer …,ka dy gjera,ose ne ditet ne vazhdim, duhet te njihemi me vendimin e “Gjykates se Tiranes”per divorcin e tije me Lirine(Liria ka mbajtur pasurine dhe femijet me gjithe pasurite e tyre),ose te besojme ate qe ka qene gjithnje, qe Ai talle menderjen(dhe mire e ben)me kete popull, te cilin e njeh ne menyre ekselente deri edhe zorret e barkut nje pjese e te te cilave ,do t’ia shkurtoi(per te hequr obezitetin!) me ndihmen e “asistenteve te vet ligjor”,do i beje “kukurec”- dhurate per gjith shqiptaret me 23 Qershor.
O frenk! Une po te isha Manaj do isha I lumtur me komentues tend! Kur kundershtari Ne mendim te Jep te drejte Ne ate qe Shkruan sic e thua vet ti, atehere sharjet qe pasojne Jane mllef prej derri blu! I Dashur frenk Ndaj zoteria Eshte Nje analist brilant! Te pershendes per vleresimin pa Dashje qe I ke bere autorit !
Propagande e Saliut. Deklarimi i pasurise se Rames nuk eshte aq.
E gjithe levizja e Berishes sot me karten e nacionalizmit,qe ka tronditur edhe Departamentin Amerikan,edhe BE,ka vetem nje qellim: garanci per pasurine e tij dhe te femijeve te tij,ose nuk e dorezon kurre pushtetin edhe sikur gjysma e shqiptareve te vriten.Nga ana tjeter ky i “varferi” i PS me gjithe milioneret e tjere te kesaj partie nuk mund te bejne asgje,dhe do jemi deshmimtare qe asnje gjemb ne kembe nuk do ti hyje as Saliut,e as ministrave te Saliut.Populli i varfer do mbetet,e do ropatet,per buken e gojes,deriatehere,kur ti mbushet mendja se pasuria e tij eshte ne dore te dy grupeve te partive PS dhe PD.
Vetem historia e Greqise ne ditet e sotme tregon se kush i ka vjedhur eurot qe ka dhene Europa dhe djersa e popullit grek dhe kush po i vuan pasojat ne kete vend.Nuk duhet me koment,edhe tek ne e njejta gje do ndodhe,dhe kjo eshte afer.
SALIU eshte ” I NDERSHEM ” POER KORRUPSIONIN DHE VJEDHJET I KANE BERE djali sHKELZENI DHE argita ,sala I KA LEJUAR SE I NDAJNE PERGJYSEM.
FEMIJET JA KANE KORRUPTUAR MINISTRAT SI genc rruli DHE fatmir mediu ,MBASI ATA KANE DASHUR TE VJEDHIN VETE DHE MOS TU HYJE GJEMB NE KEMBE.
ENVER HOXHA, po ku je mor bir njeriu se na mori malli. Po mbaje fjalen qe po jep, dergoje ate Kajo Karafilin, meqenese Avni Rustemi ka ikur ne drejtim te paditur. Mos u vono, do ti bejme hallall cfare ne ke bo, po na mbarove pune me oturakistin tend.
Shqiptare Brian sbarre vetem te delitti e budget,te Challenge dado criminale e anticipiamo se te je ne vetem gambe u Touring.
Bravo Ajet! Do te beje mire ta postoje Sali Berishes e Edi Rames keto fjale me mend. Ketu ku jetoj une nuk eshte si tek Ju, deri tani kemi marre tre e kemi paguar per nje. Nga nje vit eshte duke u thare edhe ketu totalisht.