Llalla urdhëron hetimin e medias, publikoi të dhëna të dosjes së Dritan Lamajt dhe Ardian Prrenjasit

29 Mars 2013, 22:05Politika TEMA

Nga Lindita Çela

Kryeprokurori Adriatik Llalla urdhëron nisjen e hetimeve ndaj medias në Shqipëri. Publikimi i të dhënave nga hetimi i vrasjes së ish-shefit të komisariatit nr. 6, Artan Lamaj, dhe dëshmive të abuzimit të Ardian Përrenjasit me minorenët, duket se ka tronditur Prokurorinë e Përgjithshme, aq sa të urdhërojë nisjen e hetimeve ndaj mediave vizive dhe të shkruara. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se kryeprokurori Llalla ka urdhëruar nisjen e procedimit penal për nxjerrje të sekretit hetimor dhe shkelje të rëndë të privatësisë së shtetasve gjatë hetimit.

“Prokurori i Përgjithshëm e vlerëson të patolerueshëm faktin që të dhëna që gjenden në fashikujt e çështjeve në hetim të bëhen publike, duke dëmtuar së pari integritetin moral dhe personal të personave të goditur nga krimi dhe nga ana tjetër, duke cenuar rëndë cilësinë e hetimit të veprave të rënda penale”, thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme.

Media nën hetim

Jozyrtarisht mësohet se disa gazetarë janë vënë nën hetim pse publikuan dokumente që hedhin dritë mbi dy ngjarjet më të rënda të ndodhura kohët e fundit në vend. Urdhri i kryeprokurorit për hetimin e mediave dhe gazetarëve bëhet në kohën kur në Shqipëri ka qindra vrasje të pazbardhura; në kohën kur në sirtarët e kryeprokurorit qëndron e kyçur kërkesa e familjarëve të viktimave të Gërdecit për rifillimin e hetimeve ndaj Fatmir Mediut; në kohën kur ekzistojnë hapësira juridike për hapjen e  dosjes “Durrës-Kukës”, ku është i përfshirë në korrupsion kryebashkiaku i emëruar Lulëzim Basha. Urdhri për hetimin e medias vjen në kohën kur kryeprokurori ka në zyrë videon e Fahri Balliut si pjesë e pahetuar e video-përgjimit “Prifti-Meta”; në kohën kur ka mbi tryezë dy dosjet e abuzimit të Genc Rulit, Ministër i Bujqësisë.

Llalla urdhëron nisjen e hetimeve në kohën që ende nuk ka asnjë procedim për zbardhjen e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe deputetit Fatmir Xhindi. Urdhëron të hetohet media në kohën kur vrasja e ish-drejtorit të SHISH-it, Isa Çoba, vazhdon të mbetet mister. Kryeprokurori urdhëron procedimin penal për publikimin e atyre fakteve që hidhnin dritë mbi dy ngjarjet e rënda ndërkohë që nuk ka nisur asnjë hetim për prokurorët që kërkuan vetëm 1 milion lekë për dënimin e Ardian Prrenjasit në vitin 2008.

Të premten kryeprokurori urdhëroi vetëm nisjen e hetimeve për median që hodhën dritë mbi vrasjen e Dritan Lamajt dhe profilit të Ardian Përrenjasit. “Ky hetim do të ndiqet me përparësi dhe çdo material do të analizohet nën mbikëqyrjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Nga ana tjetër, duke u bazuar në ligjin organik të Prokurorisë, z. Llalla garanton se do të dëshmojë ashpërsi ndaj prokurorëve që publikojnë të dhëna të çështjeve në hetim, të çdo natyre dhe për çdo qëllim”, thuhet ne njoftim zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme.

Ndërkohë burime nga prokuroria i thanë TemA-s se pjesë e hetimit  të urdhëruar nga Llalla do të jenë kryesisht publikimi i fotove të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit me Arben Frrokun, i akuzuari i vetëm për vrasjen e Dritan Lamajt. Po kështu pjesë e hetimit do të jetë dhe publikimi i disa dokumenteve që bënin me dije se Lamaj, gjatë kohës që ishte në detyrë, kishte kërkuar informacion mbi vrasësin e tij, pasi kishte dyshime se ishte i përfshirë në rrjetin e trafikut të lëndëve narkotike. Po kështu, hetimi do të përfshijë dhe publikimin e dëshmisë së minorenit të dhunuar nga pedofili, Ardian Përrenjasi.

Burime të prokurorisë thonë se deri më tani Llalla nuk ka urdhëruar asnjë hetim për prokurorin, që në vitin 2008 kërkoi  vetëm gjobë Ardian Prrenjasin, i arrestuar pasi dhunoi një fëmijë në Librazhd.

Penalizimi i prokurorëve

E vetmja masë që Llalla ka marrë ndaj prokurorëve, të cilët kanë pasur në hetim dy dosjet, është transferimi i tyre tek prokurorë të rinj.

“Për të zhvilluar një procedim të drejtë dhe gjithëpërfshirës, Prokurori i Përgjithshëm, si hap të parë, ka urdhëruar zëvendësimin e prokurorëve dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore që kanë zhvilluar hetime mbi disa nga çështjet me impakt të madh në opinionin publik të këtyre ditëve”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme.

Ndërkohë që prokurorët që kanë pasur nën hetim këto ngjarje janë njerëzit e vlerësuar si ndër të besuarit e Adriatik Llallës. Kështu, dosjen e hetimit të pedofilit e kishte Ervin Karanxha, i cili deri pak kohësh merrte nën hetim dosje të nivelit të ulët. Ndërsa prokurorët që po hetonin vrasjen e Dritan Lamajt janë  ndër njerëzit e përzgjedhur të Llallës për të drejtuar organin e akuzës në Shqipëri. Një ndër prokurorët, që kishte në fillim dosjen e vrasjes së komisarit, ishte Besnik Muçi. Pak kohë më parë ai u emërua prokuro rrethi në Kavajë. Eugen Beci është një tjetër prokuror që mori nën hetim ngjarjen e vrasjes së komisarit, por menjëherë pas ardhjes në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Llalla e komandoi atë drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ndërkohë, prokurori i fundit që ka çështjen është Anton Martini. Pikërisht këtyre prokurorëve, të cilët me firmën e Llallës kanë ngjitur shkallët e karrierës në Prokurorinë e Përgjithshme, është marrë vendimi i transferimit të dosjeve, ndërkohë që nuk dihet nëse dhe ndaj tyre do të ketë procedim penal për nxjerrjen e materialeve hetimore.

Por, pasi ka bërë publike nisjen e hetimeve dhe paralajmëron se çdo prokuror apo oficer i policisë gjyqësore do të procedohet penalisht në rast se bashkëpunojnë me median, Adriatik Llalla garanton se: “Organi i akuzës ka prioritet transparencën me publikun dhe median dhe në asnjë rast nuk do të cenohet e drejta për informim”.

Të paktën kështu thuhet në njoftimit zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme.

39 komente në “Llalla urdhëron hetimin e medias, publikoi të dhëna të dosjes së Dritan Lamajt dhe Ardian Prrenjasit”

  1. *_Realist_* says:

    Ik o CCCCCCCCAAARRRRR !!!

    1. elton says:

      Juve qe komentoni ketu, mundohuni te komentoni me e-maile te ndryshme nga IP te ndryshme se ka per te fillu kari dhe ndonje hetim per komentuesit

    2. MEMEDHETARI says:

      …ME SYZE…

    3. Arben Struga - marinar says:

      Une kujtova se porositi nje pace-pilaf ky Dhalla :p
      http://fashionguests.blogspot.com/2013/02/the-brain-of.html

  2. Fredi says:

    Gjalle eshte ky epileptiku. Ik o kokosh ne maje te plehut qe nuk dia as te lexosh as te flasesh. Shfytezoje rastin e mjekohu e gjej shpetim, leke apo euro ke ik ik shih shendetin

  3. luan says:

    Nqs PS vjen ne pushtet dy levizjet e para qe duhet te beje jane:1. Largimin e Bujar Nishanit si president. Testet mjekesore do ta nxjerrin te paafte per te kryer detyren.2.Largimin e kryekopilokrurorit Llalla,megjithese ky i fundit nqs do kishte pak moral duhet te jape doreheqjen vete bazuar ne fjalet e veta:” Nqs vjen nje shef i ri doreheqjet jane normale”.

  4. Delli USA says:

    E kam thene qe ne krye te heres se Adriatik LLalla eshte vene per ti sherbyer Saliut,ai eshte njeri pa inegritet.Detyra e tij eshte te mos i hapi asnje problem Saliut,por po ju krikjiua sa dopak mundesia te godasi opoziten.

  5. adi_bonn says:

    O IDIOOOOOOOT PROKUROR….Po ku hetohet media o krimb i ndyre…Heto ata qe nxorren sekretin brenda jush, jo median o pjelle e poshter e diktatures Salistane….

  6. alban4eva says:

    ca te presesh nga keta barinj.. shikojeni cfare surrati ka, surrat roje nate.. nuk behet shtet me surrat-kallo…

  7. banija01 says:

    Nga kjo kuptohet se Llalla eshte i pa afte per ate detyre qe i kane ngarkuar.
    I ngjan asaj thenies se popullit qe thote:s’ka ç’i ben gomarit dhe i bie samarit.

    Media nuk duhet te kete asnje pergjegjesi per materialet qe publikon, pergjegjesia duhet kerkuar tek ata qe i nxjerin nga hetimi,qe jane vet prokuroret, avokatet, dhe sekretaret qe shtypin materialet.

    Kur nje gazetar publikon nje material te hetimit eshte nje sukses i gazetarise se ka ber reprtazh dhe jo te hetohet se ku e gjeti gazetari materialin!

    Llalla e ka me te lehte te hetoje gazetaret se çeshtjet qe ka ne sirtaret e tij ne prokurori , kjo eshte pa aftesi dhe ka per te qene kryeprokurori me i pa afte qe kane kaluar ne keto 23 vjete.

    1. frasherlliu says:

      Duke qene i nje mendimi me ju zoti banija01 i urte dhe mendjekthjellet si gjithmone ne komente do te vazhdoja te pysja kete Llallen prokororin e pare ose ne shqip kryeprokuror qe:-a shqetesohet ai pse Kryeministri i veteshpallur vishet me veshje antiplub kudo ku shkon,kush e kercenon jeten e tij? :-ne fillimet demokratie berishjane ai na doli dhe u vu ne anen e popullit ku u shpreh se nuk do te jete president i bllokut dhe i vilave por do te jetoje thjesht si populli dhe banesa e tij nuk do te ndryshoje(ne ate apartament kam shkuar dhe i kam marre ushqimin e drekes nje pjate makarrona me pake djathe te grire persiper dhe nje kokerr molle ku e ka ngrene duke punuar ne zyre )ndersa sot ai ruhet nga nje formacion ushtarak teper te madh dhe teper te kushtueshem pa llogaritur formacionet e strukturave te fshehta skutave te PD-se ,pa shtuar çetat e mitingasheve qeveritare te institucioneve shteterore qe vihen perballe sundimtarit ne menyre qe ai te jete ne humor te mire.Nuk po i shtojme radhet e qindra forcave te policise qe ruajne rruget ,lartesite ,urat,terenin ku zhvillohet aktiviteti,nuk po llogarisim arsenalin material dhe njerezit e pushtetit vendor qe pezullojne çdo pune dhe bejne te pamunduren qe kryeministri i tyre te kenaqet.Pra do te thosha se a e shqetesojne Llallen e rraskapitur menderisht harxhimet marramendese te taksave te shqiptareve? Si perfundim ju shpreh konsideraten me te mire per mendimet,komentet dhe edukaten e komunikimit ne kete dritare mediatike.

  8. Iliri says:

    Qe te hetoje brenda sistemit eshte e drejte e tij dhe ne fund te fundit kontrollon zbatimin e ligjit brenda Institucionit,ne krye te te cilit eshte.Por qe te hetoje median,nese vertet kerkon ta beje kete,do tregoje qe nuk kupton asgje nga ajo qe quhet demokraci dhe media e lire,vertet do hyje ne zone te minuar !! Media kudo ne boten demokratike,boton pothuaj cdo gje qe e zbulon,pergjegjes eshte ay qe duhet ti ruaje…eshte komplet dicka tjeter ajo qe media duhet te kete etiken e saj ne publikimin e lajmeve dhe te ngjarjeve,por kjo kerkon kohen e nevojshme per edukim,krijimin e nje tradite,etj.,etj. Do ta konsideroja shume papjekuri nese prokuroria,ne vend te merret me ato dhjetra procese te nisura e te pa bitisura,te merret me gazetaret.Iliri

  9. tayson says:

    Kjo eshte nji arritje “Demokracise” Shkerdhatave te shpellave ,qe vendosen e aplikohet ne Shqiperi ; qe nji katundar ,nji surrat i vuajtur katnari arrin ti ler lamtumiren Lopes e katundit dhe per cudi te atij vet te gjendet nje dite ne majat e Gjyqsorit te shtetit !
    A thua shqiptaret jane shndruar ne bageti qe nji lopcar do ti ndaje tagjine ?! Experimenti Zotit me shqipkaret vazhdon te jet i sunxsesshem .MJERISHT .

  10. VERONIKA says:

    Po he pra Llalla he,se ty prandaj te vune atje
    Duhet qe te jepni vetem lajmet mbi armiqte e popullit,shkaterruesit e prones popullore,armiqte raksionar ,veprimtaria diversive dhe rrezikun anglo-amerikan.Propozoj qe ti hiqen dhe ngjyrat televizionit.
    Bardh e zi do duket dhe me i ri xhaxhi Sali.
    Jo po qe ta dine keta qe hyn ne fuqi neni 55.
    Ti pastaj ke dhe histori te vjeter me kte nen.
    Duhet te deshmojme vetem arritje,ne jena superfuqi,ktu ska krime,kriminelat nuk punesohen ne bashki,as ne parti,i bejme deputet dhe kryeministra.Ti je zbatimi i perpikte i “cdo partia ben populli”
    Optimist,ne jena optimist…zhvishuni nga emocionet..zhvishuni
    Pijeni fotoksinen ne erresirr,por mos flisni se na i del gjumi Zhgelzenit
    Dhunojin ju pedofila femijet,por mos flisni,se Shaban Norja del neper shkolla dhe u thote”lajmeroni prinderit te me votooojneeee,se ata i dhunoj kam 8 vjet,por dua te jem ketu per 47 vjet
    Ja kete e mundesojne ata si Llalla…sepse baba im keshtu veproi dhe me baben e Llalles…i jepja ca me shume liri ne burg se dhe ai ndonje sherbim ma bente,i shtonte ca vite burgu ndonjerit qe duhej te dilte

    Llalla ti je kot!
    Ktu kryeprekuror eshte Saliu,vetem ai nuk e heq antiplumbin.
    Juve jeni keshtu…tip zboristash…jeni ber si targat e ..V..L…!

  11. KOSTA says:

    O zoti krye prokuror, nuk ka faj media qe nga te gjitha institucionet shteterore te shitet informacioni, duke filluar nga policia e kudo gjetke. Po qe se ti e ke me tere mendje, filloe hetimin nga ish ministri Nishani qe ka shitur shume info aq sa edhe i jane vrare shume police duke filluar nga ata te kater qe i dergoi ne kasaphanen e Dajtit……ai duhet te futet ne burg per shitje infoje….pa me gazetaret nuk ke pune ti…

  12. shvejk says:

    LLalle hesapi kos i holluar.

  13. tarraslala says:

    Ky eshte si Don Kishoti ben lufte me mullinjte e eres,,,Po e provon dhe ky njehere sikur po ben ndonje gje se ju ben ca muaj aty dhe ska levizur vendit fare,,Germo Tare germo

  14. C.Pyka says:

    i tha saliu me celular dhe llalla e zbatoi urdherin.

  15. Devolliu says:

    Këtej nga Devolli kësaj pune ne i themi ” s’ke ç’i bën gomarit e i bie samarit”.
    Medias dhe gazetarëve, ky llalla i Saliut të Viçidolit, do t’ua rruajë trapin pasi ata kanë bërë vetëm detyrën e tyre.

  16. Liberal says:

    Dritan Prifti ka thene ne Top Story te Sokol Balles pas video-skandalit te Ilir Metes

    – Kjo maxhorance ka nje plan qe te vendose kryebashkiakun nga PD’ja
    – Kjo qeveri do te vendose president nje PD’ist
    – Kjo qeveri do te vendose kryeprokuror nje PD’ist

    Ne kete kohe tha ai ( Dritan Prifti ) une nuk do ndodhem ne Shqiperi !

    Nuk e di ( dhe nuk me behet vone ) nese z.D.Prifti eshte akoma ne Shqiperi apo jo por desha te them se Shqiperia nuk eshte larg Fashizmit apo Nazizmit !!!

  17. sadik says:

    jeni prokuror politik dhe i varur nga berisha po te them troch. ok .Nuk e meriton ate karrike te vogel por shume te rendeshime per te luftuar krimin ne vendin tone.

  18. Berti says:

    Media eshte e lire.
    Ky eshte ligji ne boten e qyteteruar.
    Per nxjerrje sekreti o dhalle (H2O+KOS) duhet te hetohen ata qe e kane per detyre per ta mbrojtur dhe jo gazetaret dhe shtypi apo mediat e te gjitha llojeve.

  19. loku says:

    Ti moj Lindite a nuk e din ti se shteti ka ligje.Zotrote na thua se Prokurori nuk ka zbuluar vrasesin e ketij,te atij apo te atij tjetrit dhe sipas teje pse te zbuloje vrasesit e dy ceshtjeve te fundit.Domethene ceshtja penale nxirret ne pazar ta hetoni ju te vete quajtur gazetare apo shkrimtare si tju a thote kaplloqja juve.Turp te te vije por nuk ke faj ti fajin e ka kjo fletushke qe ta boton fleterrufene

  20. Dukati says:

    Llallë mor farë kosi! Njerësit e vrarë nga kriminelët e pushtetit si Gërdeci, 21 janari dhe dhjetra krime të terrorrit dhe seksit të pushtetit presin zbardhjen e tyre dhe ndëshkimin, ti po pengon dhe atë pak frymmarje të gazetave të dhunuara të heshtin. Llallë! Ty të përgjigjem me vargun e Gjergj Fishtës së math i cili diku vargëzon se “SËRBËT TË VRASIN DHE NUK TË LENË ME KJA”. Këtë po bëni me popullin shqiptar, ja ç,vlerësuat jetën. Kini vetëm një urim ju artë më kokë mallkimi i popullit. Një ditë duhet të paguani që po mbani ministra kriminelë për të sfiduar popullin viktim. Gjejmë emrin prekuror i shtetit dhe më padit që të prisha qetësin e borgjezis gjakatare. Jam nacjonalist unë që të akuzoj dhe jo komunistë more anti komb.

  21. Fush-miloti says:

    Po te mos merte kete veprim zoti Llala,udheheqesi yne I madh
    (BERISHA)nga lavire bulevardi do ta quante,QEN trotuari ashtu
    siq po e tregon veten tani, kete emer e meriton PLOTESISHT:

  22. saviano says:

    Pak vone doli ky kryeprokurori per te thene kete qe po thot.
    Kjo pritej prej shume kohesh. Prokurori i 21 janarit duhej te hetohej e bile burgosej. Nuk kam ndonje mall per ate dhe ato prokuror PLEPISTA dhe te pa denje per karrigen qe kane ne emer te popullit qe i paguan, por ne rastin konkret eshte 21 janari qe po hakmerret ndaj prokurorit dhe ndaj gazetares ( shqiptarja.com) njelloj si ndaj mediave kundra qeverise.
    Mos u merzitni as prokuroret qe do te sillen verdalle e as mediat qe hetohen. Keshtu ndodh me te gjithe te pa mundurit dhe kundershtaret.
    Po qe duhen dhene leke per te bere pak drejtesi? Kete e dini vete.

  23. Qemali says:

    Adriatik pershendetje! Dakort me shqetesimin qe ke per respektimin e standarteve etike e profesionale te hetimit. Por shqetesohu edhe per gjerat e tjera qe cilat jane 10 fish me te rendesishme.
    Te gjithe po presim nga ty ndricimin e ceshtjeve te medha. Psh. Pse degjeneroi procesi i 21 janarit me 4 te vrare e dhjetra te plagosur ne fjasko. Ku eshte puna e prokurorise, pse deshtuat, cfar po beni? Do ta therresesh Burgajn, Kulicajn, Bashen e Berishen per te deshmuar ??? etj.,etj.

  24. Bave a says:

    Média-soit Llalla-nuk mban mercredi PER sécrétion ate jan te detyruar t’a Jeanne organet shteterore dhe ne rastin ne fjale eshte prokuroria .JU duhet te mbani pergjegjesin si drejtesis i ketij institucjoni.
    MOS U BENI MASHA E BERISHES SEPSE JINI ISTITUCJON I PAVARUR

  25. dimer says:

    -Mediat jane ato qe rrezikojne me shume ne lufte dhe ne paqe.

  26. frasherlliu says:

    E filloj dhe ky i menderosur me metodat e Gazidedes per te vendosur drejtesine ne bodrumet berishiste te frikes,terrorit para zgjedhor po i fillojne gjasat.Media eshte e lire te shkruaje e te flase por menyra e vjeljes se informacionit shpreh forcen e saj dhe prezantimi ne publik duhet te jete pjese e edukates demokratike qe media duhet te respektoje me korektesine dhe vertetesi te paster dhe te zhveshur nga qelbesirlleqet politike,lobite servile e hajduterite, vrasjet dhe turbullite e politikaneve te pa lare derdimenet qe nuk shikojne pertej hundes se vet ja ashtu si ben Llalla qe me sa duket Berisha i ka futur nje kamzhik kurrizit.Prokuroria duhet te vihet ne ruajtjen e pastertise se medias ne menyre qe informimi publik te jete i vertete i paster.Institucionet e drejtesise dhe te pushtetit shteteror ne teresi duhet te harrojne dhe tu largohen metodave te diktatit politik dhe te dhunes morale sepse deri me sot jane bere aktore te urrejtjes ne popull dhe nxites te hakmarrjes ketij fenomeni tipik shqiptar qe ne kete rast i vihet ne ndihme dhe llallaberishizmi qe po tronditin shqetesojne shume shtete demokratike ne Europe e ne bote.A mundet te shpjegoje ky kryeprokuror i padrejtesise se perse kane zbarkuar shume vezhgues dhe sidomos ata amerikane qe ne fillim fushate te zgjedhjeve?-sepse rendi demokratik qe ka zgjedhur populli jane ne rrezik nga falangat politike te pushtetit pjese e te cilit eshte dhe Lllalla yne.

  27. meti says:

    dhalla(llalla) behet nga kosi por ky llalla jone nuk ka qen kos asnjeher prandaj mos shpresoni me kot.

  28. meti says:

    dhalla,(llalla) behet nga kosi por ky llalla jone nuk ka qen kurr kos prandaj mos shpresoni kot tek ky.

  29. al says:

    z.llalla ne qofte se kerkon te vendosesh drejtesi duhet pike se pari te fillosh penalizim e vartesve te tu. nuk ka faje media investigative per nxjerrje te sekretit, por prokuroret qe hetojne ceshtjen, sepse ata duhet ta mbajne sekretin. ne boten moderne media eshte pushteti i peste dhe me i fuqishmi, pasi ve ne pune me kritikat e saj organet e drejtesise.qe te fitosh simpatine e popullit ,duhet te hapen ceshtjet e lena pergjysem. te denohen prokuroret e atyre ceshtjeve qe nuk jane skjaruar ende si dhe mos ju bind urdhrave politik. mos harro se pushteti eshte rrotacion ,iken njeri dhe vjen tjetri.

  30. ALpini says:

    Zbato ligjin vete o prokuror,
    Gazzetari ate ka per detyre,ta publikoj lajmin dhe ta mbaje sekret personin nga buron lajmi.
    Gazetari me publikimin e lajmit ben krim vetem ne se cenohet siguria kombetare ose lajmi behet shkak qe te cenohet rende rendi kushtetues.
    Ne rastin ne fjale jeni ju te prokurorise,pse jo edhe ti direkt qe duhet te perballeni me ligjin per shkelje te tij.
    Prokuroria eshte formale ne punen e saj,ketu jane shume gjera formalisht dhe pergjegjesit e mbajne veten sikur kane arritur standarte.
    Gazetaret mos te ndikohen aspak nga keto metoda presioni por te arrine me shume te publikojne deshmi e fakte nga realiteti.

  31. Ura e Bunes says:

    Mediat nuk mund te hetohen per daljet e sekreteve(cfare sekrete ka ende aty,kur Banda e UDB me Saliun dhe veriore te tjere karaduze(malokare)…une vet jam malesor dhe e shenjteroi kete emertim)kane marre pushtet absolut ne Shqiperi?Goditeni fort kete jointelektualin Llalla,pasi duket qarte ben pjese në ate bande antishqiptare qe me 7 prill i duhen prere rrenjet!Bravo gazetarja kurajoze,vazhdoni ta gozhdoni kete prokuror pa krye!…

  32. perparimi says:

    1.Nese del sekreti hetimor,kerkoja prokurorise e jo medias.
    2.Nese media shkel privatesine e individeve,s’eshte detyre e juaja me i mbrojte ata.
    3.Me kete veprim je ne linje me Shefin tend qe eshte duke sulmuar median.
    4.Je i mosbesueshem.
    5.IK nda detyra te mos prishesh karieren profesionale.

  33. astrit says:

    Merr e heto ata kriminele qe sjellin ne Shqiperi helme kanserogjene per prodhimet bujqesore qe t’i hane femijet tane dhe mos bej shurdhin e qorrin.

  34. Treviso says:

    Zoti prokuror i pergjithshem, deri me sot ne Shqiperi rrolin e hetuesise e ka luajtur shtypi. Pse e kaluajtur shtypi ju e dini mire. Tani po merrni masa qe ta frenoni shtypin qe te mos e luaj me kete rrol. Me duket shume gabim. Deri sa prokuroria dhe drejtesia te mos funksionojne ne standartet e kohes, i takon medjave ta luajne kete rrol dhe i pergezoj medjat se po dalin mbi prokurorine dhe gjykatat. Kjo tregon paaftesine e qeverise dhe korrupsionin qe ben qeveria me pushtetet qe ka.
    Nuk eshte vertetuar se medjat kane prekur interesat e larta te shtetit, qe te vihen nen hetim. Qeveria dhe çdo organ i saje, po te kryej detyren qe i takon sipas kushtetutes, do te seleksionoje medjat pa dashje.
    Po te shkoje çdo gje vaj, pse do duhen te shkruhen dhe te shiten me miljaja gazeta? Pse do i interesoje popullit per te ndigjuar lajmet qe do transmetohen?
    Mirfunksionimi i shetit do te largoje dhe interesimin e teleshikuesve te emisjonit me te sukseshem , Fiks-Fare, qe kryeministri kriminel ka bere tegjitha tentativat per ta bllokuar. Kete duhet te shikoje prokurori i pergjithshem dhe jo me i frenu. Eshte emisioni Fiks-Fare me punen e pa lodhur qe po zgjidh hallet e popullit dhe jo qeveria e kryesuar nga krimineli sali me banden e tije. Eshte emisioni Fiks -Fare qe po ben punen e prokurorit te pergjithshem dhe te gjithe drejtesise.
    E them me kopetence se eshte populli qe po e miraton kete emision me organizimin e ndihmave valutore dhe materjale qe japin nga te gjitha krahinat e Shqiperise dhe refugjatet e harruar nga shteti.
    Qe te punosh si prokuror i pergjithshem ne kete shtet mafjoz, nuk eshte e lehte por, por duhet te matesh mire kur te sulmosh medjat, si te regjimit ashtu dhe te opozites. Medjat jane nen kontrollin e popullit dhe i eleminon populli medjat e padeshirume si e Farih Balliut.
    Zoti prokuror i pergjithshem, te uroj suksese ne detyren e veshtire por populli pret shume nga ju.

  35. .elidon says:

    Dosja hetimore e ka emrin ose quhet shkurtè i pèrdjekuri.
    Nè radhè tè parè deshe tju kèrkoj falje pèr nderhyrjen e kètij shkrimi qè unè po shkruaj,pasi edhe unè jamè i tè njèjtave mendime si tè gjithè parashkruasit e tjerè qè kanè shkruajtur mendimet e tyre nè ato pjesè qè unè lexova,kunder urdhèrit pèr hetime qè kryeprokurori zoti Llalla ka filluar ndaj medjave dhe gazetarve tè saj.
    Unè jamè njè punonjès qè kamè shèrbyer prej 22 vitesh dhe vazhdoj qè tè sherbej si njè njeri i till pranè disa institucioneve tè drejtèsive si nè Korçè,Shkoder,Sarandè,Vlorè,Fier,Lushnje,Gjirokastèr,ku dhe kamè pasur fatin e keqè qè tè kemè kontrollua ose tè kemè pasur shumè informacione tè tjera lidhur me shumè dosje ndaj shumè krimeve apo shkeljeve tè shumè veprave penale,qè janè kryer edhe nga persona apo fuksionarè tè lartè shtetrorè nèpèr institucionet tona,dhe pikèrishtè nè kèto momente qè unè po ju shkruaj kamè njè dosje nè dorè por nè rrugè private,jo nè rrugè shtetrore,pasi nè rrugè shtetrore nukè e kamè atè forcè qè ta hetojè kètè çèshtje,pasi kanè qènè dhe janè tè imlikuar edhe disa gazetarè nga kolegèt tuaj,qè ju po i mbroni me njè fanatizèm tè tepruar nè shkrimet tuaja,ku nukè lejoni nè asnjè mènyrè dhe nukè doni qè prokurorija tè bèjè kèto llojè hetimesh ndaj disa gazetarve tè till qè kanè bèrè kèto shkelje ligjore.
    Siç ju shpjegova qè nè fillim,duke shèrbyer nè organet e drejtèsisè dhe duke pasur disa njohuri shumè tè mirè ndaj Kushtetutès sè Republikès sè Shqipris,desha nè mènyrè ligjore por edhe nè atè tè njè kulture njèrzore tju pyesja qè pse prokurorija nukè ka tè drejtè tè bèjè hetime ndaj jush si gazetarè,apo mos me shkrimet tuaja po mundoheni ku tè thoni tè kundertèn,qè kjo prekurori kètu e ka edhe gabimin mè tè madh,pasi deri mè sotè populli Shqiptar nukè ka degjuar asedhenjèherè qè tè jetè dènuar ndonjè gazetar,pasi nuk mundè tè themi se tè gjithè gazetarèt janè shènjtor,dhe tè paprekshèm ndaj ligjit,pasi po tè ishte kèshtu domethènè njèrès tè regulltè dhe tè drejtè ndaj anas ligjore,nuk do tè kishte Gèrdec,nuk do tè kishte kurupsion nèpèr ZVRPP.nuk do tè kishte korupsion nè zyrat e Aluizmi-t,nè Bashki,nè Prokurori,nè Gjykatè,etj,etj,pasi kjo detyrè èshtè detyra e juaj si gazetarè qè ti denanconi kèto shkelje tè shumta ligjore qè kèta punonjès apo funksionar tè lartè shtetror kanè bèrè,dhe po vazhdojnè qè tè bèjnè edhe nè kèto momente qè unè po ju shkruaj,ku ju zotèrinj gazetar kur ka raste tè tilla tè shkeljeve ligjore,ju i merni ne telefon kèta titullarè tè kètyre institucioneve dhe i lajmèroni ose bèni kompromise me kèta drejtues duke bèrè rolin e manaxherit ndaj pèrfitimeve tè shumave tè ndryshme nè tè holla,apo pèr disa interesa tè tjera personale,dhe mè e keqja e tè keqes èshtè se ditèn tjetèr po pèrsèri ju,tè njèjtèt gazetarè qè jeni nè kèto kompromise,dalni parparave medjave tuaja dhe pa pikèn e turpit fillojnè dhe shani qeverin dhe kryeministin e saj zotin Sali Berisha,si njè njeri dhe si njè qeveri qè èshtè e koruptuar,lidhur me krimin e organizuar dhe me korupsionin,mè vjen keq pèr kèto shkrime pasi shum prjej jush si gazetare me njè eksperiencè tè vjetèr,nuk ju vjenè mir pèr akuzat qè unè po ju shkruaj ndaj disa medjave tuaja,ku unè do tja u bèjè edhe publike disa nga kèto fakte,ku ju do tè mereni vetè mè vonè inisiativèn,nè qoftè se keni njè deshirè tè till,pèr gjetjen e tè vertetès mbi kèto publikime nè kèto shkelje ligjore qè kolegèt tuaj gazetarè kanè bèrè ndaj kètyre shkeljeve me vetdije tè plotè ku me dashje janè bèrè edhe pjestar nè krimin e organizuar,nè atè tè korupsionit qè ju si medja publike e luftoni çdo ditè e mè shumè atè,ku kjo luftè èshtè ngritur me tè madhe dhe po luftohet edhe nga Ambasadorèt e Shteteve Europiane,nga Ambasadori i Shteteve tè Bashkua tè Amerikès,por edhe nga Kryeministri i Republikès sè Shqipris i nderuari zoti Sali Berisha.
    Desha qè tju pyesja ku èshtè acarimi juaj pèr prokurorinè e shtetit Shqiptar nè kèto hetime,dhe nè qoftè se ju si gazetarè nukè doni tè lini kètè prokurori tè hetojè ndaj jush,kolegève,apo ndaj tè afèrmve tuaj,ju lutem bèheni vetè kèto hetime dhe tregojani ose informoni popullit tuaj,se kush i ka bèrè kèto shkelje ligjore,qè unè po ju u bèj publike nè kèto momente.(1)-(Nè Vendimin E Pushimit Tè Proçedimit Penal Me Numèr 587 Tè Vitit 2011,Nè Prokurorinè E Rethit Fier,Me Prokurorin Zotin Artur Cara.)Dhe(2)-(Nè Njè Vendim Tjetèr Nga Gjykata Rethit Fier Tè Dat/24/04/2012 Me Nr.Vendimi 62-2012-3008(273.Nr.Rregj.Them.71008-00066-62-2012(75)Data E Rregjistrimit 25.01.2012.Nga Gjyqtarja Zonja Lindita Semini).pèrshèndetje dhe respekte tè gjithè medjave dhe gazetarve,dhe po tè keni nevoje edhe pèr informacione tè tjera mediatike,mua do mè keni nè çdo kohè dhè nè çdo momente nga mbrapè pèr njè ndihmè tè till.Pèrshèndetje dhe Respekte nè tè gjitha drejtimet tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje