Fsheh nën dhe mbi 1 milion euro: Kush i gjen, i trashëgoftë!

2 Prill 2013, 12:23Lifestyle TEMA

Në një vjershë që gjendet në memoaret e milionerit Forrest Fenn, duhet të jetë fshehur zgjidhja për të gjetur thesarin e fshehur. Kur milioneri amerikan Forrest Fenn kishte marrë vesh se ishte i sëmurë nga kanceri dhe se do të vdiste së shpejti, kishte vendosur të bënte diçka jo të zakonshme. Një pjesë të pasurisë së tij, me vlerë prej mbi një milion eurosh e ka groposur në një vend në SHBA dhe ka dhënë instruksionet se si mund të gjendet ajo.

Thesari i fshehur përbëhet nga monedha ari, diamantë dhe gurë të çmueshëm llojesh të ndryshme. Vendi misterioz është diku në afësi të Santa Fe-së, kryeqytetit të shtetit amerikan New Mexico. Në një vjershë që gjendet në memoaret e milionerit Forrest Fenn, duhet të jetë fshehur zgjidhja për të gjetur thesarin e fshehur, transmeton albinfo.

Një udhëzim tjetër që duket se nuk do të ndihmojë mjaft për të gjetur thesarin është ai se vendi i zgjedhur është në lartësinë mbidetare më shumë se 1500 metra. Lartësia mesatare mbidetare e shtetit New Mexico është 1700 metra. Ka tri vite që një numër kërkuesish të thesarit janë vënë në “gjah”, por deri më tani nuk kanë mundur të gjejnë asgjë.

9 komente në “Fsheh nën dhe mbi 1 milion euro: Kush i gjen, i trashëgoftë!”

  1. miri suedi says:

    te shkretet kerkimtare do punojne hektaret e amerikes.

    1. WTF says:

      Germo Tare germo se qenin e ngordhur do gjesh

    2. Lej Fenni says:

      Per te gjithe te interesuarit!
      etu mund te gjeni udhezimet e thesarit:
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/11/blog-post_19.html

    3. Gole Durrsaku says:

      Paska qene horr ky mut milioneri

  2. fredi says:

    cdo na beni me ik ne amerike me keto lajme…:p :p :p

  3. mali says:

    babai para se te vdiste u tha djemeve te tij: degjoni: Ne vreshtin me rrush kam fshehur nje thesar me flori, gjejeni dhe perdorin dhe djemte mbas varrimit te babait moren kasmat dhe lopatat dhe me dite te tera germuan e germuan ,por me ne fund nuk gjeten gje E lane punen te deshperuar.Mbas nje viti pane se vreshti prodhoi aq shume rrush sa qe ata nuk e kishin menduar kurre ,atehere djemte kuptuan se per se u kish lenur amanetin babai.dhe Milioneri mendonte se gjeologet dhe arkeologet mund te zbulojne shume gjera me vlere duke germuar neper male.

  4. EndRI says:

    ISHALLA SE LEXON ILIR META SE E LA KUALICIONIN ME RAMEN PER TE KERKU NE AMERIK KTE PALO THESAR

  5. VJOSA VL says:

    O burra o BEN CIKAGUA ,se ti me”intuiten tende te shquar” do ta gjesh e do shpetosh nga larja e pjatave ne Cikago ,ne raste se jeton aty vertet.Po jetove ne Bathorre ,si thone, do shpetosh nga legalizimi qe po vuan per 20 e kusur vjet,si dhe nga te sharat per komunistet,po mos harro se nje pjese e do SALA ,pas 23 qershorit 2013.

    He si thua ti Veroooooooonika buuuuuuuuunnnnnnkiiieeerrri.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje