Sondazhi: 73% e shqiptarëve do votojnë, por vetëm 53% janë të qartë për votën

25 Mars 2013, 09:52Politika TEMA

Sipas një sondazhi të përgatitur nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur në 30 vende të botës, shqiptarët janë më pak të interesuarit për politikën.

Sipas gazetës Shqip, që boton pjesë nga ky sondazh, 73.5 përqind e shqiptarëve thonë se do të dalin në zgjedhje, por vetëm 53 përqind e tyre thonë se e kanë një preferencë të qartë partiake.

47 përqind e tyre thonë se nuk ndihen në mënyrë të veçantë të afërt me një parti politike.

Shqiptarët janë ndër më mosbesuesit ndaj politikës, njësoj si ukrainasit dhe bullgarët.

Po kështu jemi ndër 5 vendet më pak të interesuara për politikë.

Një e dhënë interesante që bie në sy është pasiguria e qytetarëve ndaj krimit.

Shqiptarët janë të fundit në vendet e marra në studim sa i përket sigurisë që kanë për rendin publik.

Ndërkohë, 37 përqind e qytetarëve thonë se nuk ndjehen të sigurt kur janë pranë banesës së tyre nëse është errësirë./ep

1 komente në “Sondazhi: 73% e shqiptarëve do votojnë, por vetëm 53% janë të qartë për votën”

  1. Bismark says:

    Pse nuk thoni ju qe Sali Berisha paska te drejte kur thote, qe ketu me keni deri ne 2017-en!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje