Denoncimet e Tahirit dhe një pastruese si pjesë e mafies së ilaçeve

25 Mars 2013, 22:15Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Parlamentit, i ka akuzuar shpesh deputetët e së majtës për përfshirjen në “mafien e ilaçeve”, siç e quante ai. Dosja e “kontrabandës” paska qëndruar si shpata e Demokleut mbi deputetin socialist, Saimir Tahiri.  Por me gjithë paralajmërimet si rastësore të kryeministrit,  Tahiri është ndër deputetët e opozitës, i cili jo vetëm që ka denoncuar përfshirjen e fëmijëve të kryeministrit, në afera të rënda korruptive, por është ndër të deputet që është paditur prej tyre. Në gjykatën e Tiranës ka një sërë padih të ngritura nga fëmijët e Sali Berishës apo dhe nga ministrat e kësaj qeverise, siç është rasti Ruli.

Madje gjykatat kanë dhënë dhe vendime, të cilat dënojnë me vlera të konsiderueshme financiare Tahirin, vendime këto që deputeti socialist i ka konsideruar si gjoba të vendosura nga Argita dhe Shkëlzen Berisha.

Kështu, Gjykata e Faktit ka dënuar me 5 milion lekë gjobë deputetin socialist Saimir Tahiri në gjyqin përballë fëmijëve të kryeministrit Berisha, Argita dhe Shkëlzen Berisha. Madje, me vendime të gjykatës ka dhe një urdhër përmbarimi i cili pritet të ekzekutohet për deputetin socialist.

Avokati i Argita dhe Shkëlzen Berishës kërkoi 8 milion lekë gjobë për deputetin socialist pas deklaratave të Tahirit për përfshirjen e tyre në afera korruptive në sallën e Kuvendit.  Deputeti socialist, Sajmir Tahiri paraqiti në Gjykatën e Tiranës argumentet në bazë të të cilave ai ka argumentuar se fëmijët e kryeministrit Berisha janë të korruptuar. Sipas deklaratës së  Tahirit, fëmijët e kryeministrit qëndrojnë pas tragjedive të rënda si ajo e Gërdecit e deri tek afera të rënda korruptive, siç është ndërtimi i parkut energjetik në Porto Romano.

Gjatë shqyrtimit të padisë së tij, për të vërtetuar se nuk ka shpifur ndaj fëmijëve të kryeministrit, Tahiri kërkoi që gjykata të konsideronte si provë me rëndësi dosjen e tragjedisë së Gërdecit, e cila tashmë është e mbyllur nga gjykata e Tiranës. Në gjykatën e Tiranës, Tahiri ka kërkuar të bëhet publik regjistri i hyrje- daljeve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Drejtësisë ku pasqyrohen, sipas Tahirit, hyrje- daljet e Shkëlzen Sali Berishës në këto ministri përpara se të merrte vendim Këshilli i Ministrave për demontimin e armëve në Gërdec.

Tabulatet telefonike të shtetasit Mihal Delijorgji dhe Fatmir Mediu në lidhje me telefonatat në drejtim të Shkëlzen Berishës para dhe pas tragjedisë të Gërdecit, dhe veçanërisht ditën që ndodhi shpërthimi në Gërdec, ka qenë një tjetër kërkesë e deputetit socialist në sallën e gjyqit. Po kështu për të vërtetuar akuzën e tij, Tahiri ka kërkuar që të bëhet publike dhe shkresa e firmosur nga Ministri i Drejtësisë i asaj kohe, z. Aldo Bumçi, me mbishkrimin “për z. Shkëlzen Berisha”, drejtuar Ministrit të Mbrojtjes së asaj kohë, Z. Fatmir Mediu.

 

SAT- FARM, kompania e akuzuar është ngritur në vitin 2004

Bashkim Tahiri është arrestuar në farmacinë e tij. Madje, fillimisht drejtues të lartë të policisë së Tiranës thanë se babai i deputetit socialist është arrestuar me dy çanta medikamentesh. Vendi ku është arrestuar 62- vjeçari është në afërsi të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pikërisht këtu duket se familja Tahiri ka një farmaci, aktivitet të cilin e ushtron që në vitin 2004. Aktiviteti i farmacisë është krejtësisht legal dhe është i regjistruar si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar në emrin SAT-Farm. Objekti i kësaj kompanie është “Import-eksport, tregti me shumicë e pakicë të artikujve të ndryshëm farmaceutikë, kozmetikë, materiale mjekimi, aksesore, artikuj industrial e ushqimore”.

Kompania ka ortak të vetëm Luiza Tahiri. Nga të dhënat e regjistrit zyrtarë të qendrës së regjistrimit, kompania bën me dije se ka bërë publike dhe bilancet financiare. Sipas ekstraktit zyrtar në këtë kompani nuk rezulton asgjëkund emri i Bashkim Tahirit, për të cilin Policia e Shtetit ka ngritur akuzën për përfshirje në kontrabandën e ilaçeve.

 

Pastruesja e spitalit, pjesë e “mafies së ilaçeve”

Operacioni i koduar “Risperdal” do të mbahet mend gjatë, jo për faktin se objekt i këtij hetimi ishte babai i deputetit Socialist, Saimir Tahirit, por për faktin se për herë të parë mësuam se pjesë e rrjetit të mafies është dhe një pastruese e një prej pavijoneve që Qendrës Spitalore Universitare, “Nënë Tereza.

Sipas deklaratës së policisë, Nadire Taga, pastruesja, është pjesë e rrjetit të “mafies së ilaçeve”, që policia e Tiranë, na bëri me dije se ka arrestuar mesditën e së hënës. Rasti është unik, pasi deri më tani kemi dëgjuar se pjesë të rrjeteve të kontrabandës së ilaçeve janë; doganierë, farmacistë, mjekë apo dhe shef pavijonesh në spitale. Janë me dhjetëra raste ku Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për këto nivele të bluzave të bardha sa i përket abuzimeve me medikamentet mjekësore. Por rasti i pastrueses 62- vjeçare duket se do të jetë unik. Megjithëse, në deklaratën për shtyp policia nuk bëri me dije rolin që kishte në rrjet pastruesja, fakt është se mesditën e së  hënës ajo është arrestuar pasi ka konsumuar veprat penale të “kontrabandës së mallrave që paguhet në akcizë”, “kontrabandë të mallrave të licencuar”, “tregtim dhe transportim të  mallrave që janë kontrabandë” si dhe “ruajtjen apo depozitimin e mallrave kontrabandë”./l.c

31 komente në “Denoncimet e Tahirit dhe një pastruese si pjesë e mafies së ilaçeve”

  1. 23 QERSHORI says:

    Uuuuu ky eshte ilaci qe perdor Sala

    1. herta says:

      Po pastruset jane me shtetin avash si te kapen kto c’eshte ky muhabet,le te vjedhin keto po he,kap kto socialistat i her ti mbyllimgojen se sehste problem kontrabanda.

    2. indrit says:

      jo 23 qershori per sindromen qe mbart saliu keshillohet haloperidol pyesni ben chicagon dhe ramy se jane paciente te perditshem per kete ilac …

  2. SALI BERISHA says:

    KJO ASHT DREJTESIA ,KA EDHE TRAFIKANTE TE REZIKSHME TE MASKUARA SI KA PASTRUSE EEE SJA HEDHIN DOT MULIT KA BA 17 VJET UNIVERISTET MJEKESIE ,EHU DO TJA HEDHI TAHIRI ME PASTRUSEN E GJIZEN HAHHHA GJIZA SA BUKUR E KA GJET
    MULI ,,TANI QE IKU FULE EDHE KUKAN TE MIREINFORMU SESI I LUFTON QEVERIA TRAFIQET EDHE MUND TE LIROHET ,TE MOS THONE ARESTIM POLITIK,,PO JA METHONI MUE JU PSE SBAN KONTRABAND VASILI ,PIPERO ,NDOKA PSESKA BA NDOKA ASNJEHERE ,SEPSE ATA JAN TE PA KORRU[TUM NDAJ NE DO FTOJME SI KOALICIN
    NEJEMI NDRYSHIMI PER PARA SB

    1. tani_uk says:

      Rrofsh O Sali te pacim sam malet
      ti na mbron e na gezon
      ti na lumturon
      mjere vendi per ty
      oh lume vendi desha te them

  3. liri a vdekje says:

    Hajde polici hajde po shkoni o kllufa kapni kontinjeret me mallra kontrbante cbeni kontrolloni njerezit neper xhepa ,po cfar turpi o grupi ciftelia

    1. deni says:

      hahahahahahahaha tamam e ke thene “GRUPI CIFTELIA”

  4. lini says:

    E drejte ne spitale dhe pastrueset marrin ilacet e pacienteve dhe i shesin ne farmaci dhe i thojn qe ska ilace spitali.

  5. aiha says:

    Kryeministri kujton se mund te hedhe hi ne syte e shqiptareve, por jo. Ai kerkon te largoje vemendjen e publikut nga probleme madhore qe ka vendi, nga kritikat e Fyles dhe mungesa e pranise se tyre ne tryezen e mbajtur nga ky i fundit.
    Kryeministri duhet te sigurohet si fillim te arrestoje te gjithe ata qe vjedhin ilacet neper pavione, ata qe importojne ilace te skaduara e kane deme te paimagjinueshme ne njerez dhe ne fund edhe me kondrabandistet sic i quan ai.

    Gjithsesi, duhet provuar me perpara, sepse nuk ka asnje fakt per te akuzuar zotin Bashkim Tahiri, thjesht fjale pa fund dhe efekte mediatike.

  6. Dean says:

    SIGURIMI i malokve o hudh ne aksion.

  7. ardi says:

    bravo tema shume shkrim i bukur ju lumte dora
    po mos u mundoni ta mbuloni mutin me shurre ?

    1. juristja says:

      Jam sh dakort qe m–i nuk lahet me sh-rre por sipas ligjit edhe ne rastet kur provohet kezistenca e kryerjes se kontrabandes ne vlere malli deri ne 5 milione leke te reja, pales qe i eshte shmangur detyrimeve te delarimeve dhe zhdoganimeve, i jepet mundesia te permbushe prane institucioneve shteterore te shmangura, vleren e zhdoganimit apo te te gjitha detyrimeve qe burojne sipas ligjit. Ne kete rast behet fjale per nje mall te sekuestruar ne vlere te deklaruar nga policia e shtetit te Berishes eshte 10 mije euro pra 1,4 milione leke te reja ose 1/3 e vleres se pranuar nga ligji per te mos ngritur padi penale por per ti kerkuar pales zhdemtimin e vleres se padeklaruar prane enteve shteterore. Ne keto rrethana, mu-ti vjen aq ere sa nuk e mbulon dot as parfumi dhe xhelatina e flokeve te kulicit me shoke. Ligji eshte nje per te gjithe, por maliqet duhen sterilizuar njesoj si qente e rrugeve(ndjese shoqates se te drejtave te kafsheve, por vetem citova Berishen)!!!

  8. Bonna says:

    shume shpejt shpresoj qe te vihet drejtesia pas ktyreve 22viteve…nuk ka si te ket drejtesi ne nje vend ku kryeminisri eshte i vetevetzgjedhur….

  9. Keta jane injorante total…..Saimir mos e rruaj fare themi ne nga Tepelena !

  10. Lut Durrsaku says:

    Esht thjesht nje inskenim i modelit serb. Saliu e zotron ne menyre perfekte kete ” art ” sigurisht do te degjojm dhe inskenime te tjera pas kesaj .Duhet te pregatiten te gjith se AY po pregatit perseritjen e 97, duhet te pregatitemi mire se kesaj rralle AY ka ne sherbim te gjakderdhjes policin dhe te gjth malokerin e tropojes e te kukesit.Beni kujdes o popull, ujku ka nxjerre dhembet.

  11. Berti says:

    Policia e Shtetit ka ngritur akuzën për përfshirje në kontrabandën e ilaçeve thuhet ne kete artikull???!!!!!!!
    Policia e shtetit vertet (nje pjese e tyre) ka atribute te policise gjyqesore, por nuk ngre akuze, akuzen e ngre Prokurori dhe ai eshte i vetmi perfaqesues i akuzes.
    Duhet te korregjohet termi “ngritje akuze” me “referim te vepres penale”, pasi keto jane gabime te renda dhe tregon qe artikullshkruesi nuk ka shume dijeni mbi funksionimin e sistemit gjygjesor ne Shqiperi.
    Falemderit Tema

    1. artikullshkruesi says:

      Flm. z. Berti per infon!
      Tani na duhet te rishkruajme artikullin pasi, referimin e vepres penale ka muaj qe e ben berisha nga parlamenti..
      apologji te thelle per gabimin nga injoranca mbi “sistemin gjyqesor” shqiptar; meqe ketu te ngeci puna ty

  12. Shkembi says:

    Drejtesia duhet te triumfoi,aq me teper qe behet fjale per babin e dputetit te opozites Saimir Tahirit,i cili njifet tashme, per publikun shqipetar per kurajon qe ka treguar per denoncime shume me kuptim plote per te miren e vendit. Por dihet gjithashtu qe per keto denoncime jo vetem qe nuk eshte vene uji ne zjarre nga “Drejtesia” shqipetare por deputeti eshte kercenuar direkt nga Sali-Vicidoli (..Ta beje fytyren me te zes se kepuca..etj etj). Ka shume mundesi qe policia, per te kenaqur “Kryetarin e madh” ne gerrhimat e fundit te tije po i bejne qejfin qe te iki i ngopur.

  13. andrea bici says:

    jepi SALE, se vetem keshtu luftohet korrupsioni, o MP! (matuf plak)!

  14. Korcari1 says:

    O sali o burre kurve,cte duash bej prape si Gadafi do ta kesh fatin.

  15. Berlin says:

    Tafmoja e modhe te le pa gjo …
    kete sdo ta mesojne kurre Shqiptaret ?

  16. prokuror province says:

    Ashte e turpshme qe kur lexon 4 akuzat per nje shkelje qe nqs ka ndodhur esht ne fushen fiskale. Problemi qendron tek pergjimi e survejimi i familjes se nje opozitari i shpallur nga kryeministri fajtor muaj para arrestit.

    E gjitha kjo ndodhe se nga viti 2007 kur filloi lincimi i Sollakut u shkaterrua prokuroria, e tashme esht nje zyre juridike nen sherbimin e Policise, ose me sakte nen krejtimin e Agron Kuliqit. nese shef emerimet ne prokurori ka dy kritere, rekomandimi nga Shkelzeni dhe njohja me Koliqin. Te tilla jane sjefi i Prokurorise Tiranes Kosoave apo i Durresit Tropojani Hadermataj, per te mos fol per psiqikun qe kane cuar prokuror rrethi ne Kavaje shokun e klases se Argites. Sa per Llallen, ai esht thjesht shef kuadr i cili pergatit shkresat per emerimet qe i urdheron ministri de fakto o rendit, Agron Kuliqi

  17. Fadili,Malesi e Madhe says:

    Nuk ka pse te shqetesohemi nga keto manovra te Berishes e lakejve te tij. Kujtojme vitin 2007,kur nje dite para zgjedhjeve lokale ,shperndau ne Tirane nje foto te Edi Rames…Por te nesermen Tirana votoi me mbi 20000 voto per te. Tani Shqiperia mbare e di kush eshte ne krye te te gjithe ketyre veprimeve…

  18. shvejk says:

    Ka disa kohe qe Europa i kerkon shtetit Shqiptar qe ta ngreje nivelin e te arrestuarve per korrupsion, pra te arrestohen zyrtare te larte jo vetem peshq te vegjel. Arrestimi i infermjeres eshte plotesim i ksaj kerkese. Tashti europa nuk ka me goje te flasi.

  19. jeta says:

    Po nuk besoj qe te quhet vjedhje kur kapen peshq te vegjel. S’po bejne gje, buke e kos po hane te shkretet.

  20. KRASTA says:

    Macoku hengri djathin,fajtorin e kerkojme te miu.

  21. shvejk says:

    Jeta , e keqja vjen nga sistemi jo nga pastrueset. Je dakort apo jo? Shqiperia eshte vend i vogel dhe nuk eshte e veshtire per ta mesuar se ne krye te trafikut te medikamenteve qendron Ilir Metea me LSI . Do te doja qe ashtu sic na the dicka per kosin te na thuash dhe dicka per bakllavane. Pershendetje.

  22. SKRAPARI says:

    Sa turp,sa frik,sa e tmershme,sa e pa imagjinueshme per ne si popull qe durojme nje bishe si sale “veshegjati” kriminel eshte pak.turpper ne ke kemi kryeminister.

  23. Pergjimi i familjarve te opozites says:

    Ka kohe qe opozita pergjohet .
    Financat e saj ne pushtetin lokal,jane kontrolluar,jane shkurtuar deri ne ate mase sa opozita te mos “perfitoi” nga keto te ardhura per te bere manifestime ne Tirane.
    Bizesmen te njohura jane mbajtur nen presion per te mos mbeshtetur opoziten me fonde.Opozita ne nivelin e pushtetit lokal,nuk ka fonde ose eshte ne veshtiresi te paguaj rrogat e administrates lokale.
    Duket se nje dore e “kujdeseshme” bllokon vazhdimisht fondet qe perbejne rrezik per pushtetin e Berishes.
    Perndekja e opozites ka shkuar aq larg sa perndiqen te afermit dhe familjaret per te mos u “fuqizuar” nga ana ekonomike ne prak fushate.
    Frika e nje opozite te fuqishme nga ana ekonomike po e mban ate vazhdimisht nen pergjim,nga Berisha.Ky ka me frike me shume se çdo gje fuqizimin ekonomik te opozites.Ka frik se mos opozita futet ne skenen e blerjes se votave.

  24. Sadri says:

    Po vjen Fundi per Familjen Mafjoze te Shqiperise.

    I gjithe llumi i monstrave i Familjes Mafjoze te Ndyre do te burgosen me prangat e hekrit ne Burgjet ku futen Hysen Shoshorin.

    A doli te deshmonte per Azem Hajdarin Shefi i Mafjes Sali Berisha?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje