OKB: Shqipëria shkeli embargon, dërgoi municione në Libi

10 Prill 2013, 18:27Politika TEMA

Shqipëria ka thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke dërguar armatim në Libi.

Lajmin e bën të ditur agjencia Asscociated Press, referuar një raporti të brendshëm, që ka qarkulluar të martën në Këshillin e Sigurimit.

Raporti është përgatitur nga një panel ekspertësh.

Siç raporton AP, armët e dërguara në Libi po përhapen me një shpejtësi alarmante në vende të tilla si Mali, Siria apo Rripi i Gazës.

“Përgjatë dy viteve të fundit, Libia është kthyer në një burim domethënës të armëve në rajon,” thuhet në raport.

Paneli i OKB ka dokumentuar një rast të dërgimit të municioneve në Libi, ku përfshihet Shqipëria.

Nuk dihet me saktësi se kur është bërë dërgesa, por ajo është në shkelje të embargos së OKB-së.

Në hetim përveç Shqipërisë janë edhe vende të tjera, përfshi edhe Kanadanë që ka trafikuar një avion pa pilot.

Shqetësimi i OKB-së është se këto armë po përhapen në rajone të nxehta për shkak të shtetit të brishtë libian.

Libia pretendon se kontrollon kufijtë e saj, por një gjë e tillë mohohet nga ekspertët e OKB-së./ep

15 komente në “OKB: Shqipëria shkeli embargon, dërgoi municione në Libi”

  1. nita says:

    pd conection me imam conection cojn arme sa andej e ketej e sdun me ja dit per emmargon!! imagjino sdun me ja dit per ligjet e huja imagjinon se ca i bejn shqiptarve!!!

    1. Doktori i ka shit Shkjaut ene se gjeti gja. Ca u ba si i shiti ne Libise oj kamunista?

  2. Rilindje says:

    Ja pra ato qe akuzonte opozita per Arben Imamin. Te gjitha po dalin ne shesh. Trafik armesh. Burgu ju pret pas 23 qershorit. Rilindje!

    1. Barabi says:

      Kush je ti, Mona je? Ne burg ti fusesh Mona, se e kane hak.

    2. ismail islami says:

      ti rrush lushbibin

  3. Horri i Bulevardit says:

    Dhe kush duhet te pergjigjet, se OKB-ja mund te beje konstatime, por edhe duhet te jape mesazhin tek populli se me kete qe thyhen embargod qe seshte hera e pare, ska qeveri demokratike, qe populli te shohe ku e hedh voten, kjo qeveri duhet te kete sanksione qe populli te marre vesh se me cilin kemi te bejme.

    1. laraska says:

      O Horri, ai bulevardi ku ben xhiron e pasdites ti me duket se qeka ne hene, jo ne Shqiperi. Kush e voton Berishen aman se lat kokrren e namit. Ai si ka fituar kurre zgjedhjet por ja ka dhene ne pjate argjendi PS nepermjet pushtave te saj si Ilir Meta. Populli e ka hedhur poshte me fakte qe ne 1994 Sali Berishen. Berisha me zgjedhje te lira smerr dot as 15 deputet ne parlament, prandaj ketu nuk behen kurre zgjedhje te lira, dhe ASNJE nuk lufton per zgjedhje te lira. Prandaj i zgjidhin gjithenje gjerat nepermjet “pakteve”, “aleancave”, dryshimeve kushtuese e te kodit zgjedhor. Keshtu shahen nga nene e babe sa per te rrejtur popullin, por ne fund fare (sic historia e ka treguar) jane bashke. Si more qeka e pamundur te behen zgjedhje te lira ne nje vend me 3 milion banore? Jeni ne terezi ju? Ka 23 vjet e njehere unk u bene dot keto te shkreta zgjedhje te lira? PSE? Sepse keshtu i leverdis PARISE te tuaj status-quo. Kush thote qe populli voton Berishen GENJEN!!!!! Eshte nje pakice e paperfillshme qe do e votonte me zgjedhje te lira. Beji ca pyetje vetes, jo kaq naiv!

  4. nikolas dee jay says:

    mire kane bere!!! okb eshte nje organizte qe shikon te vene mire punet e saj!!!

  5. zoro says:

    eshte turp qe ka njerez qe votojne berishen , shqiperia eshte tsashme nje shtet i izoluar dhe varferia ,mjerimi , kriminaliteti po thuejne cdo rekort . sa duan shqiptaret te zgjoen .

  6. hahaha says:

    Se mos eshte hera e pare. I lumte.

  7. analisti zvicer. says:

    ne qofse ka ber ket marrveshje sekrete shqiprija se shpejti do te AKUZOHET per perkrahje te GJIHADIT SALAFIST pro AL-KADIDES,sepse te gjitha TV-te e GAZETAT e DIPLOMATET e huaje FLASIN se ne LIBI,SIRI,EGJYPT.TUNIZI,MALI,AVGANISTAN e shume shtete ARABE jane ne DUART e AL-KAIDES dhe luftrat behen per te ardhe ne QEVIRI MILITANTET e AL-KAIDES dhe si kushtetut kto shtete ta ken SHEHIRATI FAMKEQ ISLAMIK.

  8. kordinatori says:

    po kot nuk shkon sala,si i tha ai xhaja dje nga shijaku…aaa…ne vendet e medha ne azerbajxhan

  9. Sami says:

    Kete e sa te tjera ben SHEFI I MAFJES SALI BERISHA

  10. arjanita says:

    Shkel embargon e naftes ndaj Serbise.S’e gjeti gje.
    Kapen armet shqiptare ne Afganistan ne 1995 .Asgje.
    Hapi depot ne ’97 qe te mos dihej inventari i armatimit.
    Asgje.Shet arme e municion ne gjithe boten.Asgje.
    Ne krye te Qeverise ne kemi nje kontrabandist.
    Turp per ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje