Kjo grua është truproja më e rëndësishme e Obamës

27 Mars 2013, 11:30Bota TEMA

Për herë të parë në historinë e tij, Shërbimi Sekret do drejtohet nga një grua.

53- vjeçarja Julia Pierson do të marrë drejtimin e një shërbimi që është goditur së fundmi nga një skandal seksual.

Mes të tjerash, Shërbimi Sekret kujdeset për sigurinë e presidentëve amerikanë, zëvendësve të tyre dhe familjeve përkatëse.

Presidenti amerikan, Barack Obama, emëroi të mërkurën Pierson si drejtoreshë të truprojave të famshme.

Ajo ka një kualifikim të shkëlqyer për këtë detyrë.

Pierson punonte së fundmi si shefe e shtabit për drejtorin e dalë në pension, Mark Sullivan.

Imazhi i burrave me të zeza, syze dhe kufje në vesh, u godit së fundmi nga skandali i një udhëtimi në Kolumbi, ku u përfshinë në një aferë seksuale me prostituta.

Trupa elitare ka 150 zyra dhe më shumë se 4 mijë nëpunës. Një e treta e tyre janë njësi me uniformë.

Shërbimi Sekret ka qenë deri në vitin 2003 pjesë e Ministrisë së Financave për një arsye historike. Ai u themelua në vitin 1865 me qëllimin që të gjurmonte falsifikuesit e parave, çka është sërish detyrë e tyre.

Pas atentatit ndaj presidentit William McKinley në vitin 1901, Shërbimi Sekret nisi të merrej me ruajtjen e krerëve të shtetit./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje