Sot mbushen pesë vjet nga dita kur një punishte artizanale në Gërdec, u hodh në erë nga mungesa e përgjegjësisë dhe arrogancës së pronarëve të lidhur me pushtetin, duke vrarë 26 vetë dhe duke dëmtuar jetën e qindra të tjerëve, përfshi dhe banesat e tyre.
Sot viktimat e asaj tragjedie do të kujtojnë të afërmit e tyre, jo vetëm duke vendosur lule në varreza, por dhe duke kujtuar momentet e fundit me ta. Do të kujtojnë ku ishin kur morën lajmin, kur e panë për herë të fundit të dashurin e tyre, çfarë u tha, etj.
Drejtuesit formal të biznesit, gjysmë të arrestuar, po ashtu do të reflektojnë. Dhe ata do të kujtojnë si shpërtheu flaka, ku ishin ata kur shpërtheu, kush i njoftoi i pari, etj.
Por në ketë histori është një Familje, e cila po i fsheh për pesë vite shoqërisë shqiptare të vërtetën mbi atë tragjedi. Është Familja e Sali Berishës.
Sot gruaja e Sali Berishës duhet të shkojë në shtëpinë e motrës së saj ta ngushëllojë për burrin e vdekur 5 vite më parë. Duhet të ulet përballë saj, ta shikojë në sy dhe t’i thotë më fal në emër të djalit të saj. Mund të jetë një ndjesë e heshtur mes dy motrave, një ndjesë që nuk do ta marrë vesh askush. Ajo mund të na gënjejë ne publikisht, siç ka bërë. Mund të thotë që ka gënjyer dhe Berishën, siç e ka pranuar vetë. Mund t’u thotë njerëzve të zakonshëm se im bir nuk kishte lidhje me Gërdecin. Por ajo duhet të zgjidhë problemin me motrën e saj. Asaj nuk mund t’i thotë asgjë nga këto gjëra. Djali i saj, Shkëlzen Berisha, e ka punësuar burrin e motrës në atë biznes, dhe ajo nuk mund t’ia thotë dot motrës ato gënjeshtra që na thotë ne publikisht. Ajo mund të zgjedhë thjesht të shkojë ose jo në atë shtëpi. Aty gënjeshtra është e ndaluar.
Sot Sali Berisha e ka të vështirë të rrijë disa minuta vetëm me djalin e tij. Lajmet nëpër ekrane do të gumëzhijnë për Gërdecin dhe ata duhet të shkëmbejnë dy fjalë. Tani ata janë të qetë formalisht. Gjyqin e kanë mbyllur, avokatët dhe gjyqtarët janë shpërblyer, ministrat si Mediu dhe Bumçi, që heshtën për të vërtetën, po mbahen me dhunë në politikë dhe po mbrohen me imunitet. Gjithë piramida e administratës, që i ra fati të merret me atë punë, është shpërblyer dhe është e kënaqur. Tani ata nuk kanë më asnjë problem. Ua kanë mbajtur fjalën dhe biznesmenëve që përdorën në këtë tragjedi. Bënë sikur i dënuan dhe i nxorën. Tani ata kanë vetëm një problem, problemin kur janë vetëm dhe shikojnë lajmet për Gërdecin në televizion. Çfarë i thonë njëri- tjetrit babë e bir? A psherëtijnë së paku për shpirtin e 26 vetëve që u vranë dhe dy të tjerëve që u vetëvranë nga marazi më pas? A kanë ndonjë brerje ndërgjegje për këtë krim? A mendojnë vërtet se tani që gjyqin e mbyllën, që aktorët e biznesit i shpërblyen, janë të qetë? A mendojnë vërtet se kanë shpëtuar nga një krim që tentuan ta fshehin?
Njësoj si nëna e Shkëlzenit, edhe babi i tij, ndoshta e shmang sot ndenjen përballë të birit. I bindur se dhe muret kanë veshë, ai nuk ka ende fuqinë të ballafaqohet dhe në fshehtësi të plotë me përfshirjen e tij në atë tragjedi.
Sot dhe vajza e vetme e familjes Berisha mund të ketë probleme psikologjike. Ka plot avokatë, prokurorë, gjyqtarë, që i shfaqen para syve të buzëqeshur dhe të kënaqur që ia mbaruan porosinë për të vëllain. Nuk e thirrën në prokurori, edhe pse kish lënë gjurmët e gjakut gjithandej. Nuk e thirrën në gjykatë, edhe pse letrat janë ende sheshit. Sot, kur të gjithë kujtojnë me dëshpërim se pushteti të vret dhe nuk të lë as të qash, ajo është në siklet nga dilema nëse duhet t’i falënderojë atë ushtri gjyqtarësh dhe avokatësh që ia bënë nderin duke ia shpëtuar vëllain, apo të bëjë sikur nuk e ka mendjen tek kjo ngjarje.
Si familje tradicionale që janë, ndoshta ua do zakoni të shkojnë të ngushëllojnë tezen e tyre për 5- vjetorin e burrit. Por babi ka thënë se nuk kish dëgjuar kurrë as për baxhanakun, as për Gërdecin. Nëna po ashtu ka thënë se nuk i kish treguar babait se kunati i saj punonte në Gërdec. Tezja ka thënë se burri i saj punonte aty në një punë dinjitoze, dhe jo mbajtës arkash, siç ka thënë nëna e saj. I vëllai, që ka bërë gjithçka, hesht.
Sot, në pesë vjetorin e këtij krimi të shëmtuar të pushtetit, kjo familje po fsheh një krim jo përballë shqiptarëve, por dhe përballë njëri- tjetrit. Sot ata kanë përfunduar gjithë proceset gjyqësore, kanë ndëshkuar dhe shpërblyer kë duhej për atë krim dhe kanë punë vetëm me njëri- tjetrin. Ata nuk e shikojnë dot sot njëri- tjetrin në sy. Ata janë një familje që kanë fshehur një krim dhe nuk kanë për të qenë më të qetë deri sa të shkojnë pranë atyre që përcollën pesë vjet më parë me lemeri.
Ashtu esht.
Jan Familje vrasesash.
Dhe vrasja dhe te vdekurit I therresin nga dheri.
Sadoqe te fshihen vdekja e tjetrit I therret.
Nuk kan ku shkojn.
Te gjith e dijn qe Jan kriminela.
Nje fjali perle nga Antena e sotme:
“…ai burri i botës është kryeministër dhe s’e ka njoftë baxhanakun, jo unë një copë punëtori me njoftë Kunatin e Lulit.”
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/imami-i-salistanit.html
nje familje qe fsheh nje tuf me krime,nje familhe kriminelesh dhe jo fsheh nje krim.
Mero, nje gjë nuk e kam kuptuar dhe ju nuk e keni sqaruar asnje here:
Perse ishte aty duke numruar fisheket baxhanaku i doktorit?
A nuk kishte i biri i doktorit nje shok apo mik qe ti besonte numurimin e fishekve? Si ka mundesi qe ata te kene gjithe ate pushtet dhe te mos kene nje mik qe mund ti besojne?!
MENDOJ QË ME NDËRRIMIN E PUSHTETIT DO TË RREGULLOHET SHTETI.
Në një vënd ku krimi, vjedhja dhe kapja e shtetit dhe të gjitha institucionet e tija kontrollohet nga një njeri unë i them vend monarkist.
Në Shqipëri demokraci nuk ka, në Shqipëri institucione të pavarura nuk ka dhe në Shqipëri konkurrencë nuk ka. Nuk ka sepse të gjitha këto kontrollohen nga një njeri, i cili pa i përgjakur shqiptarët, mbase edhe pa i vrarë, siç i vrau më 21 janar 2011, nuk heq dorë.
Votimet që do të vijnë, mund të jenë shumë të rrezikshme për shqiptarët dhe Shqipërinë. Nëse nuk merren masa të gjithanshme, për t’i prerë rrugën parregullsive, vështirë se do të shpëtojë Shqipëria pa u futur në spiralen më të rrezikshme të cilën unë e quaj katastrofë.
@Dyrrahu, e respektoj mendimin tuaj, ndonese nuk dua ta besoj qe Shqiperia mund te futet ne spiralen me te rrezikshme, te cilen ju e quani katastrofe. Atehere nese situata eshte e tille dhe nderkombetaret nuk nderhyjne vertikalisht per te mos lejuar ne vendin ton nje zhvillim ‘stop and go’, atehere mbetet ti behet thirrje gjithe popullit opozitar te mos paraqitet ne zgjedhje, ose te terhiqet opozita nga zgjedhjet me te pare shenjat e para te manipulimit, por per te mos mberritur aty le te pergatitet opozita duke shfrytezuar gjithe kapacitetet me te mira te saj ne drejtim te ruajtjes se votes, por edhe programi te mesohet nga oratoret e PS ne ate mase sa te duket e çimentuar Rilindja. Lufta nuk fitohet pa sakrifica, ju kujtoj Vaterlone e Napoleonit, i cili e pesoi pasi gjithe miqte me te mire e bragtisen dhe ai u mbeshtet te Togeri besnik, por pa aftesi vetvepruese…priste prusianet duke i qendruar besnik Napoleonit, por ata nuk mberriten kurre….
Shoh oratore socialist besnik qe vetem perserisin fjalet e Z.Rama, por ata nuk kane asnje grimce truri per te manovruar gjate perballjes ne debate, ndersa ata te krahut tjeter jane me vetveprues ndonese te zhytur ne zullume. Akoma nuk eshte krijuar fryma sepse fytyrat e vjetra akoma tentojne te dalin ne krye te pergatitjes se programit. Anastas Angjeli nuk ka si te jete figure e besueshme me njerez jo te besueshem ne punen qe bejne psh. per forumin per bujqesine, debate “akademike”leksione te perkthyera per vitin e pare te fakultetit ekonomik…RILINDJA ME PELQEN SHUME SI LOGO, POR PER KETE NUK DUHET TE NBESHTET EDI TEK GJYSHERIT, por tek te rinj q enuk kane konflikt interesi. E di ate historine e Doktorit me peshkatarin dhe djalin e dooktorit?
Vinte peshkatari te doktri çdo te diel me arke me peshke dhe doktori i mjekonte gishtin qe kishte halen brenda dhe kjo perseritej derisa te mbante gishti pa u gangrenizuar, por nje te diel Doktori plak nuk ishte ne shtepi por i biri nje mjek i ri dhe sapo peshkatari erdhi djali me nje pincete te sterilizuar ja hoqi peshkatarit halen, dhe peshkatari e uroi aq shume per ate dhimbje qe ai djale i mire i çliroi nga gishti i tij. Por kur djali i tregoi te atit per ç’kish bere Plaku shpertheu; po pse mor bir nuk dija une ta beja ate qe bere ti? Po tani kush do na sjelle peshk falas? Keshtu ata qe kane punuar ne 8 vjete qeverisje socialiste burra e aq me keq gra hajdute nuk duhet te afroheshin as tek shkallet e zyres ku hartohet programi…Une nuk do ta jap voten per keta njerez qe nuk dine te shkulen nga LOpa PS, por vetem shkopinjte qe i kane vene Edi Rames neper rrota do e jap voten time per pS, pra per vete Edi RAMEN.
NUK E DI NE SE E LEZON SALIU GAZETEN TEMA SE PO TA LEXOJ MA HA MENDJA SE DO TA VRASIN NDERGJEGJA PER ATE QE KA NDODHUR PES VITE ME PAR QE U TRONDIT GJITH SHQIPERIA POR MA DO MENDJA QE AI KA ZEMER KATILE
ata u vrane iken nuk kthehen me…te garantoj z.Mero qe atyre as qe nuk ju pjerdh fare per gerdecin..ne te kundert do ishin larguar me kohe…
vrane ne 97 asgje nuk i gjeti
gerdeci, perseri asgje, madje ne pushtet akoma
21 janari, ktu jane akoma
pranvere 2013, po pergatiten per 4 vjecarin e ardhshem
sa te kete shoqeri qe sheh telenovela dhe big vk, ktu do jete sala,i gatshem per cdo gerdec te rradhes…
AMEN,FJALET E FUNDIT MERO,JANE URIMI ME I MADH PER ATE FAMILLJE. ATO DALIN NGA ZEMRAT E SHQIPTARVE TE VOJTUR DHE TE THJESHTE.DO ZOTI LUTET POPULLI (I THJESHTE)JO ATA QE I BEJNE TEJMENAH KESAJ SHPURE KRIMINALE,QOFTE SHUME AFER AJO DITE PO JO DUKE SHKUAR PRANE ATYRE QE VRANE NE KETE DITE ,PO I LAFSHIN NE KETE TOKE TE GJITHA GJYNAHET,PAGOFSHIM PER TE GJITHA VIKTIMAT JO VETEM TE ASAJ DITE PO QE NGA DITA QE KA HYRE NE POLITIKE MOSTRA E ZEZE OSE BAJLOZI I ZI I SHQIPTARVE QOFTE SA ME AFER AJO DITE AMENNNNNNN.
Mero fajin nuk e ka vetem tahmaja dhe papergjeshmeria e Sales, qe ndonese mjek nuk e con djelin te psikiatri,por e leshon azat qe te shqyeje Shqiperine dhe shqiptaret si ujku,kur bie ne dhen.Mero fajin e kane edhe ato aleate amerikane si Marci Rice(na e kishte biresuar nje mafioz e shejtan budalla si Fate Mehdiu),faji ka dhe mjekra pijanece e Cristina,faj ka edhe cdo nepunes i asaj ambasade, qe eshte perfshire ne Gerdec,ne fisheket per ne Afganistan, qe ambalazhoheshin ne Rinas dhe ne blerjen e raketave kineze te supit QW-1(Vangard,ato qe importoi Zhulali ne 1995.Faj kane edhe ata cifute e amerikane,qe ne Gerdec krahas armatimeve te kohes se Dulles futen dhe raketa e katjusha prodhim ukrainas.Faj kane edhe ato lobiste ne Capitol Hill, qe e penguan maksimalisht komisionin hetimor te senatorit Henry Waxman,sidomos,kur iu afrua shume trafikut te armeve drejt Libanit.Gerdecare me Celibashin e Ripjelljes se tij Edi Ramma ua ka shitur gjakun. Shprese ka vetem te gjygjtaret amerikane,qe do i shkojne deri ne fund gjygjit te Ralf Merrill-it financuesit te Devirolit. Ne Amerike, drejtesia funksionon.Majori Larry Harrison nje dite do ta beje publike regjistrimin audio-video te bisedes se Faatmir Mediut ne Rilindja Ridge ne 19 Nentor 2007.Mero interesante jane skenat e xhiruara ne 22e 47 deri 22e53te kesaj bisede. Aty del Shkelzeni,por edhe roli i Mediut i DCM Christina dhe i Pol-Eco. officer te Ambasades amerikane.Vrasesi Shkelzen nuk ishte vetem ne Gerdec
SA mire zoteri dini shume per Ambasaden Amerikane dhe kur ditkeni kaq shume pse ke heshtur deri tani, dhe me e forta se paske pare dhe filmimet te Larry Harrison i cili nuk ka jetuar ne Rilindja Ridge.Pse prite te kalojne 5 vjet dhe te thuash qe qenka nje vidio qe tregon bashkepunimin e ketyre zoterinjve me Mediun.
Pse keni heshtur.
Mendoj se me ne fund e kam kuptuar strategjine e Meres! Pas dy apo tre editorialesh pa sukses dhe qe nuk i lexon askush deri ne fund, i fut nje editorial per Argiten e Shkelzenin per te ngritur audiencen. Ne mungese te tyre, fut ndonje shkrim te Blendi Manes…
Pirdh o Mere, pirdh…
Xhadje Sales, ku ishe mos ke qene edhe ti ne kamp pushimi, se tani keshtu kan fillu me i thon burgut berishcaret.
Kete artikull e bera “share” tek faqja Doktorit ne Facebook.
Eee pregatituni,jeni te rrethuar.Nuk mban me uje pilafi.Mbani mend çfare keni bere deri tani.Vrima e miut 500 grosh thote populli.Do ta keni me keq po nuk u larguat me vote.Komunistet e veretete keni per te sjelle ne pushtet dhe jo kllounin Sali.E dini mire ju si ti bejne llogarite komunistet.Mos vini dore tek vota se do perfundoni ne bodrume.Une vete uroj qe ti vidhni dhe te ndahen hesapet njehere e mire se sa hiq e mos keput.
Ti duhet te jesh tualeti ose haleja (me nder jush) e oborrit qe je kaq e uritur per pordhet e Meros. Kam nje kerkese per gjithe komentuesit qe kane pordhe per te leshuar, t’ja dergojne Uardes per bamiresi. Tung!
Uarda cfare konvikti ke qene ti se ndoshta te njohim dhe eshte gjynah te bejme llafe kot, se na ke shpetuar disa here ndoshta, mos ke qene ke ish institui femnor apo ke shkolla e rezervave ke konvikti. Na jep nji shenje. lere politiken.
SALI BERISHA!ka disa familje!
Familja biologjike,ku nga dashuria me Lirne ka Shkelzenin dhe Argiten!
Familja politike!! ku nga Dashuria me Azem Hajdarin mbasi e divorcoi trashegoi pasuri e mbetur, Partin Demokratike! dhe kur Azemi ra ne dashuri per here te dyte, e vrau fare!!
Familja e pushtetit!! ku nga dashuria me Ilir Meten kemi kete lloj pocaqilleku ku jemi zhytyr te gjith kembe e koke!i cili eshte njelloj si te imagjinosh permendoren se “Nenes Shqiperi”me bythen dac!!
Sali Berisha eshte bere si “Plaku Mere”,ku “Tosun Baci” eshte Neritan Ceka,e ku “Mato Gruda” eshte Dritero Agolli!qe nuk I qellon me me top por I qellon me Lulet qe I ka derguar Lulezim Basha!!!
Ky eshte krimi me I vogel qe I ka bere shqiperise Sali Berisha shqiperise dhe shqipetareve,ai vetem po perpiqet ta fshehi nje aventure te djalit te tij!!!
Saliu ka 1001 krime qe te gjith I rendisin e ja kujtoje dite per dite!
dhe krimi :1002-Mban peng dhe terheq ne lojen e tij te rrezikshme edhe opoziten duke mos I lene shanc te behet e afte dhe e gateshme per te qeverrisur,duke e sforcuar e shperqendruar,sa ne kerkim te njerezve qe nuk shiten perpara presionit politik e monetar te pushtetit,sa ne kerkim te njerezve te “forte” e sa ne kerkim te njerezve te zgjuar!!!
Familje e inkriminuar ne krim ne vrasje jo vetem ne gerdec por the ne bulevard,ne tropoje,vrasja e Azemit dhe marrezite e medha qe kane ndodhur ne kete vend.Mero une te falenderoj per opozitarizmin me cdo qeveri por duke pare sot dy emisione opinion dhe top story une jam shume pesimist per te ardhmen.Qeveria jone eshte shume arrogante dhe e trashe .Shikoni ne Klan Sokol Olldashin arrogant dhe i inkriminuar te keqen e Zanit te Vlores.E kunderta ne top story perfaqesues te opozites paraqesin fakte ne menyre te kulturuar qe njerzit te arsyetojne dhe te vendosin per ke do votojne.Shikoni opinionin e Fefziut degjenerues dhe pa vlere nuk i sherben publikut .SHqiperia po shkon drejt humneres me kete bastard qe kurre nuk ka pasur shumicen ne zghedhje Me dhemb qe shikoj Shqiperine qe torturohet nga Sali Berisha dhe klika e tij bastarde dhe e prapambetur.Hej shqiptare me 23 qershor duhet me cdo menyre hequr qafe kjo zgjedhe e rende qe rendon ne zverkun e cdo shqiptari.Ndihem keq qe nuk ndihmoj dot ndoshta edhe me nje vote kunder arrogances bastardiste saliniste fshatariste budallalliste legeniste etc………………………….
ata fshehin shume krime,jo nje,dhe s`jane si ty dhe une e ndoshta s`kane as makthe naten. ne shqiptaret e bashkuar dhe solidale, ne c`fare do ti bejme kesaj familjeje? kjo eshte pyetja. 2×1 dhe ndoshta me pak akoma do marrin cdo njeri,kjo familje kujton se do genjeje karontin me parate, florinjte apo prona, dhe ai sdo ti tragetoje ne anen tjeter? shqiptare te zgjohemi sa me pare!
Mirembrema TUSHE!
Ja dhe editoriali qe me kujtoi per ty.Jemi njerez te vegjel,humbasim ne perditeshmerine tone te mjere.
Uroj qe sonte dhe te ty te jete mbledhje familjare.Te keni kurajen te na beni ca pyetje.
Pyeteni Xenin si po ja kalon??I tregoni si eshte porta e pertejme,cfare do i duhet te perballi ketu para se te vij aty.Pyete Saliun,dhe sa do duhet te shkele mbi kte toke??Si po i duken kto 2 muaj qe kane ngelur??Po pregatit ikjen,apo kufoma te tjera???
I thuaj burrit te bej nje xhiro sonde nga krushku i Mediut.Ato qe duhet te ishin leke te plangosnin sadopak shpirtrat tuaj,i investoi .I investoi per xhepin e tij,hapi nje fabrike mielli,ku zvarrit ca skllever puntor te tjere.E inaguroi vete Berisha!Pyeteni ate mjeranin e baxhanakut,si ndihet qe e kujtojne si “hamall”,si mbajtes arkash,arkave me para,pse ishte kaq i besuar ??I thoni dhe atij te bej nje vizite te familja e vet sot.Vajza juaj si ndihet TUSHE??A eshte e qete qe nuk demonton me arme??A ju eshte zemeruar qe i late yllin e vogel ketej??
I thuaj qe na duhet ketu,na duhet se do vendosi drejtesi,do jete flamuri i kujteses ,do jete tmerri i pjellave te tyre.
Thoni nje lutje per te gjithe ne te mjeret ,te vdekurit qe kane frike se vdesin,heshtim dhe durojme.
Dilni te gjithe ju te tjeret,hajde na vizitoni skutat e erreta te shpirtit,u tregoni qe kurr qetesi do gjejne,mos me harroni MEDIUN,dhe DELIJORGJIN ,ktej ne ndonje lokal e keni,qe ngerdheshet me buzeqeshjen e te marrit ,te atij qe nuk mund te tregoje kurre sa tmerr eshte te jesh vrases,te atij qe nuk mund te bej 3 muaj burg dhe pastaj te thote:une e lava borxhin ndaj shoqerise,pagova per gabimin tim,qene vetem 3 muaj,por kto hijena ushqehen mbi tragjedi,nuk kane kaq kurajo.
Ju dilni sot dhe u tregoni hijet e tyre,u qeshni ne erresirren e nates,u thoni qe ju kane gjithmone brenda tmerrit te tyre.
TUSHE ,po e mbyll me kaq ,sepse dhe ju do dilni,ndoshta dhe keni dale
Shpresoj qe kur te riflasim,te mund tu them qe i vendosem mbas hekurave
qe sadopak u munduam,qe sadopak do ju ngrime ate ngerdheshje buzeqeshje prej krimineli sadist,ose me mire do jete sikur te jene aty me ju,do dini tu kerkoni llogari vete,me mire se ne te vdekurit e pakallur.
Pershendes shume dhe KOSTA TREBICKEN,ai te mundohet te dali perseri per gjueti andej nga Brukseli,do gjeje “mikun” e tij,qe vozitet ne llumin e genjeshtrave mediatike dhe izolimit qe po i behet nga demokracia europiane.Shpresoj qe kur te shkoj te shtepia e tij,gruaja e vet ti ngreri syte,te mos kete pire kafe me L.Milica Berishen!
Kam ne dore nje liber te K.KRAUSIT qe thote:Nqs djalli mendon te perkeqesoje njerzit,ateher eshte optimist!
Veronika,une e kam te qarte qe ti flet percarte sepse je ne “menopauze’,dhe nuk merrr ilace,,,,por ne “menopauze”qenkan te gjithe ketu,,,Ah Sali cna bere ju dhe akses interneti edhe bagetive.
o ben kopuku, e marrim internetin nga Brukseli e nga Uashingtoni, nuk e marrim nga shteti sali kerma.
e forte fare uarda ,vdiqa se qeshuri,,bjeri o mero bjeri se i bie bukur
Z. Mero Baze, une deshiroj t’ju pergezoj qe e sollet ne kujtese kete problem, tani mbas 5 vjeteve. Ju thoni ne shkrimin tuaj: “A kanë ndonjë brerje ndërgjegje për këtë krim? A mendojnë vërtet se tani që gjyqin e mbyllën, që aktorët e biznesit i shpërblyen, janë të qetë?
Une ju them se ata nuk kane ndergjegje qe te kene brerje nderjegje.
Z. Baze, eshte nje lloj sikur ju te thoni se vdekja ka ndergjegje, pra nese vdekja ka ndergjegje, do te thote se edhe Sali Berisha, Liri Berisha, Argita Berisha dhe Shkelzen Berisha kane ndergjegje dhe jane te pergjegjshem per ate cka bejne. Jo, ata nuk kane ndergjegje!
Dua te shtoj edhe dicka tjeter, dikur keni shkruar nje artikull me titull: “Ata te vrasin!”, une do te shtoja me kete rast: “Ata te vrasin me te vertet”.
Uarda,po baj nje studim mbi karakterin dhe qendrueshmerine e kurvave. Ne kete forum ti je ma Kurva. Te ofroj nje vend pune sepse kam nje eksperiment; Sa e mban kurva E PD-se shkopin e gomarit. Ti i plotson kushtet e eksperimentit. Laje veglen para se te fillosh punen se te ka zene krymba.
Uarda ne fakt quhet Majlinda, por shkurt e therasin Uarda. Eshte pseudonim lufte.
O Mero Baze, akoma nuk e ke kuptuar se kush ishte fajtori kryesor nw Gerdec ? Sw pari ministri i punwve tw brendwshme Lulzim Basha i cili nuk ka zbatuar detyren duke lejuar qw nw afwrsi tw njw qendre tw banuar si Vora tw demontoheshin qindra mijw tonelata municione artilerije nga nje kompani e paspecializuar, dhe pwr gjithcka ndodhi po bwhen tre vite dhe ende nuk wshtw marrw ne hetuesi pwr neglizhencw. Ai duhet tw gjykohet. Tjewr pwrgjegjwsi tw madhe kishte edhe presidenti Bamir Topi njwherazi edhe komandant suprem i ushtrisw shqiptare. Mw mujtohet njw rast pas Luftws Dytw Botwrore kur nw Turqi u zhvillua njw stwrvitje me trupa midis dy Armatave, por ajo dwshtoi sepse asnjwra prej tyre nuk u ndeshwn (nuk takuam) Pwr kwtw dwshtim qw lidhej edhe me shumw shpenzime materiale-teknike, Komandanti i Ushtrisw tw Republikws Turke vrau vetem. Kurse kwta karafilat qwqw qeveitwn nw Shqipwri Berisha, Lulzim Basha dhe futbollisti i klubit sportiv Tirana, njwherazi zv kryetar i Partisw Demokratike dhe President i Republikws sw Shqipwrisw nuk u akuzuan as nga Prokuroria e as nuk u morwn nw pyerje pwr atw ngjarje tw jashtwzakonshme me 26 tw vrarw dhe shaktwrrim tw qendrave tw banuara. Kjo na qwnka drejtwsia e qeverisw tw kryesuar nga Sali Berisha e kompani ?!
Vihet re nje fare melankolie dhe trishtimi ne kete pervjetor te peste te kesaj tragjedie shumedimensionale.Ka ardhur koha qe krahas dhimbjes ne keto editoriale te shprehet fryma e revoltes dhe e optimizmit per tu cliruar nga pushtimi berishist.Edhe Migjeni ishte nje poet kunder shtypjes e mjerimit por ne fund e theksonte dhe grushtin “sikur ta kishte”.
Holokausti i Gerdecit kishte dy faktore kryesore:Ate te biznesit familjar te SRB dhe ate te jashtem qe lidhet me nje firme te dyshimte amerikane.Midis ketyre dy faktoreve kontrata ishte qe amerikanet te merrnin armatime nga ushtria shqiptare vlera reale e te cilave kapte biliona dollare dhe kurre nuk do te mesohet sasia e marre prej tyre.Si shperblim ishte lobimi i ca biznesmeneve-politikane te kallepit tom ridge per tu futur shqiperia ne Nato duke i “salduar” karriken e k/m te bytha SRB ne menyre permanente.
Babezia e ketij biznesi fitim prures per te gllaberura miliarda ne harkun e pak muajve nga SRB dhe partneret e tij amerikane ishte nje veprim kriminal i pandeshkuar akoma juridikisht por moralisht qofte srb familjarisht qofte dhe firmat amerikane jane te perbuzura. Gjyqet e zhvilluara ne shqiperi ashtu dhe ne amerike ishin vetem farsa.
Dihet qe prapa ketij biznesi mbi 300 miljon dollaresh qe i drejtonte nje adoleshent hebre fshihet nje kuartet i lobit cifut te SRB ne WDC ne nivele te ndryshme.
Ne shqiptaret me ardhjen e demokracise (qe doli fallco)pritem me gjithe shpirt dhe pa rezerva kosovaret dhe amerikanet.Ishte nje tragjedi se keto na hapen “gropen”.
Te paret na hapen gropen e mafjozit Hajdin Sejdia te pallati i kultures qe u desh 15 vjet te mbyllet.Kurse te dytet na hapen kraterin e Gerdecit ku u vrane 26 skllever si nga kolonizatoret dikur.
Ai armatim qe ishte llogaritur te luftonim kunder ruseve apo amerikaneve qe pritej te na sulmonin atehere ndodhi e kunderta qe me armatimin tone te dhene peshqesh nga SRB na dogjen dhe shkrumbuan miqte
E keqja jone me e madhe eshte se jo vetem qe nuk kemi “takat” per te cliruar vendin nga bajlozi i lugut te zi tropojes por kemi ndrojtje te flasim per aresyen e vertete pse po mbijeton ky perbindesh kur ka kryer gjithe spektrin e krimeve qe nga vrasja deri te perdhosja kombetare ?
Dihet qe dipllomacia amerikane e krijoi,e ndertoi dhe e ka mbrojtur me cdo cmim deri sot te pandehurin SRB per aresye qe ato i dine.Por akoma me e trishtueshme eshte se eshte planifikuar nga keto dipllomate qe dhe per 2013 te jete fitues ky super-tradhetar.Nqs se admistrata amerikane nuk nderhyn por tinezisht do lejoje te zhvillohen votimet nen monitorimin e “barkderrave” te kupoles policise & shikut te SRB
do jete fatkeqsia me madhe e kombit shqiptar,ku otomanizmi,fashizmi dhe komunizmi do jene lule para sistemit tribal & mafjoz te SRB.
E theksoj dhe nje here se SRB eshte tradhetari dhe vrasesi me i sinqerte ne bote sepse i ka kryer te gjithe veprimtarine antishqiptare & kriminale hapur fare ku e ka pranuar disa here autoresine e tyre.
Sipas shkalles se fajit ne tolerimin kriminal qe i behet SRB aktoret e politikes kane kete renditje:
-3 gay-ambasadoret dhe kushdo qe eshte pas tyre.
-3 kryeopozitaret Rama-Topi-Spahiu
-3 subjektet sociale Media-Shoqeria civile-Intelektualet
Me gjysem miljoni votues pa adrese , 60 mije votues te dubluar duke shtuar dhe tentativen idiote per te votuar dhe 16 vjecaret duhet qe neser te dali opozita nga parlamenti dhe te kerkoje doreheqjen e SRB
dhe krijimin e nje qeverie teknike qe te mos perseriten me gerdece te tjere.
Nderim per 26 viktimat e 15 marsit 2008 qe u karbonizuan ne krematoriumin e Gerdecit .
Ashtu sic i dogji cifutet Hitleri ne holokausrin e L2B po ashtu perveloi Gerdecin Adolf Berishi me lobin e tij cifut ne periferite e WDC
I paharruar qofte kujtimi i tyre !
edhe enveri keshtu vdiq,ne vetvete e dinte se kishte bere krime.
po o zot na ruaj qe te mos zgjase akoma pushteti i tij.
menyra si e vepron e si shprehet eshte klasike enveriste.madje femijet e te parit nuk ngateroheshin ne ceshtjet skandaloze te kohes{epoke tjeter}.per cdo skandal degjohen sala me vajzen,dhendrin,djalin dhe te biresuarin,lulin.rastesi???
si eshte e mundur, shpetuam nga enveri,ramizi dhe spo ndahemi dot nga shoket e tyre berisha,nano,meta,gjinushi,rama e plot te tjere,qe ne vete me tifot tona po i mbajme gjalle.
me sa duken bathet na e kerkon organizmi.
turp per te gjithe askund ne europe smund te ndodhin keto qe ndodhin tek ne.
ngushellimet e mia per familiaret e gerdecit.zoti ju a lehtesofte dhimbjen tuaj.
O Qerim takimi i Mediut nuk eshte bere te shtepia e major Larry-t,por te soxhorno e Withers-it,ne vilen e tij te Rilindja Ridge. Majori thjesht ka mbuluar takimin,ku u diskutua per paketimin e fishekeve kineze ne Rinas.konsultohu me materialet e hapura te komisionit hetimor te ligjvenesit Henry A. Waxman,vecanerisht me kete interviste: Majority Staff, House Committee on Oversight and Government Reform, Interview of Major Larry D. Harrison dhe DVD shoqeruese te intervistes( jo variantin e pare te pa transkriptuar). Ne te do shohesh po arrite ta konsultosh kete material te pa klasifikuar pozicioni e Mediut dhe “rrushave” te ambasades.personalish Qerim Aga kam folur para shperthimit te Gerdecit,jo prapa sipas formules: After pilafi! Qerim mjerisht nivelin e inteligjences e paske poshte kol. Ylli Zeles.Thuaji Imam ballajdise te te beje J4.
Nuk ka, asnje gjendje procesi psikologjik, qe te arrije te fshije perfundimisht ankthet e tyre, kundrejt vrasjeve dhe perfshirjeve ne krime. Edhe kur, gjate dites nen efektin e substancave, arrijne te ‘fuqizohen’ menderisht, duke zbrapsur te pandergjegjshmen, gjate nates e pandergjegjshmja ngre krye dhe pa deshiren e tyre rebelohet. Duhen substanca edhe per gjate nates, por duke marre parasysh faktin, se jane te dy doktore ne profesion, e dine shume mire demin e perdorimit te ketyre substancave, rrjedhimisht naten duhet te bejne pak qetesi.
Gjate kesaj faze, fillojne dhe rebelohen te tera makthet e vrasjeve dhe krimeve, kufomat dhe hijet e tyre, hasmerite e ngritura, dialogjet dhe monologjet midis personaliteteve te trefishte, qe fshehin keto krijesa.
Nuk e kane aspak te lehte…..
Ata qe kane lyer duart me gjak dhe fshehin autoresine e krimit,,jetojne ne nje ankth te panderprere. Ndergjgja i vret dhe i brengos. Keshtu iu ndodh te gjithe atyre qe posedojne nje te tille,,,,,NDERGJEGJE. Ne rastin e Sali Berishes dhe te te tijve nuk jam i sigurte nese nje e tille egziston. Babezija eshte tipari dallues i ketij sorollopi. Vetem perballja me ligjin dhe ndeshkimi per krimet e kryera mund te ndihmojne deri diku perballjen me vetveten. Edhe nese ky ndeshkim do vonoje sepse Sali Berisha ndihet aq i forte sot sa te pengoje gjithcka kunder tij,,,,ai dhe te tijet nuk do ti gezojne ato para qe kane bere me gjakun e femijeve qe punonin per buken e gojes.Nuk eshte nevoja te kesh njohuri juridike per kete konstatim,,,,,eshte e nevojshme te mendosh apo besosh se ka nje Zot qe merr hak per ata qe e paten te pamundur te bejne nje gje te tille,,,per ata qe shkojne barkzbrazur ne shtrat,,,per ata qe titullohen nga “te fortit e pushtetit” si kokepalare.!!!
Uarda, mi buçe e salserbit, akoma nuk e ke kuptue strategjine e Meros.
Ne 23 qershor do ta kuptosh tamam.Deri atehere lih dhe pirdh sa te kesh qejf.
Sot presim qe te jape ndonje deklarate dhe Gaz Oketa i FRD-se se Bamir Saraçit, ministri i mbrojtjes se pas Gerdecit ne qeverine e gjyshit te bastardeve.
Te na tregoje si ishte puna e atij koncertit qe organizuan pa mbush akoma 40 dite nga vdekja e atyre 26 personave, perfshire dhe baxhanakun e Berishes. Ishte vaji i hap akoma.
I iku gjithe mandati Bamirit ne krye te vendit dhe drejtesia per Gerdecin nuk u vu ne vend. Tani ka formu parti qe te ndaloje votat opozitare brenda PD-se te mos shkojne ne kampin opozitar te vertete.
Mosndeshkimi i Gerdecit e moshetimi i plote i asaj ngjarje coi ne 21 Janar e mos u habisni qe te kete ngjarje tjeter.
Ndaj kujdes me voten njerez e syte kater: asnje vote per Bamir Celen ! Asnje !
Gerdeci ishte nje tragjedi shqiptaro-amerikane ku pjesa me e madhe e fajit bie ne nxitimin dhe prepotencen e disa te dergurve speciale nga pertej atllantikut.
Ajo qe ka lene nje shije te hidhur ka qene largimi ilegal i mender gjeneralit Luan Lepur Hoxha duke shkelur ligjin dhe vete ambasada amerikane ne dhenien e vizes te njeriut kyc ne lidhje me implikimin e shkerdhen Berishes kur ai kerkohej nga drejtesia shqiptare.
Mero Baze duhet te jete me i sakte dhe i sinqerte me lexuesin sepse
Luan Hoxha është njëri nga të akuzuarit kryesorë të Prokurorisë në çështjen penale të tragjedisë së Gërdecit, pasi në pretencë ndaj tij është kërkuar dënimi me tetë vite burg dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike.
Pas këtij dënimi, përmes avokatit, Luan Hoxha ka kërkuar pafajësi dhe nuk është paraqitur më në gjyq. Po kështu, ai nuk është paraqitur as në punë që nga 1 janari 2012, duke u larguar në SHBA së bashku me familjen, siç thonë burimet, i pajisur me dokumentacionin përkatës të nevojshëm. Ky largim ndodh pak muaj pasi në shtator 2011, në kabllogramet e publikuara nga WikiLeaks, Luan Hoxha përmendej për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Widhers në lidhje me Gërdecin. Sipas kabllogramit, Luan Hoxha i kishte thënë Widhersit se vendimmarrësi kryesor për Gërdecin ishte Fatmir Mediu, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve deri te llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi. “Hoxha pranoi se stafit të tij i ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Hoxha tha se kur ai vizitoi Gërdecin, në mes të 2007-s, ushtarët e tij po bënin këto dy detyra, dhe në sipërfaqe u duk se nuk kishte asgjë të gabuar. Gjatë pjesës së dytë të projektit, nisur në dhjetor 2007, ishte urdhëruar nga Mediu, pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër Kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut.
Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-ve. Në dokument thuhet se “i pyetur nëse e kishte raportuar këtë informacion për Prokurorinë e Përgjithshme, Hoxha u përgjigj po, ai kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet për hetuesit, me përjashtim të informacionit lidhur me djalin e Berishës”. “Mbi këtë, ai tha se nuk ndjehej i sigurte që të fliste”, thuhet në kabllogram.
Urtesi e popullit.
1-C’pret nga Muti i maces ne krye te vatres.
2-Kemi qene,jemi o mos qofte keshtu neser, si nje mize pa koke.
S’e kuptova dot, ne mengjes ne vedn te ketij artikulli ishte nje tjeter po per te njejtat argumente po ilustruar me dokumenta origjinale…. Presion Mero….?!
Krimb, jo krim!
Urime z.Baze per rikthimin ne ,,jete,, te ,,Faktorit Plus,,.Tani ai eshte ne fazat e para te,,ringjalljes,,pas ,,ekzekutimit,, nga armiq te fjales se lire dhe Shqiperise se lire ne kuptimin e vertete te fjales liri.Ju i nderuar z.Baze keni dhene nje kontribut te jashtezakonshem duke qene nje opozitare i vertete i klaneve politike ,mediatike dhe ekonomike mafioze qe veprojne ne Shqiperi dhe nuk jeni dorezuar sulmeve dhe persekutimeve te shumta deri edhe ordinere qe u jane bere.Pas shume gjerave te turpeshme qe po ,,sajohen,,ne vendin tim ndjeje shprese se Gazetare,Intelektuale dhe njerez si ju do te ndihmojne qe Shqiperia dhe shqipetaret te zene vendin qe meritojne.
Ju pershendesim zoti Sukaj
Edhe une ndaj te njejtin mendim me ju por me nje ndryshim te vogel per Mero Bazen.
Ka kohe qe ky atdhetar-gazetar e ka ulur “pazarin” ne tregun e trazuar dhe te tradhetuar te politikes shqiptare.
Duhet te kembengule ne luften me dy shtyllat kryesore qe po e mbajne ne kembe monarkun-monster Berishe qe jane opozita impotente dhe hipokrizia e dipllomacise perendimore.
Eshte shansi i fundit qe te shpetohet ai vend dhe duhet te krijohet nje front patriotik per te kerkuar doreheqjen e Berishes para votimeve.
Neser do jete vone.
Sot kthesat historike nuk kryhen me pushke si dikur por mjafton si fillim metodat ne fush-betejen e interenetit .
Kjo duhet te jete sfida e Meros dhe intelektualet qe e ndjene veten me gjak shqiptari.
Kalofsh nje jave clodhese i nderuari Ndoc.
o ben chikagoja o rumpalle e saliut po pyke qe pyke ngele o dell prej delli po
Veronika te lutem shpejt kam nje lajm per ty !!!Ben Amerikoni eshte ne andropauze ,i gjori,mavria,..nuk ka asnje hormon ne norme, neuronet po i shkaterrohen,dora nuk i bindet me urdherave qe i percjell truri dhe si pasoje shkruan budallalleqe !!!!!