Nevoja për të ikur si “patriot”

21 Shkurt 2013, 23:26Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të shmangë komentet për kritikat e forta ndërkombëtare, përfshi ato të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth trendit të tij nacionalist. Në disa raste tërhiqet dhe nuk vepron, në raste të tjera hesht, por kurrë nuk bën një përgjigje mohuese ose pohuese për to.

Duke qenë se Berisha e ka trendin nacionalist në funksion të zhurmimit të shkatërrimit të procesit zgjedhor dhe standardeve demokratike të shoqërisë, ai po e shtyn në ekstrem betejën me ndërkombëtarët, për një arsye shumë tinëzare, atë të daljes nga skena politike i zbuar si “patriot”.

Në vitin 1997, kur vendi shkoi drejt anarkisë së plotë, teza më e fortë e Berishës, që arriti ta bëjë atë të mbijetojë politikisht, ishte pikërisht ideja se ai po largohej nga pushteti për shkak të një komploti ndërkombëtar ndaj tij si nacionalist.

Edhe pse arsyet reale të destabilizimit ishin zgjedhjet e 26 majit dhe më pas rrëshqitja e vendit në autoritarizëm dhe rrënojat e skemave piramidale, Berisha forcoi rrufeshëm retorikën anti-greke dhe anti-amerikane dhe ia doli të dominojë me të debatin politik në vend, duke u paraqitur si viktimë e një komploti ndërkombëtar.

Kritikat e forta të Zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit për rajonin, zotit Filip Riker, deklaratat e ngjashme nga i dërguari special i Bashkimit Evropian për Shqipërinë, Lajçak, deklaratat e personalizuara të Bashkimit Evropian kundër qëndrimit të mëtejshëm të tij në pushtet, janë arsye të mjaftueshme që Berisha ta shtyjë deri në zgjedhje si një luftë të ftohtë debatin rreth “nacionalizmit” të tij me vendet perëndimore.

Në logjikën e mbijetesës së tij politike, ai është duke përgatitur elektoratin e vet se Perëndimi po e izolon dhe po tenton ta largojë nga pushteti si nacionalist edhe pse ai “do t’i sigurojë” votat për pushtet me metodat e tij. Rrethi i ngushtë i bashkëpunëtorëve të tij, por dhe ai vetë, kanë ngecur ditët e fundit tek retorika për tre ligjet konsensuale dhe lufta kundër komunizmit, dy teza që nuk frymëzojnë dot askënd për të dalë në shesh përveç administratës publike që del me lista dhe dhunë për të mbushur sheshet. Dhe të mendosh se një prej tre ligjeve është për depolitizimin e tyre, e kupton se sa seriozisht e ka Berisha dhe këtë çerek beteje.

Ajo që duket e qartë në planin e Sali Berishës është që do të vërë dorë mbi zgjedhjet dhe do t’i vjedhë ato, dhe ajo që po përgatit si justifikim nëse Perëndimi nuk ia pranon zgjedhjet, është nacionalizmi i tij. Pra, me dy fjalë, kemi para nesh një hajdut votash që nëse kapet dhe ndëshkohet, do nxjerrë nga thesi kostumin e patriotit dhe do të thotë më ndëshkuan për këtë arsye.

Me këtë tinëzari ai po tenton çdo ditë të devijojë debatin që Perëndimi po orienton kundër tij. Për gati çdo ditë ka deklarata të perëndimorëve kundër tij dhe një heshtje të tij ndaj tyre. Ai ka folur këtë javë më shumë për këmbën e thyer të Blushit dhe ish- paletat ushtarake të Alfred Pezës, se sa për kauzën e thyer të pushtetit të tij dhe spaletat fallco të nacionalizmit, me të cilat po tenton të maskojë masakrën ndaj demokracisë në Shqipëri. Me kaq shumë intensitet dhe kaq shumë qartësi Perëndimi nuk ka folur kurrë ndaj ndonjë lideri shqiptar, dhe me ketë mungesë reflektimi dhe përgjigjeje nuk jemi ndeshur askund në historinë e çdo shteti normal demokratik. Shmangia e debatit me Perëndimin dhe përpjekja për të arkivuar atë si një dosje me të cilën shpreson të justifikojë ndëshkimin për prekjen e zgjedhjeve, janë të lidhura ngushtë me njëra- tjetrën. Sali Berisha ka kohë që po sillet si njeri që veprimet e sotme ia dikton frika e së nesërmes. Ai shkatërron gjykatat se mendon se do ta dënojnë për vrasjet politike dhe abuzimet e familjes së tij, shkatërron institucionet se mendon se do të paralizojnë pushtetin e tij, shkatërron median se ka frikë se inkurajohet një fushatë kundër tij, shkatërron zgjedhjet pasi ka frikë se inkurajohen shqiptarët të votojnë masivisht kundër tij. Me këtë logjikë ai po shkatërron dhe raportet me Perëndimin me shpresë që ta përdorë këtë si një arsye për delegjitimimin e mundshëm të pushtetit. Shpresa e tij se me milionat do të ndikojë mbi lobistët e vet në Uashington t’ia tolerojnë prekjen e zgjedhjeve, është e vakët dhe ai po përgatitet për të ikur si “patriot” nga “armiqtë” e Shqipërisë. Ndaj hesht për të kthyer përgjigje tani, kur beteja qe ai ka ne mendje është ende larg.

65 komente në “Nevoja për të ikur si “patriot””

  1. DAUT SKELA, VLORË says:

    Faleminderit Mero!
    Ky diktator hyri nga penxherja e Demokracise se Brishte SHqiptare dhe do dale nga Dera e Halesë:
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-monstra-i-vicidolit.html

    1. Sali Baba says:

      Po iku kete here kthehet vetem si fantazem

      1. N Shabani says:

        Nuk iken Sali Berisha pa realizuar synimet e Beogradit per te future vendin ne lufte civile. Ai do te vjedhin zgjedhjet dhe populli do te ngrihet kunder tij dhe do behen aq shume rremuja sa ai do ti shpetoje denimit dhe gjykimit te tij. Cmimin si gjithmone do ta paguaje populli shqiptar, ai i ka mbushur bankat per brezat e ardhshem te familjes se tij.

      2. Dyrrahu says:

        DO TË DËSHIROJA TË IK DHE MOS TË KTHEHET KURRË

        Zoti Sali Baba,
        sikur populli të votonte kundër tij dhe të çlirohej nga ky monstrum Shqipëria do të fillojë të frymojë shlirë e mirë.
        Të gjithë janë kundër tij, tani kam një bindje se edhe kosovarët janë kundër sepse ky mu në kohën e dialogut me Serbinë e “shpikë” patriotizmin e munguar deri më sot vetëm e vetëm për t’i radikalizuar serbët e Beogradit dhe të Kosovës. Sot në bledhjen e Kuvendit të Kosovës ngritet deputeti serb dhe thotë se kërkesa e Daçiqit, gjatë dialogut me Thaçin, është e drejtë dhe serbët duhet të kenë një kompaktësi teritoriale dhe administrative në Kosovë. “Patriotizmi” i Sali Berishes prodhon kërkesa radikale serbe në Kosovë.

      3. tourkofagos says:

        ke photo,ke dale si hero kombetar o mero,,,,,,,hahahaaha

      4. raimondi says:

        Nuk diskutohet fare qe votat do vidhen dhe qe nga ana tjeter Perendimi nuk do thote gje por do e kaloje me formulen “..zgjedhjet kishin mangesi por ishin me mire se zgjedhjet e shkuara duhen regulluar ca gjera per zgjedhjet e ardheshme ….”

        Ndaj opozita duhet te beje aleanca parazgjedhore ne menyre qe te perballoje vjedhjet e votave , ndryshe do humbasi

      5. hasan says:

        Degjoni Hasanin.Ky njeri faqezi nuk iken nga pushteti pa destabilizuar Shqiperine.Do te rrojme e do ta shikojme deri ne qershor.Ky rrezohet nga pushteti vetem ne menyre revolucionare,ashtu siç e ka mare dhe mundohet ta mbaje.Ai ka humbur çdo lloj ekuilibri llogjik e psikollogjik.Njerezit qe duhet ta keshillojne i kane duart te pista ne korupsion jo deri tek brryli,por deri tek gishtat e kembes.Familja po e ka humbur betejen me te qysh me pare dhe tani jane bere me keq se ai.Zoti e ruajt Shqiperine nga Neroni shqiptar.

        1. homeri says:

          —-HASAN– ka nje menyre qe opozita te fitoi zgjedhjet —nga bathorja e larte , Berisha i vjedh votat , kete gje duhet te beje edhe opozita nga elbasani e poshte — hilelja me hile , sinqeriteti me sinqeritet —

    2. Be-fuck Meta says:

      Mero, kjo eshte nje nga versionet, qe sigurisht qendron. Por, situata eshte me komplekse dhe ju duhet ta analizoni me gjere.

      1. Sigurisht, ai e di qe do ike dhe desheron te ike nen namin e nje patrioti te thekur. Qe pati tere Europen kundra, madje edhe SHBA-te. Por, ai vulehumburi harron se ka edhe Serbine ne krah, dhe aq me shume se ka tere shqiptaret kundra dhe ja njohin dhembe e dhemballe, te krimbura si i ka.

      2. Ai don te ike si i varger, sigurisht per te krijuar nje mesazh se i bene nje padrejtesi, por edhe per te fshehur pasurine e tij, te gjobave te Lirise dhe hajdutlleqeve te Zenit dhe Argites.

      3. Do te ike i lare me vrasjet ne Gerdec dhe me 21 Janar, duke mbyllur ne forme te prere ne Apel tere vendimet. Po ta shihni, me i shqetesuari eshte Fatmir mediu, se te tjeret, kane dale nga burgu dhe do zhduken ne momentin qe Saliu kapitullon. Pra, po i largon deshmitaret nga Shqiperia.

      4. Kesaj radhe e ka keq, se nuk ka ne krahun opozitar Rexhep Mejdanin apo Neritan Ceken, qe per ca privilegje mjerane me emrime femijesh te llastuar ne administraten e shesin parimet dhe i dhane dikur fryme vrasesit e kriminelit.

      5, Do te ike si ndertuesi i veprave te medha, por as edhe nje rruge, qofte edhe nje te vetme nuk ndertoi brenda standardeve. Lere pastaj per denglat e tjera si vendi superenergjetik, superdixhital, supermediatik, super ligjor.

      Por, do ike si vrases, si hajdut, si injorant, si tradhtar i KOMBIT. Turpi dhe njolla nuk do i ikin per jete, sikurse edhe denimi qe duhet te jete i tille, per jete.

      1. ilir says:

        do iki edhe me nje SUPERKINEZCE…me qe ra fjala di ndonje ca po behet me gjuhen e te ardhmes ne shqiperi,po meson njeri kinezce nga administrata publike???

    3. don pablo says:

      pergjigja e pare e gjithe ketij rebusi vjen qe kete te hene ,pas zjedhjeve italiane.largimi i B -se italian nga europa do te thote largim e B .se shqiptar.pasojat e shembjes se mbrojtesit te mafias ne itali do kene ndikim edhe tek filiali i mafias ne shqiperi.do prishen ejkulibrat ekonomik dhe duhen te pakten nja 2-3 vjet sa ti marri masat e shqiperise mafia.prandaj i uroj fituesit te 23 qeshorit(ed rames) qe sa te vije ne pushtet ta kaloj shqiperine ne gjendje lufte ,me ushtrine ne rruge qe te bej rolin e policice dhe arrestimin e ketyre personazheve te klanit berisha beograd.

  2. arberia says:

    Vertet mendon Z.Baze se kryeministri ka per te ikur ashtu sic thua ti?.Ketu do jemi e do shohim. Shoqeria shqiptare perfundimisht eshte kthyer ne shoqeri ne depresion. E te mendosh qe kete gje ka arritur ta beje te mundur vetem nje njeri,eshte per te vene ulerimen.

    1. Open your mind says:

      Bisha mund te ike,por nuk do te jete kollaj te qerrojme sistemin qe ka ngritur.Jane me mijra kurva,bastarde,hajdute,kriminele qe kane zaptuar administraten shteterore.Ata do te behen te urte kur te ike bisha,ne menyre qe te mbajne vendin e punes.Duhet nje “dore” e kujdesshme qe te pastroje administraten,dhe ta mbushe ate me specialiste perkates dhe jo me militante te tjere partie.

      1. @Open your mind says:

        Pushteti qe do vije, eshte po me aq kurva, bastarde, hajdute dhe kriminele. Ate “doren ” qe do te “pastroje” administraten e keni gati..Eshte LSI..e cila kesaj rradhe e rrit pazarin me 30-40% te administrates (meqenese ka pasur “sukses” ne administraten e mepareshme)…Apo nuk e keni marre vesht qe PS nuk fiton pa LSI?!

  3. Pelasgian says:

    ore ti sekuestrohen pasurite SRB-it dhe te burgoset me burgim te perjetshem . Patriot ai ?? PUPUPUPUPU ||

  4. Labi Vlore says:

    Shqiptaret jane tashme mjaftueshem te zgjuar per te kuptuar se nuk ka asnje justifikim per shkaterrimin e zgjedhjeve dhe demokracise ne Shqiperi mbas 23 Qershorit.Z.Mero.Me duket se edhe ju po beheni pre e asja se si do te justifikohet Sali Berisha perballe Shqiptareve dhe Nderkombetareve ne rast se vazhdon ne rrugen e tij qorre te shkaterrimit te Shqiperise per here te dyte mbas vitit 1997-te.Nuk na duhen aspak justifikimet e Sali Berishes se perse,kur,pse ai po pergatit shkaterrimin ehde njeher etjeter te Shqiperise.Askush nuk do e degjoje as edhe nje sekonde te vetme.Mos ki merak dhe mos krijo komplekse kot me kot se si do justifikohet Sali Berisha.Edhe Enver Hoxha nese do ishte gjalle sot ne vitin 2013-te do kerkonte te justifikonte diktaturen e tij Kriminale,dhe ndoshta ndokush do i jepte te drejte.Ashtu sikunder akoma vazhdon te thote Nexhmije Hoxha,se gjoja burri i saj Enver Hoxha ishte nje njeri me zemer te madhe,dhe se rrethanat e detyruan,per te miren e Kombit te masakronte vendin e tij.Nuk ka asnje lloj justifikimi dhe budallalleqesh qe po perpgatit Saliu,qe mund te nxjerrin rruar-qethur kete here.Une jam i ri,dhe as me interesojne fare alibite e Sali berishes.Une kerkoj te shporret ky kriminel dhe te hapi rrugen e prosperitetit Shqiperise.Mbasi te ndodhi kjo,askush nuk do merret me budalleqet qe do thote,apo ka pas thene dikur.Nuk em intereson aspak pjesa,se perse,qysh,tek,pse,kur,si,etj,qe do perrallise Bushtra e Vicidolit.

    1. Labi Vlore says:

      P.S.Nuk na duhen Nevojat e Sali Berishes.Si ajo qe shkruani ju i nderuar Mero.Nevoja per te ikur si Pateriot apo kushedi se cfare??Ne duhet dhe jemi te fokusuar tek nevoja jone.Te largojme bushtren e Vicidolit me 23 Qershor,qe te mund te hapim rrugen e progresit normal Demokratiko-Ekonomik vendit tone,Shqiperise.Shkurt dhe Qarte.Pike.Se cdo perrallise Bushtra e Krimit,as na duhet fare.

  5. nuk mund te kete zgjedhje te lira e te ndershme me sali berishen.Duhet nje qeveri teknike, qe te çoje drejt zgjedhjeve te lira e demokratike.

    1. fl says:

      Nuk ndryshon asgje me qeveri-teknike tani. Institucionet qe percaktojne zgjedhjet KQZ, Kolegj, Parlament i ka Sala. Madje kujdes se mund te jete loje e Sales dalja e ndonje qeverie teknike, qe te justifikoje se ai nuk ka gisht ne manipulime.

      Qeveria ka vetem Ministrine e Brendshme. Nuk besoj se Policia do perfshihet ne zgjedhje sepse pastaj thjesht s’ka me zgjedhje dhe shkon direkt ne situaten e para 97. Ne rast se duan te rrezikojne gjithcka, bujrum, po si dihet si perfundon kesaj radhe

  6. nexhmije topalli says:

    Ndigjoni Jozefinen ju, ne do te fitojme, ne na don populli se e kena ba Shqipnine vendin ma te zhvilluem ne Europe.

  7. banija01 says:

    E kame thene edhe here tjeter qe Saliu do fute duart ne kutite e votimit,jo se do dhe nje mandat tjeter,se e di qe nuk mund te qeverise me kete gjendje ekonomike qe e katandisi,po se eshte betuar qe mos t’ja dorezoje kariken e Kryeministrit Edi Rames.

    Duke humbur zgjedhjet , Rama te detyrohet te lere drejtimin e PS dhe Saliu do beje zgjedhje te parakohshme dhe ta fitoje kush te doje ,mjafton te mos jete Rama kryetar i PS-es.

    Me nje gur vret dy zogj,heq qafe Ramen dhe jep doreheqjen dhe emeron Bashen kryetar te PD-es.

    Presidentin ,SHISH-in, Gjykatat,Prokurorine i ka te kapura ,keshtu shpeton dhe lekuren e tij

    1. Labi Vlore says:

      @banija01.Dmth ti thua qe:Mqs Saliu do vjedhi votat,ai qe duhet te largohet eshte Edi rama??Kjo seshte logjike.Me fal qe po ta them.Krimin e bej une,e ne burg te shkosh ti i thone kesaj pune.Ti vjedhi zgjedhjet Saliu,qe te japi dorheqjen Edi Rama.Po si mund te ndodhe kjo??Nje kryetar partie largohet kur populli nuk e voton dhe i humbet demokratikisht zgjedhjet,e jo kur ja vjedhin.Eshte njeloj si te thuash,qe nje skuader te luaje me 11 lojtare,skuadra tjeter me 50 lojtare,plus arbitrin qe jep penallti per skuadren me 50 lojtare dhe kapiteni i skuadres me 11 lojtare te pranoje se ka deshtuar.

  8. I Larguari says:

    Saliu dhe gjithe soij tij qe vijne nga lindja nuk do te kene me jete ne Shqiperi se ata qe ushqyen per 100vjet kete Bajga ( serbet) nuk do te kene me fuqi ti ushqejne ,ditet qe po afrojne do te jene ditet e mengjezit te Lirise se popullit me te mrekullushem ne bote, ZOTI e bekofte ate dite

  9. laraska says:

    Shume shkrim i bukur si gjithemone! Une mendoj se edhe po te vijne nderkombetar me shumice, prape nuk kane c’bejne per sa kohe zgjedhjet organizahen nga qeveria Berisha. Leqe nderkombetaret nuk mbulojne dot gjithe qendrat e votimit ne Tirane, jo me ne gjithe Shqiperine, plus qe ja i mbuluan, a do rrine 72 ore a me shume pa gjume me koken mbi kuti? Te mos harrojme se tek ne zgjat numerimi me dite te tere. Sa te bejne nje pushim ata, direkte fut kutite Sala se i ka gati. Madje une kam bindjen se kete radhe ai do i grabis me dhune me keq se ne 96, saqe dhe vjedhjet me vendime KQZ do na duken lule. Nuk ka zgjedhje te lira per sa kohe Sala eshte ne pushtet. Cdo vendim qe del nga ato zgjedhje, do jet vendimi Sali Berishes, jo i yni. T’me thote dikush kur jane bere zgjedhje te lira me Salen ne pushtet ose kur ka fituar nje here opozita me Salen ne pushtet??? Asnjehere.

    Gjithashtu jam dakor me ju Mero per tinzarit e Berishes. Te gjithe e tallin si nje plak te rrjedhur, por une mendoj se ai eshte nje plere qe kurre nuk i mbarojne poshtersite, dhe ben vet rolin e budallait. Ai ne cdo konlikt eshte shkaktari, por e rrotullon muhabetin ne menyre te tille, qe me pas del negociatori i problemit. Pra na del pale e zgjidhjes se problemit, po keshtu eshte bere me 97, 98 e gjithemone. Ai eshte bere mjeshter tani se ka 23 vjet me keto politika tinzare dhe ja ka marr doren, plus qe ka mbeshtetje nga mafia dhe angjenturat e huaja. Ai me karten e nacionalizmit pervec se i sherben Serbise ne dialogun me Kosoven dhe i jep argumenta Serbeve, por gjithashtu po pergatit rremujen e radhes qe do destabilizoj Shqiperine. Ne fund te kesaj rremuje ai do dal si negociator dhe i shpeton denimit te popullit por dhe drejtesise nepermjet marreveshjeve dhe amnistive te ndryshme me qellim stabilizimin e vendit (sic kemi pare te ndodh). Kjo rremuje do shkaktohet po nga BErisha (si 97), por ai do dal ne fund si negociator, pra njera nga palet qe zgjidh problemit, edhe pse duhet te perfundoj ne burg si shkaktari. Harrojini zgjedhjet e lira me te ne krye! Nderkombetaret nuk kane c’te bejne, sado te duan ata. Dhe mos harrojme qe element si Ruci, Gjinushi, Milo etj gjenden ne anen tjeter, pale tjeter negociatore.

  10. kelmendasi says:

    Berisha do qendroje si patriot e punetor ne pushtet ne Shqiperi por Rama me Meron do largohen ne qershor si antishqiptare pra si trathetare.
    Sa shume gezohet Mero me Ramen kur dikush flet per te ruejte kufijte ekzistues per te mos u bashkue shqiptaret.Po per Vorio Epiri qe po e kerkojne greket foli Reeker.Ky Reeker nuk eshte budall si Rama diplomacia eshte diplomaci por ka komunikime te fsheheta,Ato te fshehetat i di Reeker dhe Beriasha por jo Rama dhe Mero. Per kete pelcet Mero se nuk i din te fshehtat.Ambasadoret ma shume jane numrore topi. Edhe Wisner fliste kodra mbas bregut por tash e dini se eshte ne pension te parakoheshem.Edhe Mariza Lino u perpoq ta zhduke Berishen dhe Rugoven por iku vete.Mero qetsoju se populli nuk pyet as Ramen as Reeker as Slloboden as Meron as Papandreun por voton Berishen.Podesta eshte kompania qe beri fushaten e Obames apo edhe Obama si Berisha vepron.Popullit kur nuk ja mbush dot Rama mendjen ta votoje tani citoni te huejt.Po ajo QYTETAR NDERI i Kreshnikut si u be se na mashtruet na sqaroni pak? Ne qershor tash e shifni kush iken.Qesh kush qesh i fundit.

    1. Askushi says:

      Fatin e pushtetit te Berishes(dhe Berishes)e ka ne dore Amerika (perendimoret kan boll hallet e tyre).Historikisht asnje pushtet apo qeveri ne kete vend, nuk ka ardhur apo eshte larguar me e per vullnetin e popullit, por gjithnje me “bekimin”e te huajve. Kjo tregon per fatin tone te keq, edhe shkallen e civilizimit tone, tregon ecjen tone”ne vend numro”.
      Nese Amerika e deshiron ikjen e pushtetit te Berishes,ky i fundit ka vetem dy mundesi; Ose te “fluturoi”si Zogu( idhulli i tije)per strehim politik diku ne Moske(komshi me Assadin e co.);Ose te “shembet” si busti i E Hoxhes(qe eshte me propabel duke pas parasysh “kostumin” e tije), gje te cilen une dhe kushdo tjeter me mend ne koke,s’do ta uronim kurrsesi.
      Nese Amerika do e deshiroi akoma ne pushtet S. Berishen,atehere kete te fundit, do ta largoi nga pushteti vetem vdekja naturale(kurrsesi opozita me “Rilindjen” e saje cale-cale e me breke neper kembe, qe me shume ngjan me nje “Rihypje”),dhe atehere,une dhe “askushet” e tjere si une, bashke me dinjitetin dhe shpresat e tyre do ta rilinin(iknim perseri) kete vend ne batakun e se keqes qe e ka mberthyer.
      Dhe te jeni te sigurte Ju kelmendas(dhe gjith kelmendasit e tjere)qe ndoshta sot jeni “Kaporrale”te ketij pushteti,se, heret a vone do ju vije radha ju ,te jeni skllever te ketij pushteti.

    2. tragji-komedi says:

      Po pse o Kelmend, deri tani c’fare je duke bere, 8 vjet ne pushtet dhe akoma nuk te jane thare lotet……?????:-P

    3. anticensurë says:

      kelo
      si ta ka thon kol tivari??

      të kisha tre si ti
      në dy kisha von komët
      në të tretën kisha dhi!!

  11. myftari vl says:

    te iki si te doje,vetem te zhduket salehu dhe familja e tij nga shqiperia.vetem nje gje ta dije sdo i shpetoj dot hakmarjes se popullit per krimet e kusarite qe ka kryer kunder tij.

  12. linda says:

    Mero je i madh.Analizat qe ben jane fenomenale.Bej kurajo dhe demaskoje Kriminelin Sali per cfar i solli popullit shqipetar.Do mbetesh ne histori, por bej kujdes.
    Me nderime per ty

  13. Tingujt e Kosoves says:

    Mero, edhe te shkrimi qe ke publikuar – “Nën flamurin e Kosovës, kundër SHBA-së!” qe e lexova ne Koha Ditore… me pelqyen ca fakte qe ke fut ne Drite… qe ishin diku ne erresire, apo me mire te them, qe populli i kishte harruar ca. Fakti 1 eshte kujtimi mbi luften kunder Rugoves-KOSOVES. Fakti 2 eshte qe nen petkun e Kosoven, (sic e thoje dhe ti, u turret SHBA-se) eshte per t’a mbrojtur pushtetin ne Tirane. Une isha i flaket nga Berisha, por se dija se kush ishte. Kete e pashe kur doli ne PUBLIK shitja apo FALJA e detit Greqise. A thua more vlla, a ishte ajo pjese e babes se tij, apo e kishte trashegim dhe e tere Shqiperia eshte vetem e Sali Berishes, ndersa Jo e Kosoves, jo e LDK-se, PDK-se,LSI-se, PS-se?! Nje kjo. Dy: INTERKONEKSIONI?! Po ky sikur s’di te ndalet… pse une x,y filani, sun bana milioner, por pres 1 muj 1 page sa per te ngran, e i biri i sales, ka afera afariste me serb?!

    Ky, vetes osht t’u ja ngul… ku n’Kosove s’ka ca vjen mo…Kosova nuk ka nevoje as per Sali Berishen e as per Shqiperine…Ne kemi nevoje per Ameriken, dhe Angline. Ne me vullnetin e tyre, sot gezojme shtetin, dhe u kthyem ne shtepite e tyre k’tu e 14 vjet perpara. Sali Berisha se ka provue ca osht me kon i pashoq dhe me te qit prej shpijes, dhe me pa baben ose vllaun ton t’u ta pushkatu serbet… Ne e pame, e perjetuem, dhe Sali Berisha s’e ndali ate gjenocid por Amerika dhe Anglia. Ndaj, nqs Berisha e lexon kete mesazh, i them kete porosi: MOS E PERDOR ATE PAK SIMPATI QE KEMI PER TY, SE VETEM VETEN E PRISH ME PERENDIMIN, DHE ASPAK NUK AFROHESH ME KOSOVEN. KOSOVA BEN CA T’I THOTE NENA AMERIKE, DHE KETU E BEJME ME GJITHE QEJF. LERNA PUNET TONA, E MOS NA PRISH ME NJEREZIT QE NA DHANE LIRINE.ME ATA QE ME TAKSAT E TYRE FINANCUAN NJE LUFTE…ATEHERE KUR TI S’KISHE BYTH AS NJE FISHEK TA SHKREPESH KUNDER SERBISE. RRI URT DHE ME 23 QERSHOR IK, PARA SE TE JETE VONE PER TY. TE PAKTEN, RUAJE ATE PAK BURRNI QE TE KA NGELE, NATYRISHT, NESE KE PATUR NDONJEHERE. KOSOVEN MOS E LENDO, AJO ENDE LENGON NGA PLAGET, ENDE KERKON NDIHME, NDIHME, NDIHME NGA NENA AMERIKE.

    TE LUTEM MERRI NE KONSIDERATE KETO POROSI. TI NUK I VYEN KOSOVES, E AS SHQIPERIA KOSOVES. KOSOVA KA NEVOJE PER SHBA-te, JO PER SALIUN, APO TIRANEN.

    ME RESPEKT,

    NGA NJE STUDENT I PRISHTINES

    1. anticensurë says:

      ore paska hap kristali universitet në kosovë???
      tashti po e marr vesh se nga dalin këto tinguj!
      a or fyll kristali!
      fyll mbetesh paversisht se ke diçka të vërtetë brënda në shkriin tënd!
      o zë duduku,ke kush kafehane e ka qëndrën ky kristali i prishtinës???

    2. laraska says:

      O tingull meso njehere cdo te thote “spiun i agjenturave te huaja” e pastaj do kuptosh qe nje koment i tille nuk ka pike vlere, jo me te preki ne seder Salen. Nuk i plas Berishes se quan ti toke/ shtet nene Ameriken apo Shqiperine. Gjithe kete pasion qe paske, perdore per diplomen qe ta marresh me mundin e djersen tende, jo me mik.

  14. enea says:

    Kush e di mire kuptimin e numrit 13 arrin ne perfundimin se Berisha largohet nga pushteti. Duhet te jemi te kujdeseshem sepse Berisha po organizon horrat e tij ne rastin e sigurt te humbjes.

    Familja sot nuk fle, familja eshte ne ethet e mallkimeve te Shqiptareve.

    Poshte Berisha, rrofte Shqiperia

    1. @enean says:

      Edhe me e fillu Edi me 13 nuk besoj se eshte ogurmire..keshtu qe te shohim..

  15. Fredi says:

    Kujt t’ia thuash keto, Saliut apo Ilirit apo te gjithe atyre qe e shkaterruan ate vend…
    “Ju jeni nje grup i anshem ,armiq te mireqeverisjes ,bande mjerane mercenaresh ,do te shisnit vendin tuaj per nje pjate thjerreza si Esau ,si Juda do te tradhetonit Zotin tuaj per pak qindarka. A ju ka mbetur valle te pakten ndonje virtyt ?A ka te pakten ndonje ves qe nuk ju perket ?Kush mes jush nuk do te bente pazar me ndergjegjien ? A ka mbetur me kush prej jush qe ka per zemer interesin e Republikes ? Jeni bere te padurueshem e te urryer ,per interesat e Kombit .Populli ju zgjodhi per te zhbere padrejtesite ,dhe tani jeni ju padrejtesia ! Tani mjaft me ! Merrni me vete xhinglat e shkelqyera dhe mbyllni deren me celes. Ne emer te zotit IKNI”….. Oliver Kromuell ne Parlamentin Anglez 1653

  16. dino says:

    Opozita duhet te pergatitet per nje beteje te madhe.Nuk e dorzon pushtetin Saliu ne menyre paqesore:Mos harroni 96-97-en>>>…Cfare duhet te beni?Keni disa muaj qe te mendoni strategjite dhe taktikat qe te izoloni kete kuceder:Mos e leni te mashtroj popullin sidomos fshataret e varfer me ndonje thes miell,te frikesoj zyrtaret dhe rrogetaret e shtetit ose ti mashtroj me premtime,te vjedh votat,ti fallsifikoj ato etj.Coni dere me dere idete tuaja si do ta mekembni vendin si dhe permblidhni te gjitha hatate shkatrrimtare qe Saliu i ka shkaktuar vendit per 22 vjet!!!!

  17. gjergji usa says:

    Nuk e kuptoj pse keni akoma iluzione i nderuar Mero qe keta perendimoret po e kritikojne seriozisht SRB.
    Kjo ndodh sa here vjen ndonje Riker nga USA apo ndonje Fyle nga BE per vizite ne Shqiperi ju kujtoni se po i afrohet fundi plakut te trustit te lulelakres Dogsborough.

    Kam mbi dhjete here qe ja u bej kete verejtje z.Baze per besimin e tepruar qe keni te dipllomacia amerikane & europjane ne lidhje me “acarimin” e tyre me SRB.
    Nuk eshte SRB qe po ben lojen e nacjonalizmit por jane pikerisht keto dipllomate duke perfshire dhe z Riker qe jane futur ne kete loje per te amortizuar perfundimisht super-masakren e 21 janarit.
    Duhet te jeni i ndergjegjshem me vehten tuaj Mero atdhetari se admistrata amerika e z.Obama per te cilen kam votuar 2 here pothuajse i ka trajtuar 4 protestuesit e vrare si terrorista dhe partine opozitare qe organizoi mitingun e kane barazuar me aktin kriminal te vrasesit SRB.

    Gjithmone e kam permendur dhe e perseris prape :Duke krahasuar qendrimin zyrtar amerikan ndaj 14 shtatorit 1998 me 21 janarin 2011 dilet ne konkluzion qe USA e prodhoi SRB ne vitin 1992 dhe nuk do ta dorezoje “gjalle” kete mobster deri diten e qametit.
    Te njejten eufori keni shfaqur dhe nje vit me pare me ardhjen e ekspertizes se FBI ku menduat se i erdhi fundi SRB por fatkeqesisht pas dy-tre muajsh u prit ne washington si heroi qe shpetoi k/m nga kokpalaret pamvaresisht ca kritika tip rikeri 3 kulace dhe nje kerbac.

    Me shume jam habitur me nje “ulje kuote” te Meros ne situatat extreme qe po kalon ai vend ku cdo dite shkon nje shkalle me poshte drejt shperfyterimit te moralit kombetar , kapitullimit finacjar dhe kolapsit ekonomik.

    Eshte koha qe z. Riker duhet tu jape llogari shqiptareve perse tolerojne akoma nje kriminel qe ka vrare protestues ,ka tradhetuar vendin dhe ka shkaterruar plotesisht ekonomine.

    Eshte koha qe kongresi amerikan dhe nato duhet te nderhyjne ne shqiperi per clirimin e shqiperise nga monstra SRB per te cilen dhe keto institucjone kane fajin kryesor.

    NATO duhet ta mbroje ate vend jo vetem nga armiku i jashtem por dhe ai i brendeshmi qe aksidentalisht shqipfolesit i thone K/M.
    Aleanca euro-atllantike duhet ti japi llogari kater familjeve te protestuesve perse toleron nje k/m qe ka pranuar se i ka vrare me urdher te tij.
    Aleanca euro-atllantike duhet te mbroje shqiperine nga nje debil qe ka firmosur qindra miljone ton plehrash qe rrezikojne egzistencen e shqiptareve.
    Aleanca euro-atllantike duhet te mbroje shqiperine nga nje egomaniak qe ka firmosur kalimin vijes kuqe te borxhit publik qe rrezikon perfundimisht sigurine kombetare.
    Aleanca euro-atllantike duhet te mbroje shqiperine nga shitjet e hidrocentraleve qe jane pjese e sigurise kombetare dhe resurse strategjike.

    Mendoj se z,Riker dhe kushdo qe eshte pas tij duhet te nderprese komedine me nacjonalizmin e supermenit SRB.

    Nqs keni vendosur ta mbani SRB dhe nje kater vjecar tjeter nuk ka asnje gje te keqe veproni dhe une do jem dakort por do tju lutesha shume mos e poshtroni ate popull duke e cuar ne votime perballe nje k/m qe e ka bere qeverine si aeroplanmbajtese me tre kryqzore ambasadore qe po bejne manovra “te lexueshme” krahmarrje si ne rastin kriminal te 8 majit.
    Dhe ky inkursioni rikerian i fundit eshte ne mbeshtetje per SRB para votimeve pamvaresisht nga perpjekjet per te ngritur nje stuhi ne gote uji me nacjonalizmin grotesk dhe ndoshta te rekomnaduar te SRB.

    Zoti Mero po behet njecerek shekulli me kete “dirty job” midis SRB dhe dipllomateve perendimore dhe eshte kaluar cdo limit njerzor te durimit
    dhe ju akoma besoni te rikerat ,lancaket e fylet.Ju akoma besoni te kjo opozite e dale jashte funksionit qofte dhe si treshe PS-AK-FRD

    Si nje ikone e rezistences kunder SRB ju duhet te nxisni dhe te kembengulni te pakten teorikisht ne gazeten tuaj per domosdoshmerine e doreheqjes se qeverise SRB dhe krijimi i nje qeverie teknike per monitorimin e votimeve te qershorit 2013.

    Zhvillimi i votimeve te 2013 nen qeverine bunker te SRB do jete akti perfundimtar kriminal ne fundosjen permanente te shtetit shqiptar
    duke u kthyer ne sulltanatin me te urryer te planetit. Padyshim merite do kete rikeri,fyle,edi rama,spahiu,topi dhe pse jo dhe mero baze me iluzionin e tij ne “dyluftimin” me detyrim percaktim te SRB me perendimin.

  18. dukati says:

    Mero Baze analizat e tua janë super reale, por mendoj se ka kaluar faza e analizave dhe duhet shpërthyer si eksplozjon thirrjet popullit për të sqaruar edhe të gënjyerit se banditët nuk kanë nevojë për sqarim se Berisha është komunist stalinist tradhëtar i kombit. Ky njeri ësht i katapultuar për shkatërrimin e demokracis Shqipëtare dhe për vjedhjen e pasuris shtetërore që krijoi populli i vuajtur për vitet e ashtuquajtur socializmit. Ai realizoi shkëlqzey direktivat e Sërbo-grekut, të cilat u fokusuan më këto drejtime:
    1) Shkatërrimi i pasurisë shtetërore dhe kombtare.
    2) Shkatërrimi i të persekutuarve politik.pra i të djathtës
    3-Shkatërrimi i unitetit kombtar veri jugë dhe dhënja e mundësisë Greqisë për vorjo Epirin dhe mundësisht shkëputjen e Jugut, të cilin Saliu nuk e munt dot dhe nënshtrimin e pjesës së mbetur të Shqipëris si feud të tij duke realizuar dhe ëndrën e Mikut të tij e zogut Esat Toptanit për shitjen e Shqipëris Jugosllavisë.
    Mero shfrytëyoi aftësitë e mëdha në thirrje e hapëta anti Berishës që ti ulen votat si tradhëtar tash më dhe jo si kusar.

  19. brace says:

    Po sh DIZINJATORE e keni bere SHQIPRINE vendin me te zhvilluar ne Eurpe,per krim,korrupsion e anarshi,vetem shtet si thuhet,menyres se coroditjes qe keni krijuar para shqiptarve,per istitucionte tuaje qe nuke funksionojne asnji sipas ligjeve,kto istitucione komandohen nga plaku komunisti,ti Dizinjatorja e te tjerte si ju.Plaku se bashku me ju,do te ikni nga pushteti te diskretituar,populli dhe DREJTESIA do hakmerret me ju,ne vecanti me plakun,mbase 26 qershorit.
    .

  20. ledi says:

    Mos na duket cudi qe sjelljet e Saliut infektojne nje pjese njerezish.Isha mbreme me nje mik te vjeter timin,qe per hir te se vertetes nuk merret me politike,qe ishte i bindur se kjo qe po ndodh eshte loje e ndyre e amerikes gjithmone sipas tij.E habitshme vertet!!!

  21. Dule Bisha says:

    Mero, ai po ben thjeshte detyren qe i kane percaktuar punedhenesit e tij, Serbet. Eshte shume e thjeshte per tu kuptuar qe ai behet pseudo nacionalist atehere kur nuk duhet, dhe kjo sepse i sherben vetem interesave Serbe.

    Nuk ka gje me te qarte sesa Berisha agjent i UDB-se. eshte vertetuar me dhjetra here kjo gje.

    Ai vertet e ben gjithcka per te mbajtur pushtetin, por ne rradh te pare e bene per ti sherbyer Serbeve.

  22. Beso says:

    Kete “nacionalizem” salushi nuk e ka nga vetja, as nga nevoja per te ikur si patriot. Salushi ka marre urdher nga Beogradi dhe Moska qe te tund karten e Shqiperise se madhe, enkas per te pituar pike Serbia ne bisedimet me Kosoven. I jep shkas Serbise te thote: Ja ku perputhen pretendimet e Squiptareve per Ahqiperi te madhe.
    I tille renegat i paskrupull eshte ky spiun tashme i deklaruar i Serbeve.

  23. arbeni emigrant says:

    respekte per gazetarin MERO BAZE,je i madh me shkrimet e tua qe i nxjerr fytyren e palare te ketij pushteti ish sovjetik,po me sa lexova edhe shkrimin e nje tjeter komentusi,Mero bej kujdes se politika e sali berishes eshte e rrezikshme,dhe vrasese,bej kujdes nga sistemi diktatorial qe eshte krijuar perseri ne vendin tone,je i madh dhe do mbetesh ne historine e shqiperise si gazetar i madh.

  24. Parrucjani says:

    Ne fakte gazetari mi i perdorur i gazetarise poste komuniste , mohon ato cka ka shkruar vete para disa vitesh pa pike turpi, ate qe ka shkruar per 96,97, per Amerikanet , dhe kundershtimin e e editorialeve te tij ja faturon ish padronit te tij , baze je i neveritshem , dhe 10 – 15 komuntues n.q.se jane te vertete jeni te neveritshem.

  25. Rexhin says:

    Ky njeri do i beje gjemen perseri Shqiperise se ai eshte i rrethuar nga njerez injorante nga njerz primitiv nga shpellarake qe nuk kane lidhje dhe njohje nga demokracia.Keta njerez qe e rrethojne jane akoma edhe me te rrezikshem se vete ai.Ai ka kapur shtetin ,drejtesine, gjykatat, prekurorine,policine, te vrasin ne mes te dites dhe nuk denohet njeri ,e si kemi shprese qe ky kafshe e poshter do beje zgjedhje te ndershmme e te lira,prandaj me 23 qershor vota duhet mbrojtur me cdo cmim duhet patur kujdes se sic thote populli ;ujku qimen e nderron por zakonin se harron;

  26. Mentari says:

    Ku do te shkoj ai o Mero Ne Laberi? Berisha nuk ka ku te shkoj se ato qe do te shkojne jane kundershtaret e tij.Pa i fut perpra ai ato ai nuk shkon .Berisha e ka te sihurt fitoren e 23 qershorit sepse ai ka perballe nje agjent grek me emrin Edvin Rama qe shqiptaret nuk kane per ta e votuar.Berisha do te qendroj ne pushtet deri kur ai vet te lodhet dhe te dorhiqet se persa i perket kundershtarev qe ai ka sot per sot ato jane rrakitike me paterica qe Berisha i skualifikon ato pa asnje problem,por jo vetem Berisha por cilido tjeter qe nuk ka lidhje me Greket e te sigurt fitoren kunder edvin papandreut.Po pse edhe kete nuk e kuptoni ju qe shqiptaret do te votojne Edvinin dhe Dulet djemte e Janullatos? zoti e ndalofte njereher e pergjithmone dhe propaganda e Berishe saty duhet te godasi pa meshire.

    1. flamuri says:

      O Mentar kerriçi, na hape barkun me keto ”komentet” e tua.

      Shko komento te gazetat e Berishes.

      Je shume i neveritshem dhe i peshtire.

  27. luani londer says:

    O Mero Baze dhe kjo gazeta jote zdoli gje ,shkruani dhe komentojme ne ere se Sali Berishes nuk i hyne gje ne kembe,ne qoftese jane te verteta te gjitha cfare shkruhen per Sali Berishen aty e keni cojeni ne prokurori,apo shkruani per te coroditur mendjet shqipetareve te varfer,aty i kini e kalamajte hajdute ose te zote te Saliut e te gjithe ata qe shoqerojne familjen etije ete tjere qe kane vjedhur e vazhdojne te vjedhin pasurit kombetare por ju e dini thenien e Berishes edhe keto indivite te pasuruar i keni ne shqiperi cprisni akoma apo loj fjalesh .Eshte e kote e pa vlere komenti yne,ne ikem nga vendi yne per nje jete me te mire dhe deri diku e kemi aritur po ju qe genjeni veten ne Shqiperi me cfare mereni,Mero e ke provuar ne kuriz bemat e Berishes ai vend ska per tu bere kurre po su hoqen me dhemel mbeshtetasit e Berishes gjykates e prokurore,kete te perpiqen te gjithe dhe ju Mero qe shkruani aq repte per ish eprorin tuajsepse ne nuk kemi politikane por hajdute te te dyja kraheve.Une kam kuptuar se eshte nje loje sepse nje shkelme te jape Berisha ju cone ne stratosfere nga sot e tutje as kam per te lexuar me median shqipetare cdo gje eshte genjeshter,te pasurit jane krijuar por nuk jne budallenje te investojne ne shqiperi.

  28. Eli-tiv says:

    …saliu ben nacionalistin per te fituar statusin e “patriotit”…e te tjeret bejne sikur shqetesohen nga ky patriot fragmentar…
    Saliu nuk ka celsat e ballkanit e te zones…as celesat e shqiperise nuk i ka me..sepse shqiperia nuk funksion me si shtet.
    BE e amerika gjejne sebepin e nacionalizmit (ketu nderhyrja e tyre eshte normale)….me pas vijne ne teme….zgjedhjet!!..i thone je hajdut…i ke dhunuar ato….ne s’kemi besim tek ty…!!…shkurt nuk na duhesh..
    Saliut hajdutlleku nuk e turperon…sepse eshte menyre e te jetuarit : te menduarit e te vepruarit…
    me siguri ate e shqetesojne vrasjet….ato duhet ti paguaje me breza..TE PAKTEN PER KETE AI ESHTE I SIGURTE..

  29. tomorri says:

    Shqiptare qe lexoni ,dua tu kujtoj se dje ne gazeten dita eshte dhene nje interviste nga nje kosovar i cili paska shume per te thene edhe pse ka thene mjafte per te vene intelegjencen shqiptare ne veprim.Akoma po ecet me ate metoden e mbjelle nga kremineli se ato qe thuhen nuk jane te verteta.Jo vellezer keto thenje duhet ti zbardhi prekuroria dhe ti thote popullit troç: Sali Berisha eshte tradhetari me i madh i koherave moderne ne kete planet.Mjere kete popull se çfar e ka zene dhe se nuk jep asnjeri drite jeshile per te ardhmen.Se i lihen perseri organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve Sali kreminelit une nga larg deklaroj me plote gojen shqiperi nuk ka me.Nuk di rruget dhe menyrat por ne kete organizim dhe zhvillim duhet perjashtuare Saliu,tre ambasadoret europian dhe pa diskutim edhe ai amerikan. Te kuptohemi drejte ata te bejne detyren e tyre dhe shqiptaret te bejne te tyren rruge te mesme nuk ka o vellezer lumemedhenj.Zoti na ndihmofte edhe kesaj radhe dhe mos na lente te perfundojme ne gremine si keto 100 vjetet e kaluara.Mero dhe te tjere qe po shkruani per dite tani ska me pallavra populli do organizim per te dale ne drite.

  30. L.Itali says:

    Mero nuk gabon,por ceshtja eshte edhe me e thellë!Kuzhina nga ushqehet tani Berisha,i dha produkt nacionalist ekstrem sepse avancimi i tezes se bashkimit kombetar shqiptar,prej AKZ dhe “Rilindjes”,prej PS,trondifi qarqet reaksionare ne Serbi,Maqedoni dhe Greqi qe kundersulmuan me veprime ne Presheve,Athine e Maqedoni!Ata leshuan Berishën në aktivitet per të bllokuar procesin patriotik,moderator të shqiptareve ne Vetvendosje,AKZ dhe “projektin”spektakolar me “Rilindje” te Edi Ramës dhe PS shqiptare.Kete te fundit Berisha e pergojoi duke treguar cinizmin e tij me krahasimet idjote,ofenduese per Abdyl Frasherin me Bashkim Finon,etj…Me nacionalizmin e tij te shpifur,anakronim me prishje kufijsh,shqiptaret nuk rrine me ne pese shtete,etj…kerkoi të bejë protogonistin jo me duke imituar AkZ,Vetvendosjen,apo PS,por tinezisht si antishqiptar,beri atë qe duhej ta benin sllavet,serbet maqedonasit apo grekët!Ai dekonspiroi “Rilindjen”,projektin paqsor dhe plotsisht modern të Vetvendosjes,AKZ per te mos folur per te drejten e neperkembur edhe prej tij per shqiptaret e Camerise nen genocidin e njohur grek!Ai diskreditoi ne BE dhe gjere platformën paqsore,moderne dhe plotsisht te realizueshme te Bashkimit Kombetar!Nuk ka llogjike tjeter qe nje kryeminister qe perfaqeson vendin,te kerkoje ai i pari(natyrisht dhe per vota)Ndryshimin e kufijve qe edhe pse eshte bere prezent renia e tyre nga z.Hillari Klinton ne 20 vjetorin e renies së Murit të Berlinit…(lexo “La Repubblica” te atyre ditëve),por konform realiteteve nderkombetare,ne kohezion me ta dhe me bindje dhe mirkuptim të fqinjeve,pa u kerkuar atyre se duhet të ngremë kufijë,të rinjë në Preveze,Shkup,Podgorice a Preshevë…Jo dhe jo,por vazhdimesi shtypje prej grekeve,sllaveve,jo dhe jo…Rajonizimet e planifikuara te BE,lexo”Corriere della sera”,perkthyer dhe ne”Telegraf”,tregon bashkim popujsh ne Rajone ku shqiptaret janë të bashkuar,natyrisht pa kufijë ndarës,bile as me fqinjet kufijë…Baze duhet ta shtjelloje me thelle kete teze “projekt”duke sulmuar ashper serbosllavin Sali Berisha dhe klanin e tij agjenturor ne Tirane,krijuar dhe modifikuar që ne monizem nga UDB,Koci Xoxe,Ramiz Alia dhe Sali Berisha!…

    1. anticensurë says:

      l.itali
      dhe ti si beso na u zhduke!
      ku je bre lali??
      ke munguar gjatë???

  31. Pavarësia says:

    Eh, mor ,,burr’ ” i Kelmendit! Si nuk vure mend një herë, or lok!? E bëre të bezdisëshme melodinë baritore, duke i ra fyellit në një vrimë! Po bindu ore kokë gur, se nuk ti dëgjon askush mbroçkullat e tua! Publiku nuk po dëgjon gam-gamet e Saliut e, jo të dëgjojë kujisjet e sherbetorëve të tij. Vërtetë jeni për tu mëshiruar!

  32. kritiku says:

    Per te gjithe ata qe kane 5 pare mend ne koke
    Sali Berisha po kthen patkonjte nga dielli
    …..
    arsyet perse
    Motivi me i forte ai gjeo-ekonomik, ka firmos TAP ne vend te Nabuccooo
    Amerikanet s’ia falin kete gafe se e ushquen per vite me radhe e tani u kafshoi doren

    Ekspertiza e FBI
    Neser do tallen te gjithe me SHBA-te e prestigjin e saj do i thone se juve ua hodhi ne hale ekspertizen nje Sali e na jepni mend neve

    Arsyeja e trete
    SHBA e BE nuk duan trazira ne kete krize ekonomike ne rajon se ska pare per lufte dhe se me kete kaos perfiton Rusia qe deperton nga kaosi
    ndaj me politike eshte me mire e zgjerim ne BE njekohesisht
    Shperberja e BE eshte pordhe me rigon se ska per te ndodhur per nje kohe te gjate
    Evropa po i rikthehet gjirit populist-social teke majta pasi e djathta i dha shkelmin vetem ne nje dekade zaptim
    Tung
    Me 23 qershor Berisha arratiset me gjithe familje….

  33. mergimtari fv says:

    Mero ti e njeh halene e shpellave me mire nga kushdo , ai edhe ne qeverisjen e pare te 92-97 si president nuk ishte nacionalist por karrierist komunist nga me te eturit per pushtet , ishin te tjere ata burra qe e donin atdheun si Serreqi , Butka , RRoqi , Dosti , Baleta , Godo etj. ishin te djathtet e vertete shqiptare per te cilet ka nevoje Shqiperia , tek ajo PD e soçme dhe nje djale shqiptari si Gilman Bakalli u perzu me ceremoni si kulaket ne kohen e sek.partise te fak.te mjeksise spiunit denoncues te Shoshorit te ndjere qe vdiq nga marazi qe sju nda spiuni dhe jashte dyerve te burgut .

  34. karaduzi gjirokastres says:

    Qe nga serreqi,butka e deri baleta e godo kane qene monstra te sigurimit te shtetit dhe eshte fat i madh per keto patriote leshi qe nuk i hapi dosjet berisha se dhe vete ishte i implikuar
    Kete kelmend bakallin nuk e njoh por duhet te jete nga ato letrat higjenike nje perdorimshe te sales me deodoranitin e xhozefines.
    Enverin ta shajme si komunist apo diktator por ai ka anen tjeter si atdhetar qe ja u kiu nonen me tradhetare fashista,kuslinge,zogista,ballista,diversante,spiune te udb,cia,kgb,asfalias greke.
    Cfare do shohin shqipot ne 2013 do te habiten me vehten e tyre.
    Do habiten si i beri zap dhe ja beri “rrup sup” gjithe ketyre spiuneve,servileve,malokeve,udbasheve,tradhetareve,kurvareve ,hajduteve,vrasesve.
    Ai sistem qe iku ishte diktature por ky tani eshte regjim mafjoz & kriminal
    qe drejtohet nga mafia boterore.
    2013 do jete viti i vleresimit te enver halil hoxhes

    1. mergimtari fv says:

      Mora gjirokastrit ke harruar GJulon e Mulla Halilit .

  35. Gjeje vete says:

    Skenderbeu
    Ismail Qemali
    Ahmet Zogu
    Enver Hoxha
    Ramiz Alia
    Fatos Nano
    Sali Berisha
    Kush nga emrat e mesiperm:
    1. Percau Shqiperine ne jug e veri?
    2. Shiti Shqiperine dhe interesat e saj?

    1. aqif vladi( e.h. tungjatjeta) says:

      Enver Hoxha sharpened his sword,
      Once again for the situation.
      This is the sword that hangs above the heads,
      Of all enemies around the world.
      Long live Enver Hoxha!
      as these mountains and these rocks,
      You raised the eagle’s voice up high.
      You brought this entire nation out into the light.
      The red star shines above the mountain tops.
      Drums and bagpipes are playing.
      Albania is looking just like a bride
      You raised the eagle’s voice up high.
      You brought this entire nation out into the light.

    2. Labi Vlore says:

      Ahmet Zogu dhe Sali Berisha.Kush me shume e kush me pak.Qe te dy agjente te Serbise.Njeri i pashcit dhe tjetri i Milloshevicit.

    3. laraska says:

      Ahmet Zogu, Ramiz Alia me dy pjellat e tij te keqija Sali Berisha e Fatos Nano; me ndryshimin e vetem se Zogu e Berisha jane kafshe pylli e njerez te trashe, ndersa Ramizi dhe Nano jane kopila qe kane ditur si ta perdredhin muhabetin e ti hedhin hi syve te popullit

  36. Horri i Bulevardit says:

    Patriot qe ruhet me antiplumb nga populli i vet.
    Patriot qe ruhet nga 300 badigarde nga populli i vet
    Patriot qe rrethon nje qytet me berishiane, nga populli i vet.
    Guxon njeri te kaloje ne rrugen ku banon ky patrioti?
    Edhe ne rrugen qe banonte Enveri ishte e njejat situate, bllokim total.

    Atehere ku ndryshon ky patrioti jone nga ai qe ishte dje?
    Kur ne te njejten kohe, mbreti i Spanjes, shetiste me nje Mofa (motociklete) rrugeve te Madritit, fillikat vetem.
    Kur kryeministri britanik bente pazar ne nje nga marketet e shumta ne Londer dhe mbate rradhen si gjithe te tjeret, fillikat vetem.

    KY ESHTE PATRIOTI SALI SLLOBODAN BERISHA?

  37. Elbasani says:

    Berisha nuk mendon kurre per tu larguar nga pushteti, por vetem sesi duhet te qendroje ne pushtet. Kush mendon ndryshe, nuk e njeh fare psikologjine e Berishes. Ai i ka bere gati tani skenaret per vjedhjen e zgjedhjeve te 23 qershorit ose zhvleftesimin e tyre, por kurre nuk i shkon ndermend te pranoje normalisht humbjen: kurren e kurres. Ai e di mire se per Nderkombetaret ka rendesi te evitohen trazirat, ndersa mungesa e demokracise ne Shqiperi as i ka shqetesuar e as i shqeteson fare. Perndryshe, Berisha nuk do ishte lejuar ne politike pas vitit 1997

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje