TemA TV/ Kombëtarja nuk ndalet, katër GOLA kundër Lituanisë (VIDEO)

26 Mars 2013, 20:45Sociale TEMA

Fitorja me Norvegjinë i ka dhënë krahë kombëtares së De Biazit, që ka nisur në mënyrë spektakolare ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë në stadiumin “Qemal Stafa”.

Edhe pse fusha ka qenë në gjendje shumë të rënduar, kjo edhe për shkak të reshjeve, kuqezinjtë kanë arritur të shënojnë tre gola brenda pak minutash.

Në minutën e 33-të ka qenë Alban Meha që në një goditje nga shumë larg zonës ka shënuar një gol spektakolar.

Katër minuta më vonë është Edgar Çani që shënon një gol pasi godet topin në hyrje të zonës.

Por kombëtarja nuk është ndalur, pasi pesë minuta më vonë është Migjen Basha që shënon një gol të mrekullueshëm.

Në pjesën e dytë kombëtarja është sërish e karikuar dhe arrin të shënojë edhe golin e katërt falë një autogoli.

Miqtë mjaftohen me një gol nderi.

18 komente në “TemA TV/ Kombëtarja nuk ndalet, katër GOLA kundër Lituanisë (VIDEO)”

  1. fieraku4u says:

    EC ATY DJEMT E SHQIPES…PO NA NDERONI ME KETO FITORE.

    URIME URIME URIME, DHE SE SHPEJTI BOTERORIN BRAZIL 2014

    1. Lom Leka says:

      Hallall se na gzute o cuna. Nuk na shifet mo televizor se na del hiq e vur lugati
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/armando-sadiku-il-capocanoniere.html

  2. CAMI says:

    Po me bohet shume qejfi per fitoren,do te ishte me bukur te kishim nje video ktu me golat.
    Pastaj me e bukur akoma se me Norvegjine ka shenuar BERISHA.
    Kurse sote paska shenuar edhe BASHA,brravo te dyve.
    Shpresoj qe te vazhdojne me kete ritem DJEMTE e SHQIPERISE.

    1. Doni ALBO says:

      O cami me norvegjine ka shenuar Hamdi salihi dhe jo berisha..Por gjithsesi nuk ka rendesi e rendesishme te fitojne djemte tane me kombetaren KuqeZi.

      1. CAMI says:

        Te them te drejten sinqerisht,e dija Berisha,megjithate ju faleminderit,qe me jeni pergjigjur.

        Dhe nje here FORCA DJEME SHQIPETARE,se na u thane syte te ju shoh nje here ne BOTEROR.

        Flm Doni ALBO,dhe ju pershendes.

        1. raimondi says:

          po mire sot mos harro se lozi edhe Rama –dhe ngammenyra si lzote Rama ishte lojtar klasi –

  3. luan says:

    Edhe golin qe e pesuam e pesuam per faj te Ujkanit.Portierit me te keq ne historine e kombetares shqiptare.Perton me u hedh.

    1. CAMI says:

      Ujkani edhe me PALERMON,nuk eshte se dhe shume.

    2. raimondi says:

      Goli ishte per faj te mbrojtjes jo per faj te Ujkanit.

      Ujkani nuk kishte faj fare tek goli

  4. Horri i Bulevardit says:

    Bravo De Biazit qe ka guxim dhe fut ne loje elemente te rinj te talentuar, De Biazi e ka rinovuar ekipin kombetar shume shpejt dhe e ka bere konkurues ne takimet e boterorit.
    Bravo cunat e kombetares, te luash per kuq e zinjte, eshte nder dhe respekt.
    Sot luajtet shume bukur, panvaresisht fushes qe do rregullonte federata me kryetarin e bashkise pederastin Lule, perseri ja dolet te luani me teknike dhe e lodhet kundershtarin.

    1. Per kte horrin says:

      qe me shume eshte nje kurve bulevardi.
      po cpune ke qe ngaterron kete atmosfere te bukur,me k/bashkiakun,apo cdo gezim kerkoni ta kaloni per urrejtje e vella vraseje.
      ike mer lavire periferije.
      pthu rrace kurve e ppsh

      1. BERISHA LARGOHU. ME 23 QESHOR POPULLI SHQIPTAR DO TE NGARKOJ EDI RAMEN SI KRYEMINISTRIN E TYRE. says:

        Mbeshtes fitoren e ekipit shqiptar edhe per ndeshjet e tjera.Dje u prodhua talent i vertet ne fushen e Qemal Stafes.

  5. Pelasgian says:

    BRAVO CUNAT E KOMBTARES !

  6. fwefwe says:

    kesaj rama ishte protagoniste ne vende te berishes? fitore ne 23 qershor?

  7. enea says:

    Kshu fryhen gjelat, vecse kur munden ne ndeshjet e tjera.

    PS. Fusha e Qemal Stafes eshte jashte cdo standarti.

  8. black eagle says:

    po te mbajne kete temp dhe ne nuk kursehemi te dhurojme dicka te gjithe

  9. Demo says:

    Dhe kariket bosh rine dhe shikojne por nuk duartrokasin per kete ndeshje.

  10. Bujar says:

    Kombetarja po behet cdo dite dhe me e mire. Por pa Lorik Canen do jete edhe me e mire…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje