Partia Socialiste, në kuadër të fushatës “100 arsye për të mos votuar Berishën”, e ka akuzuar këtë të fundit se po riciklon premtimet e bëra gjatë fushatës së kaluar. Ekspertja për programin në PS, Milena Harito, u shpreh se Berisha nuk ka më asnjë ide dhe tashmë po tallet me shqiptarët.
Sipas Haritos, Berisha premton se do të hapë 250 mijë vende punë, por nuk jep shpjegime për 160 mijë vendet e punës që premtoi më 2009-n dhe që nuk i hapi.
“Në fakt, aq rëndë është Sali Berisha, aq e ka humbur fillin kryeministri, sa kur nuk është duke kopjuar programin e Partisë Socialiste, u riciklon shqiptarëve premtimet e fushatës së vitit 2009.
Vetëm një javë më parë në Gramsh Sali Berisha u bë gazi i botës kur u premtoi qytetarëve se do fillojë punimet për “Kaskadën e Devollit” nga e cila sipas tij do të hapen 8 mijë vende pune.
Ishte po ky kryeministër që në 9 qershor 2009 kur inauguroi për herë të parë fillimin e punimeve në Kaskadën e Devollit u pati premtuar banorëve të Gramshit krijimin e 8 000 vendeve të punës. As kaskada nuk filloi e as vendet e punës nuk u krijuan ndonjëherë,” tha Harito.
“Dje në një takim me përfaqësuesit e turizmit Sali Berisha përsëriti dy premtime të tjera parealizuara të fushatës së vitit 2009.
Premtoi ndërtimin e landfilleve, zgjidhjen e problemit të kanalizimeve dhe ujërave të zeza për zonat bregdetare, por dhe përfundimin e një masterplani për zhvillimin e turizmit malor.
Në 2009 po Sali Berisha deklaronte me të madhe se “Brenda vitit 2011 do të përfundojnë të gjitha impiantet e përpunimit të ujërave të zeza, kanalizimet dhe landërfillet për mbetjet e ngurta, në të gjithë zonën bregdetare të vendit” dhe se “Brenda vitit 2011 do të përfundojë masterplani i zhvillimit të turizmit të zonave malore”.
As landfillet s’u ndërtuan, as problemi i kanalizimeve nuk u zgjidh e as strategjia për turizmin malor nuk u hartua kurrë.
Lista e mashtrimeve dhe premtimeve të ricikluara sa për të marrë ca vota është mjaft e gjatë. Mund të përmendet këtu punësimi ku Saliu premton 250 000 vende të reja pune, por nuk na ka shpjeguar ende se ç’u bë me ato 160 000 vendet e punës që premtoi në 2009 apo me ato 51 000 vendet e punës që kanë humbur në këto katër vite,” vijoi Harito./ b.l
Berisha ka guxim akoma te dale para shqiptareve me premtime, nderkohe qe duhet te dale me bilancin e atyre qe ka bere ne keto 8 vjet. Dhe ne fakt dihet se cfare ka bere; grabitje dhe vrasje, rrenim ekonomik, shpartallim te universiteteve dhe rritje te korrupsionit. Per kete meriton titullin “Honoris Corruption Causa”.
# Rilindje,
po cBerish zeza o cBerish zeza…po ik o megjithe Berishe se na ka lodhur koken! mos ja pafsha bojen pas 23 qershorit
A mos do te thoshte saliu se do te mbyllim 250 mij vende pune te tjera pervec ketyre qe keni hequr deri me tani, kjo po eshte e sakte.Bravo qeveria berisha na shkaterruat ne menyren me egzemplare te mundshme.
Po pervec punesimit qe na punesoj 100 % ky mbi moshen 4 vjec e siper je i afte per pune na i coj dhe rrogat nja 400-500 mij lek.
Sali HUNDERRI nuk e ka per gjo me rrejt diten per diell. Ne jemi Norvegjezet e Ballkanit me 9mije $ per fryme ne VITTTTTTTTTTTTT!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/dhi-e-zgjebosur-dhe.html
Nje prind me eshte hequr nga puna prindi tjeter i eshte pergjysmuar rroga,vllai sapo me ka mbaruar shkollen e mjekesis dhe nuk ka pun,dhe nje bvit dhe e mbaroj dhe vet dhe duhet ti besoj saliut???
Nuk po rakordohet dot me saliu,vetem mashtrime te papara,ktej thot kemi 160 mij te papun ktej thot do hap 250 mij vende,do te sistemoj dhe greket me duket,skandalet vazhdojn.1 milion e 600 mij te pa pune ke sali te tjeret jane pensionist dhe femij.
Po cta besosh kete mashtrues kte kontrabandist qe ka 8 vjet qe vjedh cdo qindark te shqipetareve dhe shfrytezon cdo qindark per permiresimin e femijeve te tij trashme super miliardera
Po si guxon saliu te premtoj akoma kur ne historine e tij ka nje premtim te mbajtur, ai qe ishte spot publicitar, “1997 eshte fillimi” dhe ne fakt ishte vetem fillimi i shkaterrimit te shqipetareve.
Po hec o plak i keq se nuk te beson njeri ty jo,kush eshtye ai qe se di ne fakt ti e ke thene vete,mos me degjoni se cthem ne fushate. ja ky je ti o kryeministri i famshem i shqipetareve.
Berisha mire qe s’ka krijuar vende te reja pune, por 51 mije shqiptare kane humbur vendet e tyre te punes ne keto 8 vite.
Normal qe Saliu do premtoje te njejten gje sepse ne 8 vjet nuk arriti ta permbush premtimin. Ne fakt veproi ne kundershti me premtimin dhe shqiptaret humben edhe 50 mije vende te tjera pune. Mania e tij per te premtuar genjeshtra me ne fund do perfundoje me 23 qershor.
Ai thur endrra qe ska njeri qe i beson. eshte demagoh, ska baza, ska program dhe ju dha mundesia 2 here te tregoje se sa diti te punoje.. na groposi dhe kaq
haah KJO ESHTE NJEJTE SI DERRKUCI RAMA VITIN E FUNDIT SI KRYETAR BASHKIE PREMTONTE 300.000 VENDE PUNE PA I REALIZUAR ATO 200.000 CE 8 VITE I KISHTE PREMTUAR PAR ZGJEDHJET KOMUNALE.
Bla bla bla
Fjale boshe e premtime pa fund, sic ka bere gjithmone. Por qe asnje premtim nuk ka mbajtur… Fjale shume e pune pak, me sakte aspak.
Saliu ka rrjedhur o njerez te shkret qe besoni ende te sali berisha fatkeqesia juaj me e madhe eshte se ai po tallet perdite e me shume me ju nuk e shikoni realitetin ju heq 1 te aferm nga puna edhe vendos militante partie kjo eshte demokracia.
hahahahaha po kshue ka ky,premtin e mashtrim sdi gjo tjeter.
po i akne rene trute ne qafe te shkretit.
O zot i amdh kush na drejto neve,nje plakaruc qe sdi tjeter vec se te mashtroje.