Ambasadorja franceze: Partitë shqiptare më lehtë paguajnë gjoba, se bëjnë femrat deputete

25 Mars 2013, 15:05Politika TEMA

Ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Moro, ka kritikuar partitë politike në Shqipëri, në lidhje me përfshirjen e grave në politikë. Sipas saj, partitë shqiptare e kanë më të lehtë që të paguajnë gjobat, se sa të bëjnë femrat deputete, duke u dhënë përqindjen e përcaktuar me ligj.

“Partitë shqiptare janë gati që të paguajnë gjoba vetëm që mos të respektojnë ligjet për këtë çështje. Shpresojnë që në listat e kandidatëve për deputetë, të cilat nuk kanë përfunduar ende, të ketë një rritje të pjesëmarrjes së femrave”, ka thënë ambasadorja franceze.

Deklaratat e Moro janë bërë gjatë një takimi me studentët e gazetarisë në Shkodër, ku temë diskutimi ka qenë pikërisht barazia gjinore./ b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje