Feruzan Durda: Saliu po shpërblen me para spiunët e tij në Gërdec

28 Mars 2013, 19:23Politika TEMA

Babi i djalit 6- vjeçar, i vrarë në fabrikën e Gërdecit, reagon në emër të 26 viktimave për dëmshpërblimin e ofruar nga Berisha

“Kryeministri Sali Berisha mashtron duke thënë se ka akorduar fonde për viktimat e tragjedisë së Gërdecit. Paratë që ai akordoi në mbledhjen e qeverisë janë për të shpërblyer spiunët e tij. Për të realizuar skemën e tij të mashtrimit të lëvrimit të fondeve, ai shfrytëzon viktimat që ai vrau”.

Kështu ka deklaruar të enjten, në emër të familjeve të të vrarëve nga shpërthimi i fabrikës së Gërdecit, Feruzan Durda. Për TemA-n, babai i fëmijës 6- vjeçar të vrarë në këtë shpërthim, tha se shuma prej 200 milion lekësh nuk do të shkojë për familjet që u masakruan nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve.

“Vendimi bën me dije se një pjesë e mirë e fondit prej 200 milion lekësh do të shkojë për të rimbursuar familjet që jetojnë me qira. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë ju them me siguri se aktualisht janë vetëm dy familje që jetojnë me qira, pasi pjesa e madhe e banorëve, me aq sa mundën kanë ndërtuar një çati dhe janë kthyer në vendin që vranë dhe u shkretuan nga fabrika që ndërtoi i biri i Saliut. Deri sa nuk ka familje me qira, si ka mundësi që në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se një pjesë e mirë e fondit do të përdoret për rimbursim qirash? Natyrshëm lind dyshimi se fondi i miratuar nuk është gjë tjetër veçse një skemë mashtrimi e Saliut për të lëvruar para për Bashkinë e Vorës e për të shpërblyer spiunët dhe njerëzit e tij për zgjedhjet. Saliu po përdor viktimat që ai vrau më 15 mars në Gërdec,” deklaroi Feruzan Durda në emër të shoqatës së Familjeve të Viktimave të Gërdecit.

Të mërkurën, në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Sali Berisha miratoi një fond prej 130 milion lekësh për familjet që janë prekur nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve ku u vranë 26 persona e fshatra të tërë u rrafshuan./l.ç

7 komente në “Feruzan Durda: Saliu po shpërblen me para spiunët e tij në Gërdec”

  1. sajmiri says:

    Me qe nuk eshte faji i qeverise per ata qe u vrane ne gerdec pse qeveria shqiptare i shperblen, dhe pse tani,jo keshtu nuk mund te vazhdohet me kjo eshte qeverisje rrampalle, dhe jo me kot ambasadorja gjermane eshte shprehur se shqiperia nu ka shtet ligjor pse nuk e analizon njeri kete .

    1. Be-fuck Meta says:

      Se ai MUT kujton se do ja hedhe si me 1997, kur Tos Haleja me Rexhep Bythen dhe te tjere e falen, pasi vete nuk kishin ngrene ndonje plumb qorr, as ne farefisin e larget. Por, kesaj radhe, po i reshkiti kemba, do e haje sa krahu, deri ne te rrume.

      1. luke says:

        Ke te drejte, Rama ka per tja fut sa krahu jo vetem Sales por gjithe shkerdhatave te tjere. Gjithe shkerdhatat si Sala, Tosi, Kac Islami dhe hajdute te tjere jane kunder tij. Jo per parime se keta hajdute nuk kane, po se kane frike nga Rama. Rama nuk thote gje per keta

  2. vigu says:

    QE qeveria e ka per detyre te ndihmoje familjet ne nevoje,kjo eshte e kuptueshme dhe e domosdoshme. Po maskaralleku dhe poshtersia e kesaj qeverie eshte se te le 3vjet e 10 muaj me barkun bosh,ne shi, vape e debore,ne ere e tufan dhe 2 mujit e fushates behet “zemer mire”, u “qane hallin” ,u premtone parajsen,po me nje kusht, qe t’u japin voten.Keshtu ndodhi dhe me votimet e kaluara dhe tani .Pas votimeve si do qe te jete rezultati ,”Te ka lali shpirt,te ka lalai xhan”
    halleve qe kini u beni vet derman. Ndaj keto para, pak per ju,e pak per ata qe voten ne dor e ka. Votoni PD,VOTONI, SE “PRAP DO SHPETONI”

  3. 7 prilli says:

    QE QE verit si ps , pd,lsi i kemi shijuar 7 prilli le te jet mosbindje civile pa berishjanet.

  4. qytetari says:

    Si ste han mortja ty megjithe ata qe marrin leke.
    Nuk e di a do tju tresi dheu o rrace kurvash qe diskutoni leket e nuk cohet njeri te marri hak.

    Mire ju a kane bere fare e keqe katunaresh qe shisni gjakun me lek.

  5. loni says:

    Perbindshi i vrau, i dogji dhe tani akoma do te perfitoje ne emer te tyre.
    Cfar FATKEQESI ESHTE PER KETE POPULL QE U KA MBIRE KJO MOSTER E CMENDUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje