Ata nuk ndryshojnë

22 Shkurt 2013, 20:19Editorial TEMA

Nga Arban Hasani

Për Sali Berishën, prologu i kësaj fushate elektorale duket më i vështirë se asnjëherë më parë. Pas tetë vitesh problematike në qeverisjen e Shqipërisë, shihet se dy kolonat kryesore mbi të cilat shpallte se do të bazonte betejën e tij për të marrë një mandat të tretë, në mos janë rrëzuar, janë dëmtuar seriozisht. Mbi një muaj më parë, kur çeli zyrtarisht fushatën zgjedhore, kryeministri deklaroi se prioriteti i tij do të ishte bashkimi kombëtar si dhe demaskimi i opozitës si bllokuese e integrimit në BE. Por retorika nacionaliste është goditur menjëherë nga aleatët euroatlantikë të Shqipërisë, të cilët nga ana tjetër po i mëshojnë faktit se, cilësia e zgjedhjeve është vendimtare për procesin e integrimit.

Ajo çka po ndodh gjatë javëve të fundit rreth Tiranës zyrtare është prova më e mirë se strategjia elektorale e Berishës duket e tronditur që në fillim. Qeveria e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet disa përfaqësuesve të saj, e ka bërë të qartë se retorika nacionaliste është e papranueshme. Qëndrim identik ka mbajtur edhe Brukseli, duke e grisur këtë kartë përfundimisht. Nga ana tjetër, partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë kanë qartësuar se zgjedhjet e lira do të jenë prova vendimtare për vendin në sfidën për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Ndaj aktrimin e Jozefina Topallit, që i kërkonte opozitës të votonte tre ligjet që sipas saj ndajnë Shqipërinë nga Evropa, i fundit e nxori jashtë skene ambasadori i Britanisë së Madhe, kur deklaroi se garantimi i zgjedhjeve të lira është kushti kryesor për të ardhmen evropiane. Uashingtoni dhe Brukseli i kanë bërë thirrje të përsëritura qeverisë që të merret me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, duke parë drejt të ardhmes. Por pikërisht këtu duket se nis edhe problemi i Sali Berishës. Punët e bëra keq në të shkuarën ia kanë vështirësuar shpalljen e premtimeve të reja, sa kohë që të vjetrat kanë rezultuar të pambajtura.

Pas dy mandateve në krye të vendit, kryeministri duket se ka shumë pak gjëra për t’i treguar si arritje. Tetë vjet pasi erdhi në krye të vendit me sloganin e duarve të pastra, perceptimi rreth korrupsionit në administratë është dramatik. Një fenomen kapilar ky sipas vëzhguesve, që u ngjit në qiell me rastin e rrugës Rrëshen- Kalimash si dhe me flakët e kërpudhës së Gërdecit. Pasi premtoi se ndryshe nga vitet 1992- 97, kur cenoheshin të drejtat politike sepse demokracia ishte në hapat e parë, gjatë qeverisjes së tanishme ato kapën nivele nga më të ulëtat në Evropë. Në këto vite Sali Berisha jo vetëm kontrollon të gjithë institucionet kryesore të shtetit, por garda e tij ka vrarë katër opozitarë në mes të bulevardit kryesor të Tiranës. Nëse premtonte se s’do hapte procese ndaj gazetarëve, pas tetë vitesh mediat vuajnë asfiksinë e pushtetit të tij, ndërsa kundërshtarët dënohen sistematikisht me gjoba kolosale nëpër gjykata. Pikërisht në sistemin e drejtësisë, që duket se është vënë plotësisht nën urdhrat e qeverisë pasi mbyll procese ndaj qeveritarëve, jep verdikte që tronditin veç shqiptarëve edhe gjithë botën normale, por edhe zëvendëson institucione të tjera duke ndarë mandate deputetësh e të zgjedhurish lokal, gjithnjë në favor të pushtetit.

Pas dy mandatesh në qeveri, biznesi po vuan klientelizmin dhe krizën, paaftësinë menaxhuese dhe arrogancën e pushtetit. Largimi i FMN-së jo vetëm ishte kambanë alarmi për buxhetin e zhytur në borxh, por një betejë demagogjike për rritjen imagjinare ekonomike, kur vendi gjendet në recesion të thellë. Gjithashtu privatizimet strategjike jo vetëm kanë dështuar, por edhe janë telendisur si afera të dyshimta të ngjashme me faturat e kripura të CEZ-it. Papunësia, varfëria ekstreme, sistemi i mjeruar shëndetësor e arsimor, mungesa e fondeve për punët publike aq të reklamuara dikur, krijojnë një tjetër vështirësi për premtimet e mandatit të tretë.

Sali Berisha gjendet në vështirësi në nisje të kësaj fushate edhe prej mungesës së veprave konkrete. Pasi këtë herë i mungojnë edhe metrat paçka se të shumëfishuar të rrugëve të asfaltuara, edhe mburrja – me gjithë korrupsionin- për autostradën e kombit, edhe festa të ngjashme me atë të anëtarësimit në NATO apo edhe udhëtime të gënjeshtërta si dorëzimi i aplikimit për statusin e vendit kandidat. Atij i mungojnë edhe “grindjet” me ministrin e Financave për rritjen ekonomike dyshifrore, ndërsa arrorët dhe frutorët, ullinjtë dhe interneti, nuk hutojnë më kërkënd prej shqiptarëve që, megjithëse të fundit në rajon, kanë kohë që udhëtojnë pa viza.

Ndaj për të gjitha këto për Sali Berishën do të jetë shumë e vështirë të ndryshojë tezat e fushatës elektorale. Nevojës së qytetarëve, por edhe thirrjes së ndërkombëtarëve për t’u fokusuar tek problemet e Shqipërisë, kryeministri duket se e ka të pamundur për t’ju përgjigjur. Kur shpalli fushatën elektorale, ai duket se nuk gjeti diçka më të mirë se bashkimi kombëtar dhe sulmi ndaj opozitës për t’iu ofruar shqiptarëve. Por në të kundërt të asaj që thotë slogani i tij, “Ne jemi ndryshimi”- Sali Berisha duket se është i njëjti. Ndaj Brukseli dhe Uashingtoni kanë vënë alarmin që mos të përsëritet e shkuara e hidhur e post vitit 1996, kur vjedhja e zgjedhjeve dhe tonet e larta nacionaliste i shërbyen katastrofës. Sepse edhe ata nuk ndryshojnë.

23 komente në “Ata nuk ndryshojnë”

    1. O Ramiz ç 'na bëre?!! Vetë ike e këtë kërmën na e le këtu, në mes të sofrës says:

      O Ramiz ç ‘na bëre?!! Vetë ike e këtë kërmën na e le këtu, në mes të sofrës, me gjithë pjellat e tij monstra
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html

  1. luis says:

    Konciz dhe shume i sakte shkrimi juaj.Berisha eshte nje kufome dhe asgje me shume.Ai nuk ka me as energji dhe as moral per te kerkuar nje mandat te trete.
    Edhe militantet me te semure te Saliut duhet te heqin dore per te votuar nje njeri te tille qe eshte bere nje hije vdekjeje qe i sjell vec pasoja ketij vendi dhe asgje persembari.
    Po te ishte nje njeri normal Saliu do kishte ikur me kohe por edhe tani nuk eshte vone e megjithate nuk kemi te bejme fare me njeri por me nje kafshe te djallosur qe me patjeter ne duhet ta largojme me vote dhe nuk duhet te kemi frike nga vota sepse ai eshte thjeshte nje dordolec qe kerkon te tmerroje te tjeret por qe po tmerron vec vehten e tij dhe bashkhajdutet e tij.Ai sot eshte i tejlodhur dhe nuk i punon asnje gjymtyre e trupit te tij vec ka rane nje agoni qe kerkon vec mos ta vrasin se pushtetin nuk ka me fuqi qe ta mbaje sepse eshte i rrethuar nga cdo ane dhe ne krahun kundershtar opozita gjithnje po lartesohet dhe mund te them qe tani eshte pushtet vec se nuk mund ti ushtroje funksionet deri me 23 qershor kur do jete zyrtarisht ne pushtet.
    Me ikjen zyrtarisht te Berishes mund te themi me goje plot se tani komunizmi mori fund sepse stafeta kaloj tek gjenerata e re qe ka vizion dhe qe do e rilind kete Shqiperi te tejlodhur.
    Me Edi Ramen kryeminister Shqiperia do hedhe hapat dhe bazat e nje rilindje te verte per te mos rene me pre e harbuteve politike por e ecjes p[erpara.

    1. naimi says:

      Do te deshiroja me gjithe shpirt qe edi rama ta marri pushtetin ne 2013 jo si socialist por si qytetar denbabaden.
      Kam shume frike se do ta humbi si ne 2009 dhe 2011 sepse jane po ato situata si atehere biles berishi ka me shume disa elemente plus si presidenti,k/prokurorin,kryetarin e shikut si dhe gjykatat e te gjitha niveleve dhe bashkine gjigande te tiranes.
      Me falni se do ju quaj idiot kur mendoni se berisha eshte plakur ?
      Do tju rekomandoja te lexoni se kush eshte “engjelli mbrojtes i berishes” frank wisner ne koridoret e washingtonit.
      Ka nje histori kondraversale ne revoltat e egjyptit duke qene nje katalizator midis hillari klintonit me mubarakun.
      Eshte po ky mafjoz qe ka fuqi deri te emrime ambasdoresh si arvizu dhe te firmosja e “dietave’ te ketij filipit kokzbathur per ti shplare gjakun kasapit berishe.
      Per njerez si puna e luisit sala do jete dhe pas 2013 ne pushtet .Ty more derzi te ka ngel ora ne 1990 kur u be parodia e rrezimit te komunizmit.
      Me shume elemente te komunizmit ka ne amerike se sa ne sistemin e enver trimit or tunxh.
      Rrezimi i komunizmit ka qene vetem nje loje per ta pushtuar me pambuk dhe jo me tanke ate vend qe tashme quhet i falimentuar..

  2. gjenetika says:

    Ndryshimet ne njeriu lidhur me karakterin e tij ndodhin pas brezi te tete.

  3. myftari vl says:

    analize e sakte

  4. laraska says:

    Analiza eshte e sakte, por ende nuk e kuptoj sepse merreni akoma me “programet” e fushates se Berishes. BERISHA NUK KA ASNJE PROGRAM! I vetmi program i tij eshte te vjedh sa me shume vota, e te shes e djeg sa me shume Shqiperine. Une nuk e kuptoj si mund te pritej nje qeveri me duar te pastra nga Berisha? Pse cuditeni me gjendjen e vendit? Sali BErisha dihet kush eshte. Pse u hodh populli ne 97? Sepse piramidat e zgjdhjet e 96 e ben te kuptoj qe shteti kishte rene ne duar te krimineleve. Ketu nuk behet fjale per programe, se keshtu sic eshte katandisur Shqiperia do 30 vjet te behet ashtu sic e la E. Hoxha ne 85, jo me mire qe s’behet fjale. Ketu behet fjale te qerrohet e denohet Sali BErisha, Ilir Meta dhe gjithe plerat e funderrinat qe na kane pire gjakun keto 23 vjet. Duhet ta pesoj dikush, te behet shembull qe te zene mend gjithe te tjeret, e neser kur te qeverisin te kene frike nga zemerimi popullit. Dhe mos harroni, Saliu keto “programe” “premtime” i ben vetem per te fituar kohe nderkohe qe pergatit rremujen/ hilen e rradhes, dhe ai eshte nje bombe me sahat qe mund te pelcas nga momenti ne moment papritur. Cdo minute qe kalon me Berishen ne qeveri, eshte ne demin tone. Ai duhet zhdukur nje ore e me pare. Cdo iluzion tjeter eshte lajthitje per shkak te injorances e naivitetit, ose mashtrimi e tradhtia rradhes ndaj Shqiperise.

  5. mirel says:

    Analize realiste, bravo!

  6. L. says:

    Kufoma e qelbur…

    Kufomë e qelbur,
    Eshtë bërë Saliu,
    Si mbahet në këmbë,
    Kjo mendje firifiu?

    Mendje firifiu,
    Krejt koqe kandari,
    Si fekale,nxiu,
    Cdo dëshirë shqiptari!…

    Mbetur vec fekale,
    Ky,karaduzi-rrotë,
    Dal nga brimë anale,
    Shpërndarë nëpër tokë!…

    Hiqeni,pastroni,
    Këtë ndyrësi,
    Keni për të parë,
    Të bukurën Shqiperi!

  7. Sa ka zanati says:

    Ajo qe eshte e paranushme per amerikanet,eshte pikerisht mandati i tret,te cilin nuk e kerkojne as vete.
    Ky mandat i tret vret syte,kur shikon perpjekjet e maxhorances ne Parlament,ne KQZ, me Gjyqsorin e “pavarur”
    Pse nuk po i duket figura dhe zeri Halimit,u be trim qeratai,si njeri i klonuar dhe i telekomanduar,na befasoi me “trimerine” kunder ambasdes amerikane ne Tirane.Me siguri nuk ja kan karikuar baterite.

  8. Haxhi says:

    Ende po na mundojne 12oo-shat?!!!

  9. Qytetari i vertete says:

    Paria qe eshte ne pushtet mori nje mesazh te qarte qe zgjedhjet jane kusht kryesor per procesin e integrimit dhe kete priste kjo pari qe ne Qershor ti vjedhe ato zgjedhje pasi deshira e saj ka qene gjitmone per nje Shqiperi jashte Europes per ta drejtuar drejt nje monarkie feudale me mbret Sali Berishen I.Sa per sloganin “Ne jemi ndryshimi”eshte mese e vertete qe jane ata por gjithmone nje ndryshim per te keq dhe per korrupsionin kane punuar gjithmone me duar te pastra por me doreza.

  10. N Shabani says:

    Analiza eshte e sakte por Berisha tani me shume se kurre mbetet i rrezikshem dhe ka leshuar qente neper rruget e nendheshme te shikasve te Vishes, kane arritur deri atje sa kane kercenuar edhe njerezit kur bejne pyetje Berishes ne facebook dhe u shkojne me shefin e policise neper shtepia per ti thirrur neper komisariate e per tu bere shantazh te mbyllin gojen.Nje militant i thjeshte partie paska te drejte dhe force te urdheroje policine te shkoje neper shtepite e qytetareve te thjeshte? E pra keto gjera i benin vetem SS-te e Hitlerit.Prandaj Arban une te them ty qe mos e humbni vigjilencen se ai i ka te gjitha pushtetet ne dore dhe Sali berisha nuk iken pa i vjedhur zgjedhjet dhe pa bere rremuja ne Shqiperi se ai vdes per nje cike rremuje.Mos u vetkenaqni aq lehte se koha ka treguar se sa i rrezikshem eshte ai njeri.

    1. fl says:

      Ata te ruajne trapin. Peshtyjini ne fytyre.

  11. banija01 says:

    Saliut si kane ngelur me arme per te luftuar!!!

    Filloi luften me top 122-sh po doli huq.
    E vazhdoj me mitroloz po prap nuk qelloi ne shenje.
    Mori Kallashnikovet, po i dridheshin duart dhe perseri doli huq.

    Tani i ka ngelur nje pistolete ,po i harxhon edhe ato fisheke qe kishte rezerve dhe i ka ngelur vetem nje fishek. Tani mendohet ç’fare te bej me te.
    Nje mendje i thote t’ja heqe vetes,po eshte frikacak dhe nuk e ben dote.

    Prandaj opozita duhet te kete kujdes mos ti ahrohet se do gjuaj me kondakun e pistoletes se me kete eshte me i rezikshem.

  12. tradita says:

    Ne cilin kat jetoni

  13. mira says:

    Po ku do tja dije per mesazhe nje gangster psikopat?!
    Ai prandaj kercenon perendimin per destabilitet, me karte nacionalizmi, se e di qe kurvat perendimore jane gati te lene kete moster ne pushtet, nqs populli rri urte dhe nuk ndihet.

    Sidoqofte FAJIN E KEMI VET. Sado vota qe te vidhte ky CUB nuk do arrinte te merrte pushtet nqs nuk do votohej nga ajo pjese injorante, indiferente,e popullit qe kenaqet me nje pus nje carace dhe nje cingije( se fundi edhe nje makine)
    Me dhimbset pjesa e civilizuar e popullsise qe ishte e denuar te kishte kete fat.

    Sa me shume te ndergjegjesojme te pa diturit per kete te keqe te madhe qe na ra per pjese. Po u ngritem NE edhe perendimi do ta kete me te veshtire te luaje ” dipllomatin demokrat”.

    ps mos u trembni nga shikesi Ajazi, dhe pak dhe ai nuk do dije nga ti çoje kembet per vete.

  14. Ajet Delaj says:

    February 23, 2013

    NESE E NDERRUAM SISTEM KRIMINAL KOMUNIST , PERSE E NDERRUAM!

    Sot ishte vendimi i radhes i “Institucioneve shqiptare” kesaj ralle i Prokurorise se Tiranes per pushimin e ceshtjes per nderrimin e destinacionit te investimit ne sheshin “Skenderbej”edhe pse humbja e taksapaguesve shqiptare eshte 5 miljon euro.
    Nese i shtojme kesaj maskarade 97ten, mbikalimin e zogut te zi , rruges se kombit, gerdecit, 21 Janarit e shume raste te tjera panorama kriminale e pushtetit (post)komunist behet mjaft e qarte per ata qe kane nje minimum inteligjence e sy e veshe normal.
    Motivi si edhe here te tjera vendime “kolegjale” e “amnisti” nga parlamenti e qeveria dhe pamundesi ndeshkimi.
    Pyetja me e natyrshme e cdo shqiptari eshte : A ka ndonje ndryshim ndermjet vendimeve “kolegjale” te Byrose Politike ,Presidiumit te Kuvendit Popullor , Qeverise Komuniste e Komiteteve Ekzekutive dhe VKM te Qeverise se vazhdimsise te pas 90tes , keshillillave te komunave e bashkive e aminstite per vjelljet, krimet nga parlementaret e te dy kraheve?
    Ti marrim gjerat me rragje. Partia shtet me te tera rrypat e saje te shebimit merrte vendime “kolegjale” per jeten ,pronen dhe financat e shqiptareve duke marre jetet e pafajshme te qytetareve shqiptare grabitur pronat e shkaterruar ekonomine e masakruar jete njerzish duke i derguar shqiptaret ne pragun e varferise kolektive.
    Po politika e vazhdimsise se trashigimise komuniste te pas 90tes a ka ndonje ndryshim persa i perket veprimtarise kriminale ne dem te jetes, prones e financave te shtetit shqiptar.
    Veprime qartas ne dem te jetes se qytetareve shqiptare me rastin e amnistive te gjara te 97tes e 2012 per te mbuluar e kaluar pa ndeshkim kooperimi criminal i politikes me krimin ordiner duke marre me se pakti dhjete mije jete njerzish te pafajshem me synimin e qellimin e paster te vazhdimsise kriminale mbi jeten e popullit shqiptar.
    Amnisti per gjoba , fatura ,e prona te grabitura duke e shnderruar shqiperine nga diktatura e unit ne diktatin e krimit te rruges me support te drejteperdrejte te politikes (post )komuniste.
    Lirimi me procedure e deme ne qindra miljon euro ne mos me shume te shkaktuara nga veprimtari te mirefillta kriminale ne dem te interest public e financave te shtetit por qe jane te pandeshkueshme se jane marre me vendim “kolegjial” te qeverise, keshillave te te tera niveleve e lloj lloj bordesh e bordellosh.
    E tere kjo veprimtari kriminale 23 vjecare (post) komunizem e strukturave ilegjitime te te tera niveleve te qeverisjes , pushtetit e shtetit shoqeria shqiptare ndollet jo ne prag te gremines por ne fund te gremines atje ku ishim ne 90ten.
    Sistem politik te pambeshtetur nga vota e popullit, ekonomi kriminale e insuficente ne kontradite te plote e te hapur me lirite e te drejtat themelore te njeriut e miljarda dollare borxhe te brendshme e te jashtme qe askush se thotesa eshte borxhi real . Natyrshen nuk ka si te ndolle ndryshe pasi kurre hajdutet nuk tregojne me deshire se sa kane vjellur.
    Thuhet si neper dhembe se vetem interesa vjetore shteti shqiptar detyrohet te paguaje $500 miljon nese eshte e vertete pasi me siguri qe jane me shume.
    Shqiptare ne nje te ardhme jot e larget sundimtaret grabites qe i keni mbi koke dhe i kane leshuar vendin njeri tjetrit keto 23 vjet do ju marrin edhe to pak kursime qe keni ne banka nga djersa e kalamajve tuaj qe rropaten ne perendim duke deklaruar falimentimin e shtetit e duke mos ju afruar anje sherbim megjithse keni punuar e kontribuar nje jete te tere.
    Per vete do marrin avjionet e do ikin pas akaunteve te tyre me shume zero ne te tera anet e botes qe nga Venezuel, Zaireja e ndoshta edhe ne perendim ashtu sic bene baballaret e tyre shpirteror e gjenetik pas 90tes.
    Nese para 90tes na kishin shtypur e mashtruar pasi ishim te izoluar e pa informacion por tani ne kushtet e internetit e levizjes se lire nuk besoj se nuk i dime dhe nuk shohim cfare behet me jetet , pasurine e financat e shtetit shqiptar.
    Nese i dime dhe jemi te ndergjegjshem per veprimtarine kriminale te vazhdimsise (post)komuniste e nuk reagojme por merremi tere diten rrofte Sala e poshte Palla, rrofte Palla e poshte Sala ne vertete nuk meritojme me shume.

    Ajet Delaj
    New York

  15. m.martini says:

    replike me a.delajn

    Persa i takon gjendjes paradoksale ne Shqiperi jam dakort me ju dhe kjo nuk eshte merite e juaja qe po beni inventarin e krimeve te mobsterit John Gotti, te Ballkanit me emrin berish.Pra cfare ke shkruar me siper i di dhe me budallai ne shqiperi.Ajo qe bie ne sy ne keto flete rrufete tuaja eshte se jeni i gabuar ne kohe dhe hapsire dhe le ti marrim gjerat me rradhe (“rragje”) sic shkruani ju.
    -E para punes duke folur kaq seriozisht per tema ne mbrojtje te atdheut dhe duke ju drejtuar shqiptareve mos i ofendoni duke masakruar gjuhen shqipe. Te te pakten keni bere mbi 3O gabime gjuhesore duke perfshire dhe tangerllekun qe vini muajin February 23, ne vend te shkurtit.Pra qe te duash atdheun duhet te filloni nga gjuha.
    -Ajo qe tingellon shemtuar ne keto shkrimet tuaja tip hamdialban dega
    eshte se ju vazhdoni ta quani postkomunizem kete periudhe pas 1990.
    Eshte e drejta juaj te mendoni ne kete menyre por edhe ne se e marrim te vertete fajtoret kryesore i ke aty ne amerike dhe per kortezi po te them dhe emrat e tyre:2 xhorxh bushat,will rajerson dhe bashkmalesori juaj elez biberaj qe dhe 200 vjet te rrini ne amerike nuk ju hiqet lekura e bajraktarit dhe e mesjetarit.
    Keto xhentelmene bashke me rracen tuaj e prune ne pushtet mixhen tuaj berishe ne 1992 duke abuzuar me aspiratat e studenteve te dhjetorit dhe te te perndjekurve politike.
    Me sa di une dhe zoteria juaj ka qene nga perkrahesit e tij biles nga ato me agersivet.
    Duke qene se jemi te dy shtetas amerikane po ju bej disa pyetje:
    1-Ju akoma beni rrolin e budallait qe nuk e kuptoni se mbeshtetja kryesore e berishes eshte ne lobin e tij ne washington qe i “rregullon” atij imazhin para shtepise bardhe.?????
    2-Ju akoma beni rrolin e budallait qe ky lob anrishqiptar eshte i suportuar nen rrogoz nga filoserbet & filogreket e amerikes .
    3-Perse nuk i drejtoheni fillip rekerit per kete tragjedi te tmerreshme ne shqiperi???? por beni keto hartime tetevjecare ne blogun e temes..
    4-A nuk e kupton akoma se deri diten e sotme veprimtaria e dipllomacise amerikane eshte qe te mbaje perseri ne pushtet berishen edhe pas 2013
    5-A nuk e kuptoni qe gerdeci-rruga e kombit-albpetroli eshte trekendeshi i bermudes ku eshte mbytur besimi te sinqeriteti qe ka patur populli i thjeshte shqiptar te kjo admistrate amerikane.
    Ne fund nje keshille gjysem i nderuar ajet pasi ne moshe je sa djali im:
    Eshte shume kollaj te besh rrolin e garipit duke “bubulluar” nga pertej atllantikut.Nqs se te dhimbset ky vend qe po bastardohet perfundimisht, aty ne Amerike i ke ato qe e fekonduan ne 1992 dhe qe po e mbrojne akoma sot dhe per neser me kete rikerin tim dhe tuajin.

  16. Ajet Delaj says:

    February 23, 2013

    Plotesisht i nderuar z Martini.

    Une nuk e ditkam gjer tani se nderimi shkon me moshe e aq me pak ne nje replike sic ja ke vene emrin ti, megjithate pjese e formimit tat. Se dyti une vazhdimisht kam shkruar pikpamjet dhe mendimet e mija te hapura me emrin tim te plote poshte gje qe ju nuk e keni bere. Filloren ka vite qe e kam baruar e natyrisht se bashku me te edhe oret e diktimit e bukurshkrimi pasi une gjithnje e ve theksin tek ideja e asaj cfare them dhe asaj cfare du ate percjell pa u munduar te kopjoj apo huazoj ndonjerin. Megjithate do e pranoja kritiken tuaj nese realisht ne shrimin tuaj do paraqiteshe si profesor i gjuhes shqipe ne repliken tuaj gje qe nuk e besoj pasi ne shqip emri dhe mbiemri shkruhen me te madhe.
    Une pothuaj ne tere shkrimet e mia nese i ke lexuar klasen post komunsite te vazhdimsise komuniste i kam vendosur ne nje plan pasi per mendimin tim ashtu jane.
    Megjithate dua te them se fale kesaj Amerike shume nga ne sot jemi ne Amerike ne boten e lire dhe kemi mundesi ta themi mendimin tone te lire pasi perndryshe edhe mund te ishim ne Amerike por pasi te kishimm kaluar nga duart e UDB e ASFALIES.
    Une debatet e hapura e mendimin ndryshe e mirepres pasi eshte ne sherbim te komunitetit e respektivisht edhe te Atdheut tone te origjines.
    Per arsye te mungeses se fjales se lire e lirive themelore te njeriut shume nga ne ndollemi ne Amerike sot pasi per cfare i ka dhene Zoti Shqiperise padyshim qe eshte nder vendet me te pasura te botes persa i perket krahasimit me njesi siperfaqje.
    Une kam bere thirrje disa here ne kete forum qe te zhvillojme debate te hapur e te identifikuar ku te arrijme edhe ne qytetrimin perendimore qe nuk kane asnje kompleks per idete e mendimet e tyre mjafton te ruajme minimumin e etikes qe fatekeqesisht shume shpesh ne forume shqiptaresh mungon.
    Nuk shruaj per honorare as privilegje pasi lavdi Zotit e Amerikes jam rregulluar per mrekulli por deshiroj te kontribuaj sado pak ne zgjimin e popullit te shumevuajtur shqiptar pasi realisht mendoj se shqiptaret meritojne nje te ardhme tjeter.
    Persa i perket asaj qe shkruani ju se i paskam sherbyer Berishes po ju deklaroj se asnje dite nuk i kam sherbyer Berishes pasi kam qene nja tre dite para Berishes me levizjen studentore nisur nga idealet e mia te lirise e jo nga lista e Ramiz Alise sic ka ardhur Berisha e shume te tjere por fatekeqesisht ne ate kohe nuk e kemi ditur shumica jone qe sot jo vetem nuk jemi ne shtetin e pushtetin e Berishes por as ne Shqiperi.
    Edhe aq sa kemi punuar per Shtetin Shqiptare pasi ne ate kohe keshtu kam besuar nuk besoj se e njihni dhe e dini perkushtimin dhe idealet e mia ne ngritjen e shtetit antikomunist te ligjit e te se drejtes per as sa kam pasur fuqi.
    Megjithate z Martini do doja ta mbyllja me nje thenje te Volterit se do vdisja qe shqiptaret te kishin mundesine te thonin mendimin e tyre edhe ather kur une nu jam dakort me mendimin e tyre. Do deshiroja te shtoja nga thenja e Volterit pa rrezikuar buken e gojes apo vendin e punes sic random ka ndollur pergjate 23 vjeteve Shqiperi (post) komuniste.Ajo cfare do ju beja thirrje ju dhe tere atyre qe ju’a merr mendja me u ulur me shkruar ne tastieren e kompjuterit shkruani vetem mendimin tuaj e vini poshte emrinin tuaj nese realisht deshironi ti sherbeni Shqiperise e shqiptareve gje qe une ka kohe qe e kam arritur kete standart , thellesisht besoj demokratik.
    Respekte,
    AJET Delaj

  17. prof says:

    Mr. Arban, Congratulations!

  18. Ramon says:

    Kudo qe te vene kermat do ti gjejme pa problem veshtir eshte vetem ne RUSI E SERBI

  19. m.martini says:

    Shume gjera na bashkojne dhe pak na ndajne ne mendime dhe ide i nderuar z.Delaj.E keqja eshte se ato pak gjera qe na ndajne jane me thelbesore.Personalisht kam bindjen se jam me i lumtur se ju qe jetoj ne Amerike qofte nga ana familjare,shpirterore, finacjare etj etj por kam brengen tjeter pas 21 janarit qe dipllomacia amerikane nuk po tregohet e sinqerte me shqiperine per aresye qe ato i dine.Berisha e ka kryer krejt spektrin kriminal ne te gjitha drejtimet si vrasje,tradheti,perdhosje,vjedhje ne menyre te perseritu ne nje periudhe 20 vjecare etj etj .
    Pra jane te gjitha parametrat qe admistrata amerikane duhet te intervenoje ne menyre dipllomatike per te larguar me ceremoni para votimeve berishen qe eshte bere me i urryer se diktatori haitian Baby Doc Duvalier.
    Kam frike se dash-i amerikan per hir te stabilitetit fallco ne ballkan do ta mbeshtese fitoren e berishes dhe ne 2013 pamvaresisht nga pasaralat e shpifura qe po luhen me tre ligjet e pamiratura apo me kete skecin e nacjonalizmit.
    Sa per ato emrat qe beni fjale absolutisht nuk frike nga njeri ne bote apo e kaluara ime ne amerike ,europe apo shqiperi.
    Ne kohen e para 90′ kur jetoja ne shqiperi me luteshin njerzit e mij te aferm qe te “mbyllja gojen” te mos shaja ate sistem dhe pjeserisht i respektova sepse dhe e kam pesuar por jo ne masa ekstreme.
    E njejta gje po me ndodh dhe ketu ne amerike ku me thone mos kritiko admistraten amerikane.
    Une ju pergjigjem se bej dallimin midis demokracise amerikane 300 vjecare dhe nje admistrate qe duhet te zbatoje kushtetuten dhe rregullat e demokracise si brenda qe jane te persosura por dhe me politiken e jashtme psh me shqiperine qe le shume per te desheruar.
    Mos harro i nderuar Delaj se dhe ketu ne amerike ka david petreus,rod bllagojevice,bernard madoffe,damir fazllice,nikollaqe gaxojanis qe pse jane amerikane nuk duhet ti kritikojme dhe te shprehim disaprovimin per veprimtarite e tyre.
    Dhe une do jepja jeten qe njerez si ajet delaj te shikojne realitetin me mire sidomos kur behet fjale per tolerimin dhe legalizimin qe po i ben amerika kriminelit berishe .
    Ky eshte problemi kryesor qe mban peng akoma ate vend.
    I kam shkruar zotit Obama dy here per kete problen dhe letren e trete do ta bej publike ne nje kohe shume te aferme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje