Partia Socialiste ka zhvilluar një tryeze për çështjen e legalizimeve. Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti Rama ka thënë se kryeministri Sali Berisha e ka kthyer këtë proces në një proces grabitje dhe që e përdor vetëm për fushatat zgjedhore.
Rama tha se Berisha premtoi në vitin 2005 që do ta përfundonte procesin e legalizimeve brenda një viti, por sot e kësaj dite kjo gjë nuk ka ndodhur.
Sipas Ramës, PS e la vendin në vitin 2005 me 250 mijë ndërtime të palegalizuara, ndërsa sot ky numër ka shkuar në 400 mijë ndërtime.
Rama, duke iu drejtuar banorëve të Bathores, zona më ilegale në Shqipëri, ka thënë se Berisha as për 160 vjet nuk mund ta mbyllë dot procesin e legalizimeve. Kjo gjë, sipas tij, nuk mund të bëhet me “Shaban Tapinë”, zyra e të cilit është kthyer në një tmerr për njerëzit që duan të legalizojnë pronat dhe ndërtimet e tyre.
“Do ta përfundojmë procesin e legalizimeve brenda vitit 2006”, kjo është pika 14 e programit të Partisë Demokratike në vitin 2005.
Nga 2005-a e deri më sot kanë legalizuar më pak se 5% të gjithë ndërtimeve pa leje. Që këta ta mbarojnë procesin, në radhë të parë qytetarët e Bathores, se aty e kanë marrë mbështetjen më të madhe, duhet të presin 160 vjet. Zgjidhni e merrni!
Ju mund të vazhdoni me atë idenë tuaj, që ky është i joni, po vetëm i juaji nuk është. Mund ta keni nga anët tuaja, po ai ka kohë që ka ikur në drejtim të paditur dhe 160 vjet do iu duhen në qoftë se do vazhdoni ta votoni me idenë që do ju legalizojë. Me siguri në mos ka ardhur, do vijë këto ditë e do ju thotë: “Me vrap tani se është kohë legalizimesh.” Pse? Sepse, sa herë që ka një fushatë elektorale ka një stinë legalizimi, por pikërisht sapo mbaron votimi mbaron dhe legalizimi pa u legalizuar. Sepse, ju i duheni të palegalizuar atij. Ta keni të qartë! Këtë zgjedhje keni bërë gjithë këto vite. Nuk e di si e mendoni ju sot, por unë mendoj se nuk ju ka dalë mirë”, tha Rama.
“Nga procesi i legalizimeve do të çlirojmë 3 miliard euro që do përdoren si kolateral”, nuk e them unë këtë e ka thënë kryeministri. E ka thënë kryeministri dhe me erdhi mirë që nuk duartrokitët këtë radhë, se domethënë që keni filluar të mos e hani atë që ju thotë Saliu. Ky është një hap i mirë përpara nga ana juaj.
Po në fakt nga 3 miliardë të premtuara sa në fakt janë mbledhur deri tani? Janë mbledhur nga procesi legalizimeve më pak se 5 milion euro. Ndërkohë që 300 ushtarë partie ka që merren me këtë proces nëpër këto drejtoritë e ALUIZNI-t me paga, me sigurime, me letra, me godina, me makina etj,etj që i kushtojnë rreth 3 milion euro në vit këtij shteti. 3 milion euro paguhen në vit këta që e kanë lënë këtë proces rrugëve, që i kanë lënë njerëzit rrugëve, që i kanë lënë pronat e tyre rrugëve. Që e kanë bërë rrugë që ta kthejnë procesin në një kapje zverku zvarrë të familjeve për t’ju marrë ryshfete. Që kur e kanë filluar këtë punë populli shqiptar me taksat e veta, përmes qeverisë i ka paguar këta 300 ushtarë partie 15 milion euro. Pra, 5 milion kanë dalë nga gjithë procesi, 15 milion kemi paguar vetëm këta që e kanë shkatërruar këtë proces, që e kanë kthyer këtë proces në një proces grabitje,” theksoi Rama./b.l
Berisha te sjelli ujin e dritat pa premtimet e 2005-s kane kohe…pertej shakave shpresojme qe ju z.Rama te sillni ndryshimin dhe zhvillimin e shumepritur ne kete vend duke filluar qe nga legalizimet qe kane qene burim konflikti me dhjetra here e deri tek dritat qe permenda siper e uji!
Rama po shpalos perdite nje program teresor per problemet e vendit.
Sala del e flet per lope fluturuese, mes fshataresh me smoking.
Nuk ka asnje dyshim se cili flet per njerezit e ketij vendi, e cili per nje realitet virtual ne te cilin jeton vetem ai dhe familja e tij.
Ja pse Shqiperia do ta dije ke te ndjeke ne 23 qershor. Sepse vendi eshte i deshperuar per ndryshim
Jemi duke u vjedhur nga familja Berisha.
O njerez pse beni sikur nuk jeni duke e pare e provuar kete gje.
Nuk mund te rrime e te presim qe edhe keta te na rrine mbi koke si komunistat, per 45 vjet
Nuk mund te kthejme koken nga ana tjeter sa here ndodh ndonje krim, ndonje Gerdec a 21 Janar. Ndryshe do na bien kokes e mire na e bejne. Rama duhet te jete kryeminister ne 23 qershor. Per te gjithe ne.
Ca legalizimesh mund te presesh nga kjo qeveri.
A NUK ISHIN PO KETA QE I SHTYNE NJEREZIT TE ZBRITNIN DREJT QYTETEVE?
Ca legalizimesh mund te presesh nga kjo qeveri.
A NUK ISHIN PO KETA QE I SHTYNE NJEREZIT TE ZBRITNIN DREJT QYTETEVE?
Keta meritojne vetem te ikin sa me pare nga pushteti dhe PS te vije sa me shpejt ne qeveri!
Me te vertete nje bravo te madhe z.Rama!Ky program i tijidhe jo vetem perfshin te gjithe shqiptaret brenda e jashte trojeve!Ceshtja e legalizimeve nje nga deyrat madhore qe i shtrohet nder vite ketij vendi!Saliu pati 8 vite kohe e deshtoi po mor po deshtoi!Ndaj nje arsye me shume per te votuar Partine Socialiste!
Shqiperia po rrezohet, Ed Rama po tregon rrugen sesi mund te ngrihet perseri ne kembe. Ne 23 qershor une do bind cdo njeri qe njoh qe te votoje per Ramen. Keshtu si jane gjerat ketu nuk shtyhet me.
Koha e Rames eshte duke u afruar me shpejtesi, por jo aq shpejt sa duhet. Ende duhet te durojme Bac Doktorin qe po na cmend me idiotsite e vet nga cdo cep i Shqiperise. Deri ne 23 qershor me duket koha si shekull.
Vendit i duhet nje alternative ndaj vjedhjes masive te gjithckaje dhe gjithkujt. Rama po e ofron. Nuk na mbetet vecse ta ndjekim, me bindjen se cdo alternative eshte me e mire sesa kjo mungese e gjithckaje qe po na qeveris tani. Kjo qeveri eshte ofendim per qeverine.
Edi Rama vazhdon te perfaqesoje aspiratat e nje brezi te gjithe shqiptaresh te rinj qe kerkojne me shume mundesi dhe shpresa.
Me te jemi te gjithe!
Ajo mbesa e Lirise, qe eshte Drejtoreshe e ilaceve, ka bere kurthin ndaj babait Tahirit.
Ajo eshte numri 2 nga pasuria, numri nje eshte Argita. Sa per Shaban Memine, mund te jete i pesti, mbas Kulishit te Policise.
Proçesi i legalizimeve duhej te kish perfunduar me kohe sipas premtimeve qe dha Saliu mirpo ashtu siç edhe ka vepruar ne te shumten e rasteve Sali hajduti e ka mendjen se si te vjedhje jo te merret me problemet e popullit!Tanime jam plotesisht i bindur mbi fitoren e PS ajo po na deshmon cdo dite se eshte ajo e cila do ndryshoje mjaft gjera!
Legalizimet jane nje problematike qe prekin nje pjese derrmuese te popullsise se Tiranes sidomos Kamza e komuna Paskuqan etj.Si banor i Komunes Paskuqan bej me dije se kjo qeveri nuk ka bere asgje po po asgje ne kete drejtim!
Ore Edi ti vertet kerkon qe ti besh njerez bythoresit por ata jane njelloj kafshe si Berisha more aman.
Ti u hedh petulla dhe ata pelqejne guret e Baces,ti u thua se do u bej qytetar te vertet ata kerkojne te jetojne me rrenat e Baces.
Ata e kane ne gen rrenen dhe u pelqen jo vetem te genjejne e te duken burra por u pelqen edhe te genjehen.
Renkon ky komb nga rradaket idiote te shqiptareve dhe sidomos te malokerise.
Ore Edi ti nuk je i pershtatshem per kafshet more aman.Ti je per njerez te qyteteruar dhe shpresoj se shumica qe jane nga Tirana e poshte te te sjellin ne pushtet se per malokerine do me pelqente ta kishin perjete kafshen Sali.
Ky ne qofte se e ka seriozisht,domethene ne qofte se po lepin ato qe ka peshtytur per 20 vjet,duhet besuar se po rilind.Ne qofte se sot e kesaj dite banorve te zonave informale disa u drejtohen si “cecen, shpellare” etj epitete fyese per kete ka meriten e padiskutueshme Edi Rama me artikujt e tij te famshem me 92-93.
Tani u ngelet ketyre “ceceneve qe vijne nga shpellat” per te vendosur ne se Rama ka rilindur,.
“Shabanizmi” eshte modeli i suksesit te Qeverisjeve te Sales. Sot eshte zevendesuar nga “Mulizmi” por thelbi ngelet po ai
PO TI OR KOKEDERR RAMA NUK KE DITUR SE CESHTE LEGALIZIMI,je bere me I PADURUESHEM SE TEMA ME CENZUREN E TIJ CE BYTHSOCIALISTET I MBRON
Pronat jane shume kollaj zoti Rama, une te jap zgjidhjen, Jepja pronarit legjitim token ne Bathore dhe ti si shtet ske me problem te futesh ne keto bela, ata qe e zune token te merren vesh me pronarin dhe ose ti paguajne trullin dhe ta legalizojn, ose te krisin bythen andej nga kan ardhur.
Ato prona qe i ka zene shteti me ndertime strategjike qe smund te kthehen, ose ja kthen ne prona te tjera te pazena te shtetit, ose i jep parate mbrapsh, per nji periudhe pese vjecare.
Smund te legalizosh pa rregullu pronarin njehere, se pronari vjen i pari, dhe pastaj vjen zaptuesi, se kur erdhi ne token e tjetrit, duhet ta dinte se udheheqesi nuk rron sa malet, vje momenti qe i kthe bythet nga dielli dhe ska me udheheqes qe ta mbroj me police bandite.
Nje ligj te duhet kur te vish ne pushtet:
Abrogoje ligjin komunist Nano-Berisha-Alija 7501 dhe bej vetem nje ligj, toka i kthehet te zotit, kush ka zon toke, te shkoje dhe te prese ne rradhe tek ish pronari, se Shabani ka dale i papune dhe nuk ben me legalizime.
akoma shpreson njerezia te legalizimet ……… saliu ka ikur ne drejtim te paditur, vetem per fushate e gjen drejtimin…..
Ai qe pretendon per ndertimin e shtetit ligjor nuk duhet te shprehet keshtu z.Rama.
Keni meriten e pastrimit te Lanes por do ishte mire qe te shpreheshit me sakte tani duke thene qe ilegali nga ne do te ngelet ilegal keshtu do frenoni te paligjshmin.
Z.Rama,
Të jesh i sigurt se votat e Bathores i merr Berisha, prandaj i solli banorët e saj nga Tropoja në Tiranë, nga ana tjetër, është turp të legalizosh ilegalen, kështu bëhesh edhe bashkëfajtor në krimin e grabitjes.
nuk merr vesh shpellari nga legalizimet dhe prona private.. shpellari e quan prone te tij cdo gje qe i shef syri, ashtu eshte mesuar ne shpellen e tij.. dhe gjerat i zgjidh me comange kokes.. malokeri hesapi..!!