Nën flamurin e Kosovës, kundër SHBA!

16 Shkurt 2013, 20:42Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Seanca “solemne” për pavarësinë e Kosovës, fshehurazi opozitës, është e vetmja gjë që nuk i duhej Kosovës këtë fundjavë. Pesë vjet pas shpalljes së pavarësisë, dhe 14 vjet pas çlirimit, Kosova po tenton të mbijetojë si një nga shtetet e para në botë që është çliruar falë një beteje ndërkombëtare kundër nacionalizmit të një kombi tjetër mbi një popull. Lufta e Kosovës dhe angazhimi i NATO në bombardime, është lufta e parë në botë me bombardime, në emër të lirive qytetare dhe dinjitetit njerëzor. Për hir të kësaj lufte, katedrat po ndryshojnë dhe konceptin e sovranitetit të një vendi, duke i ikur konceptit klasik të së drejtës së një qeverie për të qenë zot brenda territorit të saj, nëse ajo shkel dhe diskriminon një pjesë të qytetarëve. Thënë shkurt, Serbia e humbi Kosovën se diskriminoi shqiptarët në emër të nacionalizmit serb.

Ndaj sa herë duhet të përkujtojmë lirinë e Kosovës dhe pavarësinë e saj, duhet të kemi parasysh se nuk është një vend që u bë i lirë nga nacionalizmi, por nga lufta kundër tij.

Është kjo arsyeja që seanca “solemne” e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit për të shpjeguar idetë e Berishës mbi nacionalizmin me rastin e pavarësisë së Kosovës, janë ndoshta dëmi më i madh që mund t’i bëjë sot Shqipëria shtetit të ri të Kosovës.

Dëmi i parë i madh i bëhet duke vënë në pozitë të vështirë “çlirimtarët” realë të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe, të cilat udhëhoqën fushatën ajrore për çlirimin e Kosovës dhe më pas u bënë protektorët e ndërtimit të shtetit të ri të Kosovës. SHBA dhe Britania e Madhe kanë marrë shumë kosto politike dhe gjeopolitike në botë nga mbështetja pa rezerva e faktorit shqiptar në Ballkan,  veçanërisht Kosovës, dhe e kanë menaxhuar me shumë diplomaci  këtë situatë. Në këto momente kur Kosova po mbush 5 vjet shtet i pavarur dhe 14 vjet i çliruar, dhe kur shteti i ri nuk është ndonjë shembull shumë entuziast në imazhin e vet për Perëndimin, gurët e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit mbi këtë “produkt” të Perëndimit në Ballkan janë të tepërta. Ato janë argumente për segmentet e forta politike pro serbe në Perëndim për të dëshmuar sa gabim ishte që mbështetën Kosovën.

Në një farë mënyre me atë seancë dhe atë fjalim psikopatik, Sali Berisha shpalli si promotor të kombit shqiptar nacionalizmin, dhe i atribuoi atij dhe krijimin e shtetit të ri të Kosovës. Ky është argumenti më i mirë për Serbinë dhe aleatët e saj, të shumtë në numër në Perëndim, për të thënë se NATO dhe SHBA u nxituan kur mbështetën pavarësinë e Kosovës.

Dëmi i madh i dytë që bën ajo seancë është se mbahet jo për pavarësinë e Kosovës, por për t’u bërë karshillëk Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të shqetësuar pa masë nga aktet e fundit politike të Sali Berishës, në Uashington po mendojnë seriozisht se si të neutralizojnë retorikën e Sali Berishës, e cila i heq mundësinë SHBA të jetë aleate e Shqipërisë. Në këtë situatë kaq delikate në Ballkan në këto momente, Sali Berisha po ia bën të vështirë SHBA të jetë në anën e shqiptarëve, dhe po ua bën më të lehtë serbëve të kenë argumente kundër asaj çfarë SHBA ka bërë për shqiptarët. Duke tensionuar marrëdhëniet e Tiranës me Uashingtonin, në thelb për çështje të brendshme të demokracisë dhe retorikës nacionaliste, ai po tenton të përdorë Kosovën si një kërcënim për ta, duke spekuluar me vetëshpalljen e tij si njeri me ndikim në Kosovë. Ky është një akti i rëndë jo vetëm ndaj pavarësisë së Kosovës, por dhe ndaj mirënjohjes që kombi ynë duhet të ketë ndaj SHBA për veprën e vet në Ballkan.

Sali Berisha sot është në një ditë të keqe në pushtetin e tij në Tiranë dhe të gjithë zërave që i adresohen me kritika për këtë, ai u tund para veç flamurit të vjetër të nacionalizmit, dhe flamurin e ri të Kosovës, që mendon se ia ka lënë “baba në pajë”.

Një tjetër dëm që iu bë aty trashëgimisë politike të Kosovës, ishte dhe referenca e zonjës Topalli tek Presidenti Ibrahim Rugova dhe vija e tij politike. “Gruja prej Shkodret” nuk ka qenë pjesë e PD-së kur kryetari i saj i ka pasë shpallur luftë Ibrahim Rugovës pikërisht pse ishte i moderuar dhe i qartë në projektin e vet për Kosovën. Njësoj si tani, Sali Berishës në vitin 1996 po i rrëshqiste toka nën këmbë, dhe për të shmangur vëmendjen amerikane ndaj Shqipërisë, donte  ta eksportonte konfliktin në Kosovë, duke tentuar të zëvendësojë Ibrahim Rugovën me udhëheqës të tjerë. Prej atëherë dhe deri sa vdiq, Ibrahim Rugova nuk e priti këtë njeri në Prishtinë. Ky arriti të shkelë aty vetëm ditën që ai ishte i pafuqishëm për t’u ngritur nga arkivoli dhe t’i thoshte qetësisht “shko nga ke ardhë”.  Tani Sali Berisha mund të gjejë një trutharë për t’u identifikuar me Rugovën, por ai është një nga politikanët më të padëshiruar në elitën drejtuese të LDK, dhe po ashtu në gjithë drejtuesit politikë në Prishtinë, dhe tenton të spekulojë me mbështetjen apriori që shqiptarët i Kosovës i japin çdo kryeministri në Tiranë. Ai është popullor në Kosovë se është kryeministri i Shqipërisë. Kur ishte në opozitë, nuk e lanë të kalonte as Morinën.

Por kryedëmi që Berisha i bën Kosovës dhe faktorit shqiptar në Ballkan, është modeli i shtetit që ka ndërtuar në Shqipëri. Kosova është një shtet që po ndërtohet bazuar në konceptin e shtetit të qytetarëve dhe respektimit thellësisht rigoroz të të drejtave të pakicave dhe lirive njerëzore. E dimë të gjithë se ky model ka problem me shoqëritë ballkanike, dhe po ashtu e dimë se vetë qeveria e Kosovës është larg standardeve të një qeverie përfaqësuese. Por modeli qeverisës i Sali Berishës është ku e ku më keq. Qeveria e Sali Berishës është një qeveri që ka vrarë qytetarët e vet për të vjedhur i biri i tij, ka vrarë qytetarë të vet pse protestojnë para zyrës së tij, ka nënshtruar gjyqësorin dhe prokurorinë, ka kthyer në qesharak institucionin e Presidentit dhe parlamentin, ka kthyer në ushtarë politikë shërbimin informativ dhe kryetarët e gjykatave. Ai ka ndërtuar praktikisht një shtet tribal që qeveriset nga tekat e fëmijëve të tij, mes të tjerash të paaftë. Tirana i është besuar dhëndrit dhe vajzës, bregdeti djalit, shëndetësia gruas, dhe Shqipëria e mbetur tekave të tij si njeri anormal. Shqipëria është sot në ditët e saj më të zeza falë kësaj qeverisje tribale dhe ky shembull është atentati më i madh qe mund t’i bësh faktorit shqiptar në Ballkan. Patriotizmi më i madh i Sali Berishës, dhe çdo udhëheqësi në Tiranë, është politika e brendshme. Nëse ai do të dijë të qeverisë mirë  Shqipërinë, nëse do të dijë të bëjë krenar shqiptarët me qeverinë e Tiranës, nëse do të dijë të japë shembull si respektohen liritë qytetare, si nuk vritet për të vjedhur, si nuk vritet për të qëndruar në pushtet, si nuk qeveriset me djalin, vajzën dhe gruan, ai ka bërë plot për këtë vend dhe meriton të quhet me plot gojën patriot. Kjo që bën Sali Berisha në Tiranë është modeli se si nuk duhet të bëhet kombi shqiptar. Vetë ideja për të bërë një seancë solemne për Kosovën, duke mos thirrur opozitën, tregon qartë se atij i duhej një tribunë ku të mbrohej pas flamurit të Kosovës, nga shigjetat e SHBA.

Për këtë arsye, hingëllimat e tij dhe të zonjës Topalli në parlament, duke sajuar një seancë të turpshme ilegale për Pavarësinë e Kosovës, u ngjajnë hingëllimave të kuajve të dëshpëruar në betejë, kur e shikojnë se luftën po e humbasin. Dhe duke ikur, duan të marrin me vete gjithçka. Në këtë rast dhe Kosovën. Ai ka rrëmbyer flamurin e Kosovës për t’u turrur SHBA. Por falë Zotit Kosova është më afër SHBA se sa Sali Berishës.

55 komente në “Nën flamurin e Kosovës, kundër SHBA!”

  1. Ben Chicago says:

    Respekte zoteri Mero Baze

    1. reformer says:

      Ajo qe ka me teper rendesi eshte se Berisha e ka tejkaluar cakun. Ai po mburret me fitoren e fuqise me te madhe ushtarake ne bote, qe ka nderhyre jo per te kurorezuar marrezine e tij, por per arsye te tjera shume me njerzore dhe humanitare dhe te nje rendesie historike te paprecedente.

      “Chi non conosce i suoi limiti, tema il destino” – “kush nuk njeh kufijte e fuqive te tij, te prese pasojat” – thoshte nje filozof i madh i Greqise se lashte. Uroj qe zhgenjimi te vije vetem per matufin e Tiranes dhe jo per gjithe popullin shqiptar.

      Fatmiresisht askush nuk ja ve veshin derdellitjeve te nje plaku matuf ne Tirane. Por serbet jane gjithe sy e veshe, sepse “nacionalizmi” i Berishes ju jep te drejte tezave te tyre se shqiptaret jane irredentiste, se ata duan Shqiperine e madhe dhe se per ta realizuar kete ata jane gati te perdorin metoda terroriste.

      Kosova u clirua per ti dhene fund genocidit. Jo per te shperblyer nacionalizmin shqiptar. Percartjet e Berishes i krijojne nje kokecarje me shume administrates amerikane, sepse u japin te drejte serbeve.

      1. Askushi says:

        Cili eshte qellimi kryesor qe fshihet pas “derdellitjeve te plakut matuf te Tiranes”(qe vetm matuf s’eshte)?
        Pergjigjia e kesaj pyetjeje duhej te perbente thelbin e editorialit te sotem te Meros.
        Berisha ka vetem nje qellim kryesore:Fitoren dhe certifikimin e zjedhjeve te 23 Qershorit.Dhe gjith strategjia dhe taktika qe ka ngritur e po perdor eshte ne funksion te kesaj.Derdellitjet e tipit nacionsalist,pervec nje dore votash,synojne terheqjen e vemendjes se nderkombetareve ,dhe pasje dore te lire per te gjitha paudhesite e tije sistematike ne kurriz te zbatimit te Sistemit, Kodit dhe Procesit zjedhor.Berisha keto zjedhje po i vjedh qe tani,diteperdite e dalengadale me te gjitha menyrat e rruget e mundeshme e te pa mundeshme, dhe po synon ta siguroi fitoren e tyre para 23 Qershorit, pa qene nevoja ti grabise ato pikerisht diten e votimit(Mundesisht kjo dite te jete e hareshme,folklorike me kenge, valle e veshje katunaresh moderne).Pastaj fundi dihet:Nderkombetaret ngrene supet dhe certifikojne, ndersa Rama do riqaje;”Po ai qe e vodhi lopen s’ka faj…”.

    2. fl says:

      Mos i harrojme ato deklaratat e Gazidedes ne Parlament. Ishte ky S.R.Berisha dhe fanatiket e tij i vune zjarrin flamurit Amerkian njehere dhe shpetuan paq. Kesaj radhe do digjen.

    3. loni says:

      po ky sali berisha mire qe nuk ka raketa kontinentale berthamore,,shume po ja ngrini vlerat keti mostre sikur do nisi luften e trete boterore,,po nje kacak malesh eshte qe e mbrojne nja 200 malok te tjere,,po te behemi ne nja 500 vete me arme e rrezojme per 10 minuta,,ky sikur eshte presidenti i kines qe me fjalen nacionalist do shkaterroje dhe bombardoje jo vetem ballkanin por edhe boten,,,po mos ja ngrini kaq shume vlerat z baze ketij kacaku malesh se i ngrihen vlerat edhe ata maloket qe ka mbas vetes sic eshte ndrea prengu pershembull,,asgje nuk ben dote ky shpellar,,te ha mutin,,ne sikur jemi rusia apo kina,,ky lef per ti hequr vetes friken qe e ka kapur asgje tjeter nuk mund te beje,,me habisin disa analiste kur thojne qe saliu mund te destabilizoje ballkanin,,po qysh???apo ka ndonje ushtri prej 10 milionesh,,ketij po ti hyjne 10 serb ne shqiperi iken me vrap jo me te shkaterroje ballkanin,,asnjerin nuk ja nin palla e ka..it se cfare thote ky…me 21 janar po te vazhdonte edhe pak demostrata ky kishte per tu arratisur,,makinat i kishte gati per te ikur ne shpelle si bin landen,,tani na doli si me i forti i ballkanit,,mos ja fusni kot z baze se i ngrini vlerat shpellarit…klm

    4. Taulant says:

      Ne I themi gjithmone faleminderit SHBA,por dime qe SHBA respekton dhe dershiren e popujve per vetvendosje

  2. laraska says:

    Bravo Mero si gjithemone, dhe mundesisht rubriken Editorial mbaje per shrkimet e tua, te tjeret kaloi tek rubkrika Opinion. Sa per retoriken nacionaliste te Berishes, une vazhdoj ta perseris qe Berisha eshte SHEJTAN BUDALLA. Ai cdo psikopati e ka me qitje te larte. Nacionalizmi jo vetem qe e ndohmon momentalisht per ato qe ti ke thene me lart, por ne askpetin afatgjate eshte edhe me i rrezikshem. Askush nuk beson tek nacionalizmi tij, por te gjithe Serbet, Ruset do e perdorin si argument per te shtypur zerin e faktorit shqiptar. Por gjithashtu duke vazhdur sistematikisht me kete, ven ne pozite te veshtire dhe Ameriken qe nuk mund te vazhdoj te na mbeshtes hapurazi. Pra na largon nga Amerika, dhe ky eshte misioni i spiunit, qe te na largoj nga Amerika. Tashme ai po ben nje politike te jashtme komplet anti Amerikane. Kujtojme voten pro Azerbaixhanit per denimet politike (u kundershtua fort nga SHBA), voten abstemin ndaj Palstines (Amerika votoi kunder), Shqipria 1 euro, dhe cdo gje ju shit rusit dhe serbit. Pra ai ka punuar sistematikisht nen rrogez kunder Amerikes dhe ka afruar gjithnje e me shume Serbin, pas te cilit qendron Rusi. Kjo eshte shume e rrezikshme, sepse Shqiperia duke qene nje shtet i vogel dhe i varfer ka nevoje per mbeshtetjen e nje superfuqie. Nese na largon nga Amerika, do te na gllaberoi Rusi dhe atehere ne marin fund se do perfundojme si Irani, Bjellorusia, Azerbaixhani. Eshte e frikshme!!

    1. fati says:

      Kjo eshte ne fakt vazhdim i politikes se Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhes, qe Saliu i ka idhujt e tij

  3. LILOLABJA says:

    Eshte krijesa e tyre o Mero djali dhe prandaj i pret shpata ne te kater anet,se te ish ndonje tjeter do tja kishin ngritur patkonjt me njehere.Eshte nje cope m….. qe e bene dhe na e lane per 22 vjet ne dere, qe kuterbon jo vetem ne Shqiperi por ne tere ballkanin.

  4. Sume gruda says:

    Ky editorial i z. Mero Baze eshte me se i duhur dhe do thoja pa shtuar me shume se aqe, por cti bejshe “turpit” qe su ka mbetur fare gangsterizmes se tyre Berishes me femijt tashti te rritur bere si burra dhe gra me Mrruden e Zeze Jozefinen me lakejt e tyre. Me “Editoriale” duhet marre plackat dhe hikur pasi eshte dhe kunder S.B.A. dhe B.E.. Bravo Mero Baze shpresoje qe nuk eshte me e nevojshme te merresh me nje Berishe te semure.

  5. luan says:

    Ai ka rrëmbyer flamurin e Kosovës për t’u turrur SHBA.

    Popullata shqiptare e kosoves ka mentalitet te theksuar klanor. Jo vetem pislliqet e medha qe ka bera Sala kunder Kosoves nuk i shohin por edhe sikur te shkoje ti vrase me doren e vet nuk kane per te bere ze. Arsyet jane se ka emrin mysliman Sali e mbiemrin verior Berisha. Eshte per te ardhur keq se sa driteshkurter jane.

    1. john says:

      Edhe sikur kosovaret vertet te ishin aq te pamenqur, ata nuk muaren pjese ne zgjedhjet e juaja zotrote. Ju vete e zgjedhet dhe e mbani tash 22 vjete.
      Prandaj mos i fajso Kosovaret se ata pike faji nuk kane.

      1. Luan Polican says:

        Perjashto zgjedhjet e fundit per kryetar te bashkise se Tiranes , ku dhenderushi Lulzim(E) Basha fitoj me 10 wota me shume me ndihmen e qindra wotueswe kosoware.

  6. era says:

    Te lumte pena Mero.
    Kam nje sygjerim. Ky artikull te botohet ne te gjithe shtypin e Kosoves,per ate pjese te popullit te Kosoves qe e shohin kete pusht pervers si udheheqes.

    Meqenese nuk e kane mare vesh kur u dha nafte serbeve, kur kundershtoi firmosjen ne Rambuje, e kur .. e kur per shume gjera te tjera, ka ardhur koha qe ta marin vesh se ky eshte ne sherbin te planit serb kunder Kosoves.

    Sidoqofte ajo qe po ben ky kriminel eshte me shume lajm i mire se sa i keq.

  7. xhino says:

    SUKSESE MERO BAZE

  8. fidaho says:

    Ka ardhe ora z.Baze qe dhe SH.B.A-ja tu thote troc Shqiptareve :

    -Qerojeni Qelbesiren,qe kuterbon,e po ndot tere kombin Shqiptar.

  9. Fatmir says:

    Une nje pyetje kam pas kesaj analize dhe gjithe te tjerave te ngjashme me te:
    Qe jemi shperfytyruar si shtet e milet dhe jemi shnderruar urte e bute ne nje sulltanat te Sali-familjes eshte per shkak te deficitit tone si komb apo per faj te opozites dhe atij qe i ka dale asaj per zot keto tete vite?
    Se po te jete e para,kot qe te behen analiza,diskutime dhe premtime elektorale.
    Po te jete e dyta,jepni zgjidhjen qe duhet,me mire vone se kurre.

    1. Pilo Lala says:

      Kjo eshte e vetmja opozite qe i ka bere balle Berishes.
      Opozita e viteve 1992-1997 eshte ajo qe ju burgos Krietari nano, u rrah ne Libofshe, u rrah ne 26 Maj tek Pallati Kultures nga Agim Shehu, u arratis Kastriot Islami.
      Kjo opozite shkaterroi fasaden e diktatorit dhe gjithe median e tij.
      Fitorja eshte e sigurte ne 23 Qershor. Kete e di mire Berisha, prandaj po merr borxhe pa fund, po shet Albpetrol, dhe po mundi do shesi dhe gruane tij.
      Kjo eshte e vetmja gje qe po ben tradhetari me i madh i Kombit Shqiptar.

  10. ILIRET says:

    Sic po duken bathet, me acarimin qe po i ben Berisha marredhenieve me SHBA-ne, duhet te mos habitemi, kur ndonje mengjes te degjojme- Grusht shteti ne Tirane. Pese helikoptere me marinsa amerikane u ulun ne tarracen e kryeministrise, oborrin e saj dhe ne bulevard. Me veprime te rrufeshme, marinsat neutralizuan ushtaret e gardes te republikes dhe me shpejtesi hyne ne zyren e kryeministrit Sali Berisha. E rrembyen ate dhe po rrufeshen u ngriten ne ajer dhe shkuan drejt perendimit. Nuk dihet fati i Berishes.
    Ambasadori amerikan ka mar detyren e krijimit te qeverise te re shqiptare…

  11. 1!!! says:

    enver hoxha ne ferizaj shiko linkun me poshte

    http://gazetajnk.com/?cid=1,979,4710

  12. kelmendasi says:

    Nje analize e porositur nga guzhina serbe.Une jam i bindun se retorika e Berishes sjell dem te math vllezerve serb dhe grek.Mire e thote Mero se ne Kosove po perpiqen te ndertojne nje shtet qe respekton minoritett dhe kjo fale platformes te vete presidentit serb Nikolic dhe kryeministrit Daciq.Ne shqiptaret nuk bene te interesohna per vllezerit shqiptare jashte kufive por greket dhe serbet po.Keshtu Berisha ben gabim me problemin nacional,Ne duhet te shkojme me parullen:Proletare te te gjithe kombeve bashkohuni.Ate dite qe u hoq permendorja ne Presheve kjo gazete shkruante pse hesht Berisha pse nuk mbron shqiptaret e Presheves dhe se Shqiptaret e Preshevesh braktisen nga Tirana zyrtare.
    Tani Mero po na thote qe pak a shume tu japim te drejtat serbeve ne Kosove e te mos lejojme Berishen tua sabotoje.Po ky eshte patriotize he bire same hajde merre vesht.Botoje komentin se nuk fyen njeri por ti ne analize fyen .Une nuk po te fyej fare

    1. Ben Chicago says:

      Natyrisht qe komunisteve shqiptare ju interesojne te drejtat e minoritetit serb ne Kosove,dhe minoritetit grek ne Shqiperi ,ndersa per shqiptaret e Presheves nuk duhet te nderhyjme ne punet e brendsheme te Serbise.Ajo qe beri Berisha ishte nje “krim”I madh qe pengon integrimin Europian te vendit.

      1. Mark says:

        Integrimin e vendit e ndihmojne vetem bizneset mafioze me Fazllicin dhe me Tesicin.Jeni batak o shpellare qe po na shisni tek serbet e tek greket.

      2. sabri says:

        qenkan vene ne rresht te dy kesaj rradhe, i pari kelmendasi, i dyti ben bathorja (ne mos qofshin i njejti njeri). ketyre dy individeve qe u qan zemra per kosoven e shqiptarizmen, po u kujtoj vetem naften qe u ka cuar serbeve berisha ne mes te luftes ne vitet ’90 dhe deklaraten se kush nenshkruan rambujene eshte tradhetar. mjaftojne keto dy ngjarje per te kuptuar sesa patriot dhe nacionalist eshte ky mender kryeminister. dakort o veglat e doktorit, qe shkruani ketu?!

    2. Dukati says:

      Kelmendas, si injorant të besoj. por si mësues i uSS nuk ma merrte mendja se do ishe. shakaxhi i math dole.

    3. rudini says:

      OR KELMENDAS,ja ta botoi shkrimin,por shkrimi yt eshte nen mesataren e inteligjences!!!!t mund te jesh tifoz i saliut,bukur fort.por duhet ta dshe qe:SALI BERISHA ESHTE NE SHERBIM TE SERBISE SIC KA QENE RAMIZ ALIA.ai qe evuri ne krye te vendit.dhe arsyeja tjeter qe nuk kuptoni ju verioret eshte se nuk mundeni te komandoni nje popull inteligjent siçeshte jugu edhe shqiperia e mesme!!!!!!ju defiçiti juaj intelektual ju ben te urryer,nuk dua te fyej asnjeri,por eshte keshtu.mbas 1000 vjetesh do te jete njesoj,nuk eshte faji i juaj qe jeni injorante……

    4. Flamuri says:

      Kelmend qenke nje idiot

  13. tomori i beratit says:

    Nuk e kuptoj KANE APO NUK KANE TRU keta vellezerit tane Kosovar.Te me falin por si mund ta kuptoj qe kur vete sala ne kosov e presin si hero dhe nuk harojn ti japin edhe titullin-Qytetar Nderi-Po perse???Per krimet e tija kunder Kosoves,si thyes i embargos se Natos duke derguar ne serbi KARBURANT kontraband,si nje spiun serb qe ka aritur ta quaj MIK FAMILJE faslliçin duke aritur deri aty sa banditi faslliç te mare pjese jo ne mbledhje qeverie por edhe ne mbledhjen e sigurimit kombetar shqiptar.Pra nuk e kuptoj qe si arin nje popull si Kosova te dekoroj nje ANTIKOSOVAR te terbuar.

  14. Dyrrahu says:

    Nuk mund të mos e them.

    Kurrë Institucione më të dobëta, më antikombëtare, të mbushura me hajna, më të korruptuarë dhe me të sëmurë për pushtet nuk ka pasur Shqipëria.
    Neve mund të flasim dhe shkruajmë çfarë të duam, por ama duhet të mendojmë mirë se çfarë po flasim e çfarë po shkruajmë. Të kuptohemi Qeveria Berisha nuk është institucioni i cili duhet të gëzojë rrespektin për të menduar shumë para se të shkruash. Kjo Qeveri aq është e shthurrur sa thuaj çfarë të duash përsëri nuk i ke thënë të gjithat që i meriton kjo paçavure Qeveri.
    A vriten shqiptarët pse janë kundërshtarë dhe pse janë bindur, ashtu siç jam bindur edhe unë, se Sali Berisha me të tijët japin çdo gjë që kanë dhe i bëjnë çdo gjë të keqe për kombin vetëm e vetëm të qëndrojnë në pushtet?!!!!

  15. mirel says:

    Te lumte Mero Baze !

    1. mirel says:

      Mire e the, fole dhe per mua.

  16. Cakalli7 says:

    per bacen ne i bejme mutin edhe lirise edhe pavaresiese, mjafton qe te jete ai kryeminister ne shqiperi edhe jo ai greko-komunisto-sllavi edvin rama

    1. niku says:

      fol per veten tende.

  17. koli says:

    Mero edhe kesaj rradhe e h………………….

  18. Horri i Bulevardit says:

    Ndarja dhe inati ndermjet Ibrahim Rugoves dhe Sali Berishes, nuk erdhi per shkak te ideve me te mira apo me te keqija te njerit apo tjetrit, Rugova nuk donte nje njeri tjeter qe ta udhezonte se cfare duhet te beje dhe aq me pak Berishen, se ne kohen kur Berisha ishte president ishte Rugova qe ishte president i panjohur nga fuqite si puna e Jaser Arafatit qe priteshte nga burrat e shteteve te botes, kurse Saliut sja varte njeri.
    Rugova dhe Berisha, u inatosen se donin qe sejcili ne menyren e vet te ishte lider i shqiptareve, por qe te dy ishin tradhetare, kujtoni momentin kur u shfaq UCK-ja, te dy si Rugova dhe Berisha, deklaruan se UCK-ja eshte krahu i zgjatur i Serbise, Berisha e ka deklaruar ne Shqiperi dhe Rugova e ka deklaruar tek Dojce Wele.
    Por Rugova ishte ne fakt politikan i zgjuar dhe arriti me gjithe politiken e tij disfatiste, te mbizoteroje politiken kosovare, vetem duke u bere nje njeri qe kerkonte shtetin e pavarur ne menyre paqesore, gje qe i leverdiste faktorit nderkombetar.
    Ndersa Berisha ne te kunderten e Rugoves, i ofroi Milloshevicit naften e ndaluar nga faktori nderkombetar.
    Ate qe Berisha nuk e arriti me Rugoven, a beri me Thacin qe ngy vjet e ketej eshte bere ´nje vegel e Berishes, kjo per arsyen se modeli Berisha i dha Thacit, pushtetin qe mund ta vjedhe si te doje dhe te mos jape llogari.
    Panvaresia e Kosoves eshte nje panvaresi e cunguar, dhe kjo u pa qysh ne momentin kur me urdher te dikujt qe deshte kete lloj panvaresi te cunguar, te jepte urdherin qe forcat e UCK-se, te terhiqeshin nga Mitrovica e Veriut, duke i lene kriminelet serbe, ne nje instikam qe ata e forcuan dhe sot faktikisht Mitrovica e Veriut eshte serbe.
    Dhe kjo qe beri Saliu me ZHOZEFINEN, ne parlamentin shqiptar, eshte vazhdimi i tradhetise, qe Sali Berisha ka si urdher nga vete UDB-ja.

  19. luis says:

    Zoti Mero nuk duhet te na mungoni as nje dite ne editorialet e tua se sikur nuk terheq aq sa duhet kompjuteri kur nuk e shohim emrin tend dhe sikur ndjejme nje zbrazeti.E them sinqerisht dhe jo per te bere elozhe se fundja pas kompjuterit jam dhe mund te them cfare te dua por besoj se ky nuk eshte vetem mendimi im por edhe i shume te tjereve/
    Tani drejt dhe ne teme ne lidhje me editorialin tend.
    Berisha vetem per nje gje eshte i afte dhe kete nuk duhet mohuar se per te tjerat eshte jo vetem i paafte por me plot kuptimin e fjales ai as nuk mund te gjendet nje kryeminister me i paafte per te ndertuar shtet.
    E thashe ne fillim se aftesia e tij qendron vetem ne aspektin e djallezise se si duhet manovruar per te qendruar ne pushtet.Vetem ne kete drejtim i jap vleresimin tim,por edhe kjo metode nuk mund te quhet aftesi kur pushtetin e merr me perdhunje dhe jo se te tjeret mendojne se ai e meriton.
    Edhe ne partine e tij ka bere perpjekjet maksimale qe njerezit ti nenshtroje dhe jo te gezoje respektin e tyre.Pra thjeshte ai eshte nje sundues por jo udheheqes.Ata qe jane ministra ne kabinetin e tij jene vec me emer te tille sepse ai kerkon cdo gje ta kete vete nen kontroll dhe kjo e ben jo vetem te duket autoritar por edhe te paafte sepse askush nuk e kryen detyren e tij si duhet sepse ia kane lene ne qafe te gjitha atij dhe kesisoj situata del jeshte kontrollit vetevetiu.
    I afte quhet ai udheheqes qe di te organizoje vartesit e tij e me radhe te gjithe hallkat qe punet te shkojne zingjir dhe jo ne kete forme kuturu.
    Ndersa per ceshtjen e Kosoves per tju kundervene Amerikes,c’eshte e drejta ketu ka hyre ne nje dere ku nuk mund te dale me,sepse ne radhe te pare amerikaneve as qe u ha palla per ate pune sepse ata jane mjeshtrit per ta hedhur per nje 24 ore atje ne gop te semes dhe nuk i frikesohen se mund te sjelle pasoja ne ballkan sepse ne radhe te pare as qe e luan kush bythen vendit per te jo vetem ne Shqiperi por me duket se edhe kosovaret e kane kuptuar kete idiot.
    Me keto retorika ky mut i ka bere nje sherbim ideal serbeve ne kurriz te shqiptareve jo se nuk e din por se ashtu ka deshire se mendon se pa te shqiptaret jane te mbaruar dhe se pa Saliun na u sollen mbrapshte punet.
    Deliri i madheshtise eshte tek te gjithe diktatoret dhe ata qe qendrojne gjate ne pushtet se u duket se ata jane shpetimtaret e vertet.Ai po ndjehet keq sepse po perfundon si qen i zgjebosur pa lavdi dhe dashuri nga askush biles as nga te vetet.Kete e ka kuptuar mire dhe ndaj tyre e ka luften me te madhe,por po ndjehet me keq se edhe vete kosovaret po e braktisin me radhe nje nga nje me prejashtim te disa qyqmaneve sepse elita as nuk don tja dije per te.
    Gjithsesi ky trimi me flete ka per te mbaruar si shurra e pules sepse nuk ka as forcen e dinamizmin e dikurshem dhe as nuk lufton kush me per te prandaj data 24 qershor do jete dita kur ky do filloje te ankohet neper gjykata se me jane vjedhur zgjedhjet dhe jo Edi Rama qe do jete kryeministri ardhshem.
    Pastaj do i vij radha per tu mbyllur ne qeli dhe atehere ka per ta kuptuar se ata qe luftonin deri dje per te paskan luftuar vec per para dhe jo per idealet e tija.

  20. Gazetari says:

    Ajo vetem seance ilegale nuk ka qene. Deputetet e PS na e thane qe nje dite perpara se do te jete kjo seance por ata do ta bijkotojne pasi do te flase Jozefina dhe Saliu.

  21. ela says:

    epo nuk zhduket e shkaterrohet nje komb i tere per ca kokekrisur e a nadoollak si puna jote qe jep gjithcka per nje langaraq si berisha

  22. Din Kruja says:

    ZMero e ke “ofenduar” rende Berishen duke i renditur pas tij edhe emrin e Topallit. Xhozi eshte thjeshte nje numer dhe nuk perben faktor tek kjo force politike. Ti Mero ke qene vete afer Sales dhe e di mire se PD-ja ka vetem nje Njesh, nuk ka dysha, tresha etj.
    Organizimi i aktivitetit pa opoziten ne Parlament dhe me fjalimin qe mbajti, Sala i dha mesazh SHBA-ve, qe ai vazhdon te jete njeriu me u fuqishem ne Shqiperi. Per sa i perket asaj qe thua ti Mero per karshillek te Sales ndaj Amerikes, per mendimin tim ne Shqiperi nuk ka nje njeri qe te hyje ne keto aventura.Memo qe u publikua nuk eshte bere per te paralajmeruar e trembur Saliun dhe politikanet shqiptare, por thjeshte do te shfrytezohet nga amerikanet per te ruajtur ekuilibrat ne rajon. Deri tani ata jane ne krah te kombit shqiptar dhe per shume kohe kete politike do te kene.
    Z.Mero ne analizen tende duhej te ishe treguar me objektiv. Ne lidhje me Bujanovsin dhe Medvegjen kane qene shume aktive LSI dhe PS-ja. Sigurisht qe veprimet e kryera nga keto 2 forca politike kane demtuar edhe ceshtjen kosovare. Vajtja e tyre ne keto zona u ka interesuar ne rradhe te pare serbeve, prandaj dhe i kane lejuar te kryejne aktivitete. Po te ishte qe keto veprime ishin ne dobi te ceshtjes kombetare shqiptare serbet nuk do ti lejonin te hynin ne territorin e shtetit te tyre.
    Me amerikanet aktualisht Sala i ka maredheniet te mira, gezon mbeshtetjen e tyre. Berisha ka shume halle kjo vetem ne planin kombetar dhe jo ate nderkombetar. Halli kryesor i tij eshte situata kritike ekonomike dhe financiare ku eshte zhytur vendi.Veprimet qe po kryhen prej tij por e rendojne me keq krizen ekonomike. Ajo qe tha ai para disa ditesh qe ta cojme borxhin edhe ne nivelin e 90% te GDP eshte katastrofa me e madhe qe e pret kete vend dhe kete popull. Une shoh te perseriten fenomenet e vitit 96. Keshtu ate vit qeveria e harxhoi gjithe buxhetin vjetor qe ne 6 mujorin pare, u shtua shume veprimtaria e firmave piramidale si dhe zgjedhjet u fituan nga PD-ja duke bere gol me dore si Maradona. Ne kete situate Edi po punon se si ti humbase zgjedhjet me qellim qe ta fuse vendin ne situatat e pranveres se 97-tes. re te zeza po sollin mbi qiellin e Shqiperise.

  23. alban says:

    Kjo eshte mese e vertete Z. Mero Baze, se Sali Berisha: “… po ua bën më të lehtë serbëve të kenë argumente kundër asaj çfarë SHBA ka bërë për shqiptarët”. Duhet kuptuar, Z. Baze, se pikerisht kete ka parysh edhe Sali Berisha, t’ia beje me te lehte atyre, sepse kjo eshte vija e sjelljes qe sali Berisha ka marre nga UDB-ja serbe. Nuk eshte se kete gje e ben vetem per te fituar vota, por kryesorja dhe ajo me e rendesiishmja eshte se Serbia po perpiqet te hape nje “Front te Dyte” kunder SHBA ketu ne Shqiperi dhe ta shtrije edhe ne Kosove. Eshte e njejta situate si ne fillimin e vitit 1997, qe coi me pas ne shkaterrimin e Shqiperise, sepse nje Shqiperi e djegur dhe e shkaterruar, eshte shembulli dhe prova me e madhe qe serbet mund te kene kunder Kosoves dhe kunder faktorit shqiptar. Eshte nje veprimtari e organizuar midis sali Berishes dhe qeverise se Serbise, por qe po futet edhe kryeministri i Kosoves. Megjithate, kosovaret do ta presin me madheshti, sikur sali Berisha te jete cliruesi i Kosoves dhe jo Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe shtete te tjere te NATO-s. Me shume do te shihni dhe do te degjoni nga keta antishqiptare dhe tradhetare te interesave te kombit shqiptar dhe te shqiptareve.

  24. banija01 says:

    Cakall…

    Ju qe shpreheni ne kete menyre futeni ne dy kategori.
    Te paret jane ish SHIK-sat qe kane bere betimin ti qendrojne besnik Saliut deri ne vdekje.

    Dhe kategoria e dyte eshte ajo pjese qe Saliu ju ka vene syzet e tij dhe ju cdo gje e shikoni si e shikon ai duke mos llogjikuar dhe pare realitetin ne sy.

    Fatkeqesisht ne kete kategiri hyjne edhe shumica e kosovareve,dhe sic e thekson edhe Tomori Beratit ,Berisha furnizoje serbet me nafte ne embargo qe kunder Rambujese dhe agjent i UDB-es dhe prape shohin me syzet e Saliut

  25. KOALICIONI TRADHETAREVE says:

    o MERO analiza jote eshte e sakte,saliun e genjen mendja kujton se do shpetoje si ne 97 ky maskara.

  26. eli-tiv says:

    …nje shije te shemtuar…partia ne pushtet pushton kuvendin..ne funksion te nevojave te dites e per fushate…Ngjarje e situate shume e keqe edhe kur ishim ne diktature…Atehere thuhej qe jemi diktature e shumica sundon…e kjo shumice me force ishte 99%…
    Sot qe presupozohet qe kemi demokraci….kjo qeveri nuk perfaqeson shumicen…aq partia ne pushtet jo qe jo….Me kurajon e paturpesi dhunojne kuvendin…..dukshem na japin mesaxhin asgje nuk ju takon ju…cdo gje eshte e saliut..e nje ushtrie sklleverish qe ai ushqen 9kujto ketu artan hoxhen; kujtim cashkun;henri cilin…..fevziun..balliun)

  27. Tradita says:

    0 zot sa ndere i beni Sali Berishes me shkrime kaq idiote. Neser… mbas vitesh kur te lexohen ato qe deklaron Sala dhe keto qw shkruani ju do te habiten me budallallekun tuaj

  28. Bujari says:

    Ne qofte se vellezerit Kosovare e duan bacen Sali, le te vine ta marin. Bile bashke me makinen 700000 dolareshe. Ju premtojme se nuk do te kerkojme te na e ketheni. Kjo oferte vlen deri ne 23 qershor. Mbas asaj date bacen do ta shifni ne kafaz si egersirat ne kopshtin zoologjik.

  29. Petro says:

    BRAVO,BRAVO,BRAVO Mero! Pergezimet me te mira!

  30. Tristani says:

    Mos e genjeni veten me ide false, se Amerikanet jane ftohur me Berishen. Keshtu gaboni rende, gje qe nuk eshte hera e pare qe po ju ndodh. Ajo eshte thjesht nje manover amerikane, per te krijuar pershtypjen e rreme se “nuk e duan më Berishen”, qe te ulet tensioni i brendshem pas pafajesise se Prendit e te Llupos. Amerikanet e dine mire qe naivët shqiptare presin vetem nje vrejtje te tyre per Berishen, qe te fluturojne me presh…Te verteten do ta kuptoni ne fund te qershorit, kur Berisha te vjedhe zgjedhjet dhe amerikenet te deklarojne: “Me gjithe disa parregullsi te vogla, zhvillimi i ketyre zgjedhjeve ishte nje hap perpara per demokracine shqiptare”. Dhe pastaj duhet pritur viti 2017 per…te filluar gjithçka nga e para; nje rrumpalle e zakonshme shqiptare…

  31. Harabeli says:

    Nje pyetje kam per ju, z. Mero:
    Ne gjithe kete katrahure te pashembullt shqiptare, “opozita” nuk paska fare pergjegjesi apo faj? Ata jane vetem per t’u kapardisur ne kolltuqet parlamentare e ne veturat luksoze dhe te bejne inventaret e korrupsioneve apo krimeve te Berishes dhe…aty perfundon detyra e tyre?! Sa çudi!
    Artikujt tuaj jane te mire, z. Mero, por mos e harroni kurre kete gje: kuzhinieri i mire, qe gatuan vetem nje gjelle, e ul gradualisht numrin e klienteve per shkak te menusë se varfer…

  32. H. Malo says:

    Mero;edhe me kété shkrim je né lartésiné e shqiptarit atdhetar, qé i
    dhimbset vendi e kombi i tij. Por, i nderuar Mero, them se nuk vlen ta
    paraqesésh Saliun si njé plak té rrjedhur. Populli duhet ta njohé até
    siç éshté né tévértete: njé mercenar i ndyré i Beogradit qé po esundon
    Shqipériné pér interesat e Serbisé. Sa pér Kosovén, ai e ka treguar me
    fakte té shumta se e urren Kosovén e pavarur dhe popullin e saj té liré. Vetém naivét e té shiturit si ai, mund ta konsiderojné Saliné si
    patriot,kur ky monstér ,veç té tjerash, pér interesat e Beogradit, ka burgosur né Tirane Adem Jasharin, heroin legjendar té Kosoves.

  33. brace says:

    Z MERO BAZE,pervec respektit,per aftesite tuaja,zdi c/fare te them me shume.Plaku tani me eshte ne gjendje,me vleren e nji Qeni,te coroditur rrugash,komunisti plake,agjente i ndyre serbe,ju merre te keqen SHqiprise e Kosoves,tani me perfundimisht e kane kuptuar miqte tane SHBA e BE,se ai eshte nji antishqiptare i vertete,23 qershori largon kyte qene

  34. Georges says:

    Kosova dhe kosovaret ta gezojne 5-vjtorin e Pavarasise! Urojme qe Kosova ne te ardhmen te zhvillohet e te begatohet ne te gjitha fushat e nje shoqerie civile me drejtim oksidental! Por u kerkojme kosovareve shume apo pak qofshin te mos fusin hundet ne punet e Shqiperise dhe shqiptareve!Nje here me njefare Bukoshi dhe me ca pseudotrima qe kapardiseshin neper Tirane me shume me kurva se me arme ne dheun e tyre! Nuk na ha meraku ne se aktualisht tropojani Sali Ram Berisha ka dhene dyshtetsine apo paisjen me pasporta, ne jemi shtet me vehte dhe nuk duam qe arritjet tona ti ndajme me kosovare, tetovare, malazeze etj shqipfoles qe jetojne ne shtete te tjera te Ballkanit. ” Mikun duaje, mbroje, por kurr zot shpie mos e baj!” Prandaj edhe njehere mos beni gabim te ngaterroheni ne zgjedhjet e 23 Qershorit apo pune te tjera te Shqiperise! Shqiperia nuk eshte as Palestina e Arafatit as Libani i Hezbollaheve! Eshte nje shqiperi qe te ben te kethesh majat nga ke thembrat po guxove e i hyre ne punet e saja! Ne se mendoni qe kodoshi i tropojes eshte shume ju themi ai edhe c’fare i vjen rrotull atij jane shume shume pak per te bere ligjin ne token e Ismail Qemal Bej Vlora! rrofte Shqiperia e shqipetarve vdekje zaptuesve dhe tradhetareve!

  35. gjergji usa says:

    Duke e falenderuar z.Mero per kete radioskopi qe i ka bere acarimit te sheqerosur te Washingtonit me Wicidolin do te doja te shtoja apo axhustoja disa “Blind Spots”

    Seanca per Kosoven nuk u be fshehurzi opozites por ajo me kete u rast u denigrua dhe perdhos hapur fare.Dhe ky fenomen nuk po ndodh per here te pare ne sensin e ndarjes North Albania vs South Albania.Nqs do shohim shume evenimente keto 3-4 vitet e fundit do shohim vetem grupin e “gjahut te malsoreve shalgjate” BERISHA ,TOPALLI,BASHA,THACI,JAHJAGA
    qe nga inagurimet disa here te rruges kombit,ne shume raste te 100 vjetorit,ne inagurimin e rruges RRUGOVA duke prishur 4 shkurtin,ne shtatorren ahmut zogut,ne memorialin e lezhes ku qytetaret Edi Rama dhe Bamir Topi si ish presidenti dhe k/opozitari i partise me te madhe ne vend jane inoruar dhe ne shume raste jane perdhosur.

    Mos ushqeni asnje iluzion se do kete nje prishje ,ftohje apo “kunder venie” te SRB vs BHO sidomos ne lojen jo te sinqerte me nacjonalizmin grotesk te malsorit shalgjate SRB.
    Edhe sikur ta perkrahe Usa & Be idene elektorale te SRB nuk mund te bejne apsolutisht asnje gje sepse nuk ka ndonje shkas per intervenim apo nderhyrje nga fqinjet.Dhe ushtria e berishe nuk shkon dot as ne bathore..
    Me kryesorje eshte se deri sa aderojme ne Nato keto hingellima nacjonaliste te SRB me teper duken si nje “show” qe tentakulat e lobit te SRB ne washington po bejne per rregullimin e imazhit te kalit te tropojes ne fushen e atdhetarizmit ku ai eshte dificent dhe fajtor ne akte te pastra tradhetie.Lexohej hapur dhe monologu idiot i tij ne Mynih qe ishte i porositur nga ustallaret e tij …

    Qofsha i gabuar por dhe ky nacjnalizem i nje tradhetari me damke eshte i dirigjuar nga ato seksere te tij qe prune eksperte kopetente per kosta trebicken,videon e metes,ekspertizat e FBI me teper per te shplare trurin e shqiptareve me “vertesine” e tyre kur vine ne fillim per te ulur gjakrat dhe me vone hidhen ne koshin e plehrave te SRB.

    Para nje viti Berisha dhe Meta ishin ne nje situate shume kritike per videon e priftit dhe ekspertizat e FBI dhe zoti Mero besonte se Amerika
    po pregatiste fundin e tyre tragjik.Me vone pas dy muajsh ato u priten me pompozitet sa qe vetem medalja e trimerise e SRB per 21 janarin nuk ju dha.

    Tragjikisht sot kur Amerika po kryqzon SRB duke e goditur me pambukun e nacjonalizmit ai si nje kanibal kronik nga lushnja provokon se do ta ktheje 21 janarin dite feste kombetare nqs fiton votimet.A besoni se vertet se SRB nuk i perfill amerikanet qe po kalon ne veprime horror..

    Zoti Mero mos ushqe as iluzionin me te vogel ne sinqeritetin e politikave qe luhen sot ne ballkan vecanerisht per shqiperine.Qofte dhe kur akuzoni Damir fazllicin si sekser serbo-bosnjak kur ne biografine e tij me teper eshte nje trafikant anglo-amerikan.

    Me 30 dhjetor 2012 ju botuat disa rrjeshta te nje cia-meni ne pension qe une e cmoj per sinqeritetin e tij duke pohuar disa hipokrizi te “vogla” te tyre:

    Steven Meyer, ish- zëvendësshef i CIA-s për Ballkanin, në një intervistë për agjencinë MINA të Maqedonisë, pohon se të gjitha vendet e Ballkanit ishin përfshirë në trafik dhe kontrabandë nafte dhe mallrash me Serbinë në kohën e sanksioneve. Ai shton se në fakt edhe amerikanët ishin hipokritë, pasi mbështesnin politikanët që në fakt po bënin trafik me Serbinë.(dje me naften sot me nacjonalizmin)

    Pra kesaj i thone “i zoti e shet tellalli s’e jep”
    Eshte ne profilin atdhetar te Mero Bazes qe te mos ndikohet nga keto meteore me tym qe vetem xhamat e halese se K/M mund ti thyejne SRB.
    Duke qene se shteti dhe dinjiteti i shqiptareve eshte inegzistent duhet te pengohet me cdo kusht dergimi i shqiptareve si bageti per votimet e 2013 Duhen sensibilizuar opinioni publik,opozita dhe ambasdoret qe me kete veprim do shenjterohet si monark i perjetshem i shqiptareve monstra SRB qe do jete fundi tragjik i ketij vendi.
    Dhe faji do jete i atyre qe e kllonuan ne 1992, e shkretuan ate vend ne 1997 dhe 1998 e mbrojten ne 2011.

  36. GAME OWER / LOJA MBAROI

    (X)SALI RAM BERISHA ALBANIAN MAFIA ‘Most Wanted Terrorists’ ‘Person non grade’ ARRESTED

    FULL STOP
    FB – CA

  37. ibrahim kelmendi says:

    Pergezime

  38. Ferida says:

    Zoti Rama ne diskutimet dirtkee me ty dua te jem me shume kritik se sa vleresues per punen tuaj.Nuk e ve ne dyshim as aftesine tende as kulturen as qytetarine as mundesine per ta ndryshuar kete vend qe aq shume ka nevoje.Ne intervisten tende lexova at qe realisht i ndjej edhe une dhe pikerisht per kete kam verejtje serioze sepse ti je lider dhe si i tille ti duhet te na japesh shprese dhe jo sikur fati po na rreshqet nga duart.Opozita qe drejton ti po vepron ne menyre njerezore por ne nuk jetojme ne europe dhe si te tille ti duhet te veprosh me normat e ketij realiteti qe jetojme.Opozita duhet te jete karshi ketij pushteti fashist shume e ashper,shume solide,duke mos leshuar pe ne asnje ceshtje perkundrazi duhet bere presion ne auditore,ne sheshe pa patur nevoje per grumbullime me paralajmerime dy javorshe por ashtu ne menyre spontane me cdo grup interesi aty ku dhemb me shume sepse ne kete forme mbahen ndezur zemrat e atyre qe duan ndryshim.Do ishte ideale te shkohej ne votime pa Berishen dhe kete mos e prit se mund ta bejne njerezit e thjeshte sepse keta njerez per arsye te ndryshme keta jane te corientuar dhe te frikesuar dhe e durojne pafundesisht perdhunimin dhe percudnimin dhe fitojne imunitet te perjetshem.Nuk them te rrezosh me force qeverine as te perdoresh dhune te cfaredollojshme por ama ti elektoratin tend e mban ndezur vetem kur nuk pajtohesh me te keqen dhe i kundervihesh asaj jo vetem me twiter dhe ne parlament por kudo,edhe me konferenca shtypi edhe ne rruge.Shqiptaret qe te votojne dhe sidomos elektorati i majte sepse eshte naivitet te mendosh se nga krahu i saliut te kete rrjedhje votash,ti duhet jo vetem ti ushqesh me shprese por edhe tua ndezesh zemrat qe te jene te palekundur per te votuar duke u treguar se di te beje opozite ashtu sic e meriton ky pushtet.Nuk eshte nevoja te shkosh dere me dere jo se dhe kjo nuk e ka efektin e vet por se duhet kuptuar se ky elektorat qe i ke votat per te qeverisur sepse shumica jane majtiste duhet qe deri diten e votimeve ti mbash ne tension dhe padurim qe diten e votimeve jo vetem te dalin ne votime por edhe ti ruajne votat e tyre po qe nevoja edhe me force.Ne terrenin shqiptar vetem menyra populliste dhe perballja pa i leshuar rruge pushtetit te mbrapshte sjell kredibilitetin tend jo vetem ndaj faktorit te brendshem por edhe atij te jashtem.Kur te vish ne pushtet atehere mund te sillesh sic sillesh sot ku padiskutim ligji dhe ndeshkueshmeria ndaj te gjitha padrejtesive te vihet ne vend qe maskarenjte te dridhen para ligjit dhe jo para Maliqit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje