Partia Socialiste ka kërkuar sërish nga qeveria ditën e sotme, që të marrë parasysh kërkesën e saj për heqjen e taksës së sheshtë. Deputetja socialiste Mimi Kodheli ka thënë se kjo taksë ka rrënuar ekonominë e familjeve shqiptare.
“Taksa e sheshtë që mbrohet me kaq zjarr nga pushteti i sotëm ka pasur një ndikim tejet negativ në buxhetet e familjeve shqiptare. Kjo taksë e ka zhvendosur barrën tatimore tek familjet shqiptare dhe ka sjellë një përqendrim të skajshëm të pasurisë në një grusht njerëzish kryesisht të lidhur me pushtetin. Për më tepër taksa e sheshtë i ka rënduar së tepërmi buxhetet e familjeve shqiptare, të cilave u duhet të përballen edhe me rritjen e çmimeve dhe rënien e fuqisë blerëse.
Nëse deri në vitin 2007 kur u vendos taksa e sheshtë një polic, mjek, infermier apo mësues paguante rreth ½ e një rroge mujore si tatim mbi të ardhurat, me taksën e sheshtë kjo ka arritur në 1.2 rroga mujore në vit. Ç’është edhe më e papranueshme, me taksën e sheshtë një mësues, mjek, polic, apo infermiere paguan më shumë taksa sesa kryeministri, ministrat apo deputetët,” tha Kodheli.
“Falë propozimit tonë për taksim të ndershëm 95 % e shqiptarëve do të paguajnë më pak;
Një infermiere, falë propozimit tonë do të marrë në fund të vitit plot 378 mijë lekë më tepër, ose e thënë ndryshe nuk do të marrë më 12 rroga në vit, por 13 rroga e gjysmë në vit, pra një rrogë e gjysmë më shumë në vit.
Një polic falë propozimit do marrë në fund të vitit 408 mijë lekë më shumë, ose e thënë ndryshe nuk do të marrë më 12 paga në vit por 13 paga e gjysmë në vit, pra një rrogë e gjysmë më shumë në vit.
Një mësues falë propozimit tonë do të marrë në fund të vitit 507 mijë lekë më shumë, ose e thënë ndryshe nuk do të marrë më 12 rroga në vit, por 13 paga e gjysmë, pra një rrogë e gjysmë më shumë në fund të vitit.
Një mjek falë propozimit tonë do të marrë në fund të vitit do të marrë 536 mijë lekë më shumë, pra nuk do të marrë më 12 paga në vit por 13 paga në vit, pra një pagë më shumë në fund të vitit.
Ndërkohë siç jemi angazhuar, kryeministri, deputetët dhe ministrat do të paguajnë më shumë taksa se paguajnë sot, në ndryshim nga 95% e shqiptarëve që do të paguajnë më pak dhe do të fitojnë më shumë.
Pas 23 qershorit Edi Rama kryeministër do të paguajë 2 milionë lekë taksa më shumë çdo vit, se sa paguan sot Sali Berisha,” tha Kodheli./b.l
DUHET NE TAKSE E NDERSHME JO NJE TAKSE QE VJEDH POPULLIN DHE PASURON QEVERITARET!
E kush nuk do ta donte taksimin e ndershem!Ky program qe ka partia socialiste me te vertete shpresdhenes!
Taksa e sheshte i intereson kryeministrit aktual pasi zhvat 95% te shqiptareve dhe prej tyre ai perfiton maksimumin, prej tyre vjedh me shume dhe pasurohet me shume dita dites. Atij nuk i intereson aspak qe 95% e shqiptareve varferohen dita-dites, por qe ashtu i do te mjere, te varfer, te shtypur.
Taksa e sheshte duhet te hiqet si nje menyre per te sjelle me shume te ardhura ne fund te muajit per familjet shqiptare, per ato familje te varfera dhe te mesme qe jane me te ndikuarit nga kjo takse.
TAKSA E SHESHTE NUK ESHTE NJE TAKSE E DREJTE PER POPULLIN SHQIPTAR PSE ESHTE NJE TAKSA QE VJEDH POPULLIN SHQIPTAR!
PSE NGUTEN MAMUTHET E PS-SE?
dhe nuk presin 23 qershorin me durim qe te aplikojne me pas taksen e tyre famoze PROGRESIVE, te ZEROJNE taksat e tjera dhe TVSH-ne dhe te lumturojne me pas plot shqyptare dallkauke qe besojne ne CUDIRA komuniste ne kohe Krize Boterore. Njesoj sic bente Enver Hoxha kur lumturonte miletin ne Dimrin e Vetmise se Madhe me tufezimet dhe tollonat e tij si shpikje origjinale albaneze te komunizmit shkencor.
PSE NGUTEN MAMUTHET E PS-SE?
qe te heqin taksen PROPORCIONALE me mashtrime barazie sociale dhe ta zevendesojne ate me “SEZAMIN” fiskal PROGRESIV te Ali Babait me 40 ZERIME hajdute, njesoj si e perralles se nastradinit, qe do t’i beje shqyptaret si pashallare turqie ne kohe Krize Boterore. Njesoj sic i beri Sali Babai me 40 hajdutet e Bodes me PIRAMIDAT e tij famoze ne vitin 1997.
PSE NGUTEN MAMUTHET E PS-SE?
qe t’ja lene MUTIN ne dere Saliut dhe mazhorances aktuale per varferimin dhe mjerimin e popullit nga mungesa totale e PRODHIMIT kur kane mbetur vetem disa muaj nga 23 qershori famoz qe do te lumturoje shqyptaret me shkop magjik. Njesoj si ne Korene e Veriut ku kapitalistet, borgjezet dhe pasaniket pjekin ne hell dhe i hane me gjithe kocka.
PSE NGUTEN MAMUTHET E PS-SE?
he pra pse? pyet nastradini papushim dhe nuk gjen pergjigje dhe rehati nga YXHYMI i mamutheve socialiste per te detyruar Saliun para zgjedhjeve te nderroje sistemin fiskal te vendit. He pra pse?
Nastradin pse ngutesh e flet pa e kuptuar mire thelbin e kesaj deklarate.
A e din ti zoteri se kjo deklarate eshte thjeshte per te informuar opinionin dallkauk shqiptar se kjo takse qe po kopjon Saliu dhe qe kerkon ta votoje neser ne parlament nuk eshte nderi qe po u ben Saliu por prgrami yne qe do risjelle nje jete me te mire per ju neser kur te vijne ne pushtet.
E di se nuk mund te ndryshohen gjera me shkopin magjik por ama nje gje eshte e sigurte se Edi Rama eshte njemije herte me i afte te beje nje shtet te mire se Saliu.
A e di zoteri se ps po jep nje program realist ku disave u duken te parealizueshme e ndersa rrenat e Saliut si fuqia e dyte pas gjermanise e vendi i 4 ne bote ka plot qe e besojne kete mashtrim.
A e di ti zoteri se cfare rracet idiote jane shqiptaret qe edhe ma barkun bosh ne komunizem mendonin se ishin te lumtur dhe e adhuruan plot 50 vjet.
A e di ti zoteri se Berisha po i mashtron shqiptaret plot 20 vjet dhe ka plot prej atyre qe duan te mashtrohen akoma prej tij.
Ti mbase nuk beson askendin dhe ke kaluar ne pesimizem dhe ne kete pike nuk mund te te ndihmoj por ama nuk duhet besuar perjetesisht nje rrenacak karshi nje lideri si Edi Rama qe akoma nuk eshte vene ne ate detyre dhe nuk e dime se sa dhe si e kryen ate post por te pakten per aq sa pat ne dore ai tregoj se i ndryshon gjera shpejt dhe mire edhe pse ka pasur pengesa te panumerta.
PSE VETEM PASTRIMI I LANES NUK MJAFTON NE CV-NE E EDIT.
Po si te mos behesh PESIMIST more MIKU socialist Luisi ne TEMA kur degjon deklaratat e Edi Rames per ZERIME komuniste taksash dhe tatimesh ne Kohe Krize Boterore dhe kerkon te lumturoje dhe pasuroje miletin e vorfen me ndryshimin e sistemit fiskal me shkopin magjik socialist? Kur Shqypnia nuk prodhon pothuaj ASGJE, as edhe nje gozhde te vetme? Tani ka vene qe t’i mbaje ison edhe G99 per ZERIMIN total edhe te TVSH-se se mallrave sdhe sherbimeve. Si te mos DEPRESIONOHESH me keto deklarata socialiste qe te kujtojne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes dhe mesiguri do te kthejne TOLLONAT famekeqe te tij? Jam dakord me ju qe Edi Rama eshte nje djale i mire dhe i ka vene dy tulla njera mbi tjeteren, nderkohe qe Saliu vetem ka vjedhur, prishur dhe shkaterruar deri tani. Por rregullimi i Lanes nuk mjafton per te fituar zgjedhjet dhe drejtimi i shtetit nuk eshte njesoj si te lyesh me boje laro-laro pallatet me pune vullnetare te Enver Hoxhes. Aq me shume kur Edi Rama ka treguar qe gabon shpesh ne momente decizive si me Gerdecin, me Kushtetuten dhe Presidentin. Aq me shume kur Edi Rama fillon te ndertoje nje vile mbreterore ne kerrthize te Dajtit para fushates elektorale dhe nuk ka deklaruar fare te ardhura personale per te justifikuar kete ndertim. Aq me shume kur Edi Rama nuk ka bere ASGJE per te reformuar Partine e Ndryshkur socialiste, nuk largon dinosuaret Prehistorike te Partise se Punes, nuk nderron emerin e gazetes famekeqe te Enver Hoxhes “Zeri i Popullit” dhe vazhdon te festoje datat qe sollen ZINE komuniste ne trojet shqyptare. Aq me shume kur Edi Rama dhe LOLOT pas tij nuk i kane kerkuar akoma falje popullit per krimet e komunizmit, si Parti qe ka trasheguar edhe te mirat edhe te keqiat e Partise se Punes. Prandaj edhe nastradini pranon llogjiken tende qe Edi Rama eshte me i mire se Sali Komunisti, por:
VETEM PASTRIMI I LANES NUK MJAFTON NE CV-NE E EDIT.