Kreu i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, ka thënë se KQZ është duke bërë një punë shumë të mirë, edhe pse në fakt funksionimi i saj lë shumë për të dëshiruar. Sipas Volfarth, kjo në fakt ndodh për shkak të presionit të madh që politika ushtron ndaj KQZ-së.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën një punë mjaft të mirë, por nën presion të madh politik. KQZ duhet të punojë shumë për të pasur një proces të mirë zgjedhor, proces i cili është të mirë të popullit shqiptar”, ka thënë Volfarth.
Ndërkohë, ai ka refuzuar të japë një mendim mbi koalicionin PS-LSI, duke thënë se këto janë vendime legjitime të partive politike.
Deklaratat e tij Volfarth i bëri gjatë prezantimit të manualit për barazi dhe diversitet në Policinë e Shtetit, me të cilin synohet mbrojtja e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Shqipëri.
“Në thelb, respekt për diversitetin do të thotë të pranojmë veçantinë dhe rëndësinë e secilit individ, pavarësisht nga raca, ngjyra, besimi, etnia, gjinia, mendimi politik, orientimi seksual, apo ndonjë bazë tjetër. Në fund të fundit, kjo është çështje e të drejtave të njeriut, shtetit ligjor dhe mbrojtjes së barabartë të të gjithë njerëzve. Më shumë se kaq, kjo kërkon një kuadër të forte kushtetues dhe institucional, që mundëson që këto dallime të kontribuojnë aktivisht në të mirën e përgjithshme të shoqërive tona demokratike. Për ta vënë plotësisht në zbatim, ajo duhet të ecë krah për krah një politike me tolerancë zero ndaj çdo lloj diskriminimi”, ka thënë Volfarth./b.l
cope mishi qe na u bere peshqesh ketu ne shqiperi.
pak bajga kishim ne na duheshe edhe ti.
Erdhi behari, filluan birra dhe kernackat.
Ku je o Taqo Dhemballa, ke humbur si sepata pa bisht, shko beji shoqeri ketij hales…
sala veshtire te ndalet edhe me koalicionin ps lsi, duhet edhe akz , topi dhe camet te bashkohen kunder saliut!!! eshte kriminel i rafinuar!
Çojini ndonje qofte ketij Wolfarth-it, se ka ca dite qe se kemi pare duke pire.
Hajde qofte, qofte te daja
Korrekt zoti Volfarth. Aty ku dhem dhembi aty shkon dhe gjuha:
… edhe pse në fakt funksionimi i saj lë shumë për të dëshiruar.
… kjo kërkon një kuadër të forte kushtetues dhe institucional,
… politike me tolerancë zero ndaj çdo lloj diskriminimi.
Zbatojini!
po po punon shume mire Berisha se po i heq buken popullit dhe po te mbush xhepin ty felliqesire
mbaj mend qe Volseprapthi ka ardhur i dobet ne Shqiperi.. shikojeni tani si eshte bere.. nuk ngeli me jashteqitje e globit pa ardhur ne Shqiperi per te vjedhur dhe per te bere pasuri..!!
Shqiperia 1 euro…!!!
KQZ eshte duke bere me nje pune te mire = Eshte koha qe te me jepni cekun e rradhes….
Do te kete rrekellyer ndonje gote ky lloj ambasadori. Iku nje Bosh dhe na erdhi nje tjeter Bosh !
Eshte detyre e opozites te verifikoje menjehere lidhjet e fshehta te ketij njeriu me Berishen.Nga qendrimet qe mban duhet te kete marre shuma kolosale nen dore.
EHHHHHHH KUR DO QEROHET DHE KY PLERA QE E KA KOKEN SI QOFTE
Ky eshte gomar. Ka bere kete deklarate ndermjet nje birre dhe tjetres.
mos ka zene gje te dashur Lefterine dhe po i del krah, sepse ajo po burre eshte!!!!!!!!!!!!!!!
…komenti im eshte vetem per komentuesit me lart, jeni te papare, shqiptaret nuk kane patur nevoje per blog-e online, qe te mbajne lart instiktin e humorit dhe te mbijeteses, qofte dhe ne dite te veshtira. Bravo patriote, ndjehem krenar me ju!…