INTERVISTA/ “Shuplaka” e Fyles: S’kemi parë arritje kundër korrupsionit, investitorët po largohen nga Shqipëria

26 Mars 2013, 21:36Politika TEMA

Intervistë ekskluzive e Komisionierit Evropian  për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Stefan Fyle për Tonight Ilva Tare në Ora News. Komisioneri për Zgjerimin, Fyle, thotë se ndjehet keq që nuk i kanë ardhur në aktivitet përfaqësuesit e mazhorancës, por thotë se për arsyet duhet të pyesin përfaqësuesit e PD. Fyle thotë se zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, madje zbulon se nuk ka qenë Komisioni, por shtetet e BE që kanë kërkuar që Shqipëria të mbajë zgjedhje me standardet më të larta.

 

Komisioner Fyle, faleminderit që më mundësuat këtë intervistë. Kam shumë kohë që pres për të. Dua t’ju pyes fillimisht pse zgjodhët të merrnit pjesë në një aktivitet me praninë e shoqërisë civile, akademikëve, medias dhe qytetarëve për t’u kërkuar angazhimin e tyre të drejtpërdrejtë në procesin e integrimit. Pse kjo zgjedhje?

Së pari nuk kemi bërë ndonjë ndryshim në politikën tonë. Ne gjithmonë kemi thënë se perspektiva evropiane nuk i përket vetëm qeverisë, por edhe shumë aktorëve të tjerë që duhet të marrin pjesë në këtë proces në mënyrë që pronësinë e këtij procesi ta kenë të gjithë dhe shoqëria civile është njëri prej këtyre aktorëve tejet të rëndësishëm. Dhe, së dyti, në këtë moment të caktuar të vitit mua më duket se politikanët janë gjithnjë e më të përqendruar në zgjedhjet e ardhshme. Vullneti i tyre për të ecur përpara përsa i përket axhendës së integrimit në BE ka një vlerë korresponduese, pra në të njëjtin nivel. Prandaj vendosëm që të vazhdojmë dialogun duke u fokusuar tek shoqëria civile dhe nëpërmjet edhe medias, për të përfshirë sa më shumë qytetarë që të jetë e mundur.

Në media në fakt u komentua që ju nuk u takuat as me Kryeministrin Berisha dhe as me liderin e opozitës Rama?

Herën e fundit kur isha këtu u takova me ta dhe mu duk që në atë kohë ata ishin të fokusuar pikërisht tek zgjedhjet e ardhshme. Këtë herë takova Ministren e Integrimit dhe Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Integrim.

Ra në sy që nuk kishte përfaqësues nga Partia Demokratike. A mund të na e shpjegoni këtë? 

Nuk e di. Duhet të pyesni ata. Ne i kemi ftuar.

A ju vjen keq që ata nuk kanë ardhur?

Natyrisht që po. Mënyra se si ne kemi folur për shumë çështje ka qenë një mënyrë ku të gjithë mund të gjejnë një mënyrë për të kontribuar në debat dhe për ta çuar përpara.

Z. Komisioner, përse është në interesin e Shqipërisë të bëhet pjesë e BE-së. A mund t’ua shpjegoni me pak fjalë teleshikuesve, të gjithë shqiptarëve? Përse është në interes të Shqipërisë për të qenë pjesë e BE-së?

Jo, jo, unë mund t’u jap perspektivën e BE-së, por mendoj se për këtë çështje duhet të japin shpjegime përpara qytetarëve politikanët shqiptarë. Politikanët evropianë vendosën shumë kohë më parë dhe arritën në përfundimin se Ballkani Perëndimor duhet të kthehej në një zonë stabiliteti dhe paqeje. Në të njejtën kohë, t’i ofrohej në të ardhmen begati vende të Ballkanit Perëndimor dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë ishte duke iu ofruar atyre anëtarësimin në BE. Vetë shqiptarët duan shumë që Shqipëria të bëhet shtet anëtar i BE-së. Unë kam parë shumë sondazhe dhe ndoshta Shqipëria është një nga vendet më entuziaste për anëtarësimin në BE. E vetmja gjë që uroj është që kjo të dukej edhe në llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë e autoriteteve dhe të gjithë aktorëve politikë që të japin rezultate pikërisht për këtë pritshmëri.

Ju e thatë më parë që nuk e kuptoni se përse ekziston ky mur mes dëshirës së shqiptarëve për t’u bërë pjesë e BE-së dhe politikanëve nga ana tjetër që nuk po ndihmojnë për ta shembur këtë mur. Ju, a mund të ndihmoni, ndërmjetësoni?

Nuk e di nëse fjala ndërmjetësim është fjala e duhur. Në një mënyrë, mes ndërmjetësimit tonë të përditshëm që kemi ne në një farë mënyre ndërmjetësojmë. Po të shikohen për shembull 12 prioritetet kyçe dhe lista e kërkesave minimale që kemi për të sjellë qeverinë dhe opozitën së bashku gjëra të cilat janë të nevojshme jo vetëm për Komisionin, por edhe për shtete anëtare që të jepet statusi i vendit kandidat, bëhet fjalë për një punë të përbashkët. Fatkeqësisht, shikojmë që nuk kemi pasur mundësi që kjo pritshmëri të realizohet dhe na vjen keq që janë gjithë këto ligje dhe iniciativa që janë miratuar dhe të tjera që duhen miratuar. E vetmja gjë që dëgjojmë kur vijmë në Shqipëri janë 3 ligjet, politikanët në barrikadat e tyre dhe askush nuk dëshiron që të bëjë kompromis. E shoh që ka një trysni që është gjithnjë e në rritje për shkak të zgjedhjeve, por shoh gjithnjë e më pak vend për kompromis. Dhe për këtë më vjen keq.

Ju e keni përmendur më herët mungesën e kulturës së kompromisit që mungon tek politikanët tanë. A e keni menduar ndonjëherë nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon me ne dhe kulturën e kompromisit? Pse nuk e kemi të zhvilluar?

Në fakt e përmenda edhe në konferencë. Fjala kompromis nuk është fjalë e keqe. Edhe projekti i BE-së funksionon falë kompromisit dhe është në interesin e 27 shteteve anëtare që së shpejti bëhen 28 me Kroacinë. Gjithmonë ka nevojë për kompromis dhe politikanët e kuptojnë se shpirti i kompromisit nuk është mosrealizimi i ambicies së një vendi, pra e ardhmja dhe aspirata e tij. Ka nevojë për më shumë gjithëpërfshirje.

Nuk e di sa e ndjetë ju, por ka një farë frustrimi tek shqiptarët. Një pjesë e tyre mendojnë që Brukseli, duke mos ia hapur derën Shqipërisë, nuk penalizon vetëm politikanët, por penalizon edhe vetë shqiptarët të cilët janë të lodhur nga ky proces pa fund i integrimit evropian. Dhe po ashtu edhe një ndjesi që ju merreni me politikanë që janë të akuzuar për korrupsion dhe në një farë mënyre e mbajnë peng ëndrrën europiane të vendit tonë.

Jo! Prisni pak. Dera është e hapur. Ftesa për të kaluar nga ajo derë qëndron ende dhe ka qenë aty. Ajo që mungon është Shqipëria që nuk po jep rezultate për ato kërkesa që janë bërë dhe më vjen keq. Por zgjerimi është sa aspekt politik, aq edhe teknokratik. Ka një balancë të mirë midis politikanëve që e çojnë përpara, por vendet kandidate duhet të japë rezultate dhe integrimi varet nga meritat e secilit vend. Meqë ra fjala. Aftësia e politikanëve shqiptarë për të rënë dakord për çështje të cilat janë të nevojshme që të krijojnë mjedisin e duhur ekziston, si për shembull e treguan me liberalizimin e vizave, por duhet të jetë diçka tjetër që e pengon.

Vini në pikëpyetje nëse e duan apo jo integrimin?

Thjesht po them që duhet të ketë duhet edhe diçka tjetër dhe e kanë në dorë politikanët shqiptarë dhe qytetarët shqiptarë që të gjejnë përgjigjet.

Zgjedhjet. Vihet re një vëmendje e madhe e ndërkombëtarëve për zgjedhjet e 23 qershorit. Sa të rëndësishme janë ato për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE?

Shumë të rëndësishme. Shtetet anëtare, dhe jo Komisioni, e kanë bërë të qartë në dhjetor se mënyra se si do të bëhen zgjedhjet do të jetë shumë e rëndësishme për integrimin e mëtejshëm, për hapat e mëtejshme të integrimit të Shqipërisë. Çdo palë zgjedhje janë shumë të rëndësishme. Të gjitha. Por në rastin e Shqipërisë, ne nuk harrojmë dot se çfarë ndodhi në 2009 dhe më pas. Shpresoj që të gjithë të jenë duke punuar shumë. Mund t’ju them se përsa i përket komunitetit ndërkombëtar ne po punojmë shumë, pra që problemet të mos përsëriten.

Problemi që përmendët në 2009 dhe në zgjedhjet e tjera – ne sikur kemi problem për të bërë zgjedhje të mira të lira dhe të ndershme. Mos është ky një problem imazhi. Çfarë mendojnë shtetet anëtare të BE-së?

Unë mendoj se ndoshta është tepër herët për të folur për një imazh të caktuar. Por mendoj që po t’i shohim shtetet anëtare se si i trajtojnë çështjet që kanë të bëjnë me Shqipërinë, natyrisht që duhet të themi që ka një pritshmëri shumë të lartë përsa i përket zgjedhjeve. Unë shpresoj që politikanët shqiptarë dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në përgatitjen e zgjedhjeve do të dërgojnë një mesazh shumë të qartë, jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për komunitetin ndërkombëtar që ne mund të bëjmë zgjedhjet të lira dhe të ndershme.

Por na duket sikur është pothuajse e pamundur që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëjnë zgjedhje të përsosura. Në çfarë shkalle do të pranonit ju parregullsi të mundshme?

Janë shtetet anëtare të cilat po përpiqen që çdo herë të kenë zgjedhje gjithnjë e më të mira. Kjo nuk është tragjedi në vetvete. Është një prirje. Është një prirje angazhimi për atë që vendet janë në gjendje të arrijnë. Do të varet shumë nga OSBE-ja dhe ODIHR-i.

Edhe ju do të monitoroni?

Ne natyrisht që do të kemi njerëzit tanë që do të jenë pjesë e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-it. Do të luajmë rolin tonë siç dhe e kemi bërë në përgatitjen e zgjedhjeve. Po presim ashtu si edhe vetë shqiptarët raportin paraprak të OSBE-ODIHR-it dhe pas zgjedhjeve edhe raportin përfundimtar dhe së bashku me Përfaqësuesen e Lartë dhe zv/Presidenten e Komisionit, pasi të shikojmë e dëgjojmë ODHIR-in, do të japim gjykimin tonë.

Po ashtu ka edhe një perceptim, se zgjedhjet do të kontestohen. Ka analistë apo anëtarë të maxhorancës që thonë se opozita po krijon terren për të kontestuar rezultatin në rast se nuk do ta ketë në favor rezultatin. Si dhe perceptimi se komuniteti ndërkombëtar mund të përdoret në këtë përpjekje për të kontestuar zgjedhjet. Ju a keni dëgjuar diçka të tillë?

Unë kam dëgjuar spekulime tek-tuk. Rregulli numër një është që të mos komentoj dhe të mos bëj komente për spekulime, pasi atëherë spekulimet mund të kthehen në teori apo në alternativa. Unë mendoj se synimi është, dhe unë shpresoj që të jetë edhe synimi të cilin e ndajnë të gjithë politikanët shqiptarë, që të bëjnë më të mirën e mundshme dhe çdo gjë të mundur që të ketë sa më pak terren për kontestim të zgjedhjeve.

Komisioner, ju a mendoni që Komisioni e ka pasur gjithmonë qasjen e duhur për krizën politike në Shqipëri? Për shembull, bojkoti i Parlamentit nga opozita në vitin 2009. Kur shikoni politikat tuaja, a keni menduar se ndoshta duhet të kishit qenë më të rreptë për ta ndaluar bojkotin?

T’ju them të vërtetën ma ka bërë një politikan këtë pyetje. Unë jam një nga ata që them që na duhet  të mësojmë nga gabimet tona dhe nuk duhet të kemi frikë që të shikojmë veten tonë në pasqyrë dhe të shikojmë ku i kemi gabimet, por kurrë nuk do të jemi në gjendje që të bëjmë në mënyrë absolute çdo gjë, në rast kur nuk kemi një partner që ka vullnetin e duhur. Dhe mund të shtoj që në rast se ky partner apo këta partnerë, sepse bëhet fjalë për të gjithë palët e interesuara, na thonë që kjo mënyrë është më e mirë, unë sigurisht që do reflektoja për këtë. Ne e kemi për zemër Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë.

A prisni ndonjë krizë të re politike pas zgjedhjeve?

A keni ndonjë plan B, C, D etj?

Nëse plani A janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme? Unë e di se si funksionojnë gjërat në një pjesë të Evropës që sa herë që thuhet që ka një plan B, harrohet plani A. Plani ynë A është vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Le t’i realizojmë ato.

E kuptova që s’do ma thonit edhe sikur të kishit një plan B. Pas rekomandimeve që ju keni dhënë për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, ne e dimë se çfarë ndodhi që tri ligjet nuk u miratuan. A jeni të zhgënjyer që politikanët shqiptarë nuk e morën parasysh këtë rekomandim? Dhe, a jeni të zhgënjyer që politikanët shqiptarë nuk mund të japin rezultate edhe për kërkesa kaq minimale?

Jam i zhgënjyer. Jam i zhgënjyer pasi ndonjëherë më duket sikur gjithmonë problemi ka qenë te këto tri çështje. Ne kishim një listë të gjatë dhe qeveria bashkë me opozitën ja dolën t’i realizonin, në gati 95%, për të mos thënë më shumë. Ka pasur një moment që, si opozita dhe qeveria, kanë vënë interesin e vendit mbi interesat e tyre vetjake. E vetmja gjë që unë nuk kuptoj është se përse kur ishim aq afër vijës së finishit, pati një ndërthurje dhe lidhje të çuditshme që e komplikuan çështjen.

Edhe pse ju e bëtë të qartë se referendumi për miratimin e tri ligjeve nuk i kontribuonte kulturës së kompromisit dhe të gjithëpërfshirjes, maxhoranca e miratoi në parlament. Çfarë komenti keni në lidhje me këtë?

Komenti im është që zgjerimi ka të bëjë me të mësuarit e metodës evropiane dhe mënyra evropiane nuk ka të bëjë vetëm me rezultatin, por edhe me metodën se si arrihet deri diku. Pra, nëse dikush këtu mendon se ne do të kënaqemi me miratimin me referendum të tri ligjeve, duke shmangur konsensusin dhe gjetjen e një kompromisi, duhet të dijë se kjo nuk do të funksionojë.

Çfarë kostoje kanë pasur vonesat në integrimin e Shqipërisë që prej 2009-ës?

Nëse e shohim në planin rajonal, Kroacia do të jetë shteti i 28-të anëtar i BE-së. Kemi filluar negociatat me Malin e Zi. Ka pasur progres edhe në bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës. Dhe po ecim përpara me Bosnje-Hercegovinën, po ashtu edhe me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, pavarësisht krizës, dhe një dialog i niveli të lartë vazhdon. Ne nuk kemi qenë kurrë kaq afër për të dhënë rezultate  për hapjen e negociatave. Së dyti, në këtë kohë krize ekonomike dhe financiare ne do të jemi shumë më të fortë nëse i bëjmë ballë sfidave, që kanë të bëjnë me punësimin, me rritjen e ekonomike dhe me konkurrueshmërinë në rastin se jemi të gjithë bashkë. Më mirë bashkë të gjithë se sa secili veç e veç, ndonjëherë edhe në kurriz të të tjerëve. Sa më shpejt që Shqipëria t’i rikthehet rrugës së integrimit, aq më shpejt do të hapen negociata për anëtarësim. Aq më mirë do të jetë për shtetin e së drejtës, në pavarësinë e drejtësisë, në një klimë më të mirë biznesi. Ekonomia është një problem, një sfidë e madhe në Shqipëri. Unë dëshiroj një sinjal shumë të fortë përsa i përket axhendës evropiane që të ketë sa më shumë ardhje investitorësh dhe jo të largohen nga Shqipëria dhe fatkeqësisht kjo po ndodh.

Ju po flisni për rastin e CEZ?

Unë po flas për një sërë kompanish.

Ka shqetësim në Bruksel?

Sigurisht që ky është shqetësim. Kur shikojmë që investitorët e huaj, që planifikojnë investime afatgjata, por pastaj largohen duke u ankuar për shtetin e së drejtës ose, më saktë, për mungesën e shtetit të së drejtës, natyrisht që është shqetësim. Por, mbi të gjitha, duhet të jetë shqetësim edhe për vetë shqiptarët.

Çfarë ndikimi ka pasur kriza aktuale ekonomike në vendet e BE-së, në procesin e zgjerimit, ose siç njihet “lodhja e zgjerimit”, ndërkohë që ka krizë ekonomike edhe në vendet kandidate dhe aty quhet “lodhja nga reformat”.

Jo, nuk është kështu. Jo, nuk është një përgjigje politikisht korrekte. Më thoni një shembull, ku shtetet anëtare nuk e kanë mbajtur premtimin që kanë bërë për zgjerimin, nuk keni për të gjetur një rast të tillë. Prandaj e them. Pra, kriza ekonomike natyrisht që po e bën BE-në që ta marrë seriozisht integrimin evropian. Edhe në lidhje me vendet kandidate, nuk do të thotë që ne po i braktisim  këto vende, por përkundrazi dëshirojmë që t’i përfshijmë gjithnjë e më shumë edhe në këto procese aktuale të reformave ekonomike, bankave e të tjerë, sepse këto vende në të ardhmen do të jenë vende anëtare. Kështu që këto janë thjesht justifikime të mëdha, kur flisni për lodhjen nga reformat. Aty ku e shoh unë problemin, është se tek disa nga partnerët tanë axhenda e brendshme lë në hije axhendën europiane.

Ju më pyetët për shembuj, ku për shembull BE ka treguar lodhje, por ka disa eurokratë ose analistë në Bruksel që thonë se muaji i mjaltit për zgjerimin ka mbaruar që me pranimin e Kroacisë dhe anëtarësimi i radhës do të bëhet pas 10 vjetësh.

Me gjithë respektin, këta analistë nuk janë shefat e zgjerimit. Zgjerimi drejtohet nga politikanët dhe nuk do të gjeni asnjë rast të vetëm ku politikanët kanë dështuar në angazhimet e tyre për zgjerimin.

A mendoni që sfidat ekonomike me të cilat do të përballet Shqipëria në muajt e ardhshëm, do të kenë ndikim në procesin e integrimit?

Shpresoj që jo, sepse ne do të përballemi me këto sfida së bashku. Pra ne do të ndihmojmë ekonominë shqiptare me përforcimin e shtetit ligjor, që komuniteti i biznesit të ndjehet më i qetë në Shqipëri. Të dyja palët kanë vetëm përfitime nëse e përshkallëzojmë procesin e zgjerimit.

Po procesi i zgjerimit është ngadalësuar apo nuk e pranoni këtë?

Po ku është ky ngadalësim? Ma trego. Kroacia do bëhet shteti i 28-të. Jo, të lutem, më fal. Do çelim negociatat me Malin e Zi. Shtetet anëtare kanë dhënë në dhjetor një udhërrëfyes tepër të qartë për Serbinë, për Kosovën po ashtu, për ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ka kushte shumë të qarta për aplikimin e besueshëm për sa i përket Bosnje-Hercegovinës. Më trego.

Por po ashtu ju keni qenë dhe më kreativë sepse keni bërë për shembull disa forma të veçanta por specifike për çdo vend. Me Bosnjen kemi një dialog të strukturuar për drejtësinë, me Kosovën kemi një dialog të strukturuar për shtetin e së drejtës ose një nivel anëtarësimi përsa i përket Maqedonisë, po për Shqipërinë?

Po kjo nuk do të thotë që zëvendësohet ose që ka ndonjë mangësi angazhimi nga BE, por për mangësinë e vendosmërisë nga partnerët tanë. Synimi është që të ndihmojmë që të përqendrohen tek prioritetet për axhendën e BE-së. Kështu që përsa i përket Shqipërisë, ne jemi seriozë dhe jemi të vendosur që të kemi një angazhim të rregullt edhe në një nivel të lartë por edhe në një nivel pune, dhe se si do të quhet, po ju them se presim ide dhe nga politikanët shqiptarë sepse duam që ata të ndjejnë pronësinë e kësaj çështjeje.

Në mes të prillit do të bëni një raport që do të diskutohet nga shtetet anëtare në qershor. Si do të jetë raporti për Shqipërinë?

Nuk mendoj që do të kemi një raport për Shqipërinë. Po të ketë progres dhe të kemi diçka për të raportuar, unë do të jem i pari që do të shtyj që të dalë ky raport. Por, po s’pati progres nuk do të ketë raport dhe e kundërta. Çfarë do them unë? Më falni, por që nga tetori, kur bëmë rekomandimin, nuk ka patur progres? Kjo nuk do të ishte serioze. Unë jam tërësisht i angazhuar dhe i vendosur që ne të japim një raport thelbësor në rast se do të kem në dorë rezultate të forta për t’u bazuar. Por nuk i kam këto rezultate.

A ka ndodhur kjo më parë me ndonjë nga vendet e tjera të Ballkanit ku ju të mos raportoni progres?

Në rast se do të shikoni shtetet anëtare ata duan që ne të raportojmë në rast se do të ketë diçka për të raportuar. Çdo rast është i veçantë. Nuk mund të krahasojmë gjëra të pakrahasueshme.

Shqipëria ka një influencë tek shqiptarët në rajon. A është instrumentalizuar kjo influencë nga politikanët shqiptarë në mënyrë që të marrin diçka nga Brukseli?

Jo, unë asnjëherë nuk e kam ndjerë këtë dhe përveç raportit të kaluar të progresit, ne gjithmonë e kemi lavdëruar rolin e Shqipërisë në rajon, për bashkëpunimin që ka Shqipëria. Shqipëria ka qenë burim stabiliteti në rajon dhe ne e vlerësojmë këtë shumë. Në fund të vitit të shkuar, shtetet anëtare, bënë një koment që retorika nacionaliste që dëgjojmë ndonjëherë, që vjen nga Tirana, nuk ndihmon për sa i përket imazhit të Shqipërisë.

Nacionalizmi po kërcënon edhe disa nga vendet e BE-së, nga vendet themeluese, Spanja, Greqia, Italia, Belgjika etj? Atëherë, pse jeni ju kaq kundër retorikës nacionaliste në Shqipëri që kryeministri thotë është një nacionalizëm i shëndetshëm dhe që nuk kërcënon fqinjët?

Nacionalizmi, më vjen keq t’ju them, nuk është i shëndetshëm dhe duhet luftuar brenda shteteve anëtare apo vendeve kandidate apo atyre potencialisht kandidate. Ne nuk duhet të ngatërrojmë nacionalizmin me patriotizmin dhe nacionalizmin me interesin tonë të përbashkët, interesat e minoriteteve në vende të tjera duhen marrë në konsideratë në mënyrë absolute.

Cilat janë kërcënimet që shihni ju në rast se Shqipëria vazhdon me retorikën e saj nacionaliste?

Unë shpresoj që nuk do të vazhdojë në mënyrën që kemi dëgjuar së fundmi dhe unë përpiqem të lexoj ndërmjet rreshtave të atyre deklaratave që bëhen. Është në interesin tuaj që të siguroheni që shqiptarët jetojnë në kushte të mira, pavarësisht se ku janë në Shqipëri apo në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Unë shpresoj që të shmangim retorikën nacionaliste e cila, jo vetëm në këtë rajon, por edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian po na bën të gjithëve të mos ndjehemi mirë.

Twitter-i juaj i fundit për Shqipërinë për sa i përket nacionalizmit. Ishit ironik apo ishit në humor atë ditë kur shkruat se Shqipëria po bëhet krijuese dhe pyetet nëse nacionalizmi është i bazuar në vlerat euroatlantike?

Në fakt ai Tweet fliste vetë, kështu që nuk vlen që të bëjmë komente të tjera.

Dakord, nëse ju nuk doni të bëni koment për këtë, dëshiroj që të bëni koment për një perceptim tjetër që ekziston dhe që ka të bëjë me Maqedoninë fqinje. Besoni vërtet që Maqedonia ka problem vetëm me emrin apo kërcënimi më i madh janë marrëdhëniet e helmuara ndëretnike?

Nuk ka qenë kurrë vetëm çështja e emrit. Ka patur disa çështje, për shembull, po të shikojmë dialogun e nivelit të lartë për anëtarësimin, ka patur disa çështje për të cilat ne kemi folur. Ajo që po thoja unë është që ndërkohë  procesi i Ohrit duhet fuqizuar më tej, në mënyrë që të ndihmohen këto marrëdhënie ndëretnike, jo të ndërlikohen ato në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Në të njëjtën kohë unë kam qenë në anën e atyre që kanë thënë që, nëqoftë se nuk gjendet një zgjidhje për emrin, atëherë nuk do të ketë një ndikim shumë të mirë në marrëdhëniet ndëretnike. Unë kam qenë shumë i inkurajuar kur kam parë që në Shkup janë marrë disa hapa pozitivë, edhe në Sofje kam vlerësuar shumë politikanët bullgarë që kanë treguar kurajë atje edhe përpjekjet e zotit Mimiç natyrisht në kontekstin e procesit të zgjerimit të cilat kanë intensifikuar kërkimin për një zgjidhje.

A mendoni që Shqipëria ka mundësi që të bëhet pjesë e këtij klubi vendesh potenciale apo do të lihet vetëm me Bosnjen?

Natyrisht që unë e besoj këtë sepse përndryshe nuk do të isha këtu për herë të dytë këtë vit dhe nuk do të isha një i ftuar kaq i shpeshtë këtu. Dhe po të shikohen komentet që bëj unë në Twitter, ndoshta ju nuk i vlerësoni të gjitha ato, por të gjitha janë në interesin e Shqipërisë. Të paktën nga këndvështrimi im personal, por edhe nga Komisioni, kemi të bëjmë me një çëeshtje angazhimi.

Si do t’i përgjigjeshit juve kritikëve që thonë që sjellja e Komisionit për serbët ka qenë shumë më e butë se sa sjellja e tyre me Shqipërinë. Keni ndonjë miqësi me serbët ju që mund të jetë pak më e veçantë se me shqiptarët sepse ka zëra se keni më shumë miqësi me politikanë serbë sesa shqiptarë? 

Jo, jo, Këto janë gjepura. Ne natyrisht që gjithmonë kërkojmë miq dhe një miqësi që të jetë e bazuar në vlerat dhe parimet e BE-së. Këto do të ishin gjëra shumë të rëndësishme dhe këto do të ishin miq edhe të mitë. Më falni, por ndonjëherë ne përpiqemi që të krahasojmë gjërat, por na duhet të pranojmë se po krahasojmë gjëra të pakrahasueshme që nuk krahasohen dot. Serbia dhe Kosova është një çështje vërtet delikate dhe e vështirë. Çdo vend tjetër partner ka një situatë tjetër specifike. Unë mendoj që angazhimi ynë, vullneti ynë, politikat tona janë në nivelin e duhur me sfidat.

Po perceptimi i BE-së në lidhje me cilësinë e udhëheqësve në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve të fundit?

Si njerëz të angazhuar, të përkushtuar, që dëshirojnë një të ardhme evropiane për qytetarët e tyre dhe nuk kam asnjë arsye që të bëj ndonjë dallim midis udhëheqësve në Europën Qendrore dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Ajo që është e rëndësishme është përgjegjshmëria dhe llogaridhënia. Pra ajo që është e rëndësishme është që të jetë kuadri demokratik i cili funksionon dhe që të kuptohet edhe njëherë që zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme. Këto kanë rëndësi.

A ka ndonjë lidhje mes shqiptarëve që janë një vend kryesisht mysliman dhe faktit që procesi i integrimit evropian ka mbetur me Bosnjen duke marrë parasysh në veçanti faktin që edhe Turqia, një vend tjetër mysliman, është lënë mënjanë nga axhenda e Bashkimit Europian?

Nuk ka aspak të bëjë me këtë. Arsyeja e vetme pse me Turqinë disa kapituj na janë bllokuar është vendimi i disa vendeve anëtare të BE së bashku ose i ndonjë shteti në mënyrë të njëanshme. Por nuk ka të bëjë fare me besimin musliman të Turqisë.

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri. Ju dëshironit që të shikonit disa rezultate të prekshme në tetor. I keni parë këto rezultate?

Shpresoj që të mos jem unë i vetmi që dëshiroj të shoh rezultate. Shpresoj që shqiptarët dëshirojnë të shikojnë rezultatet. Nëse kemi parë arritjet e të gjithë zinxhirit të fazave që ka lufta kundër korrupsionit? Jo, nuk i kemi parë. Por nuk mund të arrihet vetëm për një ditë, një javë apo një muaj. Të shohim që të akuzuarit shkojnë në gjykatë, të dënohen dhe shkojnë në burg, këto janë provat që duam të shohim.

Sistemi i gjyqësorit dhe i shtetit të së drejtës, a mendoni që po bën mjaftueshëm për t’u përmirësuar dhe sa influencë kanë politikanët, bizneset apo dhe grupet kriminale në vendimmarrjen në drejtësi?

Kjo në fakt do t’ia vlente për një intervistë tjetër dhe duheshin edhe 15 minuta të tjera të paktën në intervistë por, po t’i kthehem pyetjes tuaj të parë për shtetin e së drejtës dhe gjyqësorin, ka patur progres, por tejet të ngadaltë në mënyrë që ne të jepnim rekomandimin për fillimin e negociatave. Natyrisht edhe pas raportit të fundit të progresit, ato kanë mbetur 12 prioritete kyçe në fokus të punës që duhet bërë. Roli për sa i përket organizatave kriminale, nuk mund të spekuloj dhe nuk do të spekuloj për to këtu. Unë mendoj që vetë qytetarët shqiptarë, kam ndjesinë që politikanët shqiptarë, duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha që kurdoherë që të kenë nevojë për sistemin e gjyqësorit, qytetarët të presin në fund të fundit vetëm një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe profesional.

Çfarë do të ndryshojë në sistemin gjyqësor kur Shqipëria të jetë më afër BE-së?

Sistemi gjyqësor do të jetë i paanshëm, profesional dhe njerëzit në rast se do të kenë probleme dhe do të duhet t’i drejtohen gjyqësorit, pa u menduar dy herë nëse do ta çoj çështjen në gjyq apo jo, a më duhet t’i jap ndokujt ryshfet apo diçka të tillë? Sepse Shqipëria do të tregojë rezultate për një gjyqësor i cili është i bazuar në vlera të vërteta, dhe që do t’i bëjë shqiptarët të ndjehen mirë dhe që asgjë e keqe nuk mund të ndodhë dhe që edhe sikur të ndodhë ndonjë gjë e tillë ata mund të drejtohen gjithmonë tek gjyqësori që do të jetë gjithmonë në krahun e tyre dhe do t’i mbrojë.

41 komente në “INTERVISTA/ “Shuplaka” e Fyles: S’kemi parë arritje kundër korrupsionit, investitorët po largohen nga Shqipëria”

  1. Saimir Tahir says:

    E mo nje shuplake bytheve eshte. Sala eshte nga atat derra qe do plumb!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/nana-pede.html

    1. herta says:

      Po keto shuplaka po ja jep fyle populli dhe cdo nderkombetar tjeter qe ka pare shqiperine por aman diktatori sali nuk eshte se pyet per opinion publik po vazhdon e te vjedh ti mbyll gojen medias se lir e te ushtroj lloj lloj presionesh mbi opoziten.

      1. eni says:

        Po nuk do shume mend pasi vetem rastet qe jane bere publike nga mediat, televizioni media e shkruar apo online jane te mjaftueshme per te larguar saliun,te pakten ne cdo vend te botes nje politikan me moral do te ishte larguar vet por saliu duke dal i perfshir ne cdo afere korruptive ne cdo skandal,ne kontrabanda perseri nuk pyete po i ben nje lavazh truri dhe kaq.

        1. Besnik says:

          Ky ka folur shume mire. E tredoi shume mire qe vetem me shqiperine nuk kane ecur ndersa me te gjitha shtetet e tjera kane ecur shume mire. Koston e ketij bllokimi qe i ka bere sali berisha integrimit te shqiperise do ta vuajme shume gjate. Ai e tha shume qarte dhe bukur qe nuk jane problem 3 ligjet.

        2. Alisia says:

          Ne deklaraten e tij ai ka thene qe cdo veshtiresi duhet qe ta perballojme se bashku. Pra qe tja dalim per te zgjidhur problemet do te bashkepunojme ne kuader te zgjidhjes se probelemeve. Por, me falni, cfare fryme bashkepunimi tregoi sali berisha me gjestin qe nuk i respektoi fare te dy komisioneret duke mos marre pjese fare ne konference e organizuar. Cfare fytyre tregoi sali berisha para te gjitheve kur i braktisi komosioneret ku para pak muajsh mezi priste viziten e tij ne Tirane. Sali Berisha nuk duhet te jete me ne krye te ketij shteti

        3. Free says:

          Jo vetem qe nuk ka arritje kunder korrupsionit,por nuk ka as perpjekje per t’a kundershtuar. Qeveria vetem thote perralla dite dhe nate.

        4. Ana says:

          Ky e tha shume qarte more shqipetare te dashur qe referndumi qe ka ndermarre berisha eshte i kote dhe nuk do ta coje asgjekundi. Cfare kerkoni me shume per te veretuar qe sali berisha kerkon qe te veproje ne koken e tij sepse tani qe nuk ja ploteuan kushtet keta te huajt ai i braktisi. Turp per qeverine

        5. wwww says:

          A e la pa ndonjehere Fyke ate kliderin madheshtor qe bredh me antiplumb dhe nje mije bodigarda? Ai eshte milioner, ne te tjeret varfanjake… Si thua, pse nuk jemi pjese e BE?

        6. vani says:

          Ky ka folur shume hapur per te gjitha problemet qe ka shqiperia. Na pelqen apo jo kjo eshte e verteta e hidhur qe sali berisha nuk beri asgje per ta ndryshuar dhe aq me keq nuk mori asnje mase as per te permiresuar sado pak. Braktisja qe i beri komisionereve qeveria Berisha eshte nje tregues qe ai po humbet cdo mbeshtetje qe ka nga jashte. Tani ai po rri si urithi ne folene e tij dhe i izoluar totalisht nga bota nderkombetare.

        7. deni says:

          Ky ja perplas ne fytyre te gjitha arritjet historike te Berishes. Ne gjithemone jemi udhezuar nga te huajt per procesin e integrimit. Kjo qe po ben berisha tani duke mos e perfillur fare eshte nje perpjekje per ti shmangur ato. Por Berisha harron se ne fund te fundit po nuk tha Fyle “Yes” ne skemi nga shkojme.

      2. tiku says:

        Dhe ta kuptoj e gjith shqiperia me te gjithe shqipetaret kudo qe jane se kush eshte problemi i Shqiperis me BE , qe asnje gje nuk varet nga 3 ligjet e legjendes se saliut e te jozefines po jane te gjitha detyrat e pasbatuara prej kohesh nga saliu.

        1. poli says:

          Poi ca ligjesh flet mor po aty gjysma deputetve te PD qe bojn gamgam per ligjet as qe ia kane iden se percaligjesh bohen fjale, shqiperia ngel jasht per kete frejtesi te munguar per keto gjykata skandaloze qe marrin rrogat kot e nuk bejne asgje tjeter.

          1. elsa says:

            Ka shume te drejte kur thote qe quaj arritje ne luften ndaj korrupsionit kur te shoh qe gjykata te funksionoje e pavaruar nga qeveria. Kur te akuzuarit te shkojne ne burg. Apo kur proceset me te fameshme te zgjidhen ne menyren me te drejte. Keto po qe do ishin arritje te kesaj qeverie. Por kjo qeveri nuk ka bere asnje gje nga keto kerkesa.

            Pra qeveria ka deshtuar per te luftuar korrupsionin.

          2. Mbetem te fundit ne cdo gje.
            Trendi ka filluar bash ne 2005, me ardhjen e Salush Malushit ne pushtet. Dhe sigurisht do marre fund me te ne 23 qershor.

        2. Bledi says:

          Saliu eshte mesuar te marre shuplaka. Por me e bukura eshte qe ai po merr shuplaka nga te gjitha anet. Nje shuplake e mori nga Amerika ne lidhje me memon. Nje shuplake e mori nga BE qe i tha se 3 ligjet nuk jane kushti i vetem per intergrmin ne BE. Keto shuplaka tregojne vetem nje gje qe saliut i ka ardhur fundi.

        3. Demo says:

          Edhe ketu Sali Brisha do te ndjek rrugen e Edit por e ka gabim. Edi ka te drejte per tre ligjet qe ngul kembe Saliu dhe qe ato nuk jane pengese per Integrimin e Shqipereise ne BE. Pse nuk coj ky lolo asnje perfaqesues ne takim me Zotin Fyle? Me kete veprim ai jo vetem tregoj fytyren e tij te vertete si diKtator por uli akoma me shume dhe prestigjin e popullit shqiptar persa iperket mikepritjes ne arenen nderkombetare. Prandaj ne me te gjitha menyrat e ndershme duhet ta fusim posht fronit kete palace burre.

      3. eri says:

        Po ja pra pse jemi jashte BE ne se kemi nje qeveri idiote qe ben ne kok te vet qe ti bjere mir leverdia ne pislleqe qe spyt per europ e poer kerkesat e tyre por vetem iperdor si refren per te akuzuaropoziten, nje qeveri qe nuk zbaton asjne ligj qe i miraton po vet ne parlament.

      4. oj herta says:

        nuk te shpetoka artikull,pa e komentuar!
        qenke 24/24 ore ngjitur mbas tastieres,per te drejtat e ppsh e te sumes.
        e mos me thuaj qe sje as grekeqire,moj farmaciste.

        1. herta says:

          Po ne fakt ne fakt punoj dhe online dhe jam e lidhur gjat gjith kohes po ty ctte hyn ne byth puna ime?? Ne fakt per origjine jam kosovare por ke motren tende dhe dhe nenen qe i ke te q*ra nga greket dhe ja ku qenke ti pjella e vogel.

      5. juri says:

        Nuk ndrro fytyr Shqiperia pa heq fare Sali Berishin!

      6. qamili says:

        Korrupsioni sot po roberon nje popull e pasuron nje kabinet qeveritar. Zoti FYle na mbroni zgjedhjet, se po te kemi voten te sigurt ne e heqim vete Saliun dhe futemi ne BE!

      7. klodi says:

        Ka nje arsye pse kemi ngecur.
        Kemi te njejtin politikan prej 22 vitesh.
        Kur te heqim ate mentalitet do mund te hyjme ne Europen e lire.
        Demokracia mungon ku eshte Salia

    2. Dikush says:

      Shuplaken vone eshte kujtuar Fyle ta jape…

    3. e/ says:

      FYle ka te drejte – ka nje pjese te politikaneve shqiptare qe jane te interesuar qe Shqiperia te mos behet pjese e BE. Eshte e vertet per te gjith ata qe duan te mbledhin pare dhe te mbushin xhepat ne kurriz te ketij populli> pra per qeverine aktuale. Sali Berisha ka 22 vjet ne krye te te djathtes Shqiptare. Ne keto vite kane ndryshuar shum gjera, vetem tranzicioni dhe Saliu kane mbetur po ata. SI thoni, kush e ka interesin per te mbet jashte BE?

    4. gonia says:

      Ore po te donte qeveria do te ishte bere cdo hap.
      E vetmja gje qe duhej do ishte pak me teper mirekuptim.
      Do ulte koken nja dy here, do pranonte punen e FIerit dhe ndonje gje te vogel. Pakogje po te shikosh ku eshte interesi i qytetareve. Po malo Saliu (ndjese gjithe verioreve po ai ska lidhje me gjeografine, po me mentalitetin) nuk e kupton dhe cdomethene demokraci. Ai mban mend vec sistemin e vet. Komunisti.

    5. orion says:

      Asnje here me pare nuk kemi pare nje deklarate te tille direkte nga zoti Fyle. Me ne fund edhe BE po e shpreh qarte qendrimin e saj kundra qeverisjes se Sali Korrupsionit. Disa nga investitoret kane ikur disa i ka perzene Saliu. Normal pasi monopolet ne Shqiperi do i mbajne ushtaret e pushtetit. Adios o Sali, te erdhi koha te perendosh!

    6. shkodrani says:

      keni degjuar ndonjehere qe nje diktator largohet nga pushteti se i kane thene nuk je duke vepruar siq duhet?

      monstra sali e ben prape si ne 97 vetem e vetem per te mos leshuar pushtetin.

      Zoti na ruajt nga kjo monster… ketu nuk duhet te masturbohemi me faktin qe edhe europa e ka kuptuar se kush eshte saliu. europa e di shume mire qe ne 97 s ekush eshte saliu. kjo monster do vetem plumbin kokes dhe asgje me pak.

  2. Ajet Delaj says:

    March 26, 2013
    KTHIMIN E LEGJITIMITETIT TE SHTETIT SHQIPTAR

    Pa hyre aspak ne cicmicet politike e lagu se lagu macja bishtin shteti shqiptar e humbi legjimitetin e tije ne Majin e 1996 se bashku me pushtetin, e ne marsin e nje viti me pas ne pranveren e 97tes humbi edhe si structure.
    Fatekeqesisht jo vetem gjate komunizmit ku shteti e pushteti ishin te unifikuar ku sundonte partia shtet edhe pas 90tes kjo trashigimi si shume gjera te tjera vazhduan te mbijetojne edhe ne kushtetet e “reja” te tranzicionit drejt demokracise.
    Pushtetet e pas 90tes te tera pa perjashtim vazhduan te aplikojne unifikimin e pushtetit me shtetin si pasoje e mbartjes se mentalitetit diktotorial te formacioneve politike qe kane sunduar Shqiperine “demokratike” pergjate tere ketyre viteve.
    Megjithse ne kushtetuten gjysmake te 98tes te socialisteve qe kreu actual i qeverise shqiptare z Beriha e ka quajtur per nje kohe bukur te gjate “kushtetuta e Mark Avdise” formalisht i ka te ndara pushtetet praktikisht asnjehere nuk ka rezultuar e vertete.
    Pra ne 15-16 vitet e fundit shoqeria shqiptare notonn ne kaos ku nuk respetohet asnje ligj e norme morale duke arritur bilance lufte persa i perket humbjeve te jeteve njerzore e duke konkuruar repuplikat e krimit persa i perket nivelit te kriminalitetit te te tera llojeve.
    Lufta e ndezur politike e pesonalizuar vetem sa e mban situaten te pandryshuar dhe nuk afron asnje zgjidhje te besueshme per te ndryshuar situaten.
    Pra pozita tenton te ndricoje gjithcka e opozita te nxije gjithcka megjithse te dyja jane njesoj pergjegjse per situaten e krijuar dhe te bidura se nuk i perqasen realitetit ekzistues.
    Opozita deklaron se ka rene shteti dhe nuk thote se kur dhe cfare eshte me keq akom nuk afron asgje se si duhet te ringrihet ai.
    Qe pushteti eshte identifikuar me shtetin pergjate 21 viteve te fundit besoj se jane dakort pjesa derrmuese e shqiptareve dhe nuk eshte bere asnjehere perpjekje serjoze per ti ndare ne respect te kushtetutes e sugjerimeve e donacioneve te vazhdueshme te miqeve perendimore.
    Nuk dua te ndalem ne avantazhet qe sjedh ndarja e shtetit nga pushteti pra heqja dore nga partia shtet por dua te theksoj se nje situate e tille kure pushteti ka legjitimitet te cunguar atomatikisht kete ineligjibilitet e percon edhe ne shtet sic random ka ndollur ne te kaluaren. Fakt ky qe ka sjelle qe bashke me renjen e pushtetit te bjere edhe shteti.
    Dua te bej vetem nje perllogaritje te thjeshte: Perafersisht gjysma e shqiptareve jetojne ne emigracion pra nuk votojne.
    Rregudhisht ne votime duke perfshire edhe votimin e Kushtetutes se Shqiperise marrin pjese ne votime pak mbi 50% te atyre shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi. Dihet qe te tera partite qe kane marre pushtetin ne Shqiperi pas 1997tes kane marre diku rreth 40% te votave qe te perkthyer ne raport me shqiptaret i bie qe partia fituese te qeverisi me 10% te vullnetit te shqiptareve.
    Edhe nese zgjedhjet do e kishin qene me te lirat dhe me te ndershmet ne bote gje qe realisht nuk rezulton e vertete ku asnjehere te vetme nuk jane certifikuar sit e tilla , pushtetet respektivisht shteti shqiptar pas 97tes ka qene ilegjitim ne te tera rastet.
    Pra nje pushtet ilegjitim nuk ka tagrin as nuk mund te realizoje asgje tjeter pervec pasurimit te nje grushti njerzish sic realisht ka ndollur ne 16 vitet e fundit. Politika shqiptare ti leje menjane demagogjine pasi nje pushtet e shtet ilegjitim qe nuk perfaqeson e mbron asnje nga vlerat e shoqerive perendimore nuk mund te udheheqe shoqerine shqiptare drejt integrimeve euro-atlantike pasi edhe nese ekzison vullneti dhe deshira gje qe politika shqiptare le shume per te deshiruar nuk i pranon kush ne gjirin e kombeve demokratike ashtu sic ka ndollur ne fakt gjer tani.
    Koha ka ardhur qe politika shqiptare te mos qendroje me peng i trashigimise se saje e bemave te saja te 23 vitet e fundit pasi kur ju ka dashte interesi i tyre i ndyre e meskin kane arritur amnisti e marveshje te medha edhe duke e ndryshuar kushtetuten brenda nje nate.
    Nuk mendoj se duhet qe te jesh politikan apo analist i madh qe te parashikosh qe edhe keto zgjedhje do te jene maskarade e radhes sic kane ndollur ne 22 vitet e fundit pamvarsisht perbetimeve te pushtetit se do kete process te lire e te dershem e opozites se do e mbrojme voten.
    Pra shqiptaret do sillen rrotull si kali ne lame 4 apo 8 vjete te tjera e perseri do jemi ketu ku jemi sot ne mos me keq por edhe me sa miljarda te tjera borxhe e qindra mos me thene mijra jete te tjera te marra nga kausi.
    Momenti i nje pakti kombetar per kthimin e legjitimitetit te shtetit ka ardhur ne mos pak te vonuar si gjithmone. Nuk do kishte rendesi se kush do e merrte iniciativen pozita apo opozita apo thjeshte nje force politike periferike apo thjeshte shoqeria civile ne bashkepunim me intelektualet e individe me personalitet.
    Te jeni te bindur se asnje force politike ne Shqiperi nuk eshte e afte per te kthyer legjitimitetin e shtetit per vete faktin se te tere kush me shume e kush me pak ju rendojne si boomerang gjynahet e tyre te ketyre 23 viteve ne mos me gjate pamvarsisht se per cfare perbetohen perdite.
    Edhe nese nisemi thjesht se edhe si heret e tjera dhe ligjeve ne fuqi per zgjedhjet pushtetit i ardhshem do jete perseri si shprehje e vullnetit te 10% te qytetareve shqiptare edhe nese zgjedhjet behen me te lirat dhe te ndershmet ne bote prape me kete perqindje pushteti i dale prej tyre do jete ilegjitim. Te jeni te bindur se 10% nuk eshte aksident por kalkulim dhe pune shumevjecare e klases politike per ta cuar vendin ne kete dite ku pushteti te fitohet me nje makine miell me shume.
    Te mblidhen ne nje kuvend apo pakt kombetar te tera formacioneve politike shqiptare, shoqeria civile, intelektual te shquar ne Shqiperi e diaspore duke perfshie edhe assosacionet e tyre ne diaspore per te percaktuar orjentimin politik strategjik te Shqiperise e shqiptareve dhe vendosjen bashkerisht mbi pranimin e parimeve themelore te sistemit capitalist demokratik.
    Pranimi bashkerisht se demokracia eshte perfshirje ku te bihet dakort qe te krijohet kuadri ligjor e pregaditja teknike qe ne proceset zgjedhore ne Shqiperi te marrin pjese te tere shqiptaret pamvarsisht se ku jetojne e punojne.
    Duhet te dime se Shqiperia dhe kombi shqiptar jane ne nje udhekry te histories se tyre por edhe ne nje udhekry persa i perket te ardhmes ne nje bote gjithnje e me te mistershme e ne nje Europe ne krize te thelle qe po kercenon sigurine kombetare te kombeve shume me temedhenj se shqiptaret.
    Shpesh here matja e hapave nuk eshte humbje kohe por shmangje e gabimeve qe do te rendonin mbi te ardhmen.
    Shtyrja e zgjedhje duke i paraprire nje qeverie te unitetit kombetar te dale nga nje kuvend apo pakt kombetar dhe cuarja e vendit drejt zgjedhjeve te pergjithshme ne nje atmosfere krejt tjeter per mua do te ishte nje hap i zgjuar ne kohen e duhur.
    Nuk mendoj se ka shqiptar qe beson se tejzgjatja e ketij tranzicioni te dhimbeshem e notimi ne kete kaus mund ti sjelli Shqiperise e Shqiptareve drite ne fund te tunelit.
    Pra gjetja e menyrave e formave per ti thene ndal ketij kausi te gjithanshem qe po perjetojne shqiptaret me se pakti ne 16 vitet e fundit eshte zgjuarsi dhe menyra e vetme per te orjentuar Shqiperine por edhe kombin shqiptar drejt integrimeve euro-atllantike e vlerave te shoqerive te lira pamvarsisht se si do e quajme aktin, kuvend, pakt apo dicka tjeter mjafton qe te levizet nga kjo statukuo drejt progresit.
    Shqiptaret jane vonuar shume pergjate histories se tyre dhe do jete e pafalshme te vonohemi perseri qe per interesa meskine te individeve apo grupeve te vogla qofte edhe te marr peng i veseve te tyre te vonohemi perseri ne kushtet e globalizmit , internetit e suportit te gjithanshem te miqve perendimore . Shqiptaret duhet te gjejne forca dhe te angazhojne energji per te kapercyer kete situate dhe cdo premtim nga “repartet ushtarake” ne pozite e opozite te krijuara me marveshjen e tyre te 20tes per ta derguar shoqerine shqptare drejt normalitetit te nje shoqerie demokratike do te rezultoje demagogji sic ka rezultuar pergjate 16 viteve te fundit e ndoshta me deme te pariparueshme per Shqiperine e shqiptaret. Koha ecen shpejt e bota perparon me hapa galopant nuk ka kush as vullnetin as deshiren qe te presi shqiptret n perjetsi.
    Tregues i mire i ketij realiteti eshte vizita qe do beje neser ne Tirane z Fyle komisioneri i zgjerimit dhe ne protokollin e tije nuk ka palanifikuar asnje takim me politikanet shqiptare
    Nese sot para 23 Qershorit ka vend per nje kuvend apo pakt kombetar per te shmangur katastrofen e radhes e kursyer ndoshta jete shqiptaresh gjithnje me ndjenjen e pajtimit paqes, faljes e bashkimit te mendjeve dhe zemrave per qellime madhore te adhmerise mbas 23 Qershorit mund te jete shume vone por gjthsesi prape duhet mbledhur por ne kushte te tjera e objektiva te njejta me prioritete per ti derguar ne burg abuzuesit e jetes dhe te se ardhmes se Shqiperise e Shqiptareve.
    Pervoja dhe filozofia njerzore thote se kombet nuk shemben nga te keqinjte por nga indiferentet e shiptaret mendoj se e dine kaq.

    AJET DELAJ
    NEW YORK

  3. kiko says:

    CFARE FLET Z. FYLE, Z. SALI BERISHA NA THA NE 2009-TENQE DO TE RRISE 1.000 % LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT DHE TI THUA QE NUK ESHTE LUFTUAR KORRUPSIONI

  4. lini says:

    A ka pergjigje me te sakte per kete shtet te korruptuar?

  5. aiha says:

    Demokratet dhe anetaret e kabinetit treguan mungesen me te madhe te respektit ndonjehere duke mos marre pjese ne tryezen e Z.Fyle. Kjo tregon nje mos interesim per procesin e integrimit ne BE, kjo tregon qe qeveria aktuale nuk degjon sugjerimet dhe nuk pranon kritikat e BE, por eshte e fokusuar vetem si te manipuloje zgjedhjet dhe te perbalte figurat e opozites.

  6. PD-ja parti malokesh dhe injorantesh says:

    E DEGJUAT ATE KARREMIN E SALI KRIMINELIT TE
    CETES-DRAGOBI (PD) E QUAJTI Z.FYLE PIONER KOMUNIST.

  7. "TONIGHT" ILVA TARE says:

    E DEGJUAT KAREMIN E SALI KRIMINELIT NE PROGRAMIN
    “TONIGHT” TE ILVA TARTES QE EUROPA KA METODEN
    E VETE TE BEJ “SEKS” DHE NE KEMI TONEN ….. TURP, CFARE FJALORI.

  8. Horri i Bulevardit says:

    Zoti Fyle, po te jap nje koment te nje komentuesi ketu Koz Dynjaja ja thone emrin, ai ka lene nje fjali lapidar qe mua me ka mbetur ne mendje,
    Rrofte Enver Hoxha qe vrau me shume komuniste se keta antikomunistet.

    Po ta shohesh eshte fjali lapidar qe te verteton se ky qe kemi sot, eshte mbrojtesi me i madh i komunizmit ne Shqiperi, ky qe kemi sot i ka bere spiuno-komunistet ne rradhe te pare, tani spiuno-komunistet, nuk kane nevoje te spiunojne dhe te marrin direktiva, atni ata e dine mendjen e komandantit te tyre, ata tani te vrasin naten mbas shpine dhe ne mengjez te vijne per ngushellim.
    Prandaj mos prit qe ish sekretari dhe spiuni te ndryshoje.

  9. alban4eva says:

    nuk pjerdh shume S-halè haleja nga “shuplakat” e te huajve… S-halehaj vazhdon dhe pellet gjithe diten per “mrekullite” ekonomike te Albanistanit, mburret me arrat me pjeshket dhe me kumbullat..
    S-haleja duhet terhequr zvarre, derri do plumb, thote populli..!!

  10. Fllad says:

    Fyle pergjigjet:”Ne kishim një listë të gjatë dhe qeveria bashkë me opozitën ja dolën t’i realizonin, në gati 95%, për të mos thënë më shumë. Ka pasur një moment që, si opozita dhe qeveria, kanë vënë interesin e vendit mbi interesat e tyre vetjake. E vetmja gjë që unë nuk kuptoj është se përse kur ishim aq afër vijës së finishit……..

    Ne jemi nje vend gati fashist dhe Fyelli mendon se ne ishim afer finishit???!!!!!!
    Te ishin aq naive europianet- perfshi dhe Fyllin qe kembengulnin kaq shume per ato tre ligje??.
    Kupa eshte mbushur deri ne fund dhe keta Fyejt nuk kane qejf qe ajo te zbrazet. Ose i kane thirrur mendjes -ashtu qofte,ose po luajne shume piset duke mashtruar shqiptaret qe ne jemi per demokracine

  11. Ana says:

    C’arritje thote ky? Po KM yne thote qe ne jemi vendi “me pak i korruptuar ne Europe”…Madje ia kalojme edhe Gjermanise ekonomikisht dhe gjithashtu jemi vendi i 4-te ne bote per mireqenie…Cili prej te dyve jeton ne nje bote tjeter nga kjo e jona? Kush e di :/ . . .

  12. osmani says:

    Fyle po tallet boll me SHqiperin dhe Shqipetaret.Ai do me mare medaljen qe ka punu mire ne Shqiperi pa dashur te kuptoje qe po copton shqipetaret.AI E DI MIRE QE ME SHUME SE GJYSMA E POPULLIT ESHTE DEMOKRAT DHE DUAN PD ka qejf ai apo jo ky eshte realitet .Rama si me i ri duhet te bej kompromis ne e do popullin por kjo dashuri tek Rama seshte per popullin por per kolltukun.Fyle eshte ne mjegull nuk po dallon macen e zeze qe eshte Rama.

  13. qemal lengu says:

    Jam nje shoke i vjeter i Fyles!Ne kofidenz kur po pinim nje kafe,me tha;Qemal merr nje nenshtetsi tjeter.Se me emrin Salhi nuk te fut kush ne europ.,vetem po qe se Salhiu pagzohet dhe mer emerin e te urtit SOKRAT ateher pa tjete ju fusim.PO ai eshte bere dhe synet i thashe,atehere ja shkurtoni pake,me tha,,,,,besomni me dhimje vellezer:

  14. TROJA says:

    Pyetja e fundit per gjyqesorin ????
    Gazetarja e mirenjohur,ben pyetjen e pare te fundit?????
    A e kupton moj zonje se ai gjyqesor eshte shkaku i gjithe te”mirave” qe kemi sot? Po te ishte ai gjyqesor i pa koruptuar dhe gjyqtaret te ndershem,ne kishim shkuar ne BE,para 10-15 vjeteve? Po te ishte ai gjyqesor korekt me ligjet dhe po te mos vendoste paraja,por drejtesia sot do ishin ne burg,Fatos Nano,Genc Ruli,Imami,Mediu,ministra te PS,ministra te tjere te PD,zevendes ministra,deputete,gjyqtare te koruptuar,pronare qe kane shperdoruar fondet publike nja 100-150 e me shume,dhe pa dyshim i pari Sali Berisha,i biri dhe e bija.
    E mos beni pyetje kot qe e lodhni dhe e çudisni dhe Fylen.Perse dhe gazetaria nuk eshte e interesuar te hape ato plage qe do sherojne Shqiperine por gervishtin plaget e mbyllura dhe te sheruara ne vite,kete nuk e kuptoj.

  15. kapo says:

    Iken apo ri saliu , populli musulman shqiptar paguan gjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje