Përbindëshi 16 kate i Bashës do shembet pas 23 qershorit

26 Mars 2013, 22:24Politika TEMA
Përbindëshi 16 kate i Bashës do shembet pas 23 qershorit

Nga Lindita Çela

Ndërtimi i një pallati 16-kate tek Lulishtja e vëllezërve Frashëri ka kaluar një procesi korruptimi, pas të cilit qëndrojnë njerëzit më të afërt të familjes në pushtet. Bashkia thotë se ka lejuar punimet në zemër të kryeqytetit pas një vendimi të gjykatës së Strasburgut, duke spekuluar me të vërtetën. Realisht Gjykata e Strasburgut ka dënuar qeverinë shqiptare se i ka krijuar pasiguri juridike investitorit, kurse qeveria e ka interpretuar këtë duke autorizuar Bashkinë t’i njohë një leje ndërtime abuzive jashtë kondicioneve urbane dhe që rrezikon ambasadën zvicerane dhe shkatërron biznesin e një hoteli, të cilit i ngjitet 5 metra larg. E ndërsa nëpërmjet akuzave forcat politike kanë bërë të ditur qëndrimet e tyre mbi ndërtimin në Bllok, interesante është procedura që është siguruar kjo leje dhe njerëzit pas pallatit.

Debati për 16- katëshin

Pak ditë më parë, këshilltarët socialistë në Bashkinë e Tiranës denoncuan një ndërtim pa leje, që sipas tyre po ngrihet në qendër të kryeqytetit. Aldrin Dalipi akuzoi qeverinë për korrupsion me ndërtimet pa leje dhe tha se bashkia po e betonizon qytetin. “Është zëri i qytetarëve, i cili flet sot sigurisht për një ndërtim pa leje në qendër të Tiranës. Ka filluar të japë leje ndërtimi edhe qeveria në ikje, kjo është një gjë krejtësisht e paligjshme dhe sigurisht e papranueshme për qytetarët. Ndërtimi që ndodhet pas nesh e turpëron atë që sot është kryetar i emëruar i Bashkisë dhe nuk e nderon. Kryetari i emëruar është fokusuar vetëm te ndërtimet, vetëm te korrupsioni me ndërtimet, te trafiku me klientët dhe natyrisht që ky objekt që ndodhet këtu na tregon se Tirana sot është nën pushtetin e korrupsionit të ndërtimeve ngado, pa leje, dhe që veprojnë edhe me bekimin apo vendimet e qeverisë. Do të jetë qeveria e ardhshme, që do të marrë vendimet e duhura për të stabilizuar dhe për të rregulluar këtë situatë kaotike në Tiranë, e cila është në dorë të klientëve dhe korrupsionit ngado”, u shpreh Aldrin Dalipi.

E ndërsa për socialistët ndërtimi fliste për korrupsion dhe  simbolizonte skandalin e ndërtimeve pa leje, Bashkia e kryeqytetit ka reaguar duke thënë se kanë vend drejtësinë . Sipas Anila Bishës, objekti ka pasur leje ndërtimi që në vitin  1998-të, por që punimet u pezulluan nga ish – kryetari i Bashkisë, Edi Rama. Për të legjitimuar nisjen e punimeve, Bisha i është referuar një vendimi të Gjykatës së Strasburgut, vendim ky që në fakt zbulon dhe ndërtuesit e pallatit 16- katësh në  zemër të Tiranës.

Strasburgu

Në vitin 1998 firma “Teknoprojekt” siguron një leje ndërtimi për një ndërtesë 16-të kate në zemër të Bllokut. 4 vite më vonë, Bashkia e Tiranës vendos heqjen e lejes së ndërtimit me argumentin që vendimi për ndërtesën 16-katëshe ishte marrë në mënyrë të jashtëligjshme. Kaq ka mjaftuar që çështja e pallatit të shkojë në të gjitha proceset gjyqësore. Shoqëria ka kundërshtuar pezullimin e lejes së ndërtimit, fakt ky që është bërë në të gjitha hallkat e procesit gjyqësor. Për të siguruar dëmshpërblim për humbjet e shkaktuar, personat e interesuar dhe firma i drejtohet gjykatës së Strasburgut me argumentin ligjor se u është shkelur neni 34 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive, shoqëria.

“Ankuesit individualë kërkuan kompensim të drejtë në shumën prej 1,547,037.40 euro (EURO) dhe shoqëria ankuese pretendoi 10,297,947 euro në lidhje me dëmin monetar. Ata paraqitën një raport vlerësimi të ekspertit në të cilin bënë llogaritjet e mësipërme,me supozimin se ndërtimi i godinës gjashtëmbëdhjetë katëshe, në një ngastër toke të ndodhur në një prej zonave më qendrore dhe fitimprurëse të Tiranës, do të kishte përfunduar deri në vitin 2002 dhe se të gjitha apartamentet përkatëse dhe ambientet tregtare ose do të ishin shitur, ose do t’i ishin dhënë me qira palëve të treta në periudhën midis vitit 2002 dhe 2007. Ankuesit individualë kërkuan më tej 270,000 euro dhe shoqëria ankuese, gjithashtu, pretendoi 1,650,000 euro në lidhje me dëmin jomonetar. Në lidhje me kostot dhe shpenzimet ligjore, ankuesit pretenduan 32,400 euro për kostot dhe shpenzimet e shkaktuara në procedimet e brendshme dhe 16,857 euro për ato të shkaktuara në procedimet para gjykatës”, thuhet në kërkesë.

Por përveç parashtrimeve të pretendimeve të firmës së ndërtimit dhe personave të prekur ajo që bie në sy është fakti se përfaqësuesit e shtetit në Gjykatën e Strasburgut nuk ofrojnë  dokumente për fitimin e çështjes, por marrëveshje. Madje, sipas vendimit, propozimi është bërë nga përfaqësuesit e shtetit shqiptar, gjë e cila është marrë në konsideratë nga trupi gjykues  i përbërë nga Lawrence Early sekretar dhe Nikolas Bratza.

Oferta e qeverisë

Në vendimin e gjykatës së Strasburgut argumentohet se si firma e ndërtimit ka siguruar rifillimin e punimeve në bllok. “Më 22 nëntor 2010, pas mosarritjes së një marrëveshjeje për zgjidhje miqësore me ankuesit, qeveria informoi gjykatën se ata propozuan të lëshonin deklaratën e mëposhtme të njëanshme, me synim zgjidhjen e çështjes së kompensimit të drejtë. Qeveria shqiptare garanton vazhdimin e punimeve sipas projektit dhe brenda afatit dyvjeçar për ekzekutimin e lejes së ndërtimit nr. 766, datë 22.2.1998, duke angazhuar të gjitha institucionet shtetërore. Duke iu referuar dëmeve morale, qeveria shqiptare ofron t’i paguajë ankuesve shumën prej 15,000 (pesëmbëdhjetë mijë) eurosh. Duke iu referuar dëmeve morale, Qeveria shqiptare ofron t’i paguajë shoqërisë ankuese “Teknoproject” sh.p.k. ex gratia në total shumën prej 5,000 (pesë mijë) eurosh”, thuhet në  vendimin e Gjykatës së Strasburgut.

Pikërisht mbi bazën e kësaj marrëveshje gjykata e ka vendosur kompensimin e firmës si dhe rifillimin e  punimeve, marrëveshje kjo, që të martën u trumbetua si një vendim që vinte në kushtet urdhëruese shtetin shqiptar.

Pronarët

Pak ditë më parë, Aldrin Dalipi tha se pas pallatit 16-katësh qëndrojnë klientët e qeverisë. Këshilltari socialist i Bashkisë së Tiranës nuk përmendi asnjë emër sa u përket ndërtuesve, që  Anila Basha thotë se Edi Rama u ka hëngër hakun. Në fakt,  kompania që kishte siguruar lejen e ndërtimit është “Teknoproject” sh.p.k. Pronare e vetme e kësaj kompanie, e hapur që në vitin 1993, është Eva Pinguli. Në bazë të dokumenteve zyrtare, kompania nuk ka as ortakë të tjerë apo dhe ndryshime të tjera ligjore të ekstraktit dhe pse ka më shumë se 20 vjet që operon në treg. Znj. Pinguli, duket se është një biznesmene e suksesshme, pasi po sipas dokumenteve të QKR-së, ajo është aksionere dhe në katër kompani të tjera. Bashkëortakja e znj.Pinguli është Drita Lulo. Në fakt, biznesmeni në fjalë nuk është e panjohur për opinionin publik, por dhe për strukturat e hetimit në këtë vend. Ish- kryetari i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, Adriatik Llalla, kohë më parë denoncuar tre raste të dyshimta të fshehjes së parave nga zyrtarë të lartë.

Një prej rasteve ishte ai i anëtarit të Gjykatës së Lartë, Fatos Lulo, i cili për tre vjet ka deklaruar dhurata në vlerën e 100 mijë eurove. “Në deklarimin e pasurisë prej tij, ai ka shënuar si burim të këtyre parave të ardhurat e krijuara si emigrant, si dhe dhurata të mëdha nga e motra, Drita Lulo”, tha Llalla duke shtuar se skandalin e ka kallëzuar në prokurorinë e Tiranës. Zyrtarisht nuk ka pasur asnjë njoftim mbi hetimet e pasurisë së gjyqtarit, por fakt është se e motra e tij është aksionere në katër kompani të ndryshme me Eva Pingulin, që rezulton pronarja e vetme e shoqërisë që do të ndërtojë pallatin 16-kate në zemër të kryeqytetit.

Opozita: Do prishim pallatin pas 23 qershorit

Pas kundërshtimeve në Këshillin Bashkiak, opozita duket se ka dhe një plan rezervë kundër këtij përbindëshi. Burime të besueshme brenda opozitës thonë se një nga aktet e para të rivendosjes së kontrollit mbi territorin do të jenë disa shembuj të rivendosjes së ligjit siç është prishja e këtij pallati dhe ndonjë përbindëshi tjetër në bregdetin shqiptar nga Vlora në Durrës.

Kryetari i PS Edi Rama e permendi kete sot gjate fjalimit te tij rreth programit te legalizimit te ndertimeve nga Partia Socialiste.

” Sigurisht, që nuk frenojnë dot ndërtimet pa leje. Madje është një stil i ri tani që në mungesë të kuadrit ligjor të plotë për lejet e ndërtimit, i shkelin syrin njerëzve, i thonë “vazhdoni se na keni ne”. E, njerëzit e shkretë futen në aventura ndërtimesh pa leje nga të katërt anët.

Tirana sot është një fole ku gëlojnë këto lloj ndërtimesh. Madje kanë arritur deri në pikën që të bëjnë siç po bëjnë me atë godinën atje faqe më faqe, ngjitur, tek Sky Touer, ku lejen e ka shpikur Këshilli i Ministrave. Është e para dhe e fundit leje në histori që e jep Këshilli i Ministrave, vetë, dora vetë jep leje. Domethënë janë pa leje…”  tha Rama.

“Unë di të them këtë. Kush mendon se mund të hedhë, kate pas katesh, pas katesh dhe pas katesh, duke u fshehur mbas pushtetarëve të sotëm është i paralajmëruar se mbas 23 qershorit mund t’i shohë të gjithë ato kate, dhe këtu nuk flas për ata që ndërtojnë kate për të strehuar familjen e tyre, flas për ata që ndërtojnë kate në zemrën e kryeqytetit, flas për ata që ndërtojnë kate në zemrën e atdheut që është bregdeti, t’i shohë ato kate të rrafshuara përtokë, mos çuditet. Mos çuditet! Në këtë valë zgjedhjesh ku gjithkush rend, ne rendim për të shkuar derë më derë dhe për t’u thënë njerëzve është koha të bashkohemi për të rilindur Shqipërinë, ata të tjerët rendin derë më derë për t’i thënë njerëzve po vjen djalli dhe prandaj mblidhuni t’i bëjmë rezistencë ne jemi ndryshimi për pará, të tjerë rendin për të ndërtuar. Kush rend me idenë se mund të ngrejë gradaçiela në këtë valë e sipër duhet të bëjë llogaritë jo me para 23 qershorin, po me pas 23 qershorin!” paralajmeroi Rama.

Ndërtimi i pallatit po bëhet me shpejtësi duke rrezikuar dhe kushtet teknike të tij, ndërsa po ndërtohet mbi tre kate që kanë 15 vjet të degraduara nga faktorët atmosferikë.

Ambasada zvicerane ka hapur gjyqin për ndalimin e punimeve, por gjykata ka shtyrë pesë herë gjykimin duke u dorëhequr gjyqtarët për shkak të presioneve që i shkojnë nga kompania ndërtuese.

21 komente në “Përbindëshi 16 kate i Bashës do shembet pas 23 qershorit”

  1. lym bubeqi says:

    ore .mire e keni qe pas 23 qershorit doti beni te gjitha
    fillojeni ne plazh te durresit se keni ngele pa ndertuar vetem ne det .nuk keni faj se budallenj jane ata qe blejne

    1. fl says:

      …Ambasada zvicerane ka hapur gjyqin për ndalimin e punimeve, por gjykata ka shtyrë pesë herë gjykimin duke u dorëhequr gjyqtarët

      Edhe vetem kjo fjali do mjaftonte per te kuptuar se cfare brumi eshte Shqiperia e ketyre 20 viteve te fundit

    2. Pilo Lala says:

      Bravo Edi qe nuk ke lejuar te prishen lulishte.
      Por e kane marre ne dore Nallbanet tani. Do ikin shpejt dhe qyteti do kete njerez qe duan te bukur dhe me lulishte.

  2. ktu DURRESI,e Dako i PS says:

    Shikoni ca do te boni me DAKON anej nga DERRESI ju,ate boni,qe ja ka lujte fene,deri detit i ka hy,me gure e zhavorr.
    SHkoni e shikoni DURRESIN shkoni,duket si germadhe,me te gjithe kuptimin e fjales,ne cdo lagje e ne cdo cep.
    Vetem pisllek,e nxire nga te gjitha anet,pa kanale kullimi,pa shkrkime ujerash te zeza,pa infrastrukture,pallate e gradacele pa kriter,degradim TOTAL me pake fjale.
    Shkoni e shikoni,edhe nga spitali se ca bohet,degradim TOTAL….
    Po ksajte si do te ja veni emerin,edhe ky DAKO i PS eshte,atehere.

    KETA JANE PER TU HEDHUR TE GJITHE,PREJ BYTHE,TE MAJTE APO TE DJATHTE QOFESHIN.
    E lerini llapa llapa ketu o MILET i trashe.

  3. …ndonjë përbindëshi tjetër në bregdetin shqiptar nga Vlora në Durrës??!!!

    Cdo pallat i ndertuar ne ate segment eshte nje perbindesh!!! O do i hiqni te gjithe ose mos flisni fare.

  4. arsyeja says:

    E dashur Opozite,shpresoj qe neser te jeni ne pushtet,jo se kam besim tek ju por,se do te shkulni keqeberesin e ketij vendi,sali Berishen..
    Dua te them,ju nuk do shkulni as edhe nje tulle dhe jo me nje apo disa pallate….persa i perket interesave,nuk keni ndryshime me partine ne pushtet…

  5. aiha says:

    Ky eshte premtimi i mbajtur i Bashes per krijimin e hapesirave te gjelberta ne Tirane. Betonizim i qendres se qytetit dhe qindra hapesira te tjera. Jo vetem qe nuk ka bere asnje perpjekje per te krijuar hapesira te gjelberta, por edhe ato qe jane po i betonizon duke dhene leje ndertimi pa kriter.

  6. ballgjini says:

    gjysho
    po nuk bone rrugen tek fusha druve ne shkozet qaji votat qe te kemi dhone deri tani
    e di vete vangjushi a te morsha te ligat

  7. Dora says:

    Perbindesha me mijera te tjere do vazhdoje te krijoje, nese nuk do t’i themi ndal me 23 qershor dhe t’i japim te gjithe PD shuplaken qe meriton.

  8. vigu says:

    Mos u shqetesoni shume. E THENA ME TE BERE I NDAN NJE DET I TERE. Me kujtohet dhe besoj se gjendet ne arkivat e televizioneve kur
    Ilir META ,dajloshi me origjine nga Skrapari,e donte te behej nje MEHMET SHEU i dyte ,na u zotua se kush do zere driten e do bllokoje ajrin e femijeve do perballet me ligjin. C’perballje! Mjere ata investitor se c’far hoqen.Nga pallate me 7-8 kate ,sipas lejes se ndertimit,i cuan ne pallate me 12 kate. U respektua largesia sa dhe gomari nuk kalon dot.pa per makina nuk behet fjala.E ky avas ka vazhduar me ndertimet. Jo vetem Iliri qe e harroi se c’tha,po dhe Saliu qe na dha fjalen e nderit e zbatoi kete perosi vetem te ZOGU I ZI. GJOJA nga inati me RAMEN ja largoi mbikalimin pallatit edhe pse flaku me miliona dollar,pastaj cdo gje u puthen me MILON. Nje qeveri qe edhe ceshtja e nje pallati shkon ne strasburk,mjer ne. Te pakten Enveri ajrin dhe driten e diellit nuk na i mori. KETA na i moren. MJER,MJER ,MJER POPULLI I THJESHTE.

  9. Gjini says:

    Gjithe kjo zhurme do te kishte vertete vlere nese Aldrini do te ishte me teper i sinqerte. Pallati ne fjale qe pritet te ndertohet i prish pune me shume Fred Kostes dhe pallatit te tij sesa publikut. Aldrini nese do te flasi per betonizime ka raste pafund per te diskutuar nga shefi i tij. Persa i perket prishjes nuk mund te them se jam kunder sidomos kur kemi parasysh kualitetin e dobet qe zoti Pinguli ka ndertuar ne keto 20 vitet e fundit. Pinguli pati fatin te kishte dore te lire ne zonen e bllokut dhe si nje inxhinier me eksperience duhej te kish shkelqyer. Per fat te keq ndertimet e tij jane ndoshta me mediokret ne Tirane duke filluar nga jeshilja e shemtuar e perdorur per fasaden deri tek fakti qe e betonoi qendren e Tiranes po ndertuar asnje parkim nentokesor. Por nese Aldrini do vertete te prish dicka nga Pinguli le ta filloje nga pallatet te fushat e tenisit prane drejtorise se Tiranes. ato vertete jane nje turp urbanistik i ketij inxhinieri dhe i tere tufes mediokre qa ai perfaqeson.

  10. Gjergj says:

    PU, PU, PU!!!
    Filloi plani BASHA!

  11. Avokati says:

    Ky ndertim eshte nje afere korruptive nga fillimi me Brojken e deri tani me Bashen, 2 kryebashkiaket me te paafte qe ka patur Tirana. Por nuk mund te behej kurre pa nderhyrjen e Shkelzenit (atij qe eshte martu me kusheriren), i cili me ane te babait Srb, i tha Strasburgut se mund ta jepte kete leje ndertimi per te shmangur demshperblimin. Sot te gjithe keta plehra thone se nuk kemi cfare ti bejme Strasburgut, nderkohe qe vete e dhane kete zgjidhje. Shkelzeni nuk do ta gezoje dot pallatin se pas 23 qershorit do ike kollovar, ndersa te tjeret do pergjigjen para ligjit dhe zotit!

  12. Rrebel says:

    Do te beje shumë mire PS te mbajë premtimin!Por duhet të jete shteti qe të bllokoje që në embrion të keqen,sepse shteti,pavarsisht nga kush vjen në pushtet,operon me ligje dhe jo me miqesi e tarafe a korrupsion…Natyrisht ky pallat duhet prishur dhe parate e z.Pinguli(mos eshte kjo nga Berati,dhe kush rri pas saj,jam kurjoz nese ai ka emrin Leonard…)Ne Bari u prishen nga themelet pallate 30 katshe sepse ishin bere me leje korruptive,ndersa në Sardenjë nje hotel me 5 yje dhe 200 puntore të punesuar,u prish sepse ekologjistet nuk kishin firmosur për ndertimin e tij…Shteti demokratik dhe plotsisht ligjor,i shkaterroi!Shume mire opozita,por si ky pallat keni universitetin e Beratit,vepra më korruptive e shekullit ne Berat,pasi bllokon plotsisht mbrekulline e Mangalemit dhe Kalane,kur universiteti duhej ndertuar diku tjeter…ne afersi të Uznoves,a në kodrat siper qytetit…Dhe Bashkia Berat di që nuk e ka miratuar,nemos sot me korrupsion…Por dhe ato qe po ndertohen ne det,në Vlore,jane të turpshme dhe të kisha forcë ligjore,do t’i hidhja në erë,si bënë në Bari,Sardenjë,sant Tropez,Italia e Franca…Në Shqiperi krim Berisha,ka berë vendin corap me teorine e tij idjote ,njeriu eshte i lire të beje ctë dojë,kur dhe vet babai i lirise së vertet Adam Smith,thotë”Atje ku mbaron liria jote,fillon liria ime…Liria e shtetit të rregullt,modern dhe me progres,eshte vrare në Shqiperi nga Sali Berisha dhe banda e tij kriminale me pushtet të vjedhur!Kryetari i emruar i Tiranes,duket qarte se eshte nje vrases i Tiranes.Ka dy vjet,gjithe rruget e pallateve moderne ndertuar nga Edi Rama,pas Tirana Bank,ne Unazen T.Keko(Kashar)jane lënë pa asfalt e mirmbajtje,me sa pash nga afer,-vajta tek një mik,-per të diskredituar projektin e madh dhe qytetaret e ardhur kryesisht nga jugu!Duhet te mbaroi sa me parë ky cikel me njerez pervers dhe kriminalë,duke u shkaterruar gjithshka të paligjshme qe kane berë!Tirana dhe Shqiperia duhet tu jap mesimin e merituar ketyre diabolikeve te Berishes dhe të projektojë një të ardhme ligjore,per të gjithë qytetaret,bizesmenet dhe Shqiperinë!Shkrim shumë i mire,por qe duhet zgjeruar…

  13. demokrati says:

    ne demokratve na thane qe Edi Rama nuk ka lene asnje “cope toke” pa bere ndertime po tani ku e gjeti Lul Basha token qe po nderton?

    LUlu

    1. xixellonja says:

      SHQIPO PO HARRUAT QE KUR ISHIN SOCIALISTE BERE KERDINE NE NDERTIME PA LEJE
      DHE KETO MUTRAT E TJERE PO BEJNE TE NJEJTEN GJE . MOS NA DILNI ME RAMEN SI SHPETIMTAR I SHQIPERISE QE CFARE NUK BERI SA ISHTE NE BASHKI .
      MJERE KY POPULL QE. NUK PO LIROHET NGA KETO HIENE SA MAJTAS DHE DJATHTAS.

  14. kameniku says:

    shtet i kalbur
    cila moter ben dhurat 100000 euro
    ato jane lek nga gjobat qe u behen klienteve
    le te kontrollojne z drita lulo a i ka pasur te deklaruara ato euro qe ka ber dhurat

  15. Ligor Luarasi says:

    Perseri metastazat vegjetojne.

    Pas 23 qershorit qeveria e re duhet te shembe jo pak e ca “ngrehina” te kalbura nga e kaluara 22 vjecare e tranzikatranit dhe e diktatures 45 vjecare,ndryshe metastazat e tyre perseri do vegjetojne per kaos te ri,per varferi te re,per percarje te re, ne shqiptaret e shume vuajtur.

  16. erion kondi says:

    gjithcka qe pengon pamjen, ecjen,detin, liqenin, shtepine e komshise, dhe frymarjen tone, DUHET PRISHUR. qofshin ato te cilijtdo. Vetem keshtu NDOSHTA ndergjegjsohemi. Nuk jane gjerat qe na bejne te lumtur!!!

  17. ferhat says:

    PO PER 23 KATESHIN NE QENDER TE TIRANES I CILI MBULOI EDHE VARRIN E KAPLLAN PASHES,MONUMENT KULTURE, QE IU DHA SI NDERTIM FIDEL YLLIT SI DHE MOSTRA TJETER 23 KATESHE QE DO NDERTOHET PRANE TIJ,PARA PD-SE, E QE NUK NDERTOHET SE S’KA PARA,KUSH I DHA LEJET. DO TI SHEMBI EDI RAMA. SA SHEKUJ DO TE RRINE SI VARREZE KETO NDERTESA,TE CILAT NGJELA NA I QUAJTI ‘MANHATANIZIMI I TIRANES’.BERISHA ME RAMEN TE DY MUND TE BEJNE SHTETIN KAKAMUTIT OSE ANASJELLTAS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje