-Alo policia, ju lutemi hajdeni shpejt se sapo e qëlluan me pistoletë kambistin e lagjes!
-Prisni radhën. Kemi shkuar të arrestojmë kryebashkiakun e Kavajës se paska fikur dushet e futbollistëve në stadiumin e qytetit.
-Alo, alo 129-a, ua e tmerrshme. O zotëri hajdeni urgjent në Laprakë se nuk la kalama pa dhunuar ky monstra e lagjes tonë!
-Prisni mi shoqe se ka radhë. Sa të arrestojmë një farmacist opozitar që shiti një pako prezervativash pa kupon tatimor dhe do vijmë.
-O policia, alo, alo urgjent dërgoni njerëzit tuaj këtu se sa e rrahën një grua plakë e i grabitën dhe lekët e pensionit!
-Le të presë plaka se jemi duke u bërë presion këtyre gazetarëve te TemA dhe Top Channel se kanë publikuar lajme për Argitën…
Pikiata e besimit dhe respektit të komunitetit ndaj policisë shqiptare është rrokullisur në të njëjtin hon porsi fillimviti i mbrapshtë 1997. Qytetarët, vetëm të sforcuar prej anshmërisë politike, mund të lavdërojnë nën zë punën e policisë tonë dhe me përjashtim të bobit anoreksik të OSBE-së, askush tjetër nuk del e flet hapur publikisht për të.
Të atakosh krerët e policisë në këtë situatën e tmerrshme kriminale është njësoj si t’i shkosh një të kancerosuri te shtrati i onkologjikut e ta çmendësh në ditët e fundit të ymrit. Policia shqiptare si kurrë më parë po përjeton një rrënim spektakolar, i cili do të ketë një kosto të paparë. E kam shkruar dhe kam bërtitur me qindra herë. Krahinëzimi i institucionit të policisë po vret besimin te komuniteti dhe koha për riparim do jetë e gjatë.
Dy janë detyrat parësore të këtij institucioni deri të dielën e parafundit të qershorit 2013: 1-denigrim, mbjellje frike, instalim dhune në dhe përreth çdo opozitari. 2-mbrojtjen me çdo kusht të votove që do vidhen mes piskut të vapës.
Plagët e hapura që la administrata e vjetër socialiste e para 2005-ës bashkë me plagët e këtyre 8 viteve të fundit tashmë të gangrenizuara thjesht po përhapen në trupin delikat të shoqërisë sonë. Mungon komunikimi etik dhe estetik mes nesh dhe policisë. Mungon profesionalizmi dhe elitë policie nuk kemi kurkund. Fshatarët patriotë të Flamurit, nipërit e Jeminit, kushërinjtë e Agronit dhe mbetjet e Olldashit mund të mbrojnë vjedhjen e votave të vjedhura, por kurrsesi qytetarin nga krimi. Filozofia e kësaj policie është luftë krimit me krim, degjenerim të qytetarit taksapagues, gjoba njerëzve të ndershëm për të fituar ndo pare për shefin, poshtërim dhe dhunë në qeli duke u bërë mbret i skutave të ndyra dhe luftë pa ekuivok jo ndaj xhepistit, grabitësit, vrasësit, trafikantit, por luftë e fëlliqur ndaj opozitarizmit. Për këtë farë policie që kemi, Bamir Topi është më i rrezikshëm se vrasësit e Adem Tahirajt në Shijak, Kreshnik Spahiu është dyfish më i rrezikshëm se vrasësit e Musa Skurës në Burrel, ndërsa Edi Rama trefish më i rrezikshëm se vrasësit e dëshmorit të fundit Dritan Lamaj.
Policia jonë ka nevojë për ndihmë në këto kohë, por ndihmën kur nuk ua jep kryepolici Berishë, çfarë mund të bëj unë qytetari i thjeshtë?
8 vjet qeverisje të demokratëve kanë sjellë vetëm zmadhimin e parcelës së dëshmorëve të rinj në Varrezën e vjetër kombëtare të Dëshmorëve. Parcelë me varre që zmadhohet dhe rroga policie që tkurren. Varre të rinj që hapen dhe poshtërsi, drejtim e menaxhim i vjetër policie ende “en vogle”.
Policia do tjetërsim rrënjësor, do rregulla etike dhe komunikimi. Do ndryshim mentaliteti nga të dyja kahet: polic dhe qytetar.
Do komunikim të çlirët dhe besim. Polici nuk duhet të jetë djaloshi që vesh uniformën që të hakmerret ndaj çunave të lagjes, të cilët e rrihnin kur ishte i vogël e qullac. Polici nuk duhet të jetë sekseri mes shefit dhe kriminelit, nuk duhet të abuzojë me fuqinë periodike që i jep ligji, nuk duhet të ngjisë postera për fushatën e Flamurit apo të rrahë gratë e bashkisë që tallen me Lulin.
Policit duhet t’i ketë autoritet edhe lezet jo vetëm fjala në gojë, ylli në spaleta, e qethura plot sharm dhe sedra profesionale.
Polici duhet të rrezikojë të paktën sikur një herë për qytetarin sepse qytetari si më i lirshëm e altruist do rrezikojë shumë më shumë për policin.
Ndërsa atakoj veten dhe policinë nuk mund të rri indiferent edhe ndaj indiferencës së ndërkombëtarëve. Mirë paratë e taksave tona që shkojnë për lesh sepse si ekonomi informale që jemi nuk na dhimbsen, po miliona euro dhe dollarët e trajnimeve dhe investimeve afatgjata në ndihmë të policisë shqiptare a u dhimbsen donatorëve?
Çfarë lesh trajnimesh e leksionesh u japin policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve tanë këta ndërkombëtarët kur në një katrahurë vend si i yni ekspertiza amerikane e vdekjes së Kosta Trebickës merret për bazë që të mbyllë çdo dyshim e çdo gojë, ndërsa ekspertiza tjetër po amerikane për vrasjet e 21 janarit nuk pi ujë as te gjykata e ndotur buzë Lanës së ndotur?
Dy standarde, dy polici, dy prokurori, dy gjykata, dualizëm ndërkombëtar i përkthyer nesër në dualizëm raportesh post zgjedhore, në dualizëm rezultat zgjedhor!
2./Prezervativë me kupon tatimor
A të dhimbset një polic kur e vrasin?
Më pyesin dhjetëra njerëz nga ata që i dini çfarë sage ka mes meje dhe policisë. I kam bërë telef rajonet dhe burgjet, më kanë thyer sedër, hundë, krahë, kafkë. Më kanë bërë të fle mes bërllokut të qelive, të gjakosem si në luftëra të paprecedenta, më kanë rrjepur lëkurën të gjallë si ata “të policisë së majtë e të djathtë”, e përsëri jam munduar të ndërtoj ura komunikimi. Natyrisht unë nuk harroj, por fal. Fal, ndaj nuk marr kallashin t’u zë pritë e t’i vras. Fal sepse respektoj institucionin, pavarësisht se individë të caktuar prishin imazhin dhe thyejnë besimin e uniformës. Tribalizmit në sjellje do i vijë fundi një ditë dhe unë ndjehem optimist.
Por duke parë opozitarë të rrezikuar që pavarësisht paralajmërimeve bien pre e provokimeve dhe arrestimeve ndjehem pesimist. Hakmarrja e policisë së regjimit do u këpusë një nga një të gjithëve, ndaj mos pretendoni se jeni të paprekshëm. Me mend në kokë edhe kur shkoni të blini prezervativët në farmaci. Merrni me vete kuponin tatimor se tashmë dihet që pas çdo lapsusi apo gabimi nuk ngurron t’ia behë as furgoni i regjimit, as prokurori i regjimit dhe as gjykatësja e regjimit.
Flamur Noka, Hysniu, Agroni ikin nesër, por policia mbetet. Natyrisht nuk duhet ngritur pushkë, por pak me më shumë kurajo le të bëhemi bashkë e të reagojmë me trimëri e më pas në mënyrë të civilizuar. Nuk përbën më lajm në Bruksel opozitarizmi soft. Arrogancë prej babaxhani dhe trimëri prej sfiduesi, kjo është moda më e fundit.
Po i toleruat ende?
Do t’ua rreshtojnë prindër, gjyshër e stërgjyshër dhe kanë për t’u arrestuar dhe poshtëruar deri në shtatë breza!!!
facebook.com/bledi.mane
twitter.com/blediMANE
Keta e vendosin prezervativin o Bledo, po ne koken e madhe ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/celesi-i-suksesit-ekonomik-shqiptar-97.html
Jeni zeri i qyteterave z.Mane, kush ka vesh te degjoj!
Keto arrestime jane thjesht per efekt mediatik. Sinqerisht do shqetesohesha sikur te friksonin akoma ndonje ze opozitar keto gjera
Nuk e ve ne dyshim se babai i Tahirit do lirohet se shpejti dhe vete Tahiri do jete njeri me peshe ne Qeverisjen e ardhshme edhe per shkak te kesaj ngjarje sot.
Them se kjo ceshtje do mbyllet jo se besoj tek profesionalizmi i sistemit te Drejtesise, po thjesht sepse nuk jane te gjithe kamikaze si Muli me shefat e tij tropo-kuksjane.
Une nuk do i beja favore nje anijeje qe do fundoset pas 3 maujsh bashke me kapitenin plak.
popicia e saliut do iki me saliun 400 veta jane turpi i kombit
por policia e shtetit qe jane mijera ,do vazhdoje te punoje te shperblehet te mbrohet te respektohet jane pasuri kombetare
administrata e saliut do iki 1000veta jane turpi i kombit
mijera nenepunes civile te shtetit do vazhdojne te shperblehen ,te kene status te respektohen jane pasuri kombetare
ky eshte program i rilindjes
OO bobo cfare lopcari eshte ky Permetxhiu, sapo fillova te lexoje rreshtat e pare fillova te turbullohem me ironine e tij te ceket, ky bythlepirsi i Rames eshte shume i gerditshem
ramy zemra jeme. sa fiksim e ke ket bled manen. qysh atere kur ky bled trafikanti tregoi qe e ka ate mikun 20 cm ti i je leshuar nga pas e nuk e len rehat. don me te prezantu o ramy me bledin. e kam pa disa here nga afer dhe esht cun simpatik e sdo zhgenjehesh. a don me ma thy apo don me ma thy ramy?
Pershendetje…Nje gje po ju them…Mund t´ju duket pak si mendjelehtesi dhe mentalitet hakmarres por nuk eshte ky qellimi im.Jam kandidat per deputet nuk ju them i kujt partie opozitare,ndoshta e merrni me mend vete.Po u zgjodha deputet dhe fitojme zgjedhjet,JU GARANTOJ qe une nuk do fal njeri nga ata qe kane abuzuar deri tani me opoziten.Do i thy nmes si themi ne tironsit.JU GARANTOJ.1 vit nga jeta ime do ja kushtoj vetem thyrjes ne mes te ketyne Pabuksave qe na felliqen kombin.
Deshiroj te besoj ne fjalen Tuaj…te shohim,ne te kundert…iken edhe kater vite jete….!!
Sa vite jete na kane ikur mor cukal.
Nje pjese me PD-ne nje pjese me PS-ne.
Ne po na shket toka nder kembe, premtimet zor se do ta ndalin rreshqitjen.
Une ve bast qe ky deputeti eshte Sajmir Tahiri.
Me kto men dashke me u zgjedh deputet, ti tironco! Kom fryk se nuk do jesh deputet, jo per gjo, po tironcve nuk i shkon per shtat xhybja e deputetit…Sa per t’thy n’mes..gjej noj lab, ose noi malok, qe ta boj n’ven teje, se tironci nuk vret kollaj i miz, jo t’thyj n’mes njeri!
Ne ka njeri qe smund te ndermarre komente fyese per bythlepirje deri te atyre qe jane me diare je ti o Ramy.Ndaj mos na e dhit dhe sot diten.beje nje pushim per disa ore mos u duk nga kjo faqe
Shkrimin si perhere e ke qare o Mane!por dicka do te ta them,kur thua qe me kane thyer kocka dhe kafka neper rrajonet e policise,dhe ti i fal!kjo i hap rruge nje vazhdimi te thyrjeve kembeve dhe cdo pjese tjeter trupi qe te kane lene pa thyer o Blend.
Kush esht Polici?
Qeni me i ndyr ne univers.
Krimineli me trap
Debil me ngjyra
Peder pa ombrell
Kusar me valixhe druni
Shaban me brek kartoni
Qurranjos qe pshurr nga bytha
Belul beqir zylfija
Zeqiri shaqir llamarina
Sa shume police qe keni more Bledi!!!
Te gjithe maloker jane?
Po pse edhe Saliu polic eshte?
Ne kendej qe nga Janina e deri ne Spanje nuk kemi pare asnje polic….!?
PO pse jan prodhuar PEZEVATIV PER MULIN,LULIN,ILIRIN,SALIN ……..E PO KETA JAN JASHT STNDARTIT
I dashur Mero Baze meladja ka dy ane !Ne njeren ane te medaljes qendron Shqiperia si nje vend ne zhvillim dhe me nje mentalitet relativisht te prapambetur! Njerzit ktu shesin nje patriotizem fals ne lidhje me futbollin, dhe pas nje jave harrojne gjithcka. Jemi aq te zene me patriotizmin tone sa paradoksalisht fillojme dhe shahemi me njeri-tjetrin ! Nje pjese e mire e popullsise tone jane aq injorante sa fillojne dhe bejne dallime mes Shqiperise dhe Kosoves ! Nje pjese te madhe te fajit ka plotesisht FSHF nje Federate korrupsioni dhe mafieje qe dita-dites po forcohet me shume dhe askush ska me guximin ti dale para. Padyshim ne jemi nje vend i vogel dhe shume i brishte qe duam nje ndihmese sado e vogel qe te fryhemi dhe me pas te shpohemi menjehere ! FSHF dhe shteti shqiptar jane per te ardhur keq dhe propabiliteti qe nje shqiptar te beje karriere ne shqiperi me forcen e vet eshte shume i vogel. Ketu ju kishit shume te drejte ne ato qe kishit shkruar ! Gjithsesi meladja ka dy ane ! Ju thoni qe keta 5 djem te talentuar jane shqiptare! Nje pyetje? Lorik Canen si mund ta pershkruani pervecse nje shqiptar te talentuar ! Une mendoj qe ndryshimi ne pershkrimin mes Xhakes, Shaqirit, Behramit, Xhemajlit dhe Mehmedit dhe Canes, Dallkut, Mehes, Kukelit dhe Mavrajt duhet te jete shume me i madh. Perfundimisht per mua keto 5 lojtare i perkasin Zvicres dhe jane zviceriane pavaresisht se kane gjak shqiptari dhe une kurre nuk mund te krenohem per ta sepse te gjithe bota i njeh si zviceriane dhe jo si shqiptare. Nqs nuk do ishte Shaqiri Shqiperia mund dhe te mos humbte pavaresisht lojes se dobte. Familja e Shaqirit festuan ne menyre te cmendur golin e pare pavaresisht se Xherdani nuk e festoi. Babai i Xhakes ka deklaruar qe ai dhe biri i tij nuk jane shqiptare por kosovare pavaresisht se Xhaka nuk shenoi qellimisht golin e trete (nqs rezultati do ishte 0-0 do flisnim ndryshe) Behrami luftoi gjate gjithe ndeshjes dhe provokoi fansat e shqiperise pavaresisht se ai ka flamurin kuqezi ne kembe. E urrej FshF por ftesa per Behramin iu be, madje para federates zviceriane dhe ai e nencmoj ate. MJAFT me Hipokrizi. 5 lojtaret e zvicres me gjak shqiptare i perkasin Zvicres (1-ri i beri gol Shqiperise)dhe ketu une do vija nje pike te madhe! Gjithsesi une si individ nuk kam asgje kunder te 5. Ata nuk mund te jene tradhtar kombi thjesht per nje zgjedhje futbollistike por sigurisht theksoj, une ndershkoj ne kete rast Hipokrizine . Si perfundim keto te 5 pervec gjakut, ne menyre kategorike nuk kane lidhje me Shqiperine, ndryshe nga Cana apo rasti me i fundit Dardan Maksutaj (19vjecari i cili ne te njejtat pozita me Shaqirin & Co refuzoj kombetaren zviceriane). Theksoj dhe njehere qe tradhtari i vertete i kombit qendron ne majen e institucionit me emrin Federata Shqiptare e Futbollit nje cerdhe e korrupsionit dhe padrejtesise !
Sali Berisha ,pas ’97 tha: – Te behem edhe nje here nuse ,pa di une se si nuseroj ! Dhe vertete, u be edhe nje here nuse, por nuse me huqe : U be kryepolic, kryegjykates, kryeprokuror,president,u be … e ç’nuk u be dhe nuseron (e) i veshur me jelek antiplumb,leviz me shume krushq rreth e qark, te gjithe i genjen ,, nje nuse qe e dredh vallen siç ja do e bardha zemer,por a do te vazhdoje ta dredhe edhe pas 23 Qershorit ?!!
Bravo Bledi je ipapare shkrim i papare,Me pelqejne shume shkrimet e tua te vleresoje per argumentat esakta qe sjelle , E ke bere Berishen te plaket para kohe,
Te lumte ,i pres me nje fryme shkrimet tuaja ,behem krenare per ju si gazetare qe po arrini te jepni shpresa tek populli ,me pelqen figuracioni qe perdorni ne ndryshim nga shume shkrime te gazetareve te gazetave te tjera .Per mua ju dhe Mero Baze jeni zeri i se vertetes ,dihet se ne agonine e vet bisha behet dhe me e tmerrshme ,por ajo po vulos fundin e vet te pashmangshem ,vete fakti i kthimit ne shtetit ne nje shtet policor tregon se ketij pushteti i ka ardhe fundi .Sala sado te mundohet qe te frikesoje me arrestime njerezit e opozites ai nuk do te arrije qe te burgose nje popull te tere ,JO,JO o det askush nuk e mposht dot hapesiren tende qe me dallge bucet ,kushdo qe do te lidhe o det ,perbuzjen tende do ta ndiej shpejt ,vargje nga Bajroni .
o bledi nuk ka pergjigje cfar do te behet me kete kapje te shtetit qw nga presidenti e poshte si kryeprokurori, gjykate e larte, ushtri, shish kreret e policise etj nese do te rine esht e kote qw lufton .Rama hesh FRD hesht vetem Aleanca flet.por ligjet anti qytetare do te anullophen, po me ata shtetas qw jane hequr nga puna pasi kan qwnw komisioner ne zgjedhjet e kaluara, kan fituar gjyqet, nuk jane futur ne pune, nuk jane paguar shum kan sakrifukuar dhe jetojune ne FUKARALLEK e skamje, Partia i haroj qw pas zgjdhjeve, per keta nuk po flitet nga ata qw pretendojn se do te udheheqi qeverin.
ne Shqwiperi nuk ka police, por barinj te veshur me uniforme..!!
me shprese me shprese se do rregullohet.
po cukali ankohet
te humbura..
..4 vite jete
sa me teper vite te humbura do kete.
kemi besim te Perendia ( Partia/PS)
se nuk do te jete me keshtu Njerezia (Shqiperia)
si i thone
O Naim te ishe vete
te shikoje Shqiperine e vertete
pas me shume se 100 vjet.
nuk e di sa do vazhdoje ky Bledi me kete stilin “Alo Alo”
se per nje casdt mu duk sikur do vazhdonte me shprehjen:
Jam perzervativi i rradhes..
O Bledo po pse e paske ndru foton se ishte me e bukur ano thetea ku kishe dale per gjysem, tamam si nje gjysem bole.
o bledo paske guzim te madhe se ke shkrujte kunder policis te saliut ,se te verteten ke Thane ashtu eshte po kjo qeveri eshte sikuer qeverija e enverit .dhe policia e enverit.te pergezoj per guzimin qe ke marre.
Kur hallexhijte mundohet ti mbroje Bledi, ne te vertete i gropose me thelle. hiqi syzet kur te vendosesh kllufin, se te mbron edhe ty !