Zogaj: Rama më ka premtuar se do mbajë fjalën për paktin që kemi bërë

30 Mars 2013, 11:33Politika TEMA

Koordinatori i tryezës opozitare, Preç Zogaj, është në qendër të vëmendjes së shtypit, që ka nisur të komentojë largimin e tij të mundshëm nga opozita.

Vetë Zogaj në një intervistë për Mapon thotë se është në një proces komunikimi me kryetarin e PS, Edi Rama dhe ai e ka siguruar që do e mbajë fjalën për paktin e bërë.

“Unë e thashë disa herë se me të drejtën e një opozitari konstant, jam në një proces komunikimi e sqarimi me kryetarin e PS-së, Rama për disa çështje parimore. Shtova se du ke p a r ë ecurinë e këtij komunikimi, do të më duhet të verifikoj arsyet e mbetura të qëndrimit tim në tryezën e tij. Komunikimi dhe ikja nuk rrinë bashkë. Kjo është elementare. Por unë nuk mund t’i ndaloj të pavëmendshmit apo ndonjërin që ka qejf të bëjë Kasandrën të mendojnë si të duan. Për atë publik që ka interes dua ta përsëris se intencioni im është të finalizoj këtë investim katërvjeçar në opozitë,përkrah Edi Ramës dhe anëtarëve të tjerë të Opozitës së Bashkuar. Po të vijë puna për të ikur, nuk do të iki si kaçak, por në mënyrë civile, me shpjegimet publike përkatëse,” theksoi Zogaj.

“Rama ka gjetur kohën në këtë periudhë të ngjeshur t’u kushtojë vëmendjen e nevojshme çështjeve të shtruara nga unë, duke treguar bonsens dhe mirëkuptim. Jemi marrë vesh për integrimin e projektit të detit dhe infrastrukturës në projektin e PS-së. Për temat e tjera, komunikimi vazhdon. Shikoni. Nuk kam dëshirë të marr role. Por besoj shumë se kjo që po bëj i vlen opozitës dhe politikës. Prandaj Rama ka vlerësim. Po të jetë fjala për interesin tim, jua them hapur se ai më ka siguruar më shumë se njëherë dhe për herë të fundit para pak ditësh se është dhe do të jetë fjalëmbajtës për paktin që kemi bërë në këtë opozitë,” vijon politikani i njohur.

I pyetur për pakënaqësitë, ai jep këtë përgjigje: “Nuk është në statusin tim të kem pakënaqësi. Kam mendime, qëndrime”./ep

21 komente në “Zogaj: Rama më ka premtuar se do mbajë fjalën për paktin që kemi bërë”

  1. Rilindja says:

    Prec !
    Qendro burre sic te njoh, qe ta rilindim kete vend.
    Po te mos ishte Berisha ne krahun tjeter, mund ta justifikoja largimin, por te kthehesh prape me ate perbindesh per interesa te ulta meskine, nuk e di cfar lloj metamorfoze do ta quaja.
    Tung.

    1. Preç Zogaj, Dhjetori Tjeter says:

      Prec,

      behu burre nje here…
      e dime qe fjalen e rrotullon si ne cirk, por keshtu ke bere sa e sa here, dhe duhet te behesh me ne fund serioz…

      Kur doli Fatos Nano me teorine e tij te “Katarsis”, Zogaj doli ne mbeshtetje totale te tij, madje duke e quajtur “Dhjetori Tjeter”!!!

      Nuk mbarokan Dhjetoret e Zogajt!

      Me Ramen paskan biseduar edhe nje Dhjetor per Detin Kadriatik!

      1. qytetari i thjeshte says:

        Njerezit qe jane te interesuar vetem per pushtet, e tregojne fytyren e tyre te vertete menjehere sapo u cenohen interesat e tyre. Kete po ben edhe Preci, do shkoje te Konventa e PD te prezantoje edhe aty programin e detit dhe te shohe se ne cilin krah mund te marre pjesen me te madhe te tortes.

        1. raimondi says:

          Zogaj ka plotesisht te drejte __Une cuditem Interesat e kujt shpreh Edi Rama ???

          Ne kemi nje shef opozite si Edi qe i lutet 2 vjet rresht nje nepunesi te rendomte si Celibashi , te cilin nuk e njef as PS-ja lokale ne FIER ,
          Ose ne Vlore ka zgjedhur njefare piktori Fate Vleaj i cili eshte komplet i cmendur kur arsyeton, eshte ekstremist i djathte por eshte edhe deficent total
          dhe nderkaq Edi nuk tregon aspak interes qe te fusi ne radhet e perfaqesimit parlamentar
          te Opozites intelektualet e vertete, qe i njef edhe bota moderne dhe
          qe kane bere oponence REALE kunder , puthetit per 4 vjet rresht sic jane Zogaj, Ngjela, Gjiushi ….

          PS-ja ne debatet e tv-se eshte mbrojtur vetem nga Ngjela, Zogaj dhe Gjinushi, ….gjithe te tjeret dilnin kundra ….ndersa keta aradha e kuadrove qe militojne ne pS- nuk jane per debate se kane nivel te ulet fare…

          __Kur ndodhen vrasjet ne 21 JANAR , ishte Gjinushi, Ngjela, Zogaj qe dilnin cdo dite ne tv dhe mbronin PS-ne nga goditjet qe i bente pushteti nepermjet Blushit, dhe shokeve te tjere te vete PS-se qe tani do na behen perfaqsues te PS-se …..

          __Kjo menyre zgjedhje qe ben Edi eshte skandaloze __Ku ishin keta qe tani Edi po i zgjedh per kandidate te dilnin ne mbrojtje te opozites ,
          kur opozita goditej ne 21 Janar ..?

          Keta te gjithe kane qene kunder PS-se deri ne keto caste, dhe eshte cmenduri morale
          te zgjedhesh te tille palaco anti-opozitare te eprfaqsojne opoziten …..!!!???

          Sepse eshte mungese respekti skandaloze per ata qe kane milituar ne keto vite opozite ,
          por edhe sepse ata qe kane milituar pro PS-se ne keto vite kane jo vetem moralin teper te larte human dhe shprtin kryengrites ne mbrojtje te PS-se ,
          por edhe Intelektin teper superior krahasuar me Celibashet, Velajt, ca akademike prvince etje tj

          Aty ne PS mungon sistemi i Meritokracise ne perzgjedhjen e njerezve
          .Kjo eshte skandaloze dhe pergatit humbjen e PS-se dhe nga ana tjeter ,
          kjo tregon edhe mungese respekti per ata qe te kane ndihmuar ne ato kohe te veshtira

          _-APo fjalen e ketyre intlektualeve superiore si Zogaj, Ngjela ,Gjinushi , e kerkoni ju kur jeni ne pozite te veshtire , dhe kur vjen pune per tu dhene mandat perfaqsimi, ……ju mandatin ja jepni ..Deicenteve

          ..Dhe pastaj ankoheni pse humbisni zgjedhjet …

          Atehere ca kekroni ju nga Zogaj ..? Shume mire ben qe te largohet nga PS-ja , se ju keni sjellje bastarde

          Kreu juaj ka zgjedhur per kandidate njerez qe nuk kane azgje te perbashket
          me idealet e majta , biles disa nga ata jane ekstremist te djathte , shto pastaj ka futur ne liste ehde keta doren Blushit me shoke qe gjithe kohes flisnin kunder PS-se nderkaq qe Zogaj me shoke dilnin ne mbrojtje te PS-se

          Ndaj Zogaj ka plotesisht te drejte morale te largohet nga kjo opozite e cila shkakton vet-vrasje me njerezit qe zgjedh….

          1. elidon says:

            O raimond…po me kete celibashin cfare ke?!!! se e shohe qe e ke me inat personal me kete…..nje gjyqtar prej 10 vjetesh, nje kryetar kqz-je (kur ai Preci yt ishte me Saleh plehun)…nepunes I rendomt te duket ty/!!!!! mos fol kot o plako….ku Preci yt ka nja 20 vjet qe shkon e vjen nga njera parti ne tjetren….nderas sot ti na thua qe ky na paska bere opoziten!!!!!!!! nuk I hame ne socialistet socialist keto pallavra……sa per ate nese e njohin apo nuk e njohin socialistet e Fierit Celibashin, hajde pyet ketej….hajde….nejse varaja…merrem une me nje popull kot si ty qe nuk te njeh kush je

            1. raimondi says:

              Ore je budalla ti apo si ?

              Une s’e njof fare ate, dhe nuk kam azgje me te por e mora si shembull qe shefi i opozites i lutet 2 vjet rresht nje nepunesi te rendomte dhe hedh jashte perfaqsimit te opozites ata qe e kane mbrojtur opoziten dhe Edin vete ne ato kohe te veshtira

              Ky po e ben tamam si Sala …..

              Ne partite poltike shqiptare zgjidhen per mandat perfaqsimi ne parlament njerez budallenj,

              Ne jemi nje rast i vecante , cdo qytet vendos ne krye budallenj _Po kaq te veshtire e keni te kuptoni kush jane njerezit inteligjente ne mesin tuaj ???

              __Ja tua them une ___Ne politike vendosen ne krye ata qe dijne te flasin ,
              qe jane njerez oratore, llafolloge , qe japin mendime me arsyetim me common sense — qe dijne te bejne nje analize e nje sinteze , dhe natyrisht edhe dueht te kene kurajo te mbrojne ju ne kohet me te veshtira

              Ne duke vendos ne krye deficente, japim nje shembull shume te keq ne shoqerine shqiptare . se krijohet mentaliteti qe duhet te na drejtojne Budallenjte…..

              …Na doli boja ne bote , se keta qe drejtojne nuk dijne te lidhin dy llafe, dhe edhe qyteett tona i drejtojne per ibret , pa asnje mendim largapames dhe pa disipline Arkitekturore fare

              Ndaj edhe i kemi qytet rremuje fare , ruget hale , kanalizmet te shkateruara, pislleku ne maje , Pluhur ngado ne mes te qytetit ..etj etj

    2. Tasha says:

      VEtem interesat personale mund te permbushen aty per aty. Por interesat publike dhe shteteformues duan kohe. Ndonjehere me shume se vete jeta e nje individi. BAshkebisedimi i vazhdueshem eshte pjekuri. Bravo

    3. MIra says:

      Mendjat jane mesuar me ngrirje dhe shkrirje te aty per aty, qe me shume se sa interesa madhore kane ne thelb interesa personale. Epo, Rilindja kerkon durim miq, jo lajme bombastike per te shit gazeta. MErruni me mire me Pedofilin Sali dhe lereni opoziten e bashkuar te mendoje me shume per rimekembjen e vendit se sa per karrike dhe poste.

  2. iliri uk says:

    o prec i me gjithe respektin, po pse po nuk ta plotesoj rama do ta plotesoj saliu? eshte e thjeshte ose me diktatorin ose me opoziten te tjerat jane vetem prove se ke dosje

    1. arta says:

      E falenderojme Precin per fytyren e vertete qe tregoi para zgjedhjeve, qe t’i japim fshesen te gjithe ketyre interesaxhinjve te pushtetit qe mendojne vetem e vetem per karriget dhe nuk u intereson Shqiperia dhe shqiptaret.

  3. Tropojani says:

    Ky Preçi ka kaluar ne keto njezet e ca vjet nga njera parti te tjetra vetem per kolltuk! Qe te PD-ja, shkoi te Aleanca, serish te PD-ja, e braktisi Berisha, shkoi te Ngjela, tani kerkon qe me votet e socialisteve te zere serish kolltukun e deputetit! Por kaq naiv do te dalka Rama, sa te fus ne Kuvend kete sharlatan, te cilit as qe i rru … per hallet e popullit, por vetem per interesin e tij? Kurre mos i fitofte zgjedhjet PS-ja, veç keto fytyra te peshtira, (Preç, Spartak Ngjala etj), te mos i afroje, ca me shume – me votat e njerezve te thjeshte te socialisteve. Rama do te humbte shume ne qofte se do te verndoste ne liste per deputete keta sharlatane te kohes sone.

    1. agroni says:

      Rama i peshon mire genjeshtaret dhe genjeshtrat e tyre, i ve ne prove per te pare vertet vullnetin per ndryshim dhe per te rilindur Shqiperine dhe per t’i perfshire. Nuk mundet Rama te perfshije ne qeverisje te gjithe lajkataret e pushtetit si Zogaj & Co dhe te marre me qafe shqiptaret sic ka bere Saliu keto 8 vite qeverisje.

  4. dibrani i New York-ut says:

    Pasi e”pastroi biografine” tij me nje vendim gjykate te vitit 1997 dhe doli se kishte qene spiun i “ndershem” dhe i “pafajshem”,por krenar qe po i sherbente sigurimit famekeq shqiptar,ja ku eshte perseri Prec Zogaj kerkon me kembengulje te listohet si deputet nga nje parti tjeter.Shembulli i Zogajt eshte pasqyre e gjalle e tranzicionit shqiptar.Politika duhet te pastrohet njehere e mire nga spiunet dhe bashkepunetoret e sigurimit te shtetit.Eshte rasti per PS ti jape duart Precit qe ka nderruar 20 flamure e parti vetem per interesa personale.Vini re sa arogant qe eshte,thua se po iku ai nga opozita(i ka shkuar gjate 4 vjete)do te behet hataja.P.S.Prec ne vend te shqetesohesh per veten tende,shih se cpo behet me 7 prill,se zoterote je opozitar i flakte.

  5. REMENISHECA BERISHIANE JO NE TE MAJTEN SHQIPTARE.!

    Keto dite kemi pare e mesuar se si Sali Berisha kishte Emruar 120 kuado drejtues kryesore ne vendet kyce nga Tropoja dhe Kukesi ose me shkurte nga Qarku I Kokesit..
    Nje qendrim I tille I bem pershtypje kujtdo, madje dhe te lene shije shume te hidhur, pore jo vetem kaqe pore edhe te ngre shume pikpyetje.?
    Ne rilindjen qe presim te vije mendoi une qe nje nder qendrimet qe do te mbaj Partia Socialiste e Shqiperise do te jete : Harmonizimi I kuadrit drejtetuas kure themi per shtrtirjen dhe shpoerndarjen e tije duke bere nje haramonizime sa me funksional ne sherbim te mbar qytetarve shqiptareper t`ju pergjigjure kesaj Rilindje. Per kete mendoj qe duhet te ken parasyshe:
    – Harmonizimin e kuadrit sipas qarqeve te vendit dhe jo vetem nga nje Qarke.
    – Harmonizimin e profesioneve dhe keto profesioneve duhet behen edhe sipas meritokracise qe kane dhene kuadrot ne jeten , politiko- shoqerore shekncore etje.
    – Harmonizimin e moshave kjo edhe sipas vendeve te punes pore edhe gershetimi i pervojave te ndryshme.
    – Harmonizimi i besimet fetare duke mbajtur raporte te pranueshme ne mes feve dhe besimeve ne vendin tone. E te tjera hamonizime.
    Ne se nuk behen keto dhe arrine qe opozita neser ne pushte te realizoi edhe ajo 120 kuadro kryesor nga rrethet,(fjala vjen nga Vlora dhe Skrapari do te thot qe e hengrem edhe ne remenishencen Berishiane gje qe do ten jet akoma edhe me e demshme se sa e Berishes E themi me e demsghme se nga Berisha pritej nje gje e tille ndersa Nga Edi Rama ne se ndodhe do te jete nja katasrof politike ne shtrirjen dhe shperndarjen e kuadrit drejtues.
    Tani te ndalemi tek z.Prec Zogaj.!
    Z.Prec zogaj ne pamjen qe e njohim ne eshte teper i pranueshem ne gjirin e opozites per tu renditur ne keto harmonizime qe thashe me larte pore per te vendosur nje kuader ka edhe gjera te tjera qe neve nuk i dijem ato i dijen organet e specializuera per kete pune pore nuhet qe keto te behen me maturi. E them kete se para pake ditesh. Avukati Idajet Beqiri beri nje deklarat per Zogajne duke thene qe Zogaj eshte agjen i Berishes ne kampin e Majte.Ne se nje gje e tille eshte e vertet athere edhe Zogajt nuk do ti ngelet qejfi , pasi edhe ai vete e din pozicionin e vet, pore ne se eshte nje thenje e pa vertet ateher do te themi me bindje qe edhe teke te majtit Remenishenca Berishiane ka zen vende.
    Une kam besim teke personaliteti i Kryetari te Partise Socialiste z. Edi Rama qe keto qe une po i them nuk do t`mi marre si nje rrekomandim nga nje komentues ose antar i thjeshte i Partis Sopcialiste se edhe ai i ka ne qender te vemendje pore keto i shkruajme nga meraku qe e keqja Berishian te mose zere vende teke udheheqesit e kampi te majte.
    Qe te kemi nje Rilindje duhet te kemi rilindje te pare ne ket fushe te shtrijes dhe shperndarjes se kuadrit drejtues.!

  6. Shpirag says:

    Nuk mund te kete kushte,kur ke moral te larte dhe investim të dallueshëm politik ne kete kohë me nje mision te vetem:”Te prangosim vrasesin e Aleks Nikes dhe te tjereve martire të demokracise se dhunuar mizorisht!Kushtet dhe kercenimet nuk u takojne njerzve me integritet te larte intelektual,edhe te gabojne te tjeret a vellezeria…Ato behen heqje e tulles,në themel,kur ke ngritur kështjellen!Gjithshka te ndodh tani,ajo qe beri Zogaj eshtë një minus dhe së fundi duket qarte një gabim i tij i korrigjuar në kohe!Cdo bejne të tjeret,nuk i perket Zogajt,por Kohes,Arsyes,Demokracise…Aleks Nika,atje poshtë,jam i bindur se nuk u ndie mirë nga kjo levizje “preczogiane”,per imponim dhe post deputeti me cdo kusht!Kjo eshte shfaqur dhe kjo nuk pelqehet,pasi eshtë “tulla”hequr nga themeli i murit intelektual….

  7. xeni says:

    Shoku Zogaj mos i ngatero gjerat me interesat e tua ..premtimet e Edit jane per mirqenien e te gjithe qytetareve shqipetare nuk do meremi me intersat e tua legen i palare perseri vazhdoni lojen e kolltukut si nuk ke turp e seder populli mezi pret qe ti ndryshoje jeta per se miri kurse ti i ve kushte inetresimi per nje detyre ne ministri e ku ta di une ..behu me delikat ne keto momente te veshtira qe po kalon populli yne keta vite tranzicioni dhe kthelloju ne mendje se te morem vesh se cfar shkrimtari je ,,tarallak

    1. qwe says:

      Ah more Xeni ti paske besim tek ndryshimi qe do te sjelle Rama… Me Kasen Bosh, 1 Milion te papune, dhe me heqjen e taksave per 95% te shqiptareve nuk e di si do te rilinde ky popull… Ah harrova qe do te rriten rrogat e policise, mjekeve dhe mesuesve.

      Nuk ka per te qene Rilindje. Jane thjesht slogane marketingu per te genjyer nje popull te lodhur. Rilindjet ne bote nuk jane shpallur paraprakisht – Ato kane ardhur si rezultat i kushteve social politike qe kane formuar nje klase te ndritur intelektualesh.

  8. MEMEDHETARI says:

    Une nuk e kam te qarte aresyen e “ftohjes” se z.Prec me z.Edi Rama …
    Vetem se dua te them qe PREC ZOGAJ ESHTE BURRE SHTETI,dhe,per ta dalluar nga “burri i shtetit” i z.Arvizu po shtoj :I VERTETE!!!
    Preci eshte njeri i ndershem dhe me moral te larte dhe NUK DUHET “LEJUAR” TE LARGOHET NGA EKIPI I RILINDJES SHQIPTARE…
    PRECIT NUK I BEHET HATER…
    AI E MERITON!!!!!!!!!!!!!!!

  9. plarent says:

    ik ore bej detyren qe te ka dhene sala se je mesuar me te ti, na flet edhe per te miren e politikes ti !

  10. gjeramadhi says:

    prec , merr nje cifteli dhe na kendo kengen , o ta cafte ballin harixhiu, ti ke qene spiun dhe nuk te takon asnje post nuk te shaj pse ke qene , po na ler rehat tani o derezi

  11. xeni says:

    qwe !!Nuk kam besim as nuk kam patur nga as nje klase politike ketu ne Shqiperi , e parashtrova kete sinteze duke menduar dhe une si te gjithe qytetaret shqiptare per nje jete me te mire e te sigurte kam besimin se dhe ju “qwe’ mendon si une apo jo..te flm te jeni mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje