Mazhoranca i vendos çmim statusit. Deputeti Bushati: Rakordoni rrenat me njëri- tjetrin

30 Mars 2013, 11:19Politika TEMA

Pasi nuk mundën të na e shesin integrimin evropian si standard, mazhoranca ka nisur një tjetër manovër. Po tenton të bindë shqiptarët që ata kanë humbur para nga mungesa e integrimit. Për këtë ata fajësojnë opozitën, edhe pse janë në pushtet.

Por edhe kur i vendosin një çmim integrimit, ata sërish mashtrojnë.

Deputeti socialist, Ditmir Bushati, thotë se mazhoranca duhet të rakordojë rrenat.

“Jozefina thotë se: “3 ligjet=3 sekonda=300 milion euro nga BE”, kurse zv/ministri i Ekonomisë nga selia e PD thotë se: “votimi i tre ligjeve do të sillte 30 milion euro çdo vit”!

Përfaqësues të pushtetit, ju lutemi rakordoni rrenat me njeri-tjetrin, përderisa injorancën nuk e fshihni dot! E di që e keni të pamundur të tregoni qoftë edhe një reformë të qenësishme në këtë drejtim, por propaganda bajate që e lidh statusin e vendit kandidat në BE me “thesin me dhurata të babagjyshit të Vitit të Ri”, dëshmon papërgjegjshmëri shtetërore në raport me avenirin e qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi dhe partnerëve tanë,” thekson Bushati./ep

18 komente në “Mazhoranca i vendos çmim statusit. Deputeti Bushati: Rakordoni rrenat me njëri- tjetrin”

  1. fine or ultimo says:

    Po ato para na i ka marre 1000 here Sali me zhozin!Populli nuk eshte injorant dhe e di gjendjen reale ne te cilen ndodhet shqiperia!Ndaj Saliu ne vend qe te merret me te papunet me cmimet qe jane ne stratosfere u largon vemendjen nga hallet e perditshme shqiptareve!E di nje popull i tere se sa eshte ne gjendje ky vend per te aderuar ne BE!

    1. lini says:

      Mos u merzit fare ditmir, nje zero me shum nje zero me pak nuk lviz asgje.

      1. herta says:

        Nqs mazhoranca e sotme pra qeveria jone e famshme do te menaxhonte ne menyre te duhur keto lek qe kemi do te ishim shume shume mir dhe europa do tna kerkonte ne, por si ti kene tye gjitha shkelzeni dhe argita nuk ka se si te jemi mir, kto 300 30 mendohuni nje her e lini nje mesatare.

        1. Albogentivlora says:

          300 milione Euro aq sa vodhi Luli ne rrugen e kombit.

      2. poska says:

        C’ke ditmir leri te lehin kot se nuk i degjon njeri jo pa merak,e dijn te gjithe se nga i vjen e keqja ketij populli se kush e shkaterroi kete vend,dhe keto qe bejne llogartje breznish te dashnorve grek te motrave dhe nenave te tyre mos ia vi re se jane te detyruar te shkretet te shkruajne te tilla gjera,ia do vendi punes,e kan me norme tashme.

    2. gjyshi says:

      Do ish me mire te shikonte gjendjen e shqiptareve te cilet po varferohen dita dites!Po Saliu me Xhozin e Majlinden çbejne?merren me teori konspiracioni!Po turop ore turp ne jemi katandisur simos me keq e ju akoma BE keshtu e BE ashtu!Po a eshte ne gjendje nje Shqiptar qe te perballet me kushtet e Bashkimit Evropian?Po pse ore per BE jemi ne me kete shtet te super korruptuar qe kemi?

    3. tiku says:

      Po te shifrat imagjinare qe thot kjo qeveri , te 250 000 vendet e punes e te ulja e inflacionit me 187 % e rritja e rrogave me 600 % e ulja e tksave me 540 %, nuk i shef kshu si letra kan fillu i duken 300-30 shum te ngjashem jane keshtuqe falen.

    4. aa says:

      po Keto ne fakt i ka kapur ajo mania e fushates tani qe e kane dhe si moto “Mashtro Mashtro Mashtro” per te arritur dhe qellimin final “Per Para”, prandaj secili ka dozen e vet dhe sa me afer saliut aq me shum mashtron.

    5. lushnja says:

      Ore leri Saliun,Majlindjen,e Xhozin le te llapin deri me 23 qershor,lerini le te vazhdojne me brockullat

  2. EDIUES RAMAUS ZEVENDES i 36 i JORGUS PAPANDREUS says:

    ORE DITZI BUSHATI PUNA JUAJ ESHTE SI PUNA E GAZETES TEMA CE SHKRIMET CE I SHKRUAI KUNDER JUSH APO RAMES NUK I BOTON NDERSA SHARJET E FYERJET ME TE RENDA KUNDER PD E KENAQIN.

    1. Dora says:

      Nuk eshte nevoja te perdoren fyerje ndaj nje figure me integritet moral, kur ndaj personit Sali qe ka fyer te gjithe shqiptaret dhe ka nxire fytyren e shqiptareve neper bote, duhet te themi njemije te keqiat, per te gjitha manovrat e piseta qe ka bere vetem per hir te pasurimit te tij.
      Qenka ditezi nje person i cili nxjerr te zezat ne shesh dhe qe u hap syte shqiptareve?

    2. ardian says:

      O goce me ate emrin e gjate Edius Ramus elesh arapi ,fol nje here te vetme me fjalet e tua ne koemnte qe ta kuptojme qe sje qurre e kryeministrit.Shikoje kush ja fali Grerkut detin dhe cafer masdakrash po ben ndaj territorit tone.Le qe kesaj qe them une i thone pirth pirth se lirohesh,duke e ditur qe haleja nuik degjon nga pordhetr.

  3. Kur diskutohej per heqjen e vizave, doli teoria se Rama po u heq SHqiptarve kafshaten e gojes. Keta e thane aq shume,sa e rriten e thane se u hoqi Shqiptarevej jo kafshaten po te gjithe buken.
    U hoqen vizat ,po SHqiptaret ,jo buken te tere ,po edhe kafshaten ,po e gjejne dote.Vetem cupa e kryeministrit e gjeti jo vetem buken ,po edhe furren qe pjek buket. Tani na doli se opozita duke mos votuar 3 ligjet na paskan humbur 300 milion EURO (sipas JOZEFINES TIK TAK ,TIK TAK ) kurse sipas (VOZDO,VOZDO)BOZDO 30 milion euro. SI duket edhe eurot qenka te vjetra e te reja,apo si thot Bushati kordinoni genjeshtren.

  4. aiha says:

    Nuk besojme se kjo qeveri ka c’te shese si arritje per keto 4 vitet e fundit qeverisje.
    A do mundeshin valle keto 30 milione euro ne vit te ulnin borxhin publik qe ka kaluar tavanin?
    Sa do ta ulnin 0,00000001%?

  5. stela says:

    Sikur te kishte mbetur i gjithe problemi te heqja e vizave… Per cfare do t’i duheshin shqiptareve heqja e vizave, qe te iknin te gjithe, ta braktisnin Shqiperine te gjithe? qe te mbetej nje vend i shkrete, qe te gjithe Shqiperine ta kishte nje person i vetem dhe nje familje e vetme?

  6. Area says:

    Integrimi ne Europe, a do ta donte vertet Saliu nese do te ishte ne krye te qeverisjes? Aspak. Sepse do te ishte i detyruar t’i nenshtrohej ligjeve te forta qe vendet e BE kane. Reforma te forta antikorruptive, por pa korrupsion ai nuk rron dot, as oborrtaret e tij. Ligji per statusin e nenpunesit civil, kur ai gjithmone ka bere pushime flagrante nga puna per qellime elektorale, kur ai ka perdorur administraten neper mitingje. Por ai s’di c’te thote tjeter, akuzon opoziten per deshtimin e hyrjes ne BE.

  7. morena says:

    Ne si shtet do te jemi ne BE, ne momentin qe ne do kemi nje qeverisje te denje, ne momentin qe Hilary Clinton kur te vije serish ne Shqiperi te thote ju pergezoj per zgjedhjet e kaluara, jo te jape kembanen e alarmit ne Parlament dhe te thote “Duhet te beni zgjedhje te lira e te ndershme!”

  8. rroku says:

    Sa turp more “Intelektualuc” qe jeni kaq i ri dhe intrigoni me paturpesi.
    Me kot perpiqeni ju dhe lidershipi juaj te gjeni argumente se si nuk duhet te futemi ne negociata per pranim ne Europe. Me e keqja eshte se perpiqeni t’i shisni ato ne opinionin public duke argumentuar qendrimin idiotesk te mos votimit te 3 ligjeve.
    Nese ka ndonje interpretim me ose pasaktesi te avantazheve investuese te vendit nese integrohet ne Europe, te bera keto nga pozita e lidershipi i saj, kjo nuk mohon aspak faktin qe futja e vendit ne Europe do te sjelle avantazhe te medha ne fushen e hapjes se investimeve, te ndihmave financiare si dhe hapsirave te reja per shqiptaret per shkollim e punesim ne vendet Europiane.
    Nese ky zoteri do te argumentonte te kundersten, jemi te gatshem te presim keto argumenta, por jo keto lojra fjalesh cicmic pa argument, pa llogjike dhe pa asnje vision.
    Pyetja e pare qe i duhet bere ketij zoterije eshte: duhet apo nuk duhet te futemi ne Europe dhe nese jo perse, nese po, perse.
    Ai duhet te jape me pare pergjigje kesaj pyetje.
    Pyetja e dyte per te do te ishte nese PS vjen ne pushtet, a do te vazhdoje politiken e hapjes se negociatave per pranim me Europen?
    Nese po, si do ti kalonte ligjet ne fjale, nese opozita (sot ne pozite)nuk do te prononte te votonte keto 3 lighe???
    Vini re ju lexues objective, se PS and soji i ketij “Intelektualuci medioker” i shmangen pergjigjes pa dhene asnje argument, pa hapur asnje vision ndryshe a pozicionim te argumentuar.
    Kjo nuk eshte gje tjeter, pervec nihilizem, xhelozi, pabesi, hipokrizi per te mos e quajtur pozicionim Anti-Europe apo pro Lindore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje