Sipas burimeve të huaja është bërë e ditur se kanë filluar përgatitjet për çështjen e shumëpritur ligjore ngritur nga nëna e idhullit të muzikës,Michael Jakson,kundër organizuesve të konçerteve,për të cilët ajo thotë se janë përgjegjës për vdekjen e djalit të saj.
Nëna e tij Catherine Jakson ka paditur firmën “AEG”,duke kërkuar drejtësi për vdekjen e djalit të saj. Ajo pohon në padi se kjo firmë u tregua neglizhente në punësimin e Dr.Conrad Murray për t’u kujdesur për Michael Jakson në prag të koncertit të planifikuar në Londër në vitin 2009.
Firma “AEG” argumenton se Jakson kishte një histori të gjatë të abuzimit ne drogën para se ai t’i nënshtrohej trajtimit nga doctor Murray.
Ndërkohë Conrad Murray,mjeku i Michael Jakson,i dënuar me katër vjet burg për dozën fatale që i dha Jakson,thotë se është i “pafajshëm”.
Në një intervistë telefonike nga burgu për “CNN”,Murray këmbëngul se nuk do të dëshmojë në proçesin që është hapur në Los Angels,në të çilin familjia e Jakson akuzon “AEG”,firmën që ka organizuar turin e fundit të yllit të muzikës pop,se nuk e ka monitoruar mjaftueshëm Murrayn:” Nuk kam pasur një mandate paraqitje në proçess. Gjykatësi,që më ka dënuar,ka pasur shumë parregullësi”,është shprehur Murray. P.K
Si shpjegohet qetalentet e medhenj ikin shpejt nga kjo bote?
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/the-king.html
Ore njerez! Kam pare ne Divjake nje qe i ngjante aq shume ktij, dhe qe fliste anglisht dhe sdinte asnje germe shqip. Madje ai robi u shqetsu nga qe po e shifja shume cuditshem dhe per pak minuta u zhduk.
Kur u rikthye pastaj filloi te kercente para teje..?