Koordinatori i koalicionit opozitar, Preç Zogaj, në një intervistë të gjatë për Panoramën, shpjegon fillimisht se a duhet festuar si festë popullore fitorja e PD në vitin 1992.
Ai thotë se 22 marsin nuk e prodhoi fitorja e PD, por sistemi demokratik, ku kontribut ka edhe qeveria e stabilitetit që organizoi zgjedhjet, por edhe PS e Nanos për fushatën që bëri dhe pranimin e rezultatit.
Zogaj thotë se një ftesë të PD do e priste me falënderim.
“Por nuk shtrohet çështja për t’u ftuar në kuptimin protokollar të fjalës. Vendimi për t’u bashkuar apo ribashkuar me një parti është një çështje e bindjeve politike dhe njëherësh e vlerësimit të gjendjes, e stadit të demokracisë së brendshme, etj,” thotë Zogaj, që shton se PD në rikthehet si një njeri i lirë.
“Pa qenë nevoja të marrësh furçën, të jesh jesmenin apo lake si kusht për t’u përfshirë në listën e të preferuarve të kryetarit”.
Zogaj thotë se ka pasur edhe më parë momente të tilla me kryetarin e PS, Edi Rama, për shembull në zgjedhjet lokale, ose kur shkoi në darkën e Metës.
Më pas Zogaj shton se koalicioni anti- regjim është fjalë e madhe.
“Ne nuk jemi në opozitë kundër regjimit, por kundër qeverisë,” thotë ai, duke shtuar se në fakt duket pa kuptim të thuash koalicion kundër regjimit dhe më pas të kërkosh ndihmën e LSI-së.
Sipas Zogajt, nuk është taksa progresive apo e sheshtë ajo që bën goditjen e madhe të ndryshimit.
“Sipas mendimit tim, fatin e rezultatit kësaj radhe do e vendosë loja e Ramës. Detajet do të marrin një rëndësi që nuk e kanë pasur më parë. Flas gjithnjë duke e marrë të mirëqenë standardin zgjedhor”./ep
Rilindje, nuk ka rruge tjeter. Te gjitha forcat kunder regjimit te Berishes. Ky eshte regjim, jo qeverisje. Nje qeveri qe vret dhe grabit qytetaret nuk meriton te jete ne pushtet.
njeriu qe ka pase oshilacionet politike me te medha per 22 vjet, eshte prec zogaj. nuk ul vlerat si shkrimtar, por per politikan eshte zero. prec, leri komentet dhe ktheu atje ku mund te shkelqesh. e majta per ty nuk eshte streh. mjaft me lojra,sepse je i lire tani.
O al nuk ka pas Preçi oshilacione, Preçi ka qene i drejte e i sinqerte, i papajtueshem me oshilacionet dhe jo servil ndaj hileqareve te demokracisë
Prec,vetem kete rradhe je ne pozicion qe i pershtatet intelektit tend!Asnjehere tjeter nuk ke qene në pozicionin e duhur!Kete rradhe te pozicionon ty dhe shume te tjere lezhjan te vertet,vrasja nga krim Berisha e djaloshit qe la dy vajza te vogla jetime dhe ti u akuzove hapur si prures i tij dhe te tjereve ne protesten e 21 janarit!Nuk ka rendesi fare…fare behesh a nuk behesh deputet,per te cilin ti po vrapon kot se koti…Rendesi ka qe…jo qeveria,por REGJIMI vrases i shpellarit të largohet dhe ai të perfundojë ne pranga per të cuar sadopak në vend mungesen e 4 bijve te vrare me 21 janar,te 26 te tjereve ne Gerdec dhe ata qindra te “falur”,a harruar qellimisht me ‘1997.Nuk ka rruge tjeter…konflikti mund te behet edhe i pergjakshem nese mbijeton sadopak Berisha dhe banda e tij.Konflikti popullor do perhapet me tej,me zjarr dhe plumb,nese Berisha dhe regjimi i tij nuk bije me vote!Nuk eshte kercenim,por “semafor”i kuq,per te ndaluar ty dhe ndonje tjeter te beje aventure(je i lire ta besh,por porosia duhet)duke u afruar me vrasesin Berisha!Nuk ka rrugë,pas 23 Qershorit,nese AKZ,nuk arrin ta detyroje te largohet me 7 prill me protesta paqsore dhe bllokuese,si pritet te ndodh!Konflikti duhet ashpersuar dhe do te ashpersohet pikërisht se njerez si ti ende mendojne se PD eshte parti ku ka njerez te lire!Me duhet te tregoj librin e jashtzakonshem të Stephane Hessel,i cili qe në titull porosit”Indignatevi”!(Indinjohuni)dhe se lufta me protesta të fuqishme,bllokuese për sisteme te gabuara dhe me vrasje të njerzve,duhet të jetë moto dite,duke nxjerre në sheshe(qe jane te qytetareve)rinine,grate,burrat,pleqte per të ndryshuar qeverite,atje ku ka krizë dhe regjimet atje ku jane vrare njerez!Ja pse AKZ dhe Kreshnik Spahiu eshtë me prane se ti dhe PS,pranë Stephane Hessel,të cilin uroj ta lexosh para se të mendosh vrasesin totalitar stalinist Berisha!Te siguroj mbi fundin e tij teper tragjik!…
Shhhhhhhht se po flet Përçi!
Prec, je nje lake i keq i cdo krahu politikberes. Ik nga politika, mos e qelb me shume se eshte qelbur. Gjithmone e ke dredhur, sa me Berishen, sa me Nanon, e tani me Ramen, e prap me Berishen. Ky eshte nje turp per ty e femijet e tu. Nuk e kuptojme cilat jane bindjet e tua te verteta? Mos valle je nje kameleon, apo sherbetor i keq,servil,puthadoras, mashtrues politik, skllav i pushtetit, apo cfare tjeter. Eshte mire te shkruash vetem libra, neqoftese do ti lexoje njeri tani e tutje!
Politikane shqiptare = te pafytyre.
Nuk ka liri sa te jet klyshi serb saleh o prec dhe ti kete e di shume mire ,prandaj mos na recito vjersha per pioniere po merr shembull nga shoku jot besnik mustafaj
Preçi quhet i rënë . Politikisht nuk i duhet njeriut , por dhe shkrimtari ,ose publicisti kanë moral . Quhet totalisht i rënë. Nuk i duhen më as intervistat as shkrimet . Prapa tyre lexusi shef një njeri të lirë , që çpërdoron lirinë . Illo