REPORTAZHI/ Valbona Begu denoncoi dhunën në familje, policia e ktheu në shtëpi tek babai vrasës

31 Mars 2013, 21:51Politika TEMA

Nga Lindita Çela

Valbona Begu, vajza e ekzekutuar nga babai i saj, ndoshta do të ishte gjallë nëse policia nuk do e kishte kthyer në shtëpinë ku edhe gjeti vdekjen.

19-vjeçaria mëngjesin e së martës është paraqitur në komisiariatin e Policisë së Lezhës ku dhe ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj saj nga njerëzit e shtëpisë.

Në denoncimin e bërë në Policinë e Lezhës, Valbona ka kërkuar mbrojtjen e strukturave të policisë pasi dhunohej nga babai i saj. Sipas denoncimit të bërë, mësohet se Valbona ka kërkuar një mbrojtje dhe një strehë për të qëndruar.

“Nuk mund të kthehem në shtëpi pasi im atë më rreh dhe më keqtrajton. Vetëm pse nuk i bindesha, më ka thyer dhe televizorin kokës”, mësohet të ketë rrëfyer Valbona Begun në komisariatin e policisë së qytetit të Lezhës.

Fakti që vajza 19-të vjeçaria ka denoncuar babin e saj për ushtrim dhune pohohet dhe në familjen Begu. Vëllai i saj, Pashk Begu, thotë për TemA-n se Valbona ka shkuar në polici për të denoncuar të atin dhe pse ai nuk ndodhej aty.

Sipas tij, Valbona ka ikur nga shtëpia mbrëmjen e së hënës dhe askush  nuk e di se ku ka ndenjur dhe si ka përfunduar në komisariatin e policisë, ku dhe ka bërë denoncim  për ushtrim dhune nga anëtarët e familjes së saj.

“Ne nuk dimë se kush e ka marrë Valbonën nga shtëpia apo se kush ishin dy personat që e kanë çuar në polici ku dhe ka bërë denoncimin. Kanë qenë atë të policisë që kanë telefonuar babain ku i kanë treguar sa kishte ndodhur. Ne jemi kthyer menjehë atë ditë dhe Valbona erdhi në shtëpi. Babai pranoi që ajo të vinte në shtëpi”, rrëfen Pashk Begu.

E ndërsa askush në shtëpinë Begu nuk di arsyen se përse Valbona ka denoncuar të atin dhe me kë ka kaluar mbrëmjen e së hënës, duket se policia e qytetit të Lezhës nuk ka barë qoftë dhe hetimin me të vogël për të vërtetuar akuzat e Valbona Begut, çka mund të kishte parandaluar vrasjen e saj.

Brenda ditës vajza është dërguar nga policia në shtëpinë e saj ku është përballur me babain e saj vrasës. Me t’u kthyer në shtëpi, Nikolla ka insistuar të dijë se me kë e ka kaluar natën e së hënës 19-vjeçaria. Sipas dëshmive në familjen Begu, vajza nuk ka pranuar në asnjë moment të tregojë miqtë e saj. Madje dhe pasditen e së shtunës, ditë në të cilën ka gjetur vdekjen, kjo ka qenë arsyeja që atë e bijë kanë debatuar sërish, ku në gjaknxehtësi e sipër Nikollë Begu ka marrë pistoletën e ka qëllur mbi të bijën në oborrin e shtëpisë.

Pashkë Begu thotë se në momentin e krimit askush nuk ndodhej në shtëpi. Sipas tij, askush nuk e di se si i ati është konfrontuar sërisht me Valbonën, por 59-vjecari ka insistuar tërë kokën për të ditur se më kë kishte ikur nga shtëpia e vajza e tij.

“Unë nuk di si ka ndodhur ngjarja pasi në atë moment në shtëpi nuk ka qenë askush, por di nëse policia do të kishte treguar me kujdes dhe do kishte hetuar ngjarjen babai im nuk do ishte në burg dhe Valbona do ishte gjallë”, thotë Pashkë Begu.

Nga ajo që thuhet në familjen Begu duket se turpi për nderin e humbur, që e bija ka bërë duke kaluar natën jashtë shtëpisë, duket se ka detyruar Nikollë Begun të marrë armën për të vrarë vajzën e pabindur.

 

Tale, aty ku të vrasësh për nder është burrëri

Dyert e mortit nuk janë hapur në shtëpinë e Nikollë Begut. Një grusht njerëzish vetëm sa kanë shti në dhe trupin e 19-vjeçares. Në asnjë derë, si e do zakoni, nuk kanë çuar lajm për vdekjen e Valbonës. Kanuni thotë se kur vajza të turpëron, nuk nxirret kafe e as hapen dyert e mortit. Trupi varroset, por askush nuk mban zi. Kështu ka ndodhur në shtëpinë e Nikollë Begut, i cili mbasditen e së shtunës vrau të bijën në oborrin e shtëpisë. Valbona kishte turpëruar derën e shtëpisë e askush nuk ka derdhur qoftë dhe një pikë lot për vajzën e re. Valbona kishte ikur dy herë nga shtëpia e kjo ka mjaftuar për të merituar vdekjen. Ndaj në shtëpinë e Nikollë Begës nuk gjen grua a burrë që të jetë në zi për jetën e tretur nën dhe të Valbonës.

Në shtëpi, një ndertesë njëkatëshe, ku syri nuk të sheh asnjë orendi komode, jana mbledhur vetëm të afërmit e Nikollë Begut. Dhe pse kanë pak orë që e kanë mbuluar me dhe 19- vjeçaren, askush nuk i përmend qoftë dhe emrin. Halli i vetëm i njerëzve të shtëpisë është Nikolla, i cili tashmë ndodhet i arrestuar. Me punën e tij, emigrant në Itali, familja mban frymën gjallë, ndaj dhe Liza, nëna e Valbonës nuk guxon të derdhë qoftë dhe një pikë lot për vajzën që sapo kishte varrosur. Burrat e shtëpisë kanë vendosur të mos mbahet zi e kafe nxirret veç për ato që vijnë për të qarë hallin e burgosjes se Nikollës, burrit që nxorri pushkë për të vënë nderin në vend.

 

Në fshat

Asnjë prej banorëve të Bregut të Lumit, në fshatin Tale të qytetit të Lezhës nuk ka shkuar për mort në shtëpinë e Nikollë Begut. Banorët e zonës, kryesisht të ardhur nga Mirdita, ashtu si dhe familja Begu, e dinë fort mirë se Nikolla ka vepruar si e do zakoni. E kur burri vret për nder, i urohet pushka e nuk i shkohet për mort. Dile Prenga, një prej banorëve të zonës, thotë se turpin e Vlobonës vetëm plumbi e lante. Megjithëse Valbonën askush nuk e kishte parë dy herë në rrugët e fshatit, fakti që ajo kishte guxuar të ikte dy herë nga shtëpia ka bërë që askush mos të ndjejë qoftë dhe keqardhje për vjajzën e re. “Valbona iku një herë nga shtëpia dhe i ati e fali, por të hënën kishte ikur prapë. Nuk mund të hash bukën e babës e të ikësh e të flesh ku të duash dhe të vish prapë në shtëpi. E sipas Kanunit vetëm me plumb mund të vësh nderin në vend e nuk mund as të hapsh mort”, të thotë Dilja.

Sipas gruas 60-vjeçare, Valbona kishte merituar vdekjen duke turpëruar derën. Në Bregun e Lumit nuk gjen njeri që të dënojë krimin e kryer nga Nikollë Bega, ndërkohë që arrestimi i tij konsiderohet një hall për shtëpinë.

“I shkreti, nuk e meriton të rrijë në burg, vuri nderin në vend, pse duhet të arrestohet. Me punën e tij mbahet familja me bukë. Në fund të fundit ajo vajzë ia plasi buzën”, thotë Preng Voci, fqinji i familjes Begu.

Dhe pse askush në fshat s’i ka dëgjuar zërin Valbonës, fakti që ajo iku nga shtëpia dy vjet më parë, pa vendosur kurorë, ka mjaftuar që ajo të quhet e përdalë, e askush mos ta dëshirojë për nuse.

Prenga thotë se dera e Nikollës u turpërua një herë, por vajza nuk zyri mend.

Ndërsa kur guxoi të ikte për të dytën herë, veç plumbi vinte nderin në vend.

25 komente në “REPORTAZHI/ Valbona Begu denoncoi dhunën në familje, policia e ktheu në shtëpi tek babai vrasës”

  1. U rrofte nderi idioteve.... says:

    Holy Shit…..

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Midis ketyre “njerezve” duhet derguar ca kohe qe te “edukohet” caca me teto Lilin
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/cifti-i-lumtur.html

    2. elio says:

      Maloki…shpella …cpret..

  2. shoqeri e peshtire says:

    O kafshe te pagdhendura. Zoti ja jep jeten femijes dhe ju kriminele s’keni te drejte t’ja merrni. U kalbsh ne burg gjithe jeten o baba kriminel.

  3. VERONIKA says:

    Vec plumbi vinte nderin ne vend!
    Skam kundershtim…me kulture shpellaresh nuk ka 23 qershor qe do na shpetoj…nderin.

    NE EMER TE NDERIT ,ATIJ TE VERTETIT TE GJITHE SHQIPETAREVE JU DONI SHFARROSUR!…..pa gjyq.

  4. Horri i Bulevardit says:

    Kjo eshte policia e kanunit, se e shtetit nuk diskutohet te jete.
    Ketu kemi kryeplakun Muli te caktuar nga bajraktari Sali dhe gjithe ajo strukture policore eshte kthyer ne nje ushtri sejmenesh te pacipe, te llangosur nga haleja e Saliut.
    Sot ne fakt duhet te kishim si lajm te pare, arrestimin e shefit te policise se Lezhes dhe personit qe ka marre denoncimin e kesaj vajze qe u kthye ne viktimen e rradhes, por jo shefi i kanunit te Lezhes ose te Leshit, polici jane diku duke bere pazarin me ndonje biznesmen te flliqt, ose duke marre parate per te degdisur dike qe i ka futur shkopa nen rrota, ndonje biznesmeni.
    Sot Mininstri i Brendeshem, duhej te jepte dorheqjen e parevokueshme, sot kryepolici i kanunit Burgaj duhej te jepte dorheqjen.
    Por jo, keta edhe sikur ti zesh me kurva ne shtrat, keta edhe sikur ti kapesh duke therrur nje njeri me thike ne dore, keta edhe kur ti kapesh duke i kthyer bythen dikujt qe do tja mshtjelle, perseri nuk japin dorheqje, se dorheqja ne diktature nuk ekziston, ne diktature ekziston vetem ekzekutimi politik, po i dole kunder bajraktarit, ose po i bere temena, je brenda rregullave te karakterit te Sali Berishes.

  5. Gjirokastriti says:

    Cfare jane keta prinder????
    Nga kane ardhur keta lloj njerezish apo kafshesh????
    Emigrant ne itali ……edhe ne hene ta cosh emigrant nuk nderon ai.
    Turpppppppppppppp me keto qe degjojme Po vriten njerezit si qen.
    Nuk e di ne ka zot Te na ndihmoje si komb.

  6. Sali Vicidoli says:

    Shtaze. Krijesa kafshe qe i rendejne tokes dhe harxhojne oksigjenin. Hajde ti mbushesh mendjen nje komuniteti te tille shtazor se eshte e drejta e asaj vajze qe askush mos e preke me maje te gishtit.
    Te gjithe ata e miratojne vrasjen e saj me kanun!!!
    JU marrte vdekja jetet tuaja o krijesa mesjetare.

  7. info says:

    Mesjeta vazhdon ne AShqiperi…..

  8. vlonjati82 says:

    Keto jane nga ato lloj kafshesh qe e kane leshin e sumes koster,dhe ju thyhet nderi pse e denoncoi vajza.
    O zot ca behet keshtu!!!
    Mbase skane graso ne birruc per ty vlla…..

  9. iliri uk says:

    fakti se ne qe e lexojme na vjen keq per kete vajze qe vdiq me shume se i vjen keq familjes tregon se ne cfare gjendje kafsherore jane rritur disa njerez qe neser me voten e tyre do votojne per kafshen berisha. keto histori me bejne te mendoj sa mire kam bere qe kam ikur nga ai vend i mallkuar

  10. Poshte dhuna! says:

    Si ne fshatrat e Anadollit, megjithese jane te besimit katolik. Vrasin per nder, ne kohe qe bibla predikon vetem paqe dhe dashuri. U rrofte nderi se nuk kane pike dashurie ne shpirt. Sikur e kishin pjellen e qenit dhe jo te tyren. Kam vete vajze dhe me dhemb shpirti ta shoh duke qare, jo me te ve dore mbi te. C’jane mor keta keshtu?!

  11. nuk harroj says:

    …dhe oburra te votojme tre ligjet qe te hyme ne evrope…

  12. rezi says:

    …dhe pretendojnë Europë…nuk mund të presësh më shumë nga një shtet që nuk i trajton shtetasit e tij si njerëz, na flasin dhe për nder, për cilin nder? nder është të vrasësh fëmijën tënd? Ti nënë e kësaj vajze, ti vëlla i kësaj motre keni peshën e turpit mbi kurriz, ajo do tju ndjekë gjithë jetën. Po kjo Dilja është e ndershme gjë? po ky Prenga…o si nuk ju bie një rrufe e tju zhdukë nga faqja e dheut të gjithëve që e kini kthyer Shqipërinë 5 shekuj mbrapa. Turp, turp, turp për gra e vajza që nuk mbroni të drejtat tuaja, mos prisni tua mbrojnë burrat.

  13. lezha says:

    Keto jane njerez te prepambetur dhe analfabete. Kane rene nga malet e Miredites dhe kane populluar fshatrat e Lezhes . Eshte turp te quhen nga Lezha keto lloj njerezish. Lezhen ashtu si cdo qytet tjeter te
    Shqiperise e kane mbushur maloket nga malet. Turp per ne shqiptaret qe ne mesim tone mbajme njerez te cilet u ka ngelur ora 500 vjet pas. Shteti duhet te veje dore , te marre ne mbrojte keto vajza qe mund te gjejne vdekjen nga casti ne cast nga baballaret vrases ne emer te turpit….. as kafshet num e vrasin pjellen e tyre por e mbrojne me jete . Turp per ne.

  14. elton says:

    Shko dhe ngrihet Krishti nga varri, nuk ngrihet Enveri qe tja tregoje dhe njehere burrerine ketyre..

  15. BESA says:

    Ngushllime familjes,rast i rend babai vrases e djegt xhehenemi nuk vritet vajza per fjalet e MALOKVE qe perpara Zotit jan sa nje miz e vogel,njerzit gabojn dhe Allahu fuqiplot ua fal.Allahu na drejtoft ne rrugen e drejt se me keqardhje kjo rini ka deviju,por duhet secili prind me te mir me ju ndihmu,ajo vajz esht dasht sa ma shpejt me u martu e jo ai tradhtari dashnor me luajt me nderin e te res,fati i kaq esht se kemi nje perde te fort ne sy e nuk shohim te keqijat nga vin??? Allahu na e hekt at perde te zez e depertoft ne zemrat tona DRITA QIELLORE …

  16. tironci says:

    Si mund ti merret jeta nje vajze 19 vjec .. o zot cfare mostrash ka ky vend

  17. hamdurulam says:

    ” Ne fund te fundit ajo valze i a plasi buzen “, thote Prenga qe njihte baben dhe te bijen .Para 2 vjetesh paska ikur nga shtepia .Kush nga ju do mburrej per vajzen prosritute ose djale per motren prostitute ? Megjithse vrasja nuk mund te justifikohet .Sa per policine ,keq kur na ndalon dhe keq kur na qeteson dhe na shpie ne shtepi .

  18. Roberta says:

    U PREFTE NE PAQE SHPIRTI I DERRMUAR I VALBONES!!!

    Vuri nderin ne vend, thot tru shkulura…ju vencin ne turren e druve ju qe keni ngelur akoma tek guri!!!
    Po ku di derri c’eshte nderi moj shtaze dykembshe!
    Ju perdhunoni nderin si fjale dhe si nocion.
    Ju abuzoni me emrin e kesaj virtuje sepse ne emer te tij ju vrisni!!!

    I ati jo vetem te mbahet ne burg po te varet si qen.
    Nje prind qe punon me dashuri per te mbajtur familjen, I dridhet dora ti japi nje pellembe femijes dhe jo me ti marri jeten. Ai ate femije nuk e donte se ne fund te fundit ishte femer dhe femra ka vleren e bushtres ndaj dhe me rastin me te pare i’a numeroji ne balle.

    E ema nuk derdh lot…kulmi I shtazerise dhe I hipokrizise.

    Eshte shpirt keputes idea qe te jetosh 19 vjet dhe asnje njeri nga njerezit e shtepise tende nuk te ka dashur me te vertet…

  19. Bela says:

    E lexova me vemendje prisja te shihja shprehjen e famshme “jetojne ne zgrip te mjerimit”, por nuk qenka kete here.

  20. xhimi says:

    Po si nuk tha njeri nga komentuesit e mesipermen qe Nikolla kishte nje hall te madh dhe te forte nga ajo qe ja shkonktonte vajza e saj qe me kohe!.Po si nuk e vini veten ne rol te Nikolles si prinder qe punonte si emigrante ne Itali per te mbajtur e kujdesur per familjen e tij dhe kjo vajze i binte me shkelm duke u larguar nga shpija kur donte dhe si donte,biles edhe duke mos u kthyer me dite te tera ne shpi.Po si e merr gjumi i nates nje prind qe femija e saj nuk eshte aty e sidomos edhe vajze ne nje moshe te rritur 19-vjeqare qe nuk i falet pasi nuk eshte ne adolishence.Gjithsesi nuk jam i mendimit ta vrasesh, pasi jeten ta jep zoti dhe po ai duhet te ta marre,por ama ajo tip vajze nuk duhet te pranohet ne shtepi,por te jetoje ne rrugen e saj qe ka zgjedhur.

  21. gjergji says:

    Sa thjesht per te gjykuar dhe per te bere komente! Perpiquni ta vini veten ne vendin e tyre. Nje prind qe punon per te nxjerre buken e gojes, qe ka rritur femijet sipas zakonit, qe nuk pret qe femija e tij ta turperoje. Babai ia fali gabimin e pare dhe e pranoi vajzen ne shtepi. Po cfare ndodhi, vajza doli, kaloi naten jashte shtepise, ajo dhe nje zot i madh e di se ku , por mendja gjithmone te shkon per keq, pasi ne ate zone dhe ne shume zona te Shqiperise, madje ne familjet e rregullta te cdo shqiptari vajzat nuk mund te kalojen naten jashte pa lejen e prindit. Te veprosh ndryshe eshte perjashtim.
    a justifikohet vrasja? Natyrisht qe jo, por tek njerezit njihet edhe afekti psikologjik, qe eshte nje gjendje shpirterore e tille qe te erreson syte dhe per momentin nuk arrin te kuptosh pasojat e veprimit te kryer. Po vajza do thoni ju? kjo ngjarje tregon se sa i pafuqishem eshte shteti yne, i cili nuk i ofron nje alternative vajzave te dhunuara. Dikush tha policia e ka fajin. Jo zoterinj, policia nuk mund te jete pergjegjese se shteti nuk funksionon, se ministria e punes dhe ceshtjeve sociale nuk ka programe per strehimin dhe mbrojtjen e femrave te dhunuar, pasi nuk behet fjale per nje dite apo dy, por behet fjale per nje ndryshim te madh. Ikja nga shtepia ne keto raste nuk ka kthim prapa pasi ne rast te kundert ndodh ajo qe ndodhi me Valbonen.
    Per mua fajin e ka varferia, kjo eshte shkaktarja e shume te keqijave qe ndodhin ne vendin tone, pasi nese Valbona e shkrete do te kishe mundesi te largohej nga familja, te kishte nje pune, te mund te perballonte jetesen, te gjente nje strehe per veten e saj le te bente c´te donte, madje edhe te prostituonte, ishte e drejta e saj qe te zgjidhte rrugen e jetes. Mundesia e pavaresise ekonomike te femres do te zbuste keto sjellje ekstreme, por kurrsesi nuk i eleminon dot

  22. ANXHELA says:

    keta njerez jetojn ende ne boten primitive
    vetam kaq mjafton te kemi parasysh se pasojat kuptohen
    jane sjellje qe cdo dite baltosin shoqerine shqiptare

  23. eduard says:

    ky esht nji krim makaber.cfar babe esht ky qe vret bijen e tij turp 2013 ndodhin akoma kshi gjonash.. ai baba do var e ta mbyzesh me litar..shko vrit vajzen se kshu thot kanunin cfar budallejnsh ka kjo toke… o te qisha kanunin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje