Shoqata islamike kërkon kriminalizimin e homoseksualizmit

5 Prill 2013, 15:13Sociale TEMA

Forumi Musliman Shqiptar, një shoqatë islamike, i ka dërguar sot një letër të hapur ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, duke kërkuar kriminalizimin e homoseksualitetit. Në letër ndërkohë, kritikohen qëndrimet pro të drejtave të bashkësisë LGBT të Avokatit të Popullit.

Ne, Forumi Musliman i Shqipërisë, po ju drejtohemi përmes këtyre rreshtave për të ndarë me ju shqetësimin që ka lindur së fundmi, jo vetëm për këtë organizatë dhe besimtarët e fesë Islame, por edhe për besimtarët e të gjitha feve e madje për pjesën dërrmuese të popullit shqiptar.

Në tryezën e rrumbullakët që u zhvillua së fundi, me pjesëmarrjen e aktorëve më të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare dhe me tematikë që lidhej me ndryshimet që kërkohen të bëhen në Kodin Penal, ndër të tjera u diskutua edhe kriminalizimi i fenomenit të homofobisë.

“Fenomeni “LBGT” është sa i kundërnatyrshëm, aq edhe degradues për moralin e shoqërisë. Jo më kot në hyrje të kësaj letre që iu kemi drejtuar i nderuari Z. Ministër, përmendëm periudhën e errët komuniste dhe “moralin e ri”, që rrekeshin të përhapnin, i cili siç pritej nuk i rezistoi kohës, por la pasojat e tij.

Legjislatori shqiptar me miratimin e Kodit të ri Penal në vitin 1995, tek seksioni i veprave penale kundër moralit dhe dinjitetit, ndër të tjera parashikonte edhe homoseksualizmin. Ky ishte një qëndrim, i cili përputhej plotësisht me traditën legjislative të deri aso kohe, si dhe me traditën e botëkuptimin e shoqërisë shqiptare. Megjithatë pas ratifikimit të Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut, i shtytur nga jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, u detyrua që me ndryshimet e vitit 2001, që iu bënë Kodit Penal, ta abrogonte këtë vepër penale, por duke e lënë të dënueshme moralisht dhe shoqërisht,” thuhet në deklaratën e Forumit Musliman./b.l

57 komente në “Shoqata islamike kërkon kriminalizimin e homoseksualizmit”

  1. Roni says:

    Tema, beni mire qe te hiqni keto cilesimet me “islamike” mbrapa dhe mbartin konotacion negativ. Pershendetje!

    1. Albiana says:

      Duke pare se sa urrejne komunitetin musliman keta qe i shkojen mbrapa piktorit , une ftoje te gjithe muslimant te votojen per PD-n se shqiperia nuk behet me Ortodhokxxx te tipi shvejk

      1. ilia says:

        albiana je gabim sepse po con uje ne mullirin e janullatos,
        keta tipa si shvejk,enea apo berisha largohu.. kete qellim kane qe te fusin percarjen fetare ketyre nuk u behet vone per te drejtat e lgbt apo per te drejtat e ortodokseve shqiptare,keta jane ciraket e janullatos qe po ti lexosh me vemendje sistematikisht futen ketu per te futur nje percarje fetare midis nesh,mos ua be qejfin me me replika si kjo e mesipermja sepse ky eshte edhe qellimi i tyre,mos harro qe shqiperia mbi cdo fe sepse keshtu pellcasin keta..

        1. EDI says:

          Jam ortodoks dhe jam shume dakort me kete qendrim te shoqates islamike : Duke e ngritur në nivelin e veprës penale propagandën anti “LBGT”, synohet t’iu mbyllet goja të gjithë atyre që përpiqen të argumentojnë antihumanizmin e fenomenit në fjalë.
          Kush eshte Totozani qe do t’i heqi te drejten e shprehjes 99.99% te shqiptareve ? Se cfare bejne anetaret e LBGT-se me organet e tyre seksuale nuk me intereson se te tyret i kane, por te denohen qytetaret se shprehen kunder ketij fenomeni kjo eshte e papranueshme.

  2. shvejk says:

    Po sikur ti mbulojme me perce LGBT-te do merziteshit ju islamista? Sepse fjalen dylber ju e keni perdorur te paret, apo jo?

    1. Artan says:

      Nuk ka fare me te qelbur se islamiket. LGBT te pakten jane 10 here me te edukuar dhe civilizuar se kafshet filo-arabe te orirur per barbari primitivizem, injorance dhe terrorizem. Cdo gje pranohet per mua vec islamit te flliqt aziatik qe kerkon te na ktheje ne arabe dhe njerez barbare si arabet.

  3. alban4eva says:

    “ne, shoqata islamike e cmendur albanistaneze, kerkojme qe te varen ne litar te gjithe homot dhe lezbiket..!!!”
    s’ka gje me te keqe se fanatizmi fetar…!!!

  4. BERISHA LARGOHU. VOTONI KUNDER BERISHES, POR EDHE MBRONI VOTEN DUKE PERDOR EDHE FORCEN POPULLORE. says:

    Per shoqaten islamike, kriminalizimi i atyreve qe jane gay eshte shkelje e te drejtes se njeriut. Prandaj ju jeni nje shoqat e kote qe nuk mund ti sherbeni shqiptarizmi, por vetem turkut te ndyhre. Per me shum nuk ja vlene te komentosh sepse eshte plotsisht humbje kohe.

    1. Doni ALBO says:

      Ti bile ketu e bene publike qe i sherben grekut…Keshtu eshte e kot ajo qe thua, keta jane 1000x here me shqiptar se cdo dele e janulles qe bene gam gam ketu.

      1. enea says:

        1000x me shqiptar???
        Ku e shikon shqiptarine ne deklaratat horror te tyre? Me keta palaco doni te shkoni perpara ju? Keta qe u shkolluan ne medresete ekstremiste te Pakistanit dhe qe po marrin ne qafe edhe myslimaet e paster Shqiptare???

        Kurre!!! Keta jane hipokrite.

        1. ilia says:

          jooooo perpara do te shkojme me kleriket e janullatos qe kan harruar te merren me punet e zotit sepse merren me celulat qe punojne per clirimin e ‘vorio epirit’…

          1. enea says:

            Kleriket e Janullatosit jane njerez te cilet ne i duam dhe i respektojme per ringjalljen e besimit dhe punen per rimekembjen e Kishes tone te dashur.
            Aludimet e tjera qe thoni ju jane propagande e verber e AKZ

            1. ilia says:

              ketu me qendro enea dhe mos bej dredha…ja mu pergjigj pak per sa po te pyes ketu me poshte thjesht dhe cilter…
              janullato thote qe nuk mund ta kauptoj thenien e shqiptareve se :feja e shqiptarit eshte shqiptaria…ide kjo qe na ka mbajtur gjalle dhe te bashkuar nder shekuj…ti a je dakort me janullaton ne kete pike? kisha nga vjen janullato thote qe ortodokset shqiptare jane greke etnike…ti a je dakort me kete thenie?? pastaj kisha juaj e dashur po rimekembet si nje kishe greke apo si nje kishe shqiptare? perse sinodi i shenjte perbehet nga shumica klerike greke dhe jo shqiptar? perse kleriket ortodokse japin deklarata antishqiptare ose progreke? une e di qe kisha eshte e ndare nga shteti,perse kleriket ortodoks grek ketu tek ne merren me politike dhe nuk shikojne punet e zotit ashtu sikurse duhet vepruar? mos u mundoni te na ngaterroni me akz sepse ketu jemi ne nje forum te lire dhe flasim lirshem dhe pa emocione,nqs ke pergjigje te drejtperdrejta per pyetjet qe te bera urdhero dhe pergjigju por nqs do te flasesh pergjithesira me mir mos e merr mundimin fare sepse une personalisht jam teper i qarte per veten time pasi fshati qe duket nuk do kallauz por me intereson te degjoj nje pergjigje nga nje ‘shqiptar i kulluar ortodoks’ si puna jote sepse edhe une ortodoks shqiptar jam por mendoj pak si ndryshe…

        2. Doni ALBO says:

          Kush tha qe duhet ndjekur shembulli i tyre, bile s’paku keta nuk jane te involvuar ne politike por jane institucion fetare qe duhet respektuar e jo si puna e janulles qe ka qejf te fut hundet ndonjehere ne politike sic ka qene rasti i censusit por edhe shume ceshtjeve tjera qe nuk i takon aspak nje institucioni te mirefillte fetar…..keshtu eneas nese egziston nje grup qe ktheni politiken ne fe ose fene ne politike jeni ju delet e janulles e jo myslimanet apo katoliket qe mbajne nje pozicion mjaft parimore mundesisht sa me larg politikes gje qe eshte per cdo lavdate per keto dy komunitete.

      2. BERISHA LARGOHU. VOTONI KUNDER BERISHES, POR EDHE MBRONI VOTEN DUKE PERDOR EDHE FORCEN POPULLORE. says:

        Doni Albo, e kam thene pak me siper se eshte humbje kohe te komentosh per c’far thot shoqata islamike. Kjo shoqate nuk ka force te ndaloj even dogs, prandaj me kupto tani. Nuk do te thot qe je grek kur kundershton nje shoqate qe nuk i sherben shqiptarizmit!

  5. Eri says:

    Hahahaha, te kesh shtate gra dhe ti trajtosh femrat si prone private qenka e ligjshme. Islami eshte nje nga fete me hipokrite dhe me te neveritshme qe egzistojne.

  6. dritani says:

    Leter skizofrenesh!

    Nga njera ane flasin per “periudhën e errët komuniste dhe “moralin e ri”, dhe nga ana tjeter, lidhur me kodin penal te 1995 thone: “Ky ishte një qëndrim, i cili përputhej plotësisht me traditën legjislative të deri aso kohe, si dhe me traditën e botëkuptimin e shoqërisë shqiptare”. (!!!!!!!!!)

    Asnje s’ka me shkolle ne kete shoqate qe te pakten te argumentoje nga pikpamja religjioze propozimin e ketyre “te indinjuarve” per fatet e njerezimit ne kete vend ku ha njeriu njerine?!

    p.s. Komenti nuk mbeshtet asnje opinion lidhur me ceshtjen ne fjale por ky propozim, i formuluar ne kete menyre, tregon absolutisht per shoqerine idiotesia eshte me e rrezikshme se homoseksualizmi.

  7. anticensurë says:

    yyyyyyyyyyyyysh gomerë!!!!

  8. DUMBABEN says:

    Ikni more selefe se nuk ka rrezik nga LGBT ,ka aq material pornografik ne internet sa tu dalin syte te gjitheve vendit .Mbajeni moralin per kukumjackat qe keni ne shtepi

    1. Ibrahim says:

      Çfare do te thote Selef zoteri?

      1. DUMBABEN says:

        Me fal ibrahim per fjalen selef ,,,qe vjen nga sekti i selefeve ,ndoshta nuk u shkon per shtat ,ndoshta dylber ,dallkauk ,turkoshak u shkon me mire ,,,, jemi ne rregull ??

        1. hajriu says:

          Akoma se gjete babane mor bir??????????????????????

          1. DUMBABEN says:

            Te fala nga andarti grek ,,,,,,,,,,,hajreshe hahahahahahahahahahahahha

      2. zum zum says:

        Hic asgje eshte fjale e sajuar kot o braçe!

  9. Sem Luma says:

    Ky problem ka nje zgjidhje te thjeshte: Preferenca seksuale (homo apo hetero) e te rriturve eshte e drejte individuale. Pra, prapanica e x-it apo y-it nuk do te duhej t´u interesoj fare feve dhe shoqatave fetare.

    Homoseksualizmi eshte realitet teper margjinal per shoqerine njerezore, dhe vecanerisht per ate shqiptare. Per kete arsye kjo kerkese e kesaj shoqate islame me duket e gabuar dhe e demshme per nje shtet dhe shoqeri demokratike.
    Ne fund te fundit, askush nuk po kerkon mbeshtetjen shteterore te homoseksualizmit por vetem rrespektimin (shoqeror e ligjor) dhe tolerimin e tij… , ashtu sic rrespektohen dhe tolerohen edhe e drejta e besimit ne nje zot, e mosbesimit fare ne te, e drejta te mos martohesh kurre, e drejta te mbash mustaqe apo te gjuash (derra e lepuj) me kapsollaqe!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. arian says:

      o sem luma po te pergjigjem ty sepse kundershtimi yt per kete ceshtje e ka njefare llogjike ,qe une nuk jam dakord por tek e fundit e pranoj mendimin tend ndersa jam totalisht kundra ketyre grekeve qurrashe qe futen me tendence per te hedhur balte mbi cdo gje qe ka lidhje me islamin…fjala islam nuk eshte aspak e keqkuptuar ne shqiperi dhe nga shqiptaret per faktin se ne jemi nje popull ateist dhe nuk i japim shume rendesi feve,greket po qe kane frike dhe urrejtje per islamin dhe kjo duket qarte kur shkemben mendime me ta ku shume prej jush debatoni ashper here pas here keshtu qe mendimi i pakices greke ne kete forum eshte i paperfillshem sepse ne jemi nje forum i nje shoqerie te hapur dhe pa komplekse ku shume prej nesh jetojme ne skaje te ndryshme te globit,jetojme prane anglezeve francezeve italianeve pakistanezeve grekeve apo arabeve dhe nuk kemi paragjykime ok deri ketu?persa i perket te drejtave te lgbt mendoj se ata jo vetem qe i gezojne te drejtat e tyre ne shqiperi por mendoj qe edhe abuzojne dhe na detyrojne ne te tjereve qe te ndihemi keq…sem luma po te jap nje shembull…une psh kam qejf te dal e te shetis lakuriq neper tirane…a me lejon kush mua qe te dal lakuriq?? une nuk kam te drejte te jem dhe te ndihem i lire ne kete qytet evropian??ndersa ty edhe mua bashke nuk na pjerdh njeri por na ‘bombardojne’ me reklama ku idea eshte qe nuk eshte turp te jesh homosexual por turp eshte te mos e pranosh homosexualizmin…pra teorite konspirative jane aq te thella dhe kane vite qe veprojne sistematikisht me qellim qe ta ndryshojne apo ta degradojne karakterin e njeriut,madje para nja dy ditesh lexova qe ne nje shtet evropian po hapet nje klab me licese per pedofilat….ndersa ne suedi qe ne kopesht femijeve u lexohen libra dhe te ilustruar me figura ku tregohen cifte burrash apo grash si dicka normale ku mund te adoptojne femije dhe te bejne nje jete ‘normale’familjare…lind pyetja: ku do ti gjejne femijet ata nqs burrat martohen me burra dhe grate me gra?sem luma jam i sigurte qe ti nuk je niveli i BL dhe as i enea-s dhe besoj se e di qe sali trapi ka disa vite qe e kaloi edhe ne parlament ligjin per martesat midis homosexualeve,e kaloi jo per faktin se saliut i rruhet per homot por per faktin se saliu e di qe eshte direktive e EU njohja e te drejtave te komunitetit lgbt,ne shqiperi ligjerisht komuniteti lgbt i gezon te gjitha te drejtat sipas standarteve evropiane madje shume shtete evropiane me demokraci te konsoliduar akoma nuk ja njeh ketij komuniteti shume te drejta..dhe eshte tjeter gje pse kete komunitet nuk e pranon shoqeria jone(dhe shum mire ben qe nuk e pranon)sepse secili eshte i lire te zgjedhi sipas deshires,une mendoj qe neve pjeses derrmuese te popullsise qe nuk jemi homo duan te na detyrojne me forma nga me te ndryshmet qe te degjenerojme dhe te shkojme ne drejtim te lgbt-ve dhe keta qe thone se ‘islamistat’ jane prapa bote apo bejne krahasime vulgare cojne uj ne mullirin lgbt ose ne degjenerim,pastaj une dua tu kujtoj ketyre karabushave qe asnje fe nuk eshte dakort me ideologjine lgbt,keta perse i kundervihen islamizmit??le ti kundervihen feve te tyre, sem luma e respektoj deri diku mendimin tend por distancohu nga tipa si enea,berisha largohu,himara,landi sverige etj sepse keta i bien me nje vrime fyellit dhe besoj se e kupton kaq gje, ne shqiptareve nuk na vjen kurre e keqja nga islamizmi sepse e kemi te faktuar me nje histori 500 v qe me shume se islamin duam shqiperine dhe themi qe feja e shqiptarit eshte shqiptaria ndersa janullato ne keta 20 vjete u ka futur krimbin nje pjese ortotoksesh dhe i ka bindur qe feja e shqiptarit eshte ortodoksia…ide kjo qe eshte mine me sahat ne themelet e kombit shqiptar dhe jo me kot ‘hiresia’janullato vazhdon sistemakisht planin e tij percares..

      1. monitor says:

        [email protected] fillove komentin si ateist,e vazhdove si patriot ,rreshtove te keqiat e shqiperise ( pervec islamit ) dhe dole aty ku te dhemb me shume ,,,,,,,,d.m.th janullatosi .Nuk besoj te kete pasur me shume frike shqiptari ne jeten e tij se sa nga nje prift plak .N.q.s mendon qe janullatosi ka faje dhe mekate per te lare atehere vepro ,mos rri minuta te tera duke shkruajtur perralla me mbret .Krijoni nje liste me firma dhe dorezojani KOASHIT duke renditur arsyet dhe motivet e juaja

        1. arian says:

          monitor me behet qejfi qe me ke lexuar me vemendje dhe te falenderoj per kete fakt..dhe e pranoj qe pooo jam ateist..pooo jam patriot dhe e besoj qe islami nuk eshte e keqja apo rreziku me i madh per shqiptaret sepse eshte fakti i pushtimit 500 vjecar qe tregoi se shqiptaret i bashkon shqiptaria dhe jo islamizmi…dhe po e besoj qe janullato eshte rreziku me i madh per shqiptaret sepse ai vete ne keto 20 vjete qe na ka futur percarjen qe turku nuk na e futi per 500 vjet,janullato nuk do ta kuptoje qe feja e shqiptarit eshte shqiptaria sepse nuk i intereson pasi ai ka si qellim te tijin nje percarje fetare te kombit shqiptar dhe kisha greke pretendon qe ortodokset shqitare ne te vertete jane grek etnik,pastaj po te shikosh deklaratat e ignatios se beratit ku thote qe :kosova eshte jerusalemi i serbise apo deklaratat e peshkopit te gjirokastres ku thote se himara eshte greke e cmund te mendoj kush?pra lind pyetja :kush eshte roli i kishes shqiptare(nqs mund te quhet shqiptare..)..punet e zotit apo politika antishqiptare?? pra ‘monitor’po ta perseris edhe njehere qe mua personalisht janullato nuk me kujton fare ate ‘priftin plak’ qe me pershkruan ti por me kujton nje klerik grek qe eshte sherbetor i denje i nje kishe qe ka helmuar cdogje shqiptare nder shekuj madje ka krijuar rreth vetes ‘fortifikata’ qe do ti kishte zili edhe nje politikan…une janullaton ta permenda si shembull te keq sepse e besoj qe ai eshte teper negativ ne shoqerine shqiptare dhe jam shume i qarte qe janullato nuk bie nga ato firmat qe me permend ti por bie duke shporrur berishen ne radhe te pare dhe te gjithe ‘oktapodin’ perreth janullatos…pastaj janullato e kupton vete qe ‘mosha ben te veten’ dhe eshte aq i zgjuar sa te largohet me ‘dinjitet’ pasi i ka marre masat dhe e ka lene kishen e ‘fan nolit’ ne duar te sigurta…

          1. Sem Luma says:

            arian, me kete komentin e dyte pajtohem 100%.
            Sa i perket atij te parit, shpesh ke te drejte, por aty ka aq shume gjera te thena dhe te pathena (te menduara dhe supozuara ndermjet rreshtave!!!) sa qe veshtire e kam te te ndjeke…

            Megjithate, te pershendes dhe te uroj nje nate te mire!

  10. enea says:

    O Prendi kush flet, keta qe martojne femrat qe ne moshen 10 vjec, apo marrin 7 gra menjehere.

    Ikni o degjenerata, se na felliqet Shqiperine.

    1. hajriu says:

      O ena , kot per kurizitet , mos je gje goca e pare e fisit ti??????????

  11. fieraku4u says:

    EPO CFARE BEHET KESHTU MO DAKU…DALIN KETA ISLAMIKET EDHE FLASIN PER HOMOFOBIN. KETA I MARRIN GRATE E TYRE, EDHE I TRAJTOJN SIKUR JAN KAFSHE.

    I MBULOJN DHE ME PERCE.

    PER MUA SI LGBT EDHE ISLAMIKET EKSTREMIST NJE MUT I MADHE JAN.

    RESPEKTE PER FENE E PARPARUAR ISLAME, POR JO PER KETA ISLAMIKET RADIKAL TE FLLIQUR, QE KERKOJN TE NA KTHEJN NE LEGJIN E SHERIATIT, EDHE TE NA BEJNE SI PAKISTANI APO AFGANISTANI.

    SHQIPERIA ESHTE NE EVROPE.

  12. Pelasgian3 says:

    Ahhh…e mjera Shqiperi ku ka vajtur. Denimi me vdekje do ta zgjidhte problemin ne fakt.

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Taliban hesapi..Propozoni dhe varjen se ajo i mungon Albanistanit..

  14. po pra says:

    Ketu ku jetoj njoh shume arabe nga Algjeria, Maroku, Arabia Saudite, Omani etj qe jane gay te deklaruar. Shoqata islamike duhet ta kuptoje qe nuk mund te ndale te drejtat njerezore. Deklarata e tyre duket sikur vjen nga mesjeta ose me heret. Madje ne Paris shume shpejt do te hapet nje xhami per komunitetin gay. Hapini syte loqe se s’ju pengojne ata te jeni te lumtur ne jeten tuaj. lexojeni kete dhe shikoni ndryshimin mes mentalitetit tuaj idiot dhe atij te paster musliman :

    http://www.dailymail.co.uk/news/article-2239753/France-open-worlds-mosque-gay-community.html

  15. alamet goxha says:

    keta e kane gjetur zgjidhjen:
    Talibanet homoseksuale urdherojne veshjen me perce te burrave
    http://kokqepa.com/2013/04/talibanet-homoseksuale-urdherojne-veshjen-me-perce-te-burrave/

  16. one says:

    fajin e ka gazeta Tema e cila ka transmetuar gabim lajmin. Forumi musliman shqiptar I ka bere te qarte Ministrit halimi qe te mos beje ndryshimet ne kodin penal, te cilat do te denonin ata persona qe jane kunder homoseksualeve, lesbigeve etj. pra, nuk kerkohet kriminalizimi I LGBt por kerkohet te refuzohet kerkesa e komunitetit LGBT qe te denoje me gjobe apo me burg ata qe ndajne nje qendrim ndryshe nga LGBT. shpresoj te jeni informuar sakte!!!!!!

  17. frank says:

    po per shaban norjen nje mysylman qe perdhunonte dhe perdhunonte dy motrat ne durres cila eshte komunikata e shoqates islamike?po per vrasjen e tyre dhe per halet ose “medreshalet”tipike pakistaneze cfare lidhje kane shqiptaret.nje organizate e tille do te ishte mire te shkonte ne arabi dhe pakistan se ketu eshte evrope te pakten ne leter shqiperia eshte shtet laik.po ju shkerdhen islami o shqiptare po zgjohuni se ju ka futur ne narkoze turko-arabia.para se te flasin se si don ta trajtoje secili bythen e tij,kjo organizate eshte mire te na thote se pse ndihet me shume islame se shqiptare?perdhunimi i sumes ka lindur ne turqi dhe bythes i bie gjithe bota,te quhet dikush kriminel pa bere krim kjo ndodh vetem ne islam.ku ka islam ka lufte,pabarazi dhe shtypje,vrasje me gure,dhe martesa femijesh me pleq,te gjitha ne emer te allahit alla turka te tyre.cdo njeri ben si don ne dhomen e gjumit,vaj medet po mbeten islamiket e prapambetur te vendosin standartet shoqerore,le te fillojne nga vetje e tyre qe jane gjysma pedofile dhe martohen me femije .nje islamik nuk eshte me i mire se nje gay edhe pse bythes i bien te dy.

  18. one says:

    FORUMI MUSLIMAN I SHQIPËRISË Letër Ministrit të Drejtësisë 3/4/2013

    BISMILAHIR- RRAHMANIR- RRAHIM
    ME EMRIN E ZOTIT, TË GJITHËMËSHIRSHMIT, MËSHIRUESIT

    z. Eduard Halimi,
    Ministër i Drejtësisë

    Për dijeni:

    z. Bujar Nishani,
    president i Republikës së Shqipërisë

    z. Sali Berisha,
    kryeministër i Republikës së Shqipërisëmyslimanet-kunder-300×150

    z. Ilir Rusmali
    kryetar i Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë

    z. Eugen Wollfarth
    kryetar i prezencës së OSBE

    I nderuar Z. Ministër,

    Forumi Musliman i Shqipërisë ka nderin t’ju përcjellë përshëndetjen më të ngrohtë islame “Paqja e Zotit qoftë mbi ju”.
    Së pari, ju shprehim konsideratën e lartë për personin tuaj dhe institucionin që ju përfaqësoni.
    Jemi të ndërgjegjshëm për faktin se atdheu ynë, Shqipëria, po kalon një periudhë transformimesh të rëndësishme, transformime që me shpresën e Zotit do të arrijnë të orientohen në kahjen e duhur, duke sjellë një ardhmëri të sigurt për vendin tonë. Në këtë kuadër, sfidat dhe sprovat që kemi kaluar të gjithë së bashku, që nga fillimi i transformimeve demokratike dhe deri në ditët e sotme, na kanë bërë të vetëdijshëm për rolin dhe kontributin që gjithsecili prej nesh duhet të ketë në këtë shtet dhe tek kjo shoqëri. Ky kontribut duhet të shërbejë jo vetëm për ndërtimin e një mjedisi të përshtatshëm, në të cilin duam të jetojmë, por mbi të gjitha për kultivimin e një terreni të begatshëm mbi të cilin do të ngrihet formimi i brezave të ardhshëm.
    Regjimi komunist la mbresa negative të pashlyeshme tek populli shqiptar. Si një regjim unik në llojin e tij, ai shpalli me solemnitet ndalimin e një prej të drejtave më themelore të njeriut, të drejtën e besimit, duke e shndërruar Shqipërinë në vendin e vetëm ateist në botë. Kujtojmë këtu që të gjitha religjionet, ndër të cilat edhe Islami, kishin shekuj që kishin zënë rrënjë në ndërgjegjen dhe jetën e popullit shqiptar. Për këtë shkak lufta ndaj fesë nuk qe një luftë thjesht dhe vetëm institucionale, nëpërmjet nxjerrjes së dekreteve apo ligjeve që ndalonin veprimtaritë fetare dhe shfaqjen e lirisë së besimit, por pikësëpari ishte një luftë ideologjike, propagandistike, një luftë e cila synonte të godiste vetëdijen e shëndoshë fetare të shqiptarit. Në këtë mënyrë ata që akuzonin fenë si “opium për popullin”, në të vërtetë ishin duke e servirur vetë “opiumin”. Megjithatë rigjallërimi i shpejtë i fesë si dhe i institucioneve të saj, tregoi qartë që ky komponent i rëndësishëm i jetës së njeriut, besimi, nuk ishte zhdukur, ai thjesht ishte fshehur për t’u mbrojtur nga stuhia e acartë me emrin komunizëm. Përpjekja për të ndërtimin e njeriut të ri dhe ideologjia që e përfaqësonte kishin dështuar përballë madhështisë së besimit. Bima kacavjerrëse nuk mund ta kishte jetën e gjatë përballë lisit shumë-shekullor.
    Ngjarjet që pasuan ardhjen e pranverës së demokracisë treguan që sëmundja pesëdhjetëvjeçare kishte lënë pasoja tek një pjesë e njerëzve. Ende sot e kësaj dite ekzistojnë mbeturina të paragjykimeve ndaj fesë, si gjoja përfaqësuese e prapambeturisë dhe e stanjacionit.
    Z. Ministër, feja ka përfaqësuar dhe vazhdon të përfaqësojë një element substancial në jetën e shqiptarit. Ajo ka qenë bashkudhëtare e tij ndër shekuj, duke përbërë një nga shtyllat mbi të cilin ai ka ngritur familjen, shoqërinë dhe shtetin. Feja dhe atdheu kanë qenë dy substratet mbi të cilat populli shqiptar ka ndërtuar identitetin e tij. Parimet e përbashkëta morale dhe afria botëkuptimore ka qenë për vendin tonë ura lidhëse ndërmjet feve të ndryshme dhe ithtarëve të tyre. Mjafton të kujtojmë këtu, që një pjesë e madhe e firmëtarëve të aktit të pavarësisë si dhe e atdhetarëve të tjerë shqiptarë, kanë qenë teologë e njerëz të fesë. Gjithashtu edhe disa prej drejtuesve të parë të shtetit shqiptar kanë pasur të njëjtin status si p.sh, kryetari i senatit në kohën e qeverisë së Ismail Qemalit, zëvendëskryeministri i kësaj qeverie, përfaqësues të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve apo edhe kryebashkiakë të Tiranës në periudhën 1924 – 1939. Pra përfaqësuesit e fesë në këtë kohë kanë përbërë pjesën më intelektuale të shoqërisë, duke marrë në dorë fatet e vendit, në një periudhë të historisë në të cilën vihej në diskutim ekzistenca e tij, dhe duke mbrojtur me fanatizëm identitetin kombëtar, integritetin territorial dhe pavarësinë e atdheut tonë. Në këtë prizëm, askush nuk mund ta hedhë poshtë rolin e pazëvendësueshëm, që ka luajtur feja dhe ndërgjegjja fetare në jetën e popullit tonë.
    Z. Ministër,
    pas këtij parashtrimi, ne, Forumi Musliman i Shqipërisë, po ju drejtohemi përmes këtyre rreshtave për të ndarë me ju shqetësimin që ka lindur së fundmi, jo vetëm për këtë organizatë dhe besimtarët e fesë Islame, por edhe për besimtarët e të gjitha feve e madje për pjesën dërrmuese të popullit shqiptar.
    Në tryezën e rrumbullakët që u zhvillua së fundi, me pjesëmarrjen e aktorëve më të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare dhe me tematikë që lidhej me ndryshimet që kërkohen të bëhen në Kodin Penal, ndër të tjera u diskutua edhe kriminalizimi i fenomenit të homofobisë.
    Në radhë të parë, duam që t’iu shprehim mbështetjen tonë të plotë për sa i përket ashpërsimit të dënimeve për disa vepra penale, e sidomos veprat më të rënda, që lidhen me marrjen e jetës së zyrtarëve të lartë, apo punonjësve të policisë, për shkak të detyrës. Goditja e përfaqësuesit të shtetit nuk cenon vetëm marrëdhënien juridike të vendosur për mbrojtjen e jetës së tij si person, por mbi të gjitha godet themelet e shtetit, besimin e qytetarit tek aftësia e këtij të fundit për t’i siguruar rendin dhe sigurinë, si dhe integritetin e institucioneve, çka përbëjnë gurët themeltarë të implementimit të shtetit të së drejtës. Fenomene të tilla duhet të goditen me forcën më të ashpër të ligjit dhe në të njëjtën kohë duhet të sensibilizohet opinioni publik për respektimin e ligjit, institucioneve dhe përfaqësuesve të tyre, cilët do qofshin ata. Kriminaliteti që drejtohet kundër autoritetit të shtetit ka shkaqe mikro e makro kriminogjene, për kurimin e të cilave, si dhe fenomeneve të tjera negative të shoqërisë tonë, jemi gati të japim kontributin tonë të pakursyer, si një faktor me peshë në shoqërinë shqiptare.
    Nga ana tjetër, duam t’ju vëmë në dukje me po aq forcë, se disa pseudoprobleme po amplifikohen pa të drejtë nga disa drejtues institucionesh, duke i bërë të shfaqen si çështje alarmante, që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, duke i ngritur në nivelin e kritereve të domosdoshme për vazhdimin e rrugës së Shqipërisë në proceset integruese për në Bashkimin Evropian, e duke eklipsuar problemet e vërteta të shoqërisë shqiptare. Shprehim indinjatën tonë të thellë në lidhje me qëndrimet e mbajtura së fundi nga ana e institucionit të Avokatit të Popullit, e në mënyrë të veçantë nga titullari i këtij institucioni, z. Igli Totozani në lidhje me të ashtuquajturin problemi i homofobisë. E theksojmë, në mënyrë të veçantë nga titullari i institucionit pasi vërejmë një ekses të pajustifikuar nga ana e tij, në lidhje me këtë çështje. Interesimi dhe vëmendja e jashtëzakonshme e z. Totozani në lidhje me sa më sipër kalon edhe parashikimet më largpamëse të “shtresës” që ai mëton të mbrojë, çka nuk është vërejtur tek paraardhësi i tij, a thua se profesori i nderuar, të cilin ka zëvendësuar nuk e ka kryer detyrën e tij siç duhet në këtë aspekt. Nga ana tjetër nuk kemi vërejtur asnjë reagim nga institucioni i Avokatit të Popullit në lidhje me diskriminimin që i është bërë vajzave myslimane për shkak të veshjes që ato mbartin. Fatmirësisht ky problem i fundit është zgjidhur në rrugë legjislative pas sensibilizimit të mazhorancës për pathemelësinë e këtij diskriminimi dhe për këtë na lejoni të falënderojmë qeverinë së cilës ju i përkisni.
    Z. Ministër,
    Në parashtrimin e objeksioneve tona për këtë problem tepër shqetësues për shoqërinë shqiptare do të nisemi pse jo nga premisa morale, familjare dhe fetare, të cilat siç e theksuam edhe më sipër përbëjnë kolonat mbi të cilat është ngritur kombi ynë.
    Së pari, na lejoni t’ju shprehim keqardhjen tonë të thellë për manipulimin që po tenton t’i bëjë opinionit publik z. Igli Totozani, për problemet më emergjente që shqetësojnë shoqërinë shqiptare.
    Integrimi në Bashkimin Evropian është një prej ëndrrave të demokracisë shqiptare dhe synimeve që përpiqemi të arrijmë të gjithë së bashku. Procesi i integrimit është një proces i cili kërkon përmbushjen e disa standardeve dhe ndjekjen e disa hapave në këtë drejtim. Në rrugëtimin tonë për arritjen e këtyre standardeve ka disa prioritete të cilat janë pararendëse dhe disa zgjidhje opsionale, tek të cilat institucionet e Bashkimit Evropian kanë lënë hapësirë të gjerë vlerësimi për shtetet anëtare. Të gjithë e dimë se cilat janë prioritetet, që kërkohet të përmbushë vendi ynë, një ekonomi funksionale tregu, vendosja e shtetit të së drejtës dhe përafrimi i legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian. Sigurisht që tek vendosja e shtetit të së drejtës, thelbi përbëhet nga respektimi i të drejtave dhe lirive themelorë të njeriut. Pikërisht këtu deshëm të ndaleshim dhe të jepnim argumentet tona kryesore.
    Sistemi i të drejtave dhe lirive themelore është tashmë një sistem i konsoliduar, për sa i përket identifikimit të këtyre të drejtave e lirive si dhe parimeve që udhëheqin mbrojtjen e tyre jo vetëm në vendet evropiane, por edhe në vendin tonë. Orientimi seksual, më tepër sesa një zgjedhje personale, nuk ka përbërë kurrë një të drejtë të denjë për të qenë pjesë e katalogut të të drejtave dhe lirive themelore. Për më tepër, një orientim seksual i panatyrshëm, përbën një kërcënim të hapur për moralin publik si pjesë qenësore e interesit publik. Ata që duan ta paraqesin moralin si një kategori relative dhe të ndryshueshme gabojnë rëndë pasi harrojnë origjinën metafizike të tij. Arsyet tona në këtë drejtim janë me origjinë sa shkencore aq edhe sociale. Fenomeni “LBGT” është sa i kundërnatyrshëm, aq edhe degradues për moralin e shoqërisë. Jo më kot në hyrje të kësaj letre që iu kemi drejtuar i nderuari Z. Ministër, përmendëm periudhën e errët komuniste dhe “moralin e ri”, që rrekeshin të përhapnin, i cili siç pritej nuk i rezistoi kohës, por la pasojat e tij.
    Legjislatori shqiptar me miratimin e Kodit të ri Penal në vitin 1995, tek seksioni i veprave penale kundër moralit dhe dinjitetit, ndër të tjera parashikonte edhe homoseksualizmin. Ky ishte një qëndrim, i cili përputhej plotësisht me traditën legjislative të deri aso kohe, si dhe me traditën e botëkuptimin e shoqërisë shqiptare. Megjithatë pas ratifikimit të Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut, i shtytur nga jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, u detyrua që me ndryshimet e vitit 2001, që iu bënë Kodit Penal, ta abrogonte këtë vepër penale, por duke e lënë të dënueshme moralisht dhe shoqërisht.
    Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, edhe pse e konsideron shkelje të së drejtës për një jetë private të qetë (e parashikuar në nenin 8 të Konventës), kriminalizimin e orientimit të ndryshëm seksual, kurrë nuk i ka detyruar shtetet anëtare për t’iu akorduar të drejta të tjera, krahas asaj për të pasur një orientim të ndryshëm seksual, individëve “LBGT”. Vazhdimisht ajo është shprehur se është në vlerësimin e shteteve anëtare njohja e të drejtës për t’u martuar apo të drejtës për të birësuar fëmijë, kësaj shtrese. Kjo nuk do të thotë se këtyre individëve duhet t’u mohohen të drejta të tilla, si e drejta për liri dhe siguri, e drejta për një proces të rregullt ligjor, apo e drejta për të mos t’iu nënshtruar torturës apo dënimeve mizore, çnjerëzore ose poshtëruese, pasi këto të drejta kanë lidhje me të qenit njeri, por në të njëjtën kohë nuk mund t’iu njihet si e drejtë propagandimi i devijimit të tyre seksual pasi pikërisht kjo rrezikon interesin publik, duke sjellë një çoroditje psikologjike për brezat në formim e sipër.
    Në përfundim të analizës së kësaj pike të parë duam të theksojmë se integrimi në Bashkimin Evropian nuk varet nga marzhi më i madh apo më i vogël i të drejtave që iu jepen kësaj kategorie, por nga prioritete të tjera shumë herë më të rëndësishme e për të cilat duhet të punojmë të gjithë së bashku. Ne duhet të bëhemi pjesë e familjes evropiane si shqiptarë, me moralin, fenë dhe traditat tona pasi duke pasur respekt për veten do të kenë edhe të tjerët respekt për ne. Tëhuajsimi nuk sjell veçse humbje të identitetit dhe nëpërkëmbje.
    Së dyti, tradita e disa vendeve evropiane është thellësisht e ndryshme nga tradita jonë. Ne duhet të jemi krenarë për historinë, kulturën dhe traditat tona dhe nga ana tjetër duhet të marrim virtytet më pozitive nga shoqëritë perëndimore, siç janë disiplina, luajaliteti dhe altruizmi. Orientimi në vlerat e gabuara do të sillte disekuilibër dhe çoroditje në shoqërinë tonë, me kosto shumë të rënda për brezat e ardhshëm. Le të mbetemi origjinalë dhe të mos rendim pas festeve që nuk na përshtaten. Feja, kombi, familja dhe morali janë të shenjta për ne, për besimtarët dhe të gjithë popullin shqiptar.
    Së treti, ajo që përbën konstatimin më shqetësues është fakti se nga ana e Avokatit të Popullit synohet të shkelet një nga të drejtat më themelore të njeriut, liria e shprehjes. Duke e ngritur në nivelin e veprës penale propagandën anti “LBGT”, synohet t’iu mbyllet goja të gjithë atyre që përpiqen të argumentojnë antihumanizmin e fenomenit në fjalë. Edhe nëse ne do të ishim të gabuar në këtë që po themi Z. Ministër, liria e shprehjes nuk mund të cenohet në asnjë mënyrë. Ajo përbën thelbin e një shoqërie demokratike. Si e tillë liria e shprehjes sanksionohet në nenin 22 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e nenin 10 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, si dhe në akte të tjera ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut etj.
    Edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka theksuar me forcë peshën që liria e shprehjes mbart në një shoqëri të lirë. Në çështjen Handyside kundër Mbretërisë së Bashkuar ajo ka deklaruar: “… është një nga shtyllat e shoqërisë demokratike, bazë për zhvillimin e saj dhe kusht për vetërealizimin e individit… Ajo nuk mund të përfshijë vetëm informacionet dhe opinionet e perceptuara pozitivisht, ose të konsideruara si të padëmshme, apo indiferente, por edhe të tilla që fyejnë, turbullojnë, apo që janë shqetësim për shtetin ose për një grup të caktuar të shoqërisë. Të tilla janë kriteret e pluralizmit, të tolerancës dhe të hapjes, pa të cilat një shoqëri demokratike nuk mund të ekzistojë”. Gjithashtu edhe Këshilli Kushtetues Francez hodhi poshtë si antikushtetues një ligj të miratuar nga parlamenti francez, i cili synonte të sanksiononte si vepër penale mohimin e gjenocidit ndaj popullsisë armene gjatë luftës së parë botërore.
    Një kërkesë për dënimin e të gjitha shprehjeve të papërshtatshme ndaj individëve “LBGT” synon në radhë të parë të ndalojë të gjithë ata predikues fetarë, që kanë për qëllim të ndërgjegjësojnë besimtarët për rrezikun që i kanoset moralit të shoqërisë nga fenomene devijante. E pohojmë me ndërgjegje të plotë, fenomeni “LBGT” ka një gjykim të qartë në të gjitha fetë, që praktikohen nga populli shqiptar, është një fenomen plotësisht i papranueshëm.
    Z. Ministër,
    Si pjesëmarrës në hartimin e politikave shtetërore në fushën legjislative ju duhet të mbani parasysh dhe të vini në balancë interesat e grupit që pretendohet se po mbrohet me interesat e pjesës tjetër të shoqërisë. Individët që i përkasin grupit në fjalë kanë një zero përfaqësim në nivel kombëtar, shifrat e paraqitura prej tyre janë një trillim i vërtetë. Më tepër kjo është një përpjekje e importuar nga jashtë vendit nga grupe të ndryshme interesi, të cilat kanë një ideologji afetare të caktuar dhe qëllime të mirëpërcaktuara për të goditur pikën më të fortë të shoqërive fetare, moralin.
    Ne si një organizëm jofitimprurës përmes kësaj letre nuk përfaqësojmë vetëm zërin e anëtarëve tonë, por e të gjithë besimtarëve myslimanë. Tagrin për të përfaqësuar interesat e këtij komuniteti e kemi demonstruar në shumë raste, kur problemet e ngritura prej nesh kanë marrë zgjidhje. Më tepër se kaq, për këtë problematikë që iu kemi parashtruar, përfaqësojmë shqetësimin edhe të të gjithë besimtarëve, si dhe të shumicës dërrmuese të njerëzve, të cilët ende i konsiderojnë të shenjta moralin dhe familjen. Në lidhje me sa më sipër ne jemi duke koordinuar përpjekjet tona edhe me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, me komunitetet e tjera fetare si dhe me parti politike me një peshë të caktuar në arenën politike shqiptare.
    Z. Ministër,
    Mos lejoni që pasionet e një individi apo edhe të një grupi të vogël njerëzish të shkaktojnë zemëratën e pjesës më të madhe të popullsisë dhe të sjellin si rezultat konflikte sociale, të cilat do të lënë pasoja të pariparueshme për të ardhmen. Nëse kjo nismë nuk ndalet që në këtë fazë, atëherë mund të krijohet një situatë e paparashikueshme, në lidhje me atë çfarë mund të pasojë.
    Duke pasur pritshmërinë se kërkesa jonë do të merret parasysh, iu urojmë punë të mbarë në detyrën tuaj fisnike.

    1. DUMBABEN says:

      Eh po c,lodhesh kot o “one ” duke na postuar nje carcaf beduinesh per te sqaruar lajmin ,ka nje zgjidhje per ju elementet e devotshem ,bashkimi me te ashtuquajturit vellezerit e lindjes se mesme ku traditat dhe zakonet jane ne sinkron ,jam i sigurte qe do ndjeheni si ne shtepine tuaj

  19. Jevgos Grekos says:

    Me falni, ne emer te allahut nji pyetje kisha:
    Ca do me thone kjo: “BISMILAHIR- RRAHMANIR- RRAHIM” ?

    Flm per mirkuptimin.

    1. info1 says:

      Do te thote:

      Ne emer te Allahut(Zotit), Gjithemeshirshmit, Meshireberesit.
      Bi=ne
      ismi=emer
      Ilah=zot
      rrahman=gjithemeshirshem
      rrahim=meshirberes,meshirues

      1. ateisti says:

        Mos u lodh me emra te sajuar per ti bere qejfin islamo-kosovareve o jevgu i shqiperise ,,,arabishten e dine me mire se gjyshi jot turqit e kosoves

  20. uk says:

    Me vjen mir qe shumica e komentuesve nuk e perkrahin kete deklarat islamike drejtuar kryeministrit.

    Nuk vjen e keqja nga homoseksualet por nga fanatizmi dhe prapambetja e shoqeris civile.

    Duhet te pranojm realitetin dhe jo opinionet apo deklaratat ekstremiste.

    Me mir te duash dhe te dashurosh apo te vrasesh dhe te shkaktosh konflikte?

    Homoseksualizmi ka ekzistuar dhe egziston panvarsisht rregjimit apo tranzacionit qe Shqiperia ka kaluar.

    Sot ne kemi nevoje per nje jete te lumtur dhe me paqe dhe jo kthim mbrapa.

  21. ???? says:

    Ju qe u prek pak si shume kjo! duket se ju pelqen te jeni anetare te “LBGT” apo jo ?!

    1. Humanisti says:

      Po pse duhet te jesh zezak,Grua apo edhe invalid qe te mbrosh te drejtat e tyre?? Te drejtat jane njerzore dhe ne si qytetar e kemi detyrim ti mbrojm te drejtat e te tjerve

  22. kosovari says:

    myslot jane bere si pacavuret e banjove turke, njerez te piste te pa lare, njerez qe bejne shuren dhe dhjesin neper sheshe , njerez te peshtire na japin mendje, po ai lulzim basha qe eshte gej myslyman si do ja beni .fare e keqe.

  23. DUMBABEN says:

    [email protected] meriton nje pergjigje ashtu si e di une ,por nuk ja vlen .N.q.s. ke dyshime per funksionimin e hajdarit te shume komentuesve ketu ,ka nje zgjidhje ,,,,,, e di vete ti

  24. Shqipe says:

    Sa shum homo dhe lezbik paska ketu ne forum, askush nuk flet per anen pozitive, te tere kapen pas gjerave anti islamiste, keta sikur duan qe edhe femijet e tyre te behen homo

    1. res publica says:

      Shqipe mos u ben Sorre ti me keto pallavra bajate dhe keqdashese! Shumica e komentuesve nuk jane homo e lezbik, por jane te mendimit qe si homot ashtu edhe lezbiket te pranohen si njerez te barabarte ne nje shoqeri te lire dhe demokratike.

  25. kel ukaj says:

    Ketu ne Itali kam vene re nje fenomen te çudishem. Lideret e se djathtes qe ne menyre te fshehte i mbeshtet kisha jane te gjithe te ndare e divorcuar. Ndersa lideret e se majtes edhe asaj komuniste te thekun jane per lirine e te tjereve, por ata vete asnje nuk eshte i ndare. Thene ndryshe te djathtet jane ne teori me kishen ne praktike kunder kishes, te majtet jane ne teori kunder kishes e per liberta e ne praktike veprojne siç thote kisha. Keta te se majtes jane shume serioze ne familje.
    Mua personalisht nuk me shqeteson aspak liria e tjetrit se nuk me prek lirine time. Po keta islamistet duan te imponojne modelet e tyre te cilat jane provuar si fallse. Nuk e di se keta islamistet kane lexuar se Gedafi (lider islamik) ka qene edhe pedofil, Gedafi shkonte neper shkollat e kalamajve, ai femi qe i pelqente, vajze apo djale, i ledhatonte koken. Ky ishte sinjali per trurojet i tija. Femija rrembehej dhe dergohej Gedafit, shumica e ketyre femijeve jane zhdukur pa gjurme.
    Ndoshta keta islamiste duan nje model te tille dhe jo si Gjermania ku nje Minister e Merkel eshte i martuar me burre. E çfare pune prish atyre qe jane si dhe Une shumica qe nuk na pelqejne. Per shembull mua me pelqen Muhamedi me shate gra, megjithese ka nje te keqe se duhet me i mbajte, atehere me mire shtate dashnore.

    1. Anti fetari says:

      Pedofilia eshte pjese e Islamo-fashizmit!! Profeti Muho ishte pedofil dhe kete nuk e them une po e thone vete hadithet e islamikve (Aisha 9-vjece kur u martua dhe ”konsumoi” martesen me Muhopedon).Per fat te mire ata po marrin ate pergjigje qe meritojne nga njerzia (tallje dhe dhe perbuzje)

      1. hajriu says:

        Ndjenja e inferioritetit ju bene te flisni perçart . Por te pakten
        mos beje mekate te pafalshme me Profetet se pas qafe e ke oj prostitute e janulles .

        1. Belisarius says:

          PROVAT qe MUHAMETI ka qene PEDOFIL!

          Sahih al-Bukhari – Libri 008, Numër 3310:

          Aisha dëshmoi: Profeti i Allahut u martua me mua kur isha 6 vjeç, dhe u pranova në shtëpinë e tij kur isha 9 vjeç.

          Sahih al-Bukhari – Volumi 7, Libri 62, Numër 64:

          …që Profeti u martua me të kur ajo ishte gjashtë vjeç, dhe konsumoi martesën kur ajo ishte 9 vjeç, dhe ajo qëndroi me të për nëntë vjet (dmth deri në vdekjen e tij).

          Sahih al-Bukhari – Volumi 7, Libri 62, Numër 88:

          Profeti shkroi (kontratën e martesës) me Aishen kur ajo ishte gjashtë vjeç dhe konsumoi martesën me të kur ajo ishte nëntë vjeç dhe ajo qëndroi me të nëntë vjet (dmth deri në vdekjen e tij).

          Sahih Bukhari 5.236.

          … Muhamedi qëndroi atje për rreth dy vjet dhe u martua me Aishen kur ajo ishte një vajzë 6 vjeçare, dhe ai konsumoi martesën kur ajo ishte nëntë vjeç.

          Sahih Bukhari – Volumi 8, Libri 73, Numër 151

          Unë luaja me kukulla në praninë e Profetit, dhe shoqet e mia luanin gjithashtu me mua. Kur Profeti i Allahut futej (në dhomën time) ato fshiheshin, por Profeti i thëriste të vinin të luanin me mua.

        2. Anti fetari says:

          Nuk kam asnje besim fetar(jam ateist).Nuk e rruj per Janullen per Josen(Jezusin) apo edhe per Pedo-Muhon dhe i urrej te gjitha fete ne menyre te barabarte.Mos ma permend Janullen kur ju shkoni pas bythes te te mjekercjeperve dhe pedofilve!! Pale e hiqni veten si Shqiptare te mire dhe nderkohe e pranoni qe jeni ”te nenshtruar”ndaj llahut tuaj.Shqiptari nuk njeh nenshtrim ndaj asnjerit prandaj mos e quaj me veten Shqiptar se vec ashtu nuk je

  26. kordinatori says:

    Kush i bie bythes e kujt i dhemb..po lerini mor aman,kan qejfet e tyre dhe ata,nuk eshte se po shkojne e konsumojne loqe hoxhe.ata japin bythen,po dhe ju ama gojen nuk eshte se lini manget,e fusni ku nuk ju takon.nuk ka gje me te keqe se feja.e per me teper kur kerkon te imponohet.kujt po i plas trapi ca bejne bota.shikoni bythen tuaj or vellezer..na cate trapin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. p
    piperdoll

    YourDoll株式会社 乳首が貫通したWMドールの新しいミドルオランダのテレビ番組CecileKatsinaの特別勧誘、SanhuiのGoliathTitsセックスドールフーハの掃除と無料の消毒システム

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール

      axbdoll セックスドールはあなたの退屈な生活に熱狂を運びますシリコンセックスドール日本の本物のラブドールなぜ私は優れたセックスドールを購入する必要がありますか?ダッチワイフの作り方は?(写真とビデオ)

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje