Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, mbajti një leksion të hapur me studentë të Universitetit Bujqësor në Tiranë.
Topi theksoi rëndësinë e veçantë e degës së bujqësisë, e cila sot përballet me sfidën e keqorientimit të studentëve në tregun e punës.
Ai ironizoi premtimet e kryeministrit për ngritjen e fermave private, të cilat i ngjajnë oborreve të shtëpive private sa i takon hapësirës që ato kanë.
Duke iu referuar situatës politike në vend, Topi tha se politika është bërë amorale, ku pushtetarët ndajnë ëndrrat për pushtet dhe quajnë krenari votimin me 71 vota të ministrave të rinj.
Ai u bëri thirrje studentëve të analizojnë situatën dhe të vlerësojnë moralin dhe profilin e politikanëve më shumë se programet e partive të cilat pak a shumë janë njëlloj.
“Nuk janë piruetat e politikanëve të veçantë që ngrysen diku e gdhihen diku tjetër, por analiza juaj e cila do të mundësojë rotacionin politik dhe të elitave në Shqipëri. Administrata civile është shndërruar në administratë elektorale, ndërkohë që kjo administratë duhet punojë në shërbim të publikut,” tha Topi.
Duke analizuar zhvillimet e fundit dhe krijimin e dy koalicioneve të drejtuara nga partitë e mëdha, Topi e cilësoi si jetik dhe shumë të rëndësishëm për demokracinë në vend krijimin e një poli të tretë.
Në këtë bashkëbisedim, kryetari i FRD-së u ndal edhe në ngjarjen e 21 Janarit, ndërsa theksoi se aleanca e fundit politike ritregoi imoralitetin në dëm të interesave të qytetarëve.
“I vetmi puçist i asaj ngjarje kam mbetur unë, sepse mbajta një pozicion institucional, në interes të njerëzve dhe shoqërisë, qëndrim i cili është shndërruar sot në mision politik të FRD-së,” tha Topi./ep
Ironi brilante. Mbeteni i vetmi opsion vertet opozitar. Pergezime per qytetarizmin dhe integritetin per te mos bere pazare te pista karrigesh. Keni fituar votem time!
Suksese z President
Jo mor zotri, i vetmi puqist i 21 janarit asht ky ne foto:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/21-janari-2011-pucisti.html
jo mo cneeeee,.. nuk ben ic pazare hahaha…
i vetmi pazar qe beri ishte tí jepte voten Rames e ta mbante mire me te qe te rizgjidhej president po si heci e ngeli tani si i vetmi opozitar ?
Si president kukull qe ke qene e pame mire se cfare bere. Ik o bamirooooooooooooooooooooooooooooooo
president kukull !!!
ne fakt po te ishte i tille do vazhdonte te ishte president!
Jo more po Silvia Kontin e harrove? Apo sipas teje qenka rehabilituar edhe ajo?
Ore pleh i pa shkulur.Asokohe je paguar per te bere Saliu gjasme akuzon te tjeret.Ndryshe si mund te shpjegohet te qendrosh president e te “shkerdheje”nje plak matuf.Ik e gjej ndonje stall lopesh ne ka ngelur pa u privatizuar.
o top te ka ren shansi ne dore te ndryshosh gjerat dhe nuk po di ta shfrytezosh.merru me te djathten dhe moralin qe i sollen shqiperis nje frym talebane,mos xhelozo se per 21 janarin ke folur me heshtje kur ishe ne detyre
Ky Topi tani flet mire, por harron se politika nuk eshte plazh qe do shkosh cdo vere te nxihesh. Ajo eshte nje fushe, ku po fitove vazhdon perpara, po deshtove iken. Topi nuk duhet te harroje, se ndoshta ngurrimi i tij per tiu bashkuar nje fronti antiberishe, mund te kete qene njeri nga shkaqet e afrimit PS-LSI. Sigurisht, ai nuk duhet te harroje, se ishte i pari qe i dha grushtin e konsensusit Pozite-Opozite kur u zgjodh President. Zoti Topi; ti deshtove me politiken tende! Tani na ler rehat, se skemi nevoje per mendte e tua!
Po ik o Bamir se ti je Shefi i Ligjit Lustracionit.
Ty te perdori Saliu, te shtrydhi, dhe te hodhi si limon i mbaruar.
Ti fillove te qash vetem kur po te hiqnin karriken.
Po te varej Shqiperia nga ty, do ishim me kohe nen varesine e ndonje Beogradi.
Te krahasosh ty dhe Berishen me Ismail Qemalin, eshte nje turp.
Vertete je i vetmi pucist Z. Topi sepse ai qe i analizon ngjarjet keto vite e kupton se ti nuk perfaqeson ate klase te degjeneruar, pa principe te politikaneve shqipetar, perkundrazi perfaqeson qytetarine, karakterin e forte dhe te paster dhe vullnetin per te ndryshuar gjerat per nje demokraci te vertete. Mendoj qe ne keto zgjedhje ju do keni perkrahjen e shoqerise te shendoshe shqipetare, qe nuk pajtohen me politiken amorale antishqipetare te liderve kryesore te PD dhe PS etj. Te uroj suksese ne misionin tuaj dhe partise qe ju perfaqesoni. Une personalisht do te votoj per FRD.
Z Topi juve dhe gjithe ata te djathtet e “moralshem” si Bushati, Spahiu, apo Shinasi Rama qe jep mend pa fund por nuk i amban ta provoje, Oketa e shume tjere jeni ata qe e vrate opoziten e idealizmave dhe e detyruat Ramen qe te bej nje koalicion pragmatik me Mutin. Kur Rama i tregoi deren Metes dhe kerkonte kurajo nga e djathta nuk i erdhet ne ndihme, kur kerkoi hapjen e kutive ne 2009 juve nuk u ndiete por prisnit ne qetesine tuaj perverse ekzekutimin politik te Edi Rames. Juve e dini shume mire qe Saliu te vret dhe vjedh edhe zgedhjet dhe Rama do te dilte nga politika ne qershor. Perse nuk u treguat burra te bashkoheshit me opoziten ne kohe? Tani na u beke edhe pucist krenar. Juve jeni njerez te vegjel impotente qe morret ne qafe opoziten.
po pse ore, zoti Topi ka dale ne skene per te shpetuar Ramen??? kjo eshte per te qeshur. parimisht, ska pse FRD te beje koalicion me te majte. dmth qe nje gje e tille perpara zgjedhjeve eshte vetvrasje per cdo parti te djathte. ndersa pas zgjedhjeve, duke pare dhe rezultatet si do jene, nqse Shqiperia nuk shpeton dot nga nje mandat i trete i Berishes, normal qe arrihet dhe ne koalicione te tilla vetem ai kafsha te iki…
Topi ka mbrojtur vetem prapanicen e tij. Kur u be hataja me vjedhjen e votave, Gerdecit, e 21 Janarit, kryetari i shtetit nuk u be i gjalle, ai filloi te ngreje zerin kur iku nga posti, dhe tashti s’i ka dale frika tamam.
Pamvaresisht anes imorale te ftesese per Meten, cdo njeri me mendje te kthjellet e kupton se e keqja me e madhe e kombit eshte Berisha dhe duhen gjetur te gjitha mundesite per ta larguar ate. Pse zoti Topi nuk u bashkove me Ramen per te rrezuar Berishen? Sepse ti mendon perseri per prapanicen tende, mendon qe tenxjerresh geshtenjat me duart e te tjereve.
Rama ka bere ne keto vjet ate sakrifice qe nuk e ka bere asnje kryetar opozite, ndersa zotrote edhe kur te manipuluan voten tende flisje si miza ne qyp.
A thua Topi dhe te tjeret nuk e kupton se nuk do te kete drejtesi per 21 Janarin po nuk iku Berisha?Sigurisht e kupton, por ai si politikan interesohet me shume per te ardhmen e tij, pra kjo eshte hipokrizi.
Bashkojuni Rames per te rrezuar diktaturen, dhe per te bere shtet ligjor…
Arber – Canada
Mos ja ve menjen se po ha tave dheu me plonc topja….
Figura si jui duhen shqiperise qe te luftojne korrupsionin dhe te ngelen besnike per te ecur shqiperia perpara. Figura qytetare si zoti Topi , Mustafai , Oketa < Biberaj. Me ju shkojme drejt endres sone ne bashkimin evropiann
O Top,Po pse o bur kur na dole kaq trim ti.Ti ishe I PARI I VENDIT dhe saliu te beri MUT me te shara qe nga maja e kembes e perfundoi te libri yt i shtepise.Mos na u bej si kaposhi ne maje te plehut por PUNO edhe ti qe te LASH ato mekate qe te takojn,jep edhe ti dhe forca jote KONTRIBUTIN per largimin s sali vrasesit nga syt e shqipetareve.Ne se per ne ky eshte nje obligim per ty eshte DETYR.
Topi, po qe per moral ne politike ti duhet te heshtesh i pari, apo i harrove blerjet e deputeteve te majte per t’u bere president.
O,z.Bamir sa mire flisni per moral kur te gjithe e dine qe politika eshte nje imoralitet,ku kjo vertetohet qe nga menyra se si u zgjodhe ti president,si nuk te pordhi njeri cfar ishe e deri sa te vune drune si njeri pa vlere.Me cfar te drejte ti kerkon te mashtrosh popullin kur ishe vet ne krye te ketij kombi dhe heshte ndaj krimeve nga Saleh Berisha me shoke qe nga vrasja e deputeteve te opozites,gjyqeve qesharake e deri tek falja e ujrave detare grekut.Koha juaj mbaroi zoteri po mendohuni per te konkuruar me Salehun ne tavoline dominoje e lerini studentet te qete se nuk kane nevoje per pallavra por per veprime konkrete.
O bamiro mer lal?! Si kujtove ti se Ed Roma osht burr i fjales?! Osht kokkra e mashtrusit ene ti je naiv mer lal! Le nom se shkove ene votove me njerzit e tu per ED Romen per kryetar bashkije. Kte gjone nuk ta falein tironcit se ED Roma ju ko morre pronat ene ju ko bo tona te zezat! Ke mete si pershku ne zall mer lal. Bo mire me mbledh trute ene mos me traplliqe. Mos e nimo ED Rome mer lal se do perfunosh se legen ene ska per te fol asi rob as ne lagje!!!!!!
Z Bamir Topi,eshte nji politikane i vertete i kulturuar,formoi partine e re FRD nji parti rreale te djathte,me te ardhme te sigurte per popullin e vendin,ska asgje te perbashket me partite e vjetra,ate komuniste te plakut,e socialiste te sh edi rama,e ase me lsi e hajdutit koke loqja qe skane lene gje pa vjedhur,e shkatrruar.Rilindja e sh edi me hajdutin e lsi,munde ta mendoje kushe se ka rilindje me kto ftyra,qe kane 1 fjale e 100 rrena e mashtrime,te tille jane,plaku,koke loqja e edi i gjate,si fyell pa bira,nga kta ska te ardhme.U provu edhe sh edi,se vetem per te marre pushtetin luftoje e mashtroje,i shkeli vete me kembe premtimet e veta per rilindjen,poplli tani me eshte i bindur qe ka mashtrues zduhet votohen me 23 qeshore.
Ilir Meta dhe 21 Janari i dytë
14 Janar, 2012 | Postuar në: Editorial | Shkruar nga: TemA
Nga Mero Baze
Si për të imituar janarin e shkuar, fill pas datës 11 janar, Ilir Meta u rikthye në vëmendje të opinionit publik shqiptar duke provokuar. Janarin e shkuar në datën 11 u shfaq në video duke thyer çdo rekord historik të një zyrtari hajdut, në datën 12 u shfaq tek Fevziu duke theksuar se nuk do japë kurrë dorëheqje dhe se nuk i trembet videos, në datën 13 dha dorëheqje, në datën 14 vazhdoi të akuzonte opozitën se i ka sajuar videon e kështu me radhë derisa në datën 21 janar njerëzit u derdhën në rrugë të revoltuar dhe detyruan Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën të vrasin për shkak të Ilir Metës. Një vit më pas Ilir Meta po e ringre skenarin e janarit që shkoi. Sërish në datë 11 del Berisha në TV e tij dhe akuzon prokurorinë se ka manipuluar provat, në datë 12 Ilir Meta thërret në shtëpi Sali Berishën për të terrorizuar Gjykatën dhe ai i shkon i bindur dhe kokulur, më datë 13 me rastin e Vitit të Ri serb, Berisha thërret gazetarët e qeverisë në pritje dhe u shpjegon se ishte kënaqur me verën e Ilir Metës, në datë 14 dy vrasësit e 21 Janarit, Sali Berisha dhe Lulëzim Basha, së bashku me shkaktarin e revoltës që çoi në vrasje, Ilir Meta, ulen publikisht në kafe Rogner për të dëshmuar se aleanca e tyre do të vazhdojë derisa drejtësia të gjunjëzohet.
E gjitha kjo ka ngritur shumë revoltën në opinion publik. Një vit pas 21 Janarit, unë po shikoj të njëjtën ndjenjë revolte dhe zemërimi tek njerëzit, siç e kishin një vit më parë, kur përplaseshin me arrogancën për të mos pranuar faktet flagrante që dëshmonin fytyrën e një pushteti të kapur mat duke vjedhur. Sot, këto ditë, këtë javë, kam ndeshur të njëjtën revoltë dhe urrejtje që njerëzit kanë demonstruar një vit më parë ndaj këtij pushteti.
Kësaj situate i shtohet dhe një element i ri, fakti që katër të vrarët e 21 janarit janë pjesa më e poshtëruar prej drejtësisë deri më sot. Vrasësit e tyre jo vetëm që nuk janë gjetur dhe arrestuar, por as urdhëruesit e vrasjeve, Sali Berisha dhe Lulëzim Basha, nuk janë pyetur ende. Një nga familjarët e viktimave, babai i Hekuran Dedes ka sjellë dëshmi edhe më rrëqethëse. Ai ka deklaruar se Sali Berisha ka dashur të blejë gjakun me lek, dhe më keq akoma, ka dashur të orientojë familjen drejt vrasjes në formë gjakmarrje të një oficeri të Gardës, që të shpëtonte përgjegjësia nga Berisha. Ai oficer mund të ketë qenë Arjani, Ndreu, Besniku, Agimi, apo kushdo tjetër, mjafton që të bëhej “kurban” për Sali Berishën dhe ky i fundit të lirohej nga gjaku që kish derdhë më 21 Janar. Skena që përshkruan babai i Hekuran Dedës është poshtëruese dhe e lig, pasi tregon se Sali Berisha është personalisht i shqetësuar si vrasës dhe është i gatshëm të shesë çdo roje a badigard të tij për të shpëtuar veten ose fëmijët e tij nga gjaku i pamarrë i atyre që ka vrarë.
I gjithë ky tension që rritet dita- ditës nga gjestet provokative të Sali Berishës dhe Ilir Metës, mund të kthehet në një eksploziv në datën 16 janar kur Gjykata e Lartë e Shqipërisë, sipas gjithë pritshmërisë së opinionit publik, do të lirojë Ilir Metën nga akuza e prokurorisë dhe ai do të rikthehet në qeveri pa u dënuar, për të rikuperuar kohën që nuk ka mundur të mbledhë dot aq shumë lek sa ç’mblidhte kur ishte vetë ministër.
Kjo e gjitha mund ta çojë Shqipërinë në një revoltë re, në një revoltë që tejkalon realisht fuqinë e opozitës zyrtare. T’i bësh karshillëk opinionit publik, duke u shfaqur bashkë si të pandëshkueshëm- kryeministri që ka mbi supe një histori të tërë të rrënimit të demokracisë, ministri i akuzuar për 220 milionë euro abuzime, për të cilat shmang gjykimin në themel dhe shpëton me procedurë dhe më pas pasuron biografin e tij me katër vrasje politike dhe një rrëmbim mandati, dhe ish- zëvendëskryeministri që u shfaq me zë dhe figurë duke bërë pazare me miliona euro për pesë minuta, do të thotë t’i vësh zjarrin zemërimit popullor.
Trupi gjykues që pritet të lirojë nga akuzat Ilir Metën të hënën, duhet ta ketë të qartë se 16 janari është dita kur shoqëria shqiptare vendos edhe për fatin e tyre, nëse ata do të bëhen shkak me vendimin e tyre që Shqipëria të shkojë drejt krizave ekstreme. Babai i Hekuran Dedës nuk ia ka harruar Sali Berishës përpjekjen për blerje të gjakut me lek dhe shitje të gardistëve, ashtu siç nuk ia kish harruar siç dukej nga intervista as Ilir Metës fjalën kokëpalarë për djalin e tij të vrarë. As njerëzit e Aleks Nikës nuk ia kanë harruar Sali Berishës përpjekjen për të manipuluar me vdekjen e tij, ndërkohë që nga hetimet del se një bodigard i Berishës ka qëlluar mbi të. As fëmijët e Ziver Veizit nuk ia falin Sali Berishës luftën klasore pas vrasjes së babait të tyre duke e terrorizuar Anën 11 vjeçare në shkollë si vajzë armiku. As djali i mbetur i Faik Myrtajt nuk ia fal Sali Berishës jo vetëm vrasjen e babait, por dhe ikjen prej dëshpërimit të vëllait të tij. Por që zemërimi i tyre të ketë kuptim dhe të respektohet, ne si shoqëri nuk duhet t’ia falim Sali Berishës përpjekjen për të riprovokuar një 21 Janar të dytë, përpjekjen për të provokuar deri në palcë shqiptarët me shpresë që ata të mos reagojnë duke pasur parasysh 21 Janarin.
Sali Berisha dhe Ilir Meta kërkojnë doemos të zhvlerësojnë revoltën e shqiptarëve, kërkojnë doemos të vendosin një standard përuljeje në politikën shqiptare, kërkojnë doemos të thonë, “provojeni dhe një herë po ua mbajti”. U duhet doemos të binden se nervi i shqiptarëve u vra dhe ata ulën kokën para pushtetit të tyre. Ata po përpiqen me çdo kusht të nxisin një revoltë të ngjashme, bile më të madhe se ajo para 21 Janarit të vitit të shkuar, me shpresë që shoqëria të mos protestojë si më 21 Janar dhe ata të qetësohen se tani këtë popull e kanë tredhur. Ata duan një 21 Janar të ri, por pa protestë, duan të thonë se ajo që ndodhi një vit më parë ishte artificiale, pasi sivjet kishte më shumë arsye për protestë dhe nuk ndodhi. Ata duan të rifyejnë të vrarët dhe të riposhtërojnë të gjallët. Duan të na thonë se e meritojmë t’i durojmë.
PO te ishe burre i ndershem do ti kishe kalbe keta te dy ne burg se Ina Ramen e kishe tenden.
Masandaj do te kalbeshe ne burg edhe Edi Ramen me trimat e tij dhe masandej do te kishe te drejte te denoje edhe ata gardiste qe mbrojten institucionet.
Thuaje troc se me kete video deshe te fitosh mandatin e dyte prsidencial dhe te sillje Ramen ne pushtet.
https://www.youtube.com/watch?v=VLvfv3lVT6s
Adrian Bamiri ishte president dhe jo prokuror qe kalbte ne burg keta te dy, secili ka detyrat e veta ne nje shtet ligjor dhe po te kesh pak haber ai ka kryer detyren e presidentit brenda kompetencave qe i ka dhene ligji presidentit.
More Bamke po ti vetem nje jave pas 21 Janarit vrapove ne stadium per te pa Tironen tate.. more Bamke.. por kur Gjergj Ndreca dergjej ne spital ti vrapove ne mbremjen e organizuar nga Panorama more Bamke..
o komentus truthare qe nuk ndani dot te ndershmit nga te pa ndershmit i kini hak haJDUTET QE JU QEVERISIN.
Me behet qejfi qe po thua nje te vertet i nderuar Bamir, populli thot me mire von se sa kurre, mireserdhe ne opoziten kunder antishqiptareve, kunder popullit tend. FRD ka shume njerez qe jane me dinjitet dhe kane moral, shpresoj te marresh gjithe elektoratin e djathte dhe te njerzeve qe besojne tek ndryshimi.
Eshte koha (pas marveshjes Rama-Meta) qe FRD-ja (edhe AKZ-ja) te tregojne veten e tyre si parti te REJA me dinjitet.
Dinjiteti nuk shitet siç beri dje “amatori” Rama!
Njerzit e ndershem do te “dynden” pas FRD-se e AKZ-se n.q.s keto do te dine ta shfrytzojne amullin e krijuar nga Rama.
Topit I ka rane leshi ,jo shansi per te ndryshu kete vend.Pirdho top dhe fend.Ti leshterik I Saliut ke qene ,por tu prish ploni dhe ben si opozitar.Je vecse nje koqe kandor o Bamirooo.
DY FAKTE.
1-FRD eshte Partia me e paster e Shqiperise,gjithe te tjerat kembejne fronat midis tyre PS,PD,LSI,duke zbatuar migrenen e katovices.
Ngriu prift te rije hoxha,ngriu hoxhe te rije katundari nje here i vicidolit njehere i ckraparit.
2-FRD eshte arthmeria tjeter pune se bythelepiresat e sulmojne nga xhelozia.Shqiptare votoni FRD te vije ndryshimi qe presim 22 vite,boll ngelet NAIVE.
Edhe une do ti thoja shqiptareve qe te votojne FRD-ne, e djathta duhet te marre pozicionin qe meriton dhe mos te genjehet nga djathtisti ish komunist Sali Berisha, qe kurre ska patur prone te veten dhe nje ish i pa prone, ska si te jete i djathte.
Nga krahu i djathet per mua dy parti jane qe mund ti perfaqesojne denjesisht te djathtet, eshte Ligj dhe Drejtesi me Spartak Ngjelen dhe FRD e Bamir Topit.
Por Bamir Topi sduhet te dale tani viktime e pucit, se sa ishte president nuk kishte bythe ta kundershtonte Sali Berishen.Pse?
E vetmja Parti e djathte reale ne Shqiperi eshte FRD…Edhe vota e faniljes time eshte per FRD.!