Spahiu: Shkodra mbytet, PS e PD puthen dhe krijojnë aleanca e pazare të fshehta

10 Prill 2013, 15:29Politika TEMA

Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë qenë të pranishëm në zonat e përmbytura të Shkodrës, duke u ardhur në ndihmë qindra shtëpive dhe fshatrave të përmbytura në këtë zonë.

Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, ka vizituar nga afër disa prej zonave të përmbytura për t`u njohur me gjendjen e tyre dhe situatën aktuale.

Banorët e Nënshkodrës, por edhe të qytetit, janë shprehur të revoltuar se nuk janë njoftuar për shkarkimet e mëdha e të menjëhershme të ujit, duke u lënë pa asnjë ndihmë nga ana e shtetit.

Spahiu e quajti vendin një kaos të plotë ku ndërsa populli vijon të mbetet nën ujë, forcat kryesore politike në pushtet merren me koalicione dhe llogaritje votash.

“Shkodra duhet të dëmshpërblehet 4 herë për përmbytjet e ndodhura në këto zona dhe me ardhjen e kuqezinjve do të hetohen të gjithë këta abuzues me pushtetin që kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme në Ultësirën Perëndimore të vendit. Është një turp kombëtar se ndërsa Shkodra mbytet, PS dhe PD puthen e krijojnë aleanca e pazare të fshehta në kurriz të popullit shqiptar”, tha Spahiu gjatë fjalës së tij.

Ai u garantoi banorëve të Shkodrës se koalicioni i Aleancës Kuqezi me të përmbyturit është shumë herë më njerëzor se një koalicion me të përmbysurit e këtij regjimi.

“E vetmja zgjidhje e kësaj situate dramatike është ose të përmbysim Berishën, ose do përmbytemi të gjithë”, tha kreu i AK-së.

Spahiu ndërkohë ka ironizuar edhe afatin e lënë nga Rama ndaj AK-së, për një koalicion të mundshëm me PS-në.

“PS ka lënë edhe 10 ditë kohë për vendimin për koalicionet. Pas 10 ditësh, Rama, o trëndafil, o karafil”./b.l

72 komente në “Spahiu: Shkodra mbytet, PS e PD puthen dhe krijojnë aleanca e pazare të fshehta”

  1. LEZHA CITY says:

    FLET KRESHNIKUC CILI THA SE DONTE TE RREZONTE SALIUN ME 1 PRILL POR KISHTE VETEM 1800 VETA ?

    1. tafaruci says:

      e mor niku mor niku sikur fajet e permbytjes i ka Rama e? shko mor bashkohu me opoziten dhe rrezoni saliun se keshtu vetem sa percani voten!

      1. Astriti says:

        as PD e as PS, Aleanca KuqeZi, duhet ti fitoje e vetme keto zgjedhje, edhe pse mund ti vjedhin jashte mase votata, ajo do te jete si kusht per formimin e qeverise se ardhshme

          1. Katerina nga Follorina says:

            AK te hyje e vetme ne zgjedhje! Si ishte kjo pune keshtu? PS e ofendon ne ate menyre? Karafili Rama po prish nje parti te tere por nuk ka per te marre me vete edhe AK!

        1. 100% shqip says:

          Aleanca Kuq e Zi duhe te hyje e vetme ne zgjedhje dhe mos te bashkohet me asnje force politike. Shkodra duhet te tregoje qe eshte Kuq e Zi ne 23 qershor.

        2. Arianit says:

          Une jam shkodran po me gjithe keto vite permbytje as PD e as PS nuk e meritojne voten. Vota jeme dhe e familjes teme do shkoje per AK

      2. RAMA KARAFIL says:

        hahahahahah e paska thene mire. Rama te tregoje nese eshte trendafil apo karafil

        1. Vlora says:

          kreshniku po su bashkua me ramen ka per te ngelur ne histori si politikani 1 milionsh 1 prillit.

      3. e zhgenjyer says:

        Aleanca Kuq e Zi do bej mire te hyje e vetme ne zgjedhje dhe mos pranoje bashkepunim me karafilin edi rama

      4. rokobaroko says:

        Aleanca Kuq e Zi duhet te hyje e vetme ne zgjedhje per te te mos u bere pjese e maskarades se kesaj klase politke. Gjithmone keshtu ka funksionuar partitye kryesore kane gjithmone marrveshje te fshehta me njera-tjetren.

      5. jon jon says:

        Rama me shume mundesi do tregoje qe eshte karafil. AK duhet te tregohet e zgjuar ne levizjet e saj per te mos rene pre e mashtrimeve.

    2. alesia says:

      Cfare alternative paraqet more Niku me syze per te zgjidhur kete gjendje te krijuar ne shkoder. Apo ti vetem di te besh lloqe te kota. Ik e bej naj flamur ne ndonje mur neper shqiperi sepse vetem per kete pune je ti.

    3. Turi says:

      e tha mire Rama, kush seshte me te eshte me Berishen! Percarja e votes opozitare vetem e vetem sa e ndihmon Saliun te kacavirret drejt vjedhjes se votes…nese ka nje vote plebishitare kunder tij ( sic pothuajse e ka te sigurt se do e kete vetem nga e majta ) atehere ska asnje shpresE!

    4. katia says:

      ne 1 prill saliun e rezoi meta dhe nuk kishte as 1800 veta

    5. evgjenia says:

      EDI RAMES I MBYLLEN DRITAT NE KORCE. KRESHNIK SPAHIUN E RESPEKTOJNE NE CDO QYTET

    6. Vali says:

      O popull po pse merreni me numrin e njerezve qe kishte Kreshniku ne shesh me 7 prill (se as informacionin e dates se keni te sakte). Ku te gjithe ata qe ishin ne ate shesh besojne ne nje kauz qe vlen per te gjithe shqiptaret. As Rama dhe as Berisha nuk e ka bere ndonjehere nje gje te tille (qe te veproje duke menduar per vlerat e popullit tone), e ne kete kohe qe dikush po e ben realisht dhe ky eshte Kreshnik Spahiu ju hidheni ne sulm si pa te keq. Aleanca Kuq e Zi duhet te dal e vetme ne zgjedhje sepse eshte me e mira dhe e vetmja alternative per shqiptaret.

      1. luke says:

        Kur ka vepruar ndonjehere ne te mire te popullit Kreshniku? Ska pasur ndonjehere pushtet, me llafe sic thua ti jane te mire te gjithe, veprat tja shikojme kur te kete ndonje gje ne dore. Frike se mos na behet me i keq se Sala. Kur ishte nenkryetar i KLD leket i merrte menjehere per te emeruar gjyqtaret

    7. Miguel Serviles says:

      A nuk i ngjan pak baces ke filmi Don Kishoti ky Niku?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/don-kishoti-i-sllobodan-kes_9.html

  2. anonim says:

    Po i sherben mire Berishes.

  3. KINEZI says:

    NUK BEHET POLITIKE ME FLAMURE Z. SPAHIU, MOS E PERDOR FLAMURIN SHQIOPTAR PER TE BERE POLITIKE, TURP PER TY DHE PER ATO QE BESOJNE.

  4. lilo says:

    O Kreshnik ! merre pak me shtruar se eshte rruge e veshtire dhe e gjate ,

  5. ha ha ha says:

    edhe aty si le flamuret ky sharlatani , ti je pjell e berishes o shpellare , laj gojen kur ze edi ramen , ti ke vjedhur, ti ke bere te gjitha ato qe ka bere berisha ,, mos na beje te pastertin se i ke ngjyer duart , me bene patriotin , kur une nuk ta kam nevojen , une dua pune , dua siguri per jeten nga vjedhjet , vrasjet , perdhunimet , pra eshte ky kriminalitet dhe korupsion qe po le berisha me ty maskara. shko ne kosove dhe bej patriotin .te dhjevsha patriotizmin kur nuk kame te ha buke .

  6. Dean says:

    Shkodra e merito me u mbyt,o Kreshnik.
    Ashtu i do mushka drute.Vete i kan zgjedhur deputetet dhe le te ”gezojne” benefitet e te pasurit Zhelefine si kryetare te Kuvendit.
    Uroj qe Shkodranve tu mbeten lart vetem 2 gishtat.

    1. El.lake says:

      Shume e sakte!me dy gishta nuk shpetojne nga permbytjet.saliu eshte shkaterrimtari i gjithe Shqiperise,pavaresisht se me Shkodren e ndihmoi dhe natyra! Nuk mendoj se kreshniku do rrezoje saliun,as do beje ndonje diference ne kete sistem politikanesh te korruptuar e hajdute. Eshte e lehte te shash e ofendosh kedo e kurdo. E veshtire eshte te kuptosh se sa idiot Te dobishem jemi bere dhe sa shume I ndihmojme keta politikane. Ne jemi bere pjese e ketij sistemi. Jane rreth 100.000 persona ne pune shteti,ne nuk duhet Te biem preh e propagandes se tyre klienteliste qe kane krijuar dhjetra parti klienteliste. Duhet Te bjere sistemi qe ngritem ne bashke me evropen. Si do ndodhe?: thjeshte mos bej asgje pa arsyetuar, saliu do shkaterrohet vetvetiu nga brenda perderisa e pranojme qe demton vendin dhe ne,po qe se nuk endihmojme duke sjelle ne pushtet Ramen+Meten,as keto parti kasolle. Saliu duhet te jete ne pushtet edhe per pak kohe sa Te gremiset,nderkohe PSja duhet Te reformohet e ti zhduke hajdutet e maskarenjte duke filluar nga koka e qelbur, kryetari I kualicionit Te qebanikeve,mos e hani ate kafshate do u ngelet ne fyt.

  7. EMI says:

    Kush flet per puthje, po kur ishe te KLD-ja te ndodhte shpesh ta shaje Berishen?? Apo i lepiheshe atehere qe te merrje ndonje kocke edhe ti??/
    Ik ore legen!

  8. Liburnia says:

    Spahiu eshte si kengetare tallavaje…

    1. @ Liburnia says:

      Boaaah cfare koincidence? Kjo me kishte shkuar dhe mu ne mendje liburnia. A thua te kete pas ndonjehere me qef gerneten? Haaa haaa

  9. elio says:

    Nikuuu, leri keto pallavra se po te lene pa deputetllek dhe ti pa karige nuk rri dot se KLD ta dha Baca po nashi cdo besh…

  10. ungji says:

    O Spahi, mos i bej te dy bashke Ramen dhe Berishen se te gjithe e dime qe kjo eshte strategjia e Sales. Mos u bej dhe ti kaq shpejt “tradhetor” se ky vend ka nevoj per nje bashkim te gjere kunder Sales, jo per sharlatanizmin e rradhes nga nje pseudo politikan gjasme i ri, i cili ben sikur eshte kudner te gjitheve, po ne fakt eshte vetem per xhepin e vet.

  11. ambasada says:

    Cfare ben keshtu more kreshnik, per nje n qe si se ve emri nik behet ik…. Ik kreshnik se le nam more sharlatan!

  12. Jeta says:

    Ore Kreshnik as 11 veta per kalceto nukj i paske me vete…

  13. Bast me 100 $ says:

    Kush do te vej bast me 100 dalar amerikonjsh qe asnjeri nga ata ne foto nuk eshte nga anet tona? Per ata dy te fundit me kapuc dhe kapele si dhe per ate mjekercjapin jam mese i sigurte, se i tradhton fytyra.

  14. ajkuna says:

    Po ckeni mo PSista dhe Lsista tani u be Niku i keq, po ju me Nikun do rrezonit Bacen. Sa shpejt u merzsikeni pse tha Niku “TRANDOFILL dhe KAROFILL”, per EDIMETE. Prsni dhe nje cike se do thote dhe dhe “PAPARUME”.

  15. vlora says:

    hahhaahhahahahabravo spahiu je me inteligjenti qe kane partite politike ne shqiperi

  16. joni says:

    Epo shyqyr qe doli nje qe merret direkte me hallet e popullit dhe qe po ben opozite te vertete, se me keta te tjeret u mesuam se bejne gjithcka vetem per karrigen. Kemi shprese te ti.

  17. Jetmir says:

    ky fjalim i joti eshte per tu admiruar , per tu perkrahur , nje bravo e madhe per ty sepse ketu ke nxjerre ne pah nje pjese te karakterit tend si nje lider qe premton per te ardhmen qe do beje per kete vend .
    Opozitari me i pikasur, me i miri qe mud te ket opozita e ketij vendi je ti jo keta te tjeret qe bejne cmos qe keto zgjedhje te shkojne ne xhepin e tyre.bravo suksese te metejshme ne karrieren tende politike.

  18. Ervin says:

    Je i vetmi qe e meriton voten Kreshnik, vetem mos bej aleanca me keta politikane shushunja te popullit.

  19. Big Boy says:

    Zoti Kreshnik Spahiu eshte i vetmi politikan shqiptar te cilit qeveria duhet t`i druhet. Te gjithe ato te tjeret njelloj jane. Vec ky njeri vlen!Duhet patjeter te marre disa deputete, sepse vec mire do jete per Shqiperine.
    Une vete edhe pse kam kohe pa votuar kete radhe do shkoj drejt qendres zgjedhore vec per Kreshnikun!!!

  20. Claus says:

    “Mire kali qe na ngordhi por nuk na lene rehat as mizat.”

    Eshte bere politika shqiptare nje llum i shpifur qe nuk ka dezinfektant qe mund ta c`aktivizoje.
    Mes kesaj katrahure del dhe nje kryetar i nje partie pa program, pa ide, pervec thirrjeve populiste, si dukur Sali Berisha ne vitet `90.

    E filloi me thirrje ekstremiste te djathta me “nje komb, nje pasaporte”, mblidh firma andej-kendej (interesante se ne liste ishin Leka Zogu, ndjese paste dhe Pellumb Xhufi), pastaj doli me bashkime territoresh nga Preveza ne Presheve, mori dylbi ne ngushticen e Korfuzit, caktoi kufijte ne det e te tjera, e te tjera lodra qe vec te humorit, asgje tjeter nuk te shkaktonin.

    Te gjitha keto jane “harruar”, jane lene pas.
    Mashtroi nje mase te rinjsh, qe kur i shoh tek Rruga “Fortuzi” me shirita ne balle dhe flamuj ne makina me sjellin ndermend Tigrat Tamile.

    Por ja me metoda populiste beri nje parti, mblodhi Lisiene Bashkurte dhe Myslim Pasha, pra ka perreth disa njerez qe u shfrytezon vetem te kaluaren dhe dinjitetin e tyre.

    Ne prove nuk eshte vene. Programe nuk ka. Populizem sa te duash.

    Na doli njehere nje parti ekstrem i djathte ne Austri me nje fare Hayder si kryetar. Beri fushata populiste neper Austri kunder Sllovenise dhe Cekise dhe nje dite te bukur na doli partia e trete ne vend.
    Hyne ne qeveri. Dhe c`bene?
    Pervec izolimit total te Austrise ato vite bene vetem nje vrime ne uje!
    Sot ajo parti eshte tretur si sheqeri ne uje.
    Keto parti jane turp i kohes.
    As per komb, as per atdhe, as per territore nuk e ha meraku Kreshnik Spahiun, jane vetem pretekste.
    Per nje post qeveritar padyshim.

  21. Iden Tikit says:

    Nuk e nise keq o K por po del gjithnje e me kalama, kaqol e i papjekur.

    Pasnje program konkret, pa asnje ide konkrete, vetem mufka njera pas tjetres,

    Keq per ata pak naive qe te kane mbetur dhe te ndjekin ty dhe ekipin tend inekzistent.

  22. Sume Gruda says:

    Nuk jae te pakta vuejtjet e Shkoder loces vuejti nga rrethimrt turke rrethimet dhe pergjakjet nga
    e Mali te Zi , sot po vuan nga sundimi i Jozefines dhe Berishes me bandat e tija cnjerzore e te poshter.

    Shkodra martire po kalon ditet e kalvarit dhe vuejtjet e shekullit qe nuk po kane funde, Shkodres nuk po i jepet rasti qe te shofe driten , me permbytjet e nji pas njishme demet qe po i behen Shkodres dhe
    \rrethinave te saje deme si te ijshin ushtri te hueja qe donin ta mbysin .
    Duro se do ndertojne “Hidrocentrale Barthamore” Berisha don me u djege ne te.
    Nuk di se kur do vije qe clirimi do te vije moj “Shkoder Loce” por ditet jane te numrueme qe do keputen prangat qe te kane shtergue te kesaje shtatzavalleje Jozofines dhe monsteri Berisha.

    Rrofte Shkodra Heroike
    Rroft Shqiperia

  23. Olti says:

    Qe Edvini eshte karafil kjo duket qe te lutet Ty. Nga u bo kaq Xhymert Rama qe po shperndan deputet ne tavoline dhe ata shushkat e PS rrine urte?
    Kreshnik eshte e moralshme qe ti te provosh veten dhe Partine para popullit. Nese fiton deputet mund te bashkohesh ne baze te moralit se do bashkohesh me zonjen Topalli a Edvinin.

    Niku, sado fort te jet puth Meta me Ramen, nuk Jane jarget e tyre qe permbyten Shkodren por keq-qeverisja e djathte 8 vjecare qe ska bere investimet e duhura.
    REspect!

  24. adriatik says:

    ah more Kreshnik, ti thua qe PS-PD bejn pazare te fshehta me aleanca te ndryshme kur cdo gje po e shikojm cdo dite levizjet e partive te vogla. ben mire te levizesh shpejt apo nuk te pelqen pazari qe te ka dhene Rama, kerkon me shume. edhe ti njesoj si te tjeret je por me nje ndryshim me te madh, i pangopur do te thoja

  25. ninin says:

    o kresho mos u tall me vete se ke fillu me te pelqy vetja,mos te hifte vetja ne qef se rrezohesh,po ban kualicion kunder berishes dhe kaq,se 1000000 nuk ke as letra jo ma njeres qe te vine mbas tejet

  26. Horri i Bulevardit says:

    Spahiu, ne permbytjen e pare te madhe ne Shkoder dhe nenshkodren, PS-ja, me investimet e veta dhe donacionet e socialisteve, shperndau ndihma qe i kalonin disa here ato te qeverise, shume shqiptaret privatisht si nga diaspora dhe nga brenda Shqiperise dhe shume bashki qe kryesohen nga socialistet, dhane ndihma te shumta dhe shperblimi i shkodraneve kush ishte, vota per PD-ne dhe Zhozefinen, qe jo qe su kujtuan te ndihmojne ata njerez ne rrezik urije, por Zhpzefina shkoi tek sheiket e arabise duke bere me motorra sporte ekstreme nen diellin e arbise dhe shatoret e sheikeve.
    Kur te flasesh zoti Spahiu qe me thene te drejten po me neveritesh dale ngadale, duhet te informohesh, ne qofte se nuk ke informacion se mund te kesh qene i zene me vendosje gjyqtaresh e prokuroresh.
    Duhet te besh kujdes me fjalet qe nxjerr nga goja, se ato do te rikujtohen sa here qe te bertasesh per drejtesi, por mblidh mendjen dhe hyr ne koalicion me opoziten dhe mos prit te bejne ftese, por duhet ti ta kerkosh, se mos kujto se je dikush qe mund te besh te fortin.

  27. kozma says:

    Kreshnik nuk te pelqeu pazari qe te dha Rama e? me siguri qe ka qene cmimi shum i ulet dhe ti je mesuar me luge te madhe pasi ke qene dhe kryetar KLD-je. Lere Ilirin se ai ate zakon ka, te ike sa andej ketej. Vazhdo keshtu ose ndiq hapat e tradhetarit Ilir.

  28. eee says:

    spahiu eshte plasmas i sali berishes

  29. Qemali says:

    O Kreshnik ! E tha mire njeri me siper, “mire gomari qe na ngordhi,por s’na lene as mizat rrehat”. Ktheje koken pas dhe shih se kush je e nga vjen. Ke percaktuar ndonje aleat strategjik per te punuar? kush eshte?
    C’eshte kjo gjuhe qe perdor ne komunikimin publik e politik: “Pas 10 ditësh, Rama, o trëndafil, o karafil”. Kjo flet per probleme serioze ne etiken tende te artikulimit, varferi edhe ne vogobolarin tend kulturor.
    Ky eshte lideri i partise qe pretendon se eshte levizje mbareshqiptare o Kreshnik? Keshtu do t’i udheheqesh milionat qe thua se te vijne pas?
    Kur ty te mungon respekti per kryetarin e partise me te madhe opozitare ne Shqiperi, parti te cilen e votojne ne cdo edicion elektoral rreth 800-900 mije vete ? Sinqerisht do te desha te me thone se Kreshniku kish pire raki e ishte i dehur kur foli ne Shkoder.
    C’far respekti do te kesh per Berishen qe thua se e ke kundershtar, sepse kundershtari para se te luftohet, respektohet ?
    Me vjen shume keq per z. Pashaj, z. Bashkurti e dhjetra intelektuale te tjere qe u ka rene per pjese ti udheheqe nje si Ty.
    S’me mbetet gje tjeter por te sjell ne vemendjen tende thenien e mocme te Bibles “Fale o zot se nuk di se c’thote”.

  30. Firim says:

    Permbytja e shkodres nuk eshte pergjegjesi vetem e Berishes por edhe ministrise se energjitikes se LSI-se me vjedhjet ne tenderat e Energjise dhe keqmenaxhimi i prurjeve hidrike, tani ju doni ta harroni kete pjese harrojeni, 2 muaj para zgjedhjeve dalja ne opozite me kompromis Sala-Meta nuk eshte kohe e mjaftueshme per ta ricikluar Meten qe sot eshte krahu i djathte i Rames. Tani keni faktin qe Rama eshte bashkuar me Meten dhe dyshimet qe ngrini mbi Spahiun… Per mendimin tim Meta i ka marre tre deputete ne Listat e PS-se pra ketu po abuzohet me votuesit socialiste dhe plus c’do nxjerri vete Meta nga te vetet… Ai me 4 deputete e griu popullin tani me 6 deputete do beje namin… Plus qe ka kerkuar 6 ministri dhe kryetarin e kuvendit. Tani pse Rama nuk i ben bisedat me AK si me LSI-ne ti mbylli punet pastaj ta ftoje, se ato i mbyllen me LSI-ne e pastaj i lane formalisht ftesat publikisht, thjesht per mua Rama nuk po e fton sinqerisht AK por po luan per ta zhvlersuar… Nqs AK del me vete Saliun e keni ne pushtet kjo eshte e verteta… Ta gezoni dhe 4 vjet te tjera….

  31. Leone-53 says:

    Asnje “lloj” aleance as me PD-ne e as me PS-ne!
    AKZ-ja e FRD-ja ta bejne siç po ua bene ketu ne Itali Grillua ( i 5 stelle) qe po “i perplas” me njera tjetren PD-ne e Bersanit e PDL-ne e Berluskonit.
    Eshte normale qe ato duhet te “korrin” ate qe kane “mbjell” ne vite.
    Vetem nje veprim i tille ne Shqiperi do te pastroj politiken e qelbur ne vite nga Berisha e Rama.

  32. elsa says:

    Ne fakt ALEANCA KUQ E ZI ESHTE NJE FORCE QE NDONESE KA 1 VIT SI FORCE POLITIKE ARRITI TE KRIJOJE NJE ELEKTORAT I CILI MUND TA COJE EDHE NE PUSHTET PAS 23 QERSHOR, VECSE SHPRESOJME TE MOS BASHKOHET ME TE PABESET DHE TRADHETARET.

  33. nicky says:

    Sigurisht qe Aleanca Kuq e Zi duhet te dali e vetme ne zgjedhje, nuk duhet te ngaterrohet me ata qe synojne vetem karrigen por te mbroje synnimin per te cilin u krijua

  34. KRITIKUESJA says:

    SHPRESAT E SHQIPTAREVE JANE TE aleanca kuq e zi keshtu qe ju lutemi mos beni gabimin te jeni pjese e nje aleance ku jane bashkuar me tradhetarin.vazhdoni keshtu kuq ezinje pasi pas 23 qershorit do te jemi aty per tju pritur si nje force ne pushtet.

  35. eimi says:

    Absolutisht JO koalicion me Ramen dhe aq me pak me te tjeret. Aleanca vetem po te dali e vetme ne zgjedhje do te siguroje mbeshtetjen e Shqiptareve. Koalicioni vetem sa do ti prishi pune, do ti marri votat.

  36. nicky says:

    Shpresa e shqiptareve eshte Aleanca Kuq e Zi…. Jemi me JU nqs nuk beni koalicion me tradhetaret.

  37. Bardhi Tolabi says:

    O Kreshnik nga emri,se nga mendja nuk me del i tille!
    Nuk e kuptoj kete opoziten tende,a mund te luftosh per te permbysur nje pushtet,te nje maxhorance te caktuar,duke vene ne te njejtin kandar dhe duke e sulmuar me te njejten ashpersi dhe menyre opoziten me te madhe?
    Po perse more,debil do te te quaj,me tere mend beson se do te fitosh ti vendin e pare ne zgjedhjet qe vine?Kurren e kurres.Pa jep me pare llogari se deri dje ishe pjese e pushtetit Sali Berishist dhe ke gjynahe ne shkaterimin e drejtesise?Pa laje menderen me pare dhe pastaj merru me Edi Ramen dhe PS-ne.

  38. zum zum says:

    leone-69 degjo , ky kreshniku jot jo qe zbehet dot grillo por as ti fshih kepucet atij nuk bene , ky sharlatan eshte kopje berisha, eshte i pa tru dhe nuk e do njeri , kete e ka vene berisha dhe i bejne reklame mediat . filloi te ironizoje si berisha , nje shkoll kane . te pa kulture . shpellarer.

    1. Ramy says:

      Sume sume, mire e ke ti, Kreshniku duhet te beje kolicion me PD per te parandaluar ardhjen e mundeshme te akrepave ne pushtet.
      Vota jote si minoritar do ik per lesh te Maris

  39. zum zum says:

    rami sa thashe qe eshte njeri si berisha i pa kulture , shpellare , cak dole ti , ramushi qelb qelb shum vini era mut . e keqja eshte se po qelbni dynjane .

  40. fieraku4u says:

    O SPAHI….PO BEHESH BAJAT FARE TANI ME KETO THIRRJE. MOS BEJ OPOZITE KUNDER OPOZITES.

    RREZONI EDHE HIQNI NJEHER SALIUN PASTAJ, DIL E MBAJ FJALIME.

    KJO ESHTE E KEQA NE SHQIPERI, SE TE GJITH BEJNE SI TE DUAN VET

  41. argita says:

    O kresho ne te perkrahem se ti dole ,per te futur ne burg qytetarin sali ram berisha .tani sikur po na devijon mos humb dhe ata qe te kane ngelur bashkohu me ps dhe rezo saliun sic ke deklaruar se po veprove ndryshe do ngelesh si karagjozi me I. Neveritshem. I te gjitha koherave

  42. Arber says:

    Nje politikan si ty me vizion per te ardhmen i duhet ketij vendi te bekuar me njerez te mallkuar qe nuk kane bythe dhe koqe te thone realitetit as ne komentet qe bejne dhe jo me te dalin ne proteste,se kane 23 vite qe shtypen si nga pd dhe nga ps.Edi Rama mbas 11 viteve qe e beri Tironen beton komplet,dhe eurot qe ka mar per cdo pallat, dhe mbas dy disfatave qe beri me Sali serbin ku konfirmoi qe vetem politikan nuk eshte.Tani doli dhe nje alabak dhe tradhtar ku shkeli mbi trupin e kater viktimave te 21 janarit duke bere kualicion me hajdutin me te madh qe ka pare Shqiperia me Ilir Monika kokmadhi.Neqoftese per te larguar Saliun duhet ky cmim ku Meta me hajdutet do jene dhe 4 vjet te tjera ne pushtet dhe do bejne pazar me ministri dhe drejtori,un them qe vetem rilindje nuk mund te quhet dhe te rrime keshtu si jemi.Prandaj Kreshnik Spahiu mos bej kualicion dhe rri i paster me AK dhe mendo per te ardhmen deri sa te zgjohet ky popull pertac,plus qe ke shum rini qe te mbeshtesin dhe kjo eshte e ardhmja.

  43. arber says:

    SIDO QE TE MENDOJE KRESHNIKU KETA DJEM DHE VAJZA TE REJA QE KA PAS NJE DITE DO JA ZENE NE GRYKE HAJDUTLLEQET EDIT DHE SALIUT..E RENDESISHME ESHTE QE NJE DITE DO I PAGUAJNE TE GJITHA PADREJTESITE…EDHE JU PUSHTETSAT QE KOMENTONI KETU TE NJEJTIN FAT DO KENI.. ME RADHE E ME SERE TE GJITH DO JEPNI LLOGARI NJE DITE ..

  44. ester says:

    ky mund te nxjerre edhe perla (permendesh) nga goja, por prape budall mbetet. Qe kur i kendojne Meda, Sinani e Seldi ca te te them o delirant pfffffffffffffff

  45. patrioti.USA. says:

    Kreshnik mendohu e konsultohu me koleget tuaj, zotin Pashai, Bashkeshkurtin dhe bashkepuntor te tjer dhe pergjigjuni me serjozitet zotit Rama se ftesa nuke esht per te luajtur shah apo futboll, por per nje problem mbarkombetar, vetem te bashkuar mundet ti hiqet shkaterusi i demokracis, varferis, vjedhjeve, vrasjeve ati populli qe cdodit e me teper po i shtrengohet litari ne gryk. Mos haro bashkepunimin e T,Rusveltit, Cercillit plak qe shkuan tek kundershtari i tyre politik Stalini dhe ben aleance vetem e vetem per varosjen e Hitlerit. Leri ata mendje shkurter qe te orjentojne te mos ashkepunosh me opoziten qe esht lokomotiv e vendit si opozit. Bashkimi ben fuqin.

  46. pelivan says:

    Per te gjith ata qe i “dashkan”,te miren A.kuq e zi,dhe qe i luten asaj qe te dale e vetme ne zgjedhje!.Nese e kane nga injoranca,S’eshte dhe per te ardhur keq,Nese e kane seriozishte,s’jane vec mjeranet e njohur,qe duan me sesbente fitoj ai, i pari i tyre, Qoftetojbja…Une jam shprehur per Kreshnikun, per aq sa kuptoj,qe ai po fiton shume nga te fshehurit mbas Myslim Pashes!… Nejse,Po ju kujtoj c,ka tha Rama dite me pare,edhe pse prap se prap kreshnikut i ka bere ftese , qe ndryshe mund te quhet dhe nje test.” Jam i desheruar qe te besoj,qe ne Shqiperi,nuk dote perseritet me skenari i njohur i diktatoreve te korrupsionit,qe per t’i shpetuar frontit te bashkuar opozitar,krijoin parti radikale kunder vetvetes!Per te coroditur voten e popullit…” Te besosh,se partit e fundit mund edhe te… Jo,kurre, mos,te vret Zoti, te vret.

  47. BASHK KOMB says:

    ALEANCA KUQ E WINJ DUHET TE DAL E VETME NE ZGJEDHJE PAS ZGJEDHJEVE KUALICIONI QE DOTE BEHET DOTE KET KUSHTET E VETA PER REALIZIMIN E PROGRAMIT DHE PREMTIMET NDAJ QYTETARIT NESE NUK ARRIHET MARRVESHJE MA MIR KISHTE ME QEN PRAP ME MBET OPOZIT AKjaSE ME TRADHTU VOTUESIN QE JA DHA VOTEN

  48. Skela says:

    Ska gje se po permytet Shkodra dhe banesat. Ja erdhi behari dhe do thahet perseri. Pastaj ne shkodranet nuk mbytemi kollaj se sado te rritet niveli ujit ne nuk na gjen gje se jemi te gjate. Kena pi uje shkodre dhe jena rrit boll tamam si kallami. Edhe rosat e patat e shtepise kenaqen tu la. Por mos u bani merak se ne vere ka per me ju tha fyti per i cike uje te kthjellet. Bani mire pini qy tash zhytuni dhe bani not ne te. Dhurate ma te bukur nga PD e jon e dashtun nuk ka.Si tha dhe zoja jone e nderum: Shkodra osht si Venecia. Ka lezet. Cna duhet te shkojme ne itali kur kemi Venecian shqiptare. Fundja jena ne fushe dhe jo ne mal se me thane te drejten na shkodrant nuk jena si ata te malit si i thone mal..k. Mos na nigjon nonji nga ata kalecat e PD.se se vallahi me ngran i shqelm tropojance te kepuces numer 45 se merr veten tash sa mot. Sic e shihni nga permbytjet kena vetem te mira. Futuni ne uje deri ne brez dhe do te shikoni qe peshqit fap te vine vete dhe te futen ne te mbathura. Vec ta dini se sa shikojne ndonje socialist ata ja mbathin me vrap. Ja pra sa te mira jane permbytjet. Do ti kerkojme permbytjet ne vere por nuk do ti gjejme. Le te na laget trupi , banesat, bagetia. Ska gjo. Vetem mos harroni shkodranet e mi te nderum nje porosi nga doktorri: mos lagni duart dhe sidomos gishtat dhe sidomos ata dy gishtat qe doktori i do vetem lart te hapur mire tamam sio shalet e grave tuaja neper motele. Si pergjigje per votat e pershendetjen tuaj PD.iste doktori pas zgjedhjeve me fitore do ju pershendes vetem me gishtin e mezit te ngritur lart duke e tundur ne shenje respekti ndaj jush.

  49. diell says:

    -Kush ta ka mbushur mendjen se je me i miri?
    -…je nje dele e ndare nga tufa.

  50. tropojani says:

    kreshnik gjithe TROPOJA ESHTE KUQ E ZI.

  51. SHQIPERIA po ndryshon says:

    Aleanca kuq e zi duhet te dale e vetme ne zgjedhje n.q.s.ben koalicion me PD-PS-LSI do humbase elektoratin qe ka arritur deri tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje