Gazetarët bashkë kundër dhunës, Breçani “pjesëmarrës” në protestë

10 Prill 2013, 19:35Politika TEMA

Me moton “Ne nuk do të heshtim”, rreth mesditës, gazetarë të medias së shkruar e asaj vizive u mblodhën për të protestuar ndaj dhunës së ushtruar ndaj Genti Balltës, operator në Top Channel.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, gazetarët u mblodhën pikërisht në sheshin e Piramidës, në krah të Kryeministrisë, për  të dënuar dhunën e njerëzve me uniformë e me pushtet.

Pikërisht në vendin ku pjesa më e madhe e tyre kanë raportuar qoftë tubimet elektorale, ashtu dhe protestat e dhunshme, gazetarët kanë kërkuar të jenë të lirë në ushtrimin e profesionit të tyre dhe vendosjen përballë përgjegjësisë së çdo personi që dhunon punonjësit e medias në ushtrimin e detyrës së tyre.

Në “mbështetje” të gazetarëve ishte dhe Erzen Breçani, njeriu ndaj të cilit ishte organizuar dhe protesta e mesditës. I veshur civil, nëndrejtori i pezulluar i policisë së Tiranës, i është afruar gazetarëve duke i përshëndetur e takuar disa prej tyre.  Është ndalur për pak minuta duke folur me disa syresh e më pas, sikur asgjë të mos kish ndodhur, është ulur në kafet përballë duke ndjekur protestën nga larg.

Prezenca e komisarit të  akuzuar se dhunën ndaj operatorit Genti Ballta ka shkaktuar jo pak bezdi për gazetarët.

Megjithatë gazetari Gjergj Erebara, njëri prej organizatorëve, tha se protesta kishte për qëllim respektimin e dinjitetit dhe të drejtës të çdo njeriu për të jetuar pa frikën e dhunës policore.

“Kjo nuk është thjesht një protestë për dëmin fizik që shkakton një grusht, kjo është një protestë për dinjitetin tonë, për të drejtën tonë për të jetuar pa u cenuar dhe pa frikën e dhunës policore. Fakti që zoti Breçani u pezullua nga detyra dje, tregon se nëse shqiptarët reagojnë si shoqëri dhe jo si individë të izoluar, për të gjithë ne gjërat mund të ndryshojnë për mirë”, tha Erebara.

Protesta u përkrah dhe nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë. Kreu i kësaj organizate, Aleksandër Çipa, kërkoi që çdo njeri i veshur me pushtet të mos guxojë të vërë dorë ndaj gazetarëve, që janë duke kryer detyrën e tyre dhe në shërbim të publikut. “Unioni i Gazetarëve përkrah të gjithë ata kolegë që kërkojnë ndihmë dhe janë në misionin e zbulimit të të vërtetave”, tha ai. Pas qëndrimit në “shesh” për më shumë se 30 minuta, gazetarët janë larguar në vijim të përditshmërisë së tyre, në zbulimin dhe raportimin e lajmit.

Policia e Tiranës fillimisht mohoi çdo përgjegjësi për dhunimin e operatorit të Top Channel, i cili u godit nga numri dy i policisë kryeqytetase, Erzen Breçani. Ndërsa mbrëmjen e së martës u njoftua zyrtarisht se drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka marrë masën e pezullimit paraprak nga detyra ndaj zëvendësdrejtorit për Sigurinë Publike, të Drejtorisë së Tiranës.

 

Reagon edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

“Ne mendojmë se ashtu sikundër duhen inkurajuar e mbështetur veprimet e ligjshme të Policisë së Shtetit, po me aq force duhen dënuar e kritikuar sjellje e qëndrime të këtij organi, që  cenojnë të drejtat e liritë e shtetasve, apo të mediave, në veçanti. Nga organet e policisë pritet, që në këtë periudhë parazgjedhore dhe të tensionuar, për shkak të veprimtarive të shumta politike, të rritin kujdesin për të ndihmuar organet e medieve dhe jo t’i pengojnë ato, sepse informimi i publikut aktualisht merr rëndësi të veçantë për publikun e gjerë dhe për zgjedhësit në veçanti.

Së fundi, por jo për shkak të rëndësisë, dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e organeve të Policisë së Shtetit dhe t’u kërkojmë atyre të mbajtur qëndrime ligjore e profesionale në lidhje me kërkesat dhe njoftimet e subjekteve të ndryshëm për të zhvilluar tubime (manifestime). E drejta për tubim dhe manifestim është një nga liritë dhe të drejtat më të rëndësishme politike të shtetasve, e garantuar nga Kushtetuta dhe KEDNJ. Organet e policisë kanë detyra të qarta ligjore për t’i mbështetur dhe ndihmuar ato, për të mbrojtur të drejtën e çdo personi, për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore, pa armë. Çdo qëndrim tjetër do të ishte antikushtetues dhe antiligjor,” thuhet në deklaratën e tyre./l.ç

14 komente në “Gazetarët bashkë kundër dhunës, Breçani “pjesëmarrës” në protestë”

  1. david petrela us says:

    E keqja ketyre tropo-trimave eshte se kur ndodhen perballe turmave te pambrojtura ne stadiume ,rruge, bulevard,shtepi behen trima leshi.Ky lloj tipi ka qene pjesmarres ne gjitha tubimet e azem hajdarit si kamikaz i tij.Ka qene ne njesitet e gestapos speciale te berishes ne 1996-1997-1998 dhe per kete ka shume fotografi dhe dokumente me te cilat ai dhe mburret sot.
    Ngjarja e shijakut tregoi se keto trima dhjesin ne breke…
    Nje mafjoz jo vetem qe i rrahu dhe i vrau tre tropojane me kobure ne brez por i tha se ju shkerdhej dhe motren.
    Ky salimen duhet te shkarkohet nga detyra dhe te ndiqet penalisht.
    Ishte drejtori i CIA dhe gjenerali legjendar D.PETREUS qe shteti amerikan e perzuri nga detyra per sjellje etike sepse ka ligje.

    1. Lezhjani says:

      o David po informohu para se te flasesh o burre e ti kategorizosh njerezit nga prejardhja krahinore.Foto?Tubimet e Azemit?ne 3 raste e di une qe Erzeni ka qene ne rrethimin e Azemit.ku si dhe tek?Erzeni eshte oficer karriere nga 92-2010 ka qene operator te RENEA dhe s’ka hyre me mik.Genti Ballta ka folur e ofenduar,i futur ne turme,i paidentifikuar si gazetar dhe ne komisariat ka share e ofenduar.

      1. dp says:

        per lezhjanin
        Ke bere shume komente ne mbrojtje te breqanit por nuk varet nga numri i komenteve e drejta e nje kamikazi si ky zari i sales dhe azem hajgares.
        Gojet e liga thone se pulici Erzen eshte ngaterruar shume me ceshtjen e pukjanit anton gjergji.
        Pyete kete zoterine se sa here eshte ngaterruar me pritat qe ju vune fisit te haklajve. ..VIJON..

        1. Lezhjani says:

          DP une e mbroj se e njoh dhe kam punuar me te,e di ca njeriu eshte.Perderisa ti nuk ihedh poshte ato cka shkruajta une atehere besoj qe spo genjej.ne lidhje me gojet e liga Antoni i shkrete drite paste ka qene djale i mire,trim dhe ka marre leke nga Hoxhajt dhe brigata e kurvave te Belgjikes per atentatet,Erzeni nuk eshte perzi ne keto pune mbase ndonje Hyke.sa per vdekjen e Antonit duhet pyet nga kafja e Rremes

    2. piskama says:

      Sa per info,Kryekomisari Adem Tahiraj eshte vrare pas shpinde nga ilir xhakja,sepse dhiste ne brek nga kryekomisari,vetem atehere kur Kryekomisari i ndjere ka futur revolen ne brez dhe ka kthyer shpinden per tu futur ne makine,eshte qelluar pas shpinde,nga frika,i ndjeri le qe ka qene burre trim,gje te cilen nuk del kush ta mohoje,por ishte dhe nje nga specjalistet me te mire dhe me te zote qe kishte policia e shtetit,ndersa ne lidhje me kta dy viktimat frikacake,vetem njeri nga ata ishte Tropojan dhe gjithmone ka qene i tille frikacak,kurse nga ajo qe thoni juve qe xhakja veproi si trim,duket qe te gjithe fisi i tij kane lene shtepiat dhe jane zhdukur sepse e dine se me ke kane te bejne,me nje nga fiset me te forta te veriut,te cilet kurre sdo ja falin pabesine xhekes,te cilen frike e ka deshmuar dhe ne gjyq haptazi,duke deshmuar se ça e pret,mos ki merak dhe pak se do degjosh

  2. DOCTOR MORTIS says:

    I LIGU ESHTE I LIG DHE MBETET I LIG.

  3. desi says:

    ky Erzen Brecani nga dega e rrenja e Shpresa Brecanit eshte????E po eshte keshtu eshte soj krimineli e sadisti se ajo kalja megjithese eshte me picke e hedh shurren perpjekte si te kete kallam, e pse, se ka lal Berishen!!!

  4. liri a vdekje says:

    do e shikojme fodullekun tuaj mbas 23 qershorit o zoterinj alpine ,po se besoj se jeni aq trima sa dukeni o grupi ciftelia ja dhe pak e do e shikoni……….

    1. Albana says:

      Nuk eshte mire ti pergjithsosh gjerat sidomos kur niseni nga krahinizmat. Kjo mbjell vetem percarje. Une nuk e di cfare perfaqson ti liri a vdekje, por nje gje duhet te kesh parasysh Shqiperia eshte nje si nga Alpet deri ne Konispol. Ne keto vite “demokracie” te korruptuarit kane qene nga te dy polet si nga veriu dhe nga jugu. Me 23 Qershor shpresoj te ndryshoje kjo, por nuk lidhje me ate qe thua ti, zoterin alpine as me grupin ciftelija, ky eshte nje fenomen fatkeqesisht shqipetar per arsyet qe dihen.

  5. dorela says:

    Dru me pre hajde dru me pre…

  6. xeni says:

    Nje pyejtje ..e arestuan autorin? Pse se arestojn?Se s’ka shtet te drejtesise se i ka Saliu ne dore i ka urdheruar ai vete te te tilla reagime dhe sjellje brutale kashi cdo strukture te shtetit sidomos te instuticionit te medias .Po nuk iku Sali Berisha nuk ka jete e gjalleri ky popull ..

  7. ALpini says:

    ishte nje forme kapadajlleku prezenca e malokut sot ne mes te gazetarevet.Keta makolet e tropojes jane shume fodulle per deri sa nuk del njeri me ja fut karaduzllekun ne bythe.Me keta te fisit te Brecanit jemi ngop qe kur shifnim nje si kengetare me emrin Fatmira Brecani,jemi ngop sa po mendojme se si duhet me i dhene zgjidhje.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Me duhet te them, mos e ngaterro kulturen me antikulturen se me kete qe thua ti me duhet te shaj Berishen qe na shpetoi nga golat e Norvegjise.
      Gjerat personale mbaji per vete. Mendimi im ky.

  8. fredi says:

    perse kete “trimin” nuk e fusin brenda per 48 ore,edhe ky nje grusht ka gjuajtur njesoj si kryetari i bashkise Kavaje qe i gjuajti trajnerit te Tiranes…pse duhet te kemi 2 standarte ne shqiperi per te njejtat raste??!!!!!ligji duhet te jete njesoj per te dyja polet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje