Shoqëria e përmendur në skandalin e video-përgjimit të Ilir Metës me Dritan Priftin do të ndërtojë në lumin Gostimë
Nga Lindita Çela
Rikthehen personazhet e video-regjistrimit të Dritan Priftit. Kryeministri Sali Berisha ka miratuar një tjetër marrëveshje koncesionare me kompaninë e njohur si miqtë e Ilir Metës. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Berisha ka firmosur miratimin e kontratës së koncesionit, të formës “BOT” të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe bashkimit të përkohshëm të shoqërive “Vëllezërit Tola”, sh.p.k., “Arti”, sh.p.k. dhe “G.P.A. Konstruksion”, sh.p.k.
Marrëveshja përcakton ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Gostimë, ndërkohë që shoqëria që ka përfituar këtë marrëveshje është pjesë e skandalit të videos së regjistruar nga Dritan Prifti me Ilir Metën. Në videon që u transmetua në janar të vitit 2011 flitej që shoqëria ka ofruar 7 përqind të aksioneve dhe 700 mijë euro për ish-zv/kryeministrin Meta, për të marrë me koncesion ndërtimin e hidrocentralit të Shushicës. Pas transmetimit të videos u zhvillua një demonstratë para kryeministrisë u vranë Ziver Veizi, Alek Niko, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Skandali i koncesioneve
Pjesë e shoqërisë që ka fituar koncesionin e radhës së ndërtimit të hidrocentraleve është dhe kompania “Vëllezërit Tola”. Bëhet fjalë pikërisht për atë kompani që ka qenë qendër të bisedimeve ndërmjet Ilir Metës dhe Dritan Priftin në video-përgjimin “Meta-Prifti”, transmetuar në janar të vitit 2011.
Në video flitej për “Gimin” që kishte ofruar 7 përqind të aksioneve të një hidrocentrali dhe 700 mijë euro për ish-zv/kryeministrin Meta, për të marrë me koncesion hidrocentralin e Shushicës. Gimi i përmendur në regjistrim ishte Agim Rrapaj, djali i të cilit sipas ekstrakteve të QKR-së është administrator i shoqërisë “Vëllezërit Tola”. Për shkak të kësaj lidhje, sipas video-përgjimit, dhe miqësisë me ish zv/kryeministrin, Rrapaj i ka ofruar Metës 700 mijë euro dhe 7 përqind të investimit, në këmbim të marrjes së hidrocentralit. Menjëherë pas kësaj oferte, kompania “Vëllezërit Tola” krijoi një shoqëri nëpërmjet të cilës përfituan dhe koncesionin e hidrocentralit të Shushicës. Në një njoftim zyrtar, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës lajmëroi bashkimin e përkohshëm të shoqërive “Vëllezërit Tola” sh.p.k, “Arti” sh.p.k dhe “G.P.A Konstruktion” sh.p.k, se oferta e paraqitur në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Egnatia-Shushicë”, me fuqi të instaluar 65.360 kW dhe prodhim mesatar vjetor të energjisë 312.802.976 kWh, është pranuar. E ndërsa procesi i marrjes në koncesion të këtij hidrocentrali u bë objekt hetimi i prokurorisë, Gjykata e Lartë mbylli dosjen pas një darke që Berisha kaloi në shtëpinë e Ilir Metës.
Agim Rrapaj, lidhje me Metën
Agim Rrapaj, një nga personazhet e video-regjistrimit “Meta-Prifti”, rrëfeu versionin e tij për aferat e Ilir Metës gjatë shqyrtimit të skandalit të video-përgjimit në Gjykatën e Lartë. Në dëshminë e tij Rrapaj tha se ka informuar Metën për zvarritjet e procedurave të ankandit të koncesionit të HEC-it të Shushicës si zv/kryeministër, si ministër i Jashtëm dhe si forcë politike që kishte në varësi Ministrinë e Ekonomisë. Rrapaj pohoi se shuma prej 700 mijë eurosh ishte shpenzimi i shoqërisë ku punonte për kryerjen e procedurave, ndërsa saktësoi edhe momentin që është telefonuar nga Meta. “Kam marrë një telefonatë nga z. Meta, i cili më kaloi ministrin Prifti. Ky i fundit më tha që të dorëzoja edhe njëherë vendimet e gjykatave”, ka deklaruar Agim Rrapaj.
e ka meritue do jemi superfuqi e vogel energjitike ,per 8 vite kemi investuar dhe shtuar me 5% prodhimin e energjise ,95% jane prodhuar prej hc te diktatorit ,ne do ti privatizojme ato dhe plotesohen 100%
ne jemi ndryshimi per para sb
Plehra i mutit, vodhi votat e te majteve dhe mban salen ne pushtet. Vodhi paret e shqiptareve dhe do te vjedhe akoma.
Plumbin e ke pak
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/shkelqimi-dhe-renia-e-shokut.html
Çfardo që të kërkojë Ilir Hajduti, Salih Krimineli do t’ia japë pasi e ka patericë për të mbajtur pushtetin.
si nuk ju vjen zor mor njerez .
360 hidrocentrale dhe pse i dha nje sala u be qameti .
pas zgjedhjeve keni durim te gjithe do marrim cfare kane lene (po paten lene) keta politikane gjate ketyre 23 vjeteve
LERENI more LIL METEN,ai po robetohet per INTEGRIMIN ne EUROPE.Dhe oreksi i ka ikur nuk e shikoni qe eshte dobeSuar nga meraku qe politka nuk po voton 3ligjet e maliqit….
Artikulli i mesiperm shet supozimet per fakte dhe ky eshte nje gabim i rendre ne gazetari. Aq i rende po sa dhe skandalet qe mundohet te denoncoje.
Jam dakort qe ne thelb gazetarja ka te drejte, po forma e perdorur dhe shkrutimi qe kalon nga nje ngjarje ne nje konkluzion jane diletant!
Se pari, kompanite qe kane mare koncesionin e kane mare ne nje forme “BOT” built, operate, transfer, pra pas periudhes te koncesionit ja kthejne shtetit.
Se dyti, demostrata qe u be, nuk u be per Ilir Meten dhe kete afar, dhe personat qe u vrane, nuk u vrane per kete afar, pra artikulli eshte i mbushur me pasaktesira flagrante e rrjedhimisht ka vetem nje qellim, manipulimin e te vertetes.
Jame qe te shporret qeveria aktuale e kjo nuk do shume mend, po kjo si jep te drejten asnje gazetari e aq me pak nje gazete si
Tema qe te publikoje artikuj te tille.
oj qelbesire e qelbur nuk te vjen turp moj vrasese mire qe po na vidhni po na vrisni po na pini gjakun per diten me diell qe nuk keni len gje ne kembe n vend ben komente te tilla me pa turpesin me te madhe,ti kujtoj pak moj bushter,1, 97,2,grushti shtetit 98,3shfarosjen e faniljes haklaj,4gerdeci,5 manipulimi zgjedhjeve 2009,6 manipulimi i votave per bashkine e tiranes,7 21 janari,do me te tjera moj gjakpirese,mas gjithe keto te mira qe na keni ber ke surrat te besh komente alibie e se botimet e gazetes jane per tu shporr qeveria aktuale qe vetem qeveri nuk eshte por nje klan mafjozesh hajdutesh kriminelesh dhe agjetsh keqdashes per shqpetaret dhe vendit emore vesh kush je mo qelbesire ti me babane tend,dhe nje urim qe keto qe i ka ber baba krimineli yt ti vuani ju femit e tij te mallkuar qofshit.
Ti, Argita B, genjen. Pse genjen ti e di. Ti thua demostrata nuk u be per videon e Ilir metes! Tani ç’duhet te bejme ne njerezit qe te bindim ty se demostrata mori shkas nga video per Ilir Metes dhe korrupsionin galopant ne Shqiperi? Ose do te thuash dhe ti nje llaf ketu te gazeta tema, ose je i lajthitur per ato qe thua. Une jam vete Ilir meta qe po ti theme keto!
po cfare keni me Mete koklopen, ai buke me kos ha i shkreti, dhe po torturohet per kete vend, po robtohet..!!
berisha po ben cdo gje per ti ofruar metes cdo gje qe ai kerkon vetem qe meta te vazhdoje lidhjen me saliun edhe mbas zgjedhjeve ju lumte socialisteve qe votojne per ilir meten .po cfare them une keta nuk jane socialiste keta duhet te nderrojne emrin
Meta nuk merr dot vota. te gjithe e dine se kush eshte pas videos qe i lumte qe e publikoi Dritan Prifti.
Urojme qe te vije drejtesia ne vend dhe hajdutet dhe mafjozet t’i shohim pas hekurave bashke me familjaret e tyre mafjoze.
Ne hetime per vjedhjet e kryera kunder shqiptareve duhet te hyje edhe FBI.
Forcoin Besnikerine.
Meta dhe Saliu,
Na bene uidi,
Zgjedhjet ti fitoim,
Te beim qeveri.
Shpeit e shpeit haidutet,
Besen e forcuane,
nje firme u hodhe,
Per te marre parane.
Mbrekullit e sales,
Dhe te Metes bashke,
vidio e Dritanit,
I dogji si kashte..
Dihen boterishte,
Si jane keto uidira,
Si nuk kane turpe,
Keto shemtira….?
O Gogo merru me ndonje forme tjeter te artit, se me kete ke mbaruar pune. E zoteron ne menyre perfekte!
Se shpejti ne Teatrin Kombetar do te luhet komedia Prefekti. Rolin kryesor te Qazim Bej Mulletit, do ta luaj, komediani Ilir Meta. Florinjte e rezerves ne Krrabe, 700 mije dollar te inxhizuara me ze e figure, nuk i ka mor Prefekti Ilir Qazim Beu, por ja ka dhone Monit qe tja japi atij dreq krimineli me emrin Sali. Vezet ne kacile dhe gabzhernat nga komedia e Pare jane transformuar ne arka me flori (Sic ka pas thene goja e lige Sala, O Ilir Floriri) ne dhjetra mijera Euro, ne komedine e re te Prefektit. Ky bicim Prefekti eshte pronar i Min. se Shendetsise, i Min. Se ekomise dhe energjitikes, i malit Tomorr qe e gryen cdo dite duke e shitur ne Greqi e gjetke Padrino i shume aktiviteteve, qe edhe ai vete nuk i di sa ka. Rolin e Hajrie Homnes do ta luaj Monika. Kjo nuk do te flasi ne telefon me central dhe centraliste, por me nja 5 celuar te tipit iPhone 5. Ajo di si gatuhet, si ndiqet moda, sips stineve , ne kohe me diell dhe me shi, shikon Prefektin Ilir ku do t’ja lidhi kollaren se nuk ka qafe etj. etj.
Kush e njeh Agim RRapin nuk duhet ta vere ne diskutim vidion dhe c’do
fjale tjeter.Lum si ne ne c’far duarsh kemi rene.Zoti qofte me ne.
po u jap nje indicie gazetareve te temes,hetoni pak sa leje per hec te vegjel jane dhene ne komunen e lekbibajve ,kush jane kompanite fituese dhe a kane marre sherbimet e firmes ligjore te shumeperfolur ne shqiperi…
ne zemer te alpeve hekur e beton, ne nje zone qe duhet ruajtur si syte e ballit planifikohen 11 hece ….
kompanite jane meat master shkoder dhe telemenia israel