Berisha: Taksa progresive do kulmonte informalitetin

28 Mars 2013, 10:53Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në një takim me përfaqësues të biznesit të huaj në Shqipëri se taksa progresive do të ishte një akt pabesie ndaj tyre.

“Taksa progresive në Shqipëri do të kulmonte informalitetin, do të ishte mesazhi më i gabuar që do t’u jepnin investitorëve të huaj, do të ishte dhe akt pabesie ndaj jush. Taksa progresive do të ishte goditje shkatërrimtare,” tha Berisha.

Kryeministri deklaroi se investimet e huaja janë po aq të rëndësishme sa ajri në vendin tonë.

“Investimet e huaja do të thonë punësim dhe u siguroj që qëllimi më madhor i reformave është punësimi i shqiptarëve. Ne do t’i japim një shtytje të madhe punësimit dhe rritjes ekonomike. Duhet të theksoj se vendi ka potenciale të mëdha turistike, minerale dhe gjatë katër viteve që vijnë do të ndërmarrim reforma më të thellë në drejtim të tregut të punës për t’i dhënë fleksibilitetin më të lartë, pasi kriza faktoi se tregu i punës është faktor më vete për thellimin e saj”, deklaroi Berisha.

“Ne po bëjmë gjithçka për të nxitur sipërmarrjen e lirë. Hoqëm tatimin mbi të ardhurat personale për të gjithë ata që kanë një rrogë nën 30 mijë lekë. Jemi të gatshëm të vendosim në vend standardet dhe praktikat më të mira që ekzistojnë. Po studiojmë praktika nga Zelanda e Re dhe Singapori që t’i instalojmë në Shqipëri”, deklaroi Berisha, i cili theksoi edhe një herë se vendi ynë e ka përballuar me sukses krizën ekonomike që përfshiu Europën.

“Reformat e marra nga qeveria janë faktuar të suksesshme dhe e mbrojtën Shqipërinë në momentet e krizës së thellë europiane. Partnerët tanë ishin në vështirësi serioze, por ekonomia shqiptare vazhdoi rritjen, edhe pse jo një rritje shumë e madhe”, tha kryeministri./ep

11 komente në “Berisha: Taksa progresive do kulmonte informalitetin”

  1. shvejk says:

    Ne kemi vite qe jemi zhytur ne informalitet o kafshe.

    1. ILARY says:

      Taksa e sheshte eshte per te vjedhur popullin dhe per te pasuaruar ato qe kane shume lek. Me takse te sheshte paguan njesoj nje qe merr 5 milion lek ne vjet sa nje qe merr 3 mije lek!

      1. Jani says:

        Sali taksa e sheshte eshte e padrejte sepse te gjithe ata qe kane nje rroge me te larte se 30 mije lek dhe deri ne kufirin prej 84.5 mije lek paguajne me shume se te gjithe ne raport me pagen qe marrin. Prandaj te gjithe keta jane punonjes ne administrate, ekonomiste, juriste apo dhe punonjes te tjere. Kjo eshte klasa me e madhe qe kontribuan ne lidhje me TAP dhe eshte klasa qe vuan.

    2. bryan says:

      Taksa e sheshte po dergon biznesin shqiptare drejt falimentimit sepse nuk mund te paguaj taksa nje biznes i vogel sa nje biznes i madh duke pare biznesi i mmadhe fiton me shume dhe duhet te paguaj me shume

  2. al says:

    z,kryeminister nuk e kuptoni qe populli eshte ne krize te thelle. ju nuk dini se cfar ndodh ne baze, ku njerezit nuk kane buke te hane. ato konstatime per krizen qe nuk preku shqiperine e bejne shqiptarin te luaj mendesh. papunesia eshte ne kulm .borxhi rritet ,konsumi eshte ne kuotat minimale,cfar kerkon tjeter. shqiperia po kalon krizen me te thelle mbas piramidave. taksa e sheshte dha keto rezultate ,pasi pasuroi 5% te popullsise dhe varferoi 95%. privatizimi i plote tregon qe nuk din te drejtosh shtetin dhe ja kalon te ardhurat kombetare privatit.ky model ka mbaruar . sa per rritjen e informalitetit nga taksa progresive pyet se cfar ndodh ne usa dhe be.ku ka shtet nuk ka informalitet. kush bisnesmen kerkon te rrjepi dhe jo te fitoj me ndershmeri te largohet se vijne te tjeter qe duan shtet. kush nuk paguan taksat te shkoje ne burg sic e ka bota perendmore.

  3. Puka4EVER says:

    Z BERISHA MENDO PARA PER INVESTITORET SHQIPTARE DHE PASTAJ ATO TE HUAJ!

    SHEMBULLIN QE TAKSA PROGRESIVE FITOJ KUNDER TAKSES SE SESHTE E KEMI PARE GJATE ZGJEDHJEVE NE SHBA KUR OBAMA QE KISHTE NE PROGRAM TAKSEN PROGRASIVE FITOJ KUNDER ROMNEYT QE PROPOZONTE TAKSEN E SESHTE.

    TAKSA E SHESHTE ESHTE NJE SYSTEM TAKSIV QE KERKON QE TE VJEDHE POPULLIN SHQIPTAR DHE NUK SJELL ASNJE TE MIRE PER QYTETARET SHQIPTARE. TAKSA E SHESHTE NDIHMON INVESTITORET E HUAJ POR DUHET TE MENDOJME PERPARA PER INVESTITORET SHQIPTARE QE PO SHKOJNE DREJT FALIMENTIMIT ME KETE TIP SYSTEMI TAKSIV. DUHET TE GJENDET NJE SYSTEM TAKSIV QE TE NDIHMOJE INVESTITORET SHQIPTARE QE TE VAZHDOJNE RRITJEN NE BIZNESET E TYRE PRIVAT.

  4. nastradini says:

    TAKSA PROGRESIVE DO “KULMONTE” NJE VERRE NE UJE SI FLLUSKE SAPUNI.

    Sepse edhe me taksen aktuale PROPORCIONALE ministri Bode mezi po mbledh vetem 20 % te tyre ne buxhet megjithese Shqypnia ka taksen e fitimit me te ulet ne Rajon dhe ndofta ne Bote. Qe do te thote se problemi duhet kerkuar diku tjeter. Me pare Saliu e mohoi per nje kohe te gjate Krizen Ekonomike Boterore dhe deklaronte mjaft serbes qe Shqypnia jone ishte si nje ISHULL I LULEZUAR, i pakapshem nga stuhite e huaja nuk mund te goditej nga CUNAMI i kesaj krize. Tani e ka ulur STEKEN dhe pranon se mund te mesoje shume nga Zelanda e Re, Singapori, Afrika apo Antarktida. Megjithese qan me lote krokodili per t’u aderuar dhe te mesuar nga BE-ja. Ashiqare duket qe komisari i integrimit Fyle ja ka prishur humorin dhe po kerkon “vellezer” te tjere matane oqeaneve, njesoj si Enver Hoxha ne Dimrin e Vetmise se Tij. Ne kete situate te ben pershtypje se politika shqyptare kohet e fundit po i meshon me force demagogjise se sistemeve fiskale, sikur te kishin zbuluar ILACIN CUDIBERES per shpetimin e ekonomise albaneze nga daret e krizes ekonomike ku e ka futur recesioni boteror. Dhe po te gjykosh nga niveli i ulet intelektual i miletit dallkauk dhe debil, spostimi me murafet i debatit nga problemet reale te ekonomise sone ne formulat shkencore te sistemeve fiskale ka gjasa te “pije uje” dhe te ndikoje ne votat e 23 qershorit ne nje mase jo te vogel. Po mepas cfare? Se pa kaluar tre dite shqyptaret do te shiqojne dhe do te binden se ASGJE nuk ka ndryshuar ne jeten e tyre dhe mashtrimi me sistemet fiskale ishte vetem nje “VERRE NE UJE” ose nje “FLLUSKE SAPUNI” me karakter vetem elektoral. Perkundrazi kushdo qe te vije ne pushtet do te filloje te rrise taksat dhe tatimet ne nje forme drastike, sepse ndryshe tragjedia e 97-s do te dukej si nje lule vere. Qysh keshtu? Mund te friksohen e tremben shume vete dhe te akuzojne nastradinin si nje fallxhor te zi, krejt korrozi. Po more te paditur! Ju thote nastradini, sepse Shqypnia nuk PRODHON pothuaj ASGJE qe nga Koha e Qepes dhe pa PRODHIM nuk ka si te kete TATIM, se pa PRODHIM ka vetem MASHTRIM me formula shkencore per sisteme fiskale, te shoqeruara me ZERIME komuniste per taksa dhe TVSH, qe mund te kthejne vetem TOLLONAT e Enver Hoxhes dhe mjerimin total ne familjet shqyptare. Cfare duhet te bejme atehere? Pyesin shume te paditur ne TEMA. Ja cfare thote nastradini: Te mbajme dajakun ne dore ne 23 qeershor dhe t’u themi BOSAVE te politikes te mos na mashtrojne me parrulla komunistesh, por te flasin per te VERTETEN e hidhur ku gjendet Shqypnia. Dhe te shkruajne PROGRAMET si te rimekembin PRODHIMIN brenda BE-se, se Shqypnia eshte vend evropian denbabaden dhe i tille do te mbetet, do apo s’do Saliu.

  5. Luani says:

    U be Shefi i Mafjes Sali Berisha te na tregoje informalitetin me te bijen qe merr 3 milione Euro vetem nje firme ne dokumentat qe firmos i ati i mirenjohuri neper bote si Shefi i Mafjes apo te birin qe edhe gazetat nderkombetare thone qe ishte i perfshire ne tragjedine e Gerdecit ku u vrane 26 njerez te pafajshem dhe ku mbushnin xhepat e thaset me pasurine e shqiptareve mafjozet e Familjes Mafjoze, apo me te shoqen qe u merr bizneseve neper ankande me shume se sa merr Obama ne ankande ne Ameriken me 300 milione banarore?

    Fundi i Familjes Mafjoze eshte i afert. Prangat per Familjen Mafjoze te Shqiperise.

  6. V.Ceka says:

    ky lloj saliu do varur per hunde.Gangrena ju rente atyre qe mbrojne ende kete MONSTER.

  7. arjanita says:

    Si ka mundesi qe ky pis leh akoma?
    Amerika dhe Europa ku ne duam te futemi a nuk kane
    taksim progresiv?
    Problemi eshte sa e afte do jete administrata tatimore
    e ardhshme per ta vjelur ate.Po qe se do mbushet me
    militante me mire te mos aplikohen taksat por gjobat.
    Ashtu si¢ vepron sot administrata tatimore e Bishes.

  8. ajaza says:

    More Sali po ky Ridvani nuk te ka mesuar asgje apo ashtu i ke kuptuar ti se doktor ishe (se tani nuk je)qe taksa e sheshte eshte njesoj per te gjithe ndersa taksa progresive eshte ne baze te te ardhurave dhe fitimeve kjo nxit edhe konkurencen e cila eshte baze per zhvillimin e prodhimit dhe tregut.Hejse tani ty nuk te duhen me se ditet i ke te numuruara derri ne 23 qershot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje