Një BMW fantazmë “pa pronar”, kapet duke vjedhur në një rrugë të Bllokut

29 Mars 2013, 17:17Politika TEMA
Një BMW fantazmë “pa pronar”, kapet duke vjedhur në

Kjo që shikoni në foto është një veturë fantazmë pa shofer. Është filmuar në mëngjes nga kamerat e sigurisë së një institucioni publik në një nga rrugët qendrore të Bllokut në Tiranë. Në të vërtetë shoferi i saj ekziston dhe shikohet dhe në kamerë, por në regjistrat e policisë vetura rezulton pa pronar. Historia u zbulua në mëngjes kur kamerat e sigurisë kanë filmuar këtë veturë fuoristradë BMW me targë TR 6879 I, e cila ka ndaluar dhe ka mbledhur gjithë sinjalistikën e parkimit në rrugën qendrore të Bllokut, duke i vjedhur ato.

Por kjo ishte çudia më e vogël. Çudia e madhe ndodhi pas fillimit të hetimeve të rojeve të sigurisë. Pas verifikuan targën dhe u lidhën me Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor, rezultoi se vetura ishte shumë problematike. Ajo kishte qenë prezent në një vrasje në Shkodër, pastaj kish qenë pronë e një prokurori, pastaj ishte rishitur dhe kur policia i bënte refresh gjendjes aktuale të veturës, dilte pa pronar.

Rasti është tepër i frikshëm pasi vërteton se në qarkullim ka vetura pa regjistrim dhe që nuk i përkasin askujt dhe nëse bëjnë një krim. Fakti që kjo veturë ka qenë pronë dhe e një vrasësi dhe e një prokurori ngre akoma më shumë dyshime për lidhjet e drejtësisë me krimin dhe rrumpallën në policinë e Flamurit dhe Kuliçit për skedat e kriminelëve.

Kujdes nga veturat fantazmë “pa pronarë”, sidomos kur kanë nevojë dhe për sinjalistikë parkimi. Duket se bosi i vërtetë ka ndonjë biznes të madh dhe ka nevojë të rezervojë parkimin para zyrës, por policia nuk e gjen dot.

27 komente në “Një BMW fantazmë “pa pronar”, kapet duke vjedhur në një rrugë të Bllokut”

  1. adriatik says:

    Obobo ca shteti islamik

    1. jimmy says:

      SHIKONI S MOS I DUHEN PER NDONJE POSTOBLOCK TE RREME

    2. Antifobi says:

      Adriatik cfare lidhje ka ketu shteti islamik.Mjaft re me keto pallavra nje e me dy islamiket ketu e islamiket atje.Ku eshte lidhja ketu me islamiket.Shko re pirdhu kaqol ti dhe te gjithe antilirise fetare.Shko e provo ne nje shtet islamik dhe do e shohim.

      1. Pelasgian says:

        mos ja ve re se eshte qen jargavec i janulles !

    3. E vertete Arqidhatik. Shtet tamam eshte vetem Greqia.

    4. Antipadrejtesi says:

      po te ndodhte ne nje shtet islamik i kepusnin koqet ketyre, para 1 muaj ne Iran u eksekutun me varje dy te rinj qe rahen nje person dhe moren leket na bankomati …i pa gjith mileti kush flet per shtet islamik nuk e njeh fare ligjin e zotit informohu me shume i nderuar Adriatik

  2. baca says:

    …Shtetin e kemi te forte…!!PERPARA…NE JEMI NDRYSHIMI..

    1. anastasia says:

      PËR PARA……..

  3. ardian says:

    mire qe kane bizneset kamera!

    kjo vjedhje behet per ti mbajtur sinjalistikat e makine apo para biznesit per te ngjajtur si njeri i shtetit dhe i policise qe mos ndalohet nga askush. jam i sigurt qe ka vjedh dhe tabela policie dhe i mban te xhami para.

  4. Xhozi Plehra says:

    Emri ? mul
    Mbiemri? noka
    Profesioni ? katunar…. kshu… minister

  5. enea says:

    Asgje nuk do ndodhi, edhe ky lajm do shuhet.
    Po vriten njerez dhe kriminelet jane te lire, jo me nje cope hekuri me 4 goma..,Pffffffffff

  6. mafia says:

    ruhuni nga shteti i berishes ai eshte mafia e vertete!

  7. aleksandri i madh says:

    Ky me BMW do jeto ndonje pilot i Baces Vucidol per zgjedhje prandaj leviz si cub tani para zgjedhjeve.
    Baca Vucidol e ka taktike te vjeter.
    Ketyre piloteve para zgjedhjeve u jep “liri” te shesin pordhe neper qytete per presion psikologjik.
    Kur mbarojne zgjedhjet Baca Vucidol i hedh si limon i shtydhur sepse nuk u duhen me. Pfu fare e keqe.

  8. alban4eva says:

    adriatik greku, sikr te ishte shtet islamik sic thua ti, do ishte mire fare, se ne shtetet islamike nuk ndodhin gjera te tilla. dhe ti e di shume mire. gjej ndonje tas tjeter me mut per te ngrene, se ky lloj muti qe po ha, nuk perben lajm.. kur te jete ndonje teme per Janull pedofilin, atehere mund edhe te fillosh diarrete e tua me sfond fetar..

    persa i perket temes, sa kohe te jete S-halè kerma ne pushtet me hordhite e tij maloke, me Mulra, Kulishra, dhe shpellare te tjere me cifteli, kjo gjendje nuk do ndryshoje, perkundrazi, do behet me keq.. shtet tipik mafioz, Kamorra dhe mafia siciliane ti rrujane topet shtetit te S-haleut..

  9. Treviso says:

    Policia nuk e gjen dot?????????
    Pyesni Berishen dhe jua gjene ne nend pronarin e makines. Kjo makina fantazem ka krijuar aksident ne afersi te Prenjasit me bllokimin e rruges te nje autobuzi me simpatizante te se Majtes. Ne kete inxident eshte raportuar targa e makines por seshte identifikuar shoferi qe e ngiste.

  10. kola says:

    Po edhe kur doni te mashtroni nuk dini.Vetura ka pronar ate qe e ka blere i fundit.Ai ta gjeje se ku e ka shitur ose i mbete bythes atije.Kjo eshte e lehte por ju doni te nxini gjithcka dhe kete rrene tuajen e hane vetem komunistet hipokrite e pensioniste

  11. Rebeli says:

    Pronari: Astrit Martiri
    Perdoruesi:Bardhul Sulejmani

  12. Euro Maloku says:

    Kjo eshte nje fitore e moshes se internetit.Qeveria e Saliut ka vene ne perdorim makina me auto-shofere…dmth qe udhetojne vet.
    Hajde mos e votoni prap Saliun..se shpejti do te dalin ne qarkullim edhe gomere me autopilot….!!

  13. mulo ministri says:

    Ja edhe ca info tjeter:
    Martiri, Astrit, Rr.s.frasheri P.m C R, Tiranë. 251971
    bardhyl Sulejmani eshte kengetar relativisht i famshem tallavaje.

  14. 007 says:

    Ekzekutohet në qendër të Shkodrës, Çlirim Cafi, teksa ka qenë duke lëvizur me makinën e tij luksoze BMV X5. Ka qenë ora 10:30 e paradites së djeshme, kur një person me motor, dhe që mbante një skafandër në kokë, ka qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit Cafi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, kur personi i maskuar i është afruar dhe ka qëlluar tre herë mbi të. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, autori është larguar me motorin e tij tip “Vespa”, në drejtim të lagjes “Perash”. 33-vjeçari është djali i nënkryetarit të shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve, Asllan Cafi.

    I njohur në Shkodër me emrin Çim Cafi, viktima ishte pronar i një moteli në qytetin verior. Megjithatë, e kaluara e tij kriminale e kishte bërë atë edhe më të njohur në skedat e policisë. Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, mësohet se viktima ka qenë i njohur në qytetin e Shkodrës si person me rrezikshmëri të theksuar shoqërore. Sipas policisë, duke parë se viktima ka pasur shumë probleme, është e vështirë të përcaktohen edhe pistat e hetimeve.

    Çlirim Cafi është akuzuar se, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri Agron Tellosin (Foleta) dhe Gjin Tellosin (Foleta). Pas përfundimit të hetimeve, prokuroria kërkoi në qershor të vitit 2002 dënimin e Cafit, i akuzuar për vrasje, vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa gjykata e Shkodrës i jep atij pafajësinë. Në tetor të po atij viti, për Cafin ngrihet një tjetër akuzë. Së bashku me Bardhok Planin, ai akuzohet për “rrëmbim personi në bashkëpunim” dhe këtë herë gjykata e Shkodrës e dënon me 12 vjet burg. Pas apelimit të bërë nga i pandehuri, Gjykata e Apelit e dënon vetëm me një vit burg.

    Ndërsa në lidhje me ngjarjen e djeshme janë shoqëruar në polici disa persona në cilësinë e dëshmitarit, të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin e ekzekutimit të 33-vjeçarit Cafi. Ndërkohë, për të zbardhur ngjarjen e rëndë, nga Tirana ka mbërritur një grup pune nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në hyrjet dhe daljet e qytetit janë ngritur postblloqe. Ndërkohë që forca të shumta policie dhe të FNSH-së janë duke kryer aksione në periferi të qytetit, ku mendohet se është larguar autori. Sipas policisë, autori i vrasjes është larguar dhe ka mundur t\‘i shmanget ndjekjes së policisë, duke përfituar nga trafikut i rënduar.
    2006-09-20

  15. SHKARRAVINA says:

    do jete ndonje makine a atyre bark shkerdhatava te tropojes ose kuliqit me shoke bark derrave

  16. Idriz says:

    Ky eshte Shteti i Shefit te Mafjes Sali Berisha.

  17. tirka says:

    Hej i duhen PS pare per zgjedhje.

  18. Kujdes ketu ka krim qeveritar ne zhvillim says:

    Duhet të kete hyre nga Mali i Zi,pikerisht per krime…hetoni dhe do gjeni pronarin e huaj,qe nuk ka denoncuar…pas tij e ka marrë mos gaboj,një shkodran i ardhur nga Tropoja vite më parë,pastaj Prefekti i Tiranes,dhe pas tij një i akuzuar per krime,pastaj Prokurori qe ka lidhje me rrjetin politik qeveritar…ky me perafron me të verteten,nese nuk eshte një ngjashmeri,por qe shtypi duhet ti qepet se ne kete makine rri djali i një qeveritari shume të lartë,si kam njoftim!Mos e lini pa ndjekur kete rast duke i kerkuar hetuesise të informojë publikun nga ku dhe paguhet!Po pergatitej nje krim,duket,kunder nje politikani të opozites,per të coroditur 7 prillin!…Besoj se nuk eshte supozim!

  19. emigranti says:

    mendoj se shoferi do te kete qene jashtetokesor , keshtu qe ska ci duhet targa ne Shqiperi , vend rrumpalle.

  20. njoftim says:

    Njoftim: Nga nje shok mora vesh se prokuroria do te filloje hetimet per kete rast. Njoftohen te gjithe ata qe jane perfshire, ne polici dhe kudo te heqin fotot nga facebooku. Mund edhe ti mbyllin fare per ca dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje