LSI-PD përçahen për dekretet e Nishanit?

29 Mars 2013, 12:04Politika TEMA

Në seancën e së enjtes ishte parashikuar që në Kuvend të votoheshin edhe dekretet e presidentit Nishani për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë. Kështu, pritej votimi i Xhezair Zaganjorit në Gjykatën e Lartë dhe Gani Dizdarit e Besnik Imerajt në atë Kushtetuese.

Por, mungesa e votave të nevojshme ka bërë që votimi i këtyre dekreteve të shtyhet për një seancë tjetër.

Mazhoranca ka pasur vetëm 69 vota, ndërsa nga salla janë larguar deputetët e LSI-së, Ilir Meta, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo, çka bën të dyshohet për ndonjë pakënaqësi të mundshme të kësaj partie për dekretet.

Mendohet që LSI të jetë e pakënaqur me faktin që në Kuvend nuk është çuar edhe dekreti i ish-presidentit Bamir Topi për emërimin e gjyqtarit Artan Hoxha në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo gjë u pohua nga nënkryetari i LSI-së pak ditë më parë, Petrit Vasili.

“Lidhur me mosshqyrtimin e dekretit për gjykatësin Artan Hoxha, ne e vlerësojmë si një anormalitet, sepse çdo dekret i Presidentit ka detyrimin ligjor që të merret në shqyrtim nga Parlamenti dhe ky i fundit mund të shprehet pro apo kundër sipas gjykimit të tij, por ka detyrim ta marrë në shqyrtim dhe të shprehet me votë për të”, u shpreh Vasili në një konferencë të pak ditëve më parë./b.l

14 komente në “LSI-PD përçahen për dekretet e Nishanit?”

  1. Rilindje says:

    Po Ilir Meta ishte paterica e Berishes per 4 vjet, pse te mos jete edhe per keto dekrete. Jepi Ilir se te ka lezet, beji fres Saliut ne kapjen e shtetit…

    1. tiku says:

      Gjthss nuk mund ta lini njeri tjetrin pasi ne kaq shume gjera sa jeni perfshir me njeri tjetrin nuk mund ta lini kaq ftoht, korrupsioni juaj ishte ne nje nivel shume me te lart se normali keshtuqe eshter meriata e te 2.

  2. lini says:

    Po nje parti me kriminel nuk mund te zgjas me shum.

  3. Toni.I. says:

    Ka mundèsi qè ti rregulloje komshiu im Teri kèt punè.

  4. stela says:

    Iu cenuan interesat Metes dhe nuk votuan dje ne parlament! Sa here jane cenuar interesat e te gjithe shqiptareve dhe Meta pa piken e problemit ka votuar sepse i interesonte te mbante karrigen? Sa here votat qe ka dhene Meta kane qene ne kundershtim me ligjin?
    Ordinereve te tille duhet tu japim pergjigjen e merituar ne zgjedhjet e 23 qershorit.

  5. arta says:

    Levizja Socialiste per Interes, nuk arrin dot t’i fshehe ne asnje moment interesat e vet dhe arsyen per te cilen kerkon te jete ne pushtet, vetem per interesat e vet personale, i cili del me shpate te madhe do bejme kete, do bejme ate, do rrezojme Saliun, dhe ne fund harron fjalet qe ka thene, zere se nuk ka thene asgje… sepse hyjne interesat e vet ne loje. Nuk i duhen keta hipokrite Shqiperise, i duhen njerez qe punojne e qe mbajne fjalen.

  6. Kerpaci says:

    Shakara karagjozesh, per te kaluar kohen. Bien ere te keqe.

  7. Claus says:

    Gjetje e goditur nga parashkruesja me siper;
    Levizja Socialiste per Interes.
    Mund ti vesh epitete sa te duash, por nje gje eshte e sakte, ajo nuk eshte as parti, levizje jo e jo, por nje klan familiar qe ne fillimet e saj mblodhi me keqardhjen me te madhe historiane, fizikante dhe mjeke te shquar, duke filluar nga Pellumb Xhufi, Fatos Klosi dhe duke mbaruar tek Zabit Brokaj. Syve dhe vesheve nuk u besoja qe keta te kishin nje kryetar si Ilir Meta, pa libreze profesioni dhe pune.
    Te ishe nen hyqem te Ilir Metes, kesaj pjelle te moralit njerezor me te ndyre, qe per fat te keq ndikon edhe ne politike, duhej te ishe ose i verber ose naiv. Ata asnjehere nuk i kam kuptuar.
    Largimi i tyre nga ai nuk ndryshon qendrimin tim ndaj tyre.
    C`ishte per tu bere e bene, dhe Meten na e lane peshqesh ne politike, me kontigjente anetaresh nga Fieri dhe Skrapari te cilet kenaqen me yndyren ku ngjyejne buze dhe duar ne ate kazan te madh qe mban ere.

    Ka qene dikur nje djale i njome, me energji, nje grup djem e vajzash qe moren emrin “FRESH” te izoluar ne ate kohe, duke mos te lene aspak pershtypjen qe do te beheshin nje klan, nje bande e shpifur, te cilet gjenden ne cdo rast kur behet fjale per shqyerje pasurish kombetare, si hiena.
    Te shpifur der ne madheshti!
    Ndersa disa analiste si Harizaj dhe Mustafa Nano na e paraqesin Meten, njeri si Kont dhe tjetri si Sexy!!!
    Dhe Meta e shijon kete status, pa Meten askush nuk mund te formoje qeveri, thone keta!
    Ndoshta ndonje dite do te na e paraqesin Meten, kete skraparlli moralndyre edhe si Napoleon Bonoparti ndonje dite.
    Absurde shqiptare, te denja per kryetare fisesh.

    Ne Svaziland, nje shtet i vogel ne Afrike “qeveriset” nga nje kryetar fisi, diku kam lexuar qe ishta martuar me 120 gra dhe kishte “ndihmuar” ne prodhimin e 600 femijeve.
    He pra, a nuk eshte dhe ky kryetar fisi edhe Kont edhe Seksy, sipas percaktimeve te Harizajt dhe Nanos?

  8. luani says:

    Po po Lefteri koka i rregullon. Ai te behet nje here deputet po e la Goni. Te falet nje here te goni. Ik nga LSI se nuk merr as votate shpise tende

  9. I-lir says:

    Edhe vete e kuptoni se ja fusni kot, pasi i keni vene pikpyetje titullit. Po losni menc, u prish Berisha apo u prish Iliri, u mbani qiririn dite e nate, e ngelet duke i kapur nga breket, jane lagur apo nuk jane lagur.

  10. SKENDER BEU I VJETER says:

    O POPULL ILIR META DHE LSI JANE E KEQJA ME E MADHE E ATIJ VENDI,PRANDAJ HAPI SYTE NGA DO VEJE LSI ESHTE E KEQJA ME E MADHE.ME SA DUKET PATERICA ESALIUT KERKON TE BEHET PATERICA EBAMIR TOPIT DHE VANGJEL DULES.GREKET DHE BEOGRADI LEVIZIN ME SHPEJTESI ME AGJENTET ETYRE NE SHQIPERI NE POLITIKE.SHIKU FLE ,POPULLI GENJEHET ME NJE DORE PARESH,KARIKE,APO DOKUMENT PER TE CILIN JO VETEM ESHTE SOROLLATUR NGA KETA DIKUR POR DHE DO TI PIJE LENGUN NESER.VOTONI VETEM PS DHE RILINDJEN E EDI RAMES SADO VRER DHE PISLLIQE TE HEDHIN NDAJ TYRE QE TE SHIKONI ME TE VERTETE SPASTRIMIN E PLEHRAVE DHE LULEZIMIN ESHQIPERISE.NES DUHET NJE NDRYSHIM I MENTALITETIT DHE GABIME TE ENVERIT ,SALIUT NANOS,ILIRIT,BAMIRIT, VOTONI PS DHE ALEANCEN KUQ E ZI.

  11. Te qafsha moj Shege, ngeli plenci varur says:

    …Amani more shoke, nuk duam as uje as drite as rruge vetem qe Ju te pajtoheni,amani

  12. TONI says:

    njeri selfish si ti kujdes se nuk e gezon te ardhmen sic e ke menduar o Meta.Te ka zene euforia keq.

  13. Ko percarje nuk duhet besuar.Cdo gje tek Ilir Meta kerkoje te kundertet.! Edhe kur gjoja e “prangosdi” Berishe kjo sishte gje tjeter vecse nje loje per te humbur ndonje sinjal qe i shkonte PSe se Iliri ishte i shitur tek Berisha. Edhe kur Iliri rrekullisi lulet ne Parlamente edhe ketu doli bllof ashtu sce doli bllofe edhe mem deklaratat e dy ditev para zgjedhjeve dhe pastai u rreshtua nene komanden e Berishes.
    Pra edhe e ashtecuajtura percarje seshte gje tjeter vecse nje loje politike per te humbur gjurmet ne se fiton e majta per t`ju veshur asaje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje