Naço: Gjatë qeverisjes me PD, na ka ndarë vetëm… 28-29 nëntori

30 Mars 2013, 14:56Politika TEMA

Nënkryetari i Kuvendit dhe një prej 4 deputetëve të LSI-së, Nasip Naço, shprehet se gjatë bashkëqeverisjes me PD-në, gjërat kanë shkuar shumë mirë. Ai vlerëson bashkëpunimin PD-LSI dhe thotë se gjatë këtyre 4 viteve nuk kanë pasur asnjëherë mosmarrëveshje. Naço thotë se PD dhe LSI janë ndarë vetëm në një rast, gjatë festimit të 28 dhe 29 nëntorit. Ndërkohë, ai ripërsërit qëndrimin e tij se LSI duhet të dalë e vetme në këto zgjedhje.

“Për mua personalisht, ne duhet të hyjmë të vetëm në këto zgjedhje, pa u bërë me asnjë palë. Flas në emrin tim personal. Sigurisht unë nuk jam deputet i pavarur, jam brenda një force politike, i respektoj vendimet e saj dhe do t’i respektoj vendimet që do të marrë konventa apo institucionet e tjera të rëndësishme që ka LSI. Gjithsesi, a ka pasur gjera që nuk kanë shkuar mirë në këtë bashkëpunim? Pra, çfarë do të veçonit diçka që për LSI-në nuk ka shkuar siç duhet në bashkëqeverisjen me PD-në? Po përmend një datë dhe një fakt, që për ne si LSI është simbolike. Pra, po flas për 28 dhe 29 Nëntorin. PD feston 28 dhe ne festojmë 28 dhe 29. Pra, është një aspekt që na ka ndarë me PD-në”, ka thënë Naço për “Mapon”.

Sipas tij, “nuk besoj se do jemi paterica e njërës dhe karburanti i tjetrës. Thashë që mendimi im personal është që të jemi të vetëm në zgjedhje dhe të marrim ato vota që na jep elektorati. Ne kemi qenë pjesë e qeverisjes, por s’kemi qenë gjithë qeveria. Pra, shumë gjëra kemi dashur t’i bëjmë dhe ndryshe, por nuk kemi pasur mundësi për shkak të votave që morëm më 2009. Në rast se rezultati ynë do dyfishohet apo do trefishohet, sigurisht që pesha jonë do jetë më e madhe dhe sigurisht dhe vendimet do të jenë më të mira dhe të drejta në favor të qytetarëve shqiptarë”./b.l

29 komente në “Naço: Gjatë qeverisjes me PD, na ka ndarë vetëm… 28-29 nëntori”

  1. arsen says:

    Epo tani…BASHKOHUNI DHE FESTONI 30 SHKURTIN!

    1. Tironsi "ZZ" says:

      @ arsen
      Ha ha ha, i modh arseno
      Bashke me Tosin e Maries (tani Xhoit)
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html

  2. liri a vdekje says:

    Jo ket rradhe sdo jeni as pateric as karburant po do jeni haleja ku shqiptaret do hedhin jashteqitjen ne vend te votave per juve

  3. deshnica says:

    po te ishit njeri i ndershem dhe tjetri haidut do kishit ngrene turinjt.por nga qe jeni te dyja palet legena keni kaluar mire.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Per karburant nuk e di, por per “cic”, ju pershtatet me mire…

  5. Malo says:

    Po Kushtetuta dhe ligji more zoti Naço, apo zevendesohet me vendimet e qeverise se Berishes. Ajo date eshte vendosur nga fituesit e luftes per çlirimin e vendit dhe tani bijte e niperit bashkepunetorve te pushtuesve nuk ndjehen mire qe t’a fetojne me 29 Nentor.

  6. agim says:

    Pra ju keni vjedhur boll,por ne raste se ju rritet elektorati ju do rritni thaset per te mbushur me para e gjak te popullit,bravo keshtu ju ka porositur i pangopuri kryetar.

  7. ka mundesi says:

    A ka mundesi te na lini rehat!

    Meqenese keni dhe kaq shume afersi me PD,pse nuk shkriheni njehere e mire dhe te lini rehat te majten?
    Apo kerkoni te livadhisni ne te dy krahet?
    Nje gje ta dini mire: 23 Qershori do flasi kundra jush!

  8. lexuesi says:

    Sigurisht, qe asgje nuk mund t`ju ndaje juve. Jeni si vellezerit siameze ne poshtersi dhe hajduteri. Askush nuk dyshon ne te kunderten, ndaj mos u lodh te na sqarosh se cfare ju ndan e cfare ju bashkon. Gomar!

  9. VERONIKA says:

    Antennnaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa po shkruajtet me per kta
    te bunkeri do ju cojme internim
    Ja doli ky skuthi ,hap gazeten dhe vetm LSI
    Nasipi thote:Na ka ndare vetm 28 -29 nentori,se hidrocentrale,miniera GERDEC,i kane bashke dhe 21 JANARIN bashke e kane
    Bashke qendroni lavire, corben qe gatuat bashke hajeni.
    Thashe dje qe teto Lili po ben zhurem me shume vota me shume *punesim*
    Doli sot ky i ben iso trefishimit te votave,se ….do na punesojne
    Nasip po kush te ka thene ty mor skuth qe ne e duam punesimin me teser,me LSI,ende nuk po kupton qe ai integrimi qe kerkoni fillon te meritokracia
    Po he mor prekuror enverist,ende si te beren ty prekuror keshtu do vazhdoje ky vend?????
    Per cfare do e veconim LSI??????
    Po sa per fillim PD,nuk ju shikon dot me sy,se nga ju filloi dhe ngrenia e grameve te bukes…blloku…dhe kostoja politike e 21 Janarit
    Nasip asgje nuk harrohet,ne jemi *kokepalar* por nuk jemi jurist si ty
    Nqs kjo pyetje na behet ne…hem…ju jeni metastaza e kanserit ne kte vend…e di si kurohet…pyete dushistin Vasili… jepet nje prerje e nje dore te sigurt votuese..JO LSI,JO,JO ….per asnje vend pune,nuk ka vlere vendi i punes si zuske para te ardhmes te ndershme te cdo njeriu.
    Kte se kupton ti,sepse je gen bastardi…por e rendesishme qe e kuptojme ne.
    Nasip ik ha pensionin dhe mos u konsumo me,zgjodhe skuadren e gabuar
    KOHA JUAJ MBAROI,DHE DO NGELET NE HISTORI SI KOHA E ZUSKAVE!!!!

  10. Delli USA says:

    Keta te LSI-ise jan mender politikanet me te pamoralshem ne politiken shqiptare,hyne ne qeverine e Saliut per gjoja se ju dogje xhani per integrimin,por ne fakt kryetari ju kap me blloke ne dore duke vjedhur,dhe me e rendesishmja eshte se ne 4 vjet asnjehere te vetme nuk i kan kundershtuar nismat e Saliut.Keta per interesa korruptive harruan Gerdecin dhe 350km katror territor qe Saliu ja u fali grkeve,kur dihet se keto dy pika ishin kryesoret ne fushaten e tyre ne 2009-en.Keta nuk jan parti por nje bande xhambazesh,qe shpresoj se do marin pergjigje ne 23 Qershor.

    1. marjeta hysi says:

      Po ç’politikane jane keta derra.Keta jane ca kokelopa qe dine te belbezojnee 200 fjale gjithsej dhe per çudi ate punen e vjedhjes e kuptojne mire. Gjithe soji i tyre jane copa mishi, as vete nuk e dine pse rrojne edhe pasurine qe kane vene me duar me gjak nuk dine si ta perdorin se ne kete pike del ajo qe thote veronika degjenerimi i genit

  11. vlora says:

    Ha ha ha ha Pra vetem ne datat 28 dhe 29 nentor keni “bere” si te majte?! Dy dite nuk jane pak!

  12. shvejk says:

    Nuk ka cfare tju ndaje nga PD o legen , sepse jeni i njejti mall.

  13. iliri says:

    Po keta pse nuk bashkohen me PD ? Keta vete e thone se asgje nuk i ndan ?! Iliri

  14. Kerpaci says:

    asnjehere nuk jeni ndare me PD sepse jeni mbrujtur nga i njejti pleh. Kjo deshire ju ka lindur tani, por jeni shume te vonuar.

  15. kosovari says:

    PO SIGURISHT NANAC AS QE E KEMI VENE NE DYSHIM

    JENI NJE BRUME : FSHATARE-ISHSIGURIMSA.

  16. vajsi says:

    PO SIGURISHTE SE LIGJI PER DETINE SJU NDANE DOTE PO MEGJITHATE PA DASHJE KENI THENE NJE GHJE TE VERTET .PO SI SKINI TURP….

  17. Lanabregesi USA says:

    Po qendrove ne preher te Saliut sigurisht qe do maresh edukaten dhe huqet e tij,keta plehrat e mender LSI-ise eshte mire qe dhe ligjerisht te bashkohen me Saliun,se besoj qe ato dy dite ne vite qe gjija i ndajne nuk jan ndonje pengese e madhe dhe me pak guxim tejkalohen.

  18. zekthi says:

    28-29 Nendorin i ka vendosur historia e popullit shqiptar. Ne keto dite ju nuk nderhyni dot. I pranoni ne menyre hipokrite dhe dukene shume fallco qe te dy kur i kujtoni veç e veç.
    Te tjerat te gjitha ju bashkojne : Vjedhja,pasiguria,genjeshtra,korrupsioni,vrasjet ne bulevard,imoraliteti politik dhe pervetesimi pa fund i pasurise publike per te ndertuar vila e bisnese turistike etj. etj.

  19. zekthi says:

    28-29 Nendorin i ka vendosur historia e popullit shqiptar. Ne keto dite ju nuk nderhyni dot. I pranoni ne menyre hipokrite dhe dukeni shume fallco qe te dy kur i kujtoni veç e veç.
    Te tjerat te gjitha ju bashkojne : Vjedhja,pasiguria,genjeshtra,korrupsioni,vrasjet ne bulevard,imoraliteti politik dhe pervetesimi pa fund i pasurise publike per te ndertuar vila e bisnese turistike etj. etj.

  20. Kaq pak says:

    Pse te vetem ne zgjedhje,kur ju ndajne kaq pak,28-29 Nentori ?!
    Ka ndryshuar programi i PD-se apo LSI-ia e ka bere programin si PD-ja,te djathte.

  21. fatmiri says:

    Zoti Naço, paço taço, kur thote Berisha: I lexon komentet, se dhe keta qe shkruajne ketu jane shqiptare? E, pra ju jeni nje me pd-ne dhe nuk keni ndryshim. Ashtu si thote nje komentues me larte, shkrihuni dhe si partiçke me te , se ndryshe nuk behi me deputet. Pohoni me gojen tuaj dhe kjo eshte gje e mire. S’ka rendesi 28 apo 29 nendori, ato i festojme dhe me 30 shkurt , thote nje me te drejte me larte! O plehra te kesaj kohe!

  22. Fred says:

    Drejt e ke thane si M..dhe Kepuca

  23. Shpiragu says:

    Nasip! Une te njoh shume mire si JU dhe gjithe familjen tuaj e te tjere si xhaxhallaret e kushurinjte tuaj,qe banonit ne Corovode. Ethem me ndergjegje te plote se ruaj respektin me te madh per njerezit tuaj.Nuk eshte e nevojshme ,pa po te mesosh emrin e vertet do t’me japesh plotesishte te drejte. Keto kohet e fundit me duket se nuk po jep mendime te pranueshme. SE pari diten e clirimit se ka vendosur ,as PD e as LSI. Diten e clirimit e vendosi gjaku i ESTREF CAKES,Tefik LAPANIT,e te gjithe ATA qe prehen aty siper MUZEYT TE COROVODES,se bashku me gjakun e ature te rene ne mbare SHQIPERINE.Ju ndahuni me PD-ne jo per daten,po per mohimin ,shkaterrimin e lapidareve,prishjen e vorrezave te deshmoreve,per ngritjen e bustit te Tradhetarit e hajdutit Ahmet Zogut,per heqjen e emrit te rruges “Deshmoret e 4 SHKURTIT” GJeje,NASIP NE FEJSBUK,se ka hedhur nje mesues i nderuar i historise ;pamje nga corrovoda e kohes se ZOGUT dhe krahasoje me Corovoden e viteve 1945 – 1990 ,se tani nuk ke cte krahasosh. Pse e permend tani ket “ndarje” me PD ne prag fushate,si puna e fondit per rrugen Lushnje- Berat,per te bindur veteranet e nderuar qe te votojne per ju? Jo Nasip,nuk te beson njeri.Ju nuk thate nje fjale per Gerdecin,per 21 janarin raste keto qe duhet te ishit shkeputur automatikisht nga vrastaret,pavarsishte nga gjyqi,per te cilin te gjithe ishin te qart se si do perfundonin.PO dhe sikur per ate ndarje qe thoni ju,diten e clirimit,ju nuk duhej te bashkoheshit me PD , psi ishit te qarte per qendrimin e saj ndaj LNCL.Mos harro se qysh ne fillim,me poshtrimin qe po i bente SALIU kesaj lufte ,u distancuan personalitete te njohur ne opinionin SHQIPTAR.Kjo nuk u justifikon,pasi tani jemi te bindur se me i rendesishem per LSI-NE ka qene interesi i pasurimit nepermjet pushtetit,si dhe jane faktet.
    Une qe po te shkruaj nuk kam patur privilegje nga PPSH, me shume kini patur JU ,dhe personalisht TI. Po kurr nuk mohohet e verteta . Ndaj me mire matu para se te thuash ndonje mendim.POPULLI ESHTE I ZGJUAR,ME SHKOLLE E JO ANALFABET. Analfabetizmin po e sjell ajo PD , nga e cila nuk shkeputeni dot se u ka mberthyer prej fyti,e duart nuk shqiten dote pasi jane ngjitur nga ” MJALTI” qe kini ngrene nga qypi i PD. Ju po flisni per punesimin,po nuk kini folur asnje fjale per punesimin e “lodhshem” te Argita BERISHES'”Nuk kini mbajtur asnje qendrim ndaj fyerjeve dhe kercenimeve qe ortaku juaj ne qeverisje,zoti kryeminister u ka bere deputeteve te opozites edhe pse keta u mbeshteten kur thyet vazot e luleve ne PARLAMENT per nje vend, ne mos gabofsha, ne KQZ.Pajtohem me mendimin tend.O kerkoni falje publike elektoratit te majte dhe antareve te thjeshte te LSI e bashkohuni me PS, ose dilni me vete. PO nje gje prap po e them: Kete radhe jeni te humbur.
    PERSHENDETJE.

  24. Mimo says:

    HIC PO ABIL e cfar duhet tju ndaj me shume apo tju bashkoje me shume , Ju skini turp.

  25. ALBAN DEGA says:

    ….. U BASHKON FORT KORRUPSIONI

    As 28- 29 Nentori nuk arrin tu ndaje nga PD-ja… U bashkon dicka shume me e fuqishme…. KORRUPSIONI …………!
    E kalbet cdo hallke te shtetit shqiptar or kalbesira politike dhe ti Naco – Palaco, nje nga nga me te korruptuarit e LSI-se

  26. shkodrani says:

    TI NACO THIU ,THUA SE ME P.D. I KEMI RREALIZUAR TE GJITHA,DHE KETU KE SHUME TE DREJTE MOR DERR I SHK………… ORE SPIUN I SIGURIMIT ORE ANETAR I LSI BORDELLOS,I KENI RREALIZUAR VJEDHJET E TE GJITHA LLOJEVE DHE FORMAVE,MORE B,Q………… RET E SHQIPERISE ,TI ME ILIMONA BUCEN DHE ME SALI VUCIDOL SERBIN,DHE TI MENDON SE KY PPOPULL DO JU HARROJE PERSERI SI NE 1991 ,QE JU LA PA NDESHKUAR PER KRIMET QE KENI BERE?,GABOHESH RENDE ORE MEGA HAJDUT E KRIMINEL,KETU DO TI PAGUANI DHE SHUME SHPEJT BILES,

  27. timo says:

    Z. Naço e bën si Tataçi i Korçës: ç’më duhet mua se ç’them unë. Vetëm 28 e 29 nëntori na ka ndarë me PD-në thotë. E më tutje: shumë gjëra kemi dashur t’i bëjmë ndryshe por nuk kemi mundur për shkak të votave… E mor derdimen, me kë je me thënien e parë apo të dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje