Ambasadori amerikan, Aleksandër Arviu, deklaroi sot gjatë prezantimit të nismës së kësaj selie në mbështetje të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare se duhen zbatuar porositë e ish- Sekretares së Shtetit, Hilari Klinton, që kërkoi zgjedhje të lira e të ndershme.
“Zgjedhjet e suksesshme janë absolutisht kritike për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe integrimin e saj më të thellë në bashkësinë euro-atlantike. Të dyja këto janë në qendër të politikës amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor dhe specifikisht Shqipërisë.
Në mënyrë që zgjedhjet të jenë të suksesshme, votuesit shqiptarë duhet të kenë një interes aktiv dhe konstruktiv për procesin zgjedhor. Gjithashtu, partitë politike, qeveria e Shqipërisë dhe palë tjera institucionale – këtu përfshij specifikisht gjykatat – të gjithë duhet të angazhohen në mbështetje të rezultateve të lira, të ndershme dhe transparente.
Sikurse Sekretarja Klinton iu tha deputetëve në fjalimin e saj në parlament në nëntor 2012: “Siguroni që zgjedhjet tuaja të ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme dhe që të shihen si të tilla nga e gjithë bota. Në radhë të parë kjo duhet në mënyrë që populli i Shqipërisë të mund të ketë besim tek rezultati dhe tek ju si udhëheqësit e tyre.”
Është shumë e qartë, që zgjedhjet e 23 qershorit të jenë të suksesshme do të varet nga ju: populli shqiptar dhe udhëheqësit tuaj”, tha Arvizu.
“Gjithashtu, qeveria ka detyrimin të zhvillojë zgjedhje në mënyrë transparente që janë në përputhje me kushtetutën shqiptare, Kodin Zgjedhor, dhe ligje të tjera përkatëse. Ajo është zotuar se do t’i bëjë zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit më të lirat dhe më të ndershmet në historinë e Shqipërisë. Ky është një synim fisnik. Është një synim i arritshëm dhe e nxisim qeverinë të bëjë gjithçka që mundet për ta përmbushur këtë.
Nëse zgjedhjet zhvillohen në një mënyrë që është e hapur dhe transparente – që do të thotë me kompromis dhe gjithëpërfshirje – atëherë do të jetë e mundur të rritet besimi i qytetarëve shqiptarë në integritetin e procesit, dhe për pasojë, edhe të rezultatit.
Ndërkohë që përgjegjësia për zgjedhjet është me të drejtë tek shqiptarët, Shtetet e Bashkuara, së bashku me miqtë dhe partnerët e Shqipërisë në bashkësinë ndërkombëtare, qëndrojmë të gatshëm të ndihmojmë”.
Ambasadori Arvizu ka vlerësuar edhe punën e koalicionit të vëzhguesve vendorë, të cilët sipas tij janë një element vendimtar për zgjedhje sa më të transparente./ep
I nderuar ambasador ne ketej nga Shqiperia themi se ” ME KA DERGU NANA ME LA GOJEN”
Kujt i thoni ju beni zgjedhje te lira??!! Kush eshte ai qe duhet dhe ka ne dore te beje zgjedhje te lira?! Pushteti. Pushteti qe vjedh dhe vret?!!!!
Ju e dini shume mire se si jane kokolepsur punet ne kete palo vend fuqia e opozites dhe e popullit per te bere zgjedhje te lira eshte vetem duke perdorur forcen dhe duke permbysur gjithçka.
Por dime edhe tjetren qe ashtu si qverite i zene lepujt me qere ashtu edhe USA ja fut jo dy po shtate kembe ne nje kepuce nje gjarpri kriminel dhe psikopat qe shkateroi kete popull te vojtur me vite.
Do ishte mire qe si ambasador i shtetit per te cilin dhe pretendoni, dhe eshte – me i fiqishmi dhe me liridashesi ne bote, te beje ate qe duhet dhe mund te beje per kete vend
Menget i perveshe, tani do perveshesh pantallonat:
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/nana-pede.html
ZOTI AMBASADOR ARVIZU!
Ju garantoooooj,se ne shqiperiiii,askuuuush nuk do mundi te vjedhiiii votaaaat, pervec mejeeeee!
Ju sigurooooj qe do te jem burreeee shtetiii,ashtuu sic me keni cilesuar,deeeeeeri ne voten e fundit te vjeeeedhuuuur nga anaaa imeeee!
Askuuush nuk do muuuund te beeeeje me shuuuume se uneeee ne keteee vend te dhjeeeere!
G A R A N T U E S I S I G U R U E S I
Sal Ram Berisha Lulke Xhelat Basha
1 Republike bananesh !
2 Ambasador frikacak , qe i trembet relacionit dhe kerkeses per largim qe mund te formuloi krimineli ne pushtet.
3 Ka ardhur koha qe Shqipetaret te marrin vete ne dore fatin e tyre, dhe mos te presin orientime nga Zeri i Amerikes dhe ambasadori Amerikan
Shikoni ndryshimin e gjyhes Ambasadorit Mariza Lino.
Tani brenda 3 mujorshit te zgjedhjeve, po i bie ne koke Qeverise.
Me perpara thuhet e ka fajin klasa politike, Ambasadori e mprehu shpaten per Qeverine. E ka fajin Qeveria per zgjedhjet e lira.
Kush do jete Ambasadori me i mire Arvizu apo Mariza Lino? Une them te dy, sepse do e largojne kancerin e Shqiperise.
Ky lloj ambasadori,me shum se i nerum esht pusht e palaço, se ky e ka mbeshtetur vjedhjen e votes dhe hajdutin,mos u shprehni gabim duke e quajtur zotri, kte moster qe e ka ngren mas shpine kte popull qe me 21 janar,ky hajdutit te votes tende i thot burr shteti, ju i kerkoni kti pushti dhe matrapazi ndihm,i di me mir se te ter ky problemet shqiptare se te ter politikanet shqiptar shkojn naten dhe spiunojn njeri tjetrin tek zyra e kti dipllomati matrapaz,kti drejtojuni me pyetjen sa je paguar o legen qe ti vesh shqelmin ne shpin kti populli fukara dhe te fjetur.O MODERATOR MOS KI FRIK PUPLIKOJE KOMENTIN TIM SE JAM UN QE E KAM THEN?SE JEMI NE DEMOKRACI APO JO.
O palle…ty te paska zene duart kompiuteri dhe nuk merke vesh fare nga diplomacia dhe as nga politika.
Ambasadoret nuk jane shqipetare..ATA JAEN PERFAESUES TE SHTETEVE TE TYRE.
Ambasadori Arvizu po ben shume..me shume sec duhet PER TE TE MESUAR TY DHE SERES SI PUNA JOTE SE I ZOTI E NXJERR GOMARIN NGA BALTA!
Jane shqipetaret ata qe duhet te kuptojne se: NUK JEP POPULLI LLOGARI, POR QEVERIA!
Jane shqipetaret ata qe e kane shit bythen qe ne kohe te turqise e tani nuk e dine se kush i ndihmon dhe kush i shkel me kembe.
Ik e laj gojne e pastaj shaj Arvizun!
Zoti Arvizu,cdo qeveri e din qe duhet te beje zgjedhje te lira,cdo qeveri e din qe duhet te zbatoje dhe punoje per popullin e vet cdo qeveri din………..qe duhet te beje kete edhe ate se e ka detyrim ligjor…….etj.Po, si tja bejme o zoti Arvizu kur ky nuk don me i bere–nuk don me i bere,por don ti vjedhi sic i ka vjedhur me zjarr dhe me hekur, me para dhe kercenime,me metoda kriminaliteti dhe hajnije,me Torturen e llogjikes se ligjit.Atehere,lind pyetja,si tja bejme!!!!????? Si do te beni ju ndekombetaret a do ti “Pervishni menget” per tja njohur ZGJEBEN (zgjedhjet).Zoti ambasador,dy rruge keni o te flisni drejtperdrejt,duke ven gishtin ne plage se kush eshte fajtori per mos ndryshimin e qeverise nepermjet votes,ose me mire HESHTNI dhe mbyllni gojen.Zoti ambasador,zgjedhjet kane kohe qe kane filluar dhe Berisha po tregon cdo dite se po i vjedh zgjedhjet.Une se kuptoj,a i keni syte ne balle zoti ambasador dhe te shihni se cfare po ben cdo dite!!!!!!!!???????? Raprezalje dhe terror.Vetem,per demokraci as qe behet fjale,ne kete vend.Ju thoni zgjedhje Te lira e te ndershme.Po pyeteni nje here kryeministrin se A i ka bere ndonjehere zgjedhjet jo te ndershme ?????? Kryeministri per te “ndershem” e njeh veten,ai vetem per te vjedhur,rrahur dhe vrare nuk din.Per kete jeni dhe ju deshmitar per batuten e famshme, brilante “Burre shteti”.Zoti Arvizu,ne futboll,kur topi del jashte loje te dy lojtaret ngrene doren per te marre rivenjen e topit ne loje,por gjyqtari ja jep vetem njerit dhe jo te dyve sic beni ju,ku nuk ndani shapin nga sheqeri.Thoni shqip zoti ambasador kujt i takon topi,kush eshte fajtor simbas jush dhe per cfare,cfare i takon Edi Rames per faje thoni mendimin tuaj dhe cfare i takon “Burrit te shtetit”,sepse vetem keshtu do te ndihminit popullin,vendin tone dhe demokracine dhe lerini retoriken se si Duhet te jene zgjedhjet,dhe se cfare tha Hilari Klinton.Po te shkruaj me shpresen se do te beheni me te qarte ne ardhmen zoti ambasador.Act Now
Shef Sandri, veje 1 ke skedina kte punen e zgjedhjeve se e ke te kapme dhe ka koeficent te mire.
Une nuk kuptoj nje gje qe :SALIUN ne pushtet e mban U.S.A.sepse ka do pune me maru .Boll me e shique ket GJARPNIN amerikano-meksikano-afrikano-japonez ,me kuptu se kush asht .pse si mendoni ju se ky ka ardh pa mision. jo mer jo .ky ka ardh me ba corap ket’vend .dhe tash del dhe na jep leksion demokraciet .kush pa ti han njato kokrra .Sala asht i kapun prej serbies ,prandaj pe don amerika fort .edhe ket’radhe po fiton sala .hajt me shnet .
Me Berushen nje hajdut profesionist i zgjedhjeve, mos pritni zgjedhje te lira dhe te ndershme z. Ambasador.
Per cfar zgjedhje te lira flisni ju zoti ambasador,a nuk e shikoni Saliun qe mbyllsh shkollat dhe kur inaguron nje cezem,po punonjesit e administrates qe shkojne ne mitingjet e Saliut ne orarin e punes,po friken e ketyre mesueseve dhe punonjesve te administrates qe kur ju drejtohet mikrofoni ikin me vrap dhe fshehin fytyren te tmerruar,liri e quani ju kete.O fol sic duhet folur,po sjellje si mbas 21 Janarit nuk i duhen shqiptarevve.
Se mos te vjen nej lobist te dera e zyres me nej shuk lekesh mor xhaxh !
Se ju amerikanet e keni ligjeruar lobingun, korrupsionin dmth, mos perdorim llafe te medhaja qe ta kuptoje mileti.
Pastaj del e na thua qe baca eshte “burre shteti”….
Ju amerikan jeni shkaktare qe shqiperia ndodhet ne kete gjendje,sepse ju mbajtet komunizmin ne shqiperi me marveshje te fsheht. http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Sikur ky arixhiu i rruges se Elbasanit te me lutej,ne pragun e portes time, per nje pike uje do ta lija te ngordhte si qen meksikano-japonezo-amerikon;madje do t’i jepja edhe nje shkelm bytheve,si dekorate per kumbarllekun e “burrit te shtetit”..
E dime qe per Salen dhe pinjollet e tij Ferdinend dhe Ristan si ushtare te bindur te tij do bejne gjithcke qe te vjedhin votat dhe pastaj ti numuroje Lefteria e komisjonit dhe ti zoti ambasador e kupton kete prandaj ne qoftese e do vertete Albanine duhet tje thuash thjesht dhe troc Saliut ndryshe ai i deformon fjalet e tua me preteksin se keto ose ato verejtje nderkombetaret i bejne per te tjeret se qeveria i pregatit por vjedhjet i bejne te tjeret.
fjale, fjale, vetem fjale.. o Arvizu, na thuaj ndonje gje qe nuk e dime.. ose, nese do qe ti besh mire popullit shqiptar, thuaje troc kush eshte kanceri i ketij vendi, kush vejdh, vret, shet dhe perdhunon.. e dime te gjithe, e di edhe ti, thuaje pra, hapur fare..!! do na beje shume nder si popull, nese i thua gjerat hapur dhe pa dorashka..!!
boll me me moral dhe teori, jemi ngopur me teori..!! pse nuk ia thua keto fjale “burrit te shtetit”, perse nuk ia thua ne fytyre S-halè kafshes: “-S-halè kerma, mos vidh me vota, bej zgjedhje te lira”- ..
ja pra, keto fjale te thuash, dhe biles tia thuash “burrit te mutit, jo te shtetit”, ne fytyre..!!!
Arvizu: Qeveria e ka për detyrë të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme.
Rakia behet nga rrushi!!!!!!
Ambasadori thote se qeveria: “është zotuar se do t’i bëjë zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit më të lirat dhe më të ndershmet në historinë e Shqipërisë.”
Ky eshte nje premtim bosh zoti ambasador.Shqiperise nuk i duhen zgjedhjet “me te lira e me te ndershme” po zgjedhje realisht te lira e te ndershme. Zgjedhjet o jane te lira e te ndershme o nuk jane te tilla.Cdo krahasim me zgjedhje te meparshme per te vleresuar keto te tanishmet eshte vetem nje mashtrim i rradhes nga “mjeshtri galaktik i vjedhjes se votes.”
Mashtrimet e radhes,te Komunisteve Staliniste Skizofren,dhe te tjereve qe ju Intereson siduket qe Komunisti te na skllaveroje edhe nja 30 vjete te tjera.Se ska mundesi tjeter….Popullllllllllllllllll
Një shembull konkret vlen më shumë se diplomacia memece. (Dy kërkesa për z.Dean)
Nga VIKTOR MALAJ
I nderuar zotëri!
Si shtetas shqiptar, ju falënderoj për angazhimin tuaj dhe të grupit që kryesoni për çështjet e zgjedhjeve politike të vendit tim. Mirëpo, më lejoni që duke kujtuar disa fakte t’ju drejtoj edhe dy kërkesa, të cilat mendoj se do ta ndihmonin mbarëvajtjen e misionit tuaj të rëndësishëm për zgjedhje të drejta dhe të lira në Shqipëri.
1. Me shumë interes kam ndjekur para gati një dekade konkurrimin tuaj (brenda Partisë Demokrate Amerikane) për president të SHBA. Ju e dini më mirë se unë se njëri nga shkaqet që ju bëri të humbnit vendin e parë midis konkurrentëve demokratë, ishte një klithmë krejt njerëzore që ju lëshuat në një miting të simpatizantëve tuaj. Shumë nga votuesit e konsideruan atë akt si provë të mjaftueshme se ju nuk ishit i përshtatshëm për të drejtuar Amerikën.
Nëse unë apo ndonjë shqiptar tjetër do ia tregonim popullit shqiptar këtë histori, jo vetëm që nuk do të na besonin, por do të na përqeshnin dhe trajtonin, ose si të marrë, ose si mashtrues. Por nëse do ia tregonit ju, mësimi që do nxirrej do ishte shumë i vlefshëm. Sepse ka mbi njëzet vjet që politikën shqiptare e turbullon, e pështjellon, e tjetërson dhe e kriminalizon, kryesisht, një individ, i cili, pasi militoi vullnetarisht dhe me shumë pasion për 22 vjet në ish-partinë komuniste, për një kohë po kaq të gjatë po menaxhon edhe jetën politike pas-komuniste të Shqipërisë (si atëherë kur është në pushtet, ashtu edhe kur ka qenë në opozitë).
Përveç vitit 1992, ky individ dhe partia e tij kurrë nuk kanë gëzuar mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, por, me makinacione, dhunë dhe krim, kanë arritur të ushtrojnë pushtetin ekzekutiv shumicën e kohës dhe të ndikojnë e deri nënshtrojnë plotësisht pushtetet e tjera.
Do të dëshiroja që episodin e sipërpërmendur në fushatën tuaj në SHBA t’ia tregonit asaj pjese të popullsisë shqiptare (megjithëse përbën pakicën) që vazhdon ta përkrah dhe, sidomos asaj pjese të popullsisë që vazhdon, naivisht, apo marrëzisht, ta konsiderojë individin në fjalë si të vlefshëm për vendin. Ju, me të drejtë, mund të thoni se nuk merreni me të marrët. Atëherë, ju lutem, tregojeni atë shembull për hir të naivëve.
Personi i lartpërmendur, të cilin ju e takuat pak ditë më parë, ka qenë dy herë president i vendit dhe po kaq herë kryeministër. Klithma e pafajshme, por fatkeqe, që ju lëshuat dikur në fushatën elektorale, do të përbënte formën më të qytetëruar të komunikimit politik për kryeministrin aktual të Shqipërisë, i cili, të gjithë karrierën e tij politike e ka të mbushur me fyerje, shpifje, kërcënime (të stilit Al Kapone), mashtrime, trillime, burgosje gazetarësh dhe djegie të redaksive të gazetave, burgosje kundërshtarësh politikë dhe vrasje protestuesish, kontrabandë armësh dhe nafte, falsifikime dhe dhunime votash, mbrojtje të kartelit të drogës (së Lazaratit) dhe tjetërsim të territorit të Shqipërisë, si dhe marrje të pushtetit me dhunën e armëve (14 shtator 1998), dhe dorëzim të tij pas deklaratave të vendit tuaj dhe të BE.
Ju mund të çuditeni dhe të pyesni se ku kanë qenë shqiptarët gjatë kësaj kohe, që e kanë lejuar të sillet si një gangster (siç e pati përcaktuar shtypi anglez në 1997 dhe ai gjerman në 1998). Meqë kjo temë del jashtë objektit të kërkesave të mia, ju lutem juve dhe stafit tuaj t’i tregoni popullit shqiptar (pa diplomaci) se çfarë do të kishte bërë populli amerikan dhe çdo popull evropian me individë të tillë, domethënë, do iu kishte besuar fatet e kombit apo do i kishte izoluar si rrezik kombëtar.
2. I nderuar zotëri! Me keqardhje, më duhet t’ju them, se, nga ato që thatë pas mbërritjes në vendin tim, duket qartë që ju nuk jeni i mirinformuar rreth ecurisë së proceseve zgjedhore në Shqipëri gjatë këtyre 22 viteve. Unë e kam të qartë që ky nuk është faji juaj. Ju thatë se Shqipëria ka bërë përparime nga një palë zgjedhje në tjetrën. Fatkeqsisht, për shqiptarët, kjo nuk është e vërtetë.
Zgjedhjet politike të viteve 1991-1992 qenë pranuar nga të gjitha palët politike në Shqipëri si dhe qenë përcaktuar si të lira dhe të drejta nga bashkësia ndërkombëtare. Të paqortueshme ishin votimet e vitit 1994 (Referendum për Kushtetutën). Fshehja e këtyre fakteve është gracka që ka ngritur Sali Berisha për ta paraqitur shoqërinë shqiptare para monitoruesve ndërkombëtar si të prapambetur dhe, rrjedhimisht, të paaftë për të bërë zgjedhje të lira dhe të drejta. Mjerisht, gënjeshtra-grackë e tij ka funksionuar.
Nëse stafi juaj shoqërues do të studiojë me vëmendje raportet e qeverisë suaj (country reports) dhe ato të institucioneve evropiane që merren me zgjedhjet dhe të drejtat e njeriut, do të konstatojë lehtësisht se problemet serioze shqetësuese me zgjedhjet në Shqipëri kanë nisur pas humbjes së referendumit nga zotit Sali Berisha. Më saktësisht, këto probleme janë bërë evidente në vitin 1996, me dhunimin tërësor të zgjedhjeve të përgjithshme të 26 majit të atij viti, dhe kanë vazhduar me forma e mjete të ndryshme deri sot. Paradoksalisht dhe turpsisht, zgjedhjet e vitit 2009 u klasifikuan si të pranueshme, megjithëse u tha qartë se “ishin numëruar keq dhe shumë keq në 30 për qind të tyre”. Personalisht, kurrë në jetën time, nuk kisha dëgjuar apo lexuar se diçka e falsifikuar në një të tretën e saj do të mund të konsiderohej normale dhe e pranueshme. Ndoshta ky standard ishte posaçërisht për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Unë i përkas asaj kategorie qytetarësh që besojnë se është vështirë të gjesh shenjtër në kishë, e aq më pak në politikë. Rrjedhimisht, unë nuk shpresoj se ndihma juaj do të bëjë të mundur shenjtërimin e politikës shqiptare, por kontributi juaj i ka të gjitha mundësitë të ndihmojë popullin shqiptar të mënjanojë dhe izolojë, në mos të gjithë djajtë, të paktën Luciferin.
Ju dhe stafi juaj vini në Shqipëri pasi Departamenti i Shtetit tuaj e ka thënë qartë, vjet, se “…popullit shqiptar i është hequr mundësia të ndërrojë lirisht qeverinë e tij” dhe, nga ana tjetër, korrespondenca diplomatike e shtetit tuaj e ka përcaktuar po aq qartë se “Kreu i trukimit të zgjedhjeve në Shqipëri është kryeministri i vendit”. Pra, zgjedhjet i trukon dhe i dhunon ai person që po ju ankohet juve dhe BE se “opozita nuk e pranon rezultatin….”.
Prej jush dhe gjithë bashkësisë ndërkombëtare perëndimore, populli shqiptar do të dijë se si duhet sjellë dhe vepruar me një qeveri apo bandë politike, e cila, me dhunë dhe mjete të tjera “moderne”, nuk e lejon popullin të vërë në drejtim të vendit ata individë apo grupe politike që dëshiron shumica. Retorikat diplomatike nuk bëjnë më efekt në këtë qoshe të Ballkanit. Prandaj, ju lutem, u flisni shqiptarëve siç flisni në raportet tuaj që citova më lart dhe mbani qëndrim në përpjesëtim me to.
Me konsideratën më të lartë
Viktor Malaj
Botuar ne DITA
ik ore verdhacuk, mos na bo me vjell, rrot ka..
ZGJEDHJE TE LIRA PO, POR KUSH ESHTE INSTITUCIOINI QE I PERCAKTON ATO SI TE LERA OSE JO? NE SE ARVIZU DO JETE PREZENT NE NUMURIMIN E VOTAE, NE VJEDHJEN E TYRE, NE PERCAKTIM E TYRE SI ME TE MIRAT DERI TANI,ATEHERE, LE T’I PERDORIM MILIONAT E SHPENZIMEVE PER ZGJEDHJET PER SHKOLLA, SPITALE E PENSIONE (NE SE DO NGELET GJE PAS TENDERIMEVE), DHE TE RROJE PARTIA ME SHOKUN SALI NE KRYE!
O Ambasador i vendit me te dashur per ne shqipetaret,po Ju falim gabimet qe keni bere deri tani ne qofte se me te vertete do te kontriboni, qe vota e shqipetareve te mos vidhet nga ai i ashtu quajturi “Burr Shteti” dhe nje far “Rising Star”,qe Ju,
personalisht i keni emeruar. Kete “lajthitje” tuajen do ta justifikojme,pastaj,mbas 23 Qershorit,me fjalet e nje poeti te madh Rus se: “Kush thote se gjithe jeten kam qene i kulluar,sipas meje eshte gje e trash”.
Ju thoni se:” Ajo (Qeveria)eshte zotuarse do ti beje zgjedhjet parlamentarete 23 qershorit me te lirat dhe me te nderrshmet ne historine e Shqiperise.” Po me vjen cudi! Kryeministri e Qeveria e tije gjithemon i kane vleresuar zgjedhjet qe kane bere ne te kaluaren si me te perkryerat e me trasparentet, por dhe Ju dhe gjithe bota e di si kane qene ato dhe prandaj eshte e mobilizuar. Duhet te hapim syte,ta ruajme voten e lire.
ky “Burri i shteti
Kur zoti ose fati krijoj kombet Shqiperine e vuri aty ku eshte sot nga ana gjeografike!A eshte fat apo jo mund te shohim shtete te vogla si Shqiperia dhe akoma me te vogla qe vete zoti i vendosi akoma me larg dhe ndoshta me keq se Shqiperine por cuditerisht jane ne gjendje te veteqeverisen!Tani shqiptaret jane aty ku jane ne mes te Evropes kane ndihme dhe jo pak nga institucjonet Evropjane dhe Boterore por prape ne nuk jane ne gjendje te perparojme!Kur nje Ambasadore e Evropjane e Gjermanise arrin dhe thote qe ky vend nuk ka shtet ligjor atehere ky popull duhet ta kuptoje me ne fund qe askush nuk na e ka fajin por ne vete.Kur ambasadori amerikan cirret cdo dite dhe thote duhen zgjedhje te ndershme atehere dicka nuk qendron.Kur ish Ambasadori Danez thote ne kete vend ka korrupsjon atehere dicka nuk qendron,kur ish amabsadori hollandez Den DOOL thote :” Në Shqipëri mjafton të hapësh gazetat dhe shembujt e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin të përplasen në fytyrë. Mjafton të hapësh televizorin për të qenë dëshmitar i një gjuhe të ashpër, dhune fizike në Parlament, Kur vjen puna për të prezantuar demokracinë si diçka me vlerë dhe të rëndësishme, elita aktuale politike në Shqipëri është një grup shumë i varfër promovuesish”.Pra nuk shtrohet pyetja kush eshte fajtori por shtrohet pyetja serjoze:A DO JETE NE GJENDJE KY POPULL SHQIPTAR TE FORMOHET NGA ANA KULTURORE POLITIKE TE BEJE DICKA TE MIRE VETE NE FAVOR TE TIJ DHE TE MOS PERPIQET TE GJEJE FAJTORE NEPER BOTE?