Qeveria bojkoton Fylen (dhe ai kishte shkruar një fjalim me Bregun në mendje)

25 Mars 2013, 10:33Politika TEMA

“E dashur ministre, të nderuar anëtarë të parlamentit, miq të shtrenjtë”.

Kështu thuhet në fillim të fjalimit të Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle, mbajtur në Tiranë në konferencën “Just BE”.

Në fakt kështu thuhet në kopjen e fjalimit që është shpërndarë paraprakisht nga zyra e shtypit e Komisionerit për Zgjerimin.

Por Komisineri për Zgjerimin, Stefan Fyle nuk kishte si ta lexonte këtë pjesë, pasi në sallë mazhoranca i kishte bërë bojkot, duke dërguar vetëm një zëdhënës të Ministrisë së Jashtme.

Madje as “e dashura ministre” Majlinda Bregu nuk ka qenë.

E megjithatë Fyle është nisur në Tiranë duke pasur në mendje një konferencë ku do fliste për qytetarët, pa asnjë takim me politikanët.

Bashkë me të në Tiranë ka ardhur edhe kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Ballkanin, Eduard Kukan.

Në fjalën e tij, Kukan, tha se duhen tejkaluar zënkat dhe problemet politike.

“Përpara 10 vitesh kur Sllovakia hyri dyert e BE nuk është se nuk kishim të meta, por e përdorëm potencialin tonë për t’i bërë gjërat që të funksiononin, ne e kapëm mundësinë që na u dha, e kam për të gjithë Sllovakinë. Po t’i kthehemi Shqipërisë, vjet festoi 100- vjetorin, kam parë shumë shqiptarë që shikojnë drejt së ardhmes. Shqipëria ka nevojë për praninë evropiane dhe BE ka nevojë për Shqipërinë partnere të fortë në BE dhe anëtare të saj. Sot jam këtu që të theksoj mundësinë që i jepet Shqipërisë me integrimin, që shoqëria të transformohet. Ne duhet të vëmë të ardhmen mbi çdolloj problemi të brendshëm. Vetëm duke mos harruar këtë, vendi do jetë pjesë integrale e BE. Axhenda e integrimit tuja është ende në listën tonë të prioriteteve, duhet të jetë edhe për Shqipërinë, zënkat dhe problemet politike nuk duhet ta ndërpresin këtë proces, të tejkalohen”, apeloi ai.

Kukan shtoi se përpjekjet e politikanëve shqiptarë duhet të bazohen tek demokracia.

“Parlamenti duhet të jetë një vend ku marrëveshjet politike të diskutohen, qeveria të sqarohet, qytetarët të kenë mundësi ta shikojnë jetën politike të vendit. Ju duhet të ndërtoni institucione të forta dhe demokratik,. Ne i njohim politikanët tuaj, ata kanë mundësi, por përpjekjet e tyre duhet të kenë rrënjët tek demokracia”, tha Kukan më tej./ep

19 komente në “Qeveria bojkoton Fylen (dhe ai kishte shkruar një fjalim me Bregun në mendje)”

  1. Lenci says:

    Ej na sqaroni icik mo shkoq, Bojkoti Qeveriu kte apo ky Qeveriun?

    1. raviku says:

      Berisha duket se po riperserit aktet e hapjes se 97
      Largimi nga cdo partner, aleat dhe mik nderkombetar ishte preludi i permbytjes se madhe politike qe pastaj solli edhe izolimin total te liderit (histerik) te PD nga e gjithe popullsia e vendit te vet.

    2. Pilo Lala says:

      Fyle dhe Kukan po i tregojne Berishes te iki me te mire, perndryshe do e akuzojne per destabilizim te Ballkanit, dhe do e cojne ne qeline qe mbanin Milloshevicin.

  2. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Sa te kem Shijakun nuk e rruj por dhe as e qeth per Austro-Hungarine. ?

    Haxhi Qamili

    Tani duhet te mblidhet 300 intelektuale te pavarur e te demaskojne Fyle dhe Kukan.

    Majlinda, lopa me çip, e ka bojkotu se ashtu eshte puna.

  3. Rilindje says:

    Nuk kane surrat te shkojne tek Fyle dhe t’i thone: E ka fajin opozita per integrimin,se nuk voton tre ligjet. Jane bere boze tashme me kete fabulen e tyre qe nuk frymezon me askend.

  4. adi n.y says:

    Takime vetëm me median, shoqërine civile dhe bizneset. Mos u gabofsha te pakte keshtu e ka te shkruar ne protokoll ne Bruksel.

  5. aiha says:

    Duket se sa shume qeveria eshte e interesuar per integrimin e Shqiperise ne BE, sa qe i ben bojkot takimit te Fyle. Qeverise nuk i intereson integrimi se keshtu nuk do te kishte mundesi te bente sipas qejfit por do te ishte i detyruar te zbatonte ligjet e rregullat gje qe nuk e ka bere asnjehere.

  6. Flet mjeku says:

    Bravo qeverise per “interesin” e treguar per integrimin e Shqiperise…
    :SSSS
    Ku eshte qeveria qe akuzon opoziten per bllokimin e integrimit ne BE? Por genjeshtareve dhe mashtruesve vjen momenti dhe u cirret maska. Sot qeveria aktuale, Majlinda Bregu & Co treguan qe s’jane aspak te interesuar per integrimin dhe e kane akuzuar opoziten si pengese se nuk dinin cfare justifikimi tjeter tu jepnin shqiptareve per mos arritjen e marrjes se statusit kandidat.

  7. analist says:

    Hahahaha, e dashura Ministre!? As Enveri nuk i fillonte keshtu fjalimet,por keshtu fillon fjalimin Fylja i BE, nje zorraxhi e legen ordiner. MIr ja ben Salihi qe ja dhjet dhe e le vetem si qen ne holl te hotelit te presi kamarierin qe ti bej pak shoqeri.
    Plasi BE qe ne te bejme “lutje” te hyjme ne BE dhe te na japi miliona € qe kane mbetur pa zot ne Bruksel, se na duan shume!!!!!!!!!!! Pune spurdhjakesh te korruptuar!

  8. maksut says:

    Po miq te shtrenjte kur u be ky Fylja me shqiptaret?

  9. endri M says:

    e cfare i thate popullit ju me shume se ckeni thene gjithmone qoft nga EU qoft dhe kur keni ardhur vet personalisht ne shqiperi ose perfaqesuesi juaj!A keni dicka konkrete zoteri?Nese jo atehere me mire mos na shisni mallin qe nuk e hani vet atehere!

  10. Dy fjale per ju Nderkombetaret ! Nuk arrij te kuptoj perse ngulni kembe qe te futet Shqiperia ne Bashkimin Europjane pa arritur standartet e kerkuara? Mos ju perfitoni ma shume se shqiptaret.Nuk shihni ju se niveli i demokracise ne shqiperi ashte ma i ulte se ne kohen e komunizmit ?nuk shikoni ju se nuk ka punonjes i administratres shtetrore qe mund te shprehet pro opozites se ndryshe te nesermen ashte i pushuar nga puna?Nuk i shikoni ju qe nxirren punonjesit e administerates me dhune ne mitingje se ndryshe jane te pushuar nga puna?Kjo ashte ana demokratike,po anen ekonomike nuk e shikoni qe varferia ashte kthyer si ne mesjete.Vetem 2% e njerzeve zoterojne 99% te pasurise shqiptare.Po spitalet ne çgjendje jane?.Prandaj ne radhe te pare duhet te zhdukni hajdutet qe jane ne Qeveri me kryhajdutin Sali Berisha !

  11. Logjike says:

    Jan te zgjuar europjant or mik jo si ne budallej,nuk do te takohen me politikanet se pastai fillojne e bejne fushat me mashtrime ne emer te tyre!!

  12. realitet shqiptar. says:

    Ky bojkot verteton sa,si dhe kur e do Evropen Berisha.

  13. Jona says:

    une habitem se si Evropa shpreson akoma qe i paftyri Sali Berisha do degjohet me ta, mision i parealizueshem; kot humbin kohe me ate skizofren dhe qeveritaret primitive qe e rrethojne; nuk ka me shprese Shqiperia…

  14. ben tirona says:

    Ky eshte mesazhi me i shemtuar qe mazhoranca i jep EUROPES se ne ALBANISTANIN e sali qenit behet si te doje saliu,dhe per zgjedhjet votat do i numeroje po saliu me ilirin.Ky vend nuk i ngjan aspak europes ku pretendohet te shkojme.

  15. emigrantja says:

    Qeveria po behet gati te vjedhe serish zgjedhjet, votat dhe te mbaje sa me larg europjanet. Qeveritaret tane kane nje dirigjent te pa pare,se po s’bene si thote ai ,nuk i gjen e nesermja.Te mjeret shqiptare qe po vriten e po hane njeri tjetrin , po ndihen pa siguri, pa qeveri , te braktisur si zakonisht para zgjedhjeve, lajne hesapet……rremuje hesapi.

  16. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Aloooooooo Çimi jam… Fyle,
    Ju hengert mortja kur tall bythen edhe Majlinda me ju.
    Alooooooooooo Çimi isha…Fyle, kaq kisha!!!

  17. xeni says:

    Ky tip evropiani sme ben qe ta besoj eshte shume mashtrues dhe shume imponues , nuk ka shpjeguar asnjehere gjera konkrete qe ta kuptoje njehere e mire vetem beni keto dhe ato ndrkohe qe klasat politike shqiptare hahen midis tyre dhe s’bejne asgje dhe pikerisht nuk kemi ndonje nderhyrje nga evropa naive qe te korrigjojme detyrat per ne evrope qe nuk i afrohemi asnjehere se nuk duam nuk e deshirojme se s’na pelqen me pak fjale..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje