“Vëllai im pritet të dalë i lirë. Prokuroria shqiptare nuk i ka paraqitur palës greke asnjë provë për fajsinë e tij”. Kështu është shprehur Mark Frroku, vëllai i biznesmenit Arben Frroku , i dyshuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.
Për sa i përket pretendimeve se ekziston një telefonatë ku biznesmeni Frroku ka thënë :”Duhet të festojmë sepse kam mbyllur një punë” i vëllai sqaron :
“Prokuroria ka pohuar se ekziston një telefonatë e tillë ,por nuk ka asnjë dokument për këtë që thotë. Nuk ka paraqitur asnjë dokument për ta vërtetuar.Por, edhe nëse kjo telefonatë është bërë nga i vëllai im , apo edhe nëse ekziston një dokument ku është regjistruar një telefonatë e tillë ,përgjimet nuk duhet të merren përgjysmë.Ne kemi 100 biznese dhe mund të kemi mbyllur shumë biznese dhe punë me sukses.Përgjimet e telefonatave duhet të merren si të tilla nga fillimi deri në fund, jo vetëm gjysma e tyre.Prokuroria edhe mund ta ketë një dokument të tillë ,por palës mbrojtëse nuk i’a ka paraqitur”-thotë Marku.
Ai tregon se kanë tentuar t’i kenë tabulatet e telefonatave ,por i’u është refuzuar nga kompania celulare. Sipas tij akuzat janë të pabaza,pasi Arben Frroku nuk ka qenë në vendngjarje, gjë e cila nuk e implikon në krim.
”Pamjet filmike që ne kemi , por i ka edhe organiiI akuzës . Në pamjet filmike tregohet qartë se , në momentin që ka ndodhur vrasja e Dritan Lamajt, vëllai im ka qenë diku në të dalë të Elbasanit. Pamjet filmike janë një provë e pakundërshtueshme. Gjykata nuk i ka pranuar nga mbrojtja këto prova ,por nga prokuroria, dhe ne sjemi lejuar të futemi në sallën e gjygjit”– shpjegon Marku për “GSH”-në.
Duke cituar avokatin e të vëllait Marku pohon se në datat 5-6 prill pritet të zhvillohet gjygji , dhe në këto kushte vëllai i tij pritet të dalë i lirë./A.XH
Natyrisht, si mund te ndodh ndryshe ne shtetin e lulelakres. Arrestohet babai i deputetit opozitar se u kap me nje cante ilace (se per gjobe kur asht fjala per kta socialista na sta falim or ti, kapterr liu, rrase mrena), e lirohet vrasesi i komisarit te policise, mikut te kulicit. Ja kjo eshte palermoja me emer shqiperi. Ta gzoni malokerine.
Shpejtoni para 23 qershorit, se me mbrapa si dihet???
Mire se nuk e ka vrare ky vet, kollaj me paguar dike tjeter. Psh. u kapen ata qe vrane Gjykatesin ne Vlore?
Problemi eshte pse nuk kapen ekzekutoret , pastaj gjendet dhe kush i dergon.
Aloooooooooo Çimi jam…
O Frroker, ne cilat pamje filmike vertetohet qe kur ka ndodhur vrasja Frroku ishte ne Elbasan? Frroku gjithe diten ka qene i survejuar nga kamerat ne Stadium, ne zyre, kur del me makinen etj, por pastaj eshte ne udhetim drejt Greqise.
Frroku edhe mund te kete qene ne Elbasan, ne ato momente, celulari i tij mund te kete qene akoma ca me perparea drejte Greqise, ne Librazhd te themi, se ecte me shpejt se i zoti, etj ka..lliqe qe tregoni.
Ndoshta Frroku edhe mund te mos denohet, nga gezimi i ciftelise qe i binte Kolici, veshtire te gjenden prova per ta fajesuar.
Por do Zoti, nuk harron Perendia, nqs ai e ka kryer ate vrasje, ta godasi atje ku i dhemb me shume!!!
Aloooooooooo Çimi isha…