Historia e përfshirjes së familjes Berisha në Gërdec, ka prodhuar më shumë politikë brenda PD-së, se sa në debatin mes Partisë Demokratike dhe opozitës. Fakti që i biri i Sali Berishës ishte lobuesi kryesor i projektit, bëri që pas tragjedisë së shkaktuar nga një aksident, gjithë energjitë e Sali Berishës të orientoheshin për të fshehur gjurmët e të birit në këtë histori. Në këtë rropatje të tij të gjatë pesëvjeçare, brenda PD-së është prodhuar një bilanc shumë herë më dinamik ndryshimesh nga kjo tragjedi.
Bilanci i parë që prodhoi tragjedia e Gërdecit në pushtetin e PD-së ishte fillimi i betejës së Berishës me institucionet e shtetit shqiptar, që sapo i kishte zgjedhur vetë. Sipas dëshmive të ish- presidentit Topi, krisja e tij e parë me Sali Berishën ka të bëjë me Gërdecin dhe lidhet me fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit Kombëtar, kur ai kërkoi të dalë përgjegjësia e strukturave shtetërore për tragjedinë. Nga ai moment, raportet e tij me kryeministrin u ftohën dhe më pas u vijuan nga një luftë e ftohtë, bllokime emërimesh dhe deri betejë publike.
Personazhi i dytë i rëndësishëm që hyri në konflikt me Sali Berishën për këtë shkak ishte kryeprokurorja Ina Rama. E zgjedhur disa muaj më parë me mbështetjen e Berishës, nën superlativa si “Silvia Konti” e drejtësisë shqiptare, Ina Rama në të vërtetë u kthye një armike të madhe të pushtetit sapo filloi të merret me këtë dosje. Ajo humbi menjëherë jo vetëm mbështetjen e shumicës, por u vu nën një presion të paprinciptë nga Sali Berisha deri në fyerje personale, të cilat arritën kulmin pas ngjarjeve të 21 janarit 2011.
Personazhi i tretë i rëndësishëm nga drejtësia, që u fut në konflikt me Sali Berishën për Gërdecin, ishte Kreshnik Spahiu, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas dëshmive të tij publike, konflikti i tij i parë me Sali Berishën ishte rreth një gjyqtari, që sapo kish mbyllur një çështje në favor të biznesmenit Delijorgji, i cili ishte partneri i parë i djalit të tij në Gërdec.
Pra, historia e Gërdecit rrënoi fitoret politike të Sali Berishës në pushtetin që sapo kishte arritur në kapjen e institucioneve kryesore të shtetit shqiptar siç ishte Presidenti, prokuroria dhe KLD.
Bilanci i dytë negativ i Berishës me Gërdecin ishte brenda PD-së. Për shkak të tenderimit preferencial të kompanisë që i biri i Sali Berishës i rekomandoi Fatmir Mediut, ky i fundit fitoi një pushtet personal të bezdisshëm në raport me ministrat e tjerë të PD-së pranë Berishës. Në atë kohë Fatmir Mediu ishte aq i pranishëm në pushtetin e Berishës dhe aq pranë tij gjatë gjithë kohës, sa ngjante se ishte nënkryetar i Partisë Demokratike dhe jo kryetari i Partisë Republikane. Ai shfaqej nga mëngjesi në mbrëmje nën shoqërinë e të birit të tij, ndonjë amerikani që merrej me biznesin e tyre, dhe pjesën tjetër me Sali Berishën. Ai u bë agresiv dhe ndaj ministrave të PD-së, që kishin qenë afër Berishës për këtë shkak. Një luftë e paprinciptë klanesh nën shtytjen e tij, filloi ndaj ministrave që kishin hezituar të firmosin kontratën e Gërdecit, sidomos ndaj Ilir Rusmalit dhe Ridvan Bodes. Ky i fundit, duke nuhatur rrezikun, bëri gjeste të tjera që kompensoi Berishën, ndërsa Rusmali, i cili e konsideronte atë biznes një privilegj të Mediut, ishte duke ecur mbi mina, derisa gjetën rastin dhe e shkarkuan.
Por sidoqoftë krisja ishte më e madhe se kaq. Brenda PD-së nuk kishte predispozicion kundër djalit të Sali Berishës, dhe kundërshtimet e Rusmalit, Bodes dhe deri diku Rulit, nuk kishin të bënin me Shkëlzenin, por thjesht se e shikonin si një trafik të Mediut. Ndaj ndryshimi brenda PD-së u vërejt më shumë se sa tek ndëshkimet ndaj tyre, tek mbështetja dhe ngritja e njerëzve që i qëndruan besnik të birit të Berishës në këtë proces. Njerëz krejt anonimë, që ishin përfshirë pa dashje në këtë histori morën menjëherë pushtet. Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, Eduard Halimi dhe Drejtori i Kodifikimit, Viktor Gumi, u bënë menjëherë deputetë në vitin 2009. Fati i Gumit ishte se kishte hedhur një firmë mbi faksin që Aldo Bumçi do t’i niste Ministrisë së Mbrojtjes për të shprehur dakordësinë e saj për biznesin e të birit, si një linjë informimi paralel për të birin e kryeministrit.
Enkeled Alibej, një nëpunës mediokër i kryeministrisë tek zyra antikorrupsion, i cili ishte gati për tu shkarkuar për shkak të disa aferave me Albpetrolin, papritur lulëzoi vetëm pse kish shërbyer si përcjellës mesazhesh nga zyra e Berishës për tek ministritë përkatëse për këtë shkak.
Aldo Bumçi, i shkarkuar me nervozizëm nga Berisha si “imbecil”, iu bë po ashtu fat ky biznes dhe u rikthye në qeveri pas vitit 2009 dhe mori dhe drejtimin e degës së Tiranës, që është në të vërtet një strukturë paralele kriminalo- biznesi e djalit të Sali Berishës.
Aq shumë u polarizua situata brenda PD-së pro dhe kundër Gërdecit, sa për shumë nëpunës pa emër u kthye në biznes hapja e fjalës se ai duhej shpërblyer pasi kishte ndihmuar dhe ai diçka në atë histori. Të ishe i lidhur me Gërdecin brenda PD-së, u bë njësoj sikur të kishe qenë bashkëpunëtor Sigurimi në kohën e Partisë së Punës. Të hapeshin të gjithë dyert.
Beteja e tretë e Berishës për Gërdecin ishte me median. Së pari, ai bëri betejë me redaksitë e mëdha të medies për t’i kufizuar në raportet e tyre investigative ndaj kësaj çështje dhe në një farë mënyre ia arriti. Me gazetarë si Andi Bushati, unë, Ilva Tare, etj, që u morëm personalisht me çështjen, përdori sulme personale, verbale, financiare dhe fizike. Me reporterë guximtarë, sidomos ata që shkuan tek krateri i Gërdecit dhe morën dëshmitë e para, përdori sulme verbale të frikshme. Kujtoj fyerjet ndaj gazetares se News 24, Top Channel dhe disa reporterëve të gazetave, duke i kompleksuar t’i ikin raportimit.
Por beteja e tij u shtri dhe më tej. Ai hyri në konflikt për të mbyllur këtë histori dhe me trupin diplomatik. Marrëdhëniet e tij me ambasadorin Uidhers u shkatërruan pas kësaj periudhe dhe shkuan në ekstrem. Ambasadori kundërshtoi presionin e tij mbi drejtësinë, median dhe politikën për Gërdecin dhe për këtë e pagoi shtrenjtë. Lobistët e Berishës në Uashington e izoluan dhe ai u detyrua të dalë në pension të parakohshëm dhe të premtojë se do shkruajë një libër mbi Berishën dhe Shqipërinë.
Pas pesë vitesh, Berisha ia ka dalë të prodhojë një Gërdec të dytë në institucione, në drejtësi, në medie dhe marrëdhëniet ndërkombëtare për të mbuluar Gërdecin e parë. Por si çdo krim që mbulohet me një krim të ri, kjo gjë nuk mund ta qetësojë. Nëse nuk e zbojmë nga pushteti, ky krim do të vazhdojë të prodhojë krime, si çdo krim i pandëshkuar.
Si zbohet ky Mero se ate kane njerezit hall?
Vetem me hu!
Kush e me qfare huri,Se shikoni qe komentuesit e temes ka 2 dite qe nuk komentojne ne shkrimet e Meros per gerdecin.Jemi kapur pas politikes se dites e harrojme vuajtjet e te damtuarve ne gerdec.Po nuk u be e gjithe shqiperia gerdec nuk do zgjohemi.Me nje lule nuk qel pranvere,pershendetje Bazes.
me vote dhe me hu, por duhen perdorur te gjitha mjetet dhe te gjitha menyrat.
Mero sinqerisht, je nje thesar enciklopedik: kjo eshte histori e vertete dhe e ndricua rme rreze rentgen deri ne kockat e pushtetit.
si ne tere boten, duke kundershtuar bindshem pushtetin e tij dhe jo duke ia pasur zili pasurine e vene ne kurriz tonin. Nje pjese e mire e PS-se po kerkon thjesht ta zevendesoje kete pushtet te Berishes, dhe miqte dhe biznesmenet e pushtetit t’i kene ata vete si miq te rinj. Eshte miqesia e Edi Rames me Delijorgjin qe parcialisht mund te shpjegoje ate doren ne shpatull me 15 mars 2008.
Ne nje mendje me anonimin!
E sakte.
Rama edhe mund te vendose te beje “kthese personale” por me gjithe ate grumbull personazhesh qe e rrethojne e qe mezi presin te perfitojne nga pushteti i Ri, veshtire eshte te Rilinde ndonje gje e mire… pervec nje NANO 2.
Sh cudi ….. hera e pare qe del qe Withersin e paskeshin cuar ne pension te parakohshem se ketu na e kane shitur sikur e kane nderuar e respektuar per detyren e pare dhe te fundit si ambasador ne nje vend
Shqiperia ka nje histori teper te gjate me kete kafshe qe kemi mbi koke. Histori qe ka nevoje ti vihet fundi. Duhet qe te gjithe te hapin syte dhe te shikojne se cfare po ndodh ne Shqiperi, se si ka degjeneruar ky pushtete dhe se si shteti nuk qendron me ne kembe. Familja Berisha eshte fajtore, ndaj ajo familje duhet denuar me pare nga qytetaret dhe pastaj edhe nga shteti.
Dua te shpreh mirenjohje per zotin M.Baze,qe pas asaj mesdite te llahtarshme te 15 marsit 2008-te,u vendos pa ekuivok ne krah te popullit te tij si nje titan,ne lufte te paepur,me konseguenca tejet te veshtira individuale familjare e fisnore,prej shtetit gangster te dr.dhjeramanit.
Analiza e tij per post-Gerdecin eshte teresisht e sakte dhe orjentuese per kedo qe rrefuzon terheqjen zvarre te shtetit, ne breket e dhjera te dr.krimit.
A mund te imagjinohet se cfare do te ndodhte nese Zoti Baze dhe gazetare te kalibrit te tij,do t’i ishin vene me te njejten force perballe qe ne “gerdecet” e para te tij??????Qe ne 2 prill 1991,qekur u vinte me ne krye azem rrugacin,zjarrin gjithckaje qe ishte ndertuar per gjysem shekulli me djersen e gjakun e nje populli te tere????Si nuk munde zoti Baze te veshtrosh ate qe shqiptaret ne shumice e pane,me kthjelltesi,prej fillimt tek barbari me i zi qe kjo toke ka pjelle????
Jam shume dakort me Mero Bazen. Keto kohw, me tw drejtw na wshte paraqitur tepwr rebel kunder pushtetit nepotik. Para ca kohesh Edi Rama e klasifikoi qeverisjen e sotme si model te fashizmit islamik. Pwr mendimin tim qeverisja e sotme ka mw shumw tipare tw njw epidemie politike qe perfshiu SHBA-te nw mesin e viteve 50-te tw shekullit tw kaluar e qw quhet MAKARTIZEM.
Largimet masive nga puna te kundwrshtareve politikw, neni 24/1, vrasjet politike, privacionet ekonomike ndaj kundwrshtareve, viti i mbrapshte 97-te, dhe 98-te, masakra e Gerdecit, 21 janari, vrasjet qw nga viti 1992 deri mw sot te 270 uniformave ushtarake, 2000 veta tw zhdukur, 20000 femrave shqipwtare qw janw kthyer nw prostituta jashte vendit, 8000 tw burgosur nw burgjet e botws,kaosi nw regjistrimin e popullwsisw, hakmarrja ndaj gazetareve dhe gazetave (dikur KOHA JONE dhe sot TEMA)jane tregues te neomakartizmit. Por neomakartizmi NO PASARAN! Njerwz, jini vigjilent! Kujdes nw votime. Demokracia eshte nw rrezik.
Mero lere Gerdecin institucional, sepse duhet te merresh edhe me kunatin e Mehdiut, deputetin taze boje roze:Celibashin.Problrmi eshte, qe Gerdeci mund te perseritet fizikisht,duke marre jete shqiptaresh dhe duke shkaterruar prona privete e publike.Kemi te njejtet perberes,mjafton nje katalizator si psh rrota e sapo salduar e karroces, qe te perseritet shperthimi.Kemi prap Shkelzenin, qenuk heq dore nga trafiku i armeve. Kemi perseri nje BallajdiImam nje imbecil hajdut,medjemadh te inkriminuar njelloj si F.mediu.Kemi te njetet trafikante serbe si Damjanovici,Micovici madje edhe Sllobodan Tesici eshte zevendesuar nga i vellai Gjorgje Tesici.Kemi perseri grekofone minotiteti vecse pas aventures siriane Mihali eshte zevendesuar nga Aleksandri vellai i Fluvit.Kemi perseri sherbime inteligjente cifute dhe terririste myslymane,vetem se vendin e Hisbullahut e kane zene terroristet e Shabaab ne Somali.Personazhi i ri eshte Aco Gjukanovici, vellai malazez i homologut te Saliut tone. Shkelzen o vrases i burrit te tezes a te thone gje keto emra:M/V EOS,M/V ANNA K,M/V CORA,M/V PYRAMIS?
fole fiks si gjethi o christina….
Mero ne kete artikull gjakftohte shoh nje linje optimizmi se vete PD nuk po e durojne me SB ,mos eshte pak si vone per tu gezuar per kete?Zbim nga pushteti ,mund te zbosh nga pushteti nje drejtues te ardhur me votat e popullit e qe i respekton keto vota sikur keto te jene kundra tij por nje njeri qe ka bere nje vjedhje te organizuar te votave ,ka llogari te hapura me drejtesine e vlereson imunitetin si te vetmen menyre egzistence do te beje te pamunduren te plackise c’te munde e te korruptoje ke te munde .Mendoj se duke filluar nga ju gazetaret duhet te krijohet nje gjendje alarmi per ti vene vazhdimisht ne dijeni nderkombetaret qe te bejne c’eshte e mundur qe te parandalojne kete vjedhje ne menyre qe te evitojne masakren qe po pergatit sherxhiu i pandreqshem qe kerkon shkak per sherr ne menyre te vazhdueshme
Kush ta zboje o Z. Baze?! Ne, me vote apo me protesta?! As njeren dhe as tjetren. Me shume keqardhje!
Uidhersi shkarkohet si ambasador,pastaj izolohet dhe detyrohet te dale ne pension te parakohshem nga lobuesit e Berishes ne Amerike?????
Sikur kjo hipoteze e juaja te ishte dhe pergjysem e vertete,{une nuk kam piken e dyshimit qe eshte keshtu,qe kur L.Hoxhes ju dha strehim ne Amerike,jo sepse ju plasi per jeten e tyre,por sepse do llapte per ca lobime shqiptaro serbe}ktu nuk ka zgjedhje qe ta shpetojne kte vend,nuk ka reporter ,gazetar e analist te shpetoj kte vend,ktu nuk ka EDVIN RAME qe e shpeton kte vend.
Ajo marria e juaj per te qene pro amerikan,ajo qe mediat ushqejne perdite me kte vend kaq ar~mik ndaj nesh ,po na varros.
Ky vend po shkon drejt asaj qe guxuan te na thoshnin shume kohe me pare
Shqiperia eshte nje shprehje gjeografike!
Dhe derisa ju ,sidomos ti MERO ,ta shohesh si lufte personale,te goditesh vetem dhe gjithmone S.Berishen,duke nenvleresuar klanin qe e mbeshtet,sidomos klanin lobues shqiptar,theksoj shqiptaro serb ne Amerike,me keq do jete.Ti do vdesesh ndoshta si kundershtar i tij,por nuk do vleje asgje,ai dhe tentakulat e sundimit te tij do blejne femijet e tu,ose do i rrenojne ja si e beren me ty.
Ti e di shume mire qe kjo politike e tij dhe kapitali ekonomik i tij do jene deme afatgjata,nuk do i fshijne kurre ata qe do vijne,sepse shume nga ata hane bashke me shume emra qe ti ke radhitur me siper.
Fshije nje here emrin e berrrrishes nga editoriali jot,fillo nxi ndonje me te fuqishem,fillo pickoe pak xhaxha Semin,nuk mund ti lejojne vetes luksin e te paturit nje vend jo amerikan ktu,sidomos neve.
Une nuk dua heronj te rinj,sepse mendoj se nuk ja vlen te harxhohesh per kte popull,por ti vete e ke zgjedhur.
Mero nuk behet ky vend,ktu kane sukses vetem diktaturat,jemi kultura e skllaverise.Ti shkruaj se kalon dhe kohen,ja dhe une ate bej,por femijet do i nxjerr qe ktej,do i mbaj thjesht sa te mbaojne 9 vjecaren,thjesht per te kenaqur egon time si nene,por nuk do i le skllever.23 qershori do kenaqi egon e dikujt,por nuk do ndryshoje asgje,as ty nuk do te pelqeje,xhaxha Semi,do imponoje qetesine mbi Gerdecin,he mo se ca te vdekur jane,….keshtu ka qene gjithmone Mero,eshte histori e vjeter kjo!!!
veronika jam shume dakort me ty, mjer ata femi qe do rriten te ky vend……………………
Pse moj katnare permened rrena qe dhe vete Sali mashtrusi nuk i pemend, po le me gomeret e Partise se tij ti peshtyjne neper kafene. Ore Ramen e votoj vetem se eshte qytetar jo shpellar si ai juaji, po lexur c’thote Mero se pastaj…cdo njeri normal kthehet
Do ta shpjegoje une,Uarda,megjithese ti nuk do ta besosh pasi je fut dhe komenton thjesht sa per te bere llogje Kavaje.
Fakti pse Rama i rrihte shpatullat BARBARIT te Vicidolit perkethehet keshtu:Hajde mo rrote k…i,pa ti ke lind per te Shkaterru cdo gjo.MEGJITHATE,nuk eshte koha per te fituar kapital politik ne kurriz te atyre qe humben jetet.
Pak a shume keshtu shpjegohet,moj Uarda,moj vajze e CEKET.Megjithate bravo te qofte qe pyet kur nuk e din dicka.
Po te kishin qene ”ortak” treshja Mero-Rama-Delijorgji te jesh e BINDUR,moj vajze shume e TRASH,se sot dyshja Mere(sikur i thua ti)-Rama do ishin ne burg,pasi Maloku thjesht 1 shkak do.Por kur nuk e ka kete Shkak,fut shkerdhata dhe kurva,si puna jote,qe te bejne pyetje te ”Mistershme” dhe keshtu marrin jete teorit Konspirative,per lidhje te panjohura midis Mero Bazes,Ed Rames…etj., armiq te pushtetit nga njera ane,dhe botes se krimit ne Shqiperi,nga ana tjeter.
Dhe paralelisht njerzit harrojne per momentin hallet e tyre dhe mundohen me mish e shpirt te zgjidhin misteret e ”lidhjeve mafioze” te kryetarit te opozites me kriminele real dhe imagjinar.Dhe kur vjen fundi i vitit e shikojne veten prap pa pune dhe Ed Ramen te pa akuzuar per asgje.Por deri atehere BARBARI ka trillu 1 Budallallik tjeter dhe shkerdhata dhe kurva,si puna jote,i hedhin ne forme pyetje neper medja te ndryshme.CIKEL qe perseritet rendom ne Shqypnin tate dhe timen te dhjere.
nuk eshte koha per te fituar kapital politik??? po ndryshimet kushtetuese kur u bene? kur rama mendoi se berisha kishte ikur per lesh nga gerdeci dhe po fitonte kapital vetem per vete nderkohe qe e hengri sa krahu si student i manget qe eshte…
dhe i thu robve shkerdhata dhe kurva ti!? (ti je kurva qe mbron ramen nga thashethemet??) Njerezit zgjedhin vete cfare te lexojne e mendojne o idiot. Dhe vetem se ty te duket sikur ke kuptuar ndonje loje, nuk eshte e vertete universale. Hajvan!
Ato ofendimet e mesiperme kishin per shenjester 1 person te caktuar,por meqe ty te djeg,c’a te them une???
Here tjeter mos i fut hundet kur s’te takon.
Megjithate ti,dhe shume te tjere si ti,je 1 Idiot Klasik,kur kujton se ndryshimet Kushtetuese sollen kete gjendje ne te cilen ndodhemi sot.
A thua se BARBARI i Vicidolit po pjerdh se c’a thote Kushtetuta dhe se po mos te kishin ndodh ato ndryshimet sot do ishim Kaliforni.
Hajvan!
Bjeri gallatës Sali dynjaja
ku ti vë dorën bëhet hataja,
shpërthen Gërdeci si Tora-Bora,
ti s’di akoma nga bie Vora…
Tym edhe flakë Sali Rrumpalla,
u vra mileti, u dogj mëhalla,
por ti nuk tundesh nga istikami;
do na bësh Zvicër o bëhet nami!
Është vepra jote Sali Doktori,
veç ti gatuan kët’ lloj lakrori,
e del çuditur: “S’e di…S’më thanë…”
N’a vret padashje, por…”na ke xhan”.
Jo, s’thua dot Doktor Berisha
që:”s’dija ç’bëja…s’dija ku isha…”
Amoku i zhvatjes të erri sytë;
kafshatë e madhe gjithmonë të mbyt.
Por ti bëj qejf dhe loz kumar,
se ti me botën ke bërë pazar,
ndaj qesh e tallu zoti Sali,
bërtit dhe shaj, korr edhe gri!
Bëj dhe rrugaçin, bëj dhe shtetarin,
bëj trafikantin edhe xhandarin;
bëj si të duash – je mbret Saliu,
je Rrumpallhana me kokë njeriu.
Nuk t’a zë dorën të ndalë ndokush
se ti do ndizesh i kuq me prush,
ti me dy gishta do bësh qametin,
do tërbosh dheun, do çmendësh detin.
Sundo pa frikë o bir Neroni,
ke leje me pashë nga Uashingtoni,
je Kushtetuta, je Zoti vetë;
Saliu i Parë…i Dytë…i Tretë…
E ndave Shqipen me miqtë çakallë,
xhambazë, kasapë, rrufjanë të gjallë,
e shtrove Shqipen si bakllava;
o burra zhvat, merr në hava!
Zhvateni detin, zhvatni kanale,
lumenj, fabrika, hidrocentrale…
S’ju ndal ky popull, as Perëndia,
banket satrapi po shtron Salia.
——————————————
4.Shqiptarë hajdutë, shqiptarë rrufjanë,
që Sali Babën keni sulltan,
çakej që lutni Saliun – Zot
se ky ju mbushi me pare plot,
Ju që mëngjesit e gjer në darkë
i futni Shqipes thonjtë në bark,
i hani mishin, i ndukni plaget,
ju të pafryrët, ju burracakët;
Ju zëntë fytin Mortja që mbollët
ky Derr pisllëku, që ju n’a sollet
se do vijë ora t’i hani vetë
bajgat që ngrini poshtë e perpjetë.
————————————————
5.Shqiptarë të mirë, shqiptarë të keq,
burra dhe gra, të rinj dhe pleq,
ju me dy gishta, pa gishta fare,
që deshët botën mu nën dritare,
tani mos qani, mos u ankoni,
në keni Zot, falje kërkoni,
se vetë e zgjodhët Doktor Çmendinë,
ndaj bëni qejf…T’i pijmë dollinë!
Nëse akoma keni një shpresë
dhe nuk e lini shpresën të vdesë,
ja ku është sheshi, rruga Maestër,
që mos të rroni më nën shënjestër.
Dilni zot vetes, shqiptarë bujarë,
që vendi ynë të bëhet mbarë,
tundni themelesh Farsën e gjetur,
nëse akoma frymë ju ka mbetur.
Viktoria Gumi viktime e perdhunimit e perdorimit te Xhozefine Topallit asht perdorun nga pushteti e normal si te tan te tredhunit e tjere qe permend Mero, u shperbly ne vijim te sherbimeve te larta, bile ia hodhi paq (per publikun por jo per drejtesine) duke ia veshur deficientit Aldo B. siglimin e shkreses “per Z.Shk… Berisha”
dean bravo per komentin shum i goditur,i duhet ber e qart ketyre komentuseve se cfar po bejne se mbase jan te erresuar nga barbari.nje pjes e shoqeris eshte e trembur, nje pjes ka interesa,nje pjes eshte e erresuar ose ne gjum letragjik dhe opozitaret e vertet te ketij pushteti mafioz jan te ndar, duan ta rrezojn por secili per hesap te vet.zghidhja eshte fronti opozitar me kualicion te gje dhe ak frd dhe per nje vit zgjedhje te reja ,me sistem tjeter kod tjeter dhe numurimi te jet elektronik pa friken e talebaneve.
Mediu & Shkelzeni.
Mediu kur erdhi per studime ne Tirane, veshjen me te mire kishte nje Kapote (Xhakete) Faturinoje treni, bere dhurate nga e J..a qe ishte faturino.Kete ja ka permendur Kastriot Islami ne nje debat televiziv, vite me pare. Ne qytetin e Fierit Mehdiun e therresin o CAM,te na e thote AI. Shkelzeni nuk ka aq tru , sa te bej biznes, po ta veshtrosh me vemendje eshte Fytyre daun (i mete) fytyre disk dhe duket si cuni i Mao Ce Dunit. Budall duket por Eurot nuk i merr me lopate por me eskavator, i shkreti ka shume femije ca ja ka sjell gruaje e ca jane te tijt, eshte fukara ,gjynah.Mire djali vjedh po BABAJI si Burr zamoni si ja pranon ne shtepi. Apo bej BABA te te NGJAJ. Sala eshte kokrra e hajdutit per vete, por per te ngjare me shume eshte e bija Argita fytyre brisku
Besti,faleminderit,per ato fjale te vyera,po kujt ja thua.Ne jemi ndoshta kombi me injorant i kesaj bote,kombi me i pa civilizuar,kombi me i trembur qe ka pare historia njerezore,kombi me i perçare qe njeh jeta jone qe nga Iliret.Duhet edhe disa dekada qe te kuptojme se ç’far i kemi bere brezave e niperve tane.
Mero!Sala sa kohe te jete ne pushtet ka me ba vetem
’97,Gerdec e te gjite pislleqet e kesaj bote.
Popull Sala nuk qeveris se nuk din.Ai vetem sundon.
Se na e lame vete.Sundimtari si lakej perdor vetem
laperrdharee.Kjo asht arsyeja pse PD eshte kthye ne
parti e Ciljetave dhe Gretave.
Analiza mund te bash sa te dush por asnjehere nuk i
keni ba analizen psikiatrike species se perzane nga
Spitali psikiatrik si psikopat.
Per komentet bani kujdes o njerez.Po kerkojme te hyjme
ne Europe e mos perdorni ket gjuhe me njeni tjetrin.
Kini parasysh gabimin tone me te madh.Ne gjithe boten
budallen e ¢ojne ne ¢mendine.Ne i hapim rruge e e bajmr
Kryeminister.E s’kemi ¢a presim tjeter prej tij ve¢ mjerimit
Eshte nje fare kapitullimi i turpshem i shoqerise shqiptare qe vetem po merremi me numerimin e pervjetoreve te tragjedive tona duke u kthyer ne nje “funeral home” ne vendosjen cdo dite lajmerime vdekjesh te njerezve te vrare nga ky regjim supermafjoz nje e nga nje qofte dhe “truma-truma”.
Ne fakt Shqiperia e ka filluar ” Gerdecin 22 vjecar” ne 2 prill 1991 ku SRB me banden e tropojes nga brenda dhe te “komitetit te maleve” te ca amerikano-serbo-tropojaneve nga jashte filluan zbatimin e terapise shock te projektuar ne katakombet e beogradit.
Ne kete gerdecin “e dyte” qe thote MB ka nje pasaktesi ne lidhje me treshen Topi-I.Rama-Spahiu .Debimi i tyre i turpshem u krye pas rastit te masakres se 21 janarit sepse per Gerdecin ato kishin rene dakort me nje “pakt mossulmimi” apo statukuoje qe u prish pas vrasjeve te bulevardit.
Duke respektuar rradhen ne kete numerime te Gerdeceve i vjen rradha “Gerdecit te trete” qe M.B e anashkalon.Ai lobi i SRB ne Washington eshte aq i fuqishem sa jo vetem nxjorri jashte perdorimit John Withers-in por prune Arvizune qe eshte vetem nje lexuesh fermanesh te hartuara ne zyrat e tyre qe rregullojne imazhin e killerit SRB duke i hequr gjakun nga putrat e tij ne kembim te miliardave midis te cilave eshte dhe Gerdeci.
Gerdeci “i katert” eshte qendrimi teper i bute i opozites qe pothuaj u ndjene bashkfajtore ne kete kasaphane.Vlera e municjoneve dhe armatimit shqiptar ishte aq e madhe sa pa frike mund te themi se akoma e gjithe investimet te kryera ne Shqiperi akoma nuk e kane kaluar kete numer dyshifror te bilonave dollare.Dihet boterisht qe dhe PS pas 1998 ka “futur duart” por jo ne keto perpjestime astronomike sa biznesi i Shkerdhen Berishes.
Fakti qe disa nga eksponentet kryesore te PS ishin te “miqsuar” me kriminelet biznesmene te ketij skandali tregoi se nuk ishte vetem filantropia e EKR per protestat “vellazerore” SRB por dhe implikimi i tyre ndonse ne permasa jo te egzagjeruara.
Ne gjithe keto editorialet e MB qe vleresohen ne shume nivele te shoqerise shqiptare mungon nje element qe eshte ndoshta me kryesori.Nuk shikohet asnje lloj ilaci apo rrugezgjidhje te pakten ne forme ideje si mund te dilet nga kjo gjendje.
Sot per sot eshte antishqiptar pretendimi se pushtetet e zaptuara dhe qeveria e bunkerizuar e SRB do te “rrotacjonizohen”.
Eshte hipokrizi vrastare qendrimi i dipllomacise amerikane dhe europjane si dhe idotizmi ekstrem i opozites qe nuk po japin alarmin per kapitullin e shtetit shqiptar.
Sepse te vazhdosh te marresh borxhe unlimited kur BB & FMN ka nxjerre kartonin e kuq,te shiten hidrocentralet qe jane resurse strategjike dhe shtylle vertebrore e ekonomise dhe te miratosh me mafjozet e BE
kontrata qe e kthejne shqiperine WC e europes tregon se ai vend eshte ne kolaps ekonomik dhe mbahet ne reamicjon vetem nga 1 miljon emigrantet fisnike.
USA & BE nuk duhet te kene turp te pranojne se instalimi i demokracise me Shqiperi ka deshtuar perfundimisht.Nuk ka asnje hap ne keto 22 vjet qe te jete bere pa konsulten,ndihmen dhe trajnimin nga dipllomate,ambasdore,keshilltare nga USA & BE dhe ne qofte se do kishin rezultat te mire pra te dilte “djale” do ti falenderonim.Por tani qe demokracia deshtoi dhe doli kopili SRB dipplomacia perendimore duhet ti gjeje vendin.
Edhe PS-AK- FDR deri diten e sotme nuk kane asnje lloj mundesie jo vetem te marrin pushtetin por as dhe ta mbajne ate ne nje version te largimit te SRB me negocjata si Nano ne 2005.
Veprimtaria e tyre e percare duke mos u bashkuar ne front per doreheqjen e SRB para votimeve eshte po aq kriminale sa dhe vete krimet e SRB.
Sot eshte detyre atdhetare clirimi i shqiperise nga pushtimi berishist qe eshte me i ndyre se te gjitha regjimet e meparshme te marra se bashku
Rruga e vetme eshte ndergjegjsimi i shoqerise shqiptare (aq sa kane mbetur) te kerkojne nderhyrje dipllomatike energjike nga admistrata amerikane per te debuar nga pushteti para votimeve SRB.
Kjo nuk do jete ndihme por nje detyrim apo ndjese e kesaj admistrate ndaj popullit shqiptar te prere ne bese.
Ishte kjo dipllomaci qe e pruri ne pushtet ne menyre ne dyshimte ne 1992 me aromat e beogradit,e mbrojti ne 1997-1998,e ricikloi ne 2005 dhe e shpetoi nga hakmarrja popullore ne 2011.
Lejimi apo pranimi i votimeve ne qershor 2013 nen “kujdesin” e nje egomaniaku gjakatar qe ka kryer krime monstruoze ndaj kombit shqiptar do jete prologu i nje seriali “live” 22 vjecar:”Rreziku serbo-amerikan per Shqiperine” ku personazhi mafjoz SRB nuk do jete fajtor kryesor por ato qe e lejuan te beje megakrimin; dipllomacia perendimore dhe opozita e perenduar.
Ka ardhur koha ta hedhim poshte kete qeveri vrasese e vjedhese!Duro deri me 23qershor i “nderuar” kryeminister se atehere do te te japim verdiktin ne te gjithe,SHQIPTARET. KOHA PER RILINDJE!!!!!!!!!!!!