Arrestohet ish-drejtori i një banke në Tiranë, grabiti 100 mijë euro

27 Mars 2013, 15:05Politika TEMA

Policia e Tiranës ka kryer arrestimin e një ish-drejtori banke në Intesa Sanpaolo në Tiranë, pasi akuzohet se ka grabitur një shumë të konsiderueshme parash.

Sipas policisë, personi i arrestuar është Genci Markollari.

Burime pranë policisë bënë me dije se ky i fundit akuzohet se ka grabitur 100 mijë euro në bankën private në të cilën punonte. Këto burime thanë se Markollari ka ndërhyrë në llogaritë e klientëve VIP të bankës, duke tërhequr shuma të ndryshme nga to.

Grabitja e kësaj shume mendohet se është bërë në bashkëpunim me punonjës të tjerë të bankës. Policia tha se i ka shpallur në kërkim ata, ndërkohë që ende nuk është bërë i ditur identiteti i tyre./b.l

9 komente në “Arrestohet ish-drejtori i një banke në Tiranë, grabiti 100 mijë euro”

  1. aleksandri i madh says:

    hahhahaa ky hajduti duhet te jete i LSI-se sepse ata vjedhin me bllok dhe laps ne dore.

    1. Pilo Lala says:

      Pse tek llogaria e Argites e gjete ti te “kullosesh”?
      Vidh popullin se nuk te gjen gje, jo familjen. Mos ishte llogaria e qenit te Argites? Mesoji emrin qenit ne burg.

  2. C.Ylli says:

    arestim quhet prangosja e i.metes,te tjeret jane cironka.

  3. ardian says:

    Policia jone fenomenale po e rrit gradualisht kuoten.Fillooi me baban e Tahit me 10 mije euro.vazhdoi me ketev trapin me 100 mije euro ,tani prisni kur te rrase ne burg ndonje opozitar me 1 milion euro.

    1. sofra says:

      te pakten shpetoi LIKJA, ai 700 000 kerkon.

  4. Horri i Bulevardit says:

    Mos do me kap edhe ate me 700,000 euro rundin?

  5. AGON says:

    He mo juve mo.Te tera gazetat e kane nxjerre.Ata nga e moren vesh emrin e bankes?
    Intesa San Paolo

  6. dinamo says:

    nuk arrij ta besoj
    ore po deftesen ky mavria ne cilin universitet privat e ka marre se kjo shume me duket e vogel
    pale te ishte llogaritar tek rruga e kombit

  7. preshevali says:

    Paska Shypnia për lesh,
    drejtori bankës arrestohet për 100.000 Euro,
    shumë pulaxhie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje