TemA TV/ Rama propozon projekt- rezolutë alternative për çështjen çame (VIDEO)

8 Prill 2013, 12:26Sociale TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, doli në një konferencë për shtyp për të folur për çështjen çame.

Fillimisht Rama denoncoi shfaqjet në Komisionin e Jashtëm, ku përfaqësuesit e PDIU u përplasën verbalisht me kryetarin e PBDNJ.

Rama tha se Partia Socialiste e ka të përfshirë në programin e saj çështjen çame.

Më tej ai propozoi edhe një projekt- rezolutë alternative për këtë çështje. Rama foli me tone të kujdesshme, ndërsa tha se kjo është një çështje politike, që duhet adresuar në përputhje me normat e të drejtës.

REZOLUTA

“Ne në Kongresin e 5 nëntorit të vitit 2011, aty ku edhe nisi rruga e Programit për një Rilindje Shqiptare, mbi bazën e një drafti të miratuar nga ai kongres, ndër të tjera, kemi trajtuar edhe atë që është një çështje me një rëndësi jo të vogël, çështjen çame. E kemi trajtuar, duke e përfshirë në programin tonë për një Rilindje Shqiptare në pjesën ku flitet për Shqipërinë europiane, në marrëdhëniet me jashtë dhe shqiptarët jashtë vendit. E kemi thënë shprehimisht: “ndërtimi i një partneriteti shumëplanësh me shtetin e ri të Kosovës, adresimi i çështjes çame në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, respektimi i të drejtave themelore të shqiptarëve që jetojnë në vendet fqinje, janë të një rëndësie strategjike për paqen demokracinë, zhvillimin dhe stabilitetin në rajon.

Arsyeja pse, sot, unë jam këtu për t’ju rikthyer këtij paragrafi të Programit tonë për një Rilindje Shqiptare, lidhet me një moment kur ne duhet t’i japim fund, nga një anë një heshtjeje hipokrite dhe nga ana tjetër çdo lloj qasjeje ndaj kësaj çështje në vetvete apo ndaj çdo elementi të çështjes së madhe të ardhmërisë së shqiptarëve në rajon mbi bazën e nacionalizmit primitiv, të gjuhës së vjetër të urrejtjes, të frymës së një mllefi, që për ne i takon të shkuarës dhe do të mbetet në të shkuarën.

Ajo çka ndodhi në komisionin e jashtëm ku dy forca politike që përfaqësojnë dy komunitete qytetarësh shqiptarë, të cilët jetojnë në të njëjtin truall, ndajnë të njëjtat halle dhe probleme, e sigurisht, ndajnë dhe të njëjtën perspektivë europiane për atdheun e përbashkët, pavarësisht se kanë prejardhje të ndryshme, pavarësisht se kanë probleme të mëvetësishme, ishte diçka që ne na nxit në reflektim të shpejtë dhe në reflektim të thellë dhe solid. Ne kemi nevojë që këtë çështje, ashtu sikundër të gjitha çështjet që lidhen me liri e me të drejta të shqiptarëve dhe të minoriteteve, posaçërisht çështjeve që lidhen dhe me të drejtat e më liritë e minoritetit grek në këtë rast t’i trajtojmë me urtësinë që na çon përpara. T’i trajtojmë me sensin e solidaritetit qytetar mes komunitetesh që ndajnë të njëjtin fat, që ndajnë të njëjtën kohë shqiptare, që ndajnë të njëjtat probleme, halle, shqetësime, por edhe ëndrra dhe shpresa në Shqipërinë tonë të përbashkët.

E pra, ne mendojmë se është koha për të parë përpara. Është koha për të parë përpara për të gjithë shqiptarët, për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Është koha për të parë përpara edhe për këto dy komunitete. Është koha për të shkuar përpara me harmoni duke ballafaquar këndvështrime të ndryshme, qoftë edhe të kundërta, por duke mos e harruar për asnjë çast se nga ky ballafaqim duhet të fitojë e ardhmja dhe jo të triumfojë e shkuara.

Nga ana tjetër dëshiroj ta vë shumë fort theksin tek vizioni ynë për rolin e Shqipërisë në rajon, si një rol që buron ndër të tjera dhe nga vetëdija e thellë se koha e nacionalizmave, koha e ekstremizmave, koha e fryrjes së një zjarri ku boll janë djegur ëndrra dhe shpresa në të shkuarën për Shqipërinë dhe për rajonin, për ne është kohë e shkuar.

Ne kemi besimin e plotë se vetëm duke ushqyer fqinjësinë e mirë, vetëm duke ushqyer reciprokisht ndjenjat më të mira të bashkëjetesës jo vetëm brenda përbrenda Shqipërisë, por dhe në një rajon që ka kaluar shumë luftëra, ka kaluar shumë konflikte, ka kaluar shumë kapituj të mbushur me urrejtje dhe me mllef, është një domosdoshmëri.

Prandaj, sot, ne duam të propozojmë hedhjen e një hapi tjetër jo në emër të të shkuarës, por në emër të së ardhmes. Ne jemi të vendosur që me këtë propozim të kontribuojmë. Të kontribuojmë që një çështje, e cila shqetëson një komunitet, të trajtohet në mënyrë europiane. Të trajtohet me një vizion, me një botëkuptim dhe me instrumente të Europës ku duam të integrohemi, e jo me vizione të vjetra, me këndvështrime të ngushta dhe me instrumente që nuk kanë të bëjnë me Europën ku duam të integrohemi.

E pra, ne, sot duam të propozojmë një projekt rezolutë alternative për adresimin e çështjes çame dhe që nuk mund të mbetet një çështje e paadresuar. Kemi marrë përsipër ta adresojmë në programin tonë. Jemi të bindur se ka një rrugë për ta adresuar. Një rrugë, ku këto forca politike të gjejnë paqen e plotë dhe ku ndërveprimi mes të gjitha forcave politike t’i ngjajë atij ndërveprimi që ekziston në jetën reale mes qytetarëve të zakonshëm të të dyja këtyre bashkësive, edhe të bashkësisë çame edhe të bashkësisë së vëllezërve tanë minoritarë.

Duke u mbështetur në parimet bazë që udhëheqin vizionin tonë për një Shqipëri europiane në marrëdhënie ndërkombëtare; normat e gjithëpranuara të së drejtës ndërkombëtare; të mirëkuptimit dhe të respektit të ndërsjelltë ndërmjet kombeve; të respektimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, të fqinjësisë së mirë; bashkëpunimit rajonal, dhe solidaritetit ndërkombëtar;

Duke vlerësuar se Shqipëria Europiane në marrëdhëniet ndërkombëtare ka në qendër të misionit të saj adresimin e çështjes kombëtare, mbrojtjen e interesave kombëtare, mbrojtjen të pavarësisë, lirisë dhe të sovranitetit të vendit, parandalimin e konflikteve dhe kontributin për paqe dhe stabilitet në rajon e më gjerë;

Duke e konsideruar të paçmuar mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë, marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve tona, dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat si dy vende fqinjë dhe aleate në strukturat euroatlantike;

Duke njohur rëndësinë e konsolidimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në funksion të adresimit të çështjeve me interes të ndërsjellë dhe krijimit të një modeli bashkëpunimi edhe për vendet e tjera të rajonit;

Duke e konsideruar çështjen çame si një çështje të patrajtuar në kuadër të çështjes shqiptare në Ballkan;

Duke u mbështetur në frymën e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë;

Ne, përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Shqipërisë, e konsiderojmë çështjen çame, një çështje politike, e cila duhet adresuar në përputhje me normat e gjithëpranuara të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Për këtë i kërkojmë Këshillit të Ministrave ta përfshijë si çështje politike në marrëdhëniet diplomatike dypalëshe me Greqinë dhe të raportojë dy herë në vit pranë Kuvendit të Shqipërisë, për ecurinë e kësaj çështje”./ep

57 komente në “TemA TV/ Rama propozon projekt- rezolutë alternative për çështjen çame (VIDEO)”

  1. BERISHA LARGOHU, KURSE SOCILISTAT DHE DEMOKRATET TE VOTOJNE AK-NE SI SHPRESEN E FUNDIT PER NJE SHQIPERI TE RILINDUR. says:

    Mbeshtes Ramen!

    1. Vlora says:

      duhet mbeshtetur rama ne kete rruge shume te veshtire,qe do te kete para.

      1. toto says:

        Sigurisht qe duhet mbeshtetur, eshte i vetmi qe ofron nje plan te vertet dhe zgjidhje realiste per situaten qe ndodhet ky vend!

        1. DOTI says:

          Kjo ide duhet mbeshtetetur nga te gjithe shqiptaret, ky njeri eshte i vetmi qe ka nje ide per cdo probelm te popullit shqiptar per nje te ardhme me te mire.

      2. tafaruci says:

        AK DHE PDIU duhet ti bashkohen koalicionit te Rames, nje antishqiptar si Berisha vetem ben demagogji me flamurin thjesht dhe vetme per te fituar disa vota! realisht ai ska punuar kurre per ceshtjen shqiptare! E kishit 16 vjet ne pushtet, cfare beri?! asgje!!!!!

        Rama nga ana tjeter tregon qe kurre seshte perpjekur te ”blej” voten me nacionalizma te panevojshme apo te demshme!

        Te pakten ai eshte realist dhe i ndershem ne ate qe ofron jo si disa qe te premtojne ne hava!

    2. raviku says:

      Me duket nje ide e mire. Aq me teper qe eshte nje atribut i vertete prej burri shteti, bashkimi i paleve per nje kompromis, jo si ai gomari ne Azerbajxhan

      1. Ndaj duhet ky koalicion, madje edhe me AK, qe te kete nje front tete gjitheve kunder prapambetjes dhe percarjes qe ka perdorur per gjithe keto vite Berisha – si modelin e preferuar politik. Shqiperia duhet te njohe te ardhme dhe kjo fillon me Ramen ne qershor!

    3. e/ says:

      Rama po vazhdon te tregoje modelin e politikanit te ri, njeriu qe ngre ura. Kjo eshte arsye pse shqiptaret duhet ta votojne masivisht Ramen.
      Zjarrvenesit Sali i ka ardh fundi. Ne 23 qershor duhet te kthejme faqe.

      1. Xtreme says:

        Mos doje te thoje njeriut qe ka ardh nga poshte ures ku hante makarona

        1. JOoniEm says:

          pse te hash makarona esht gje e keqe ?

          una per mendimin tim them me mire te ha makaron sesa TE HA BUKEN E POPULLITT SIC PO BEN DHE KA BER SALI BERISHA !!!
          turp te kesh qe flet kunder rames , je nje nga pak servilat qe akoma kan ngelur gjalle ?

    4. juri says:

      Rama eshte kryeminister i ardhshem i Shqiperise
      Nga 24 qershori ai do te filloje punen per te treguar se ai nuk mund te jete kurre si Berisha. Tani shume jan te bllokuar nga situata, por do e shihni sa shpejt do ndryshoje vendi me Ramen ne krye.

    5. Doni ALBO says:

      Me intereson c’mendon bythofagosi pak per kete ceshtje?!!….Sic e shikon bytho te tradhtoj edhe Rama me ceshtjen çame, e more lugat çeshtja çame i perket te gjithe shqiptareve e jo vetem çameve kurse ti ha m… sa te duash.

  2. sinan hibro says:

    Sakte dhe nuk ka alternative me te mire ; kauzat e medha e te veshtira historike, nuk zgjidhen me populizmin e deputeteve te PDIU, aq me pak me sharje banale ne kuvend… PD e Berishes dhe Topallit , pasi nuk dha asnje alternative jo per tete vjet, por te pakten per kater vitet e bashkeqeverisjes me PDIU , prite kur te dale me nje alternative te ngjashme / kopjuar nga PS !

  3. zum zum says:

    bukur , me urtesi dhe seriozitet arihet cdo gje .

    1. trak says:

      Zum zum mjaft ti ore palaco dyfytyresh i ndyre militant legen

  4. Horri i Bulevardit says:

    Shpetim Idrizit dhe atij Muhedinit qe duket si munds, as si bje ndermend ceshtja came, ata duan vetem te hane ne kurriz te cameve, ti marrin votat dhe te udhetojne neper bote me parate e taksapaguesve shqiptare, kjo eshte ajo qe kerkojne, se ata e dine shume mire, qe ceshtja came, eshte shume delikate dhe duhet nje projekt madhor mbipartiak, qe te jete nje detyre e cdo partije, majtas apo djathtas, qe ta kete ne agjenden e vet ne qeveri.
    Kjo do ti mbylle edhe rrugen spekullimeve partiake qe dalin gjithmone ne kohe fushate.
    E degjova zotin Rama dhe mua mu dk shume e drejte trajtimi qe i beri.

  5. Marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve? Qysh qenkan miqesore kur ata nuk kane hequr akoma ligjin e luftes kundra nesh? Qysh qenkan miqesore kur ti pretendon se te ka ndodhur nje genocid per te cilin ata nuk te japin zgjidhje, madje as nuk e njohin si moment historik?

    Ajo ceshtje i dashur Z. Rama nuk ka zgjidhje dhe ti e di shume mire pasi as SHBA dhe as BE nuk e kane njohur gjate ketyre 20 viteve (ti dhe Camet e dini pse). Ti deshiron vetem qe formalisht te kesh nje iniciative per te mbledhur ca vota came perpara zgjedhjeve (dhe fundja mire ben), por askush te mos genjehet se ceshtja Came mund te zgjidhet ne rruge institucionale. As nga PS, as nga PD e aq me pak nga PDIU (nje parti e turpshme ne gjykimin tim).

    1. mergim tari says:

      Anton,

      Ke shume te drejte qe permend edhe rolin e SHBA dhe BE ne kete ceshtje.

      Prandaj po ta lexosh me kujdes ate qe thote RAMA, ai i referohet te drejtes nderkombetare.

      Duhet ta kuptoni qe eshte nje ceshtje delikate, qe duhet mbajtur gjalle, por nuk mund te zgjidhet pa u pjekur kushet.

      Eshte si puna e vezes, qe del kur i vjen dita, ose sic thoshte nje njeri i zgjuar……

      “…Edhe kungulli qe eshte kungull, i do dy dite dite te piqet….”

      Edhe kjo ceshtje kerkon kohen e vet qe te formohet dhe me pas, pasi te piqet, duhet te trajtohet sic duhet.

      1. Dakort jam i dashur Mergimtar, por keto kujtesat 2 muaj perpara zgjedhjeve nderkohe qe ke 8 vjet kryetar opozite, mbajne pak ere premtimi elektoral. Si Saliu qe pas 8 vitesh qeverisje, premton qe do rregulloje ceshtjen e bujqesise, peshkimit, etj, etj.

        Ndersa me konkretisht, Ceshtja Came nuk ekziston dhe nuk do ekzistoje institucionalisht per SHBA dhe BE pasi Camet jane konsideruar bashkepunetor te Nazisteve gjate Luftes se Dyte Boterore (i referohem deshmive te Gjeneraleve Gjerman gjate gjyqit te Nurembergut, Gjeneraleve Amerikane qe ishin prezent ne Greqi gjate luftes dhe historianeve te kohes e te mepasshem). Nuk dua te hyj ne diskutime per sa i vertete eshte ky variant, por ky eshte varianti zyrtar i forcave fituese te Luftes se Dyte Boterore.

        1. egla says:

          nuk esht e vertet ka 1 vit mos me shum qe rama mbron ceshtjen came!! mos na beni budallenj tani…

  6. anticensurë says:

    bla,bla,bla,bla,bla,blabla,bla,bla,bla,bla,bla,bla,bla,bla,bla,bla,bla që sak polic që i kupton!
    mund ti përmbledhësh në kërkesë lejen që i dha saliut disa muaj më parë për të rinegociuar(pazarin e ri)çështjen e kufirit detar!!!!

  7. orli says:

    Rilindesi i koalicionit HAJNIA..

  8. joni says:

    teksa po lexoja “Propozojmë projekt- rezolutë alternative për çështjen çame” pyes veten:
    Pse ky ka ngelur per te krijuar nje rezolute kur partite nacinaliste jane te pafundme?
    Ky po perpiqet te beje nje program kompakt apo nje program me 1000 pika dhe vetem 2 prej tyre te zbatohen?
    Zoti rama ju lutem lejani ne dore partive perkatese ate pune dhe konkuroni me partine demokratike ne fushat e duhura per qeverisje…

    1. anticensurë says:

      jo mor lali ky ka maninë e të “fusim duartë gjithanej”në errësirë,pavarsisht se në fund të fundit i mbeten në mut!!!
      por të paktën pasi fut gishtin në gopjë për ta provuar thotë “shyqyr që se shkela”!
      “U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!”

  9. janaqi says:

    une si nje emigrant dhe e shoh ceshtjen nga jashte dhye nuk bej pjese ne asnje parti them qe boll na e keni lodhur koken neve emigranteve te shkrete dhe teksa po lexoja kete artikull me ben te mos e dua vendin tim, sepse ky vtm na fryn dhe pastaj nuk ben asgje… jam totalisht i zhgenjyer nga qeverisja e ps ne kohen e saj dhe per kete gje do mundohem qe te kontriboj per fitoren nje partie qe ja vlen per ne dhe pd eshte e duhura!

    1. genti says:

      po tani ne tete vitet e pd je i kenaqur?:)

      1. K. says:

        Po ky eshte emigrant. Ku e ndjen ky si e ka katandisur Shqiperine Saliu.

  10. ajaza says:

    Alenca baze intersi e Partis sa Cameve mw Berishen nuk ishte per zgjidjen eceshtjes por thjeshte per disa karrike tek tuk dhe tani ne funde te mandatin kerkon perkrahje te parlamentit thjesht per vota jo se eshte e padrejte por me shume vonese u kujtua duhet te shprhet edhe ajo vete dhe te ta vendose ne rend te dites brenda javes e te marre shumice votash me diskutimte thelle dhe real jo thjeshte per influence ne elektorat ,i thoni Shpetim Idrizit si dezertor te jete me i pjekur ne veprimet ne te ardhmen.Bashkimi ben fuqine diplomacia luftohet vetm me diplomaci ceshtja eshte teper serioze.

  11. sabahu says:

    tashme eshte gjithcka mese e qarte per syte e publukut dhe popullit… mesa po arrij te kuptoj eshte se ky lider i ps nuk shqetesohet shume per kete gje, per ceshtjen ne fjale por shqetesimi i tij i vetem eshte qe te vije vet ne pushtet!
    a po e kuptoni kete gje more popull? nuk do shume aftesi per te kuptuar kete fakt…
    zoti e bekofte shqiperine sepse nuk po dini ne duart e kujt po tentoni te bini!

  12. Kundershtari says:

    Proletare e te gjitha vendeve bashkohuni: per permbysjen e diktatorit te fundit te ballkanit Sali halene, ne qofte se doni te ploconi çdo kerkese apo hall qe keni, tani eshte momenti per ti dhene fund kesaj qeverije, bravo Edi Rames dhe PS qe po mbeshtet dhe qe e ka futur ne programin e rilindjes dhe çeshtjen e rezalutes çame, kjo e ben edhe me te besueshme Edi Ramen dhe PS-n per fitore te bindeshme.

  13. rajmonda says:

    une te them te drejten kam pershtypjen se edi rama nuk ka si qellim ne vetvete zgjidhjen e ceshtjes came por vetem interesin e tij per te ardhur ne pushtet pasi 8 vite ne opozite e kane rraskapitur mesa duket

  14. Zigur Qarri says:

    Politika shqiptare ka pasur koh mjaftueshem per tu marre me problemin
    Çam,por me vetedije e ka lene pas dore,dhe kjo prej presionit te ushtruar nga Qeveria greke.Ne fakt PDIU dhe PBDNJ duhet te jene ne koalicion,nese vertete i qendrojn principeve te tyre.Çeshtja Çame ne fakt duhet te perkrahet me se shumti nga PBDNJ e Vagjel Dules,por per çudi ndodh e kunderta!-perse?Lufton PBDNJ vertete per te drejtat e njeriut,apo per interesat e Greqis?http://www.youtube.com/watch?v=OgI0VE0DH0w

    Përplasje për projektrezolutën Çame

    Partite më të mëdha politike në vend kanë hezituar për miratimin në Komisionin Parlamentar të Jashtëm, të projektrezolutës për Çamërine, depozituar nga PDIU.
    Demokratët, përmes relatorit Fatbardh Kadilli, kanë kërkuar kohë për verifikimin e referencave ligjore greke dhe ndërkombetare, mbi të cilat eshte hartuar projektrezoluta, ndërsa socialistet kane kerkuar rishikim te permbajtjes se propozimeve të PDIU-së.
    “Kjo përmbajtje që është paraqitur është e papranueshme, prandaj duhet një rishikim apo një ristrukturim i thellë për të dhe ne jemi të gatshëm për të kontribuar. Duhet patur parasysh për t’u ruajtur ekuilibrat e interesit kombëtar me ato të fqinjësisë së mirë me Greqinë”, theksoi relatori i PS-së, Qemal Minxhozi.
    “Nëqoftëse na mbështesni, pjesa tjetër është e lehtë. Bëjini dy nene, mos e zgjatni më shumë. Të përqendrohemi në këto pika: 1. Të riaktiviztohet Traktati i Miqësisë 2.Të çohen marrëdhëniet aty ku duhet 3.Kthimi i të drejtave i shqiptarëve të Çamërisë dhe 4.Të hiqet ligji i luftës”, tha kreu i PDIU-se, Shpetim Idrizi.
    Ndersa kreu I PBDNJ-se Vangjel Dule e kundershtoi rezoluten si te pabazuar ne rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetute, qendrime qe kane shkaktuar edhe perplasjen me deputetet e PDIU-se.
    “Ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër përveçse ato që na kanë lënë të parët tanë. Dhe kjo nuk lëviz aspak nga Karta Universale e të Drejtave të Njeriut, pavarësisht se ky palaço që kam përpara (i drejtohet Dules) përfaqëson atë parti”, tha Dashamir Tahiri, deputeti i PDIU-së.
    Idrizi apeloi qe çeshtja çame te mos zvarritet, kerkese e cila u mbeshtet ne Komision nga deputeti i FRD-se Gazmend Oketa.Qendrimi i partive te medha ndaj rezolutes çame, eshte lene si kusht i PDIU –se per percaktimin e koalicionit te ardhshem zgjedhor.

  15. mergim tari says:

    Jam ne mbeshtetje te plote te z. RAMA.
    Eshte me te vertete ai qe i duhet Shqiperise.

    VINI RE!!!!!!

    Kemi thene shume epitete per BISHEN deri tani si psh “FYTYRA E KRIMIT”, qe eshte epiteti ideal, super, fantazi.

    Por sapo gjeta nje epitet tjeter per BISHEN.

    “PERMBARUES I SE KEQES”

    Nuk eshte aq lart sa “FYTYRA E KRIMIT”, por sa me teper epitete te kete per kete LIZARD aq me e larmishme behet edhe shprehja e revoltes ndaj BARBARISE.

  16. diti says:

    per mendimin tim kjo ceshtje nk mund te zgjidhet nga ju Zoti Rama dhe as nga projekt rezoluta qe ju thoni, kjo eshte nje menyre per te fituar sa me shume vota nga camet dhe eshte nje paturpesi e radhes e bere nga ju. Ju lutem te jeni pak me i ndergjegjshem sepse jeni kryetari i partise me te madhe opozitare te vendit.

  17. Levizja Came says:

    Deklarate per shtyp e Levizjes Came ne lidhje me prononcimin me te fundit tw Liderit te PS per Ceshtjen Came

    Lëvizja Çame shpreh vlerësimin e saj në lidhje me deklaratat e fundit të Partisë Socialiste për përqasjen e tyre për Çështjen Çame.

    Prej kohësh ka lindur nevoja për një vizion të ri të të parit dhe të trajtuarit të kësaj Çështjeje nga ana e të gjithë faktorëve politik të rëndësishëm në vend.

    Mbështesin fuqishëm idenë për përdorimin e instrumentave europian të trajtimit dhe kërkimit të së drejtës për Çështjen Çame. Instrumenta që me aq bujë janë bërë publikë nga aktorë të ndryshëm politikë, por rezultuan vec flluska sapuni për përdorim të ngushtë partiak.

    Lëvizja Çame vlerëson se ka ardhur koha që Politika Shqiptare duhet të krijoj së pari një Konsensus të gjerë për mënyrën e trajtimit të kësaj Çështjeje përtej përfitimeve politike, duke u fokusuar gjithmonë në Çështjen Kombëtare Shqiptare dhe vënien në vend të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të mohuara këtij komuniteti.

    Lëvizja Çame shprehet e gatshme të organizojë takime të komunitetit Çam me Partinë Socialiste për të diskutuar mënyrën për aprovimin e Rezolutës për Çështjen Çame dhe gjithashtu të diskutojnë për ndihmën që ky komunitet mund të jap për zbatimin e programit të PS për Çështjen Çame.

  18. Erjoni says:

    Kur çështjet zgjidhen pa populizem janë të qëndrueshme. Uroj dhe shpresoj që PDIU dhe AK të dalin nga pozicioni i tyre populist të orintojnë energjitë e tyre dhe të mbështetësve të tyre në frontin opozitar.
    Kontributi më i mirë është një Shqipëri pa Saliun.

    1. anticensurë says:

      erjon kë duhet të mbështesin nga opozita,ramën a metën!?
      shpresoj që të mos hyjë dhe saliu në tënjëjtin koalicion opozitar!
      paradokset në politikën shqiptare nuk janë rastësi,ato janë rregullsi!!

      1. Erjon says:

        E drejtë dilema sepse edhe unë mendoj si ti, por mendoj se hapi i parë i rëndësishëm është largimi i “gjyshit” antikombëtar nga pushteti I plotëfuqishëm. Pastaj këta të tjerët ikin sepse do kemi modelin si i largojmë përfundimisht.
        Shqipëri pa “Salinj”!!!!!

  19. ela says:

    Per cilin projekt-rezolute flisni ju zoti Rama, per ate te cilen u dorezua ne dhjetor te vitit te kaluar nga kryetari i PDIU-se Shpetim Idrizi dhe deputeti Dashamir Tahiri? zoti Rama ky eshte nje bllof tjeter juaji. Harroji votat came

  20. ibreahimi says:

    une kam nje problem se kur camet te marrin tokat ne greqi dhe do na iki Zigur Qarri dhe Dashi i Havase ne Greqi me gjithe camet e tjere dhe ne ketu do ngelemi pa intelektuale si do na veje halli ne shqiptareve pastaj ,keshtu qe shikojeni me kujdes kete pune.

    1. tani says:

      o ibrrahim po po iken çamet mos u merzit se ke kope gomeresh sa te dush tu fillu nga ty ,kta qe permende me siper sjan intelektual po po harron qe ke gati te gjith parlamentin alabak hudhe shikimin pak me larg se hunda jote dhe do shofesh qe asnji sja vlen,mos u bo ironik me çamet.

  21. kleo says:

    Per cfare duhet mbeshtetur Rama ne kete nisme qe ka marre??? kur Ceshtja CAME i perket te gjithe kaheve politike si te majte si te djathte, si te qendres! Duhet patur dialog nga te gjitha keto parti qe te kemi zgjidhje per vendin tone, nuk mund te beje gje Rama me keto qe po ben tani duke mbledhur tradhetaret e tij dhe duke pasur nje ndenje egoje!

  22. turkofagos says:

    tani qe e mori ne dore Rama ceshtjen e cameve te mos behen merak camet se ate te Rames do marrin besoj se e keni pare fotografine e tij nudo.

    1. tani says:

      A QERRRATA QERRATA ATJE KE VEGLA E RAMES E KE MENJEN ,PO LEJA ME MIR PER MOTREN TATE OSE MAMIN TAT SE PER GOJEN DHE SUMEN TATE TE QELBUR DO ISHTE ME MIR NDONJI AFRIKAN E SI THU MIREEE MARICONA

    2. hajriu says:

      Ça turni je kete jave moj nuse?????

  23. Pirro Çami says:

    Deklarata e zotit Edi Rama si dhe vizioni i tij qe shpalos per Çeshtjen Çame eshte per tu pershendetur.!!! Ajo qe bie ne sy menjehere eshte definicioni i Çeshtjes Çame si nje çeshtje politike pra aty ku e ka vendin ky problem madhor kombetar . Per fate te keq e djathta shqiptare apo me mire me thene maxhoranca aktuale qeverisese e kane konsideruar si nje çeshtje thjesht teknike e kam fjalen ketu per pozicionimet e Berishes, Topit si ish president etj, duke shkaktuar nje neperkembje te problemit. Para se te kemi te bejme me zgjidhje e trajtim teknik ligjor kemi te bejme me qendrim politik ndermjet dy vendeve e me gjere. Qeveria Greke duhet te distancohet nga forcat qe shkaktuan kete problem dhe tragjedi per komunitetin Çam pastaj u vine radha modaliteteve teknike e komisioneve per zgjidhje. Nese Edi Rama do te jete koseguent ne kete qendrim, ai do te kete mirenjohjen dhe mbeshtejen e te gjithe Çameve kudo qe jane. Pershendetje nga nje çam ne Emigrim.

  24. pelivan says:

    me plqen mendimi i (Imiri i Bulevardit),S’kam qef te te quaj horri! Come on… Ti me flet ne gjuhe te Nenes,/Cameri,zemera ime,/Moj e bukur,drit’e henes,/Kur do hysh ne shtepin time?!

  25. arjanita says:

    Me ne fund nje politikan me vizion.
    Ceshtja ¢ame te behet ¢eshtje e qeverise dhe jo vetem
    e PDIU.Vetem keshtu e dreja ¢ame do fitoje seriozitetin
    dhe perkushtimin e duhur.Ky eshte politikani qe mendon
    per vendin e vet.Tjetri edhe pak e do na shuaje nga harta.
    Do na fale ose do na jape me kon¢esion.

  26. lavdosh says:

    Bravo,
    Me vepra, gure gure behet mure thuhet nga anet tona.
    Hapa te vegjel me mire se demagogjia boshe dhe hipokrite e Sali Berishes
    Shpresoj qe Camet ta kuptojne kete dhe te mos ndjekin qorazi Sali Ram Berishen
    Kam patur bindjen se si gjithe te tjeret jane te detyruar te mbrojne Salen ne publik, por zemrat e tyre vajtojne dhe nuk duan ti shikojne as hirin Sales
    Vazhdo qeveria e neserme me hapa te ngadalshem per mbrojtjen e shqiptareve

  27. fshatari says:

    Kur fliste Enver Hoxha kunder armiqve te jashtem te Shqiperise populli merrte zemer dhe te nesermen diskutohej kudo:E pe cfare tha e mbyti jugosllavine,ta provojne po deshen etj,etj,.Duke e njohur karakteristiken e ketij populli Rama perdor te njejten metode si Enver Hoxha dhe ka sukses kur degjon komentet e disave.Teorikisht mund te flasish cfare te duash por zbatimi ne praktike?Ne fakt ne kete kohe moderne qe jetojme duhej qe njerezit te ishin formuar nga ana e kultures politike dhe te mos genjeheshin me fjale boshe!

  28. hajriu says:

    Une te pergezoj per kete nisem z.Rama . Por nuk po ben as me shume e as me pak , veçse detyrat ndaj kombit tend , sepse Çameria nuk eshte vetem e Çameve por e te gjithe Shqiptareve nga Nishi ne Preveze . Duke ditur qe PS-ja eshte direkt pasardhesja e PPSH-se dhe njekohesisht duke ditur qe ajo parti volli vrer ndaj te gjithe Shqiptareve ne pergjithesi dhe Çameve (Kosovareve ,shtreses intelektuale dhe borgjeze dhe nacionalisteve) ne veçanti , anuk mendoni se me pare ju duhet ti kerkoni falje popullit Çam(Kosovar , ish te persekutuarve dhe nacionalisteve)????? Deri ne çastin qe ju nuk i kerkoni falje per te gjitha meketet e PPSH ndaj te gjitha atyre shtresave qe permenda me lart dhe ne veçanti , deri ne çastin qe ju nuk i kerkoni falje popullit martir te Çamerise dhe te vini dinjitetin e kesaj popullate fisnike ne vend , une do te jem gjithmone skeptik ndaj jush dhe deri ne vdekje nuk do te votoja per te majten ose me sakt per PS.
    Mjafton nje MEA CULPA z.Rama . Me respekt Hajri Çami

    1. Horri i Bulevardit says:

      Hajri, mos kerkon te fusesh shkopa nder rrota, je komplet po ta quaj si gabim, spo te them se e thua me qellim, pse.
      E para Edi Rama ate parti qe ti e thua se eshte pasaardhese ja ka share ne driten per diell, kur ne pushtet ishte PPSH-ja dhe shoku Ramiz dhe shoqja Nexhmije ne pushtet, ja ka share atehere kur Sali demokratsihanes, i bente thirrje studenteve qe ti conin te falat sekretarit te komitetit qendror te partise se punes se Shqiperise.
      Prandaj po ta quaj kete nje padituri nga ana jote, ne qofte se nuk je nga ata qe marrin infuzionin e M… nga nevojtorja e Berishes.
      Parlamenti edhe sot e kesaj dite, ka te ligjeruara cdo medalje dhe dekorate te Enver Hoxhes, dhe kur kishte mundesine tja hiqte se kishte partija bije e Saliut edhe 85-vota edhe president Saliun, nuk tentoi asnjehere ta shtronte si pyetje ne parlament.
      Prandaj te thashe ne fillim po ta quaj lajthitje.

  29. hajriu says:

    Une historine e kam lexuar dhe mendoj se e njoh mire (per mos te thene shume mire) . Me tere mend qe z.Rama ka qene nje kundershtar i flaket i komunisteve dhe sidomos i enver kurves( biles ka qene i pari qe shau publikisht enver kurven para stadiumit Qemal Stafa) , por perderisa pranoi te udheheq PS ose me sakt bijen e PPSH , atehere moralisht duhet tu kerkoj falje te gjithe Shqiptareve ne pergjithesi dhe Çameve ne veçanti . Edhe Papa Wojtyła e kritikoi ashper inkuizicionin e kishes katolike dhe papatin e atehershem , por i kerkoi falje te persekutuarve te asaj kohe , edhe pse ajo kishte ndodhur 700 vjet me pare . Une nuk fus shkopa nen rrota por thjesht e them te verteten pa dorashka dhe pa i bere furça. Nese PDIU bashkohet me PS , une di te them se nuk merr as 1/4 e votave qe ka marre . Djalosh i bulevardit , disa gjera per Çamert qe ti kuptosh , duhet te jesh Çam . Te dish te kerkosh falje dhe njekohesisht te falesh , nuk jane shenja dobesie por jane xheste fisnikerie . Tung

  30. Shpiragu says:

    SHUME MIRE E KA RAMA! PO A ESHTE DAKORT RAMY ME SHOKETE TIJ ?

  31. Cami says:

    Ai qe eshte serioz e intelektual,e me kulture….
    Nuk merret me INJORANTET,e provokuesit.

    RROFTE E QOFTE KOSOVE E CAMERI,E GJITHE BASHKE,E KA EMERIN SHQIPERI.

    JU DUA SHQIPETARE VELLEZER E MOTRA,KUDO QE NDODHENI.

    Ju pershendes CAMI nga Diaspora.

  32. Mos ,more z. Rama, se do te na zemerosh progreket dhe pro salistet qe te quajne grek !

  33. Sume Gruda says:

    Edi Rama po ben histori duke bere ringjalle ceshtjen e Camerise, kjo do te beje nje ringjallje te Camerise
    dhe te drejtat e shqiptereve pas nje “Genocidi” masiv dhe ckombtarizimi kriminal qe po rengon ne histori
    te shqiptareve.

    Sot po qendron ne Parlamentin e Jozofines “mrruda e zeze”

    Edi Rama po e hape at kapak si te ishte nje Fan Noli i ri, qe mbahet kriminalisht per shume kohe e mbyllur per te kenaqur “monarko fashiste Greke’ nga Berisha dhe cakajt e tij per te harruar Camerine.

    Per Camerine duhet punuar me shume dhe Edi Rama po e tregon haptazi se i takon qe te jete ne krye te
    punes udheheqes me karakter Shqiptare.
    Duhet shume per te folur per ceshtjen Came.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje