Lëvizja Çame: Vlerësojmë rezolutën e PS-së për çështjen tonë

8 Prill 2013, 14:57Politika TEMA

Lëvizja Çame ka reaguar për projekt-rezolutën e paraqitur nga ana e kryesocialistit Edi Rama, për zgjidhjen e çështjes çame. Kjo Lëvizje thotë se i përshëndet përpjekjet e PS-së për të gjetur një zgjidhje për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Prej kohësh ka lindur nevoja për një vizion të ri të të parit dhe të trajtuarit të kësaj çështjeje nga ana e të gjithë faktorëve politikë të rëndësishëm në vend.

Mbështesin fuqishëm idenë për përdorimin e instrumenteve europianë të trajtimit dhe kërkimit të së drejtës për Çështjen Çame. Instrumente që me aq bujë janë bërë publikë nga aktorë të ndryshëm politikë, por rezultuan veç flluska sapuni për përdorim të ngushtë partiak. Lëvizja Çame vlerëson se ka ardhur koha që Politika Shqiptare duhet të krijoj së pari një Konsensus të gjerë për mënyrën e trajtimit të kësaj Çështjeje përtej përfitimeve politike, duke u fokusuar gjithmonë në Çështjen Kombëtare Shqiptare dhe vënien në vend të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të mohuara këtij komuniteti. Lëvizja Çame shprehet e gatshme të organizojë takime të komunitetit Çam me Partinë Socialiste për të diskutuar mënyrën për aprovimin e Rezolutës për Çështjen Çame dhe gjithashtu të diskutojnë për ndihmën që ky komunitet mund të jap për zbatimin e programit të PS për Çështjen Çame”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Çame, e cila ka pasur përplasje dhe akuza ndaj PDIU-së dhe Shpëtim Idrizit, se kanë bërë politikë me këtë çështje./b.l

22 komente në “Lëvizja Çame: Vlerësojmë rezolutën e PS-së për çështjen tonë”

  1. zamin says:

    Ngelen duke pare endera me sy hapur keta camerit e pabese.

    1. BERISHA LARGOHU, KURSE SOCILISTAT DHE DEMOKRATET TE VOTOJNE AK-NE SI SHPRESEN E FUNDIT PER NJE SHQIPERI TE RILINDUR says:

      Zamin pse prodhon mllef.Mbeshtes Ramen cut and dry!

    2. hajriu says:

      Vetem fjalen bese qe nuk duhet ta zini me goje ju lapanjoserit greko-komunistse . Faktet dhe Koha jane deshmitari me i mire dhe po e tregojne nga dita ne dite , se ju “besniket” kiurverine keni filluar ta beni kolektivshe.
      Flet per bese
      dhe vete nuk ke
      Flet per trimeri
      kur lepur je
      E di si i thone
      punes tende?
      Te te kesh mik
      te prish pune
      Te te kesh hasem
      te ha mune.

      1. tani says:

        I ke ra hakut me ket pershkrim te gjith ketyne plerave greke duhet me i tregu vendin se me gjith men ta shpifin .lexon robi diçka per vendin e vet dhe komunitetin e vet per te nxjerr mallin se esht larg po gjithmon po kto hale tu deredellit kunder çameve.BRAVO PERGJIGJA HAJRI

      2. Pirro (jo cam se nuk ka Pirro cam) says:

        Ti camo dhe te keta te tjeret me poshte qe beni gam gam ketu,ku ishit ju 50 vjet te shkuara,,,pse nuk degjuam kurre me pare per ceshtjen came,,,se vetem keto 10 -15 vjet po degjoheni,,,mund te ma sqaroi kush pse ishin mbyllur gojet 50 vjet rresht,,,dhe pse jane hapur keto vitet e fundit???jam kureshtar ta mesoj,por me fakte dhe pa sharje sic e keni zakon.

        1. tani says:

          SE DISHA QE EDHE EMRAT DUHET ME I VON ME LEJE ,PO NUK KA AS PIRRO AFRIKAN JA QE PO I KERKON TAPIN EMRIT .TI DON ME DIT SE KU KAN QEN ÇAMERIT 50 VJET UN TE THEM SE JAN PO ATA NJEREZ TE PARA 50 VJETESH ME NJI URREJTJE TE MADHE KARSHI ATYRE QE I VRAN FAMILJET PA ARSYE THJESHT SE ISHIN SHQIPTAR.KTO 15 VJET NDOSHTA KA NDRYSHU DIÇKA SE JO ÇDO GJE VARET NGA NJE PARTI SHTET KA INSTITUCIONE AVOKAT DHE KUR KA PARE OR MIK ARMIK ARRIHEN GJONAT TI BOJ DURIM PAK E NGA PAK DO VIJ BEHARI EDHE PER ÇAMET EDHE PSE TA ERRSOJN SYNIN TAT DHE VESHIN TAT TE SHURDHEM

    3. Shqiptari says:

      cfare ndyresirash mbane kjo toke! Si mund te deklarosh keshtu moj monster? Ceshtja cama eshte ceshtje kombetare shqiptare o hajvane bote!

  2. ADI says:

    Te gjithe e mbeshtesim kete ide te mire te Partise Socialiste e cila eshte e vetmja parti qe mendon per te gjithe per te pasur nje te ardhme me te mire.

  3. Kura Jozi says:

    Me qe nevoja ka lindur prej kohesh dhe nuk eshte bere asnje perpjekje per zgjidhjen e ceshtjes suaj, atehere ja ku e keni oferten, uluni koke me koke me njeri-tjetrin dhe bashkojuni atyre qe ju vijne dhe me per shtat. Jeni te mirepritur jo vetem ju, por edhe te gjithe ato particka qe me te vertete mendojne se vetem duke u bashkuar me te majten mund te ecet perpara dhe jo mbarpa. Vetem kini kurajo dhe besim se cdo gje do te funksionoje shume here me mire deri tani.

  4. mergimtari fv says:

    PS si parti e vjeter trsheguese e PPSH-se ka kapacitete intelektuale e politike per zgjidhjen e shume problemeve te fushes ekonomike ,shoqerore e politike siç eshte dhe Problemi çam dhe vetem po s deshen .

  5. Pirro Çami says:

    Deklarata e zotit Edi Rama si dhe vizioni i tij qe shpalos per Çeshtjen Çame eshte per tu pershendetur.!!! Ajo qe bie ne sy menjehere eshte definicioni i Çeshtjes Çame si nje çeshtje politike pra aty ku e ka vendin ky problem madhor kombetar . Per fate te keq e djathta shqiptare apo me mire me thene maxhoranca aktuale qeverisese e kane konsideruar si nje çeshtje thjesht teknike e kam fjalen ketu per pozicionimet e Berishes, Topit si ish president etj, duke shkaktuar nje neperkembje te problemit. Para se te kemi te bejme me zgjidhje e trajtim teknik ligjor kemi te bejme me qendrim politik ndermjet dy vendeve e me gjere. Qeveria Greke duhet te distancohet nga forcat qe shkaktuan kete problem dhe tragjedi per komunitetin Çam pastaj u vine radha modaliteteve teknike e komisioneve per zgjidhje. Nese Edi Rama do te jete koseguent ne kete qendrim, ai do te kete mirenjohjen dhe mbeshtejen e te gjithe Çameve kudo qe jane. Pershendetje nga nje çam ne Emigrim.

    1. Shefqet Cela says:

      Me ne fund po degjojme zera te arsyshem nga çamet.
      Na kane shurdhuar veshet me llafollogji boshe e sidomos tradhti.

      1. tani says:

        PER ÇA TRDHETIE E KE FJALEN O DEMAGOG PA TRU .NE RASST SE E KE FJALEN PER IDRIZIN NUK ESHT AQ ME PESH SA TRADHETIA E NANOS E METES,SJAN ÇAM APO JO .APO DON ME TE PERMEND IMAMIN,CEKEN QE I NDROJN NGJYRAT SI BREKET EDHE KTA ÇAM JAN.MOS GJENERALIZO NJERZIT PER NJI INDIVID O SHEFQET SE QEKE ME GJITHMEN SHEFSHKREP

  6. fieraku4u says:

    CAMET DUHET TE VOTOJN PER PARTINE SOCIALISTE…8 VJET NE PUSHTET ASGJE NUK BERI BERISHA DHE PARTIA DEMOKRATIKE PER CESHTJEN CAME.

  7. durresstar says:

    me vjen keq per krahinen e camerise shqipetare!!
    por nuk i kuptoj dot camet,megjithse u rrita ne nji
    lagje te durresit,te pallatet e hekurudhes te 30 vjetori.
    qe kishte shume familje came,dhe shoket e femirise ishin
    came,me mbiemer hasani,rexhepi,nui etj

    kur dicka ta marrin me dhune,eshte e pa mundur
    qe pas 70 vjetesh ta dhurojne me deshire..!
    prandaj camet duhet ta kuptojne,se ceshtja e tyre
    nuk mund te zgjidhet me lutje.

    ceshtja e camerise,zgjidhet vetem me lufte!!
    prandaj camet ne rast se dun te kthehen te trojet e tyre
    duhet te pregatiten,per nji perbadhje ushtarake me armiqte
    e tyre grek.ashtu si krahina shqipetare e kosoves!!

    pershendetje..!!

  8. ura says:

    cameri more cameri mos u genjeni nga premtimet e fushates elektorae te Rame.Ai vete nuk i durone camet per vete faktin qe jane te pabese sipas tij gjithmone prandaj nje politikan i deshtuar nuk mund te beje keto premtime te kota!

  9. xeni says:

    Mirmengjes o interes ku te fryje era atje do drejtohemi se na intereson

  10. saliheqenefi says:

    perpara interesit tyre te ngushte,politikanet e sotem nuk e ven kurre ne hesap interesin mbare kombetare,nuk jane te zot te ndertojne institucione ne sherbim te shoqerise se tyre ,jo me te kene deshiren dhe nivelin te kerkojne nje te drejte ne bashkesine europiane

  11. bessi says:

    e si mund te vleresohet kjo rezolute,kur Edi Rames nuk mund ti zihet bese.Dje shante Ilir Meten,sot eshte bashkuar me te.
    Sot flet per zgjidhje te problemit cam vetem per interesa personal e neser as ka per ti permendur me!!!

  12. Vlora says:

    levizja came duhet te bashkohet me ramen per te mdeshkuar tradhetaret berisha-idrizi qe i ben ceshtjes came, dhe gjith teritorit shqiptar duke e falur tek greku.

  13. Kruja says:

    Zgjidhja mund te vije me vullnet politik ne Shqiperi dhe ne kuadrin ligjor europian te te drejtave te njeriut per pronen. Camet mund t’i marrin pronat e tyre.

    Por ‘nacionalistet’ e berishes i keqperdoren camet per vota.

    Sigurisht askush nuk mund te pretendoje ndryshim kufiri me Greqine sot por zgjidhje te se dretjes se pronesise ka. Shteti grek do te detyrohet te abrogoje ligjin e luftes me Shqiperine dhe te lejoje drejtesine te beje punen e vete.

    Dikush permendi luften dhe krahasoj ceshtjen e Camerise me ate te Kosoves. Faktikisht jane ceshtje kombetare por te ndryshme nga njera tjetra. Shumica dermuese e shqiptareve te camerise nuk jetojne atje, kurse Kosova eshte e banuar ne mase nga shqiptaret.

    Abuzime te tilla me ‘lufte’ jane tipike per njerez jo te ndershem tifoze partiake; ne kete rast kemi te bejme me nje tifoz te berishes i cili shiti detin dhe jo me te zgjidhte ceshtjen came.

    Koha per rotacion. Berisha ne pension, populli nuk e do.

  14. Fllad says:

    Jam pak skeptik sepse Rama duke qene se ja degjon shume fjalen socialisteve europiane, kam frike se Papandreu do ti hyj mik qe çeshtjen çame ta zvarrise sa te mundet.
    Megjithate deri tani askush nuk beri gje , le te provohet dhe Rama aq me shume qe pretendon se kete ceshtje do ta zgjidhe duke perdorur instrumentat europiane.
    Ju pergezojme qe u shkeputet nga Idrizi i Nano-spiunit te grekeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje